Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 115
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143
    I nderuar "smokkie", te lus ma "zberthe" fjaline: "Pordhe me rigon". Une nuk e kuptoj dot. Qofsh i respektuar.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar mė parė nga fadil lushi Lexo Postimin
    I nderuar "white snake", po zoterote eshte e drejte e yte te parashtrosh pyetjen se c'lidhje kane lojerat olimpike me faktet historike.., ja po te pergjigjem: thjeshte kane lidhje me koincidencat.., me vjen keq qe edhe kete nuk do e kuptosh.
    Te kerkoj ndijes per injorancen.
    C'lidhje kane faktet historike me sportin? Cila eshte koicidenca ne artikullin tuaj?

    Apo do te thuash qe ata para 100 vjetesh na coptuan e ne krye te 100 vjeteve te coptimit tone, per koicidence, ata po gezojne fatin e organizimit te lojrave olimpike?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white_snake : 02-05-2012 mė 13:11

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    propozoj qe kto lojra olimpike te bojkotohen nga shqiptaret
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143
    Citim Postuar mė parė nga white_snake Lexo Postimin
    Te kerkoj ndijes per injorancen.
    C'lidhje kane faktet historike me sportin? Cila eshte koicidenca ne artikullin tuaj?

    Apo do te thuash qe ata para 100 vjetesh na coptuan e ne krye te 100 vjeteve te coptimit tone, per koicidence, ata po gezojne fatin e organizimit te lojrave olimpike?
    Koincidenca perkon me 100 vjetorin e Konferences se Londres si dhe me copetimin e trevave shqiptare. Nuk e kuptoj dot fjalen "injorance"!???

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar mė parė nga fadil lushi Lexo Postimin
    Koincidenca perkon me 100 vjetorin e Konferences se Londres si dhe me copetimin e trevave shqiptare. Nuk e kuptoj dot fjalen "injorance"!???
    Injoranca ime pra, qe s'jam ne gjendje te kuptoj kete koicidence shprehur kaq qarte ne shkrimin tuaj.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:Gadishulli ilirik, strehe e enjorances politike

    Fadil LUSHI



    GADISHULLI ILIRIK, STREHĖ E INJORANCĖS POLITIKE?

    Njė miku im, sa herė qė nuk i dalin “hesapet” e shtėpisė nė “ēarshi”, aq herė mėton t’i referohet “kėshtjellės sė rrėnuar tė folk-patriotizmit ballkanas”. Sa herė qė do tė mėtojė tė ndėrtojė “thashetheme”, aq herė pėr kryefjalė dhe kallėzues tė monologut tė tij do ta ketė katrahurėn e Ballkanit tė rebeluar dhe tė trazuar. Nuk do pushojė sė foluri edhe atėherė kur do bėhet tapė dhe “surrati” karikaturė. Gojėn do ta mbyllė nė momentin kur kamerieri do t’i avitet pėr t’ia sjellė llogarinė. Ai ėshtė pjesė i asaj krahinės qė i ėshtė ngjitur dhe ka zėnė vend nė bisht tė demokracisė dhe tė kulturės sė civilizimit evropian..., nė njė krahinė ku ka shumė folk-patriotizėm, pseudo-kulturizma, pseudohistori..., njė hapėsirė biblike, gjysmė e urbanizuar dhe provinciale!? Nuk pandeh tė thotė se toptan kėto hapėsira qė moti strehojnė gjithfarė popujsh “ardhacakė dhe nė mes tyre njerėz tė papunė”! Nuk mund tė thuash se prononcimet e tij duhet t’u pėrngjajnė atyre “muhabeteve” qė dikur bėheshin nėpėr ndejat e katundeve, ku nuk dihej se kush fliste, kush dėgjonte e kush kuptonte.
    “Monologun” gjithmonė e fillon duke iu referuar njė thėnieje tė njė analisti politik nga Tirana, nė tė cilėn, pos tė tjerash, thuhet: “Gjithsecili qė ka bėrė jetė plehu nuk mund tė pretendojė (mėtojė) vdekje patrioti”..., ose madje edhe asaj fjalės sė haxhi babės sė mėhallės sonė: “Secili “edepsėz” qė ka bėrė jetė mondane prej komunisti, sot nuk e ka teserėn tė ndihet atdhedashės”!? Ka tė drejtė, pasi qė nga kėto dy thėnie tė lartpėrmendura, do tė prodhojė njė “furgon” vėshtrimesh a analizash sa i pėrket politikės aktuale tė njė shteti biblik. Ėshtė njė politikė e sėmurė tė cilės sot e gjithė ditėn e Perėndisė nuk i gjendet dot derman, njė politikė qė nuk pranon tė “kurohet” as nga mjeku, as nga prifti, as nga “hajmalia” e hoxhės, por as nga ana e Brukselit, ose edhe nga ana Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės..., ndonėse ky kurim bėhet hiē pa pare!?
    Kryefjala dhe kallėzuesi i “dėrdėllitjeve” tė tij politike do tė jenė rrugėt e ca qyteteve tė Maqedonisė, ku kohė mė parė qytetarėt e “saj” kishin dalė tė protestojnė. Ai vazhdon tė thotė se tė rinjtė joshqiptarė, ishin tė nxitur tė dalin nė rrugė me urdhėr tė disa politikanėve tė rrjedhur (nga mendja), sidomos nga ata qė u mungon vendi nė kryeminderin e pushtetit, nga ata “tė pakėnaqurit”..., nga ata tė cilėt nuk arrijnė “kollaj” ta gjejnė derėn e banjės e lėre mė tė futen brenda..., por edhe sikur tė futen brenda, nuk dalin dot prej aty, sepse kanė halle me prostatėn, siē do tė thotė analisti i nderuar Mentor Nazarko nga Shqipėria.
    Ata qė kishin qenė “dėshmitarė okularė tė kėtyre vakive” do tė thonė se tė rinjtė kishin dalė (a edhe nė tė ardhmen ndoshta do dalin) nė “protesta” pėr tė shfryrė dufin e tyre tė akumuluar, tė prindėrve, tė partive politike, qofshin ato nė pozitė a nė opozitė, ose edhe pėr tė rebeluar egėrsinė e fjalorit tė tyre rrugaēėror, shovinist, fyes a ofendues. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, kėtu nuk ka vend pėr kurrfarė dyshimi. S’do mend se tė gjitha kėto sharje nuk janė kurrgjė tjetėr pos krime verbale, qė njė shtet sado qoftė “pak normal”, pak demokratik dhe me njė legjislacion tė brishtė, pak tė pėrfillshėm dhe tė qėndrueshėm, assesi nuk do tė duhej tė lejonte njė veprim tė tillė (me kusht, nėse paraprakisht nuk do qėndronte pas kėtyre veprimeve tė kurdisura!).
    Se tė rinjtė maqedonas kanė tė drejtė tė protestojnė, kėtė askush nuk mund ta kontestojė, por nuk mund dhe nuk kanė tė drejtė qė tok me Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė jenė nė cilėsi tė hetuesit, hetuesisė, gjyqėsisė dhe sė fundi nė cilėsi tė kėrkuesit tė fajtorit a fajtorėve tė krimit qė kishte ndodhur nė Smilkovc..., pavarėsisht se te mendja e tyre tashmė ėshtė ngulitur “besimi dhe bindja” se nė kėtė zallahi dhe tė tjera tė tilla si kjo, fajtorė kujdestarė na paskėshin qenė vetėm shqiptarėt dhe askush tjetėr. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera tė paqena (sipas tyre), Maqedonia mund tė shpėtojė vetėm nėse shqiptarėt do dėboheshin nga trevat e tyre autoktone..., apo edhe me zgjerimin e hapėsirave tė “Shutkės”, ku do “strehoheshin” shtetas shqiptarė, gjithsesi tė pafajshėm. Nė instancė tė fundit, askush nuk mund tė quhet fajtor para se tė vėrtetohet fajėsia e tij, siē thonė juristėt.
    Parashtrohet pyetja se kush janė njerėzit qė qėndrojnė pas kėtyre protestave!? “Gojėkėqijtė” dhe njohėsit e mirė tė historisė sė rrethanave politike tė Gadishullit Ilirik do tė thonė se ata “mund tė jenė” titullarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, (gjysmė) titullarė tė pėrfaqėsive diplomatike, titullarė tė botės sė biznesit tė luftės a luftėrave ose edhe titullarė tė sportit. Ty, i nderuar lexues, a mos vallė kjo qė u tha mė lart nuk tė jep tė “dyshosh” se para njė dekade disa titullarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nuk inskenuan likuidimin e ca shtetasve pakistanezė, te Vreshtat e Rashtakut..., ose a mos vallė procesi i Sopotit nuk ishte i kurdisur. Sot, kush mund ta mohojė tė vėrtetėn se gjatė dhe pas rebelimit tė shqiptarėve nė vitin 2001, disa titullarė tė Ministrisė sė Mbrojtjes nuk abuzuan mjetet (dollarėt) e asaj ministrie, a mos vallė nuk profituan nga ajo luftė. Kush mund ta shtrembėrojė tė vėrtetėn se disa muaj mė parė disa titullarėve tė sportit maqedonas “u mungoi guximi” rreth pengimit tė tifozėve tė hendbollit kombėtar, tė cilėt nė palestrat e Nishit dhe Beogradit fyenin shqiptarėt nė baza kombėtare. Tekembramja “titullarėt” nuk kanė brirė.
    Nėse neve na jepet e drejta do tė pyesim se cili ishte a ėshtė vendi dhe roli (episodik a kryesor) i shqiptarėve tė Republikės sė Maqedonisė nė kėtė rrėmujė dhe zhurmė tė madhe!? A mos vallė edhe ata janė tė nxitur tė dalin nė sheshe, rrugė a rrugica, nga ndonjė titullar (politik dhe fetar) i brendshėm apo edhe i jashtėm, a kanė ata tė drejtė tė protestojnė duke e (keq) pėrdorur flamurin, nė krah tė tė cilit qėndronin edhe ca mbishkrime me alfabet arab. Qė tė mos krijoj keqkuptime te lexuesi, mė duhet tė them se flamuri e koncepton identitetin kombėtar, ndėrkaq parullat e shkruara arabisht, pėrkatėsinė fetare (mbase, sė fundi librat e shenjtė, qoftė Kurani a edhe Bibla, si tė tilla, kurrėn e kurrės nuk e kanė ushqyer tė keqen e as radikalizmin islam dhe atė tė krishterė). Dhe, kėtu nuk ka kurrgjė tė keqe, pavarėsisht se kjo nuk do t’u pėlqejė kundėrshtarėve tanė historikė..., tė cilėt do tė thonė se protestat shqiptare kishin karakter fetar!???
    Para se ta pėrfundojmė kėtė shkrim gazete, duhet tė parashtrojmė edhe njė pyetje: a mos vallė kėto protesta janė njė kopje e zbehtė dhe e pjesshme e “pranverės arabe”, a mos vallė kėto protesta mund tė kenė gjė tė pėrbashkėt me ato qė organizohen nė Evropė, qoftė nė aspekt tė nivelit tė kulturės a tė ndonjė aspekti tjetėr me prapavijė politike, sociale, fetare e tjerė. A mos vallė kanė njė “emėrues tė pėrbashkėt” apo diēka tjetėr. Disa prej kėtyre protestave kishin pėr qėllim ta kundėrshtojnė dhe ta shtrembėrojnė atė tregimin e vėrtetė, njė tregim qė duhet tė jetė pronė e shqiptarėve qė jetojnė nė shtetin qė gjendet nė njė hapėsirė nė rrezik. Protestat e fundit tė adoleshentėve maqedonas i pėrngjanė atij shpjegimi tė vetėm, siē i ndodhte dikur Jake la Mottos: “Familja ime ishte e varfėr sa ēdo Vit tė Ri, im atė dilte nga shtėpia dhe shtinte disa herė nė ajėr me pistoletė. Pastaj kthehej dhe neve, fėmijėve, na thoshte se Plaku i Vitit tė Ri kishte vrarė veten”. Nė ditėn e protestave tė fundit, tė rinjtė maqedonas “nuk dinin se ē’kėrkonin..., ata dinin se ēka nuk kėrkonin!” Prej kėsaj qė u tha mė lart, neve s’na mbetet tjetėr gjė pos tė shohim se ky shtet, nė njė tė “ardhme tė afėrt”, o do tė bėhet, o do zhbėhet, o do tė “divorcohet” politikisht dhe territorialisht nga shqiptarėt.
    Me sa duket, ashtu si miku im qė nė fillim tė kėtij shkrimi ishte bėrė tapė, ashtu edhe toleranca jonė e tepruar po bėhet tapė... Ku ta dijė njeriu!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi:Shqiptaret..,

    Fadil LUSHI


    SHQIPTARĖT, SĖRISH (NUK) LIDHIN BESĖ NĖ PRIZREN?


    I nderuar lexues, kėtė shkrim tė radhės po e filloj duke iu referuar njė thėnieje proverbiale tė tė urtit Llukman: “Dy gjėra duhet t’i harrosh: mirėsinė qė dikujt ia ke bėrė dhe padrejtėsinė tė cilėn dikush ta ka bėrė ty”! Kjo e para disi harrohet, por e dyta nuk tė ikėn dot kollaj nga mbamendja, qoftė ajo individuale, qoftė kolektive.
    Para katėr dekadash njė bashkėvendės yni, kishte bėrė njė dasmė tė madhe. Nė tė kishte ftuar tė gjithė shokėt e klasės e tė gjeneratės. Mua dhe dy tė tjerė nuk na ftoi, unė, pse isha “ ish i burgosur politik dhe irredentist”, Sazani pse ishte “katundar”, ndėrkaq N.N. pse ishte jetim nga babai dhe nga nėna. Nė vazhdim tė kėtij shkrimi, nuk do pretendoj t’i bėj “post homazh a postskriptum” njė ceremonie qė u organizua ditė mė parė nė Prizren, dedikuar abetares sė ashtuquajtur mbarėshqiptare. Nuk do t’i bėj vlerėsim, qoftė ai tė jetė i lartė, i drejtė, i njėanshėm a edhe rrėnues. Do tė bėj pėrpjekje tė hetoj vetėm njė shqetėsim tė intelektualėve, mėsuesve dhe nxėnėsve tė tyre kėtej gardhit.
    Nė atė ceremoni festive, qė mė vonė u shndėrrua nė njė gazmend tė “pakontrolluar”, respektivisht nė “njė tubim folk-patriotik, u prezantua a u pėrurua Abetarja historike e ashtuquajtur mbarėshqiptare!? (lexo Shqipėri-Kosovė). Nė atė tubim ishin tė ftuar: Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ministra, diplomatė tė huaj si dhe Kryeministri i Shqipėrisė, z. Sali Berisha, i cili nė fjalimin e tij, pos tė tjerash, do tė thotė: “..., abetarja shėnon arritjen historike tė pėrpjekjes sė shqiptarėve pėr mbrojtjen, zhvillimin, kultivimin e kulturės sė tyre, pėr vendosjen e saj nė themelet e sė ardhmes sė tyre... Abetarja ėshtė margaritari i kurorės sė 100-vjetorit tė Shqipėrisė sė pavarur, dhurata mė e bukur qė njerėzit e dijes mund t'i bėnin Shqipėrisė dhe shqiptarėve dhe..., ne jemi mė tė vendosur se kurrė tė punojmė pėr projektin e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve, nė projektin e madh europian”.
    Nė fund tė fjalimit tė tij z. Sali Berisha, duke e sulmuar ashpėr Beogradin, e tha edhe kėtė: “Ne nuk jemi kombi i zgjedhur i Zotit, por jemi nė tė drejtėn tonė, ne jemi nė trojet tona. Sot jemi mė tė vendosur se kurrė qė tė punojmė pėr projektin e BASHKIMIT tė shqiptarėve nė kuadėr tė projektit tė Unionit Evro-
    pian. Tė punojmė pėr paqen e stabilitetin nė rajon e mė gjerė. U themi fqinjėve, ēlirohuni nga shqiptarofobia, ajo ėshtė pleh i primitivizmit tė sė kaluarės suaj! Shqiptarėt janė njė komb qė dinė tė ruajnė dhe tė mbajnė miqėsira, por gaboheni rėndė nė qoftė se vazhdoni tė shfaqni shqiptarofobinė tuaj me skena si ato tė Preshėves (Maqedonisė-nėnvizim i ynė), tė cilat faktojnė se jeni akoma shumė nė stadet primitive! Ju falėnderoj qė zgjodhėt Prizrenin, kryeqytetin shpirtėror, kryeqytetin e idealit kombėtar tė bashkimit tė shqiptarėve, pėr promovimin e abetares”!
    Po, i nderuari zoti kryeministėr, me gjithė respektin dhe dashamirėsinė Tuaj, mė duhet tė ju them se ne shqiptarėt kėtej gardhit, ditė pėr ditė ballafaqohemi me “shqiptarofobinė”, por nuk e kemi “ditur” se duhet tė ballafaqohemi me harresėn, me mospėrfilljen dhe inferioritetin tonė tė pafund, gjithsesi jo Tuajin. A nuk ju shkoi ndėrmend ta pyesni “organizatorin e kėsaj ceremonie” se ku janė shqiptarėt e tjerė. Qofsha i gabuar..., ndonėse nuk dua tė jetoj nė kohė dhe nė hapėsirė tė gabuar.
    Se fjalimi i z. Sali Berisha rreth “abetares mbarėshqiptare” ishte politik, nacionalist, emocional dhe racional, ėshtė mė shumė se e vėrtetė dhe asnjeri nuk e ka teserėn qė ta kontestojė kėtė. Asnjeri nuk ka tė drejtė tė kėrkojė qė tė (ri) redaktohet ky prononcim i tij, por ama parashtrohet pyetja: kujt ia dedikoi kėtė fjalim kryeministri. A mos vallė kėto fjalė duhej t’i kushtoheshin vetėm shqiptarėve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė(!??) apo edhe pėr shqipfolėsit e tjerė qė nuk kanė shtetet e tyre. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė ai fjalim i tij, nė instancė tė fundit, do tė konceptohet si i “pashėndetshėm” sė paku pėr shqiptarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi, si dhe pėr “legjendat provinciale” tė Luginės sė Preshevės, tė cilėt nuk u dukėn nė kėtė tubim, ose, po deshe ti, i nderuar lexues, thuaj nė kėtė “zijafet shehėrlinjsh”!
    A mos vallė “organizatori”, me a pa qėllim, kishte harruar t’i ftojė kėta shqiptarė nė kėtė eveniment, sa “historik po aq edhe kombėtar”? A mos vallė shqiptarėt qė jetojnė jashtė shtetit shqiptar, qė nė fillim i kishte konceptuar si jetimėt e Jetimores sė Tiranės, tė cilėt ditė mė parė kishin dalė rrugėve nė kėrkim tė dollarėve qė ua kishin “abuzuar” burokratėt e bllokut tė kryeqytetit tė shqiptarėve!? A mos vallė “organizatorit” nuk i shkoi ndėrmend tė ftojė zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit tė Shkupit, sė paku shqiptarėt qė punojnė nė tė, nė jo njė ftesė pėr zyrtarėt nė fjalė, ka mundur tė ftojė sė paku njė mėsues tok me nxėnėsit e tij, qoftė tė ishte nga Shkupi, nga Tetova, nga Gostivari, nga Poroji, nga Tanusha ose edhe nga ndonjė fshat shqiptar kėtej afėr nesh. Ndoshta (nuk) ėshtė njerėzore ndonjėherė edhe tė harrosh “fqinjin ta ftosh nė dasmė”!? Ē’i duhej “organizatorit” tė zgjedhė qytetin e Prizrenit pėr promovimin e abetares..., ē’iu desh kjo “pėrzgjedhje gjeografike” e tij dhe tė tjerėve tė tillė si ai!? A mos vallė me kėtė nuk u denigrua dhe u shtrembėrua historia e lavdishme e Lidhjes sė Prizrenit? A mos vallė me kėtė deshėn tė ndėrtojnė njė paralelizėm historik, paralelizėm tė kotė, tė figurshėm dhe tė sajuar. Po, mbase edhe e bėnė kėtė.., ata duhej ta kishin parasysh se 100 vjet mė parė, gjegjėsisht mė 10 qershor tė vitit 1878, Abdyl Frashėri (kryetar i Komitetit tė Stambollit dhe delegat i Toskėrisė a vilajetit tė Janinės) nė ditėn e parė tė punimeve tė Kuvendit tė Lidhjes sė Prizrenit, duke e sfiduar fuqinė e Perandorisė Otomane, ndėr tė tjera, do tė thotė: “Qėllimi i Kuvendit ėshtė qė t’ua presim hovin armiqve tė pashpirt, duke LIDHUR BESĖN SHQIPTARE dhe duke u betuar qė t’i mbrojmė me gjak trojet qė na kanė lėnė gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tanė”! Historianėt, kėtij paragrafi sot do t’ia bashkėngjisin edhe faktin se nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes sė Prizrenit u zgjodhėn 56 anėtarė (shqiptarė) nga krahinat shqiptare tė katėr vilajeteve: tė Kosovės, Shkodrės, Janinės dhe nga vilajeti i Manastirit, aty nė qytetin e Manastirit, ku nė vitin 1908, u thirr tubimi i dijetarėve shqiptarė pėr pėrcaktimin e Alfabetit tė Gjuhės Shqipe, aty ku edhe u ndėrtua KĖSHTJELLA E PAMPOSHTUR e Abetares! Pėr fat tė keq, Prizreni i 1878, nuk u “pėrsėrit”!
    “Thashethemexhinjtė” do tė thonė se nė Prizren, nė muajin e pestė tė vitit 2012, nuk u “lidh BESA SHQIPTARE”!? Fatkeqėsisht kjo nuk ndodhi sepse nė atė tubim munguan “legjendat urbane” tė Shkupit, Podgoricės dhe tė Luginės sė Preshevės, njė tubim a ceremoni qė u shndėrrua nė politikė provinciale dhe ditore, nė njė “zijafet” ku mungoi “bashkimi i kokave shqiptare..., aty ku u LĖNDUAN plagėt e vjetra tė Abdylit, aty ku sėrish u lėnduan krahėt e Besės sė lidhur shqiptare tė vitit 1878”!? Nėse shqiptarėt, qė jetojnė dhe veprojnė jashtė trojeve tė Shqipėrisė dhe Kosovės, “me hir a me pahir” u pėrjashtuan nga ky eveniment, atėherė, abetarja e gjuhės shqipe, nuk mund tė jetė pjesė a pjellė e manifestimit tė 100-vjetorit tė mėvetėsimit tė Shqipėrisė londineze!
    Dikur njė moderator i njė televizioni prestigjioz tė Tiranės, nė njė emision debati, kishte ftuar njė politikan tė njohur shqiptar. Pos tė tjerash ia kishte parashtruar pyetjen me sa vijon: “Pse ju zotėrote, derisa ishit ulur kėmbėkryq nė “kryeminderin” e pushtetit ekzekutiv, dy herė radhazi kishit gėnjyer trupin votues gjegjėsisht kishit abuzuar votėn deliberative tė tyre”! Ai, duke e patur pėrgjigjen nė majė tė gjuhės, tha: “Ėshtė e vėrtetė se i gėnjeva, por ju premtoj se nė mandatin tjetėr kėto gėnjeshtra nuk do t’i pėrsėris..., pėrkundrazi do tė sajoj gėnjeshtra tė reja”! Meqenėse, unė jam paksa “kokėtrashė” dhe rrjedhimisht nuk i kap lehtė fjalėt kur thuhen me “temsil”, do tė them se nė pėrgjigjen e politikanit tė intervistuar, megjithatė kishte pasur sadopak moral dhe korrektėsi politike.
    Nė fund do tė themi se ne qė nuk u dukėm atypari Shatėrvanit tė Prizrenit, s’jemi as jetimė, as qaramanė e as mėkatarė e lypsarė, pavarėsisht se nuk na “sajdis vėllau i madh”..., edhe ne kemi abetaren tonė, pa marrė parasysh, se cili ėshtė niveli i cilėsisė sė saj. Kėtejpari nė Tetovė, njė “tyxhar”, nė (ēdo) prag tė festės sė 28 Nėntorit, nė derė tė “dyqanit” tė tij, do ta shpalosė flamurin kombėtar. Nėse ju, tė nderuar lexues qė lexoni kėto shkarravina, nuk e dini pse ai e bėn kėtė, po jua themi: e bėn pėr tė shtuar “allishverishin” (pazarllėqet e politikės ditore dhe hileqare)!??

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duajeni atdheun or enveroqosista.. edhe kur kryeministri nuk eshte antar i celulave tuaja..

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi: Shqiptaret..,

    I nderuar z. "Brari", sinqerisht te them, se fare nuk e kuptova mesazhin tend..,

  10. #50
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjensia e Lajmeve SOT
    Tė destinuar tė drejtohemi nga diktatore
    Nga Ilirjan BLLOSHMI

    Zheg, pluhur, acar, shi, baltė e pocaqi e gjallė, uri e skamje, inēest e pėrdhunim, sėmundje e lėngim, vrasje e luftė, urrejtje e egėrsi shtazarake, si dhe pak, shumė pak dashuri (sa pėr tė mos thėnė hiēfare), dashuri njerėzore e lumturi. Ky ėshtė mikrokozmosi nė Shqipėrinė tonė...

    Kemi qė nė vitin 2005, na ka rėnė shpesh tė dėgjojmė Berishėn duke i thurur lavde tė paqena vetes, qofte pėr luftėn kundėr korrupsionit, qoftė pėr sistemin e ekonomisė (dhe pse jam me profesion ekonomist) shumė gjėra nuk i kuptoj!!!... e deri te progresi i (pa)arritur pėr liberalizimin e vizave, integrimin nė BE e lloj-lloj broēkullash tė tjera.

    Por asnjėherė nuk na ka rėnė tė dėgjojmė qė ky zotėria tė flasė pėr dėshtimet, dėmet e pasojat qė i shkaktoi e vazhdon ti shkaktojnė popullit tė tij. Por mė skandalozet ishin lėvdatat (gėnjeshtrat) e tij pėr gjysmė presidentin qė na zgjodhi, njė President qė nuk i japin patentėn pėr makinė. Berisha i jep tė drejtėn tė drejtojė njė shtet.

    Pasi mblodhi kopenė e... upss, u shpreha alegorish, doja tė thoja ministrat dhe deputetėt e tij dhe i kėrcėnoi me zgjedhje tė parakohshme, pa asnjė fije turpi i thuri aq shumė lėvdata vetes pėr kėtė gjeni qė ka gjetur pėr president. Vazhdoi me broēkullat e tij duke mos qenė nė gjendje as pėr njė kėrkim falje pėr dėshtimet e shumta nė tė gjithė sistemet qeveritare, saqė pėr njė moment tė shtyjnė tė mendosh se ku gjendesh: nė ėndėrr apo duke dėgjuar ndonjė pėrrallė fėmijėrore. Ėshtė realiteti qė e tregon tė kundėrtėn, pa asnjė progres tė arritur sa i pėrket zhvillimit ekonomik tė vendit e mirėqenies qytetare. Kjo ėshtė mė tepėr se tallje qė ju bėhet qytetarėve tė varfėr e tė pashpresė pėr njė ardhme tė lumtur nė kėtė vend.

    Tė tillė janė njerėzit e pandėrgjegjshėm, tė cilėt gėnjeshtrėn e mashtrimin e kanė ēelėsin e suksesit tė tyre, si dhe ju pėlqen shume ti marrin meritat pėr bėmat e tė tjerėve, e nė asnjė rrethanė nuk janė tė gatshėm ti pranojnė pėrgjegjėsitė pėr dėshtimet e tyre. Ndėrsa gjatė kėsaj qeverisjeje (vrasėse), ju shtuan dukuritė negative, ju shtuan elementė tjerė si; korrupsioni, krimi i organizuar, kontrabanda, familjarizmi... etj., ku si rezultat i kėsaj, pushtetarėt (qeveritarėt), nga barinj u shndėrruan nė milionerė, duke u shkėputur skajshmėrisht nga lėkura e popullit, nga hallet e problemet e shumta tė popullit nė njė varfėri ekstreme.

    E quajta qeveri vrasėse sepse nuk kam si ta pėrshkruaj ndryshe pėr faktin se pas 21 Janarit, vendit i duhej njė qeveri e re me njė mentalitet tė ri qeverisės, ku qytetarin e vėnė nė plan tė parė nė vend tė interesave tė ngushta personale. Nuk e patė fytyrėn e kryeministrit tonė prej njė tisi trishtimi ose dhimbjeje!? Megjithėse u shfaq nė media pėr tė vetėvlerėsuar veten dhe gjysmė-presidentin, brenda syve dhe nofullave dukej njė inat i madh ose njė dėshpėrim vrasės. Sepse ai e di mirė qė ka njė barrė me mėkate nga ky popull, ai e di qė ka vrarė 4 njerėz me duar nė xhepa, sepse ata po protestonin pėr skamjen e tyre. Ai e di mirė se Lili i LSI-sė ka bėrė pazare. Njė ish-komunist qė po kėrkon tė uzurpojė gjithė hallkat e pushtetit vetėm e vetėm tė mos i dėnojnė Zenin e tij.

    Dėshira pėr tė folur lirisht ishte aplikuar pėr herė tė parė nė ditėt kur shqiptarėt nisėn tė mendojnė pėr anti-diktaturė dhe anti-izolim, tė shkaktuar nga regjimi komunist. Tani shikojmė se njė grup ish-komunistash e presin lirinė e fjalės e si njė kob tė zi. Kjo ēfarė po ndodh pėrditė rreth nesh, dmth., shumė afėr rreth nesh, na tregon se ka politikanė tė dėshpėruar, partiakė nervozė, tė paduruar... Ndjejnė njė dhimbje pėr lirinė e fjalės, pėr lirinė e popullit tė tyre. Ata qė ndodhen nė kėshtjellėn e pushtetit, shpesh afektohen negativisht dhe humbasin qetėsinė shpirtėrore qė iu takon. Gete ka shkruar njė poemė madhėshtore, sikur e ka shkruar pėr dhimbjen e pushtetit, dhe ėshtė kėshtu:

    "Mos luaj me dhimbjen tėnde
    Qė tė shqyen jetėn si njė skifter
    Edhe shoqėria mė e keqe tė bėn tė kuptosh
    Qė je njė njeri mes njerėzve tė tjerė".

    Gjithė kėto vite mbi shpinė po bėhen tė mėrzitshme pėr Shqipėrinė. Nė rrugė tė zėnė sytė lypės dhe ndihesh keq, pastaj dikush qė nuk lyp, por duket se e ka humbur komplet; ca pleq qė vitin e kaluar dilnin nė Parkun e Madh nuk dalin mė dhe nuk dihet gjė pėr ta; vox popet e disa ekraneve zgjedhin njerėz tė rrėnuar qė japin mendime pėr vendin...

    Tė gjithė jemi dėshmitarė se Berisha nė 2005 tha: "Ditėn qė marrim pushtetin, i japim fund korrupsionit dhe sjellim Mesinė", duke lėnė tė nėnkuptohet se kataklizmoja ndodh atė ditė. E gjitha kjo u bė pėr karriget e pushtetit. A nuk mund tė rrijė ky njeri pėr njė kohė, pa pushtet?... Atėherė, sėrish detyrohesh t'i kthehesh poemės sė Gėtes: Po vallė, a janė "njerėz mes njerėzve tė tjerė"? Pak mė aktual se vetė Gėte: A nuk jetojmė tė gjithė nė kėtė botė? Nė kėtė botė po ndodhin ngjarje qė nuk tė japin asnjė pikė hapėsirė tė mendosh pėr pushtet me dhunė. Rreth nesh, por jo aq shumė afėr nesh, po ndodhin ngjarje tė njėjta, fiks tė njėjta me ngjarjet qė ka projektuar ky njeri pėr tė mbajtur pushtetin me forcė.

    Instinkti i Berishės pėr tė nxjerrė Shqipėrinė si njė model ekonomik i qėndrueshėm, ėshtė vetėm dhimbja e tij qė ka lidhje me pushtetin, siē kishte lidhje dje me pushtetin komunist.

    Paradoksi qėndron nė atė se, nė tė dy rastet Berisha erdhi nė pushtet pa vullnetin e popullit: Herėn e parė nė 2005, qė erdhi pėrmes kompromisit, presioneve dhe shantazheve politike.

    Ndėrsa herėn e dytė erdhi pėrmes vjedhjes e kontrabandimit tė votės sė lirė tė qytetarėve tė Shqipėrisė. Mėnyra diktatoriale e qeverisjes sė Sali Berishės, pėrmes instalimit tė sekretarėve (partiakė) permanentė nė tė gjitha ministritė, qė nga ajo kohė e deri nė ditėt e sotme, janė pengesa kryesore e zhvillimit normal tė hallkave kryesore tė shtetit siē janė: shėndetėsia, arsimi, drejtėsia etj.

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •