Pershendetje z. Adem, te faleminderohem per sherbimet intelektuale.
GEZUAR VITI I RI 2012.
Pershendetje z. Adem, te faleminderohem per sherbimet intelektuale.
GEZUAR VITI I RI 2012.
Fadil LUSHI
PROTESTĖ (MANIA) SHQIPTARE!?
Mediet e shkruara dhe ato vizuale nė shoqėritė transitive luajnė role tė dyfishta nė trans-
metimin e lajmit. Disa prej tyre duke u katandisur me lajme tė rreme, tė shtrembėruara dhe me gjysmė tė vėrteta, nėpėrkėmbin edhe atė pak filozofi tė misionit tė tyre, ca tė tjera, po me numėr tė kufizuar, pavarėsinė e ndėrtojnė duke i respektuar standardet, kriteret, parimet, kodin dhe atė moralin mediatik. Sot ēdo njeri i cili do mėtojė tė marrė taraf sa u pėrket ngjarjeve tė fundit nė Kosovė (pėrfshi kėtu edhe autorin e kėtij shkrimi), njė ditė do tė konceptohet si opinionist me moral tė dyfishtė dhe makiavelist i moderuar! (Kėtu nuk duhet pėrjashtuar edhe animin e kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama..., sė fundi ēdo anim ka njė limit, njė kod, njė moral dhe ca rregulla themelore, pavarėsisht sa ato respektohen). Ky shkrim imi (dhe tė tjerė si ky), qė i dedikohet protestės sė 14 dhe 22 janarit kosovar (pa marrė parasysh se kjo protestomani do tė ishte e (pa) pranueshme pėr politikėn zyrtare tė Prishtinės, Tiranės, Brukselit a edhe tė Uashingtonit), nuk guxon tė mbėrthehet me tarafllėqe dhe njėkohėsisht nuk i lejohet tė arrestojė tė vėrtetėn, pavarėsisht se ajo ėshtė e pamohueshme, relative dhe e vonuar..., nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, pa marrė parasysh se kujt i dedikohet. Kėsaj ndodhie nuk do ishte e ndershme qė sot ti shkarravisėsh gjithfarė broēkullash (sepse prej tyre nuk mund tė mėsosh diēka tė re a tė panjohur) pėr qėllimet, pasojat dhe shkaqet e saj. Nuk lejohet qė ky opinion tė perceptohet si njė llomotitje gazetareske, si njė gėnjeshtėr gjysmėlakuriqe, si njė ēerek folkpatriotizėm provincial apo sė fundi si njė llaf bosh!? Dhe, nėse do ishte kėshtu, atėherė lėre qė kjo nuk do ta nderonte autoritetin e lexuesit, por edhe do ti jepej e drejta tė mbajė kokėn dhe mendjen mėnjanė..., lexuesin e painteresuar do ta detyronte tė ulė sytė pėrtokė, ndėrkaq sherrxhinjtė, sehirxhinjtė si dhe thashethemexhinjtė kėtė haber tė kripur do ta pranojnė me rehati dhe me indiferencė, thjesht nuk do tia venė veshin. Sė fundi kėto opinione qė krijojnė a shkaktojnė grindje e pėrēarje te shqiptarėt janė njėsoj si puna e atyre oxhaqeve tė shtėpive, qė kur nuk pastrohen nga bloza i merr flaka. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, mua si njė opinionbėrės i vockėl dhe tė tjerėve qė hiqen si ustallarė tė kėtij tipi komunikimi mediatik, nuk na duhet qė tė thurim shkrime emocionale pėr ta thelluar kėtė rrėmujė politike dhe nė instancė tė fundit pa hiri ta ushqejmė kėtė krizė qė hetohet nė sui generis-in tonė kolektiv.
Asnjė letėrshkrues, sidomos ndonjė prej atyre qė pėr njė gisht mjaltė vėrdalloset rreth institucioneve kushtetuese, nuk do tė thotė se gjithmonė ka tė drejtė tė fusė hundėt nė veprimtaritė e tyre, nuk ka tė drejtė qė nė fillim ta paragjykojė dhe mė pastaj ta stigmatizojė lajmin rreth protestės sė 14 dhe 22 janarit kosovar, nuk ka tė drejtė qė kėto protesta tė janarit kosovar, ti krahasojė me ato tė vitit 1997 shqiptar dhe ma atė 21 janarin e Tiranės, sidomos tani nė vigjilje tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė londineze..., nuk ka tė drejtė qė pėr njė lugė ēorbė tė flirtojė a tė vigjilojė, a ti vardiset asnjėrės palė tė involvuar nė kėtė mesele tė koklavitur me qėllim qė ta trashė atė! Shqiptarėt e urtė a me mendje tė ndritur do tė parashtrojnė pyetjen se a mos vallė mediet, qofshin ato vizuale a tė shkruara (shqiptare) kėtej kufijve administrativė, kanė nevojė pėr njė gojėtar tė shquar e tė moderuar politik, pėr kolumnistė si dhe pėr rebelistė me mendje tė krisur, tė cilėt me shumė kollajllėk do merrnin nė dorė pushkėt kundėr institucioneve tė popullit... A mos vallė kjo hapėsira jonė nuk ka njerėz tė menēur qė do tė thonė se nė kėtė vaki asnjėra palė nuk ka tė drejtė..., a mos vallė nė kėtė nėnqiell tonin nuk ka njeri qė mund ti shkurtonte largesat dhe ndryshesat politike mes shqiptarėve tė inatosur..., pse asnjeri nuk thotė se sot nuk kemi nevojė pėr patriotizėm popullor..., pse asnjeri nuk thotė se nuk kemi nevojė pėr ndėrmjetėsues, qoftė ai tė jetė nga Gadishulli Ilirik, po qoftė tė jetė me vendndodhje evropiane... Sė fundi, shqiptarėt kėtej ani-t nuk e meritojnė kėtė pėrēmim dhe pėrēarje..., mbase kurrėn e kurrės nuk kanė qenė dhe nuk do tė jenė tufė delesh tė qethura!?? Shqiptarėt a mos vallė janė sot tė uritur pėr njė faqe tė (re) zezė, faqe kjo qė do ti bashkėngjitej historisė sė Kosovės! Ata toptan kanė nevojė pėr njė gisht qė do tia vėnė kokės e jo stilolapsit tė opinionistėve qė me shkarravitjet e tyre mėtojnė tė pėrēajnė shqiptarėt, ata tė cilėt ia fusin kot!?
Kėtė fillimvit tė shenjtė dhe historik pėr shqiptarėt, gjithandej ku frymojnė dhe veprojnė, nuk kemi tė drejtė ta fillojmė me gjithfarė etiketimesh, fyerjesh dhe poshtėrimesh. Nuk kemi tė drejtė qė institucionet kushtetuese tė Kosovės (pėrfshi kėtu Kuvendin, Qeverinė, Presidencėn dhe tė tjera institucione)..., ti emėrtojmė si fėmijė tė heshtur, tė pėrgjumur dhe si institucione tė korruptuara. Nuk kemi tė drejtė qė kryeparin a lidershipin e VETVENDOSJES Albin Kurtin, ta imagjinojmė si ...Fidel Kastro tė Kosovės..., si njė revolucionar tė tipit gadafian..., si njė pėrbuzės pushteti..., si njė politikan i cili kėmbėngul tė zaptojė atė kurorėn e aureolės, atė tė lavdisė apo egoizmit tė tij..., si njė disident tė moderuar a mėnjanues nga higjiena e mendjes kosovare, si njė lidership qė karakterizohet me atė fjalorin e tij tė shfrenuar, fyes dhe rrugaēėrish..., si njė politikan qė mėton ta marrė pushtetin me dhunė apo edhe aventurier i rrezikshėm..., si njė njeri tė cilit kinse i mungon ndėrgjegjja publike..., si njė njeri me ndėrgjegje tė errėsuar..., si njė njeri tė cilit i mungon opinioni pozitiv..., si njė politikan i cili ėshtė i mbingarkuar dhe i mbisunduar me papėrgjegjėsinė dhe arrogancėn e tij tė paparė..., si njė politikan qė nuk ėshtė i ngopur me zemėrimin e tij politik... !?? Megjithatė, Albin Kurti nuk i meriton kėto etiketime ofenduese, po qofshin ato tė jenė edhe produkt i sjelljes sonė emocionale dhe i mungesės sė logjikės sė shėndoshė. Gjithsesi, tė gjithė ne nuk duhet ndjekur kėtė paudhėsi. Tekefundit, institucionet kushtetuese tė Republikės sė Kosovės, nuk janė e as qė mund tė jenė pronė e njerėzve-politikanėve qė i udhėheqin, ato i pėrkasin popullit gjegjėsisht zotėrohen nga populli i Kosovės..., ato janė pronė e atyre qė u flijuan pėr lirinė e atdheut..., pronė e nėnave kosovare qė sot e gjithė ditėn e Perėndisė kėrkojnė varret e martirėve tė tyre dhe tė Kosovės..., ato janė pronė e Jasharajve dhe e shumė e shumė tė tjerėve, tė cilėt derisa ishin gjallė nuk dėgjuan zėrin e Lirisė sė vatanit. Lėvizja VETVENDOSJA nuk i pėrket dhe as qė mund ti pėrkasė vetėm kryeparit tė saj..., ajo ėshtė pronė e votės sė saj deliberative.
Duke e pėrfunduar kėtė shkrim timin sa tė bezdisshėm, po aq edhe tė sikletshėm, do tė parashtroj pyetjen se a mos vallė shqiptarėt nė vigjilje tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė shtetit tė tė gjithė shqiptarėve (nuk) kanė nevojė pėr njė qortim vėllazėror nga Tirana, a nuk kanė nevojė pėr njė dialog sa serioz po aq edhe cilėsor..., njė dialog qė do ta ndėrtonte atė kėshtjellėn e paqes politike a edhe kanunore, a mos vallė sot kjo politikė ka nevojė pėr atė Kalanė e Rozafės..., apo edhe pėr njė kala qė gjithsecili do na e zaptojė nga brenda..., a mos vallė kemi nevojė qė nė oborrin tonė politik sėrish tė futet ai Kali i Trojės!?
Unė do tė them se ne, sot, nuk kemi nevojė tė arratisemi nga boshti i mbamendjes dhe i ndėrgjegjes sonė kombėtare. Boll mė, me arratisje!
Fadil LUSHI
TEK URA E GURIT LUHET KUMAR!?
Njohėsit e kumarit thonė se dikur (po edhe sot e gjithė ditėn e Perėndisė) politikanėt dhe diplomatėt rospianė evropianė luanin dhe vazhdojnė tė luajnė kumar mes vete me historitė e tokave tė popujve tė trazuar tė Gadishullit Ilirik. Nė kėtė dynja ka disa lloj kumarxhinjsh: ata tė cilėt luajnė me pak para, ata qė luajnė me mallin e prindėrve, ata qė luajnė me paratė e popullit a taksapaguesve..., kumarxhi tė tipit tė Las Vegasit dhe kumarxhi me kuti shkrepėsesh. Kėta tė fundit ka kohė qė nuk duken e nuk solloraten atypari te Ura e Gurit e Shkupit, sepse ky lloj kumari ka kohė qė nuk luhet mė.
Toptan kėta kumarxhinj tok me SEJMENĖT dhe SEKSERĖT e tyre do tė sillen vėrdallė kazinove tė Shkupit, tė Prishtinės dhe tė Tiranės pėr tė gjetur ndonjė politikan diletant a axhami pėr tė luajtur bixhoz me mallin e shqiptarėve.
Edhe kumari shqiptar ka historinė e vet. Kronistėt thonė se diktatori Enver Hoxha ishte njė ...kumarxhi i regjur i kazinove apo kabareve tė Parisit... dhe, pasi u kthye nė Shqipėri, pėr mė shumė se katėr dekada si burrė shteti, vuri nė lojėn e kumarit diplomacinė e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė!? Mė pastaj disa politikanė tė Tiranės, me hir a me pahir, do tė vėnė nė lojėn e kumarit institucionet kushtetuese tė shtetit shqiptar, siē janė zgjedhjet vendore dhe parlamentare, institucionin Ina Rama, ajo qė mban postin e kryeprokurores sė Republikės sė Shqipėrisė, atė tė cilėn do e konceptojnė si la..re???..., ndėrkaq institucionin e presidencės dhe presidentin konsensual dhe tė sajdisur, z. Bamir Topi, do ta emėrtojnė njė horr tė bulevardit!? Disa politikanė tė tjerė nė lojėn e kumarit do ta vėnė atė idenė fisnike e po aq humane, siē ėshtė ajo e bashkimit tė trojeve shqiptare. Edhe ca politikanė tė Prishtinės, tok me Marti Ahtisarin, do ta vėnė nė lojėn e kumarit kushtetutėn, flamurin dhe himnin e Kosovės.
Ditė mė parė nė kuadėr tė Kampionatit evropian nė hendboll, qė u organizua nė disa qytete tė Serbisė, u luajt njėfarė kumari ku maqedonasit e vunė nė lojė a nė praktikė politikėn nacionaliste reaksionare tė shovinizmit, atė patriotizmin inekzistent, atė fjalorin fyes, atė fjalorin e tyre denigrues, katundaresk dhe pederast. Dhe kjo nuk mund tė thuash se ėshtė ndonjė fjalor i ri, pėrkundrazi ėshtė ripėrtėritje e gojėfėlliqėsisė sė tyre (shtrohet pyetja sikur Turqia, Greqia a Shqipėria tė ishin organizatore tė kėtij evenimenti sportiv, a thua vallė do tė ndodhnin kėto brohoritje nacionaliste). Nuk mund tė thuash se kjo ėshtė ndonjė dukuri e re..., mbase ata qė moti nė kazinotė a kabaretė politike tė Beogradit, Athinės dhe Sofjes (pėrjashto ato tė Tiranės)..., kanė vėnė (nė dilemė tė vėshtirė) nė lojėn e kumarit (me kuti shkrepėsesh) flamurin, autoqefalinė e kishės, prejardhjen e gjuhės a tė folmes si dhe emrin e vendit tė tyre biblik!.., ka kohė qė kanė vėnė nė lojė tė kumarit edhe Federatėn e hendbollit, basketbollit, fudbollit dhe tė tjerė federata maqedonase (nuk them tė Maqedonisė, sepse pėrfshirja e shqiptarėve nė to ėshtė e papėrfillshėm). Toptan, kėtyre federatave (tė cilat janė vėnė nėn zotėrimin dhe nėn kontrollin e maqedonasve) pėrherė do tu mungojė zėri kundėrshtues a distancues nga fyerjet dedikuar shqiptarėve!..., pse e gjithė kjo heshtje varri e kėtyre federatave!?..., ata kanė vėnė nė lojė tė kumarit mentalitetet e tyre grabitqare dhe klandestine..., atė stafetėn qė bart urrejtjen e tyre patologjike..., ata edhe kėtė vit vunė nė lojė kumari Karnavalin e Vevēanit, atė bajgė karnaval, ku do tė denigrohet skajshmėrisht figura e klerit mysliman..., aty ku u mėtua tė prishet ai pak drejtpeshim (politik) edhe ashtu i brishtė..., aty ku u hetua kaosi i paragjykimeve tė tyre..., aty ku kumarohet me institucionet arsimore tė tė gjitha niveleve. Ka kohė qė ata e kanė hedhur nė kumar Fushėn e Selanikut, atė antikitetin grek si dhe figurat e asaj periudhe..., ndoshta i gjithė ky komunikim primitiv a i egėr dhe provincial ka mbėshtetjen e atyre njerėzve qė ecin nė rrugėt me kalldrėme dhe qė janė tė paguar tė bėjnė politikė ditore..., ata qė e kanė hise tė paralajmėrojnė destabilizimin e radhės tė shtetit..., ata kanė vėnė nė lojė tė kumarit edhe institucionet kushtetuese tė Republikės sė Maqedonisė ... nė shkallėt e tė cilave (shqiptarėt, nėnvizim ynė) e kanė shumė vėshtirė tė ngjiten, ku, sipas dokeve tė demokracisė evropiane, do tė duhej tė ēonin normalisht zėrin e tyre, institucionet duhet tė zbresin tek ata pėr tė kuptuar ku ka ngecur makina e demokracisė, pėrse mesazhet nuk kalojnė, shkurt, pėrse sistemi ėshtė bllokuar..., siē do tė thoshte Ismail Kadare nė njė shkrim tė tij nė gazetė - Nė politikė hyri vdekja. Tekefundit, shqiptarėt prej institucioneve kushtetuese, po edhe prej njerėzve qė bėjnė politikė bulevardesh dhe me alternime do tė kėrkojnė qė tė bėjnė (sė paku) njė rrėfim tė ndershėm, njė pėrgjigje tė kualifikuar apo, nė instancė tė fundit, edhe njė porosi distance nga kjo zallamahi..., ata, nė vend qė nga strajca e tyre ta heqin atė mollė tė kalbur qė prish krejt barrėn, e mbushin me tė tjera mollė sherri, nė vend qė tė distancohen, ata bėjnė ēallėm paralel, gėnjejnė paralel, fyejnė paralel, organizojnė manifestime paralele, pėshtyjnė paralel ndaj ēdo gjėje qė sėshtė maqedonase..., ata do tė thonė - po ēka se shqiptarėt pėrgatiten tė manifestojnė 100-vjetorin e lindjes sė shtetit tė tyre, po ēka se ekzistojnė qė para njė mijė vjetėsh! Fyerja e tyre e fundit do tė lidhet me njė vendim tė Kėshillit tė Komunės sė Ēairit sa i pėrket emėrtimit tė shkollave me emrat e figurave tona tė ndritura kombėtare. Ata, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinėn dhe tė tjerė tė tillė si ata, do ti konceptojnė si...!? (nuk mė jepet qė ta pėrfundoj fjalinė, sepse ėshtė skajshėm denigrues) Pse e gjithė kjo dilemė a ky paralelizėm i kotė i tyre!
Fatkeqėsisht, sot edhe politikanėt evropianė do ti vėnė nė lojė kumari po edhe nė pikė-
pyetje shqetėsuese, perspektivat e rrugėtimit tė Bashkimit Evropian..., ata tashmė kanė filluar ta vėnė nė kumar edhe EURON!?? Mbase edhe serbėt edhe grekėt, ka kohė qė luajnė kumarin e fundit. Serbėt tani do tė vėnė nė lojė tė kumarit territoret qė i takojnė krahinės sė Sanxhakut dhe Vojvodinės, ndėrkaq grekėt do tė luajnė kumar me Bashkimin Evropian pėr ta konvertuar EURON nė Dhrahmi!? Tė dy shtetet nė fjalė ka kohė qė shkojnė drejt falimentimit..., serbėt nė aspekt territorial, ndėrsa grekėt nė aspekt politiko-financiar. Tė gjithė kumarxhinjtė janė mashtrues. Ata janė tė shtyrė tė gėnjejnė edhe atėherė kur nuk u duhet ta bėjnė njė gjė tė tillė. Dikur babai im mė thoshte: asnjėherė mos e pėrshėndet kumarxhiun, sepse mund tė mbetesh borxhli. Kishte pasur tė drejtė.
Tė nderuar lexues, pėr tė mos ju gėnjyer, mė duhet qė kushedi pėr tė satėn herė ta parafrazoj njė paragraf tė Mitro Ēelos nga Shqipėria, nė tė cilin ai pėrflet rrenat e kumarxhinjve: Para ruletit, qėndrojnė dy mesoburra. Mbajnė fishat e fundit nė dorė. Dilemė. Ku ti vendosin? I pari parashtron pyetjen: Sa herė nė javė bėn seks me gruan? Katėr herė, Unė njė herė mė pak. Pasi i mblodhėn numrat, vendosėn 7-tėn. Zari qėndroi te zeroja. Do tė kishim fituar, po tė mos kishim gėnjyer! Vėrtet kishin gėnjyer njėri-tjetrin, po jo ama edhe ruletin dhe shqiptarėt gjithandej ku jetojnė dhe veprojnė! Megjithatė gėnjeshtra e tyre ishte simpatike dhe gjithsesi e kėndshme.
Edhe unė sot, sa herė qė luhet futbolli spanjoll, mėtoj tė luaj kumar apo tė vė bast me Sazanin, atė studentin e Universitetit tė Tetovės. Derisa ai, mban anėn e Barcės gjegjėsisht tė rebeluesve katalonas, unė bėj tifozllėk apo marr tarafin e Realit, respektivisht tė pėrzgjedhurve tė mbretit. Kjo nuk ėshtė njė bejte imja..., kėtė bast tė kurdisur e bėj qėllimisht..., sepse atij i duhen lekėt..., i duhen se buxheti i tij studentor ėshtė i kufizuar!?
Pershendetje Sazan..,
Fadil LUSHI
RROGĖTAR NĖN TYTĖN E TURPIT E TĖ DYFEKUT!?
Kjo qė u tha mė lart ėshtė njė shprehje proverbiale qė pėrdoret shpesh nga fshatarėt e menēur qė jetojnė rreth Grykės sė Kaēanikut. Po tė gjurmosh nė Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe pėr tė kėrkuar shpjegimin e fjalės rrogėtar, do e gjesh kėtė sqarim: 1. vjet. Ai qė punonte i pajtuar me rrogė nė njė familje tė pasur, shėrbyes, bari me rrogė. Rrogėtar i beut (i agait, i tregtarit, i kishės). Rrogėtar lopėsh...; keq. Ai qė i shėrben dikujt si vegėl pėr tė nxjerrė fitime, shėrbėtor. Rrogėtarėt e fashizmit. Rrogėtar i pushtuesve e tjerė. Ka edhe tė ashtuquajtur rrogėtarė tė cilėt lėre qė profesionalisht janė tė paaftė, po megjithatė marrin lekėt pėr punėn qė nuk e bėjnė. Dikur kishte pasur rrogėtarė tė cilėt i kishin shėrbyer vatanit, disa pushtetarėve, disa turpit dhe ca tė tjerė kishin mėtuar ti shėrbejnė tė vėrtetės. Sot, nė nėnqiellin tonė politik, ekonomik, social e filozofik ka rrogėtarė dhe tregtarė tė dyfishtė, tė cilėt kur shohin se je njeri i marrė, tė shesin lesh, bujkut i shesin farė gruri a misri me afat tė kaluar, nxėnėsit i shesin padije, studentit i japin diplomė (pėrjashto studentėt e dalluar), ndėrkaq mua dhe miqve tė gjeneratės sime, dikur na i shisnin lėvozhgat e farave tė kungujve tė kalbur si dhe tė dardhave tė krimbura. Kėtij shkrimi (qė heton njė mesele) do i shkojnė gjithfarė protagonistėsh, ca qė duan tė hiqen si namusqar, disa si gėnjeshtar, dhe tė tjerė si atdhetar. Namusqarėt dhe atdhetarėt do tu shkojnė gjurmėve tė vėrtetės ndėrsa, gėnjeshtarėt gjurmėve tė punėdhėnėsit, pushtetarit dhe politikanit. Kėta tė fundit, nėse do ta kundėrshtojnė nėnshtrimin dhe urdhėresat e agait, njė ditė do tė detyrohen tė vetiludohen a vetėtallen me identitetin e tyre tė brishtė.
Tė nderuar lexues, kjo dėrdėllisje imja gazetareske e radhės duhet tė jetė pjellė i njė opinioni tė analistit nga Shqipėria, i cili ditė mė parė pėr kryeprotagonist tė shkrimit tė tij kishte zgjedhur romėt a evgjitėt e Tiranės, tė cilėt ashtu dhunshėm ishin strehuar nė mjediset e Avokatit tė popullit - tė Republikės sė Shqipėrisė, gjegjėsisht tė z. Igli Totozanit. (Igli, ėshtė njė rrogėtar i ndėrgjegjshėm dhe i sajdisur i shtetit, i cili kishte guximin qė nė pazarin politik tė Tiranės tė nxjerrė moralin e dyfishtė tė njerėzve qė mėtojnė tė menaxhojnė paratė qė janė tė destinuara pėr romėt dhe njėkohėsisht me veprimin e tij ..., ja pėrplasi fytyrės paaftėsinė e babėzinė e OJF-ve (Organizatė jofitimprurėse), bashkėsisė e ministrave. Kishte shkruar pėr romėt e Tiranės tė cilėt pėrditė vrapojnė pėr gjetjen e kanoēeve apo monedhat e lypjes ditore nė rrugė, nė trotuare, nė udhėkryqe me e pa semaforė..., kishte shkruar pėr romėt, tė cilėt ditė pėr ditė kėrkojnė vendstrehimin e heshtjes institucionale..., sa pėr ta vrarė atė..., ai kishte shkruar edhe pėr ca fonde qė dikur ishin dedikuar pėr romėt..., fonde kėto qė asnjėherė as u panė as u dėgjuan e as u dukėn atypari..., kishte shkruar pėr romėt tė cilėt pushtetarėve dhe politikanėve nė sabah e nė aksham ua shajnė mamanė, rehatinė, qėllimet a synimet gjegjėsisht planet grabitqare, targat e veturave luksoze, ėndrrat dhe vikendet a fundjavat e tyre..., kishte shkruar pėr pakujdesinė, (pa)pėrgjegjėsinė dhe ndėrgjegjen kolektive tė pushtetarėve dhe politikanėve tė Tiranės, pėr detyrimet e tyre qė i kanė dhe duhet ti kishin ndaj njerėzve me tjetėr ngjyrė, pėr atė heshtjen e tyre qė nuk mund tė thuash se nuk ekziston, nuk mund tė thuash se nuk funksionon, por ja qė ėshtė zėnė nė rrjetin e peshkatarėve vlonjatė!?? Ky lajm, qė llafos veprimin e Iglit, mbase mund tė thuash se, pėr mua ishte njė provokim sa pozitiv e human, po aq edhe i kėndshėm, deri nė momentin kur (nuk) e lexova komentin bajgė tė njė lexuesi (i cili mund ta ketė tė pėrbashkėt me ADN e Hitlerit) ku, pos tė tjerash, pėr romėt do tė thotė: Raca e poshtėr e jevgut pleh dhe legen, bashkė me ju qė i vlerėsoni..., sot ka shumė shqiptarė qė kanė punuar njė jetė tė tėrė dhe nuk kanė ilaēe, shtėpi, pension ose bukė qė tė hanė, ndėrsa ju thoni bravo. Romėt janė vetėm pėr ti bėrė sapun se vetėm kėshtu mund ti shėrbejnė komunitetit!???
Fillimisht neve do na duhet qė nga ky shkrim tė pėrjashtojmė ēdo paralelizėm mes avokatit Igli, dhe kryeprotagonistit tė opinionit nė vijim respektivisht, me mėsuesin tonė tė dikurshėm dhe tė rastėsishėm. Ky pėrjashtim gjithsesi se duhet tė bėhet, mbase distanca kohore mes kėtyre dy meseleve ėshtė shumė e madhe pavarėsisht dualizmit tė tyre tė papajtueshėm. E pėrbashkėta e kėtyre shkrimeve ėshtė nocioni jevg!? Do shkruaj pėr historinė e mėsuesit tim dhe gjeneratės sime, pėr mėsuesin tė cilit i mungonte natyra frenuese ndaj urrejtjes, fajėsimit, poshtėrimit, turpėrimit dhe ofendimit tė identitetit tė nxėnėsit fshatar. Do shkruaj pėr dėshmitarėt e tij, tė cilėt ka kohė qė kanė ikur nga kjo botė, por qė u kanė ngelur dėshmitė, do tė shkruaj pėr njė mėsues tė rastėsishėm (qė dikur kur ne ishim kalamaj tė prindėrve tanė fukarenj), i cili karakterizohej me atė provincializmin e tij karikaturė dhe provokues, me atė egoizmin dhe sedėrmadhėsinė e tij.., pėr atė, qė kishte adoptuar fjalorin pėrēarės, pėr mėsuesin qė nuk arrinte dot ti korrigjojė ērregullimet e tė parit tė tij..., ai qė nuk pėrtonte tė na shikonte neve vetėm si numėr dhe tė na emėrtonte si fėmijė jevgjish, si shpellar.., do shkarravis pėr mėsuesin i cili asnjėherė nuk iu pėrshtat auditorit qė e rrethonte dhe qė ishte pjesė e saj, ai qė me njė vizė false shumė mė vonė u arratis nė Anadolli.
Do tė shkruaj edhe pėr shokėt e klasės, pėr ata nxėnės qė udhėtonin nga Sellca pėr nė Tetovė, pėr nxėnėsit tė cilėve u lageshin edhe ēorapet edhe kėmbėt dhe mė pastaj detyroheshin (para se tė fillojė mėsimi) ti thanin ato pranė koftorit..., dhe kur futej nė klasė ish mėsuesi ulėrinte duke na bėrtitur hapini dritaret..., ēėshtė kjo erė ahuri lopėsh, ēėshtė kjo erė shurrė pele.., ēėshtė kjo erė jevgu..., mbase nuk i shkonte ndėrmend se ajo erė ishte e ēorapeve tė leshta tė nxėnėsve katundarė tė ndershėm dhe fisnikė. Ai mėsues duhej tė jetė fener ndriēues i asaj hapėsirės humane e jo shpellės, ai duhej tė jetė qytetar i ndershėm dhe jo pjesė e baltovinės sė krahinės sė tij..., jo pjesė e urdhėresave tė sundimtarėve tė tij dhe atij vakti, jo pjesė e njerėzve qė tė shikojnė nga lart, jo pjesė e historisė sė tij tė dallimit a krahasimit. Ai, nė vend qė ta humanizonte profesionin qė ushtronte, atė e vetėposhtėronte!?? Edhe ky ishte njė rrogėtar, i cili nė vend qė tu shėrbente fėmijėve dhe dijes sė tyre, ai atė ia bėnte turpit, ofendimit dhe asimilimit..., ai i detyronte nxėnėsit tė dėgjojnė e tė mėsojnė nėn tytėn e fjalėve tė tij..., dhe kėshtu anashkalonte dhe mohonte atė mendim tė Mark Twain, ku thuhet, pos tė tjerash: NJERIU ĖSHTĖ E VETMJA KAFSHĖ QĖ SKUQET, OSE TĖ PAKTĖN QĖ DUHET TĖ SKUQET! Po, si mund tė skuqej, kur ditė pėr ditė, i urrente nxėnėsit qė vinin nga fshati, si mund tė skuqej kur nxėnėsit i thoshte se ke erė kali..., si mund tė skuqej kur na thoshte..., nė qoftė se faktet janė kundėr meje, aq mė keq pėr faktet..., pėr ty, dhe pėr tė gjithė ata, qė nuk janė me mua dhe qė ashtu fshehurazi rreshtohen kundėr logjikės sime!??
Tė nderuar lexues, nėse nuk ju bezdis, mua do tė mė duhet tė shkruaj edhe pėr nxėnėsin N. N. i cili me kalin e tij (vitin 1966) pėrditė sillte drutė nė Tetovė, i shiste mandej e lidhte kalin nė oborrin e nallbanit tė Ēarshisė sė Epėrme..., shkonte nė gjimnaz, mandej kthehej, merrte kalin dhe vazhdonte rrugėn pėr nė fshatin Gajre! Mbaj mend si i tha njėherė mėsuesi nxėnėsit nga Gajrja, o kalin do mbash, o leksionet!??..., ai ia ktheu do tė vazhdoj tė shes drutė, nuk do ta shes as kalin, as litarin pėr tė marrė leksione (mėsime) prej teje dhe tė tillė si ty!??? Po tė mos ishte anashkaluar nga mėsuesi i tij, ai sot do ishte njė filozof. Ku ta dijė njeri.
Ish-nxėnėsit e tij fshatarė (pjesa dėrrmuese asnjėherė nuk pėrfunduan arsimin e mesėm nga skamja dhe nga prezenca e mėsuesit qė ishte i veshur me atė kostumin e logjikės sė tij tė mbrapshtė) do ti lakojnė njė anekdotė, e cila qarkullon sot e gjithė ditėn nė rrethe psikiatrish. Njė i shtruar nė institucionet e shėndetit mendor ishte i pushtuar nga ideja se nuk ishte njeri, por kokėrr gruri. Pas kurave tė kujdesshme, mė nė fund iu mbush mendja se ishte njeri e kėshtu mund tė dilte nga spitali. Pasi u pėrshėndosh me mjekėt e u nis nė punė tė vet, pas pak minutash u kthye sėrish te mjekėt i tmerruar. Kur e pyetėn ēpate, u pėrgjigj: Rrugės mė doli para njė pulė. Mjekėt i thanė: Po ti tashmė e di qė je njeri e jo njė kokėrr gruri dhe ska rrezik tė tė hajė pula. I sėmuri u pėrgjigj: Sigurisht qė unė e di. Veēse a e di edhe pula kėtė gjė?
Ndoshta pula kėtė nuk e di, por ish-nxėnėsit e tij, kėtė sot e kėsaj dite e dinė fort mirė se ky shpend shtėpiak, ia kishte ēukitur mendtė. Tė gjithė ata qė do tė mėtojnė ta lexojnė kėtė histori (qė ėshtė shkruar nga ana e dėshmitarėve tė sistemit totalitar) tė jevgut, atė historinė e mėsuesit dhe nxėnėsve tė tij, duhet tė kenė parasysh njė gjė se, nga kjo qė u tha mė lart, nuk do tė mėsojnė shumėēka sui generis!??
Fadil LUSHI
KĖRKOHET NJĖ PRESIDENT ARISTOKRAT!?
Njohėsit e shkencės sė komunikologjisė thonė se ėshtė shumė e zorshme kur shkrimet racionale lexohen me emocione a me tarafe, sidomos ato qė i dedikohen moēalit politik si dhe atij diplomatik tė Gadishullit Ilirik... Atij moēali qė ėshtė i mbushur me probleme si politike, ashtu edhe ekonomike, duke filluar me ato tė Beogradit, qė ka kohė qė ballafaqohet me inatin e mosnjohjes sė shtetit tė Kosovės..., me atė diplomaci tė tyre, qė nė vijimėsi ushqehet me idetė djallėzore, aventuriere dhe antishqiptare. Gjithsecili qė mėton ti lexojė me emocione shkrimet nė fjalė, duhet tė ketė parasysh se, nė instancė tė fundit, me tė drejtė do tė zhgėnjehet. Nga ky moēal ballkanas nuk pėrjashtohen as shtetet shqiptare e as shqiptarėt e tjerė qė konceptohen si mallcinstvo pavarėsisht se jetojnė nė trojet e tyre autoktone.
Ditė mė parė njė koleg i punės, i cili me pėrkatėsi etnike ėshtė turk, e qė llafos njė shqipe pak sa tė pėrzier e tė ngatėrruar, por mjaft simpatike, pos tė tjerash, mė tha: Hė, ju shqiptarėt, sivjet do ta bėni Shqipėrinė Natyrale, atė tė Lidhjes sė Prizrenit..., gjegjėsisht atė tė Abdyl bej Frashėrit, po edhe tė Koēo Danajt? Nuk mė la pėrshtypjen se bėnte shaka apo tė thuash se ishte njė sjellje e tij provokuese, pėrkundrazi tė gjitha llafet qė mi tha i kishte seriozisht. Sikur donte tė mė thoshte se ... bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn do tė ndodhė vetėm nė nėnqiellin e Europės sė Bashkuar... Kjo thėnie e tij, mbase me apo pa tė drejtė, i pėrjashtoi a edhe i denigroi tė gjitha ėndrrat dhe paragjykimet e shqiptarėve se ky bashkim fillimisht do tė duhet tė ndodhė nė Ballkan, e mė pastaj pėrtej atyre hapėsirave. Parashtrohet pyetja, po edhe sikur tė ndodhė bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn, ēka do bėhet apo cila do jetė e ardhmja (edhe ashtu jo premtuese) e shqiptarėve tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi dhe tė Luginės! Sipas disa politikanėve tė Tiranės, kėtyre pakicave shqiptare..., u mbetet tė jenė vetėm urė lidhjeje me shtetet e tjera si dhe me shtetin amė tė ashtuquajtur Shqipėri etnike a natyrale!?? Sot, jo rastėsisht diplomacia (e fshehtė) e Republikės sė Shqipėrisė (tok me politikanėt e Tiranės, Shkupit dhe Prishtinės), definitivisht ashtu ashiqare ka filluar ta parcelojė idenė e bashkimit tė trojeve shqiptare, nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr ideatorėve tė saj, tu thotė se njėherė e pėrgjithmonė duhet tė heqin mendjen nga bashkimi i trojeve tė tyre tė shkapėrderdhura. Nėse e gjithė kjo qė u tha mė lart, ėshtė e vėrtetė, atėherė nuk ia vlen tė vazhdosh pėr ta diskutuar.
Mua mė duhet tė trajtoj atė ēėshtjen fisnike tė zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė. Nė kėtė njėqindvjetor Tiranės zyrtare i duhen shumė gjėra pėr tė bėrė. Meqenėse nuk do ti bėjė tė tėrat, asaj i mbetet tė kėrkojė njė njeri i cili nė muajin kur korren tė lashtat do tė duhet tė zgjidhet i pari shtetit... Politikės sė Tiranės nuk i duhet ai ruleti i kazinosė ku hidhen zaret me emra tė shkruar tė kandidatėve tė mundshėm pėr president shteti!?? Nė kėtė njėqindvjetor Shqipėrisė i duhet njė njeri me intelektualitet tė rafinuar, njė njeri i cili do mbajė shikimin a vėshtrimin nga Europa..., njė politikan (po jo vetėm politikan) i cili nuk do lejojė qė virtytet e tij tė shndėrrohen nė defekte, njė figurė e ndritur dhe e urtė, i duhet njė personalitet me njė kostum politik krejt tjetėr, i duhet njė figurė e cili nė rrethana tė caktuara politike, do ta njohė dhe do ta respektojė deri nė fund institucionin e dorėheqjes, atė tė tipit anglez a europian!?
Nė kėtė NJĖQINDVJETOR Shqipėrisė pėr president do ti duhet njė aristokrat i fjalės dhe i mendimit politik..., njė personalitet qė do tė jetė i sajdisur a i respektuar nga tė gjithė shqiptarėt si nga ata tė veriut, tė jugut..., nga shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi..., nga ata tė Luginės si dhe nga e tėrė mėrgata..., nga toskėt e gegėt, nga myslimanėt, katolikėt, ortodoksėt e bektashinjtė..., nga katundarėt e shehėrlinjtė, bejlerėt, ballistėt, demokratėt, socialistėt e nė veēanti nga familja mbretėrore. Ky qė do tė ulet nė krye tė vatanit, pikė sė pari do tė duhet tė vlerėsohet si njė politikan me profil europian dhe i moderuar. Duhet patjetėr tė jetė njė president, i cili kurrėn e kurrės nuk do tė lejojė qė pėr ēfarėdo kapricesh politike tu nėnshtrohet urdhrave tė adoleshentėve, diletantėve dhe xhelatėve politikė..., njė figurė me moral tė ri, i cili pėr asnjė moment nuk do ti harrojė a ti veēojė trojet e tjera shqiptare..., do tė duhet ta forcojė institucionin e kombėtarizmit kolektiv, atė tė shqipfolėsve qė jetojnė dhe veprojnė politikisht jashtė vatanit. Kėtė duhet ta bėjė sepse e ngarkon Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, ajo pjesa e parė, PARIMET THEMELORE, NENI 8, ku pos tė tjerash thuhet: Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj...
Presidenti i ardhshėm i Republikės sė Shqipėrisė do tė duhet tė zotėrojė tė gjitha kompetencat qė i takojnė me Kushtetutė, njė president qė do tė duhet tė jetė mbi tė gjitha palėt politike, njė president qė nuk ka nevojė pėr mentor politik, qoftė ai tė jetė edhe gjeniali i diplomacisė sė shqiptarėve!?..., ai nuk duhet tė lejojė qė prej tij tė bėjnė njė kukull politike!
Sot, Shqipėrisė, si shtet njėshekullor, nuk mund ti propozosh gjithfarė emrash pėr president shteti, nuk mund ti propozosh edhe asi emrash qė prej fillimi do tu mungojė ..., ndjenja e pėrgjegjėsisė dhe integriteti intelektual, siē do tė thotė Max Weber..., asaj (Shqipėrisė) nuk mund ti propozosh politikan tė cilit do ti mungojė guximi qė kryeministrit tia plasė derėn para hundės apo edhe ndonjė politikani tjetėr me ndikim! Shqipėrisė duhet ti propozosh njė njeri a njė personalitet qė do tė ..., prezantojė-pėrfaqėsojė shumatoren e vlerave dhe interesave tė shqiptarėve, si brenda kufijve administrativė, po edhe jashtė tyre..., njė personalitet qė shquhet nė fushėn e shkencės, kulturės, politikės..., njė njeri qė do tė zotėrojė gjuhėn shqipe..., njė njeri i cili nuk do tu shėrbejė klaneve tė partive politike dhe makiavelizmit tė tyre..., njė njeri qė do ti bindet kushtetutės dhe ligjeve tė vendit..., (Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, Pjesa e katėrt, neni 88)... dhe jo filozofisė sė pazarit tė partive politike tė bllokut tė Tiranės! (Presidenti i Republikės nuk mund tė mbajė asnjė detyrė tjetėr publike, nuk mund tė jetė anėtar partie, neni 89)..., njė njeri qė do tė gėzojė reputacion ndėrkombėtar nė profesionin e tij..., siē ėshtė Ismail Kadare..., njė personalitet qė me lehtėsi dhe pa ndjenjėn e inferioritetit do tė mund tė ngjitet shkallėve tė diplomacisė evropiane, njė intelektual qė do tė perceptohet a dallohet me zėrin e tij tė kualifikuar (njė zė shqip qė sot nuk dėgjohen atypari).
Njeriu i cili do tė jetė president i ardhshėm i Republikės sė Shqipėrisė, si detyrė parėsore do tė duhet ti shėrbejė popullit, duhet ti shėrbejė Kushtetutės, do tė duhet ti shėrbejė pėrgjegjėsisė, do tė duhet ti shėrbejė institucionit tė kujdesit dhe jo partive politike, kryeministrit e tjerė..., ai nuk duhet tu shėrbejė ēudirave, siē ishte rasti me ēudinė e mbretėreshės sė Danimarkės, njėqind vjet mė parė, qė, kur i kishin thėnė se njerėzia (populli) kishte dalė nė demonstratė dhe kėrkonte bukė, ishte pėrgjigjur e habitur: Duan bukė!? Po pse nuk hanė biskota!
Presidenti i ardhshėm do tė duhet tua prishė rehatinė e sulltanėve tė politikės sė Tiranės dhe njėkohėsisht ta rrėnojė atė kėshtjellėn e perandorėve politikė shqiptarė qė nuk zgjedhin mjete sa i pėrket denigrimit tė institucionit tė presidencės shqiptare. Sot Shqipėrisė nuk i duhet tė propozojė emra tė njerėzve tė cilėt nė institucionin e presidencės, fillimisht do tė futen me biēikletė dhe pasi ta pėrfundojnė mandatin, tė dalin prej aty me atė samarin e mushkės tė mbingarkuar me papėrgjegjshmėri, korrupsion e tjerė. Shqipėrisė nuk i duhet njė president qė tė nuhatė erėn e kėndshme qė lėshojnė paratė e taksapaguesve shqiptarė a dollarėt amerikanė!? Presidenti i radhės i Shqipėrisė nuk guxon tė jetė si ajo vjehrra me shumė nuse..., inatēore (me shumė parti politike) tė cilat nė vijimėsi pėrgojojnė njėra-tjetrėn.
Ti, i nderuar lexues, po deshe qė mbreti tė tė mbajė mend dhuroji njė thes me kripė dhe njė thes me pėrralla!? Kur, ditė mė parė, i thash tim vėllaēkoje se kryefjala e shkrimit tė radhės do tė jetė bashkimi i trojeve shqiptare, mė tha: mjaft fole pėr kėto thashetheme, sepse ato i di e gjithė dynjaja shqiptare... dhe aq shumė janė tė pėrdhunuara dhe tė absolvuara sa qė kanė ngelur pa din e pa iman. Kishte tė drejtė, mbase vėllai i madh ka gjithmonė tė drejtė!???
E lexova dhe e rilexova shkrimin tend pa emocion, mirepo nuk arrita te kuptoj se ku do me dal.
Ja nis me moēal ballkanik, moēalin shqiptar, del te Koēo Danaj i "bashkimit kombetar", ndalesh tek presidenti i ardhshem te cilin e kerkon qe te jete ideal qe do te thote i pamundshem per t'u gjet etj.
Me thjeshte Z.Fadil, se shumica qe te lexon nuk arrin te te kuptoje se ēfare do te thuash e ku do te dalesh!
Edhe sikur te gjendet presidenti ideal, qe ti plotesoje deshirat qe ke shfaqur, ai do te te zhgenjeje.
Shqiptareve ju duhet nje shoqeri e lire dhe demokratike, nje shtet i se drejtes dhe nje ekonomi e zhvilluar dhe konkuruese!
Ti kerkon individe, qe sipas teje do te jene skenderbegas legjendar, qe me nje te rene te shpates do te kapercejne epoka!
Pershendetje "DYDRINAS", fillimisht me duhet te te faleminderohem qe e kishe lexuar dhe rilexuar shkrimin tim. Une pajtohem me ty, kur thua se: do zhgenjehem.., dhe per kete plotesisht jam i ndergjegjshem. Qofsh i nderuar. Me respekt.
Z.Fadil Lushi, pershendetje e lexova shkrimin te terin dhe me beri te ndihem mire, ate qe po e kerkon ti ne planetin shqiptare nuk gjindete !!! Sikre vjehrra kur ti ndahen rejate, dhe vjehrres, nuk i mbetet ase gje ne dore per veē Lugen ne gji dhe te ulet me n'gren se rejat se lusine jete e uriteur !!
mbetesh i pershendetur
Sēarmatosem sa tjetė jeta!
Fadil LUSHI
MORALI I NJĖ FESTE
Ky shkrim i radhės duhet ti dedikohet kujtesės ndaj mėsuesve, atij kujtimi qė nuk guxon tė jetė i shtrirė si njė statujė e ngurosur dhe e rrėzuar a si njė fosil i pėrjetshėm. Fillimisht, ky shkrim mbėshtetet nė njė thėnie filozofike tė famullitarit nga Shkodra, Pjetėr Mėshkalla, e cila dikur (nė gegėrisht) ishte stisur, pos tė tjerash, kėshtu: Nuk mė ka shty me Ju shkrue Shkėlqesė, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetėm ndėrgjegja, e vėrteta dhe e mira. Dhe unė kėtė opinion do ta shkarravis duke iu referuar mirėsisė dhe njė tė vėrtete tė harruar e tė anashkaluar. Pėr atė tė vėrtetė qė ėshtė pronė e njerėzve qė dikur ishin dishepuj a shėrbėtorė tė popullit dhe patriotizmit, pėr njerėzit qė fituan nam tė madh, pėr ata qė ishin tė braktisur dhe tė tradhtuar nga ėndrrat e tyre..., nga miqtė dhe kolegėt e tyre..., do tė shkruaj pėr atė diferencėn e moralit tė dyfishtė tė derrave tė egėr (mendojmė pėr komunistėt dhe bashkėpunėtorėt e tyre), pėr derrat tė cilėt shumė kohė mė parė hiqeshin si kryeprotagonistė tė sė keqes a tė sė shėmtuarės..., do tė shkruaj edhe pėr historinė e kuzhinave tė dy restoranteve. Kėtė histori do ta shpjegojmė nė fund tė kėtij opinioni.
Do tė ishte tejet jokorrekte sikur moralit tė historisė sė 7 marsit, tė mos ia bashkėngjisėsh edhe kontributin e mėsuesve gjegjėsisht tė ish tė burgosurve politikė, do tė ishte gabim dhe, nė istancė tė fundit, asaj historie tia shkėpusėsh apo edhe tia vjedhėsh hisen kombėtare tė tyre dhe tė tjerėve tė tillė si ata. Do tė ishte gabim sikur tė mos thuash, apo tė mos pėrmendėsh mėsuesit tė cilėt nė themelet e Ditės sė Mėsuesit shqip, venduan ca guralecė..., nuk guxon tė harrosh njerėzit e viteve tė pesėdhjeta dhe tė gjashtėdhjeta..., nuk ke tė drejtė morale qė nė njėqindvjetorin e Shqipėrisė londineze dhe nė vigjilje tė kėtij shtatė marsi, tė harrosh intelektualėt si Azem Marana dhe Mehmet Bushi (tė vrarė nga komunistėt maqedonas), atė intelektualin shipkovicas, Sadudin Abdulla Gjura, ose ata tė tjerėt si Sali Lisi, Vehbi Ahmed Lushi, Sabri Ruzhdi Ramizi, Sheref Kazazi, Ismail Saidi, Gani Selman Luma, Izmit Bajrami, Hysni Abdullahu, Abdylselam Skender Skenderi, Abdylqerim Arifi dhe shumė e shumė emra tė tjerė patriotėsh.
Mbase unė dhe gjenerata ime nuk kemi tė drejtė tė mos i pėrmendim kėta emra nga fakti se shumė mirė mbaj mend vitet e gjashtėdhjeta dhe fytyrat e patriotėve tė lartpėrmendur..., mbaj mend edhe ditėt kur sapo ishin kthyer nga gurishtat e zhveshura nė PETROVA RUPA tė Goli Otokut famėkeq..., hapėsira kėto qė ishin shndėrruar nė spitale psikiatrike, ku gjithsecili kurohej vetė dhe njėkohėsisht shėronin plagėt shpirtėrore tė njėri-tjetrit..., sa herė qė afrohet 7 Marsi - Dita e Mėsuesit, aq herė mė kujtohen njerėzit tė cilėt asnjėherė nuk u gjunjėzuan dhe nuk lejuan qė tė depersonalizohen, njerėzit tė cilėt asnjėherė nuk u dėshpėruan edhe krahas faktit se prej tyre ishin distancuar mė tė afėrmit, ata mė tė besuarit e tyre!?..., njerėzit tė cilėt ranė nė kurth tė djallėzisė dhe akuzave tė shtrembėruara dhe shpifjeve tė neveritshme tė hetuesisė dhe hetuesve (fytyrat e tė cilėve dukeshin si tė egėrsuara)..., njerėzit tė cilėt etiketoheshin si armiq tė Jugosllavisė..., atyre tė cilėve gardianėt u thoshin: Manje kruha i zraka za albance!
Sa herė dėgjoj miqtė kur llafosin 7 marsin, aq herė rrėmoj nė kujtesė rrugėtimet, psherėtimat, dhe sikletet e mėsuesve tė Goli Otokut, tė atyre mėsuesve qė kur (nuk) donin ti pėrshėndesnin njerėzit qė nuk i kishin pėr qejf..., nuk e bėnin kėtė kollaj, sepse e dinin fare mirė se nuk merrnin dot edhe njė tė vetme pėrgjigje nga ata qė duhej tua kthenin..., sa herė qė afrohet 7 Marsi-Dita e Mėsuesit, aq herė i kthehem retrospektivės sė njerėzve qė u mungonin ēastet e gėzimit moral, njerėzit qė asnjėherė nuk i humbėn shpresat se do ti ēonin deri nė fund amanetet e etėrve dhe gjyshėrve tė tyre. Qė unė mundohem me takatin e mbamendjes sime nė vigjilje tė 7 marsit, ti hedh njė pikė ujė kėsaj historie, nuk kam tė drejtė tė harroj njerėzit e urtė dhe intelektualė, ata tė cilėt dikur ishin fenerė ndriēues..., ata tė cilėt ishin pjesė e ajkės sė kombit a pjesa mė e zgjedhur e ndėrgjegjes sonė politike, njė ndėrgjegje qė kushedi pas sa vitesh do tua shkatėrrojmė dhe do tua pėrgjumim..., nuk kemi tė drejtė morale tė mos i pėrmendim edhe pas pesė a gjashtė dekadash..., tė mos i pėrmendim njerėzit tė cilėt dikur kishin ndėrtuar gjeografinė dhe historinė e prejardhjes sė didaktikės shqipe..., atė tempullin qė ndriēonte miletin dhe vatanin..., ata tė cilėt nuk shijuan bukurinė e festės sė shtatė marsit, sidomos ata tė cilėt gjatė kohė nuk u dukėn aty pranė vendlindjes, aty pranė kalamajve dhe nxėnėsve tė tyre... Nuk kemi tė drejtė qė edhe nė kėtė shtatė mars ti harrojmė njerėzit qė dikur poshtėroheshin si nga komunistėt jugosllavė, ashtu edhe nga ata shqipfolės, sidomos nga ata qė nuk arrinin dot tė mbathnin brekėt, ata tė cilėt nėpėr mexhlise silleshin si pordha nėpėr brekė, ata qė pshurrnin nė hambarin e miellit tė katundarit, pasi qė ky i fundit nuk ia kishte dorėzuar drithin mutshtetit socialist..., komunisti i cili e detyronte fshatarin qė tia prashiste vreshtin nė kėmbim pėr njė certifikatė lindjeje pėr tė dhe fėmijėt e tij! Dhe, sot, pas dyzet e ca vitesh, unė vazhdoj ti konceptoj si njerėz tė cilėt sakrifikuan gjithēka vetėm e vetėm qė ta ndėrtojnė atė filozofinė e tė bėrit politikė tė ēiltėr..., do ti konceptoj si njerėz qė ndėrtuan njė pjesė tė ndėrgjegjes kulmore shqiptare.
Historia e parė:
Sot, po tė vizitosh metropolin apo qytetin e ndėrgjegjes turke, sidomos atė pjesėn qė i takon oksidentit, dhe po tė kėrkosh njė restorant pėr tė ngrėnė ushqime a produkte deti (ujore), ciceronėt do ta preferojnė atė restorantin prestigjioz qė gjendet diku pėrballė liceut (gjimnazit) tė mirėnjohur tė Gallatasarajit, nė historinė e tė cilit ka pjesė edhe Sami Bej Frashėri tok me tė birin e tij Aliun. Ndryshe, ai restorant, quhet Shemsettinin yeri-Vendi i Samiut. Thonė se ėshtė njė ndėr restorantet mė tė vjetra tė Stambollit, hapėsirat e tė cilit ishin frekuentuar dhe sot e kėsaj dite vizitohen nga ana figurave tė njohura tė artit, shkencės, biznesit dhe kulturės turke. Nė ato hapėsira asnjėherė nuk u spiunua personaliteti i mėsuesit..., atypari asnjėherė nuk u dukėn njerėz tė MIT-it (Shėrbimi informativ kombėtar).
Historia e dytė:
Shumė kohė mė parė nė Tetovė kishte njė mejhane ku grumbulloheshin njerėz tė pushtetit
dhe tė UDB-sė, tė cilėt kishin pėr detyrė qė mėsuesve, po edhe intelektualėve shqiptarė, tua merrnin masėn e samarxhiut (ata qė burgoseshin-sipas Sejfulla Malishovės). Ata ishin njerėz tė egėr, ata ishin me pamje tė egėrsuar, sepse hanin mishin e kafshėve tė egra, ata hanin dhjamin e prapanicės sė derrave tė egėr..., ata dikur moti hėngrėn edhe kokėn e..., njė shqiptari qė kishte vjedhur pompėn dhe shalėn e biēikletės sė sekretarit tė partisė (bajgė) komuniste pėr prefekturėn e Tetovės. Qėkur shokėt e pyetėn se pse e vodhe vetėm shalėn, ai tha: Po, mendova se kur drugar sekretari do tė ulej mbi atė, do tė gjente rehatinė e b... sė tij!
Krijoni Kontakt