Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 54
  1. #11
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    Durrës, mbërrijnë 7 mijë emigrantë

    teorikisht titulli eshte komplet i sakte.
    shqiptaret qe jane larguar nga shqiperia dhe jane transferuar ne nje vend tjeter, nga pikepamja e atyre qe kane qendruar jane EMIGRANTE.
    ndersa nga pikepamja e vendasve te shteteve ku shqiptaret jane transferuar, ata jane IMIGRANTE.

    duhet te behet dallimi mes EMIGRACIONIT dhe IMIGRACIONIT gje qe 90% e shqiptareve nuk e dine.

    te gjithe ata qe kane shkruar deri tani (duke perfshire edhe mua) kur shkojne ne shqiperi jane me te drejte EMIGRANTE.

    nuk ka asnje lapsus ne kete rast.

    une jam imigrant ne vendin ku jetoj dhe emigrant kur shkoj ne shqiperi.

    imigroj - vij e vendosem ne nje vend te huaj.
    emigroj - largohem nga atdhedu dhe vendosem ne nje vend te huaj.
    Me fal admiral ,por me duket qe je gabim,
    "Emigrantët" pushtojnë Shqipërinë
    por vete titulli eshte pa sens dhe i pa specifikuar drejte ,ne kete rast nje titull i till me shume do i shkonte sikur keto emigrant te i perkisnin nje kombsie tjeter ,si psh.marokien apo ukrainas ,aq me teper kur perdoret dhe fjala Pushtuan Shqiprine kjo fjale disi jep nje konotacion negativ ,dhe njerzit preken ,aq me teper kur te kthyerit jane shqiptare nga diaspora te cilet khtehen ne vendlindjen dhe atdheun
    e tyre!Ne kete rast mund vihej edhe tituj tjere neper gazeta, si psh. "Diaspora Shqiptare kthehet ne atdhe per festat e fundvitit",nje titul i till jep me shume sens dhe konsiderat diaspores tone e cila po luan nje rrol te madh ne zhvillimin ekonomik dhe mirqenjes sociale te vendit....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 25-12-2011 më 11:22

  2. #12
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Shiko ti emigranto se e dime kuptimin e fjales. Problemi qendron qe pse ne çdo artikull e ne çdo fjalim duhet te etiketohemi me kete emer. Cfare i kushton te shkruajne qe "shqiptaret emigrante", ne vend te "emigrante"?
    Nuk mbaj mend te kem degjuar ndonjehere ne lajmet e italise apo neper gazeta te thuhet qe erdhen emigrantet per festa, thjesht qe "gli italiani che vivono all'estero..." .
    Une nuk e kam problem fare, le te me quajne si te duan, por nje çik me shume respekt do me bente qejfin.
    lol. e kisha kryesisht me hapesin e temes qe tha :MEdiat shqiptare duhet te bejne nje kurs te gjuhes shqipe.
    dhe beri krahasimin me afrikanet qe mberrijne ne brigjet e europes.
    afrikanet qe mberrijne ne europe jane imigrante, ndersa shqiptaret qe mberrijne ne shqiperi jane emigrante.
    nuk ka asnje analogji ne kete rast!

    po nuk ka ndonje percmim apo fyerje tek fjala "emigrante"... nuk shoh asnje mungese respekti ketu.

    p.s. ka shume komunitete me termin "emigrati italiani". pra njerez qe vetequhen "emigrante".
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #13
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Me fal admiral ,por me duket qe je gabim,

    por vete titulli eshte pa sens dhe i pa specifikuar drejte ,ne kete rast nje titull i till me shume do i shkonte sikur keto emigrant te i perkisnin nje kombsie tjeter ,si psh.marokien apo ukrainas ,aq me teper kur perdoret dhe fjala Pushtuan Shqiprine
    jo jo. nga ana gjuhesore nuk jam fare gabim. thjeshte nuk behet asnje lapsus kur shqiptaret qe kthehen ne atdhe cilesohen si emigrante.
    po e perseris: emigrante jemi kur kthehemi ne atdhe; imigrante jemi aty ku jetojme.

    gabimin e bere ti me lart. mos te te mbesi hatri
    e di pse? sepse sikur marokenet apo ukrainasit te skonin ne shqiperi, ata nuk do t'i quaninm emigrante, por imigrante...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Fjala imigrant apo emigrant eshte fyese, sepse permban fjalen 'grant', qe ka kuptimin 'to permit as a favour', me fjale tjera, lejeqendrese ne avantazh.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    Durrës, mbërrijnë 7 mijë emigrantë

    teorikisht titulli eshte komplet i sakte.
    shqiptaret qe jane larguar nga shqiperia dhe jane transferuar ne nje vend tjeter, nga pikepamja e atyre qe kane qendruar jane EMIGRANTE.
    ndersa nga pikepamja e vendasve te shteteve ku shqiptaret jane transferuar, ata jane IMIGRANTE.

    duhet te behet dallimi mes EMIGRACIONIT dhe IMIGRACIONIT gje qe 90% e shqiptareve nuk e dine.

    te gjithe ata qe kane shkruar deri tani (duke perfshire edhe mua) kur shkojne ne shqiperi jane me te drejte EMIGRANTE.

    nuk ka asnje lapsus ne kete rast.

    une jam imigrant ne vendin ku jetoj dhe emigrant kur shkoj ne shqiperi.

    imigroj - vij e vendosem ne nje vend te huaj.
    emigroj - largohem nga atdhedu dhe vendosem ne nje vend te huaj.
    Imigrantet me shpesh quhen migrantet.
    Prandaj nuk ka rendesi te madhe se si i quan.
    Nuk ma merr mendja se 90% e shqipetareve nuk e dine dallimin mes Emigracionit dhe Migracionit.
    Pasi ne trojet tona, ne kohet moderne nuk kemi pervoje me migacion te vertete masiv te shtetasve te huaj, mund te ndodhe qe keto terme te mos perdoren ne menyre te sakte apo te duhur. Megjithat ka edhe sinonime tjera qe perdoren per te dalluar emigrantin prej migrantit - p.sh. azilante...
    As ne vendet me te zhvilluara nuk e dine 90% e qytetarve dallimin mes Emigrantit dhe Migrantit ose Imigrantit. Ne shumicen e vendeve Imigranti quhet thjeshte I huaj, azilant ose sipas perkatesis perkatese shteterore apo kombetare.

    Perndryshe, kur ti shkon ne Shqiperi, ti je vetem nje shqipetare qe viziton vendlindjen, familien apo kryen ndonje obligim apo pune tjeter private. Emigrante je vetem ne momentin, kur nuk ndodhesh ne vendlindje apo ne Shqiperi. Sepse ne momentin kur je ne Shqiperi, nese je edhe nenshtetas i Shqiperise, ti ke te gjitha te drejtat dhe obligimet si cdo qytetare tjeter i Shqiperise.
    Prandaj, perdorimi i shprehjes emigrantet per Shqipetaret qe ndodhen per vizite dhe pune tjera ne vendlindje eshte edhe formalisht gabim...

  6. #16
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    EMIGRANT m. sh.
    Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe
    politike, ekonomike etj. dhe është vendosur
    përkohësisht a përgjithmonë në një vend të huaj.
    Emigracion politik (ekonomik).

    IMIGRANT m. sh.
    I huaj që ka ardhur në një vend tjetër për të jetuar
    e punuar përgjithmonë aty. Familje imigrantësh.
    Valë imigrantësh. Të drejtat (detyrat) e
    imigrantëve.

    MËRGIMTAR m. sh.
    I mërguar. Kthimi i mërgimtarëve. Malli i
    mërgimtarëve. Shoqëritë e mërgimtarëve.

    MËRGUAR m. sh.
    Ai që ka qenë i detyruar të lërë atdheun e vet dhe
    të shkojë e të jetojë në mërgim, ai që është larguar
    nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike
    etj. dhe është vendosur përkohësisht a
    përgjithmonë në një vend të huaj; mërgimtar,
    emigrant.
    I mërguar politik. Vuajtjet e të mërguarve. Jetoi
    midis të mërguarve.

    Admirali ka te drejte nga ana gjuhesore, por kjo nuk do te thote qe shqiptaret qe jetojne jashte te quhen "emigrante" edhe kur kthehen ne Shqiperi. Se ne fund te fundit cdo shqiptar kudo qe te jeton ka te drejte te kthehet e te votoje. Perkufizimi me i sakte do te ishte shqiptaret qe jetojne jashte. Me perpara perdoreshin dhe fjale me shqipe se emigrantet, si psh mergimtaret apo kurbetcaret. Por tani nuk jemi me ne shekullin e 18-19 kur te mergoje do te thoshte te ikje e te mos dukeshe me me vite. Tani ti mund te jetosh ne nje shtet tjeter ku je rezident, shkon shpesh ne Shqiperi dhe ndoshta dhe ke pune a biznes atje dhe ben nje jete te dyftishte sa ne Shqiperi sa ne nje shtet tjeter. Pse duhet te cilesohesh si emigrant?

    Emigrant tani ka marre nje kuptim pak negativ, ku si emigrant cilesohet ai qe eshte larguar per cope buke e i perket nje niveli te ulet si nga intelekti ashtu dhe aftesite. Jashte Shqiperise jetojne mbi 1.2 milione shqiptare.
    Ka me qindra mijera amerikane qe jetojne e punojne ne shtete te ndryshme te botes, por nuk kam degjuar ndonjehere te thirren "emigrantet amerikane" apo u kthyen emigrantet amerikane. Ata quhen zakonisht "Americans who live abroad".

    Shkurt muhabeti, edhe pse gramatikisht eshte ne rregull, gjuha ndryshon dhe nuk ka lezet qe tani te perdoret fjala emigrant, por shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise.

  7. #17
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Fjala imigrant apo emigrant eshte fyese, sepse permban fjalen 'grant', qe ka kuptimin 'to permit as a favour', me fjale tjera, lejeqendrese ne avantazh.
    vertete?
    ne librat e historise ne itali flitet shume per "emigrantet" italiane qe shkuan ne shba e argjentine dhe per emigracionin italian ne pergjethsi.
    a thua nuk e dine ata qe shkruajne librat se fjala emigrant qenka fyese? apo i fyejne me qellim paraardhesit e tyre?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #18
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shkurt muhabeti, edhe pse gramatikisht eshte ne rregull, gjuha ndryshon dhe nuk ka lezet qe tani te perdoret fjala emigrant, por shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise.
    po ne rregull.
    mua personalisht me bezdis kur shqiptaret qe jetojne jashte dhe kthehen ne shqiperi per pushime, i cilesojne si refugjate (te pakten ne shkoder keshtu ndodh shpesh).
    "u kthyen refugjatet" thone. hahaha. kjo me duket e tepruar. lol
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #19
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    vertete?
    ne librat e historise ne itali flitet shume per "emigrantet" italiane qe shkuan ne shba e argjentine dhe per emigracionin italian ne pergjethsi.
    a thua nuk e dine ata qe shkruajne librat se fjala emigrant qenka fyese? apo i fyejne me qellim paraardhesit e tyre?
    Ishin kohe te tjera ato, kur emigrantet vendoseshin pothuajse pergjithmone ne SHBA. E pe perkufizimin:
    EMIGRANT m. sh.
    Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe
    politike, ekonomike etj. dhe është vendosur
    përkohësisht a përgjithmonë në një vend të huaj.
    Emigracion politik (ekonomik).

    Po ata bosat qe jane vendosur e jetojne me shume jashte se ne Shqiperi, apo ke shume politikane, p.sh. ke Nanon qe jeton me shume jashte se sa ne Shqiperi. Si nuk degjova nje duke thene: emigranti Nano vendos te kandidoje si president. Nga perkufizimi shihet qe nje njeri iken nga vendi i tij per arsye ekonomike dhe politike dhe strehohet ne nje vend tjeter. Po tani ke shume persona qe jetojne jashte Shqiperise per studime, sepse u pelqen te jetojne jashte, apo thjesht u merziten duke jetuar ne Shqiperi. Si mund t'i quash keta persona emigrante? Une p.sh. nuk jetoj jashte Shqiperise per shkak se me perndjekin atje politikisht, apo sepse nuk mund te nxirrja buken e gojes atje dhe ika duke te punoj e te fitoj buke atje. Une gjithashtu shkoj shpesh ne Shqiperi. A mund te quhem une emigrant? Gjate ketij viti kam jetuar rreth 4 muaj ne 3 shtete te ndryshme, ku perfshihet Shqiperia. Por mbetem shqiptar qe jeton nje pjese me te madhe te kohes jashte Shqiperise.

    Sic e thashe dhe me lart, emigrant ka konotacion negativ tani. Dhe kur kthehesh ne Shqiperi ti nuk mund te quhesh emigrant. Thjesht shtetas qe po jeton jashte apo eshte rezident jashte.
    Kjo ndarje NE dhe ATA, eshte e rrezikshme, dhe eshte tipike komuniste. NE, shqiptaret patriote qe jemi brenda, dhe ATA, qe jane jashte, te jashtimit, apo sic i quante Enveri--Titistet dhe imperialistet.

    Po kur ti shkon e vjen nga SHqiperia, kur behesh NE e kur ATA?

  10. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja disa nga shembujt ku qytetaret shqiptare futen te gjithe nje thesh si emigrante:

    24 Dhjetor 2011 - 16:34 | Shqiperi

    Fluks emigrantësh në kufi, radhë të gjata në tokën greke
    TIRANË- Që në orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar fluks i madh emigrantësh në të dyja pikat kufitare në vend, në Kakavijë e Kapshticë.

    Në pikën kufitare të Kakavijës emigrantët kanë pritur për orë të tëra për të kaluar nga toka greke në drejtim të Shqipërisë. Situata ka nisur të lehtësohet gjatë ditës.
    Orët e natës kanë qenë të vështira për emigrantët të cilët prisnin të kalonin kufirin në Doganën e Kakavijës.
    Ata thonë se kanë pritur 7 deri në 8 orë për të kryer procedurat e kalimit, ndërsa situata ka nisur të përmiresohet në mëngjes kur pala greke shtoi sportelet. Bilanci i hyrjeve ne 24 ore ka qene me 10 mijë emigrante, te cilet hynë në tokën shqiptare me 3500 mjete.
    Ndërsa në pikën kufitare të Kapshticës deri në këto momente kanë hyrë mbi 7 mijë emigrantë. Edhe këtu pala shqiptare ka shtuar sportelet duke punuar me 9 të tilla, ndërkohë që pala greke punon vetëm me 4.
    Emigrantët që hyjnë përmes pikës së kufitare të Kapshticës sqarojnë se vonesa ka vetëm nga pala greke. “Në tokën greke presim më shumë se 2 orë. Radha në tokën neutrale shkon deri në 3 korsi”, thonë ata.

    (d.b/ma.ar/BalkanWeb)

    Hyjnë më shumë shqiptarë
    25/12/2011 16:00
    Të gjitha ditët e fundit të këtij viti, por edhe ditët e para të 2012-ës pritet të shoqërohen me fluks në pikat kufitare nga shtetas shqiptarë që po hyjnë në vendlindje për të festuar, por që më pas do të rikthehen sërish pranë qendrave të vendbanimit.

    Megjithatë, Policia Kufitare raporton se kulmi më i madh i këtyre radhëve është shënuar këtë të premte, me 15 mijë shtetas shqiptarë që kanë hyrë në atdhe vetëm nëpërmjet dy pikave të kalimit kufitar Kapshticë dhe Kakavijë.

    Shefi i sektorit për kufirin e gjelbër, Genc Merepeza, shpjegon për Top Channel: “Vërehët një rritje e fluksit, sidomos në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Dita më e ngarkuar ka qenë 24 dhjetori kun ë këto dy pika kalimi kanë hyrë mbi 15 mijë shtetas shqiptarë. U morën masa për një përpunim të shpejtë. Të gjitha drejtoritë rajonale kanë marrë porosi që të shtojnë postet e punës dhe po punohet me kapacitet të pllotë.”

    Tre ditët e fundit, në Shqipëri kanë hyrë 29 mijë e 155 shtetas,
    nëpërmjet pikave kufitare që raportohen si më të ngarkuarat, Kakavijë, Kapshticë, Rinas, Durrës dhe Vlorë. Policia Kufitare raporton se këto ditë kanë hyrë 13 mijë shtetas shqiptarë më shumë krahasuar me një vit më parë.

    Ndërkaq, për këto 3 ditë, krahasur me një vit më parë, për festat jashtë vendit kanë udhëtuar 2553 shqiptarë, ndërsa në 2010-ën ishin 6254.

    Deri në përfundim të festive, Policia Kufitare do të punojë me shërbim të përforcuar me sportele të shtuara edhe pse kjo është një masë që nuk mund t’i shmangë radhët që krijohen nga fluksi.

    Fluks emigrantësh në Vlorë

    E diela ka shënuar dhe ardhjen e shumë emigrantëve të cilët do të kalojnë fetat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri.

    Porti i Vlorës, i dyti më i madh në vend, ka patur një fluks të madh gjatë ditës. Gjatë paradites ka pasur radhë të gjata në sportelet e kontrollit të dokumentacionit, pasi me dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi kanë mbëritur rreth 1700 pasagjerë si dhe 500 automjete.
    Në krahasim me një vit më parë ky fluks është më i vogël. Ndërkohë emigrantët kanë shprehur shqetësimin se nga pala italiane ka një trajtim jo të mirë të tyre. Gjithashtu ata kanë shprehur dhe indinjatën për kushtet e trageteve të cilat ata janë të detyruar të udhëtojnë.
    Top-Channel

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •