Admiral nuk eshte pune hatri ketu,por eshte puna se titulli ka konotacion negativ!Pra titulli i artikullit ne fjale vendoset ne kontekst te pushtimit!!Nga kush?? Nga Emigrantet!!E kush na qenken keto emigrant qe po pushtokan Shqiprine!?Nuk e di po nje titull i till mua me duket tendecioz dhe fyes sidomos kallxuesi i i saj!Pushtuan Shqiprine!!...E kape ku e kam hallin une.Emigrantet pushojne Shqiprine!!
Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 25-12-2011 më 12:57
Ajo fjala "pushtojnë" është përdorur në mënyrë figurative për vet faktin që ata që kthehen nga jashtë për raste festash zakonisht, vijnë dhe hyjnë në territorin e Shqipërisë të tër në një kohë ashtu siç kryhet në fakt një invazion
Por kjo fjalë gjithmon përdoret në mes të thonjëzave.![]()
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Ja dhe etiketime te tjera te shqiptareve qe jetojne jashte Shqiperise si emigrante:
Radhë në kufi, pala greke punon me pak sportele
2011-12-25
Gazeta Shqip
Fluks emigrantësh në pikat kufitare me Greqinë. Mijëra emigrantë që kanë udhëtuar drejt atdheut për të kaluar festën e Krishtlindjes dhe atë të Vitit të Ri, janë detyruar të presin me orë të tëra në kufi. Vonesat janë shkaktuar nga pala greke, e cila ka punuar me pak sportele.
Kakavijë
Mijëra emigrantë kanë qenë të detyruar të presin përgjatë gjithë natës në tokën greke, në Pikën Kufitare të Kakavijës. Sipas tyre, pala greke ka punuar me vetëm një sportel, duke shkaktuar radhë që shkonin në 4 km. Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, prej pikëkalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë emigrantë shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë kanë pritur në radhë për të kaluar kufirin. Emigrantët janë ankuar se janë detyruar të presin në kufi, në kushtet e të ftohtit të acartë. Më shumë se 90 autobusë dhe disa qindra mjete të vogla mendohet se kanë kaluar natën në këtë pikë kufitare në pritje për t’u përpunuar dokumentacioni. Nga pala shqiptare është punuar me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje, duke siguruar përpunim të shpejtë të dokumentacionit, ndërkohë që pala greke ka punuar me vetëm tri sportele gjatë gjithë ditës së shtunë.
Kapshticë
Radhë të gjata emigrantësh dhe automjetesh në vendkalimin kufitar.
Ata po numërojnë shqipot me pashaportë të huaj si turistë e na nxjerrin statistika të tipit : ''1 mln të huaj vizitojnë Shqipërinë këtë vit'' ju indinjoheni për një 'etiketim' emigrant.
Përdoret si slang më shumë. Mirë që nuk thonë Jorgos :P
Elegance is an attitude.
Nje alternative...
Vërehet një fluks i madhë i bashkatëdhetarëve për festat e fundvitit
...
RTK
imigrante o emigrante.. s'eshte me rendesi, kemi te bejme me njerez te ngrate.. prej nga edhe rrjedh fjala.. Sikur te mos kishin qene te ngrate nuk do leshonin vendin, sot thuani si te doni, pak ndryshon thelbin e arsyes pse jan emigrant..
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
hajde arsyetim hajde
prej nga rrjedhe fjala emigrante ti zoteri gjuhtar? nga fjala "i ngrate"?!
hahahah. sot eshte krishtlindja e jo 1 prilli.
familja ime eshte shume mire ekonomikisht ne shqiperi dhe une jetoj jashte.
e pse qenkam i ngrate une ore zheni???????
se mos jam larguar nga mjerimi. dhe ashtu si une ke mijera te tjere.
Vasudhaiva Kutumbakam
Krijoni Kontakt