Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Thumbs down BSH, në 2012 futet në qarkullim monedha 200 lekëshe.

    Banka e Shqipërisë ka njoftuar gjate dites se marte se vitin e ardhshëm do të hedhë në qarkullim për herë të parë monedhën 200 lekëshe, që deri tani ka qenë në formë kartmonedhe.



    Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ku mësohet se monedha e re do të dalë në dy forma duke pasur si tematikë 100-vjetorin e Pavarësisë dhe kushtuar Nënë Terezës. Trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar “Shqipëri- Albania 2012”.

    BSH bën të ditur gjithashtu se vitin e ardhshëm do të hidhen në qarkullim edhe monedha të reja 100 lekëshe dhe 50 lekëshe. Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë për këtë qëllim.

    P.S:

    Tani une se mar vesh kete qeverine tone, ne edhe duam te perqafojme Euron dhe nga ana tjeter bejme tendera per te zhdukur ndonje thes me para, per te prodhuar dhe zevendesuar para qe nuk na nevojiten. Hajde hajde marifete qe perdorin keta qerrata politikane. E kan droguar popullin fare dhe me e bukura se Shqiptaret mezi po presin te shohin "Lekun e ri " qe do tu kushtoje sa qimet e kokes per ta modeluar dhe prodhuar, pa llogaritur takimet neper zyra si te Metes me Priftin
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 27-12-2011 më 15:31
    Revolution 1848

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    P.S:

    Tani une se mar vesh kete qeverine tone, ne edhe duam te perqafojme Euron dhe nga ana tjeter bejme tendera per te zhdukur ndonje thes me para, per te prodhuar dhe zevendesuar para qe nuk na nevojiten. Hajde hajde marifete qe perdorin keta qerrata politikane. E kan droguar popullin fare dhe me e bukura se Shqiptaret mezi po presin te shohin "Lekun e ri " qe do tu kushtoje sa qimet e kokes per ta modeluar dhe prodhuar, pa llogaritur takimet neper zyra si te Metes me Priftin
    Po pikerisht sepse duan te perqafojne Euron po e bejne, ne fillim hoqen 100lekshin, tani 200 per ti bere tamam si europa me 1 dhe 2 euro. Prit kur te na dali dhe 10000lekshi

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Kjo tregon se leku po devalvon....

  4. #4
    Bindi ca do te thote devalvon? Para se te merren keto vendime duhet te behen llogarite se kushton me shume te printosh monedha apo lek letre... europa i ka private bankat qendrore, shqiperia jo!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Cfare pamje ka monedha,ndonje fotografi?
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    Hallin e pamjes paske ? Shume te bukur e kan bere
    Revolution 1848

  7. #7
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Bindi ca do te thote devalvon? Para se te merren keto vendime duhet te behen llogarite se kushton me shume te printosh monedha apo lek letre... europa i ka private bankat qendrore, shqiperia jo!
    Devalvon ,ka kuptimin e humbjes se vleres se lekut ne raport me tregun,qe do te thote me te njejten vlere lekesh qe ke blere para nje muajii nuk mund te blesh sot!Keshtu qe qeveria eshte e detruar te shtyp banknota te reja ne mnyre qe te konpenzoje vleren e tregut!Devalvimi vjen si pasoj e inflacionit...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 27-12-2011 më 19:18

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e taku72
    Anëtarësuar
    23-11-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    115
    Sa here qe ndodh ndonje ndryshim i prerjes se monedhes sidomos nga leter ne xheton tregon qe fuqia e lekut bie si pasoje e inflacionit (leku per shele)

  9. #9
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Une gjithmone i kam pasur inat 200 lekshet, jane te pista dhe grisen ne xhep! Me mire me xhetona
    Cdo gje eshte relative...

  10. #10
    Sikur nuk ka pasur ndonje ndryshim drastik leku keto kohet e fundit

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •