Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 84
  1. #41
    Mire qe e tha Meidani se une e besova direkt qe do krijohen 300 mije vende pune. Ne cfare fushash do jene kryesisht keto punet e reja, eshte thene gje?

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Mire qe e tha Meidani se une e besova direkt qe do krijohen 300 mije vende pune. Ne cfare fushash do jene kryesisht keto punet e reja, eshte thene gje?
    shtypsa asfalti lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #43
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    shtypsa asfalti lol
    Te vem cik peshe atehere, qe te jemi gati per te aplikuar kur te filloje vala e punes.

  4. #44
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Edi bëri autogol tek replika, sepse Obama është Marksist e kaluar Marksistin. Nuk e kanë marë në telefon ti thonë boll ore idiot se na fike derën na nxorre cupllakë.
    Gjithe presidentat amerikane kane qene kryesisht marksiste, se ate politike ekonomike kane ndjekur me kohe. Nuk duhen marre si shembull keto vendet komuniste.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Edhe ti endri si zedhenesi i ps po ben me keto postimet e tua.
    Ne vend qe te jepje ndonje mendim konkret ndaj ketij mashtrimi te rradhes , e hodhe grepin direkt tek qeveria aktuale , duke e anashkaluar vemendjen ndaj ketij mashtrimi qe monstra e ps-se ben.
    Aman , po ku keni ndryshim ju fansat a ketyre partive politike .
    O smth pathetic

    C'eshtja s'eshte nese mbroj une PS apo jo. C'eshtja eshte qe njerzit nuk merren me ralitetin qe po fundos kte vend por merren me gjera pa vlere se cfare thote mejdani apo rama. Rama thote 300 mije vende pune , 75 mije vende pune cdo vit? Mashtrim i rradhes? Po sigurisht. Kush nuk ka mashtruar ne shqiperi per te ardh ne pushtet qe te mbetet rama i vecante? Mashtron Obama 300 milion amerikan ,e spo mashtrokan ne shqiperi. Te gjithe mashtrojne ne projektet e tyre. Te realizohen 30 % te atyre qe thote rama do ishte sukses sepse premtime 100% ska ne asnje vend te botes.

    Ps. edhe te lutem kujdes me ju ti etj etj se nuk me njeh fare. Vertet mund t'jesh refugjat londre si kosovar por kjo ste ben medoemos interesant aq me teper te zgjuar.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  6. #46
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Shigjeta merret me samarin e jo gomarin.

    Nji dy u ka bo si zedhensja e PD me lajme pa lidhje.

    Na posto nai gjo te hajrit ca po bejne kto aktualet qe jane ne pushtet ,jo cer do beje opozita ne 2013 nqf se vjen ne pushtet.

    Eshte bo mode tashi ne shqiperi ,vendi po shkon drejt katastrofes kto merren me opoziten. Rrace tipik komunistash ku varferine 45 vjecare e shperqendrun tek grevat e puntorve ne gjermani per ti thene popullit ,shifeni si po vuan evropa dhe ne po lulzojme.

    Ne ket rast ,fajin e ka vetem opozita ,ajo eshte shkaku i mosintegrimit evropian ,i gerdecit ,permbytjeve ,korrupsionit ,varferise ,zhdukjes se lumenjve ,pyjeve dhe importin e plehrave. Hakkkk ptuuu
    Opozita e sotme ka qene 8 vjet ne pushtet,te gjitha ato qe permende kane ndodhur...
    8 vjet ne pushtet pushtetaret socialiste benin korrupsion te babzitur, sa me shume pasuroheshin pushtetaret, aq me shume varferoheshin qytetaret.
    8 vjet ne pushtetin e saj kane ndodhur permbytje por asnje nuk e ka akuzuar se faj e ka robi, sic beri Rama para nje viti.
    8 vjet ne pushtet miratuan ligjin e importimin e plehrave , madje lejoheshin te gjitha llojet e mbetjeve, ndersa sot ne opozite kundershtojne kete ligj.
    8 vjet ne pushtet integrimi Europian nuk u pa me sy. Jo se Europa do me shume Saliun , por se lejoi krimin e organizuar te benin ligjin ne vend. S'mund te vije integrimi nese nuk lufton mafien e Aldo Bares, Lul Berishes e shume kriminele te tjere.


    Mashtrimi me i madh i behet shqiptareve me 300 mije vende pune! A thua sikur Rama do pjelle pune nje nga nje per qytetaret? Mashtrimin ta kishte bere pak me te besueshem duke ulur ne 100 mije.
    Ne zgjedhjet e Tiranes ,premtoi se do hapte 200 mije vende pune dhe ne fund qytetaret i dhane pergjigjen me vote : Mashtrimin merre dhe haje vete.

    Po te ishte burre Rama duhet te kishte dhene me kohe doreheqjen sepse ke humbur zgjedhjet, pra do te thote se shumica e shqiptareve nuk te besojne. Kur nuk te besojne si do fitosh zgjedhjet ?

    E kam thene ne nje teme tjeter, nuk do ishte cudi te ndodhte rrotacioni politik,sepse qeveria aktuale eshte konsumuar. Jam gjithmone me mendimin qe ne demokraci te ndryshohen qeverite cdo 8 vjet me vote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 05-11-2011 më 04:04
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #47
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    mos e nenvlersoni ju Edi Ramen ,i regjur esht Rameci .Sikur e harroni se vetem myzeqeja arrin ti fus ne pune 400.000 bujq,mbjelles patatesh dhe mbledhes kajzish ..hahaha Edi esht i fort nga nofullat.Partia kujdeset ne fund te punes tua kontrolloj edhe gjepat mos kan fut noj kumpir ose patate,qe nenkupton se edhe per kocovaret mund te ket pune ne arat socialiste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 05-11-2011 më 04:34

  8. #48

    Kongresi i PS, Rama: Të bashkuar të heqim Saliun

    Kreu i Partisë Socialiste bëri thirje për një Bashkim brenda partisë Socialiste, për Shqipërinë.
    Ai tha se është koha për përkushtimin e të gjithëve, dhe për përjashtimin e askujt.
    “Nuk vuajmë nga mungesa e lirisë, debati apo demokracia. Nuk vuajmë as nga mungesa e harmonisë mes brezave. Liria mund të punojë akoma më mirë brenda nesh. Të bashkohemi tërësisht për t’i dhënë edhe më shumë funksion brenda Partisë, lirisë brenda PS-së”- tha Rama.
    Demokracia mund të funksionojë më mirë brenda nesh, vazhdoi më tej Rama, ndërsa shtoi se “Kjo është e vetmja parti që kryetarin dhe anëtarësinë e zgjedh me votë të drejtëpërdrejtë.”
    Me tej, kreu socialist, Rama duke folur ne Kongresin e PS-se, theksoi se “gjithkush është i lirë të thotë atë që mendon, por jo të përdorë mandatin për atë që përfiton për vete.”
    Mandatet tona jane mandatet tuaja, iu drejtua Rama shqiptareve.
    Duke iu drejtuar kundërshtarëve të tij , kreu socialist u shpreh se askush nuk do të mund ta gjunjëzoje Partinë Socialiste.
    “Atyre që më sulmojnë nga llogorja, u them se nuk do ta gjunjëzojnë dot opozitën, nuk do ta dobësoni, nuk do ta bleni dot shpirtin tonë patriotik. Nuk do të na mposhtni dot. Ne do t’ju heqim nga qafa e Shqipërisë me gjithë borxhet. Me gjithë padrejtësitë tuaja. Dështimet tuaja na kanë zemëruar por nuk na kanë ligështuar. Na i torturoni për ditë njerëzit tanë, me dhunë me plumba. Na keni vjedhur votat dy herë. Një natën dy vjet më parë dhe një tjetër ditën mes kryeqytetit, për turpin e të gjithëve. Por nuk do të ketë një herë të tretë. Dhe e dini pse? Sepse tanimë edhe demokratët e thjeshtë e kanë kuptuar që ju nuk jeni as e djathta shqiptare,dhe as ne sherbim te tyre por një kastë grabitçare, dhe si e tillë do trajtoheni në herën e tretë.”- tha Rama.
    Sipas tij, koha e Saliut ka mbaruar dhe sot shqiptarët po jetojnë vetëm në agoninë e qeverisjes së tij. Rama tha se, nuk ka më asnjë rëndësi se çfarë bën Saliu, por çfarë bën PS.
    Integrimi europian ishte një tjetër pjesë e rëndësihme e kreut të PS-së, për të cilin ai tha se të hënen PS-ja do të bëjë një tjetër porpozim.
    “Integrimi në BE, për ne është rrugëtimi i Shqipërisë drejt vetëvetes. Është një familje kur Shqipëria do të hyjë duke u bërë ajo që nuk është ende, një shtet evropian në shërbim të qytetarëve të saj. Nuk është një pikë ku duam të mbërrijmë, por një mënyrë e re e të qenit këtu mes nesh në Shqipëri”- tha ai.
    Rama ftoi të gjitha ata që kanë dëshirë të bëhen pjesë e programit të ri të PS-së, ti bashkohen koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, përfshirë këtu edhe parti politike.
    “Programi është një derë e hapur për të gjitha ata që duan ta bëjnë realitet. Dera është e hapur. Programi ynë është një derë e hapur e një koalicioni të gjerë.”- theksoi Rama.
    Çështja e pronës është një cështje përgjegjësie kombëtare dhe jo çështje elektorale, tha më tej kryesocialisti, duke shtuar se këtë çështje do ta zgjidhim me këtë program.
    Kosova, minoritetet,emigrantet, çështja çame dhe marrëveshja e kufijve detarë me Greqinë ishin gjithashtu në qendër të fjalimit të Ramës, si pjesë e Programit të PS-së.
    Të pranishëm në Kongresin e PS-së janë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui dhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu.
    Programi i Partise Socialiste
    12:30-“Ribashkimi me Europën”, eshte prezantuar nga deputeti Ditmir Bushati.
    “Shqipëria nën qeverisjen e e Sali Berishës humbi një shans historik, lidhjen me BE-në. Të gjithë jemi të trishtuar edhe pse i merituar për shkak të modelit të dështuar të kësaj qeverisje. Kriza politike është vetëm një pjesë e vogël e çështjeve shqetësuese që janë thelbësore për projektin” Shqipëria si gjithë Evropa”.
    Ne do ndërtojmë një shërbim diplomatik brenda binarëve të ligjit, duke u bazuar tek karriera. Jashtë vendit tonë jetojnë shumë shqiptarë, është i njohur raporti inekzistent. TVSH një kanal vetëm për emigrantët. Duke ndjekur modelin e disa vendeve të zhvilluara, do tu mundësojmë shqiptarëve të drejtën e votës si një detyrim kushtetues. Do të mundësojmë një rilindje shqiptare dhe një ribashkim me Evropën.”- tha Bushati.
    Valentina Leskaj, Ilir Beqja
    12:20- Ilir Beqja foli për pjesën e punësimit në Programin e Partisë Socialiste, i cili theksoi se sot në Shqipëri janë 1 milionë të papunë, dhe kjo nuk është një demagogji. Ai tha se programi i PS-së parashikon hapjen e 300 mijë vendeve të punës brenda një mandati 4- vjeçar.
    Kapitulli “Ripërtëritja e shoqërisë” po prezantohet nga deputetja Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit. Në fjalën e saj, Leskaj tha se, “Ky program është bërë jo vetëm me punën dhe mendjen e ekspertëve, por mbi të gjitha me mendjen tek zemra e njerëzve që vuajnë sot”
    “Taksa e sheshtë ka sjellë më pak punësim, dhe shumë fukarallëk. Është koha për drejetësi sociale, është koha për taksim progresiv. Banka Botërore paralajmëron se cilësia e arsimit kërcënon ekonominë, arsimi nuk është më prioritet. Nuk mund të jetë prioritet kur buxheti shkon poshtë. Ky buxhet është më i ulëti në rajon dhe Evropë. S’ka prioritet me shkolla pa banka, pa dritare me mësuaes militanë. Arsimi është politika më e mirë për ekonominë. Do rrisim buxhetin për arsimin. Rritje të të ardhurave për mësuesit. Cilësia e tij do të ndryshojë rrënjësisht. Kemi një çasje të re për shkollat profesionale, do ngrejmë Kolegje Komunitare. Jemi kundër fabrikave ku diplomat blihen me para. Do bëjmë reformë radikale që ofron shërbim shëndetësor për çdo shqiptar. Heqje të të gjitha tarifave për të sëmurët që janë të pasiguruar. Kujdes të posaçëm për familjen. Ne synojmë përfshirje dhe jo përjashtim. Përcaktim të minimumit jetik. Kujdes të veçantë për personat me aftësi të kufizuar. Rritje te pensioneve dhe shërbimi për të moshuarit janë projekti ynë. Gjendja e fëmijëve është e papranueshme. Shfrytëzimi barbar i fëmijëve që punojnë në krom apo në Gërdec, është e papranueshme. Ne do t’i japim fund kësaj drame”- theksoi nder te tjera Leskaj.
    Sajmir Tahiri
    12:05- Sajmir Tahiri, deputet i Tiranës dhe nënkryetar i Grupit Socialist, po prezanton pjesën tjetër të programit, kapitulli, “Rivendosja e demokracisë”
    Tahiri tha se, kapja e shtetit nga korrupsioni, nga milatantët, dhuna ndaj medias, etj, na kane kthyer mbrapsht, duke na çuar më afër diktaturës, ndaj dhe e çuajmë këtë pjesë, Rimëkëmbja e Demokracisë.
    “Ne besojmë tek zgjedhjet e lira. Të ndërtojmë shoqërinë demokratike që rrënjët i ka tek vota e popullit. Institucione me të vërtetë demokratike. Pjesëmarrje te shqiptareve në vendimmarrje. Sot Parlamenti është topall dhe i çalë. Në do të rikthejmë Kuvendin në qendrën e gravitetit politik. Do fuqizojmë institucione Kushtetuese, duke ndarë pushtetin nga shteti. Respket për ligjin dhe institucionet kushtetuese. Reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Të ndërtojmë një shoqëri ku sundon ligji. Sistem gjyqësor efikas dhe larg korrupsionit. Rritjë të transparencës në dhënien e drejtësisë. Do të rikrijojmë standartin e ndëshkueshmërisë. Do të lehtësojmë aksesin në drejtësi, për grupet më të dobëta në shoqëri. Korruspioni është kthyer në sistem. Kapja e shtetit tashmë është fakt. Korrupsioni ëhstë kthyer në normalitet, ne nuk pajtohemi me këtë anormalitet fatal.
    Mimi Kodheli
    11:55- Kongresi po vazhdon punimet në këto momente me fjalën e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli, e cila po zbërthen kapitullin e Programit te PS-së “Rimëkëmbja e ekonomisë”
    Ajo tha se me ardhjen në psuhtet të PS-së, do heqet taksa e bukës, qumështit, vezës, ilaçeve, etj.
    “Ne nuk mund të pranojmë një Shqipëri ku taksohen njëlloj edhe të pasurit edhe të varfërit. Taksa e sheshtë, është abuzim për më të dobëtin dhe nënshtrim ndaj më të fortit. Do vendosim taksim progresiv. Do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve, të cilët paguajnë më pak dhe do te blejnë më shumë. 300 mijë vende të reja pune, në mandatin 4- vjeçar. Do zgjidhim përfundimisht çështjen e pronave.”- tha Kodheli
    Blendi Klosi
    11:50- Deputeti Blendi Klosi deklaroi të hapur Kongresin e Partisë Socialiste duke vënë në dukje pikat në të cilat PS-ja, ndahet nga PD-ja.
    Mënjëherë më pas është përcaktuar përfaqësia e Kongresit, komisioni i verifikimit te mandateve, dhe ngritja e sekrateariatit te Kongresit. Delegatët miratuan gjithashtu edhe rendin e ditës, i cili parashikon fillimisht miratimin e Programit të ri të PS-së, votimin e ndryshimeve në Statut, dhe pika e fundit, zgjedhjet e reja në Asamblenë e Përgjithshme.
    Anduel Xhindi
    11:40- Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur me një minutë heshtje nën interpretimin e himnit kombëtar, pas një fjalimi të shkurtër të djalit të deputetit të vrarë, Fatmir Xhindi, Anduel Xhindi.
    “Do ndalem tek dy tema kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës dhe shtetin e së drejtës. Të gjithë e dimë se nuk mund të ndihesh i sigut, shteti i së drejtës është zeven desuar nga një dukuri e re, kapja e shtetit. Drejtësia nuk funksionon. Besimi tek institucionet ka rënë. Është i madh nr i atyre që kanë humbur jetën në këto 6 vite në regjimin e Sali Berishës. Në kujtim të Gërdecit, të katër të vrarëve më 21 janar, të kryetarit Remzi Veseli, por edhe në kujtim të babait tim dhe shokut tuaj, Fatmir Xhindi ju ftoj te mbajme nje minute heshtje.”
    11:20- Kongresi i Partisë Socialiste pritet të nisë pas pak minutash, ndërsa tashmë 1500 delegatët janë në sallën e Pallatit të Kongreseve. Janë parë të mbërrijnë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, një nga zërat kritik të kryetarit Rama, Ben Blushi apo figura të tjera të PS-së.
    Tiranë, mbahet sot Kongresi i Partisë Socialiste
    Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin e saj zgjedhor. Në orën 11:00, në sallën e Pallatit të Kongreseve, 1500 delegatët e zgjedhur dhe ata që hyjnë automatikisht do të diskutojnë e miratojnë në fund programin e ri të PS dhe statutin e rinovuar. Pika më e nxehtë e Kongresit do të jetë propozimi dhe votimi për Asamblenë e re. Zbulohen disa nga emrat e rinj që do të propozohen për në Asamblenë e re Kombëtare, e cila do të votohet me listë kombëtare, dhe jo sipas qarqeve. Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ish-ministri i Fianacave Anastas Angjeli, ish-deputeti Bukurosh Stafa, ish-ambasadori Bashkim Zeneli dhe ishkreu i PS-së së Tiranës Musa Ulqini, janë disa nga emrat e rinj të Asamblesë Kombëtare që do të propozohen nga selia rozë, ndërkohë që propozime pritet të bëhen dhe nga delegatët në sallë. Kongresi do të nisë me fjalën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili do të paraqesë vizionin e ri të programit të sapopërfunduar, i cili, siç e ka theksuar edhe ai vetë, do ta bëjë PS parti fituese të zgjedhjeve të ardhshme. Fjala e kryetarit socialist do të jetë e hapur për mediat, ndërsa në sallë do të jenë prezentë dhe rreth 500 të ftuar, mbështetës të PS, komisionerë, njerëz të spikatur në aktivitetet politike. Pas fjalës së Ramës, kongresi është i ndarë në tri seanca: seanca e parë do të diskutojë mbi programin politik të PS-së, seanca e dytë mbi Statutin, ndërsa seanca e tretë do të merret me propozimet dhe votimin e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë. Pritet që seanca e parë, ajo ku do të diskutohet programi, të zhvillohet me dyer të hapura.
    PROGRAMI
    Do të jenë katër përfaqësues të lartë të PS-së, ekspertë të fushave të tyre, që do të përfaqësojnë katër shtyllat e programit të ri të Partisë Socialiste. Në një seancë të hapur për të gjithë, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli, do të zbërthejë kapitullin “Rimëkëmbja e ekonomisë”, ku do të sqarohen se si PS do të krijojë 300 mijë vende pune apo dhe uljen e TVSH-së. Kapitulli “Ripërtëritja e shoqërisë” do të prezantohet nga deputetja Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit. Sajmir Tahiri, deputet i Tiranës dhe nënkryetar i Grupit Socialist, do të prezantojë kapitullin tjetër të programit, “Rivendosja e demokracisë” dhe në fund, shtyllën e katërt të këtij, “Ribashkimi me Europën”, do ta prezantojë deputeti Ditmir Bushati. Pas këtij prezantimi pritet të zhvillohen diskutime për programin për një periudhë kohore prej 2 orësh. Në këtë pikë, anëtari i Kryesisë socialiste, Arben Malaj, do të paraqesë platformën e tij, sa politike aq dhe organizative, se si duhet të funksionojë dhe drejtohet Partia Socialiste.
    STATUTI
    Në seancën e tretë pritet të jetë sekretari Organizativ, Blendi Klosi, i cili do të prezantojë ndryshimet që janë bërë në Statutin e PS, kryesisht për çështjet organizative të tij. Kjo seancë pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke e cilësuar tematikën e saj teknike, me specifika organizative dhe elektorale. Selia rozë vëren si të suksesshme vendosjen e koordinatorit elektoral në çdo qendër votimi e deri në këshillin elektoral në bazë rrethi. Detyra e tyre do të jetë patronazhimi i çdo qendre votimi, bashkie dhe komune gjatë fushatave zgjedhore dhe ditën e zgjedhjes. Gjithashtu, një ndryshim tjetër në Statut propozohet ndryshimi i siglës së partisë, nga PSSH në PS, dhe kjo bëhet për efekte votimi, për të shmangur çdo inicial tjetër partie të majtë të ngjashme me PS.
    ASAMBLEJA
    Seanca e fundit dhe më e rëndësishmja e këtij kongresi zgjedhor është zgjedhja e Asamblesë së re, e cila më pas do të zgjedhë Kryesinë e re dhe Sekretariatin e ri. Mësohet se nuk pritet të ketë ndryshime të ndjeshme nga anëtarët e Asamblesë të qarkut të Tiranës, që aktualisht janë anëtarë të saj. Ndryshime kryesisht priten nga rrethet. Çdo bashkie të madhe, qendër qarku, i janë kërkuar dy kandidatura për në Asamble, një mashkull dhe një femër. PS do të propozojë 120 emra për në Asamble, ku 50% do të jenë gra. Votimi do të jetë pika e fundit e kongresit të sotëm, ndërsa procesi i numërimit do të zgjasë disa ditë.


    panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kongresi i PS, Rama: Të bashkuar të heqim Saliun

    Pse?

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ta shohim kur te jete ne pushtet,,,,, rama ndoshta dhe sgenjen koha do e vertetoje,,,,


    po per momentin po presim 300 mije vendet e punes nga basha luli

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •