Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 84
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Kush jane biznesmenet ne Shqiperi ??? Jane ato qe i zmadhojne punishtet kapanon pas kapanoni. Jane ata qe flejne dhe gdhihen ne punishte. Evazioni me i madh i kesaj kategorie eshte kalimi nga biznes i madh, ne te mesem. Diferenca i afrohet shifres se vertete nga rryshfeti qe japin. Por gjithsesi eshte 50% e vleres qe duhet te paguaj me shume. Nje fiskalist i zoti e kap hilen qe 6 muajt e pare dhe ul diferencen mes kategorive dhe shton penalitetin ne rast evidentimi te evazionit. Keshtu qe diferenca mes pageses se vertete dhe evazionit behet e paperfillshme duke perfshire rryshfetin. Asnje nuk rrezikon penalitetin per nje diference qesharake.


    Ndersa persa i perket VIP-ave i sheh edhe ne parlament. Ekzemplare si Vrroma me rreth 200 apartamente ne Tirane deklarohen si te pastrehe. Me i pasuri deklarohet Tom Doshi me 10 miliarde leke, pronar i antibiotikut te Tiranes. I likuidoi aksioneret me 100% te vleres se letrave me vlere qe kishin ...



    Me thuaj te lutem, kush do te tatohet ne menyre progresive ???
    Ne Shqiperi asnje, kete po te them edhe une... nuk do ndryshonte asgje. Sepse nese do kishte shtet e ligje te forta (ne kuptimin qe te zbatoheshin) atehere as Vrroma s'do kishte mundesi te deklarohej i pastrehe, as biznesmenet qe hapin restorante, hotele, ndermarrje, kapanone etj nuk do paguanin rryshfetin por do taksoheshin tamam me ligj e si perfundim Sala s'do dilte te fliste per nje takse marksiste sepse as Edi s'do e kerkonte nje takse te tille.

    Taksa paguhet ne baze te fitimit, por llogariten edhe metrat katror qe ze ndermarrja apo kapanonin, sa punetor ke, sa i paguan etj etj.

    Kshuqe, eshte nje budallek i radhes midis Sales e Edit, si e si per te larguar vemendjen e popullit nga gjerat qe kane rendesi. Tashme eshte bere e qarte qe nje ide e Edit do kundershohet me forca nga Saliu dhe e kunderta.

    Nderkohe qe ne (une edhe ti) duhet ti falenderojme qe na japin mundesine te komentojme e te shprehim mendimet tona

    La vita non si spiega, si VIVE!

  2. #22
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Nderkohe qe ne (une edhe ti) duhet ti falenderojme qe na japin mundesine te komentojme e te shprehim mendimet tona

    Une ja di per falemnerit Sales.


    Vrromes as plaç nuk i them ...


    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Une ja di per falemnerit Sales.


    Vrromes as plaç nuk i them ...


    C'ke ti se i them une plac te dyve po si gjen gje joooo... s'bie rrufeja te ai vendi

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #24
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    START

    Faturat e krizave i paguan qytetari
    Hajro LIMAJ

    Kriza financiare globale që ka përfshirë të gjithë botën, nxori në nivel rekordesh borxhet e shteteve. Vendet, kur shtrëngohen të marrin masa kundër krizës, ato përjetojnë rritjen e nivelit të borxheve. Shkaku është se ato përdorin "burimet publike".

    Në qoftë se marrim për bazë shumën e borxheve që ishte në fund vitin e 2007-ës,e cila u pranua si fillimi i krizës së borxheve të shteteve , nga fundi i vitit 2011 do të humbasin mesatarisht të paktën 80 % të rritjes së tyre. Në krizën financiare që përjetohet së fundmi ,për të shpëtuar sistemin që po fundoset, shtetet kanë injektuar para në tregje dhe kanë rritur sasitë e borxheve.

    U gjetën 20 trilionë dollarë dhe euro,të cilat u harxhuan për të dalë nga kriza .Dhe një pjesë shumë e madhe e këtyre harxhimeve i bënë vendet e zhvilluara me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Megjithatë kriza nuk mundi të kapërcehej. Por, kjo kthesë nuk është tipike vetëm e krizës së fundit financiare. Në përfundim të të gjitha krizave të vogla apo të mëdha financiare që janë përjetuar deri më sot nuk ka ndryshuar barazimi matematik.

    Për njërën nga krizat do të thotë shans,mbasi ajo bëhet peshë më e madhe e borxhit brenda të tjerave. Kjo periudhë që vazhdon më kushtet që ndryshojnë mbas çdo krize ,rrit vazhdimisht borxhet publike. Borxhet e përgjithshme shtetërore, tregojnë rritje më të madhe në raport me popullsinë. Për më tepër kjo rritje borxhi, fatkeqësisht ,duke mos qene nominale, thyen rekord sipas të ardhurave të prodhimit të brendshëm të vendeve ...

    Rritja për çdo ditë e madhësisë ekonomike të botës ,konsumi më i tepërt i individëve, rritja e konkurrencës së shteteve me njëri tjetrin,armatosja,qeveritë e pa suksesshme dhe duke u shtuar edhe influencat shkatërruese të krizave financiare në nxitjen e konkurrencës së pa mëshirshme të kapitalizmit të egër ,për vite me radhë janë regjistruar rritje të vazhdueshme të borxheve shtetërore. Në të gjitha këto zigzage matematike ,përjashtuar luftërat, influenca shkatërruese e krizave financiare ,është faktori më i madh që rrit borxhet e vendeve.

    Në fakt,borxhet e shteteve janë borxhet e individëve që jetojnë në atë shtet. Individët duke hequr dorë nga mirëqenia e tyre, dhe më e rëndësishmja duke paguar taksa të larta; duke mos e ditur se sa mijëra dollarë kanë borxh ditën që lindin, janë pronarët dhe paguesit përfundimtar të këtyre borxheve që u lënë trashëgim qeveritarët që i drejtojnë.

    Mbas viteve 1980, kohë në të cilën u plotësua periudha e integrimit të kapitalizmit, borxhet e shteteve patën tregues të rritjes së shpejtë dhe ndodhën “falimentimet e shtetit “më të shpeshta që ka patur historia e botës. Sipas studimit të publikuar në revistën “The Economist”, midis viteve 1824 - 2004 kanë ulur flamurin e falimentimit plot 257 vende. Në 180 vitet e fundit vetëm 74 e vende që kanë falimentuar 257 herë, kanë falimentuar në periudhën midis viteve 1981-1990. Kjo periudhë në botë i shkon në ekuilibër një bote që përjeton krizat e mëdha e të vogla financiare, ku ka shpallur sundimin e tregjeve.

    Krizat financiare rrisin borxhet e shteteve dhe i detyrojnë të paguajnë faturën e krizave vetëm qytetarët, të cilët janë paguesit përfundimtar të këtyre borxheve. Si përfundim, kriza e fundit financiare që përjetohet, është shkaku i rritjes së faturave të borxhit të qytetarëve të botës. Të shikojmë disa vende; raporti i të ardhurave kombëtare të diferencës së buxhetit të Anglisë këtë vit do të jetë 115 %. Ndërsa në Japoni stoku borxhit në këtë gjendje ka mbërritur në 204 % të të ardhurave kombëtare. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ecin me këtë shpejtësi në vitin 2040 një të katërtën e të ardhurave kombëtare do të vendosen në bankë kamatën e borxhit të mbartur.

    Në fakt, fatkeqësisht lexuesit e këtij shkrimi e dinë mjaft mirë se si i paguajnë vetë faturat e krizave financiare. Kjo shprehet në të gjitha rritjet e çmimeve të shërbimeve, drita, uji, telefoni, të ushqimeve të përditshme, të transportit ,të shërbimeve mjekësore, të arsimit e të çdo treguesi tjetër. Borxhi publik i Shqipërisë vijon të qëndrojë në nivele të larta, më i larti nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Edhe pse deficiti buxhetor, burimi që gjeneron borxhin në tërësi, në vitin 2010 ka pësuar ulje të konsiderueshme, sërish totali i detyrimeve të qeverisë qëndron shumë pranë kufirit të 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

    Sipas Ministrisë së Financave, të dhënat e fundit deri në mars të vitit 2011, tregojnë se në total, borxhi publik arrin në 7.5 miliardë lekë, nga 6.8 miliardë dollarë që ishte deri në fundin e vitit 2009. Raporti mes borxhit të marrë në tregun vendas dhe atë të huaj, dominon ai i brendshmi, me 4.3 miliardë dollarë, i marrë kryesisht nga bankat.

    Sa i takon deficitit buxhetor, për tre muajt e parë të vitit 2011, janar-mars, niveli i tij arrin në rreth 29 milionë dollarë, ku gati 18.5 milionë dollarë janë siguruar nga burimet e brendshme, në masën mbi 95 për qind nga bankat vendase përmes ankandeve të bonove të thesarit dhe obligacioneve, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë. I gjithë borxhi publik i Shqipërisë parashikohet të rritet për vitin 2011, me rreth 500 milionë dollarë. Në totalin e borxhit përfshihen kreditë, donacionet, të marra brenda dhe jashtë vendit.

    Duke e pasur parasysh numrin e popullsisë ,3.6 milionë, mesatarja e çdo shqiptari që i takon të shlyejë të gjithë borxhin shkon në rreth 200 mijë lekë të reja ose 2 milionë lekë të vjetra. Çdo vit qeveria paguan detyrimet që ka ndaj vendeve dhe bankave të ndryshme, të huaja apo vendase, në raport me planin e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nëse nuk ndiqet një politike e kujdesshme mbi këtë aspekt, pasojat mund të jenë shumë të rënda në të ardhmen për ekonominë e vendit. Rritja e borxhit publik do të dobësojë ekonominë shqiptare dhe do rrisë rrezikun e një falimentimi.

    Mjafton të shikojmë fqinjët tanë, Greqinë,e cila ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e identitetit të saj dhe po trondit rëndë të gjitha vendet e Eurozonës. Pranë saj janë Spanja, Portugalia. Edhe Italia miratoi shkurtimet e shpenzimeve me 540 miliardë Euro. Pra kapitalizmi i tej ngopur dhe i plakur po tronditet thellë. Për këtë arsye shumë koncepte dhe aplikime të tij po rigjykohen.

    Tek ne,edhe pse rritja ekonomike duket në pamje të parë një arritje e Shqipërisë, ajo çfarë duhet shikuar me skepticizëm është se sa jemi të ekspozuar ndaj borxheve efektivisht. Një vend i dimensioneve të Shqipërisë duhet patjetër të mbajë nën kontroll shpenzimet dhe të ulë sa më shumë borxhin publik, ashtu siç u këshillua edhe nga këshilltarët e FMN-së. Por qeveria nuk po merr akoma masat e nevojshme, masa të cilat po i marrin vende shumë të fuqishme përballë këtij cikloni botëror. Kështu Greqia deri në vitin 2015 do të përgjysmojë administratën shtetërore, kur tek ne ekziston një administratë shumë e madhe dhe e pa domosdoshme. Ajo duhet përgjysmuar urgjentisht dhe në administratë të qëndrojë personeli bashkëkohor që njeh mjaft mirë profesionin përkatës, gjuhët e huaja dhe sistemet e informatizimit.

    Duhet riparë struktura e qeverisjes qendrore dhe vendore, nga të cilat mund të shkurtohen ministri dhe shume institucione paralele e të fryra. Kjo reformë shpëtimtare duhet të bëhet në çdo qelizë të organizimit shtetëror. Në të kundërt ne jemi përballë një rreziku shumë më të madh se shtetet e zhvilluara kapitaliste. Këto vlerësime e gjykime nuk kanë lidhje me asnjë lloj partie apo interesi tjetër. Këto janë kambana që duhet të japin të gjithë intelektualët e vërtetë të vendit.


    2011-09-24

  5. #25
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ku i ka gjet Hajro 20 trilionet ??? Nga i doli kjo shifer ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    po shume mire e ka saliu takso te varferit dhe fshataret se ata ta japin voten perseri

    pastaj o sale ne ate sistem nuk figuronte fare fjala taks (pavarsishte se sa ishte pagesa)

    " ne ate sistem" nuk figuronte taksa, ,,,,,,,,,,,,, i bie sipas jush qe parate qe perdorte shteti per sherbimet" falas" bienin nga qielli

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Kur futet politika ne mes ti e humb fare fillin

    Pikerisht me taksen progresive do taksohen keto mafiet qe ke shkruar ti. Sepse jane pikerisht ato mafie qe po zhvatin popullin e po fitojne miliona duke ndenjur kot ulur ne karrige.

    Sa per info (jo per ty ) taksa progresive merr nje % me te larte nga te ardhurat me te larta, e nje % me te vogel nga ato qe kane te ardhura te pakta. Kshuqe, te takosohen qe c'ke me te keto mafiat se nder na bejne!


    neqoftese shteti takson ne baze te fitimit, dmth, sa me shume te zgjerohet biznesi aq me e madhe do jete taksa, atehere kemi REGRES , frenim zhvillimi, interesi per zgjerimin e aktivitetit ekonomik do ulet

    rezultati; humbim te gjithe, te pasur dhe te varfer



    E verteta asht se Edi Rama me kompani nuk jon Marksista naiv sic mund te mendojne disa, nepermjet sistemit populist te taksave ai synon monopolet ekonomike qe lindin natyrshem nga njerezit me pushtet

    Dikur njeriu i mafies Italiane Betino Kraksi perdorte te njajten gjuhe populiste dhe arriti te miratoje disa ligje ne parlament me karakter popullor, por qellimi i tij kryesor ishte te t,i jape terren veprimi padroneve te tij mafies

    VETEM ME LIGJIN E RI TE AKSIZES SE CIGARES MAFIA ITALIANE FITOI MILIARDA DOLLARE (ne dem te shtetit dhe popullit Italian)

  8. #28
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Dikur njeriu i mafies Italiane Betino Kraksi perdorte te njajten gjuhe populiste dhe arriti te miratoje disa ligje ne parlament me karakter popullor, por qellimi i tij kryesor ishte te t,i jape terren veprimi padroneve te tij mafies

    VETEM ME LIGJIN E RI TE AKSIZES SE CIGARES MAFIA ITALIANE FITOI MILIARDA DOLLARE (ne dem te shtetit dhe popullit Italian)


    Loni, nuk e njeh Kraksin fare. Lere kete muhabet se del jasht teme. Kraksi eshte institucion. Shtetari i vetem pasardhes i De Gasperit dhe Aldo Moros. Kraksin e degdisen ne kurbet, pasi nuk mund t'a ekzekutonin si Aldo Moron.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818
    Se pari dua te shpjegohem qe kam qene i paparti, por do te thoja qe kam votuar disa here, por per shpjegimin e taksave ne vendin tone duhet me patjeter te ndahen, sic eshte dhe ne mbreterine e bashkuar, ku sipas te ardhurave taksohen, dhe jo te taksohet rroga 20000 lekeshe qe mezi arrin te marresh kafshaten e bukes, dhe nese Ben Blushi shpjegonte shume mire tek gazeta panorama disa dite me pare per sistemin e taksave ne vendin tone dhe ndryshimin e tyre, une e pershendes dhe do te shpresoja qe nje dite te aplikohet dhe ne vendin tone, eshte absurde taksimi i njejte i rrogave ne Shqiperi>

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    neqoftese shteti takson ne baze te fitimit, dmth, sa me shume te zgjerohet biznesi aq me e madhe do jete taksa, atehere kemi REGRES , frenim zhvillimi, interesi per zgjerimin e aktivitetit ekonomik do ulet

    rezultati; humbim te gjithe, te pasur dhe te varfer
    Pse do ulet interesi per zgjerimin e aktivitetit ekonomik?

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •