Subjekti i Albin Kurtit i ka akuzuar institucionet e Kosovës të enjten se po e shkombëtarizojnë shqiptarin e Kosovës. Provë për këtë është mungesa e 28 nëntorit si festë zyrtare në Kosovë – dita kur flamuri kuqezi i shqiptarëve u ngrit në Vlorë më 1912.
Shefi i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes” në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri, ka thënë se institucionet e Kosovës sot nuk janë institucione shqiptare, por institucione shtetërore të Kosovës pa karakter shqiptar.
“Ky është një problem politik drejt mbulimit të së vërtetës së madhe për Kosovën që shumica e qytetarëve të Kosovës janë shqiptarë. Në këtë drejtim, meqenëse shumica është shqiptare dhe e ka ambicien për bashkim dhe krijimin e një shteti shqiptar, atëherë mund të themi që këto institucione nuk janë reflektim i vullnetit të tyre: ato në vend se ta reflektojnë atë këto e ndrydhin atë”, ka thënë ai. “Një prej datave që ndrydhet më së shumti në Kosovë është 28 nëntori”. Ymeri ka thënë se 28 nëntori duhet të njihet si festë zyrtare në Kosovë
Krijoni Kontakt