Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 84
  1. #31
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Pse do ulet interesi per zgjerimin e aktivitetit ekonomik?
    Ambienti Fair Play.

    Jo, nqs mbeshtetet zgjerimi aktivitetit me masa lehtesuese te ndryshme fiskale ne mbeshtetje te biznesit. Kjo behet me qellim per te krijuar vende pune.

    Nqs e le ne "meshire te fatit" tentativa e pare dhe e vetme qe behet eshte evazioni fiskal. Eshte katerciperisht e provuar. Ne Shqiperi ka sukses 100%.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #32
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Edi bëri autogol tek replika, sepse Obama është Marksist e kaluar Marksistin. Nuk e kanë marë në telefon ti thonë boll ore idiot se na fike derën na nxorre cupllakë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #33

    Meidani: Premtimi i Ramës për 300 mijë vende pune, mashtrim

    Ish-presidenti Rexhep Meidani e konsideron premtimin e Ramës për të hapur 300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë të PS në pushtet, një mashtrim të ngjashëm me premtimet 7-vjeçare të Berishës në pushtet. Duke analizuar me shifra mundësinë e punësimit në sektorin privat, Meidani thotë se duhen të paktën 3 deri në 4 miliardë euro për të arritur një shifër të tillë punësimi, çka përfshin një buxhet të tërë vjetor të qeverisë. Sipas Meidanit, ky premtim ka ardhur pa asnjë studim apo prognozë serioze specialistësh të fushës makroekonomike.

    Pohimi “programor” që në qeverisjen socialiste, brenda një mandati qeverisës, do të hapen 300 000 vende pune, ashtu si në raste të ngjashme të dyanshme, më la një shije të hidhur, sidomos në kuptimin e seriozitetit të premtimit. Aq më tepër që nga premtime të llojllojshme, të bollshme dhe të mbushura me mashtrime “mrekullish qiellore”, na ka ardhur në majë të hundës në këta 7 vjetët e qeverisjes demokratike! Do të përpiqem të argumentoj, pa ndonjë “matematikë” konkrete, por dhe pa e zgjatur, që në premtim i tillë nuk ka të bëjë fare me ndonjë studim apo prognozë serioze specialistësh të fushës ekonomike-sociale….

    Po nisem thjesht nga disa supozime të thjeshta në përllogaritjen e mundësive të krijimit të vendeve të punës, siç janë: (1) sasia e parave që kërkohet për motivimin, nisjen e mbështetjen e një biznesi; (2) përqindja e njerëzve që mund ta marrin apo ta hedhin këtë hap; (3) përqindja e bizneseve të reja që e kanë mundësinë e punësimit shtesë; (4) numri mesatar i punonjësve në veprimtaritë e reja etj.

    Në lidhje me supozimin e parë, pavarësisht disa iniciativave të deritanishme, pengesë kryesore mbetet, natyrisht, kapitali fillestar, mungesa e tij, ndërkohë që në kushte krize janë rritur më tej dhe vështirësitë (sidomos të kolateralit) në marrjen e kredive bankare. Përfshirë dhe një shumë prej 7 000-15 000 për të nisur një biznes individual apo për ta zgjeruar sado pak atë të mëparshëm. Pra, si çështje e parë për t’u kapërcyer është kapërcimi i barrierave konkrete që lidhen me mungesën e kapitalit dhe probabilitetin e kreditimit. Pa iu futur sondazheve, të cilat janë të domosdoshme për vlerësime të drejta, afro një e treta e njerëzve që i futen këtij biznesi të thjeshtë tërhiqen apo dështojnë brenda një periudhe 1-2-vjeçare, jo vetëm në Shqipëri, por dhe vende të tjera. Po ashtu, në nisjen e një biznesi apo në zgjerimin e tij, jo patjetër mendohet për mundësinë e punësimit (jashtë familjes), madje, kur kjo ndodh, jo rrallë vazhdohet të veprohet nëpërmjet një punësimi në të zezë dhe pa kontribut në sigurime. Për më tepër, kjo përqindje e bizneseve pa “punësim” në Shqipëri është e konsiderueshme dhe në mesatare përafrohet më nivelin e ekonomisë hije, që në variantin më optimist (duke hequr nga përllogaritja sektorin bujqësor) është e rendit të 20-30%.

    Shqiptarët parapëlqejnë të punojnë në biznesin e tyre privat, sado i vogël të jetë ai. Këtë fakt e konfirmojnë shifrat e rritjes në numër të bizneseve të vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjithë vendin. Bizneset zotëruese në Shqipëri janë ato me 1 deri në 4 të punësuar, që sipas klasifikimit zyrtar, njihen ndryshe si biznese të vogla. Kështu, sipas regjistrit të ndërmarrjeve ekonomike të Institutit të Statistikave, numri i ndërmarrjeve që rezultonin aktive në fund të vitit 2008 ishte mbi 100 mijë, ndërkohë që bizneset e vogla përbënin një përqindje prej 93% kundrejt totalit. Kurse, në vitin 2010, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ishin të regjistruara rreth 133 mijë biznese aktive, nga të cilat 87% ishin persona fizikë. Ndërkaq, ndërmarrjet e mëdha që përbëjnë vetëm një përqindje të ulët (disa për qind) ndaj totalit kanë një peshë të konsiderueshme në punësim. Ajo, sipas INSTAT-it, për numrin e të punësuarve vlerësohet mbi 37%. Po ashtu, numri i ndërmarrjeve të mesme që janë me 10 – 49 punëtorë është disa qindra. Gjithashtu, duke pranuar se sipas INSTAT-it, në gjatë tremujorit të dytë 2011, forca e punës ka qenë 1 071 581 persona dhe shkalla e papunësisë së regjistruar 13.26% (!); (numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor: 506 664; numri mesatar i të papunëve të regjistruar: 142 068, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie: 7979), numri mesatar i të punësuarve për ndërmarrje (jashtë sektorit privat bujqësor) është më pak se 3 veta. Nisur nga ky numër mesatar për nisjen e një biznesi dhe shkallën e papunësisë (duke ruajtur të njëjtin rend punësimi në fshat si ai aktuali) kërkohen të hapen 150 000/3 apo afërsisht 50 000 biznese të këtij niveli. Duke marrë një vlerë krejt minimale për nxitje punësimi për person me afro 10 000 euro, na rezulton se për të hapur biznese të tilla kërkohet një kapital fillestar minimal prej 30 000 euro që të çon në nevojën e një kapitali të paktën prej 1.5-2 miliardë euro. Nëse pretendohet që të hapen 300 000 vende pune (natyrisht me zhvendosje natyrore nga zonat rurale) kjo shumë (gjithmonë minimale) del afro 3-4 miliardë euro që praktikisht nuk disponohet brenda sistemit buxhetor në një periudhë qeverisëse 4 vjeçare apo dhe brenda sistemit financiar. E vetmja mundësi, me sa duket, është një rritje e FDI (investimeve të huaja të drejtpërdrejta), por me ritme “astronomike”. Për ilustrim, këto investime në milion euro, sipas viteve, janë vlerësuar: 278.4 (2004), 224.1 (2005), 259.8 (2006), 463 (2007) (Banka e Shqipërisë, INSTAT), ndërsa për periudhën 2008-2010, sipas raportimeve shumë më “entuziaste”(përfshirë dhe shitjet) në dollarë amerikanë kemi: 978 milionë $ (2008); 989 milionë $ (2009) dhe 1097 milionë $ (2010). Por, përsëri, nuk arrihet dot paraja e duhur, për të punësuar 300 000 veta.

    Shtojmë se shifra e konsideruar më sipër për hapjen e një vendi pune për person është tepër e vogël krahasuar me shumën (mbi 200 000 dollarë) të përllogaritur sipas paketës Obama të stimulimit ekonomik në SHBA për krijimin apo ruajtjen e një vendi pune. Ndërsa, vlerësimet e mëparshme në ShBA për koston e një vendi të ri pune para krizës kanë qenë midis 20 000 dollarëve dhe mbi 50 000 dollarëve, në varësi të rajonit rural, gjysmë urban apo urban në shtete të ndryshme. Në rastin e Turqisë kostoja mesatare e një vendi të ri pune ka rezultuar afro 20 000 euro, ndërkohë që në bujqësi ajo është më pak se 10 000 euro.

    Një çështje tjetër që duhet konsideruar në këtë planifikim është dhe vlera e GDP-së, marrja parasysh e saj apo “përkthimi” i rolit të saj në krijimin e vendeve të reja (duke përfshirë rrogat, rentën, interesin, përfitimin etj.). Jo patjetër rritja e GDP-së, në përgjithësi, mund të pasqyrohet në rritjen e punësimit. Ajo mund të kushtëzohet nga shtesa (përgjithësisht e paguar) e orëve të punës apo dhe një produktivitet më i lartë, pa prekur shkallën e punësimit. Tek ne ndeshet rasti i parë, por jo i dyti. Në këtë kuptim, një 1% për qind rritje ekonomike mund të çojë në rritje 0.5-0.75% të punësimit, p.sh., në ShBA; por, jo në rastin shqiptar! P.sh., në Shqipëri, në vitin 2010, GDP-ja vlerësohet 13 032 miliardë dollarë (ndryshe nga GDP-PPP (Purchasing Power Parity) prej 24 946 miliardë dollarësh), kurse në vitin 2008 GDP për frymë: 4050 dollarë (GDP per capita – PPP: 7753 dollarë). Megjithatë, në Shqipëri, me gjithë rritjen ekonomike disa për qind, gjatë periudhës së krizës globale apo të borxhit, forca e punës dhe numri i të punësuarve në tremujorin e dytë 2009 janë “tkurrur” përkatësisht nga 1 114 166 dhe 972 831 veta në 1 071 581 dhe 929 513 veta në tremujorin e dytë të vitit 2011 (duke rritur shkallën e papunësisë zyrtare nga 12.70% në 13.26%, ndërkohë që ajo realja mund të jetë shumë më e madhe!).

    Së fundi, një shifër e tillë punësimi, qoftë dhe për t’u realizuar pjesërisht, kërkon një program të detajuar dhe projekte konkrete. Mbi të gjitha, një strategji e fortë punësimi, mbështetur në një politikë të qartë makroekonomike, kërkon ndërhyrje të sforcuara qeveritare të tipit kejnezian. Pra, ky premtim për t’u realizuar sado pak, kërkon në një mënyrë ose tjetrën mbështetje aleatësh (pavarësisht nëse ata deklarohen liberalë e neoliberalë apo jo), por edhe kontributin përfshirës e pjesëmarrës të spektrit politik opozitar. Kjo nuk mund të besohet që do të jetë e lehtë në një periudhë të parë të rotacionit politik!…

    REXHEP MEIDANI - Panorama
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin

    Ani 're shigjeta, po na tregoni ju se ku jeni?

    Faji i kujtë është që më shumë se njëzet vjet të gjithë duan të largohen e askush nuk do të rrijë në Shqipëri?

    Jo 300,000 por 3,000,000 ose dhe në qofshin 3,000,000,000 njerëz në Shqipëri duan të ikin nga aty?

    Pse?
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  5. #35
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjensia e Lajmeve SOT, 04 Nentor 2011

    Berisha flet përçart, kryetari i PS lëshon bejte në Twiter

    Nuk ka ditë që të mos të dëgjojmë dhe të shikojmë shtetin që po arratiset nga ky vend dhe bashkë me të edhe jeta jonë që po shkon për ditë e më shumë në një greminë pa fund. Ekonomia e shqiptarëve është e rrënuar më shumë se kurrë, korrupsioni është ulur këmbëkryq, antiligji po ushtron terror dhe vrasjet po shtohen nga dita në ditë.

    Klani i Sali Berishës erdhi në pushtet me euron në kufijtë e 120 lekëve dhe e ka çuar në 140 lekë, ndërkohë që qeset e plasmasit në supermarket dalin me çerekun e sasisë që dilnin ne fillim të vitit 2006. Nëse në vitin 2006 blije një litër vaj me 130 lekë apo një kg sheqer me 65 lekë, sot kjo shifër mbetet përrallë nga e kaluara. Sot një litër vaj ka kërcyer në 270 lekë dhe një kg sheqer e kalon 130 lekëshin, po kështu gjithë gama e artikujve ushqimorë ka kapur qiejt duke jua vështirësuar përditë e më shumë jetën shqiptarëve. Orizi, gjalpi, vaji, sheqeri, mielli, buka, makarona, salca, kripa, uji, zarzavatet etj, kërcyen rok&roll berishian, duke kapur stratosferën me çmimet e kripura.

    Për më shumë energjia elektrike është bërë gangrena e qytetarit shqiptar, duke u kthyer në një sëpatë që pret në mes pensionin e pensionistit varfanjak që kryeministri i vendit ja rrit nga viti në vit me 200 lekë, ndërkohë që vetëm çmimi i energjisë që është rritur në këto vite i “ha” jo vetëm shtesën, por plot gjysmën e pensionit. Shqipëria e sotme është shndërruar në një vend pa shpresë, pa të ardhme, ku sundon qoftëlargu me klikën e tij dhe bën opozitë bejtexhiu që e bën të qeshë nga mëngjesi në darkë, me bejtet e lëshuara nga versioni i ri i komunikimit Twiter.

    Shqiptarët janë kthyer sot si tridhjetë vite më parë me shpresën se kur do vdesë Saliu. Nëse deri para 1985 prisnin kur do vdiste Enveri me shpresën se do shpëtonin nga e keqja që ju kishte zënë fytin dhe ju kishte marrë shpirtin, sot ata presin vdekjen e Saliut për të shpëtuar nga kjo e keqe që na ka pllakosur. Pse, këtu është demokraci? Në fakt, demokracia shqiptare është një biçim oligarkie kriminale bajraktarësh, që qeveris shtetin me duar të ndyra që po masakrojnë çdo shpresë njerëzore. Për më shumë, këtu ka vdekur shpresa për zgjedhje të lira, kanë vdekur institucionet e pavarura, ka vdekur ligji.

    Kryeministri i shqiptarëve nuk ndjen frikë nga kërkush. Ai si i marrë ulërin, bërtet kërcënon dhe vret këdo që i del kundër. A nuk vrau Saliu në Gërdec plot 26 bij e bija nënash? A nuk vrau Saliu në mes të bulevardit katër burra, baballarë qytetarë pa iu dridhur qerpiku? Për më shumë, Saliu e ka pushtuar këtë vend. E vjedh kur i do qejfi arkën e shqiptarëve, i vjedh votat e shqiptarëve në mes të ditës me ligj dhe maliq, të pret buzëqeshjen dhe të vret shpresën dhe ëndrrat për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu apo dhe të brezave që do vijnë.

    Shumëkush e shikon kryeministrin e vendit që broçkullis çdo ditë karagjozllëqe me superfuqira domatesh dhe arroresh, ullinjsh dhe energjie bërthamore, boronicash e kumbullash që vetëm një të marri mund t’ja nxërë goja. Dikush i konsideron si zgjuarsi të liderit që na qeveris, duke mos analizuar çmendurinë që ka marrë dhenë në këtë vend të vogël, por të plehëruar me shumicë në marrëzinë e mbjellë me shumicë. Askush s’flet.

    Opozita është kthyer në fasadë që nga dita që kryetari i saj e humbi betejën e tij me Tiranë. Kryetarit të opozitës i ka ngelur sahati te humbja e bashkisë së Tiranës dhe tani si një fëmijë i vogël dhe tekanjoz rri mënjanë dhe lëshon bejte nga Twiteri, duke e kthyer qëndrimin opozitar në një betejë bejtexhinjsh midis tij dhe rapsodit Sali. Kryeopozitari lëshon çdo ditë të qartë mesazhin e qejfmbetjes me shqiptarët dhe pret ditën kur Saliu do bjerë vetë nga marrëzia e tij, për të marrë kolltukun kryeministror.

    I tërhequr në botën e tij dhe me njerëzit që e rrethojnë, kryeopozitari ndihet i kënaqur në batakun që na ka pllakosur, duke thënë nën zë: “E donit Saliun, mbajeni varfërinë, e donit Bashën, mbajeni kurbanin”, duke vrarë shpresën dhe ëndrrat e miliona njerëzve që presin nga opozita shqiptare mbështetje për hallin që i ka zënë. U kthyen vitet tetëdhjetë. Të gjithë do presin vdekjen e Saliut për të ndryshuar gjërat. Për më shumë kryeopozitari do dalë në pension duke bërë bejte nga Twiteri.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Shigjeta merret me samarin e jo gomarin.

    Nji dy u ka bo si zedhensja e PD me lajme pa lidhje.

    Na posto nai gjo te hajrit ca po bejne kto aktualet qe jane ne pushtet ,jo cer do beje opozita ne 2013 nqf se vjen ne pushtet.

    Eshte bo mode tashi ne shqiperi ,vendi po shkon drejt katastrofes kto merren me opoziten. Rrace tipik komunistash ku varferine 45 vjecare e shperqendrun tek grevat e puntorve ne gjermani per ti thene popullit ,shifeni si po vuan evropa dhe ne po lulzojme.

    Ne ket rast ,fajin e ka vetem opozita ,ajo eshte shkaku i mosintegrimit evropian ,i gerdecit ,permbytjeve ,korrupsionit ,varferise ,zhdukjes se lumenjve ,pyjeve dhe importin e plehrave. Hakkkk ptuuu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endri_ : 04-11-2011 më 07:32
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  7. #37
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Edhe ti endri si zedhenesi i ps po ben me keto postimet e tua.
    Ne vend qe te jepje ndonje mendim konkret ndaj ketij mashtrimi te rradhes , e hodhe grepin direkt tek qeveria aktuale , duke e anashkaluar vemendjen ndaj ketij mashtrimi qe monstra e ps-se ben.
    Aman , po ku keni ndryshim ju fansat a ketyre partive politike .

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Se mos vetem Rama mashtron?

    Te gjithe,ç'far permban pragu i parlamenti mren,apo politikane jashte saj ,MASHTROJNE.

    Fatkeqsi e madhe per ne si popull, qe vazhdojne akoma MASHTRUSIT ta udheheqin ate vend akoma .

    Ka mashtrusa neper vendet e tjera te europes,por mashtrojn me lezet,por jo si kto derrat tone,qe dun me te rrjep edhe skalpin e kokes.
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E ca kane me ps keta salistet xhanem?
    Po genjeu ajo smer vota.
    Srrine xhanem pa bere punen e miut te halese qe qet koken kur vjen njeri ne banje keta.
    Albania Uber Alles

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mashtrimi eshte absolut ne kete sistem, realizimi relativ.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •