Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, zjarr në një magazinë fishekzjarresh, digjet 1 shtëpi e disa biznese

    Tiranë, zjarr në një magazinë fishekzjarresh, digjet 1 shtëpi e disa biznese - LIVE



    TIRANE-Një zjarr i fuqishëm në një magazinë fishekzjarresh ne Tirane ka vënë në alarm këtë pasdite zjarrfikësit e kryeqytetit dhe Durrësit dhe banorët e zonës ku ndodhej godina. Nje ore pas renies se zjarrit situata del jashte kontrollit, digjet nje banese dhe 2 biznese. TVNews24 ndje minute pas minute situaten ne zonen e Kombinatit ku po digjet magazina dhe po kercenohet lagjia prane saj.

    Magazina me fishekzjarre dhe lodra për femije ndodhet në kryqëzimin e Unazës së Re, pranë tregut të zonës së Kombinatit, ndërsa zjarri në të mësohet se ka rënë rreth orës 16:30 minuta.

    Banorë të zonës sapo kanë parë flakët gjigande dhe tymin kanë njoftuar forcat e zjarrfikëseve. Në vendgjarje mbërriti fillimisht vetëm një zjarrfikëse që nisi menjëherë nga puna për lokalizimin e flakëve dhe më pas 6 të tjera.
    Policia nisi menjëherë nga evakuimi i banorëve që kishin banesat pranë magazinës së fishekzjarreve. Mësohet se zjarri po përparon dukshëm dhe për shkak të lëndës që ndodhet në magazinë që përshpejton flakët e zjarrit duke u dhënë përmasa tepër të mëdha. Herë pas herë dëgjohen shpërthime të fuqishme të fishekzjarreve që po digjen brenda magazinës.

    7 zjarrfikëse nga Tirana dhe nga Durrësi kanë mbërritur në vendgjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë flakët. 3 zjarrfikëse janë pranë një pike karburanti që ndodhet në zonë dhe po luftojnë të mbajnë larg zjarrin.

    Nuk ka te dhena per te demtuar
    Ora 16:50-Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se aktualisht nuk ka asnjë të dëmtuar nga ky incident.
    Banorë të zonës po ndihmojnë zjarrfikësit të shuajnë flakët e zjarrit që po kërcënojnë banesat e tyre. Shumica e banorëve janë të komunitetit rom.

    Laci: Situata kritike
    Ora 17:10-Kreu i zjarrfikëseve të Tiranës, z. Dilaver Laci konfirmoi se situata me zjarrin në magazinën e fishekzjarreve është serioze.
    “Përberja e materialeve që përmban magazina vështirëson punën e zjarrfikëseve për shuarjen e flakëve. Nuk ka të dhëna për viktima. Shtëllungat e tymit janë tepër gjigande dhe për këtë arsye ne evakuuam banorët e zonës. Po punojmë që flakët të mos mbërrijnë drejt banesave”.

    Rrezik karburanti dhe pika e shitjes se bombolave
    Ora 17:15-Nje pike karburanti dhe nje e shitjes se bombolave te gazit jane ne rrezik per shkak te flakeve te zjarrit qe ndodhen vetem 15 metra larg tyre.

    Digjet banesa
    Ora 17:30-Nje banese po digjet nga flaket pasi zjarri i rene ne magazinen e fishekzjarreve eshte perhapur dhe me teper. Zjarrfikesit po punojne me te gjitha forcat per te shuar flaket, por situata sa vjen e rendohet.

    Bllokohet trafiku
    Ora 17:40-Trafiku rrugor në këtë zonë është bllokuar totalisht. Vështirësi kanë hasur dhe zjarrfikëset që po tentojnë të futen në lagje, por ndërtimet e reja nuk lejojnë ndërhyrjen me shpejtësi të tyre në vendgjarje.

    Shpërthime të fuqishme
    Ora 17:45-Të fuqishme janë shpërthimet e mëdha të fishekzjarreve që digjen në magazinën e përfshirë nga flakët.

    Flakët përfshijnë 2 biznese
    Ora 17:50-Zjarri që prej 1 ore po djeg magazinën dhe një banesë nuk ka mundur të lokalizohet nga zjarrfikesit. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë godinën e një kafeneje dhe një dyqani aty pranë.

    Kerkohet nderhyrja e ushtrise
    Ora 18:00-Situata nuk po permiresohet. Nga vendgjarja mesohet se pronare te magazines se fishekzjarreve dhe krere te zjarrfikeseve shprehen se kane paraqitur kerkesen per nderhyrjen e ushtrise Zjarri po del jashte kontrollit.

    Digjen 2 lokale, 2 biznese dhe 1 banese
    Ora 18:05-Bilanci i zjarrit ne magazinen me fishekzjarre po rritet. TVNews24 ne vendgjarje meson se nga zjarri jane djegur, 2 biznese (dyqane), 2 lokale dhe 1 banese.

    Shpërthim i fuqishëm në magazinë
    Ora 18: 15-Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në këto momente në zonën ku po digjet magazina e fishekzjarreve. Shpërthimi ka ndihmuar flakët të përhapen me furi në godinat pranë magazinës në flakë

    (d.b/BalkanWeb)

    Direkt: http://www.balkanweb.com/news24_live.php

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po nuk zuri mend kjo qeveri me gerdecin,,,

    prape lejon fishekzjarre ne qendra te banuara,,,

    kudo ne bote ato magazinohen ne vende larg banesave,,,,

    po te ne i magazinojne ne mes te tiranes

  3. #3
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    po nuk zuri mend kjo qeveri me gerdecin,,,

    prape lejon fishekzjarre ne qendra te banuara,,,

    kudo ne bote ato magazinohen ne vende larg banesave,,,,

    po te ne i magazinojne ne mes te tiranes
    Po neve nuk na ze gjumi po nuk degjuam ndonje shperthim te vockel...na eshte bere refleks qe nga 97-ta..ne kur perballuam tere ate gerdec vaj hallit per nje fije shkrepese si kjo magazina!Lere pastaj ato kapsollat sa qef i kemi...une per vete shkrihem gazit kur ua fus pensionisteve neper xhepa...vetem ti shikosh si hidhen perpjete...gallate e madhe

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqiperia eshte GErdec gjigand. Ne mos shperthefte, do te permbytet, ne mos u permbytte e shperthefte, do te shembet. Ne mos ndodhte asnje nga keto, dalin vete shqiptaret me kazma, arme e ca te kene per ta shkaterruar.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eshte viti i ri parakohe.

  6. #6
    Po mire vetem ajo e fishekzjarreve, por aty afer ishin plot dyqane te tjera me bombla gazi. Dicka qe nuk eshte shume e cuditshme per shqiperine ku ndertohen sipas qejfit... gjynah ato banoret qe kane shpine afer, pa te tjeret duhet t'a pesojne njehere ne kurriz qe te marrin mesime!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    A ka vdek njeri? Per fat te mire JO.

    S'eshte lajm ky .lol

    Me cingla mingla jena msu sna bojn pershtypje.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Po neve nuk na ze gjumi po nuk degjuam ndonje shperthim te vockel...na eshte bere refleks qe nga 97-ta..ne kur perballuam tere ate gerdec vaj hallit per nje fije shkrepese si kjo magazina!Lere pastaj ato kapsollat sa qef i kemi...une per vete shkrihem gazit kur ua fus pensionisteve neper xhepa...vetem ti shikosh si hidhen perpjete...gallate e madhe
    mire ke ti me keto qudira qe ndodhin,,,

    vetem humore mund te besh,,,,

    se llogjikisht nuk kane shpjegim ,,,,

    dhe po te qash ste del as uje detit ta lotosh

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ju refugjatet !!!


    Ne cilat vende i mbajne fishekzjarret andej ku jetoni ju ??? Ne fshat te hapur ne nje shtepi te vetmuar apo ne depo ushtrie te bunkerizuara ???!!!???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    Lëndët plasëse, Bashkia nis kontrollin e tregjeve





    TIRANE- Ndërsa festat e fundvitit po afrojnë, Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion në tregjet e shitjes së lëndëve plasëse dhe helmuese.
    Aksioni vjen vetëm pak ditë pas shpërthimit të një magazinë fishekzjarresh tek Tregu Ushqimor në Kombinat ku u dëmtuan shumë biznese dhe u rrezikuan shumë të tjerë.
    Në njoftimin e saj Bashkia bën me dije se këto inspektime do të vijojnë në mënyrë periodike për të arritur një kontroll të plotë për standardet e sigurisë në tregtimin e këtyre lëndëve, për të garantuar jetën e qytetarëve.
    “Aksioni është shtrirë në 4 pikat kryesore ku tregtohen këto produkte, siç është tregu çam, sheshi “Avni Rustemi”, tek Medreseja dhe më poshtë tek Stacioni i Trenit, 4 pika ku sistematikisht tregtohen këto produkte të rrezikshme, lëndë plasëse, ndezëse. Ne do të vazhdojmë kontrollet edhe për produkte të cilat kanë përbërje helmuese, kimike, insecticide, pesticide, në mënyrë që të rrisim standartin e shërbimit ndaj qytetarit të Tiranës dhe mbi të gjitha cilësinë dhe të sigurojmë jetën e tyre”, u shpreh Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, Geron Ibrahimi.
    Në aksion po bashkëpunojnë strukturat e Zjarrfikësve si dhe të Policisë Bashkiake, ku ndër të tjera drejtori i Zjarrfikësve, Dilaver Laçi gjatë një prononcim për mediat tha se “pragu i vitit të Ri ka një rrezik të shtuar për fishekzjarrët dhe mjetet e tjera ndezëse. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të ketë një kontroll më të rreptë nga ana e shërbimit Zjarrfikës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, ndërkohë që edhe me Policinë Bashkiake ka një bashkëpunim shumë të mire”.


    panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •