Historiani Pėllumb Xhufi deklaron se politika greke e viteve tė fundit synon helenizimin e jugut tė Shqipėrisė. Sipas tij, kjo pėrpjekje synohet tė arrihet me anė tė regjistrimit tė popullsisė, me anė tė sė cilės Greqia kėrkon qė tė rrisė nė mėnyrė artificiale numrin e minoritarėve nė Shqipėri. Ai shprehet se Qeveria shqiptare tashmė i ėshtė nėnshtruar Greqisė dhe nuk po i mbron dhe nuk po i kėrkon tė drejtat e popullit shqiptar, siē ėshtė ēėshtja ēame.
- Shkrimtari i njohur Ismail Kadare pohonte pak ditė mė parė nė njė intervistė se marrėdhėniet Shqipėri-Greqi nuk kanė qenė kurrė tė mira. Sa e vėrtetė ėshtė kjo dhe nėse ėshtė, ēfarė ka ndikuar nė kėtė raport?
Xhufi: Kadareja ka thėnė njė tė vėrtetė, ka bėrė njė konstatim, i cili i pėrgjigjet realitetit. Natyrisht do tė pritej nga Kadareja, por dhe nga intelektualė tė tjerė tė shquar shqiptarė, qė janė referenca tė qarta pėr popullin shqiptar, tė flitej dhe tė diskutohej pėr tema tė tilla, siē janė marrėdhėniet e Shqipėrisė me Greqinė. Pėr fat tė keq, qė nga viti 1991, kur filloi ndryshimi i sistemit nė Shqipėri, Greqia zyrtare dhe jozyrtare ėshtė paraqitur nė vendin tonė nė format e Greqisė sė vjetėr, tė nacionalizmit, me tė njėjtat platforma, me tė njėjtat dosje tė pluhurosura, duke zhgėnjyer shpresat e shqiptarėve, tė cilėt kishin shpresa se Greqia mund tė ishte njė mbėshtetje dhe njė fqinj i mirė, njė pikė referimi pėr rrugėn e re tė Shqipėrisė drejt Evropės. Greqia ėshtė bazuar nė marrėdhėniet me Shqipėrinė mbi bazėn e nacionalizmit dhe skemave tė vjetra. Ajo ka injoruar gamėn e problemeve qė ekzistojnė midis dy vendeve, qė nga koha e themelimit tė shtetit shqiptar. I tillė ėshtė problemi i njohjes sė kufijve, tė caktuar dhe tė njohur ndėrkombėtarisht nė Konferencėn e Paqes. Pra, sot e kėsaj dite, Greqia nuk i njeh kėta kufij. I tillė ėshtė pastaj edhe ligji i luftės nga Greqia, i vendosur gjatė vitit 1940, i cili nė mėnyrė absurde mbahet nė fuqi ende pėr qėllime tė qarta. Njė prej kėtyre qėllimeve ėshtė pėr tė mbajtur akoma tė sekuestruara pasuritė e qytetarėve shqiptarė nė Greqi, pasuri, e cila, sipas vlerėsimit qė ėshtė bėrė disa dekada mė parė, arrin nė miliarda dollarė.
- E keni fjalėn pėr pasuritė dhe pronat e ēamėve?
Xhufi: Jo, kėtu nuk bėhet fjalė pėr pasuritė e ēamėve. Ky ėshtė njė problem tjetėr, i cili ka lindur para ēėshtjes ēame, qė nė vitin 1940 me shpalljen e ligjit tė luftės nga ana e mbretit tė Greqisė. Ky ligj u shoqėrua me ngrirjen e pasurive tė qytetarėve shqiptarė. Kėtu bėhet fjalė pėr pasuri tė mėdha tokėsore, pyje, kullota, magazina, dyqane, tė cilat shtrihen nė zonėn e Thesalisė dhe Maqedonisė, por dhe nė trevat e tjera tė Greqisė.
- Njė nga ēėshtjet mė tė ndjeshme me Greqinė ėshtė ajo e ēamėve. Ministri i Jashtėm grek vetėm pak ditė mė parė deklaroi se kjo ēėshtje nuk ekziston..
Xhufi: Ky ėshtė njė nga problemet mė tė mėdha tė marrėdhėnieve me Greqinė dhe po injorohet plotėsisht. Nė fillim tė viteve 90 nė fakt, kjo ēėshtje ishte pranuar nga ana e Greqisė si njė problem. Ēamėria, pas pushtimit nė vitin 1913 nga ana e Greqisė, ėshtė njohur si minoritet. Greqia u detyrua ta bėnte njė gjė tė tillė, pasi u njoh si i tillė nga Lidhja e Kombeve. Sot pėr ēudi, pala greke, pas masakrimit dhe dėbimit tė tyre me dhunė nė dimrin e vitit 1944-45, nuk e njeh kėtė si problem dhe thotė se nuk ekziston. Ndėrkohė kėtu nė Shqipėri ka 200-300 mijė ēamė nga ata tė shpėrngulurit, tė cilėt janė duke u shuar vit pas viti, megjithėse tashmė kanė lėnė fėmijė dhe nipėrit e tyre pas.
- Sa kanė bėrė qeveritė shqiptare pėr problemin ēam dhe a duhet tė kėmbėngulet kaq shumė pėr kėtė ēėshtje?
Xhufi: Problemi ėshtė shtruar, bile ėshtė shtruar edhe nga shteti komunist nė vitet e fundit tė qeverisjes, kur pati kontaktet e para me Greqinė. Dihet qė marrėdhėniet diplomatike me Greqinė u rivendosėn nė vitin 1971, por pala greke evitoi pėr vite me radhė kontaktet politike. Jam i bindur se kjo gjė ka ndodhur pikėrisht pėr faktin se Greqia kėrkonte tė shmangte ngritjen e problemeve tė vjetra qė Greqia kishte me Shqipėrinė. Nė vitin 1990 dhe 1991, gjatė takimeve tė kryeministrit grek, Micotakis me drejtuesit e fundit tė qeverisė komuniste, Adil Ēarēanin dhe Ramiz Alinė, pala shqiptare ka ngritur ēėshtjen ēame. Dhe kjo qė ka ndodhur edhe me qeverinė e parė shqiptare demokratike, qeverinė Meksi. Kjo ēėshtje ėshtė ngritur nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe pala greke jo vetėm e ka njohur kėtė si problem, por ka rėnė dakord pėr ngritjen e njė komisioni miks, pėr tė trajtuar aspekte tė ndryshme tė ēėshtjes ēame. Por, tashmė ne kemi njė kthim prapa. Sot pushtetarėt grekė pretendojnė qė nuk ka njė ēėshtje tė tillė dhe thonė se ēėshtja ēame nuk ekziston. Tė gjithėve u kujtohet se si nė vitin 2005, presidenti grek, Papulias, anuloi njė takim me homologun e tij shqiptar nė Sarandė, Alfred Moisiu, madje u kthye nė mes tė rrugės, sepse mori vesh qė nė vendin e takimit ishte mbledhur njė grup paqėsor ēamėsh, tė cilėt paraqisnin problemet e tyre me njė frymė paqėsore dhe aspak agresive apo nacionaliste. E gjithė Greqia zyrtare e pėrshėndeti kėtė akt tė paprecedentė dhe tė turpshėm tė presidentit Papulias, i cili shkaktoi njė skandal diplomatik, pėr ti qėndruar besnik njė stereotipi qė ėshtė krijuar nga politika greke, ajo e injorimit tė ēėshtjes ēame. Problemi ėshtė se ky regres nė ēėshtjen ēame ka ardhur pėr faktin se qeveria shqiptare ėshtė tėrhequr nga kjo ēėshtje. E thashė edhe mė sipėr qė, deri nė vitet 90, problemi ēam, madje edhe problemi i kufijve dhe pronave tė qytetarėve shqiptarė, tė cilat po pėrdoren nga shteti grek, kanė qenė shtruar nė tryezėn e bisedimeve. Nė kėtė tryezė kanė qenė tė shtruara edhe diskutimet pėr ndarjen e ujėrave tė brendshme, lumenjve, pėr tė cilat ka pasur diskutime edhe para viteve 90, nė mėnyrė qė tė arrihej njė marrėveshje. Pra, ka njė sėrė ēėshtjes, tė cilat duhet tė pėrbėjnė agjendėn e Qeverisė shqiptare. Kjo e fundit, nė mėnyrė tė hapur, ka deklaruar se ka hequr dorė nga kjo agjendė. Kėtė gjė e ka thėnė kryeministri Berisha gjatė takimit tė tij me ish-homologun grek Karamalisin pak kohė mė parė. Berisha deklaroi se Shqipėria nuk ka asnjė problem me Greqinė, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, gjė qė ėshtė njė kapitullim i politikės shqiptare ndaj interesave tė vendit dhe popullit shqiptar. Njė shtet me dinjitet dhe qė ka sensin e sovranitetit, nuk duhet tė heshtė, kur njė shtet tjetėr, qoftė edhe mė i fuqishėm, i kėrkon qė tė heshtė. Pėr ēėshtjen ēame, autoritetet greke kanė kėrkuar tė mos diskutohet dhe tė mos shtrohet mė. Kėtė gjė e kanė kėrkuar nė mėnyrė laksative. Pėr fat tė keq, qeveritarėt shqiptarė kanė lėshuar pėrballė kėsaj kėrkese dhe gjatė viteve tė fundit, nė takimet e niveleve tė larta, kjo ēėshtje nuk ėshtė ngritur. Politika shqiptare, duke braktisur agjendėn dhe interesat e vendit, ėshtė vėnė nė zbatim tė agjendės dhe interesave greke. Dhe ēfarė ka ndodhur kėto vite nė Shqipėri? Ėshtė pėrmbysur Kisha Autoqefale Ortodokse, duke vėnė nė krye tė saj zotin Janullatos, njė prelad grek, por duke pėrmbysur njėkohėsisht edhe sinodin e kishės, i cili pėrbėhet kryesisht nga qytetarė grekė. Ne kemi parė qė tė hapen shkolla nė gjuhėn greke nė Himarė dhe nė Korēė, me njė folklor dhe simbolikė tė qartė nacionaliste, pėr tė treguar qė kėto vende janė greke. Kėtė e kanė thėnė qartė zyrtarė tė lartė tė Qeverisė greke, si ministri i Arsimit apo zėvendėsministri i Jashtėm grek, tė cilėt kanė ardhur pėr inaugurimin e kėtyre shkollave. Ėshtė lejuar tė ngrihen simbole helene, siē janė varrezat e famshme apo komplekset monumentale nė vijėn virtuale tė Vorio-Epirit, qė nga Korēa deri nė Gjirokastėr, siē janė varrezat e Kėlcyrės, tė cilat u shoqėruan me skandale dhe shkelje tė rėnda tė ligjit. Pėrmendim kėtu dhunimin e varreve tė fshatarėve tė Kosinės, tė cilat u trafikuan dhe u tentuan qė tė paraqiteshin si eshtra tė ushtarėve grekė. Shteti shqiptar dhe prokuroria shqiptare kėtė ēėshtje e lanė, nė vend qė tė dėnonin fajtorėt, tė cilėt tashmė janė tė identifikuar. Kanė ndodhur ndėrkohė edhe ngjarje tė tjera shumė tė rėnda.
- E keni fjalėn pėr paktin mbi ujėrat detarė?
Xhufi: Por, pikėrisht pėr marrėveshjen e ndarjes sė ujėrave territoriale, njė marrėveshje e cila nuk ka qenė fare nė agjendėn e marrėdhėnieve greko-shqiptare. Ajo ėshtė futur nė mėnyrė kontrabande dhe shkelte ligjet dhe Konventėn Ndėrkombėtare tė Ujėrave. Kjo ēėshtje nuk ka ekzistuar asnjėherė dhe deri tre-katėr vjet mė parė, pala greke nuk e ka ngritur kėtė si ēėshtje. Pala greke nuk mund ta ngrinte ēėshtjen e kufijve detarė, nė njė kohė qė ajo nuk njeh kufijtė tokėsorė. Greqia e ka ndėrgjegjen e prishur, pasi nuk ėshtė nė rregull me ligjet dhe konventat ndėrkombėtare, nuk ėshtė nė rregull me partnerin e saj, Shqipėrinė, pėr sa i pėrket kufirit tė vendosur 100 vjet mė pėrpara dhe tė njohur nga forumet mė tė larta ndėrkombėtare, siē ishte Lidhja e Kombeve dhe Konferenca e Ambasadorėve. Kjo kėrkesė ėshtė shtruar tre-katėr vjetėt e fundit nė mėnyrė ultimative nga ana e qeverisė greke dhe qeveria shqiptare, skllave e veseve dhe korrupsionit tė saj, qė nuk ėshtė vetėm korrupsion politik, u vu nė zbatim tė kėsaj marrėveshjeje, duke i hequr shtetit shqiptar mbi 300 km katrorė det, nė njė zonė ku kufiri detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė ėshtė vetėm 4 km nė kanalin e Korfuzit. Kufiri grek vinte deri afėr bregdetit shqiptar, tė Ksamilit dhe Sarandės. Bėhet fjalė deri 700 metra afėr kufirit shqiptar. Me tė drejtė, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtė kėtė marrėveshje nė mėnyrė kategorikė dhe me njė votim tė paprecedentė. Kjo marrėveshje ishte antikombėtare, pasi ishte njė shitje e territoreve nė favor tė njė shteti tė dytė.
- Vorio-Epiri ėshtė njė agjendė reale e Qeverisė greke apo ėshtė mė shumė njė frikė e shqiptarėve?
Unė besoj qė po, pasi konsulli grek nė Korēė, e deklaroi nė mėnyrė tė hapur kauzėn e Vorio-Epirit dhe madje shpalli tė hapur luftėn pėr Vorio-Epirin. Ky nuk ėshtė i vetmi, pasi ka edhe zyrtarė tė tjerė tė lartė grekė, sidomos pas vitit 1990, tė cilėt e kanė artikuluar gjithmonė e mė shpesh kauzėn e Vorio-Epirit. Unė mund tė them me kompetencė dhe me bindje tė plotė se gjashtė pikat qė kryeministri Mitocaqis ia paraqiti nė mėnyrė ultimative Qeverisė shqiptare nė vitin 1993, kanė tė bėjnė me kauzėn e Vorio-Epirit dhe me helenizimin e jugut tė Shqipėrisė. Lėvizjet e fundit, nė njė radhė lėvizjesh, qė nga hapja e shkollave greke, qė nga ngritja e simboleve greke gjithandej nė jugun e Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe varrezat monumentale qė pėrmenda mė sipėr, qė nga dhėnia e pensioneve qytetarėve shqiptarė jo vetėm me kombėsi greke, por edhe atyre me kombėsi shqiptare, promovimi dhe mbėshtetja e bizneseve tė caktuara, depėrtimi i tyre nė jugun e Shqipėrisė, mosnjohja e kufirit, vijnė dhe pėrfundojnė tek hapi tjetėr i turpshėm, regjistrimi i popullsisė.
- Kjo puna e regjistrimit mos ėshtė njė frikė e pabazė?
Xhufi: Fakti qė Qeveria greke ka reaguar me shqetėsim tė madh pas lėvizjeve tė fundit dhe debatit qė ka lindur nė Shqipėri kundėr kėtij ligji, debat vėrtet i shėndetshėm, shumė qytetarė civilė dhe evropianė tregojnė se ka qenė pikėrisht Qeveria greke ajo e cila ka ushtruar presion mbi Qeverinė shqiptare, pėr tė bėrė njė regjistrim tė popullsisė mbi bazėn e etnisė dhe besimit fetar. Ky regjistrim ėshtė nė kundėrshtim me kartėn e OKB-sė dhe Kopenhagės dhe me atė tė Kėshillit tė Evropės pėr mbrojtjen e minoriteteve, sepse asnjė nga kėto dokumente nuk bėn fjalė pėr pėrcaktime etnish.
- Ata qė janė pro kėtij regjistrimi thonė se kjo do tė shėrbente pėr tė identifikuar numrin real tė minoritarėve nė Shqipėri. Ku qėndron e keqja kėtu?
Shqipėria ėshtė njė shtet i vjetėr tashmė, nuk ėshtė njė shtet qė ka lindur nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė apo Bashkimit Sovjetik. Shqipėria ėshtė njė shtet qė ka lindur qė nė vitin 1912 dhe nė vitin 1921, Shqipėria ka hyrė nė Lidhjen e Kombeve, duke nėnshkruar njė traktat me komunitetet e shteteve. Me kėtė traktat, Shqipėria njihte minoritetet nė vendin tonė, nė radhė tė parė minoritetin grek, ashtu si atė malazias dhe maqedonas dhe mori pėrsipėr tė mbronte tė drejtat e minoriteteve. Ēdo vit Shqipėria ka paraqitur raporte tė rregullta nė Lidhjen e Kombeve, qė nga viti 1922, kur ka deklaruar sa shkolla ka hapur nė fshatrat minoritare. Zona minoritare ėshtė pėrcaktuar nga Lidhja e Kombeve dhe ėshtė pranuar edhe nga vetė Greqia. Kjo e fundit nuk pretendonte mė pas vitit 1921 se Korēa ishte greke, siē thotė sot konsulli grek nė Korēė, i cili pėrfaqėson shtetin dhe qėndrimin e Greqisė. Absolutisht nuk pretendonte qė Pėrmeti dhe Gjirokastra ishin greke. Madje atėherė nuk pretendonin qė as Himara nuk ishte greke. Himara nuk figuronte nė listėn e fshatrave minoritare. Pra, minoritetet janė njohur nė Shqipėri dhe u janė njohur tė drejtat bazė, si arsimimi nė gjuhėn e tyre, qė nė fillimet e shekullit XX. Kėtu Shqipėria nuk bėn pėrjashtim nga vende tė tjera, si Rumania, Jugosllavia, Polonia, Sllovakia, tė cilat u detyruan qė tė njohin komunitetet minoritare. Shqipėria i ka njė pėr njė minoritarėt tė regjistruar nė Regjistrin Themeltar dhe nėse dikush do tė mėsojė numrin e saktė tė minoritarėve, mund tė shkojė dhe tė shohė tek ky regjistėr. Mund ta marrė vesh brenda ditės se sa ėshtė numri i minoritarėve nė Shqipėri. Problemi ėshtė se qėllimi i regjistrimit tė popullsisė ėshtė bėrė i qartė. Kėtė e tha qartė konsulli grek nė Korēė, i cili pohoi se dėshiron qė tė regjistrojė ortodoksėt shqiptarė nė Korēė dhe popullsinė me origjinė arumune, si grekė, duke ngjallur edhe reagimin e ashpėr tė komunitetit arumun. Pra, qėllimi ėshtė tė ndryshohet raporti i minoriteteve mbi njė kriter jo objektiv, siē ėshtė ai i regjistrimit tė popullsisė mbi bazėn e etnisė, ku gjithkush mund tė deklarojė sipas dėshirės kombėsinė.
- A rrezikohet jugu i Shqipėrisė qė njė ditė tė helenizohet?
Gjithė kjo politikė qė ėshtė zhvilluar kėta 20 vjetėt e fundit nga shteti grek, pėr fat tė keq edhe nga pėrfaqėsues politikė tė minoritetit grek nė Shqipėri, qė unė jam i bindur nuk pėrfaqėsojnė interesat reale tė komunitetit grek, ka pikėrisht kėtė qėllim. Qėllim qė deri tani nuk ėshtė arritur, madje as nė Himarė. Greqia, me presione tė shumta, tė cilat nuk janė vetėm politike, por ekonomike nė radhė tė parė, kėrkon qė tė fryjė numrin e minoritarėve nė Shqipėri. Nė vitin 1922, minoriteti grek rezultonte nė 16 mijė veta. Ky numėr me kalimin e viteve ėshtė rritur, por kėtu nuk bėhet fjalė pėr shifrėn e 400 mijė personave, siē pretendojnė qarqet e zellshme ekstremiste greke, as pėr 300 mijė, siē ėshtė shprehur ndonjė qeveritar i lartė grek dhe as pėr 100 mijė veta. Ne e dimė se pėr shumė arsye, njė pjesė e madhe e tyre janė vendosur tashmė nė Greqi dhe numri i minoritarėve nė Shqipėri ėshtė akoma shumė i vogėl. Gjithsesi edhe ata qė kanė ikur dhe kanė marrė pasaportėn greke ne i konsiderojmė si qytetarė shqiptarė. Por, nėse nė vitin 1989 rezultonte qė nė Shqipėri tė ishin 60 mijė minoritarė grekė, me gjithė dėshirėn e mirė, absolutisht qė ky numėr nuk mund tė shkojė mė shumė se 100 mijė. Rėndėsi ka qė komuniteti grek i ka gėzuar tė drejtat themeltare qė nė fillim tė shekullit XX. Kėto tė drejta janė zgjeruar me kalimin e viteve. Pra, nė Shqipėri nuk ka asnjė problem me minoritetet. I vetmi problem ėshtė qėllimi i qarqeve zyrtare dhe jozyrtare greke, qė kėrkojnė tė vėnė nė zbatim planin e pluhurosur tė aneksimit tė jugut tė Shqipėrisė.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,12,56050
Krijoni Kontakt