
Postuar mė parė nga
Albo
Ne Shqiperi jetojne tre lloje muslimanesh. Lloji i pare jane "safi muslimanet", e kallepit te Kreshnik Spahiut, Rrexhep Mejdanit, Mirush Kabashit, e kompani. Keta jane njerez te ardhur ne Shqiperi, pjese e administrates osmane ne ato 500 vjet, dhe keta e sollen fene islame me vete, nuk e gjeten ne Shqiperi. Vatrat e minoritetit osman (them osman e jo turk pasi origjina e ketyre familjeve nuk eshte detyrimisht Turqia e sotme) jane qyteti i Shkodres, Tirana, Kavaja, Shijaku, Elbasani, e fshatra ne Shqiperine e Mesme. Keta njihen si "safi muslimanet" pasi keta nuk u kthyen ne muslimane nga te krishtere, kane qene muslimane prej kohesh.
Lloji i dyte i muslimaneve, jane "suni muslimanet" shqiptare, qe dallojne nga "safi muslimanet" vetem nga origjina e tyre etnike. "safi muslimanet" jane osmane te mbetur ne territorin shqiptar qe nga koha e Portes se Larte, kurse suni muslimanet jane etnikisht shqiptare te konvertuar ne fene islame sunite.
Lloji i trete i muslimaneve, jane "bektashijte" qe ne pjesen derrmuese, jane shqiptare autoktone qe u konvertuan ne fene islame nga halli e jo nga malli, te shtyre ne rrethanat historike qe e gjeten veten pas pushtimit osman te vendit. Keta i gjen tradicionalisht ne jug te vendit dhe jane shumica shqiptare te fese orthodhokse te konvertuar ne fene islame: zgjodhen bektashizmin e jo islamin sunit, pasi bektashizmi huazon disa rite te ngjashme me orthodhoksine.
Askush nuk e di nese muslimanet jane shumice ne Shqiperi, pasi askush nuk ka mbajtur nje census mbi besimin fetar ne Shqiperi ne keto 80 vjetet e fundit, qe nga koha e Mbretit Zog. Te gjithe ata qe pretendojne se e dine, genjejne. Do ta mesojme nese muslimanet jane shumice, dhe cilet prej ketyre muslimaneve jane shumice apo pakice, pasi te mbahet censusi.
Dhe qe te kuptosh tani se perse "muslimanet safij", si puna e Spahiut jane vene ne levizje nga Ambasada Turke ne Tirane, kjo ka te beje me faktin, qe turqit e dine se cilado te jete e verteta qe do te nxjerri ne drite censusi ne lidhje me besimin fetar, apo perberjen etnike te vendit, ajo e vertete nuk do te jete aq e favorshme per interesat turke ne Shqiperi, krahasimisht me steriotipet e trasheguara nga 80 vjet me pare. Pra Turqia preferon qe vetedija e shqiptareve te ngelet ajo e ketyre 80 vjeteve te fundit, dhe jo ajo qe eshte sot ne vitin 2011.
Per turqit: shqiptar = turk. Dhe per interesat turke, per aq kohe sa ne Shqiperi nuk do te kete minoritet turk ne shifrat zyrtare, minoriteti i tyre turk ne vend do te vazhdoje te beje propogande haxhiqamilase me flamurin tone kombetar. Ti dhe shume si ty do te genjehen nga propaganda fine e osmanllinjve qe bejne propagande me flamurin e Gjergj Kastriotit, te njejtit flamur qe u kall daten turqve edhe sot e kesaj dite. Por nese censusi mbahet, dhe nese del ne drite qe ekzistoka edhe nje minoritet turk/osman ne vend, a do ta ndiqje ti nga pas nje minoritar osman qe mban ne dore flamurin e Kastriotit? Sigurisht qe nuk do ta ndiqje, bile do te ndiheshe i fyer, sic ndien te gjithe shqiptaret autoktone kur shohin minoritaret osmane sot qe na japin ne leksione patriotizmi!
Persa i perket identitetit "shqiptar" dhe "identitetit epirot", ka plot tema ne forum ku mund te lexosh e mesosh. Identiteti i Gjergj Kastriotit e te pareve te tij, nuk ishte "identiteti shqiptar" por "identiteti epirot", dhe kete e thote Gjergji me gojen e tij. Dhe kete identitet e ruajne edhe sot e kesaj dite te gjithe shqiptaret autoktone orthodhokse, qe nuk e braktisen as fene e as trashegimine e tyre etnike ne keto 6 shekujt e fundit.
Ata qe nuk mund te jene dot epirote, jane sot "shqiptare"!
Albo
Krijoni Kontakt