Close
Faqja 0 prej 139 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1386
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Presidenti Topi dekreton ligjin e regjistrimit te popullsisė, fillon 1 tetor 2011

    Europarlamentarėt grekė kėmbėngulin nė problemin e minoriteteve. Reagon Brukseli, duke i dhėnė ultimatum Tiranės zyrtare

    Shqipėria tė raportojė pėr minoritetet, ndryshe jashtė BE-sė

    Greqia ushtron presion nė BE qė Shqipėria tė regjistrojė minoritetin grek dhe tė plotėsojė tė drejtat e tyre

    Altin Metaj, Athinė
    Brenda vitit 2003 Shqipėria duhet tė dorėzojė njė raport tė saktė pėr pėrmasat e minoriteteve qė jetojnė brenda territorit tė saj. Nė qoftė se nuk e bėn njė gjė tė tillė, atėherė do tė ketė pasoja nė nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Integrim -Asociimit me BE. Njė nga kushtet qė i ėshtė vėnė Shqipėrisė pėr tė firmosur Marrėveshjen e Asociimit pėr nė BE, mesa duket ėshtė edhe respektimi i tė drejtave tė minoritetit, kryesisht atij grek, nė Shqipėri. Deputetė nė Parlamentin grek e kanė ngritur problemin nė fjalė nė njė interpelancė me ministrin e Jashtėm grek Papandreu, nė fund tė muajit qershor. Nė fillim tė korrikut, janė sėrisht eurodeputetėt grekė, tė cilėt e shtrojnė problemin nė Parlamentin Europian, duke vėnė njė sėrė pyetjesh. Nė pėrgjigje tė kėtyre pyetjeve, i ngarkuari me Politikat Rajonale, Mishel Barnie, tha se nė qoftė se Shqipėria deri nė fund tė vitit nuk ka bėrė njė raport tė qartė pėr tė gjithė minoritetet qė jetojnė aty, do tė ketė probleme nė nėnshkrimin e marrėveshjes me BE-nė.
    Papandreu: Pėr minoritetet, Shqipėria ka punė me BE
    Interpelanca e kėrkuar nga disa deputetė tė PASOK-ut kishte tė bėnte me tė gjitha problemet qė sipas tyre, kanė pakicat greke nė Shqipėri. Gjatė pėrgjigjes sė tij, Papandreu theksoi se respektimi i tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri, ėshtė baza pėr marrėdhėnie tė mira, jo vetėm ndėrmjet dy vendeve, por edhe mė gjerė, ndėrmjet Shqipėrisė dhe BE-sė. Nė kėtė drejtim, - shtoi ai - Shqipėria ka marrė angazhime serioze, tė cilat nė qoftė se nuk do t’i mbajė do tė vihet nė dyshim gatishmėria e saj pėr tė firmosur Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE.
    Pyetjet, tė cilat mė shumė janė kėrkesa, tė cilat iu dhanė pėr pėrgjigje ministrit tė Jashtėm grek nga deputetėt grekė tė PASOKU-t janė tė njėjta me ato qė organizata “Omonia” i ka dorėzuar qeverisė shqiptare: si regjistrimi i minoritetit grek, zgjerimi i mėsimit tė gjuhės greke, pėrdorimi i greqishtes si gjuhė zyrtare nė zyrat shtetėrore, pėrdorimi i tabelave nė greqisht ku jeton minoriteti grek etj.
    Nė lidhje me pyetjet e mėsipėrme ministri i Jashtėm grek, Papandreu tha se “Qeveria greke i jep rėndėsi tė madhe vėrtetimit dhe respektimit tė tė drejtave tė minoritetit nė Shqipėri. Njė gjė tė tillė e vėrteton edhe nėnshkrimi me Shqipėrinė i marrėveshjes sė Miqėsisė, Bashkėpunimit dhe Fqinjėsisė sė Mirė mė 1996”. “Gjithashtu, meqė m’u dha rasti, dua tė theksoj edhe njė herė se ēėshtja e respektimit tė tė drejtave tė minoriteteve nė Shqipėri, dhe nė veēanti atij grek, i kalon kufijtė e marrėdhėnieve dypalėshe dhe nė njė rreth mė tė gjėrė pėrcakton marrėdhėniet e Shqipėrisė me BE-nė. Nė kėtė kuadėr, Shqipėria ka marrė pėrsipėr, jo vetėm pėrballė Greqisė por edhe BE-sė, respektimin e tė drejtave tė minoriteteve qė jetojnė brenda kufijve tė saj, ku patjetėr pėrfshihet edhe ai grek.
    Gjithashtu gjatė takimit tė Trojkės me Shqipėrinė nė Tiranė mė 13 janar 2003, pėrcaktova qartė, nė emėr tė Presidencės greke nė BE, qė ecuria pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė Asociimit-Stabilizimit do tė varet midis tė tjerash edhe nga mundėsia pėr t’iu pėrgjigjur plotėsisht detyrimeve tė saj tė pazgjidhura”.
    Kėrkesat e grekėve
    • Regjistrimi i popullsisė, gjatė tė cilit tė pėrmbahen pyetje, tė cilat kanė tė bėjnė me kombėsinė dhe besimin fetar. Nė kėtė mėnyrė, do tė mund tė dalė numri i saktė i komunitetit grek dhe atij ortodoks nė Shqipėri.
    • Zgjerimi i mėsimit tė gjuhės greke nė zonat ku jeton minoriteti grek.
    • Pėrdorimi i greqishtes si gjuhė zyrtare nė zyrat shtetėrore si dhe tė jenė nė greqisht tė gjitha tabelat nė zonat ku banon minoriteti.
    • Pjesėmarrje e barabartė edhe e minoritetit nė aparatin shtetėror
    • Pėrcaktimi i saktė i kufijve tė zonave ku jeton minoriteti
    • Tė pranohet qė Himara ėshtė zonė minoritare, ashtu siē ėshtė konstatuar nga dėshira e lirė e banorėve tė saj.
    Bruksel, 3 korrik 2003
    Presioni: Raporti deri nė fund tė 2003
    Deri nė fund tė 2003 Shqipėria duhet t’i dorėzojė Komisionit Evropian, tė dhėna tė sakta pėr pėrmasat e minoriteteve qė jetojnė brenda territorit tė saj, pėrndryshe do tė ketė pasoja jo vetėm pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė Asociimit, por edhe nė tė ardhmen pėr t’u bėrė anėtare e BE-sė. Kėtė tha i ngarkuari me Politikat Rajonale, komisioneri Mishel Barnie, gjatė njė deklarate qė daton mė 3 korrik, nė pėrgjigje tė njė sėrė pyetjesh tė dy eurodeputetėve grekė. Sipas agjencisė greke tė lajmeve MPA, tė dy deputetėt europarlamentarė grekė nė pyetjet e tyre nėnvizonin se “sipas denoncimeve nga pėrfaqėsues tė minoritetit grek nė Shqipėrinė e Jugut dhe deputetit tė Parlamentit shqiptar, zotit Karamelo nė Konferencėn pėr shtyp dhėnė nė Parlamentin Evropian, fondet e programit tė pėrbashkėt Interreg II, u pėrdorėn nė masėn 30% ndėrsa Interreg III A (2000-2006) nuk ka filluar tė zbatohet”. Tė dy deputetėt gjithashtu kėrkuan nga Komisioni Evropian qė tė informohen nėse informacioni i mėsipėrm ėshtė i saktė ose jo, dhe pse kjo vonesė nė zbatimin e kėtyre programeve. Nga ana tjetėr ata kėrkuan tė dinin se ēfarė masash mendon tė marrė Komisioni, nė mėnyrė qė regjistrimi i popullsisė tė bėhet sipas dokumenteve dhe rregullave tė BE-sė “nė mėnyrė qė tė kemi njė pasqyrė tė qartė, jo vetėm tė madhėsisė sė minoritetit grek, por edhe tė minoriteteve tė tjera”.
    Nė pėrgjigjen e tij, Barnie tha se qė nga 1991, Shqipėria pėrfitoi fonde nėpėrmjet programeve FARE dhe CARDS si dhe nga programe tė tjera dhe ėshtė e vėrtetė qė ka njė ngadalėsim pėr pėrfundimin e tyre. “Programi Interreg III filloi nė dhjetor tė 2002 dhe do tė vazhdojė deri nė 2008”,- tha ai duke shtuar se “Shqipėria nė kuadrin e nėnshkrimit me BE tė Marrėveshjes sė Asociimit, e ka tė qartė se duhet tė dorėzojė nė Komisionin Evropian tė dhėna tė sakta pėr madhėsinė e minoriteteve, deri nė fund tė 2003”.
    Copyright 2002 Shekulli


    Nuk e di nė ėshtė ky ultimatum zyrtar nga BE apo vetėm mendim i gazetarit tonė.
    Mendoj se statistika nuk ėshtė gjė e keqe po tė mos ishte nxitja greke pėr shqiptarėt qė punojnė nė Greqi pėr tė deklaruar veten e tyre si grek, por mendoj se edhe shqiptarėt e dijnė tani se greku nuk ėshtė askushi (dhe edhe ata qė ende se dijnė sikur ky Karameli kėtu, kombi do tua mėsoj kėtė dhe shpejt do ta marri vesh) dhe nuk do ta bėjnė njė gabim tė tillė, qė poqese do tė bėhej nuk do tua falte historia.
    Mendoj se edhe qeveria dhe gjithė intelekualėt e vendit duhet ta mbrojnė popullin e tyre nga asimilimet po tė jetė nevoja, gjė qė unė pak e besoj se do tė ketė nevoja sepse kam besim tė plotė tek vetdija kombėtare e shqiptarėve tė ēfarėdo krahine apo feje qofshin ata.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Vėshtirėsi nė procesin e verifikimit tė popullsisė nė jug tė Shqipėrisė

    Vėshtirėsi nė procesin e verifikimit tė popullsisė nė jug tė Shqipėrisė


    Nė jug tė Shqipėrisė procesi i verifikimit nė vend tė popullsisė dhe regjistrimi faktik po has vėshtirėsi serioze, pėr shkak tė emigracionit tejet tė lartė qė ka kjo zonė. Ndėrkohė pėrfaqėsues tė tre komunave, Finiq, Livadhja e Mesopotam nė Sarandė kanė dalė edhe nė njė proteste masive, ku denoncojnė sipas tyre, pėrpjekjet e qeverise shqiptare pėr tė ulur e minimizuar numrin e pėrgjithshėm tė minoritarėve greke nė Shqipėri

    Regjistrimi i popullsisė njė nga inisiativat mė dinamike dhe koherente tė ministrisė sė pushtetit vendor nė Shqipėri, gjendet nė vėshtirėsi realizimi nė jug tė Shqipėrisė. Ky proces qė po i paraprin edhe ndarjes sė re elektorale dhe pėrfundimit tė listave tė zgjedhjeve, ėshtė pėr nga rėndėsia mjaft pėrcaktues pėr ecurinė e integrimit tė Shqipėrisė nė BE. Nė jug tė Shqipėrisė procesi i verifikimit nė vend tė popullsisė dhe regjistrimi faktik po has vėshtirėsi serioze, pėr shkak tė emigracionit tejet tė lartė qė ka ky rajon. Grupet e verifikimit tė popullsisė tė ngritura nga komunat e bashkitė e tė monitoruara prej pėrfaqėsuesve tė OSCE-se i gjejne mbyllur dyert e qindra familjeve tė cilėt gjenden pa asnjė adrese e ndoshta edhe ne emigracion. Prefekti ė rretheve jugore, Anesti Decka pohon pėr Dė, se po merren tė gjitha massat pėr tė zgjidhur kėtė problem, duke realizuar detyrėn e pėrcaktuar nga qeveria Shqiptare. Ndėrkaq komunat e minoritetit grek nė jug tė vendit kanė nisur ta kundėrshtojnė kėtė proces, duke e cilėsuar atė si tė padrejtė e tė manipuluar. Pėrfaqėsues tė tre komunave, Finiq, Livadhja e Mesopotam nė Sarandė kanė dalė edhe nė njė proteste masive ku denoncojnė sipas tyre, pėrpjekjet e qeverise shqiptare pėr tė ulur e minimizuar numrin e pėrgjithshėm tė minoritarėve greke nė Shqipėri. Njė nga drejtuesit e kėtyre protestave, eksponenti i organizates Omonia dhe ish deputet, Ziso Lluci deklaron pėr mediat, se popullsia minoritare, nuk e njeh rregjistrimin e popullsisė sė vitit 2001 tė realizuar nga INSTAT, Instituti Shteteror Shqiptar i Statistikave, mbi bazėn e tė cilit po kryhet edhe regjistrimi aktual. Drejtuesi i protestave Ziso Lluci deklaron se ky regjistrim nuk ėshtė aspak real, pasi minoriteti ėshtė dhjetėfish mė tepėr, duke e ēuar numrin e pėrgjithshėm tė minoritarėve grek nė Shqipėri aq sa e reklamon herė pas here edhe i shumėdiskutuari greko-amerikani, Nikolas Geixh, qė njė javė mė parė ishte nė jug tė Shqipėrisė me rastin e festės sė Omonias. Kjo lėvizje e eksponentėve tė Omonias sipas analistėve serioz bėhet pėr faktin, se nė rendin e dites tė Brukselit pėr muajin e ardhshėm jane problemet nė Shqipėri, zgjedhjet e pritshme dhe ēėshtja e minoriteteve.

    Odise Kote
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Berisha: Censusi i popullsisė nė 2007 pėrfshin kombėsinė dhe besimin fetar

    Tiranė, 13:50

    Shqipėria nė vitin 2007 do tė organizojė regjistrimin e popullatės nė tė cilin pėr herė tė parė nė formularet regjistruese do tė ketė grafė tė posaēme pėr pėrkatėsinė fetare dhe nacionale tė popullatės, deklaroi kryeministri shqiptar Sali Berisha.

    Siē lajmėroi korrespondenti i Makfaks-it nga Tirana, Berisha nė intervistėn e dhėnė pėr televizionin satelitor shqiptar "Klan" deklaroi se nė njė shtet demokratik ėshtė normale tė mbahet njė regjistrim i tillė.

    Duke iu pėrgjigjiur njė pyetje gazetareske se si do tė jetė regjistrimi nėse 400 mijė shqiptarė qė punojnė nė Greqi pėrcaktohen si grekė, kryeministri shqiptar theksoi se ēdonjėri mund tė shprehet si tė dėshirojė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    U, pse tani u kujtua zoti Sali???
    Un kujtoja se ekzistonte nje rregjistrim i tille, por me mire vone se kurre.

    Aman, kur flet edhe Sali Berisha per shtet demokratik, atehere vajmedet atyre gjerave qe thote ai.

    Hajt mo ishallah shkojne punet mire me ate Salen ne krye te "shtetit demokratik".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 08-01-2006 mė 13:04
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    A e ka menduar mire Z. Berisha kete pune? A ka pare ndonje vend tjeter ne
    Bote ku u kerkohet qyetetareve te deklarjone kombesine sipas qefit ne
    nje rregjistrim zyrtar?!

  6. #6
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Kjo me kujton nje ngjarje ne Tetove, kur gjate regjistrimit te popullates dhe perkatesise fetare njer vella shkruhet turk e njeri shqiptar lol lol

    Ja krize identiteti vllo

  7. #7
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Eshte nje moment vertet kyc ne historine e Shqiperise. Ne fakt eshte nje moment kyc ne fushaten e helenizimit te Shqiperise.
    Tani po i hapen petet lakrorit se pse greket ja bene te mundur "fitoren" Berishes me 3 korrik.
    Ligji per vetedeklarimin e kombesise eshte pa dyshimin me te vogel ligji me antikombetar ne historine e parlamentarizmit shqiptar. Ky regjistrim do te kete pasoja negative te pariparueshme ne zhvillimet e ardhshme shqiptare.
    Njerezit ne baze te lirive demokratike te civilizimit te sotem mund te nderrojne fene sa here te duan por jo kombesine.

    Jam i bindur qe perpos te keqijave qe ka patur rregjimi komunist ne Shqiperi, asnjehere nuk ka detyruar ndonje anetar te enklavave greke apo te ndonje kombesije tjeter qe te mohojne origjinen e tyre kombetare. Dihet tashme qe ne baze te statistikave te vitit 1989 qe jane te fundit statistika te te sakta ne Shqiperi popullsia e shtetasve me origjine greke ka qene dike rreth pak me shume se 58.000 banore.
    Duke marre parasysh shpernguljen e madhe te shume ketyre ne Greqi pas vitit 1990, popullsia e sotme e shetasve me origjine greke ne Shqiperi duhet te jete disa here me e vogel.
    Greket bene nje tentative ta miratojne ligjin qe eshte tashme ne fuqi te vetedeklarimit te kombesise diku rreth vitit 1994 ne mos gabohem dhe fale atdhetarizmit te dy deputeteve te mazhorances se asaj kohe te nderuareve Uran Butka dhe Shefqet Hoxha nuk u miratua.
    Tashme dihet revolucioni i 97-es qe permbysi gjithcka ne Shqiperi dhe parlamenti kuinsling e kaloi kete ligj famekeq ne legjislaturen pas 97.

    Rrgjistrimi i ri i popullsise do ta nxjerre numrin e grekeve ne Shqiperi disa fish me te madh. Kjo do te ndodhi per disa aresye:
    1. Varferia ekstreme ne Shqiperi ( dhe kjo fale strategjise dhe kolapsit ekonomik te ushtruar nga Greqia) do ti detyroje shume shqiptare (sic i ka detyruar mijera emigrante te varfer ne Greqi) te deklarohen greke.

    2. Nuk e e vej ne dyshim qe nga ana tjeter do te derdhen me milliona euro greke qe njerezit te deklarohen greke ne gjendjet civile.

    Kjo pra ka qene qellimi afatgjate i Greqise qe ta mbaje Shqiperine ne varferi ekstreme qe kjo varferi ti sherbeje atyre per kete rregjistrim.
    Ku regjistrim behet pikerisht ne kohen kur diskutohet statusi perfundimtar i Kosoves qe te perdoret si kundrapeshe "fakti" qe ne Shqiperi jeton nje minoritet prej me shume se 500.000 grekesh (600.000 deklaronte Gramoz Pashko ne Zvicer ne vitin 1997) dhe ky minoritet sipas grekeve shtypet dhe persekutohet dhe duhet te fitoje po aq pavaresi sa kerkon Kosova nga Serbia. Uroj me gjithe zemer qe ky parashikim ogurzi te mos ndodhe.

    Pervec kesaj stuate katastrofike per Shqiperine edhe ashtu ne situate shume te veshtire deklarimi i perkatesise fetare do te krijoje apo thelloje percarjen fetare mes shqiptareve per te cilen fqinjet tane kane investuar kaq shume gjate ketyre 15 vjeteve.
    Eshte koha qe te gjthe shqiptaret atdhedashes e patriote ti hapin syte e te bejne c'eshte e mundur qe ky ligj te parandalohet dhe te abrogohet.
    Ne se e lejome tani me vone do te jete e pamundur te korrigjohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 08-01-2006 mė 15:04
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Shume interesant do jete. Edhe propaganda para regjistrimit, edhe rezultatet e komentet qe do u behen me pas.

  9. #9
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ne cdo vend (ne perendim te pakten) ka statistika, regjistrime te tilla.
    Nuk e kuptoj cfare shqetesimi krijon ky regjistrim. Pastaj si percaktohet kombesia? Nenshtetesia? Mesa lexova une behet fjale per kombesine dhe perkatesise fetare, jo nenshtetesine. Kombesia ime do te jete gjithmone shqiptare, pavaresisht se mund te marr nenshtetesine amerikane. Perkatesia ime fetare eshte gjithashtu nje zgjedhje personale qe nuk ka te beje me ceshtjen e kombesise. Seriozisht mendoni se 400 mije shqiptare ne Greqi do te (vete)identifikohen si greke? Po shqiptaret ne Itali, dhe ata do (vete)identifikohen si italiane? Nqs po (fatkeqesisht do shtoja), atehere eshte zgjedhja e tyre personale, e paimponuar nga askush. Por njoh shume shqiptare nga te dyja anet qe s'ma merr mendja se do ta benin nje gje te tille. Ndaj nuk e kuptoj panikun, me duket me shume, si gjithmone eshte sensacionizem i mediave, ndaj te cilave nuk duhet te bihen pre nocione te tilla te shenjta si perkatesia kombetare.

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Iceberg
    Rrgjistrimi i ri i popullsise do ta nxjerre numrin e grekeve ne Shqiperi disa fish me te madh. Kjo do te ndodhi per disa aresye:
    1. Varferia ekstreme ne Shqiperi ( dhe kjo fale strategjise dhe kolapsit ekonomik te ushtruar nga Greqia) do ti detyroje shume shqiptare (sic i ka detyruar mijera emigrante te varfer ne Greqi) te deklarohen greke.

    2. Nuk e e vej ne dyshim qe nga ana tjeter do te derdhen me milliona euro greke qe njerezit te deklarohen greke ne gjendjet civile.
    Se pari deklarimi i popullsise duhet jete konfidencial sic behet ne te gjitha vendet e botes. Duke pasur parasysh kete, emigrantet nuk jane te detyruar qe te deklarojne kombesi tjeter sepse greku nuk mund ta dije se si jane deklaruar ata ne Shqiperi. Poashtu, me sa e di une, greku i ka detyruar emigrantet ne Greqi te deklarohen ortodoks me fe por jo greke.

    Edhe nese greket derdhin miliona per kete pune (per c'gje qeveria jone nuk duhet te lejoj), prape ata nuk mund ta ndikojne rezultatin sepse nuk kane kurrfare sigurie se cfare deklarimi do bej popullsia ne votime. Shqiptaret mund ti marrin keto para e pastaj te deklarohen prape shqiptare.


    Tekefundit, njerezit jane te lire te ndjehen ashtu sic duan, ata qe jane shqiptare deklarohen shqiptare. Ne Kosove, ka pasur shume raste kur shqiptaret e kane flijuar edhe gjithe familjen e tyre por nuk e kane deklaruar veten e tyre te ndonje kombesie tjeter cfare ata nuk i perkasin. Shqiptaret ne Shqiperi, asnje pa perjashtim, nuk kane kercenime te tilla te deklarohen dicka tjeter nga cfare jane.

    Regjistrime e statistika te tilla jane te mira e te vlefshme sepse gjithmone duhet ditur struktura e popullsise. Dhe jo vetem per keto ceshtje, por edhe per gjendjen e pasurise etj. etj. ashtu sic behet edhe CENSUS-i ne Amerike.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 139 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Tetova - Informacione tė pėrgjithshme
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 15:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •