(I plotësuar) - Sot në mëngjes, policët e EULEX-it nga Njësia për hetimin e krimit të organizuar e kanë kryer një operacioni të bastisjes dhe arrestimit, lidhur me hetimet e pohimeve për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim. Keqpërdorimet e pohuara kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione. Për shkak të këtyre keqpërdorimeve të pohuara, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me shuma që mund të arrijnë deri në miliona euro, gjë që e ka bërë Policinë e Kosovës viktimën kryesore të kësaj afere.
Gjithsej janë bërë gjashtë arrestime, duke përfshirë tre punëtorë biznesi, dy zyrtarë nga administrata e PK-së dhe një punëtor nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Koha.net, ka marr vesh se janë arrestuar me këtë rast, shefi i Administratës së Policisë së Kosovës, Ragip Bunjaku, shefja e Prokurimit në PK, Xhevahire Vatovci, biznesmeni Kadrush Koliqi dhe bisnesmeni Ylber Salihu. Ende nuk janë publikuar emrat e dy personave të arrestuar.
Përveç kësaj, janë bastisur edhe dymbëdhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private, objekte afariste dhe zyra publike.
Hetimi udhëhiqet nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Bastisjet dhe arrestimet u bënë me autorizimin përkatës të gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it.
Janë bastisur edhe dymbëdhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private, objekte afariste dhe zyra publike. Po ashtu, si pjesë e këtij hetimi, policia gjermane e ka bastisur një objekt afarist dhe një shtëpi private në Gjermani, thuhet në komunikatën e EULEX-it.
Në orën 15,30 minuta është paralajmëruar se të arrestuarit do të dalin para gjykatësit të EULEX-it, Hygo Pardal, i cili pritet të caktojë masën ndaj tyre dhe nuk përjashtohet mbajtja në arrest.
Merret vesh se EULEX-i ka ndjekur këtë rast që nga viti 2009.
Policia e Kosovës, ndërkohë, po ashtu ka konfirmuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, zyrtarët policorë të komponentës policore të EULEX-it kanë realizuar një kontroll në objektin e Administratës së Policisë së Kosovës.
Sipas informacioneve kontrolli i realizuar ka të bëjë në lidhje me një hetim të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim, mashtrim në procedurat e prokurimit, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Keqpërdorimi i supozuar ka të bëjë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë Policinë me armë dhe municion.
Si pjesë të këtyre hetimeve zyrtarët policorë të komponentës Policore të EULEX-it kanë arrestuar dy punonjës të Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatë.
Hetimet lidhur me këtë rast janë udhëhequr nga një prokuror i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Krijoni Kontakt