Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Tetova - Informacione të përgjithshme

    Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovën, në lindje me Shkupin, në jug me Makedonski Brodin dhe në jugperëndim dhe perëndim me Gostivarin. Tetova me sipërfaqe prej 1080 km2 shtrihet në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut dhe është e rrethuar me malin Sharr dhe Malin e Thatë, me një lartësi mbidetare prej 460-500 m.

    Klima mesatare kontinentale me temperaturë mesatare vjetore reth 11.6OC.

    Në Tetovë jetojnë afër 180.000 banorë, nga të cilët rreth 75% shqiptarë, 20% maqedonas dhe 5% të tjerë të vendosur në 92 vendbanime, që do të thotë se dendësia e vendbanimeve është shumë e madhe dhe zë 11.50 km2 për një vendbanim.

    Tetova është qendër ekonomike, kulturore dhe administrative e vendbanimeve që e rrethojnë, por ka ndikesë edhe në regjionin më të gjerë dhe përmendet qysh para shekullit të mesëm, d.m.th. hyn ndër qytetet më të vjetra të Maqedonisë. Tetova njihet me emrin antik Enea. Nga komuna e mëparëshme e Tetovës, me organizimin e ri të administratës shtetërore të Maqedonisë, janë ndarë edhe 9 komuna të tjera, të cilat edhe më tutje gravitojnë kah Tetova.

    Ekonomia e Tetovës dikur mbështeteshte në disa kapacitete më të mëdha industriale, por, sot shumica prej tyre janë në falementim. Kohëve të fundit me investimin e kapitalit privat të qytetarëve të Tetovës dhe të jashtëm, qyteti ynë është duke lulëzuar dhe marrë pamjen e qyteteve të Evropës Perëndimore. Vlen të përmenden prodhimet e ndryshme industriale, të cilat eksportohen edhe jashta vendit , siç janë prodhimet e drurit (mobilje kualitative), metalo-plastikës, prodhime të materijaleve ndërtimore , e shumë të tjera.

    Turizmi zë vend të rëndësishëm, edhe pse Tetova shtrihet në fushën pjellore të Pollogut, rrëzë malit Sharr. Përpos objekteve të ndryshme kulturore – historike dhe hotelierike që ka qyteti Tetovë, posaçërisht duhet përmendur qendrën rekreative – turistike "Popova Shapka" në shpatet e Sharrit, që është e njohur për zhvillimin e sporteve mbi borë gjatë dimërit, sidomos të skijimit

    Tash për tash në Tetovë punojnë 7 shkolla fillore qendrore me afër 9100 nxënës, 5 shkolla të mesme të përgjithshme dhe profesionale të lëmenjëve të ndryshëm me afër 9.000 nxënës, Universiteti i Tetovës, kurse prej këtij viti akademik 2001/2002 filloi me punë edhe universiteti i Evropës Juglindore.

    Duke e ditur se Tetova hyn ndër qytetet më të vjetra të Maqedonisë, ku janë gërshetuar qytetërime dhe kultura të ndryshme gjatë historisë, ajo ka një kulturë të begatshme të mbështetur në tabanin popullor të popujve që jetojnë këtu.

    Tetova ka kushte dhe hapësirë të gjerë për zhvillimin e ekonomisë dhe të veprimtarive të tjera joekonomike. Në këtë drejtim duhet të angazhohen më shumë mjete, punë dhe aktivitete të tjera që të mund të realizohen projekte të ndryshme potenciale.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pozita e mirë gjeostrategjike, të ndodhurit në udhëkryq si dhe pologu me tokë pjellore, Tetova ua tërhiqte vëmendjen pushtuesëve të ndryshëm. Në shekullin e XV këtë qytet e pushtojnë turqit. Me ardhjen e turqëve u zhvillua kultura. Vatër e saj bëhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 – 1548 e ndërtuar nga ana e Sersem Ali Dedes.

    Osmanlinjtë Tetovës i dhuruan shumë objekte publike e fetare të kulturës islame: xhami, teqe, kuzhina publike për të varfër, hamame(banjat publike), shadërvane etj.

    Është për t’u përmendur biblioteka e Teqes së Arabatit shek XVIII – XIX sepse në të kultura dhe arsimi u zhvillua krahas fesë islame. Në këtë bibliotekë bëhej edhe kopjimi i veprave të intelektualëve të kohës me kaligrafi të zgjedhur të cilat më vonë zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.

    Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar.

    Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Përbërja e saj është komplekse (pjesa e brendëshme ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja, një pus në mes dhe tri tunele për dalje) gjatë luftrave pësoi rënime të shumta.Në Tetovë është edhe biblioteka "Koço Racin", muzeu memorial, arshivi historik etj.

    Tetovën sot e zbukuron objekti i ndërtuar në themelet e xhamisë së Çarshisë më vitin 1975 – Pallati i Kulturës. Në këtë Pallat paralelisht zhvillohet kultura e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në këto troje, edhe atë nëpërmjet të aktiviteteve të ndryshme kulturore siç janë: aktivitetet muzikore, të dramës, të artit figurativ, aktivitete që kanë të bëjnë me letërsinë etj.

    Nga aktivitetet muzikore vlen të përmenden koret e ndryshme si p.sh. kori i përzier rinor, kori i femrave dhe kori i meshkujve si dhe shoqëritë e ndryshme kulturo-artistike. Duhet patjetër përmendur edhe sukseset me vlerë Botërore të këtyre koreve siç është kori i përzier rinor, i cili nën dirigjimin e prof. Arifhikmet Xhemaili, solli medalje të argjent nga Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë në vitin 2000, kurse më vitin 2001 në Wermigerode të Gjermanisë të njëjtit fituan medalje të artë.

    Nga shoqëritë kulturore artistike dallohen : SH.K.A."Xheladin Zeqiri" (1949;shqiptare), "Iljo-Antevski Smok"(maqedonase) dhe "Jeni Hajat"(turke).

    Kur flitet për muzikën shqiptare në Tetovë por edhe në përgjithsi nuk mund të mos përmendim grupin me më renome në gjith trojet shqiptare Elita 5.

    Në shërbim të aktiviteteve të dramës funkcionojnë studioja e dramës për fëmijë, të rinjë dhe studioja për të ritur. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të cilën afirmohen dhe zhvillohen amatorë respektivisht profesionist të këtij arti me që organizohen galeri të ndryshme artistike.

    Nga aktivitetet letrare dallohen klubet letrare edhe atë K.L."Klubi letrar 94"(shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq", të cilët organizojnë promovime të ndryshme të librave, mbrëmje letrare të përcjellura me lexim në prozë dhe poezi kushtuar shrimtarëve tanë të së kaluarës dhe për raste tjera solemne, shpallin konkurse të punimeve të artistëve të rinj të letërsisë etj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ekonomia



    Gjatë ish sistemit dy ndërmarrje të mëdhaja në pronësi shtetërore (i ashtuquajturi "kapital shoqërorë") egzistonin në regjionin e Tetovës. Njëra ishte JUGOKROMI, fabrika e kromit dhe e shkrirjes elektrike të ferosilikateve e vendosur afër fshatit të Jegunovcës. E dyta ishte TETEKSI, i vendosur në parlagjet e Tetovës. Fabrikë me njësi për prodhimin e tekstilit të ndryshëm, duke filluar nga penjtë e leshit gjer tek veshmbathjet e gatshme.



    Në të kaluarën, fabrikat në pronësi shtetërore ishin absorbuesit kryesorë të punës në regjion. Sot, ish ndërmarrja që dështoj të privatizohet dhe të blehet nga vetë punëtorët, është njëra nga gjeneratorët më të mëdhenj të humbjeve në vend dhe e para në listën e Bankës Botërore për tu mbyllur. Qeveria mundohet të gjej partner strategjik që të investoj në këtë firmë, por kjo gjë nuk është duke dhënë ndonjë progres.



    Situata duket shumë më e mirë në rastin e Teteksit, për arsye se firma po mundohet ta mbaj pozitën që ka në treg për veshmbathjet me emrin e vet, sidomos për sinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë që funksionojnë në SHBA dhe Evropë.



    Situatë e firmave të tjera në sektorin shtetërorë është shumë vështërë të parshikohet nga jashtë. Kontabiliteti standard dhe pakoja e kontrollit të regullt egziston vetëm në letër. Andaj edhe dhënia e raporteve vjetore të kontrollit, apo edhe mbajtja e mbledhjeve publike të paralajmëruara vjetore, ende është e rrallë. Shumica e firmave të Tetovës nuk janë të regjistruara bile edhe në tregun jozyrtarë të nivelit të tretë në bursën e Maqedonisë dhe askush nuk tregëton me akcionet e tyre, andaj edhe askush nuk bën ndonjë llogaritje të vlerës së tyure në treg.



    Në sektorin bujqësorë ka një firmë holding (ZIK) me disa nën njësi të sukseshme (fabrika për përpunimin e qumshtit, shtëpi tregtare publike, objekte me frigorifer dhe për ngrirje të thellë). Gjithashtu, përveç tjerash ka edhe prodhues lokal mjaft të sukseshëm të furrave të bukës, Zito Polog, Jelak (zdrukthtaria e mobiljeve dhe ndërtimtarisë), Alumina (spikatje të aluminit), Edinstvo (këmisha), Jugotutun (përpunimi i duhanit), Plastika (plastikë medicionale), Autoprogres (mobilje metalike).



    Në këtë sektorë ka firma që vuajnë ose janë duke u këndellë nga procesi i falimentimit dhe të tjera që janë eksportues me kushte dhe veprime relativisht të mira. Me një afrim të duhur dhe me përmirsimin e aftësive të menaxhimit, disa nga ato mund të bëhen mjaft atraktive për mundësitë e marrjes (blerjes) së tyre. Sidoqoftë, që të gjitha kanë nevojë për modernizim dhe ristrukturim, e kjo kërkon një hyrje normale në financat e themeluara nga bankat e vendit dhe të huaja komerciale, si dhe përkrahje konsultative. Numri i kontakteve direkte të bizneseve me firmat e Evropës perendimore ende është shumë i vogël. Shumë shpesh del se menaxhmenti nuk ka aftësi të duhura të menaxhmentit, si dhe njohja e gjuhve të huaja është e rrallë.





    Bankat lokale



    Shuma e përgjithshme e investimeve në regjion, sipas statistikave zyrtare për vitin 1995, ishte 724.9 milion Denarë, ose afër 16.7 milion $. Në lidhje me këtë mund të thuhet se investimi ishte tepër i pabalancuar me 75% e të hollave u harxhuan për ndërtesat dhe vetëm 25% në pajisje të reja apo zëvendësimin e tyre. Firmat private kanë patur shumë pak hyrje në fondet e jashtme për zhvillim, të cilat janë shpërnarë përmes bankave komerciale dhe kryesisht kanë shkuar në ish firmat shtetërore.



    Sistemi bankarë në këtë regjion përbëhet nga një bank lokale dhe nga tre zyra regjionale të bankave nga Shkupi. Për NVM-të lokale këto banka japin vetëm kredite afatshkurtëra me shkallë tepër të larta të kamatave. Banka lokale "Banka e Tetovës"(Tetovska Banka) është themeluar nga firmat lokale shtetërore dhe kryesisht jep shërbime për lista të pagesave dhe vepron si treg lokal për të holla afatshkurtëra. Banka nuk është përfshirë në grupin e bankave për ndërmjetësimin e fondeve për zhvillimin monetarë. Dy bankat e tjera punojnë me qytetarët lokal, e jo me krijesa juridike.





    Përparësitë konkuruese të regjionit



    Të hyrat për repomaterialin që është i nevojshëm për industrinë lokale fatëkeqësisht në të shumtën e rasteve është importuar. Jugokromi e importon gurin e kromiumit nga Shqipëria, Turqia dhe nga Lindja e Largët. Prodhimi i përgjithshëm i leshit në Maqedoni nuk arrin më tepër se 20% të kapacitetit të Tetksit. Industria lokale e lëkurës, gëzofëve dhe këpucëve e importon lëkurën dhe gëzofin nga Turqia. Industria e mermerit dhe gurrëgdhendjes i importon bloqet e gurëve nga Italia dhe Greqia, e kështu me rradhë.



    Andaj, përparësitë konkuruese dhe prospektet e regjionit duhet të shihen në inustritë tradicionale të regjionit, së pari, në përpunimin e ushqimit dhe produkteve bujqësore. Regjioni ka një klimë mjaft të përshtatshme për zhvillimi e suksesëshëm të këtij sektori dhe në fakt çdo vit prodhon tepric të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve, sidomos mollët.



    Në sektorin e turizmit, potenciali i Shapkës dhe kapacitetet hotelierike në dispozicion, duhet të përmirsohet shkalla e shërbimeve turistike në disponim, aftësitë menaxheruese dhe të gjithë programet plotësuese. Kësaj qendre i nevojitet partner strategjik nga shtetet tradicionale të turizmit dimërorë. Një partner i aftë dhe i cili kërkon profit që do ta shëndron këtë qendër në një gjeneratorë të profitit.



    Përparësia e tretë konkuruese e regjionit mund të drejtohet në lënien anësh të forcës së lirë punuese. Kjo mund të jetë shumë e përshtatshme për industritë në të cilat puna nuk mund të zëvendësohet nga maqinat, si për shembull veshjmbathjet e gatshme dhe kmishat si dhe proceset e gatshme të shumë industrive të ndryshme.



    Zhvillimet e fundit që kanë lidhje me krizën e Kosovës si dhe vërshimi i refugjatëve, pat një efekt të fortë në ekonominë e regjionit. Në fakt, regjioni arriti që të përfitoj në afat të shkurtër, pasi konsumimi lokal u rrit në mënyrë të ndjeshme. Në lidhje me këte, duket se situata e Kosovës mund të zhvilloj disa përparësi afat gjata për regjionin, duke ju dhënë zhvillimin, e duhur ato do të vazhdojnë në pajtim me parashikimet e komunitetit ndërkombëtarë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bankat:

    Komercijalna Banka AD

    Tetovë branch

    M. Tito 168, 1200 Tetovë

    Tel: + 389 44 352 270

    http://www.kb.com.mk



    Stopanska Banka AD

    Tetovë branch

    M. Tito 32,1200 Tetovë

    Tel: + 389 44 332 664

    Fax: + 389 44 337 754

    http://www.spb.com.mk



    Tutunska Banka ,

    Tetovë branch

    M. Tito 18,1200 Tetovë

    Tel: + 389 44 356 700

    http://www.tb.com.mk



    ProCredit Bank

    Tetovë branch

    Boris Kidriç 1, 1200 Tetovë

    Tel: + 389 44 356 733

    Fax: + 389 44 356 731

    http://www.pbb.com.mk



    Banka e Tetovës

    M. Tito bb, 1200 Tetovë

    Tel: + 389 44 335 280

    Fax: + 389 44 335 274



    Banka Kreditore Teteks

    Tetovë branch

    Boris Kidriç 4, 1200 Tetovë

    Tel: + 389 44 389 220
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bujqësia dhe blegtoria


    Falë kushteve klimatike dhe relievit të cilat i ka rrafshina e Pollogut, ku qyteti ynë merr pozitë më të rëndësishme, me një sipërfaqe agrare prej 7561 hektarë nga e cila tokë e punuar është 3937 hektarë ose 52%, determinon kushte optimale për zhvillimin e bujqësisë. Bujqit e vyer të kësaj Komune kultivojnë perimet më kualitative në Republikë. Janë të dëgjuara prodhimet tetovare si: grosha, specat dhe llojet e tjera të perimeve. Rëndësi të veçantë qytetarët i kanë dhënë edhe pemtarisë. Kombinati bujqësorë kultivon fidanishte të pemëve. Molla tetovare është e dëgjuar edhe më largë. Këtu rol të rëndësishëm luajnë edhe kuadri profesional i shkolluar në shkollën e mesme të bujqësisë në Tetovë.


    Pylltaria

    Për ekonominë e fondit të pyjeve në komunën e Tetovës kujdeset N.P "Makedonski shumi", e.p."Leshnica" - Tetovë.

    Ajo meret me shfrytëzimin e pyjeve, mbrojtjen e tyre dhe ngritjen e fidaneve të reja. Prej shfrytëzimit 80% shërben për nxemje të qytetarëve, kështuqë furnizimi me dru për nxemje bëhet dy herë në vit edhe atë në pranverë dhe në vjeshtë; 10% përdoret për nxemjen e shkollave fillore dhe të mesme që gjenden më teritorin e Komunës së Tetovës; 10% tjetër është dru teknik që përdoret në industrinë e drurit.

    Nën mbrojtje nënkuptohet veprimtaria për ruajtjen e pyjeve prej prerjeve ilegale, mbrojtje prej smundjeve fitopatogene dhe prej zjareve në hapsirë të hapur, të cilat më së tepërmi janë prezente gjat muajve të verës dhe të cilat sjellin humbje të mdhaja në fondin e pyjeve.

    Nën veprimtarinë ripërtrirje të fondit të pyjeve nënkuptojmë ngritjen e fidaneve të reja dhe prerjen në disa sipërfaqe të pyjeve.

    Në teritorine Komunës së Tetovës, përveç prodhimeve kryesore të pyjeve kemi edhe prodhime, siç janë: gërshikat, nane, bimë të ndryshme prej të cilave fitohen çaje shëruese, etj.

    Llojet më të përhapura të drunjëve në këtë regjion janë ahu, dushku, dhe shkoza, të cilët marin pjesë me reth 90% në fondin e përgithshëm të pyjeve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Turizmi

    Rrethi i Tetovës me bukuritë e saj natyrore në të kaluarën por edhe sot i tërhjek turistët dheafirmohet si anë turistike në këtë Republikë. Për zhvillimin e turizmit rol të rëndësishëm luan edhe ndërtimi i rrjetiti të komunikacionit, modernizimi i saj në të ardhmen do të shpejtojë këtë degë të ekonomisë.



    Vend kryesorë për zhvillimin e turizmit merr qendra e Popova Shapkës dhe bukuritë tjera të malit Sharr. Tereni i bukur në kuadër të masivit malor, lartësia relative, relievi i përshtatshëm dhe klima, të reshurat e borës zbukurojnë këtë qendër rekreative sportive. Qendra e Popova Shapkës me lartësi mbidetare prej 1780 m, ndërsa në JP arrin lartësi deri më 2000 m ku falë relievit, tereneve ideale për ngritjen e qendrës sportive.



    Popova Shapka mund të shfrytëzohet gjatë stinës së dimrit si qendër skijimi me manifestime të rangut ndërkombëtar, ndërsa gjatë verës bukuritë e saja natyrore tërhjekin vizitues dhe shoqata të ndryshme malore.



    Ndërtimi i teleferikut Tetovë- Popova Shapkë i filluar më vitin 1962 dhe përfunduar më 1969 si dhe rruga e asfaltuar mundëson që i gjithë kompleksi hotelier gjatë stinës së dimrit të jetë i përmbushur.



    Gjatësia e teleferikut është 7 km. Për një kohë të shkurtë (40 min) me ndryshim lartësie 1400 m arrihet në qendrën rekreative. Shapkën e zbukurojnë edhe shtëpizat e njëpasnjëshme me një infrastrukturë të rregulluar. Në vargëmalet e Sharrit si bukuri shquhen edhe liqenet e ralla natyrore.



    Në Tetovë përveç Popova Shapkës turistët vizitojnë edhe kompleksin bekteshian Arabati Baba Teqe, i cili në mes tjerash posedon në vete një restorant impozant, Kalanë e Tetovës, gjithashtu tërheqës për turistët janë edhe objektet e shumta historiko-kulturore si : Hamami i Vjetër, Xhamia e Pashës(e Larme), manastiri i Leshkës, etj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Sport

    Shkendija 79 eshte ekipi me te cilet mburen te gjithe tetovaret..

    www.ballistet.com

    p.s Davius Popova Shapka e ka nderuar emrin ne Kodra e Diellit

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Arrow Informacione nga qyteti i ~ Tetov-ës ~

    TETOVA

    Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovën, në lindje me Shkupin, në jug me Makedonski Brodin dhe në jugperëndim dhe perëndim me Gostivarin. Tetova me sipërfaqe prej 1080 km2 shtrihet në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut dhe është e rrethuar me Malin Sharr dhe Malin e Thatë, me një lartësi mbidetare prej 460-500 m. Klima mesatare kontinentale me temperaturë mesatare vjetore reth 11.6O°.

    Në Tetovë jetojnë afër 200.000 banorë, nga të cilët rreth 80,3% shqiptarë, 14,7% sllavo-maqedonë dhe 5% të tjerë, të vendosur në 92 vendbanime.

    Tetova ishte qendër ekonomike, kulturore dhe administrative që në kohrat antike ku përmendet me emrin Enea. Në vitin 2005 nga komunae Tetovës janë ndarë edhe nëntë komuna tjera, të cilat si qendër e zhvillimit marrin Tetovën.


    Demografia

    Shiquar nga aspekti demografik në Tetovë jetojnë afër 200.000 banorë, nga të cilët rreth 80,3% shqiptarë, 14,7% sllavo-maqedonë dhe 5% të tjerë, të vendosur në 92 vendbanime. Ndërsa në bazë të përkatësisë fetare mbi 85% i përkasin fesë islame kurse të tjerët asaj ortodokse.

    Karakteristikat demografike të Pollogut të Poshtëm, siç janë gjendja numerike e popullsisë, dendësia e popullsisë, trendi i ecurisë dhe struktura e popullsisë, e caktojnë zhvillimin e mëtejshëm të hapësirës së Pollogut të Poshtëm.

    Ecuria e numrit të përgjithshëm të banorëve në territorin e komunës paraqet rritje të dinamikës së shprehur. Kjo dinamikë është shumë më e madhe te banorët e qytetit, se sa te banorët e fshatrave. Shkalla e ecurisë së banorëve të përgjithshëm të qytetit ndërmjet dy regjistrimeve të fundit të viteve 1961-1971, shënon 4,1% të shkallës vjetore të rritjes. Shkalla e rritjes së popullsisë fshatare për periudhën e njëjtë është 2,0%. Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore shënohet dukuria e rritjes permanente të popullsisë së qytetit, e cila në vitin 1946 ka përbërë një të pestën (20,9%), në vitin 1953 diçka më shumë së një të pestën (21,7%), që në vitin 1961 të rritet dhe të arrijë gati një të katërtën e popullsisë (24,2%), ndërsa në regjistrimin e vitit 1971 përbën më shumë se një të katërtën (27,2%).

    Numri i banorëve të qytetit rritet, jo vetëm si rezultat i ecurisë natyrore të popullsisë, por kjo rritje kushtëzohet me shpërnguljen intensive të popullsisë nga vendbanimet qytetëse (rurale). Për dinamikën e numrit të përgjithshëm të banorëve në hapësirën e Pollogut të Poshtëm është karakteristikë një rritje e shpejtë në krahasim me territoret e tjera të Maqedonisë. Popullsia e kësaj hapësire dallon për nga lindshmëria më e madhe natyrore e saj, që është pasojë e natalitetit shumë të lartë dhe e rënies së mortalitetit.

    Karakteristikë themelore demografike të Pollogut të Poshtëm është dendësia shumë e madhe e popullsisë, e cila sipas regjistrimit të bërë në vitin 1994 për territorin e komunës është 163 banorë në 1 km2. Hapësirë më e banuar është hapësira rrafshinore me sipërfaqe 392 km2, sipas së cilës rezulton se në 1 km2 jetojnë 379 banorë. Dendësia e popullsisë në territorin e komunës është dy herë më e madhe nga dendësia mesatare e popullsisë së Republikës.

    Në bazë të dendësisë së shprehur të popullsisë vërehet shkallë shumë e lartë e natalitetit, e cila në regjistrimin e fundit të vitit 1997 ka qenë 20,3‰, mortaliteti 6,9‰, kurse shtimi natyror 13,4‰.

    Shtimi natyrorë i popullatës Tendenca e deritashme e shprehur e strukturës së popullsisë sipas gjinisë, gjatë së cilës numri i popullsisë së gjinisë mashkullore është shumë më i madh në krahasim me atë të gjinisë femrore, është karakteristikë specifike për krejt Republikën e Maqedonisë, e cila është e shprehur posaçërisht në territorin e Pollogut të Poshtëm. Dekadave të fundit, për shkak të rritjes së standardit jetësor dhe shoqëror dhe të përmirësimit të kushteve jetësore, është bërë ndryshimi i strukturës së popullsisë sipas gjinisë.

    Marrë në përgjithësi për tërë hapsirën e Pollogut të Poshtëm, raporti numerik në mes të personave të gjinisë mashkullore dhe asaj femrore sipas viteve regjistruese ka ndryshuar krahas lëvizjes së numrit të përgjithshëm të popullsisë.

    Struktura e moshës së popullsisë në territorin e komunës ndryshon dukshëm nga ajo e qytetit. 46,3% e popullsisë së përgjithshme të komunës është aktive me punë, kurse pjesa e mbajtur e popullsisë (e moshës deri 20 vjeçare) është 47,8%. Ecuritë e vërejtura të popullsisë, sipas kësaj karakteristike, janë shumë të pavolitshme në krahasim me ecuritë e vërejtura në nivel të Maqedonisë. Sipas të dhënave nga regjistirmi i fundit i Maqedonisë, 43,0% i numrit të përgjithshëm të popullsisë i takon grupit të popullsisë së mbajtur të moshës nën 20 vjeçare.

    Struktura e moshës së popullsisë, siç është theksuar edhe më lartë, është faktori i përcaktuar i formimit të popullsisë së aftë për punë. Një kontingjent i popullsisë së aftë për punë në territorin e komunës së Tetovës formohet nën kushtet specifike dhe prej këtu struktura ekonomike e popullsisë së komunës dhe të qytetit, kanë karakteristika të veta specifike.

    Përgatitja shkollore e popullsisë së komunës së Tetovës gjatë periudhës së viteve 1961–1994 Pregaditja shkollore e popullsisë, të moshës mbi 10 e 15 vjet, në të kaluarën jo të largët, nuk ka qenë e përshtatshme. Ndërkaq, në dekadat e fundit dukshëm ka filluar të përmirësohet përbërja arsimore e popullsisë. Kështu që me sjelljen e ligjeve të ndryshme për ndjekjen e mësimeve në gjuhën amëtare në arsimimin fillor, të mesëm madje edhe në atë të lartë e superior (këtu vlen të përmendet edhe funkcionimi i Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës jug-lindore, që sigurisht do ti japin një zhvillim të hovshëm arsimimit në gjuhën shqipe) dukshëm është ngritur niveli arsimor i këtyre trojeve. Mirpo edhe krahas ngritjes arsimore të popullsisë, prapseprap, edhe sipas regjistrimit më të ri të popullsisë, ende ka numër të konsiderueshëm të personave pa pregaditje shkollore ose me arsimim të ulët, veçanarisht në mesin e popullatës femrore.


    Ekonomia
    Pas shkatrimit të Federates sllave dhe luftrave të viteve 2000 industria e Tetovës është shkatruar po thuaj se tërsisht. Gjatë viteve të fundit (viteve 2000) me shpërbërjen e pronës shoqërore bëhet privatizimi i cili ngadal fillonë të lulëzojë.

    Prodhimet më të njhura industriale me të cilat ekonomia e Tetovës përfaqësohet në tregun e regjionit dhe më gjërë janë: prodhimet e drurit (mobilje kualitative), metalo-plastikës, prodhime të materijaleve ndërtimore.


    Turizmi
    Turizi në ekonomin e Tetovës zë një vendë të rëndësishem. Kryesishtë si vende dhe objekte turistike janë të njohura : Qendra rekreative - turistike "Kodra e Diellit" në shpatet e Sharrit që është e njohur për zhvillimin e sporteve mbi borë gjatë dimërit, sidomos të skijimit; si dhe objektet e shumta me vlerë kulturore dhe historike si Kalaja e Tetovës që ndodhet mbi qytet.

    Kodra e Diellit


    është një vend turistik në qytetin e Tetovës. 'Kodra e Diellit' në të vërtetë është një qendër rekreative për skijim. Sa i përket shtrirjes së tereneve për skijim në teritorin e Maqedonisë 'Kodra e Diellit' ka shtrirjen dhe përshtatshmërinë më të mirë si për rekreim si për përdorim më të gjërë për gara sportive. Para luftës së vitit 2001 kjo qendër kishte popullaritet më të madh, kurse pas kësaj kohe popullariteti disi ka mbetur vetëm ndër shqiptarët. Si duket janë mirë duke funksionuar mekanizmat propagandues maqedonas se vendet ku janë të banuara me shqiptarë gjithnjë janë burim rreziku


    Kultura
    Pozita e mirë gjeostrategjike, të ndodhurit në udhëkryq si dhe pologu me tokë pjellore, Tetova ua tërhiqte vëmendjen pushtuesëve të ndryshëm. Në shekullin e XV këtë qytet e pushtojnë turqit. Me ardhjen e turqëve u zhvillua kultura. Vatër e saj bëhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 – 1548 e ndërtuar nga ana e Sersem Ali Dedes.

    Osmanlinjtë Tetovës i dhuruan shumë objekte publike e fetare të kulturës islame: xhami, teqe, kuzhina publike për të varfër, hamame(banjat publike), shadërvane etj.

    Është për t’u përmendur biblioteka e Teqes së Arabatit shek XVIII – XIX sepse në të kultura dhe arsimi u zhvillua krahas fesë islame. Në këtë bibliotekë bëhej edhe kopjimi i veprave të intelektualëve të kohës me kaligrafi të zgjedhur të cilat më vonë zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.

    Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar.

    Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Përbërja e saj është komplekse (pjesa e brendëshme ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja, një pus në mes dhe tri tunele për dalje) gjatë luftrave pësoi rënime të shumta.Në Tetovë është edhe biblioteka "Koço Racin", muzeu memorial, arshivi historik etj.

    Tetovën sot e zbukuron objekti i ndërtuar në themelet e xhamisë së Çarshisë më vitin 1975 – Pallati i Kulturës. Në këtë Pallat paralelisht zhvillohet kultura e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në këto troje, edhe atë nëpërmjet të aktiviteteve të ndryshme kulturore siç janë: aktivitetet muzikore, të dramës, të artit figurativ, aktivitete që kanë të bëjnë me letërsinë etj.

    Nga aktivitetet muzikore vlen të përmenden koret e ndryshme si p.sh. kori i përzier rinor, kori i femrave dhe kori i meshkujve si dhe shoqëritë e ndryshme kulturo-artistike. Duhet patjetër përmendur edhe sukseset me vlerë Botërore të këtyre koreve siç është kori i përzier rinor, i cili nën dirigjimin e prof. Arifhikmet Xhemaili, solli medalje të argjent nga Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë në vitin 2000, kurse më vitin 2001 në Wermigerode të Gjermanisë të njëjtit fituan medalje të artë.

    Nga shoqëritë kulturore artistike dallohen : SH.K.A."Xheladin Zeqiri" (1949;shqiptare), "Iljo-Antevski Smok"(maqedonase) dhe "Jeni Hajat"(turke).

    Kur flitet për muzikën shqiptare në Tetovë por edhe në përgjithsi nuk mund të mos përmendim grupin me më renome në gjith trojet shqiptare Elita 5.

    Në shërbim të aktiviteteve të dramës funkcionojnë studioja e dramës për fëmijë, të rinjë dhe studioja për të ritur. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të cilën afirmohen dhe zhvillohen amatorë respektivisht profesionist të këtij arti me që organizohen galeri të ndryshme artistike.

    Nga aktivitetet letrare dallohen klubet letrare edhe atë K.L."Klubi letrar 94"(shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq", të cilët organizojnë promovime të ndryshme të librave, mbrëmje letrare të përcjellura me lexim në prozë dhe poezi kushtuar shrimtarëve tanë të së kaluarës dhe për raste tjera solemne, shpallin konkurse të punimeve të artistëve të rinj të letërsisë etj.


    Shkollmi
    Në vitet 2000 në Tetovë punonin 7 sholla fillore me rreth 9100 nxënës, 5 shkolla të mesme ë përgjithshme dhe profesionae me rreth 10 000 nxënës, 2 shkolla të larta, Universiteti i Tetovës USHTdhe Universiteti i Evropës Juglindore - UEJL.


    Shkollat e mesme Tetovë
    Statistikat për numrin e nxënësve 2005/2006:

    Mësimi zhvillohet në tre gjuhë:
    Gjuhën Shqipe ka 6952 nxënës
    Gjuhën Maqedone ka 2017 nxënës dhe
    Gjuhën Turke ka 146 nxënës
    Numri i Pedagogëve është 535. Për të dhëna më të sakta shikoni Shkollat e mesme Tetovë.


    Objektet kulturore

    Bibloteka e Arabatit
    Pas pushtimit osman në shekullin XV dhe më përhapjen e kulture osmane në këtë pjesë të Ballkanit, në Tetovë si qendër me ndikim vështrohej Teqja e bektashive Harabati e ndërtuar gjatë vitve 1538 - 1548 nga Sersem Ali Dedes. Gjatë sundimit Osmanë në Tetovë dhe rrethinën e saj ndërtohen shumë objekte publike të cilat në kohën më të re shërbejnë edhe si monumente kulturoe. Një nga këto objekte është edhe Bibloteka e Arabatit e cila përpos që shërbente për përhapjen e kulturës islame kryente edhe funksionin e shkollës gjatë shekujve XVIII - XIX. Në këtë Biblotekë bëhej kopjimi të kaligrafisë t cilat zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.


    Kalaja e Tetovës
    Kalaj e qytetit ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi qytet. Është ndërtuar më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Për brendin e Kalasë janë interesante pesë "saraje", kuzhina e madhe, banja, pusi si dhe tri tunelet. Fatëkeqësisht gjatë përleshjeve t kryengritësve shqiptarë me ushin maqedonase në vitet 2000 një pjesë e madhe e Kalasë është dëmtuar.


    Bibloteka "Koço Racin"
    Bibloteka "Koço Racin" shërben si biblotekë, muze memorial dhe arkivë historike.

    Pallati i kulturës

    - ku gjendet Biblioteka e Qytetit

    Pallati i Kulturës
    Pallati i Kulturës është kompleksi i ndërtuar më 1975 mbi themelet e xhamisë së Çarshisë. Në këtë kompleks zhvillohen aktivitete të ndyshme kullturore të të gjitha nacionaliteteve të qytetit. Në aktivitetin e kultures muzikore janë të angazhuar Kori i përzier rinorë, Kori i femrave.

    Shoqërit kulturore

    Muzika
    Kori i meshkujve dhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike. Kori i përzier rinor nënë udhëheqjen e dirigjentit prof. Arifhikmet Xhemaili është i njohur edhe në skenen ndërkombëtare. Ky korë ka arritur disa suksese në festivale të ndryshme si : medalja e argjendë në Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë (2000), medalje të artë në Wermigerode të Gjermanisë 2001.

    Shoqëria Kulturo Artistike (SH.K.A.) "Xheladin Zeqiri" e themeluar më 1949zhvillon aktivitete në gjuhën shqipe ndërsa shoqëria "Iljo-Antevski Smok" në gjuhën maqedonase dhe për gjuhën turke, shoqëria "Jeni Hajat".


    Elita5,Rock grupi Elita 5 - Tetovë
    Muzika argëtuese tetovare në botën shqiptare është e njohur me këngët e grupit ELITA 5

    Muzike Kori i perzier i qytetit nen udheheqjen e dirigjentit Jeton Pustina ka aritur suksese te medhe ne festivalet brenda dhe jasht vendit.Ne festivalin TEHO ne Tetove është renditur nder koret me te mira te Ballkanit dhe ne festivalin shteteror te Kavadarcit duke e fituar vendin e pare.


    Arti Figurativ
    Galeria e Arteve dhe Atelia e Artit Figurativ po ashtu gjenden në Pallatin e Kulturë dhe ju shërbejnë banorëe të qytetit për ekspozitat e ndryshme. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të


    Letërsia
    Pasurimi kulturorë ii Letërsis në Tetovë bëhet nga klubet letrare të qyetit si: K.L. "Klubi letrar 94" dhe "Ditët e Naimit" (shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq". Këto klube letrare organizojnë promopvime të ndryshme letrare, mbrëmje letrare dhe disa aktivitet të cilat janë të njohura në nivele ndërkombëtare.
    #VamosArgentina

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Foto nga Kodra e Diellit, dhe nga qendra e qytetit të Tetovës
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 03-04-2007 më 14:45
    #VamosArgentina

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Posta e qytetit të Tetov-ës & Foto tjera nga qyteti
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Foto nga Tetova
    Nga Tigrimelara në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 04:15
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  4. Rrëmbehen dy shqiptarë nga Tetova në Irak
    Nga Cappuccino në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 13:14
  5. Përshendetje nga Tetova
    Nga c.Ronaldo në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 12-10-2005, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •