
Postuar mė parė nga
Albo
Nese Kreshnik Spahiu dhe ai "gjenerali ne pension" qe ambasada turke perdori per mareveshjen e ujrave me Greqine jane mashat e ambasades turke ne opinionin publik shqiptar, kameleone si puna e Pellumb Xhufit jane veglat e ambasades italiane ne Tirane, qe bashkepunon ngushtesisht me megafonet e Duces ne Tirane si Balkanweb, Gazeta Shqiptare dhe News24. Pellumb Xhufi eshte ish-ambasadori shqiptar ne Rome, qe kur na u kthye na Roma jo vetem qe filloi te na fliste me nje gjuhe ndryshe, por na doli qe na kish vene edhe nje pasuri te tille, saqe e rendiste ne krye te listes se deputeteve me te pasur shqiptare. Kjo per te mesuar se kush eshte Pellumb Xhufi, historiano-politikani-deputeti milioner. Milionat besoj se i ka bere nga shitja e librave te tij mbi historine shqiptare.
Tani qe te mesosh edhe dy gjera me shume o Xhuf, kur shprehesh ne kete menyre, je duke prekur ne seder te gjithe shqiptaret autoktone dhe te gjithe atdhetaret shqiptare qe e njohin historine e atij vendi per ate qe eshte, jo per ate qe na e mesojne te tjeret.
Jugu i Shqiperise, asnjehere nuk ka qene i helenizuar, asnjehere nuk do te helenizohet, pasi Jugu i Shqiperise ishte djepi i Rilindjes Kombetare shqiptare, dhe ai Jug i dha identitet e vetedije kombetare gjithe krahinave te tjera shqiptare. Prandaj mos na shit propaganden xhonturke 100 vjet me vone, se nuk jetojme me ne kohen e Sulltanit.
Se dyti, regjistrimi i popullsise nuk ndihmon minoritetin grek, regjistrimi i popullsise mbi te gjitha ndihmon minoritetin cam. Perse nuk u meson shqiptareve qe edhe sot e kesaj dite shteti shqiptar nuk ka te dhena te sakta sa came banojne ne Shqiperi. Si mund te kerkosh zgjidhjen e nje problemi si ai cam kur ti si shtet nuk di se sa came jetojne ne ate vend? Si mund te kerkosh zgjidhjen e ceshtjes came, kur shteti shqiptar nuk u njeh cameve statusin e refugjatit, shtetasit grek te debuar nga Greqia qe eshte refugjat ne RSH? Si mund te kerkosh zgjidhjen e ceshtjes came, kur vete shteti shqiptar u jep te gjithe cameve shtetesine shqiptare duke zhdukur ne kete menyre problemin cam? Regjistrimi i popullsise do te na mesoje se sa came jetojne ne Shqiperi, dhe me kete numer fillon edhe zgjidhja e problemit: do te dime se sa i madh eshte problemi, sa came jane debuar realisht dhe sa ka shkuar numri i tyre me kohen.
Por Xhufi nuk eshte i interesuar qe ceshtja came te zgjidhet. Po u zgjidh ceshtja came, atehere ku ta gjeje municionin Xhufi qe te sulmoje shtetin helen me qellim qe te mos lejoje bashkepunimin e shteteve ballkanike, duke bere ne kete menyre politiken e punedhenesit italian? Dhe te njejten gje ben edhe turqia me mashat e veta ne Shqiperi, e kane shume per zemer ceshtjen came, pasi duan qe ta perdorin ne perjetesi si molle sherri midis Shqiperise e Greqise.
Albo
Krijoni Kontakt