Close
Faqja 18 prej 31 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 301
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ahmeti: Historia dhe “histeria” e dosjeve do të ketë një fund...


    Ali Ahmeti

    31.10.2010
    Zërijeta Hajro Jajaga

    Institucionet e shtetit duhet të brengosen për këto "paçavure" që po shpërndahen dhe specialistët të zbardhin përfundimisht të vërtetën, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrime në Maqedoni.


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Ahmeti, fillimisht si i komentoni informacionet e dosjeve të plasuara në media, ku thuhet se zyrtare të lartë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, aktualisht udhëheqës të Bashkimit Demokratik për Integrime, kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete të UDB-së? Sa e dobësojnë ato pozitën e BDI-së në Qeveri dhe sa dëmtojnë proceset me interes për shqiptarët e Maqedonisë?

    ALI AHMETI
    Tani unë mendoj se e gjithë kjo histori dhe “histeri” që po ndodh, do të ketë edhe një fund. Mendoj se institucionet e shtetit duhet të brengosen për këto "paçavure" që po shpërndahen. Ne jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për këto situata të krijuara me dosjet.

    Në radhë të parë, nuk duam që ne të jemi nxitës dhe t`i fusim në konfrontim njerëzit. Do t’i thërrasim njerëzit me urtësi dhe gjakftohtësi, njëherësh presim nga të gjitha institucionet e shtetit, si dhe specialistë të fushave të ndryshme, që përfundimisht të zbardhet e vërteta.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Atëherë, cila është e vërteta e rreth përfshirjes së udhëheqësisë së UÇK-së në këto dosje?

    ALI AHMETI
    Tani më lejoni të përgjigjem me pak alegori, “mbase shqiptarët kishin qenë populli më fatlum në rajonin e Ballkanit, pasi që vetë UDB-ja ua kishte krijuar forcat e tyre të UÇK-së për pavarësinë e Kosovës dhe luftën për barazinë e shqiptarëve të Maqedonisë”.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Kur flasim për integrimin, është shumë e qartë porosia e faktorit ndërkombëtar “pa zgjidhjen e emrit nuk ka integrim për Maqedoninë”. Ju, si partner i koalicionit qeverisës, pajtoheni me mënyrën, si i realizon negociatat kryeministri Nikolla Gruevski dhe cili është pozicioni i partisë suaj në këtë drejtim?

    ALI AHMETI
    Unë kam kërkuar në vazhdimësi të kihet kujdes, të rritet interesimi dhe angazhimi i të gjitha forcave ndërkombëtare të ndikojë te palët; t`i motivojnë dhe inkurajojnë që t’i tejkalojnë emocionet dhe të arrihet një zgjidhje.

    Ne, si BDI, duhet ta them shumë hapur, jemi në një situatë shumë delikate, sepse mund të keqkuptohemi nga bashkëqytetarët tanë të komunitetit maqedonas se gjoja ne, shqiptarëve, nuk na intereson çështja e emrit, por ne tërësisht jemi të lidhur vetëm pas integrimit të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

    Po, është më se e vërtetë se ne jemi mjaft të interesuar që vendi të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, por ne gjithashtu duam të jemi edhe pjesë e zgjidhjes së problemit dhe për këtë ne i bëmë të gjitha veprimet tona duke e angazhuar në këtë proces në nivel qendror edhe zëvendëskryeministrin Abdulhaqim Ademi.

    Dhe, shpresojmë sa më parë në një zgjidhje, sepse kjo është domosdoshmëri dhe nevojë për vendin, që Maqedonia të mos stagnojë, por proceset integruese të ecin para në dobi të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Ndonëse sa më shumë që zvarritet procesi i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, krijohet përshtypje se shqiptarët janë peng i moszgjidhjes së kontestit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë. A mendoni se është kështu?

    ALI AHMETI
    Çështja e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, zgjidhja e kontestit të Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit, nuk janë çështje që i takojnë ose stagnojnë vetëm një etnitet - vetëm shqiptarët apo vetëm maqedonasit. Proceset integruese paraqesin procese ku të gjithë duhet t`i bartin përgjegjësitë.

    Ne, si BDI, do t’i bartim mbi shpatulla përgjegjësitë. Gjithsesi, këto çështje nuk janë çështje me përgjegjësi të partive në pozitë, por çështja e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është çështje dhe përgjegjësi edhe e partive politike në opozitë dhe për këto çështje kërkohet konsensus i plotë nga të gjithë faktorët politikë të vendit.

    Në NATO dhe BE nuk mund të integrohet gjysma e Maqedonisë, apo vetëm shqiptarët. Ne nuk duam të jemi faktor që nxit qytetarët dhe që krijon hendeqe midis dy etniteteve më të mëdha, etnitetit maqedonas dhe atij shqiptar.

    Kështu që, këtyre çështjeve me kaq përgjegjësi të lartë, ne përpiqemi të mos u japim ngjyrime ndëretnike dhe ngjyrime partiake, por si çështje të rëndësisë së veçantë që kërkojnë zgjidhje. Të gjitha energjitë tona politike kadrovike janë të angazhuara që të japin ndihmën e tyre për një zgjidhje sa më të afërt dhe sa më të pranueshme për palët kontestuese.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Procesi i regjistrimit që duhet të realizohet pranverën e ardhshme ka shkaktuar përplasje të mëdha mes partive politike shqiptare. Sa i përket përfshirjes së shqiptarëve në Entin Statistikor dhe afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, keni arritur ujdi me kryeministrin Gruevski për miratimin e kërkesave të shqiptarëve dhe shmangien e kontestimit të rezultateve?

    ALI AHMETI
    Mendoj se regjistrimi nuk duhet të politizohet ose problematizohet. Nuk duhet të krijohet panik dhe pasiguri te qytetarët, sepse asnjë palë nuk është e interesuar që të falsifikojë apo të rrezikojë komunitetin tjetër.

    Ne jemi të interesuar që ky proces të shkojë mirë duke e bërë të gjithë punën e tyre profesionale. E përsëris, nuk duhet t`i jepet dimension etnik regjistrimit, nuk duhet të kapemi për shifra se kush është 20 apo 30 ose 50 për qind dhe në mënyrë hipotetike të vihemi në pozicion t`i parashikojmë rezultatet.

    Nuk dua që as BDI-ja, e as ndonjë parti tjetër të përfitojë nga ky rast, sepse ky rast nuk është dobiprurës për t`u avancuar në politikë. Është një moment, një proces që Maqedonia duhet ta bëjë meqë tashmë mbushen 10 vjet nga regjistrimi i fundit dhe unë aspak nuk kam komplekse, as nuk vuaj nga ajo se dikush do të jetë i ngarkuar me energji negative për të vënë në pikëpyetje se sa do të jetë përqindja e shqiptarëve në Maqedoni, apo e komuniteteve tjera.

    Meqë përfaqësimi i shqiptarëve në Entin Shtetëror të Statistikave është shumë i ulët, për ta bërë sa më të besueshëm procesin e regjistrimit, kemi kërkuar vëzhgues ndërkombëtar. Gjithashtu, për t’i ikur politizimit të këtij procesi, kemi kërkuar që Qeveria të krijojë një komision mbikëqyrës nga të gjitha etnitetet për të rritur besueshmërinë te qytetarët shqiptarë, në radhë të parë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    Kjo eshte goditja me e rende per ju menduhistet, te cilen e keni marre nga Kosova per veprimtarine e juaj antikombetare!

    http://www.youtube.com/watch?v=AgwkaZF5_tM
    KRIMI NUK <<ZBARDHET>> POR NDRICOHET
    EPOKA E RE : Perkunder aspiratave qe te integrohet ne BE dhe ne NATO, skenat qe pame me rastin e intervenimit te pushtetit ne Malesi te Tetoves dhe veçanerisht ne Brodec i kualifikuat si masaker kunder shqiptareve. Disa i kualifikuan « si hakmarrje ndaj luftes se 2001 » dhe kerkuan « krijimin e komisioneve anketuese per zbardhjen e ketyre rasteve ». Cili eshte interpretimi juaj ?

    BARDHYL MAHMUTI : Te interpretosh brutalitetin shtazarak qe treguan forcat ushtarako policore ne Brodec « si hakmarrje ndaj Luftes se 2001 » eshte papergjegjesi politike. Ky interpretim len te nenkuptohet se gjoja shqiptaret i kane hak dikujt !

    Kjo me detyron te rikujtoj disa nga gjarjet e kaluara. Qe nga themeli i Maqedonise si republike socialiste ne kuader te Federates jugosllave eshte ndjekur politike antishqiptare. Vrasjet, plagosjet, maltretimet, burgosjet, shpronesimet, plaçkitjet, detyrimi per t’u shperngulur per ne Turqi dhe forma te ndryshme te dhunes fizike dhe psikologjike jane karakteristikat dominante te pushtetit te Shkupit ndaj shqiptareve.

    Nxitja e vazhdueshme e urrejtjen antishqiptare prodhoi mendimin e ekskluzivitetit etnik maqedonas ku tjetri shihet si rival per asgjesim. Politika antishqiptare e Shkupit morri permasat e ideologjise shtetformuese sidomos ne periudhen e shperberjes se Federates jugosllave.

    Kapercimi nga sistemi komunist ne sistemin e demokracive parlamentare duhej te krijonte kushte te favorshme per respektimin e diversitetit etnik ne perputhje me menyren se si shoqerite demokratike u jepnin pergjegje problemeve analogjike me tonat.

    Ne vend te avancimit te atyre te drejtave qe kishim me Kushtetuten e vitit 1974 dhe zbatimit te tyre ne praktike ndodhi e kunderta. Fryma antishqiptare do te institucionalizohet ne te gjitha poret e jetes politike dhe shoqerore pas krijimit te shtetit te pavarur te Maqedonise. Kushtetuta e re definoi Maqedonine si shtet i popullit maqedonas dhe u suprimuan te gjitha te drejtat qe shqiptaret kishin me kushtetuten e meparshme.

    Si pasoje, dy mendime do te dominojne imagjinaten shoqerore te maqedonasve.I pari, qe shqiptaret duhet te dergohen ne « dhoma gazi » dhe mendimi i dyte « me tolerant » se « shqiptaret ne Maqedoni jane nje e keqe e nevojshme e dhene nga Zoti, si fatkeqesi qe duhet te pranohet se nuk ke zgjidhje tjeter » (per me shume rreth kesaj shih fjalimin inaugurativ te Branko Cervenkovskit para deputeteve te Parlamentit. http://www.aimpress.ch/dyn/dos/archi...dosa-01-03.htm )
    Ne vend te mobilizimit te gjithanshem te forcave intelektuale dhe patriotike shqiptare per ridefinimin e raporteve te shqiptareve dhe maqedonasve ndodhi e kunderta : nje mobilizim drejt funksioneve shteterore ! Kjo logjike do te dominoje para dhe pas luftes se vitit 2001. Marreveshja e Ohrit ka hyre ne vitin e 7 dhe po shihen rezultatet : vrasje te reja, burgosje dhe montime procesesh kunder shqiptareve, ndalim i perdorimit te flamurit, diskriminim ne punesim dhe ne çdo pore te jetes politike, ekonomike dhe sociale.
    Hakmarrje ?! Me shume se gjashte dekada rresht ndaj shqiptareve eshte ushtruar dhune dhe terror. « Hakmarrja » eshte nocion qe nuk ka lidhje me kulturen demokratike. Nese hyjme dhe rezonojme me logjiken e vjeter mund te konkludojme se hak nuk i kemi askujte por ata na kane neve ! Gjerat duhet te shihen ndryshe.

    EPOKA E RE : Ju si BDSH nuk u pajtuat me cilesime te tilla dhe kerkuat intervenim energjik te institucioneve nderkombetare per t’i dhene fund dhunes dhe diskriminimit te shqiptareve ne Maqedoni.
    Ku qendrojne dallimet dhe pse ndodhi keshtu ?

    BARDHYL MAHMUTI : Krijimi i « Komisioneve anketuese » eshte nje praktike qe shpesh eshte perdorur ne te kaluaren per te mbuluar « krimet ». Kerkesa per te « zbardhur » krimin shkon se bashku me logjiken e moçme. Krimi nuk « zbardhet » por ndriçohet !

    Ne si parti jemi te vetedishem se lufta kunder diskriminimit racor, kunder diskriminimit etnik, kunder diskriminimit gjinor dhe kunder te gjitha formave te diskriminimit kerkon nje angazhim kolektiv te te gjithe demokrateve te mirfillte ne bote. Kjo lufte politike per ngadhnjimin e demokracise ne kete pjese te Evropes kalon ne menyre te domosdoshme permes nje intervenimi energjik te institucioneve demokratike nderkombetare. Per kete arsye u jemi drejtuar disa here dhe do t’ju drejtohemi pa nderprere te gjitha institucioneve me peshe ne bote dhe do te kerkojme nga demokratet kudo qofshin ata qe te ngrene zerin kunder padrejtesive me te cilat ballafaqohen shqiptaret ne Maqedoni, te bejne presion mbi Shkupin per lirimin e civileve te pafajshem, per rishikimin e te gjitha proceseve te montuara nga politika, per krijimin e nje grupi hetues nderkombetar dhe per ndeshkimin e fajtoreve te masakres se Brodecit.

    EPOKA E RE : Kush ishte i implikuar realisht ne kete masaker?

    BARDHYL MAHMUTI : Ne kemi terhequr vemendjen qysh me heret se qarqet antishqiptare jane mobilizuar si asnjehere me pare. Sidomos ne kohen kur bisedimet per definimin e statusit politik te Kosoves po perfundonin. Ne mesin e ketyre qarqeve ne kemi denoncuar, permes komunikates se 27 tetorit, implikimet e drejtperdrejta te Beogradit dhe te qarqeve anishqiptare ne Shkup.

    Fatkeqesisht, Masakra e Brodecit nxorri ne shesh implikime te shumta.

    Edhe pse qe ne diten e pare te Masakres se Brodecit, PDSH-ja, si pjese e koalicionit qeveritar, tentoi te zbuse reakcionin e shqiptareve per vrasjet e njerezve te pafajshem, me arsyetim se « operacioni policor paraprakisht eshte finalizuar edhe ne bashkepunim te koordinuar me autoritetet kosovare » e verteta nuk mund te fshihej. Ne Konferenca europiane "Udhekryqet e Ballkanit", qe u zhvillua ne Bruksel, doli ne shesh misteri i « forcave shumetnike » te implikuara ne tragjedine e Brodecit. Zevendeskryeministri serb Bozhidar Gjelic konfirmoi bashkepunimin e shtetit serb me qeverine e Shkupit ne “lufte kunder terrorizmit shqiptar” ne Brodec.

    EPOKA E RE : Kush nga “autoritetet kosovare” ka mundur te bashkepunoje me autoritetet e Shkupit ne Masakren e Brodecit?

    BARDHYL MAHMUTI :
    Diten qe i parapriu masakres se Brodecit ne “Takimin e Petrol Kompanise” benin pjese disa personalitete te skenes politike te Kosoves dhe Maqedonise. Mirepo, mediatizimi i “ autoriteteve kosovare” ishte teper i kujdesshem. Ne komunikatat e publikuara ne faqen zyrtare te PDSH-se nuk permenden fare as Kryeministri i Kosoves, z. AgimÇeku, as Kryetari i PDSH-se, z. Menduh Thaçi e as zv. Ministri i Puneve te Mbrendshme, z. Refet Elmazi. Por, informacioni plasohet vetem si marredhenje Prishtine – Shkup! Sipas PDSH-se “Aksioni i se martes ne fshatrat e Malesise se Sharrit eshte realizuar nje dite pasi gjenerali i Sherbimit Policor te Kosoves, Sheremet Ahmeti realizoi nje takim me Drejtorin e Byrose per Siguri Publike, Lupço Todorovski.” (http://www.gurra-pdsh.org/ f.2)

    Zbulimi i frontit te perbashket te Qeverise se Maqedonise me ate te Serbise ne lufte kunder shqiptareve vuri ne pozite te palakmueshme PDSH-se dhe “ autoriteteve e implikuara kosovare”.
    Reagimi i z. Çeku, nga cilesia e Kryeministrit ne pritje te dorezimit te mandatit, irritoi te gjithe ata qe e dijne realitetin e kesaj masakre. Ne veçanti familjaret e njerezve te masakruar ndihen te fyer tej mase.
    Fjala publike barte me vete pergjegjesi proporcionale me funkcionet qe kane njerezit ne skenen publike. Une, permes dy letrave publike kam kerkuar sqarime lidhur me shpifjet qe ai beri ne adrese te viktimave te Brodecit.

    EPOKA E RE : Ai nuk eshte pergjegjur deri tani. A mendoni se me heshtje mund te heshten efektet e deklarates se tij?

    BARDHYL MAHMUTI : Te precizojme diçka. Ne kohen kur ndodhi masakra e Brodecit Kosova ndodhej ne dy procese shume te rendesishme per fatin e vendit: bisedimet shtese per statusin politik dhe zgjedhjet e 17 nentorit. Tani te dy proceset kane perfunduar. Nese z. Çeku mendon se me dorzimin e mandatit shkarkohet nga barra e sqarimit te genjeshtarve dhe insinuatave ne adrese te viktimave te Brodecit, mashtrohet rende. Ne do te insistojme ne ndriçimin e plote te kesaj masakre dhe te shohim edhe rolin e “ autoriteteve kosovare”. Askush nuk ka te drejte dhe mandat te implikoje Kosoven ne nje politike antishqiptare. As me implikime te drejperdrejta as permes formave perfide te arsyetimit te masakres. Ne do te kerkojme nga forcat politike te Kosoves, nga intelektualet e pavarur, nga mediat, nga organizatat joqeveritare (sidomos ato te dalura nga lufta), nga opinioni publik i Kosoves te distancohen dhe te denojne implikimet e “autoriteteve kosovare” ne Masakren e Brodecit.

    EPOKA E RE : VMRO, LSDM; PDSH dhe BDI kane filluar nje dialog per te gjetur zgjidhje per zyrtarizimin e gjuhes shqipe, statusit te luftetareve te UÇK-se etj. Kete dialogun e keni cilesuar si rezultat te presioneve te jashtme. A mendoni se mungon vullneti politik per nje dialog te tille dhe se gjithmone ka nevoje per influence te jashme?

    BARDHYL MAHMUTI : Po. E kam cilesuar si te tille dhe ky dialog ndodh pikerisht nga presionet e jashme. Nese marrim per baze faktet se strategjia e zgjerimit te BE-se dhe NATO-s realizohet ne perputhje me nje agjende precize qe nuk varet nga dinamika e punes se parlamentit te Maqedonise, apo ndonje vendi tjeter kandidat per antarsim, do te shohim se gjerat jane ndryshe. Duke u afruar afati i « marrjes » apo « refuzimit » eventual te ftesave nga njera ane dhe puneve qe kane mbetur pa bere, nga ana tjeter, personalitete me peshe ne marredheniet nderkombetare, qe ia duan te miren Maqedonise, kerkuan, qe pa humbur kohe, t’i permbush te gjitha kushtet e parapara per integrim ne BE dhe NATO. Ne kete kontekst duhet te shihet iniciativa per nje « dialog » « pozite/opozite » per gjetjen e zgjidhjeve te mundshme per problemet e akumuluara. Mjafton qe te permbyset perspektiva dhe te shtrohet pyetja se a do te kishim kete « dialog » nese koha e Samitit te NATO-s nuk afrohej. Mendoj se pergjigja negative nenkuptohet.

    EPOKA E RE : Megjithate, sa jane shanset qe te sillen vendime pozitive per keto çeshtje?

    BARDHYL MAHMUTI : Lexuesit e shtypit ne Kosove kane qene te preokupuar me tema qe lidheshin me fatin e Kosoves dhe te ralle mund te jene ata qe kane pasur mundesi te ndjekin zhvillimet ne Parlamentin e Maqedonise. Po sjell per ata lexues te “Epokes se Re” qe nuk kane pasur mundesi te njoftohen se ne diten kur Parlamenti i Maqedonise shqyrtonte Rezoluten e Parlamentit Evropian te dates 12 korrik 2007 dhe kushtet qe ky shtet duhej te plotesonte per anetaresim ne BE, nga foltorja e parlamentit te Maqedonise, Kryeministri Gruevski shpalosi strategjine e kthimit te proceseve ne gjendjen e para Marreveshjes se Ohrit. Ai shprehu haptazi qendrimin se nuk do te lejoje qe gjuha shqipe te jete gjuhe zyrtare e Maqedonise, irronizoi ne kulm çeshtjen e luftetareve te UÇK-se dhe kritikoi ashper LSDM-ne per gjoja « leshimet qe ka bere ndaj shqiptareve » !!! Po ai kryeminister qe provokoi shqiptaret ne menyre me arrogante te mundeshme duke i tallur se “mund te shohin enderr zyrtarizimin e gjuhes shqipe”, ne Konferencen e 19 dhjetor te ketij viti, kur Ministri i shendetesise, z. I. Selmani foli shqip, se bashku me ministrat tjere joshqiptare te qeverise e leshoi sallen e Konferences. Ai sot udheheq kete dialog politik!!!
    Duke pasur parasyshe kete fryme politike dhe pervojat e deritanishme, bisedimet aktuale i shoh me skepticizem. Sa here qe autoritetet politike te Shkupit ndodhen perballe presioneve te caktuara “pranojne” te mirtojne vendime te ndryshme qe me vone, ne kontekste me te “favorshme per ta”, permes Gjykates Kushtetuese, i shpallin si vendime antikushtetutare dhe i abrogojne. Rasti i fundit eshte ai i abrogimit te neneve per perdorimin e flamurit kombetar shqiptar. Pra, ne kete kontekst edhe « miratimi» eventual i disa vendimeve nuk do te thote dalje nga logjika antishqiptare. Nese « miratohet » diçka atehere behet sa per sy e faqe dhe ne funksion te realizimit te objektivave euro-atlantike te Maqedonise. Pa nderrimin e logjikes, « miratimi » i vendimeve te caktuara nuk do te kete kurfarre garance. Sapo t’i realizojne qellimet e veta, Gjykata Kushtetutare do t’i shpalle si antikushtetuese dhe do t’i abrogoje ne rrethana kur atyre u duken te pershtatshme.

    Bartesit e partive politike dhe institucioneve shteterore te Maqedoni i karakterizon nje paradoks suis generis: nga njera ane nuk pushojne se kerkuari ne nivel supranacional te jene pjese e Bashkimit Evropian, si nje superstrukture e shteteve ekzistuese ku do te ruanin specifikat e veta, ndersa nga ana tjeter refuzojne te respektojne specifikat e shqiptareve ne nivel intranacional.

    EPOKA E RE : Si te dilet nga kjo situate?

    BARDHYL MAHMUTI : Daljen e Maqedonise nga kjo situate e shoh vetem permes hapjes se nje procesi te gjithanshem, qe do te na mundesonte te dilnim nga spiralja e dhunes dhe te aderonim ne vlerat euro-amerikane. Per kete kerkohet nje angazhim dhe ndihme e forcave demokratike nderkombetar perballe tendencave totalitare qe sundojne ne vend. Qe te kete sukses nje akcion i tille, krijimi i parakushteve eshte i domosdoshem. Ne listen e parakushteve te hapjes se procesit te aderimit te vendit ne vlerat dhe institucionet euro-atlantike jane: lirimi i menjehershem i civileve te pafajshem te Brodecit; rishqyrtimi i te gjitha proceseve te montuara nga autoritetet politike te njepasnjeshme te Shkupit; te krijohet nje komision nderkombetar per te hetuar krimin policor ne fshatin Brodec dhe te mirren masat nderkombetare per ndeshkimin e fajtoreve.

    EPOKA E RE : Sa ka gadishmeri per nje gje te tille?

    BARDHYL MAHMUTI : Pikerisht pse mungon vullneti politik per te dale nga qasja me mentalitet ballkanik, Bashkimi Demokratik Shqiptar kerkoi nga te gjitha forcat demokratike ne bote, e sidomos nga institucionet euro-atlantike, qe te organizohet nje Konference nderkombetare per Maqedonine, me te gjithe akteret vendor dhe rajonal te implikuar, per t’u dhene fund mosmareveshjeve.

    EPOKA E RE : Me 10 dhjetor, ne diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, ju organizuat nje Konference per mediat te titulluar « Maqedonia destabilizon Ballkanin ». Pse pikerisht kete dite ?

    BARDHYL MAHMUTI :Rastesisht kjo date perkonte me perfundimin e bisedimeve lidhur me statusin politik te Kosoves. Mediat fokusonin vemendjen ne nje pseudoproblem. Duke shtruar pyetjen se a e destabilizon Kosova Maqedonine lehej te nenkuptohej se Maqedonia na qenka stabile dhe se rreziku i vjen nga jashte ! Ne kete konference dhe permes raporteve qe ua drejtova institucioneve nderkombetare solla argumentet e mjaftueshme se Maqedonia eshte tejet e destabilizuar per shkak te politikes antishqiptare qe ndjek dhe se kjo logjike e funksionimit destabilizon edhe rajonin. Per kete arsye kerkova nga te gjithe akteret e skenes politike nderkombetare, qe jane te interesuara per stabilizimin e kesaj pjese te Evropes, te bejne presion mbi autoritetet e Shkupit qe t’i jep fund politikes antishqiptare.

    EPOKA E RE : Si e shihni Kosoven pas fitores se PDK-se ne zgjedhjet e 17 nentorit?

    BARDHYL MAHMUTI : eshte interesant fakti se fillimi dhe perfundimi i procesit te definimit te statusit politik te Kosoves perkon me ardhjen e z.Thaçit ne krye te institucioneve te Kosoves. Ne fillim te procesit, ne vitin 1999, si arkitekt i UÇK-se dhe udheheqes i Drejtorise Politike te saj, z. Thaçi arriti te udheheq delegacion e Kosoves ne bisedimet e Rambujese. Mjeshtria e udheheqjes se ketyre bisedimeve, qe ishte ne perputhje me profesionalizmin e shkolles politike perendimore, solli perfundimin e tyre me nje deshtim te plote te pales serbe. Pas deshtimit te plote te pales serbe ne rrafshin diplomatik dhe bllokimit te njeanshem te procesit nga pala ruse, u krijua nje realitet i ri: bombardimi i Serbise, ardhja e NATO-s dhe prezenca e institucioneve demokratike perendimore ne Kosove dhe regjion.
    Tani, kur ndodhemi ne fund te procesit, sa i perket dinamikes nderkombetare, ndodhemi para nje situate te ngjashme. Rusia, per shume motive, ka bllokuar njeanshem procesin. Ardhja e z. Thaçi ne krye te institucioneve te Kosoves ishte shpresa e vetme.
    Si kuader i shkolluar ne Evrope, i rrethuar me njerez te deshmuar si ne rrafshin kombetar ashtu edhe ne ate profesional, z. Thaçi do te perdore tere potencialin e vet per te zhbllokuar kete situate.
    Kam bindjen e plote se akritekti i luftes dhe i politikes moderne ne Kosove ka te projektuar rrugen qe Kosoven e pavarur ta integroje ne institucionet euro-atlantike.
    Mësuesi

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60
    MARRË NGA FAQA E BARDHYL MAHMUTIT
    QËNDRIMI I BDI-së ËSHTË ANTISHQIPTAR DHE ANTIHISTORIK

    Zhvendosjet e individeve, madje edhe e grupeve te caktuara njerezish, nga nje vend ne vendin tjeter ka karakterizuar njerzim qe nga parahistoria. Ky fenomen morri permasa shume me te medha gjate revolucionit industrial per te arritur kulmin ne gjysmen e dyte te shekullit XX.
    Te ballafaquar me vlerat dhe normat e shoqerive « mikpritese » te huajt nuk kishin rruge tjeter pos asimilimit apo getoizimit. Perballe ketyre problemeve, shtetet e demokracive perendimore u shtrenguan te perpilojne nje politike te caktuar ne perputhje me specifikat e veta. Ne kete kontekst te debateve lidhur me vendin e « te huajve » ne shoqerite « mikpritese » lindi nocioni « integrim ».
    Ky nocion ne politike lidhet vetem me politiken e shtetit ndaj « te hujave ». Ndersa, sa i perket diversitetit etnik te shoqerive shtetet perendimore kane marre formen adekuate (federate/konfederate) te organizimit politik. Disa aspekte te kesaj teme i kam trajtuar ne intervisten ekskluzive dhene gazetes « Faktit » te dates 4 maj 2006, qe lexuesi mund ta gjeje ne faqen zyrtare te PDSh-se, www.gurra-pdsh.org
    Rikujtimi i nocioneve te lartepermendura u nxit nga arroganca e liderit te BDI-se, z. Ali Ahmeti, i cili, ne intervisten per « RTV21 » te Kosoves deklaroi se « Ardhmeria e Maqedonise eshte ne integrimin e plote te shqiptareve“ (Kjo deklarate, si qendrim zyrtar i partise, u botua edhe ne faqen zyrtare te BDI-se, www.bdi.org.mk te dates 5 maj2006).
    Perdorimi i nocionit “integrim” per shqiptaret ne shtetin e Maqedonise eshte anti-historik dhe anti-shqiptar. Historianet e mirfillte e din fare mire se shqiptaret nuk jane “imigrant” ne kete shtet dhe as “te huaj”. Ata jane banoret me autokton te ketij vendi dhe te drejtat e tyre duhet te zgjidhen ne menyre analogjike siq i kane zgjedhur shtetet e demokracive perendimore problemet e diversitetit etnik. Shqiptaret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise etj. mund te “integrohen” ne SHBA, Kanada, shtetet e Evropes perendimore etj. sepse atje kane emigruar dhe jane “te huaj” e jo ne vendet dhe trojet e veta ku jane autokton. Shqiptaret e Shqiperise,Kosoves, Maqedonise....mund te aspirojne te integrohen ne strukturat politike te Bashkimit Evropian dhe ne ato ushtarake te NATO-s duke pranuar vlerat, normat dhe standardet e ketyre strukturave. Por ne vendin e vet atyre duhet t’u respektohen vlerat, normat dhe standardet e tyre.
    Deklarata e z. Ahmeti per integrimin e plote te shqiptareve ne Maqedoni sado anti-historike dhe anti-shqiptare qe eshte ajo nuk eshte absurde! Deklarata eshte plotesisht logjike me logjiken e udheheqesve te BDI-se!Ata tregojne fytyren e vertete!
    Qe te sqarohet kjo logjike na duhet te rikujtojme disa ngjarje te kaluares se afert.
    Te ata qe nuk njihnin udheheqesit e UÇK-se, shperthimi i luftes se armatosur ngjalli shpresa se diskriminimit te shqiptareve ne Maqedonise do t’i vinte fundi. Duke qendruar te fshehur ne Kosove dhe jashte kontakteve me popullin dhe me ushtaret e lirise, udheheqesit e UÇK-se krijuan nje fryme misterioze rreth personaliteteve qe i kishin ngarkuar vetes detyre te realizojne nje aspirate shekullore.
    Mirepo, si zkakonisht, misterioziteti rreth personaliteteve nuk mund te zgjas shume. Dalja ne sferen publike, ku rregullat e lojes jane te ndryshme nga ato qe e karakterizojne klandestinitetin, paraqet fillimin e demistifikimit.
    Demistifikimi i pare i udheheqesve te UÇK-se u be me shpalljen e Platformes politike. Siq e kam theksuar ne interviste e lartepermendur, berja publike e qellimit per ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit te shtetit unitarist maqedonas beri absurde qellimin e luftes: « çlirimtare qe nuk cenojne sovranitetin dhe integritetin e shtetit unitarist !!!»
    Absurditeti i udheheqesve te UÇK-se qendron vetem ne kete pike. Pas shpalljes se Platformes politike çdo veprim i tyre eshte logjik dhe ne perputhje te plote me synimet « anti-çlirimtare ».
    Braktisja e synimeve çlirimtare behet edhe me transparente pas krijimit te Bashkimit Demokratik per Integrim.
    Duke vendosur hapur ne emertimin e kesaj force politike nocionin « integrim » udheheqesit e kesaj partie zhveshen karakterin e vet anti-historik dhe anti-shqiptar. Ata i konsiderojne shqiptaret « si te huaj » qe na u dashka t’i « integrojne » ne vlerat, normat dhe standardet e shtetit Maqedonas! Prandaj nuk duhet te çuditemi me deklaratat e z. Ahmeti, sado arrogante dhe sado fyese qe jane per shqiptaret ! Ai tregon haptazi se ku deshiron t’i shohe shqiptaret.
    Nuk duhet te çuditemi qe sebet jane te gatshem te votojne per kete parti politike sepse ata jane te udhezuar drejte nga qarqet antishqiptare qe u konvenon te mbeshtetet nje parti, qe pretendon se eshte shqiptare, dhe qe mendon se shqiptaret jane « te huaj » ne Maqedoni. Aspak nuk duhet te habitemi qe kjo parti kerkon mbeshtetje ne Maqedonine Lindore ne kohen kur shqiptaret masovikisht braktisin radhet e saj. Nuk duhet te na habise fakti se BDI-ja mund te gjeje mbeshtetje jashte shqiptareve sepse qarqet antishqiptare orientojne elektoratin per te pasur partner nje parti pseudoshqiptare si BDI-ja.Sepse me ta me se miri behet pazari me % per te integruar shqiptaret ne Maqedoni.
    Jemi ne nje faze vendimtare. Me 5 korrik populli do t’u jep mandat perfaqesuesve te vet. Nuk mund ta dime me saktesi se sa serb dhe maqedonas do t’ua japin votat BDI-se. Ate qe mund ta themi me siguri eshte fakti se asnje shqiptar qe e konsideron veten autokton dhe nuk pranon te konsiderohet dhe trajtohet si i huaj ne token e vet nuk do te votoje per BDI-ne.
    Te vetedishem per rrezikun qe u kanoset shqiptareve nga BDI-ja atdhetaret e mirfillte, intelektualet e deshmuar dhe profesionistet e te gjitha lamive jane duke u rreshtuar perreth PDSH-se si shprese e vetme per te realitzuar te drejtat e ligjshme te shqiptareve ne Maqedoni.
    Me guximin intelektual dhe me aftesite profesionale qe ka ne gjirin e vet Partia Demokratike Shqiptare eshte garance e vetme se me askush nuk mund t’i neperkembe te drejtat e shqiptareve.

    BARDHYL MAHMUTI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Milla : 01-11-2010 më 02:13
    Mësuesi

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60
    KOHA DITORE 1.07.2005

    BARDHYL MAHMUTI

    UDHËHEQËSIT E BDI-së KANË HYRË NË POLITIKË DUKE DJEGUR VENDBANIMET SHQIPTARE

    Nje shprehje popullore thote se kur te vegjlit hane mollat e tharpta te rriturve u mpihen dhembet. Ne politike eshte e kunderta: te”medhejt i gatuajne gjerat e tharpta e popullit i mpihen dhembet.
    Per çfare deshtimesh dhe suksesesh e kane fjalen ? Nuk e di se me cilin kantar masin « deshtimet » e te tjereve dhe « suksesinn e vet ». Interpretimet e ndryshme lidhen me te kaluaren tone.Per te sqaruar lexuesin e gazetes « Koha Ditore » me duhet te permendi vetem disa fakte.

    Ajo qe eshte e vertete mbeshtetet ne faktin se une dhe udheheqesit e BDI-se, edhe kur kemi qene te angazhuar ne te njejten strukture politike, kemi pasur orientime te ndryshme. Ne kohen kur udheheqesit aktual te BDI-se perpiqeshin me çdo kusht per te marre pensione invalidore nga spitalet neuropsikiatrike te Zvicres une perpiqesha te kryej studimet e Shkencave Politike ne nje Universitet me renome boterore (Universitetin e Lozanes). Eshte e vertete se ne te njejten kohe kur ata dolen ne pension invalidor me diagnoze psikiatrike une diplomova ne shkencat politike.

    Fakti qe diplomimi dhe magjistrimi konsiderohen si deshtim nga ata qe kane pensione invalidore nga spitalet neuropsikiatrike nuk me habit aspak. Aq e kane kapacitetin intelektual per te gjykuar se çka eshte « deshtim » e çka eshte « sukses ». Nese diplomat universitare jane deshtim atehere pse udheheqesit e BDI-se pas luftes filluan t’i fshehin « diplomat » e invaliditetit dhe te blejne diploma universitare. Populli thot nje shprehje te bukur : Dielli me shoshe nuk fshihet ! Meqe u referohen UCK-se dhe hapsires politike ne Kosove per suksese dhe deshtime po permendi faktet qe jane te njohura per opinioni publik shqiptar.

    Une dhe udheheqesi i BDI-se kemi qene ne strukturat e larta te UCK-se. Per te gjitha gabimet qe ka bere udheheqesi i BDI-se u perjashtua nga Shtabi i Pergjithshem i UCK-se. Ndersa per rezultatet qe kam treguar ne legjitimimin e UCK-se ne permasa nderkombetare, si anetar i Drejtorise Politike te UCK-se, jam dekoruar me urdherin me te larte qe jane dekoruar udheheqesit e luftes : Urdherin Adem Jashari. Nese punen e vete e konsiderojne sukses e punen time deshtim une nuk çuditem se aq e kane kapacitetin intelektual. Sa me perket mua, « Dekorata Adem Jashari » ka vlere me shume se te gjitha funkcionet qe mund te imagjinoje nje politikan.

    Pas luftes, struktuara ne te cilen vepronim bashke me udheheqesit e BDI-se u transformua ne Partine per Bashkim Demokratik. Une u zgjodha kryetar i kesaj partie ndersa Ali Ahmeti, i cili ishte teper aktiv ne tere procesin e transformimit te LPK-se, u zgjodh anetar i Keshillit Drejtues. Nga momenti kur nuk u zgjodh ne kryesie te partise ai pasivizoi aktivitetin ne kuader te partise dhe u angazhua ne drejtim tjeter.

    Nese zgjedhjen time si kryetar partie dhe si Minister i Puneve te Jashtme te Kosoves e konsideron si deshtim eshte e kuptueshme se aq e kane kapacitetin intelektual per te gjykuar se çka eshte deshtim e çka eshte sukses.

    Me qellim te afrimit te forcave politike te krahut te luftes ne Kosove une hoqa dore nga posti im i kryetarit dhe pranova postin e nenkryetarit. Per mua eshte nje sukses. Por, i kuptoj pse quajne deshtim heqjen dore nga karriera individuale per interesa te pergjithshme ata qe bene pike e pese luftetaret e UCK-se ne Maqedoni per t’u afruar me ish-udbashet. Ata mund te vazhdojne te krekosen me „sukseset“ e ketilla. Per mua sukseset e tilla jane neveritese. Nese udheheqesi i BDI-se hyrjen e vet ne politike per te ruajtur integritetin dhe sovranitetin e shtetit maqedonas, duke djegur vendbanimet shqiptare, e quan sukses, une mburrem me « deshtimin » tim ne kete drejtim

    Meqenese i njoh mire motivet e angazhimit tuaj politik po permende nje nga faktet e shumta te bisedava qe kemi pasur gjate luftes ne Maqedoni. Fakt qe i jep kuptim logjikes karrieriste te individit dhe pasojave qe i perjeton populli.

    Per t’i dhene kulm arrogances tende dhe per te nxjerre ne shesh qellimin e vertete te ambicjeve tua t’i me thirre ne telefon ate nate kur forcat maqedonase ishin nisur ne drejtim te Zajazi.
    Me nje ze qe dridhej dhe qe shprehte paniken qe te kishte kapluar, me thirre ne telefon duke mu drejtuar : ”Bardhyl, forcat maqedonase jane nisur ne drejtim te Zajazit. Atje e kam familjen dhe mund t’u ndodh diqka e keqe. Thuaj Arbrit qe te beje çka eshte e mundur qe te mos sulmohet Zajazi. Te lutem bisedo me Arbrin dhe mundohu te ndikosh te ai. Lajmerohu pasi te bisedosh me Arbrin...“
    I sigurte se telefoni im ishte duke u pergjuar ne vazhdimsi nga sherbimet sekrete te disa shteteve qe ishin prezent ne Kosove nuk deshta te te permbledh ashtu siq e meritoje. Doja te te pyes se a te brente ndergjegja per familjet tjera shqiptare qe ishin nen bresherite e bombardimeve maqedonase? A te brente ndergjegja per familjet shqiptare te rrethit te Kumanoves? A te brente ndergjegja per familjet shqiptare te rrethit te Shkupit? A te brente ndergjegja per familjet shqiptare te rrethit te Tetoves.... ?Jo, u binda se ty nuk te brente ndergjegja per askend. Pos karrieres tende politike dhe shpetimit te familjes tende asgje nuk kishte vlere per ty.
    Megjithate e thirra Arbrin dhe e njoftova per situaten ne Zajaz. E bera kete sepse nuk doja qe asnje familje shqiptare, pra as familjes tende, t’i ndodhte ndonje e keqe. Rezultatin e di. Familja yte dhe Zajazi nuk u sulmua.
    Sot, kur shoh se me çfare paturpsie kerkon votat e shqiptareve. Sot kur shoh se me çfare paturpsi vjedh votat e shqiptareve, nuk mund te hesht. Populli shqiptar duhet ta di se ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Kumanoves! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Shkupit! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Tetoves! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Gostivarit.! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Dibres!Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Struges. Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Ohrit! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Kerçoves! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh as votat e familjeve shqiptare te Zajazit! Ti ke te drejte morale te kerkosh vetem votat e familjes tende. Sepse vetem per te dhe per karrieren tende ke menduar! Nese kete e konsideron sukses une per veten time nuk kam nevoje per suksese te tilla.
    Nje shprehje popullore thote se kur te vegjlit hane mollat e tharpta te rriturve u mpihen dhembet. Ne politike eshte e kunderta: te”medhejt i gatuajne gjerat e tharpta e popullit i mpihen dhembet. Shpresoj qe populli shqiptar ne Maqedoni, te cilit i jane gjakosur dhembet nga karrierizmi i „lidereve“ matrapaz, do te dije t’u jape besimin forcave qe çojne proceset perpara.

    Ndersa sa u perket spekulimeve se do te vij si kryetar i PNDSH-se u bej me dije se asnje bisede me Mesut Shabanin (shokun e femijerise) nuk kam zhvilluar ne kete drejtim. Angazhimi eventual i imi ne Maqedoni do te behet ne kohen kur une mendoj se mund te kontriboj per popullin tim e ne asnje rast nuk do te angazhohem per funkcione dhe karrieren time personale. Nese vjen koha e angazhimit tim ne skenen politike te Maqedonise do t’u njoftoj personalisht se ciles strukture do t’i bashkangjitem. Dhe hiq nuk me ben pershtypje mendimi i Ali Ahmetit dhe udheheqesve te BDI-se. Le te vazhdojne te quajne karrieren time „deshtim“.
    Per fund, nje gje eshte e sigurte. Nese fushveprimi politik me eshte i kufizuar une asnjehere nuk do te angazhohem ne politike per ta bere berllog si Ali Ahmeti dhe berllogat tjere Te BDI-se

    BARDHYL MAHMUTI
    KOHA DITORE

    01/07/2005 17:27:37
    Mësuesi

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60
    A TË KA NGJEL NDONJË PIKË GJAK SHQIPTARI O ALI AHMETI !


    GAFURR ADILI
    Zoti Ali AHMETI !

    Nuk mbahet mend, as në kohën e ish RSFJ-së dhe as në kohën e ish kralevinës, që ti e kupton më mirë në sllavisht se sa me ta thënë shqip: Mbretëria Serbo – Kroato – Sllovene, kur shqiptarët njiheshin s’i banorë të Juzna Srbija (Serbia Jugore), që sllavët pa identitet gjuhësor, fetar, shtetëror dhe kombëtar, të vetëquajtur sllavo-maqedonas, ta kenë ofenduar dhe denigruar kaq shumë Kombin Shqiptar, sa e kanë ofenduar dhe denigruar, fillimisht përmes Enciklopedisë dhe tani edhe përmes Gjografisë së tyre, gjatë bashkëqeverisjes (kolaborimit) tënd me Qeverinë e antishqiptarit Nikolla GRUEVSKI me Co.

    Askush, as edhe ish Lidhja Komuniste e Jugosllavisë në Maqedoni, dhe as Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), si dhe as Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), të cilat ti dikur i quaje parti tradhëtare, nuk e kanë denigruar popullin shqiptar të Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit – ILIRIDA) nën “Maqedoni” kaq shumë, se e ke denigruar ti dhe partia yte, Bashkimi Demokratik për Integrim (DUI), gjatë gjithë kësaj periudhe të kolaborimit tënd dhe bandës tënde, me emrin DUI (Demokratska Unija za Integracija), fillimisht me LSDM-në e Branko CRVENKOVSKIT dhe tani edhe me VMRO-DPMN-në e Nikolla Gruevskit.

    Zoti Ali AHMETI !

    Të heshtësh duke qëndruar edhe në qeveri me sllavo-maqedonasit e ardhur nga Karpatet, kur fyhen shumë rëndë shqiptarët e iliro-pellazgëve, duke na quajtur ne shqiptarët edhe gabelë, nuk mund të ketë asnjë arsye përveç se, sa më poshtë vijon:

    1. Edhe veprimtaria yte e mëhershme, në kuadër të Lëvizjes Atdhetare (ilegale) të Kosovës dhe trojeve të saj, del shumë e dyshimtë, për çka gjatë luftës së Kosovës (në korrik 1998) nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) je akuzuar për TRADHETI, me dy akuza:a). Fajtor për rënien e Luan HARADINAJT dheb). Fajtor për dështimin e Zonës Nr. 2 të UÇK-osovës, që ishte në trojet shqiptare nën IRJM, Komandant i të cilës ishe ti, por që asokohe nga dënimi dhe ekzekutimi me vdekje të patën shpëtuar Zoti Ramush HARADINAJ dhe edhe Bardhyl MAHMUTI.

    Gjatë gjithë veprimtarisë tënde në kuadër të LPK-së (Lëvizja Popullore e Kosovës), as ti dhe as e gjithë Kryesia e LPK-së, me në krye dajën tënd, Zotin Fazli VELIU dhe Zotin Musa XHAFERRI, asnjëherë nuk keni dhënë llogari për rëniet (vrasjet) dhe arrestimet e bijve dhe bijave më të mira të LPK-së (para vitit 90-të) dhe më pas (pas vitit 90-të) edhe të UÇK-së, gjë kjo që dëshmon se në krye të ish LPK-së, dhe me këtë rast edhe të ish UÇK-së, këmbëkryq ka qenë e ulur ish UDB-ja jugosllave dhe…

    Gjithashtu, është folur dhe vazhdon të flitet, bile edhe Gazeta SHQIP e Tiranës dhe Gazeta SHQIP e Tetovës, kanë pas shkruar se daja yt, Fazli VELIU (ish Kryetar i LPK-së), ka qenë në shërbim të UDB-së dhe se nga një kolonel serb (në vitin 1994) ka marrë 8.000 USA dollarë për shërbimin e tij ndaj UDB-së. Dhe, daja yt, Zoti Fazli VELIU, me imunitet (deputet) në Sobranien (Parlamentin) sllavo-maqedonas të Shkupit, nuk e paditi Gazetën SHQIP të Tiranës dhe Gazetën SHQIP të Tetovës.

    Pse Zoti AHMETI…?!

    Sepse atëherë edhe do të dilte e vërteta…

    2. Edhe konfliktin e vitit 2001 e ke filluar me një plan të qarqeve antishqiptare. Fillimisht (në tetor të vitit 2000) bashkë me dajën tënd, Zotin Fazli VELIU, keni shkuar në Paris, ku bashkë me ju dy është dashur të vinte edhe Shefit Xhaferri (Kravata) nga Gostivari, por që ju nuk e keni marrë “Kravatën” dhe në Paris keni shkuar vetëm. Pastaj, në nëntor të vitit 2000, pas kthimit tuajë nga Parisi, të vilat rezidenciale në Pogradec, ti je takuar më Zotin Branko CRVENKOVSKI, kryetar i LSDM-së, atëherë (në vitin 2000) në opozitë.

    Dhe, pas takimit të Pogradecit, pikërisht në dhjetor të vitit 2000, në Chikago të SHBA-ve “vdes” (nga një infarkt në zemër) Profesor Sulejman ELEZI nga Kërçova, i burgosur politik që në kohën e sundimit të kriminelit Aleksander RANKOVIC dhe edhe më pas gjatë vitit 1981, sepse ju dy (ty dhe Fazliun) Sulejman ELEZI iu quante njerëz të UDB-së.

    Por, para se të “vdiste” veterani i çështjes kombëtare, Profesor Sulejman ELEZI, nga një aksident (me traktor) në Itali “vdes” edhe shoku e bashkëluftëtari i Tij dhe i Dëshmorit të Kombit Rexhep MALAJ, atdhetari i shquar Avni ELMAZI nga fshati Sërmovë i Gostivarit, i cili (në vitin 1991) ty të kishte dhënë 100.000 marka gjermane (që Avniu i kishte grumbulluar nga bashkëfshatarët e tij në Itali, Zvicër dhe Gjermani) për armatim, por që ti dhe banda yte ia grabitët dhe…

    Kurse, të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ombëtare, përveç Zotit Fazli VELIU, Zotit Musa XHAFERRI dhe agjentit të KOS – it, Zotit Gëzim OSDRENI, të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë i likuidove fizikisht dhe politikisht…

    Të gjithë bashkëluftëtarët, me të cilët e fillove konfliktin në IRJM (në vitin 2001) ose i vrave dhe ose po i kalb nëpër burgjet sllavo-maqedonase, si vijon:

    Zotin Ridvan NEZIRI (Kom. HOXHËN) e vrave atëherë kur kolaboroje dhe e kaloje “muajin e mjaltit” me atë që duartë e tij i ka të lyera me gjakun e shqiptarëve të Ladorishtës, të Bit Pazarit, të Gostivarit, të Haracinës, të Bicincës, të Kondovës…, me Zotin Branko CRVENKOVSKI. Kurse, Zotin Harun ALIU (Kom. KUSHTRIMIN) e vrave gjatë dashurisë tënde të përjetshme me kriminelin tjetër Nikolla Gruevski, me të cilin bashkarisht i lyet duartë tuaja me gjakun e Brodecit.

    Zoti Ali AHMETI !

    Nëse të ka ngelur vetëm një pikë gjak shqiptari dil para popullit shqiptar dhe rrëfeju para tij, se kush ke qenë dhe kush në të vërtetë jë ti, kur dhe kush ta ka shkelur bishtin.

    Dhe, të jesh shumë i sigurt, që ashtu si populli shqiptar edhe ne, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), do të marrim në mbrojtje dhe as ty dhe as familjen tënde nuk do ta gjejë asgjë e keqe, vetëm e vetëm që ti të mos e denigrojsh Kombin Shqiptar edhe më shumë se sa e ke denigruar dhe je duke e denigruar edhe tani.

    Në të kundërtën e kësaj, Zoti Ali AHMETI, ne të FDBK-së, po të paralajmërojmë se do të jemi të shtrënguar që ta publikojmë: “DOSJA E ZEZE E ALI AHMETIT…!”; prandej, urgjentisht largohu nga kolaborimi me sllavo-maqedonasit e kriminelit Nikolla GRUEVSKI dhe përfundimisht jepi fund denigrimit të shqiptarëve, se përndryshe shumë rëndë do të ndëshkojë historia….

    Sinqerisht;

    Kryetari i FDBK-së, Mr. Gafurr ADILI nga Kërçova.

    Tiranë, më 02 shtator 2010
    Mësuesi

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    na sillni dhe cfar thote pala tjeter o milla..

    gjera interesante po dhe do mesojme..

  7. #177
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Eshte interesante qe "DOSJET" dolen tani qe ne Kosove ra qeveria e Menduh Thacit shkaku i Sejdise, nga ana tjeter djali i Ibros ka kriju LDK-ne e tij, dhe populli i Kosoves qe s'eshte shume i kenaqur me tranzicionin neper te cilin kalon do duhet te ktheje ne pushtet (Zoti na rruajt) Rugoven 2.

    Nga ana tjeter, ne Maqedoni shqiptaret s'jane aspak te kenaqur me pjesemarrjen e BDI-se ne qeverine e shkijeve - dhe me apo pa dosje - kjo parti s'besoj me qe do i fitoje votat e shqiptareve, por dikush mendoi se kishte nevoje per pak "infuzion" qe te pershpejtohet demistifikimi i Ali Ahmetit.

    Gabim shume i madh i opozites - thjeshte ja ngrejne rejtingun Ali Ahmetit, sepse dita dites po dalin ne shesh te vertetat mbi falsifikimin e dosjeve - dhe ne mendjen e njerezve kjo shihet si metode shume e ulet per te rrezuar nje njeri te madh (megjithese ai s'eshte i madh - por keshtu do duket ne mendje te shumices, fatkeqesisht).

    Po vazhdoni t'a mbani Ali Ahmetin nen qeveri te Gruevskit me keto dosje.

    Populli e ka pare dhe nuk besoj qe do e votoje me - prandaj ju (partite opozitare) beni dicka qe populli t'ju votoje juve, sepse tani per tani - e tere energjia juaj eshte kanalizuar ne nje drejtim - t'a beni popullin qe mos t'a votoje Ali Ahmetin. Sa here qe keni vepruar keshtu - keni gabuar! Koha do tregoje me se miri...
    Jam dakort me kete shkrim.
    Nuk para e ndjek shtypin aq me pak ate ne Maqedoni, po per mua i ka rene pikes ne nje artikull. Me duket i Kim Mehmetit (nuk e di nga anon ky?).
    Me dy fjale replikonte me dike qe e quante VMRO-DPMNE-ne si proshqiptare, dhe pergjigja e K.Mehmetit ishte "VMRO eshte pro-bullgare ashtu si partia tjeter eshte pro-serbe dhe te dyja jane anti-shqiptare".
    Kjo duket qarte me polittikat e VMRO-se qe po synon te shperbeje Maqedonine ne favor te Bullgarise.

    Sa per partite shqiptare ne Maqedoni jane identike si ato ne Kosove dhe Shqiperi.
    Sulmojne njera-tjetren per te percare sa me shume opinioni dhe votuesit dhe per te shmangur protestat per problemet e verteta.
    Qe nga A.Ahmeti (qe eshte ne tave), tek Menduh Thaci (qe eshte totalisht i shitur) e deri tek me i rrezikshmi, psikopati i internetit Gafurri, kane si qellim vetem corientim dhe shmangie te problemeve reale thelbesore.


    Eshte semundje "mbareshqiptare" kjo. Edhe ne Ulqin fitoi nje parti malazeze pikerisht per kete shkak.
    Ceshtje "dosjesh" ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni. Nuk eshte rastesi ky muhabet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 01-11-2010 më 10:03
    -

  8. #178
    ღ Ƴℓℓëʓ ღ Maska e RiGerta
    Anëtarësuar
    01-11-2010
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    946
    Me terhoqi titulli i kesaj teme, prandaj u bashkangjita ne debat.
    Te dashur forumiste, mos beni "hop" kaq shpejte, se keto jane vetem propaganda sllave.Kujdes per martiret e UCK-se qe luftuan me ndere .
    Cdo parti shqiptare ka Spiuna! Edhe partite shqiptare ne Maqedoni kane pjella te tilla nomade, qe njehere ishin ne PPD, pastaj ju bashkangjiten PDSH-se dhe tani BDI-se me te vetmin qellim, qe te shkaterrojne dhe kete parti....
    Pritni kur te hapen dosjet nga Kosova te vreni se sa Spiona keni atje!!!!

  9. #179
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Jam dakort me kete shkrim.
    Nuk para e ndjek shtypin aq me pak ate ne Maqedoni, po per mua i ka rene pikes ne nje artikull. Me duket i Kim Mehmetit (nuk e di nga anon ky?).
    Me dy fjale replikonte me dike qe e quante VMRO-DPMNE-ne si proshqiptare, dhe pergjigja e K.Mehmetit ishte "VMRO eshte pro-bullgare ashtu si partia tjeter eshte pro-serbe dhe te dyja jane anti-shqiptare".
    Kjo duket qarte me polittikat e VMRO-se qe po synon te shperbeje Maqedonine ne favor te Bullgarise.

    Sa per partite shqiptare ne Maqedoni jane identike si ato ne Kosove dhe Shqiperi.
    Sulmojne njera-tjetren per te percare sa me shume opinioni dhe votuesit dhe per te shmangur protestat per problemet e verteta.
    Qe nga A.Ahmeti (qe eshte ne tave), tek Menduh Thaci (qe eshte totalisht i shitur) e deri tek me i rrezikshmi, psikopati i internetit Gafurri, kane si qellim vetem corientim dhe shmangie te problemeve reale thelbesore.


    Eshte semundje "mbareshqiptare" kjo. Edhe ne Ulqin fitoi nje parti malazeze pikerisht per kete shkak.
    Ceshtje "dosjesh" ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni. Nuk eshte rastesi ky muhabet.

    Ke shkrimi im ka nje leshim:
    DOSJET" dolen tani qe ne Kosove ra qeveria e Menduh Thacit... aty duhet te jete Hashim Thacit. Ju kerkoj ndjese per leshimin!

    Dhe nje gje, kur jemi ke dosjet dhe llustrimi.

    Eshte pak e cuditshme se Maqedonia po behej gati per nje proces llustrimi me nje perfshirje pak me te gjere - dhe si prej askund - dolen plote dosje.
    A nuk ju duket pak e dyshimte kjo gje?!
    Mbase llustrimi do nxirrte ca emra tjere ne mejdan - e dikush nga ato emra, qe e di cfare ka bere nxitoi te hidhte ca "dosje" ne oborrin e Lushit, qe te mjegullonte opinionin.

    Kjo eshte thjeshte diverzion. Sic thote Kavir me siper - zhvendosja e opinionit nga problemet aktuale ne disa inekzistente...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #180
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Alienated si i komenton ti deklaratat e liderit të BDSH (preferenca jote politike) Bardhyl Mahmuti-t?
    Sui generis

Faqja 18 prej 31 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •