Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Përkujtohet aktivisti i çështjes kombëtare Ibrahim Kelmendi

    Përkujtohet aktivisti i çështjes kombëtare Ibrahim Kelmendi
    Transmetuar me: e Shtunë, 16 Prill 2011 18:17

    http://www.noa.al/wp-content/uploads...-kelmendi3.jpg
    Prof.Ibrahim KELMENDI

    Preshevë, 16 prill 2011, NOA – 95-vjetori i lindjes së profesor Ibrahim Kelmendit, një nga aktivistët e çështjes kombëtare të Kosovës u përkujtua në Preshevë me një akademi përkujtimore e organizuar në sallën e kuvendit në Preshevë nën kujdesin e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore.
    Takimi përkujtimor sikundër bën me dije agjencia informative “Presheva jonë” nisi me himnin kombëtar dhe me një minutë heshtje kushtuar veprës së profesor Kelmendit dhe të gjithë veprimtarëve preshevarë.
    Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, Xhemaledin Salihu foli për rolin në shoqërinë shqiptare të veprimtarit vendës Ibrahim Kelmendi.
    Ndërsa Abedin Selimi prezantoi personalitetin dhe kontributin e veçantë të profesor Kelmendit në çështjen kombëtare.
    Në kuadër të Akademisë përkujtimore me rastin e 95-vjetorit të lindjes së profesor Ibrahim Kelmendit u paraqitën edhe disa thënie të marra nga libri “Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë” dhe poezia autobiografike për profesor Kelmendin.
    Agjencia informative “Presheva jonë” raporton se essetë për Ibrahim Kelmendin u prezantuan nga Jonuz Fetahaj dhe Afrore Shaipi.
    Këtë takim e ka përshëndeti edhe kryetari i Shoqatës së Qytetarëve të Luginës në Prishtinë, Mr.Nehat Hyseni.
    Kurse evokime për jetën e zotit Kelmendi ka bërë mbesa e Ibrahim Kelmendit, Ajtene Pllana nga Prishtina.
    Ibrahim Osmani Kelmendi u lind më 16 prill të vitit 1916 në Preshevë.
    Shkollën fillore e mbaroi në Preshevë në gjuhën serbe, ndërkohë që arsimin e mesëm e mori në Medresenë e Madhe në Shkup në vitin 1938.
    Ibrahim Kelmendi i nisi studimet e larta për histori në Beograd, mandej u transferua në Perugia të Italisë, ndërkohë që u diplomua në kryeqytetin kroat Zagreb në vitin 1942. Pas studimeve kelmendi punësohet në Prishtinë si profesor i historisë dhe gjatë asaj kohe ishte edhe aktiv në ngjarjet politike në kuadër të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
    Gjithnjë në shërbim të çështjes kombëtare ai i shërbeu fuqishëm organizimit dhe drejtimit të operacioneve për mbrojtjen e territoreve të Kosovës Lindore prej forcave partizane serbo-maqedonase.
    Odisea e tij vazhdoi për disa vite, për t’u larguar më pas në kushte shumë të vështira nga Kosova dhe për t’u vendosur në Greqi dhe më pas në Gjermani.
    Por më pas Ibrahim Kelmendi vendoset në Australi ku jetoi dhe punoi deri në mbarim të jetës.
    mit/NOA
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kush ishte Ibrahim Kelmendi?

    Pas kapitulimit të ish Jugosllavisë ajo iu nda Gjermanëve dhe aletaëve të tij. Në këtë ndarje Presheva me rrethinë iu nda Mbretërisë bullgare. Kjo ndarje tregoi se trojet shqiptare ndërruen një sundim me tjetrin, mirëpo popullata e Kosovës Lindore ende kishte në kujtesë të freskët egërsirat e njeriut por edhe të tjetrit se ndaj çështjes shqiptare kishin një qëllim, e ky ishte eksploatimi, shkombtarizimi, zhvendosja dhe zhdukja fizike.

    Duke pasur parasysh momentin historik, popullsia shqipatre e Preshevës dhe e tërë Kosovës Lindore, në mënytë të prerë dhe të vendosur, vendosi të bëjë vetorganizimin në mbrojtjen e trojeve të veta shekullore dhe në instalimin e pushtetit të vet origjiner si të drejt historike dhe legjitime. Nga ky opinion popullsia e kësaj ane, në krye me patriotët dhe popullatën në përgjithësi, ku I. Kelmendi zinte vend të shquar, bëri luftë popullore, kombëtre e çlirimtare, thjesht për liri dhe të drejta tjera njerëzore, duke mos rrezikuar në asnjërën mënyrë asnjë popull e komb tjetër. Mu për këtë, duke u nisur nga ky postulat, autori me plot të drejtë thotë se lufta e shqipatrëve “është thjesht kombëtre pa mbështetje në ndonjë politikë, ideologji, mendim e interes të huaj”. Këtë luftë të turmave më të gjëra popullore nuk ka të drejtë kërkush ta quej ndryshe, pos luftë e shenjtë çlirimtare. Sipas karakterit, mëyrës, qëllimit, kjo luftë nuk dallohet prej të gjitha luftërave antifashiste që kanë bërë popujt tjerë të Evropës. Gjatë luftimeve plotësisht janë respektuar normat e Konventave ndërkombëtare që vlejnësot e asaj dite. Kur them këtë mendoj në trajtimi human e njerëzor ndaj robëve të luftës, të plagosurve, seksit femëror dhe ndaj kombeve tjera. Gjatë luftyës shtator- nëntor 1944 shqipëtarët nuk banë kurfarë hakmarrje ndaj kurrkujt, nuk masakruan kurrkend, as nuk plaçkitën kurrkend, por iu përmbajtën rregullave të luftës dhe traditës shqiptare në përgjithësi. Kurse, pushteti i ri komunist, pior sa erdhi, mënjëherë ndërrmori aksione të hakmarrjes, masakrimeve të papërshkruara për botën e civilizuar: në Sopot, Isauk, Gosponicë, e sidomos në Gjilan që qe bërë kasaphane e gjallë për popullatën shqiptare të pafajshme që vetëm donte të jetonte i lirë në truallin e vet. Nuk e respektuan normat elementare njerëzore u vranë pa gjyq e gjykim, por me pasione të ulta çnjerëzore. Në emër të luftimit të kundërshtarëve të pushtetit të ri, të tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve të okupatorit fashist, ata çdo dit, pa kurrfarë procedure gjygjësore ku mundnin dhe mbërrinin vrisnin shqipëtraë, burgosnin, sekuestronin pasurira të ndryshme etj.

    Kaptina e katërt përmban temat politike, të cilat janë radhit sipas një kronologjie të kohës, që bëjnë fjalë mbi ecuritë politike në jugosllavi e Shqipëri, e në kuadër të tyre sfidat e popullatës shqiptare në përgjithësi.

    Kërkojmë ndjesë nga lexuesit se në disa vende ka përsëritje të disa shënimeve dhe mendime, që diku-diku përputhen edhe tekstualisht. Këtëpërsëritje i kemi lënë për arsyje se punimet janë bërë në kohë të ndryshme dhe janë publikuar në gazeta dhe revista të ndryshme, dhe nuk kemi dashur që punimet e hartuara si tërësi t’i shkaktojmë për të mos humbur origjinalitetin e punimeve në fjalë dhe të mos vijmë në kundërshtim me autorin.

    BIOGRAFIA

    Ibrahim Kadriu- Kelmendi rrjedh nga një familje qytetare, intelektuale dhe arsimdashëse. Stërgjyshi Ahmetiishte hoxhë dhe imam i xhamisë së epërme të Preshevës, e edhe gjyshi Osmani kishte vazhduar si imam i të njejtës xhami. Të dytë ishin hoxhallar mjaft të ngritur, sa që ishin marrë edhe me shkrime.

    Gjyshi Osmani kishte dy djem: Sylejmanin dhe Shaipin. Të dy kishin kryer shkollën fillore. Sylejmani kishte vazhduar traditën familjare dhe kishte tarshiguar profesionin e imamit në të njejtën xhami, deri në Manastir. Pas kryerjes së shkollës së mesme vazhdoi studimet e drejtësisë në fakultetin juridik (Hukuk-që ishte hapur më 1845) të Univerzitetit të Stambollit, të cilat i kreu gjithashtu me sukses. Ai ishte intelektuali i parë prej krahinës së Preshevës që mbaroi fakultet. Pas kryerjes së fakultetit, kthehet në vendlindje dhe me plot sukses ushtroi profesionin e avokatit. Si avokat ishte i çmuar dhe i respektuar në gjithë rrethinën e Moravicës. Posedonte njohuri dhe kulturë të gjërë në çdo pikëpamje, për këtë fitoi edhe titullin “efendi”.

    I ati ishte martuar me Naxhijen- amvise nga Presheva që rridhte nga një familje qytetare patriarkale nga familja- mahalla e Budumëve që supozohet se ka ardhur nga Budumi. Nga jeta bashkëshortore kishin katër djem: Osmani (1901), Abdulahu(1904), Tefiku (1909) dhe Ibrahimi (1916). Në fillim të 1916, nga pushteti bullgaro-serb ishte shtrënguar dhe detyruar që menjëherë brenda natës ta lërë Preshevën. Duke mos pasur mundësi dhe kohë të mendohet, ai kishte marrë me vete vetëm djalin e madh Osmanin, që aso kohe kishte qenë 15 vjeç, dhe përkohësisht ishte shpërngul në Turqi. Pas tri vitesh, babë e bir brenda pesë ditësh gjetën vdekjen, nën rrethana të pa njohura deri sot, pos që ka supozime se janë të varrosur në _________.

    Ibrahim Osmani ka lindur më 16.04.1916. në Prëshevë, pas tre muaj largimi të jatit ër në Turqi, kështu që ai kurrë nuk pati mundësi t’a shihte të jatin dhe të njejë dashurinë dhe kujdesin prindëror.

    Sikurse tërë popullata shqipate e asaj kohe që ishte e pa mbrojtur, e persekutuar dhe e syrgjynosur, edhe familja e Ibrahimit ishte shtrënguar për t’u shpërngulur në Turqi. Pasi ishin përgatitur për shpërngulje kishin shitjen e pasurisë edhe shtëpinë, mirëpo pas ndryshimeve politike që ishin bërë në Turqi me ardhjen e Kemal Ataturkut (ndryshimet nhë sferën e fesë), e sëbashku me djemtë që ishin ende të mitur, kishin qenjë të detyruar të pezullonin shpërnguljen për Turqi. Kur kishin parë se ndryshimet në turqi nuk janë të përkohshme, definitivisht kishin vendosur të mbesin në vendlindje, domethënë në vatrat shekullore të të parëve të vet. Meqenëse kishin shitur tërë pasurinë e patundshme, përsëri qenë të detyruar që të bëjnë riblerjen e një pjese të pasurisë për të filluar jetën normale sikurse të tjerët në rrethana ekonomike, shoqërore dhe politike që kanë mbretëruar në ish Jugosllavinë.

    Në kohën e ish Jugosllavisë struktura arsimore e popullatës në përgjithësi ka qenë shumë e pavolitshme, kurse tek shqipëtarët ka qenë tejet e pavolitshme. Në kohën e Turqisë osmane ne rrethinën e Preshevës kishte vetëm shkolla fetare private, kurse mësim laik thuajse nuk kishte fare. Në vitet e fundit të Perandorisë turke në Preshevë ishte hapur një shkollë fillore në gjuhën serbe. Kursepas konstituimit të Mbretërisë sërbe, kroate dhe sllovene, pushteti hapi shkolla katërklasëshe në tërë vendbanimet e mëdha. E këso shkolla në gjuhën serbe ishin hapur edhe në fshatrat e mëdha të Preshevës, që aso kohe ishte rreth. Mëimi në gjuhën amtare të shqipëtarëve, turqëve, muslimanëve dhe pakicave tjera nuk kishte, sepse pushteti ishte kundërshtar i rreptë për shkollimin e gjithë pakicave e sidomkos ndaj shqipatrëve, gjuhës, kulturës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Megjith se mësimi zhvilohej në gjuhën serbe, tek popullata shqiptare filloi të zgjohej interesim për shkollim të miirëfilltë, d.m.th. laik, pos ati fetar. Numri i nxënësve që vijonin shkolat fillore gjithnjë rritej, por kuptohet nuk ishte as përafërsisht i nivelit të duhur, sepse ishte prezente tardita konservatore ndaj arsimimit laik, dhe frika nga ndikimi i shkollës së huaj; por edhe gjuha serbe ishte pengesë e madhe, sepse një numër i madh nuk e njihnin fare gjuhën serbe. Edhe sjelljet diskriminuese të kuadrit arsimor ndaj shqipatrëve ishin pengesë.

    Pasi një numër i të rinjëve shqiptarë kishte kryer këto shkolla fillore, te një numër i këtyre nxënësve që mbaruan këtë cikël u paraqit nevoja dhe interesimi për vazhdimin e shkollimit të mesëm! Shkollat e mesme ishin të ralla, kryesisht nëpër qendrat e mëdha, dhe në gjuhën serbe, d.m.th. për sërbët, kroatët dhe sllovenët, kurse për shqiptarët, muslimanët, turqit dhe pakicat tjera nuk mund të bëhej fjalë. Për shkak të gjendjes shumë diskriminuese ndaj pakicave kombëtare, instuticioneve ndërkombëtare vazhdimisht bënin presion tek qeveria e ish Jugosllavisë që të ndërmerrte hapa konkrete në përmirësimin e gjendjes së pakicave, sidomos në arsim.

    Pas presioneve të vazhdueshme të institucioneve ndërkombëtare më 28. Prill 1924 Mbreti nxorri Dekretin mbi themelimin e Medresës së madhe të Mbretit Aleksandër I, me seli në Shkup .

    Në aktin e themelimit theksohet se qëllimi kryesor i kësaj medrese ishte progarmi i ideologjisë serbomadhe të regjimit te joserbët: mes muslimanëve, shqiptarëve, turqëve, dhe gjith pjesëtarëve e pakicave tjera të konfesionit islam. Kjo shkollën ishte një sintëzë e gjimnazit real modern dhe mësimit teologjik islam. Me themelimin e saj dëshirohet që aty të zhvillohet ideologjia nacionale serbe dhe që nxënësit e saj të bëhen bartës të politikëës serbomadhe dhe shërbyes të denjë të regjimit.

    Ibrahim Osmani pasi e mbaroi shkollën fillore në gjuhën serbe në Preshevë (1926-1930), menjëherë në vitin 1930 regjistrohet në Medresen e madhe në fjalë në Shkup. Shkollën e mesme e mbaroi me sukses dhe në afat (1938). Në atë kohë Medresea e madhe qe afirmuar si shkollë me renome, që jipte nxënës të aftë. Kjo shkollë që ishte menduar aty të mbretërojë ideologjinë borgjeze serbe, ndodhi e kundërta. Ajo ishte vatër e shumë rrymave të ndryshme ideologjike dhe politike si në mes të kuadrit arsimor, ashtu edhe në mes të nxënësve. Vetëm një numër i vogël iu përmbajt projekteve të mjerë të regjimit; një numër i konsiderueshëm ishin të frymëzuar, nën ndikimin e partisë komuniste. Në radhën e simpatizuesve të Partisë komuniste Jugosllave kishte mjaft shqipëtarë (edhe nga Presheva) që ishin edhe aktivistë të pasionuar. Ibrahimi nuk ra as nën ndikimin e rrymës shtetërore, as komuniste, otiqevce e as panislamiste. Edhe ishte preokupuar me çështjen kombëtare shqipatre. Vazhdimisht interesohej për problemet dhe sukseset e nxënësve shqipëtarë. Në orët e korepeticionit që mbaheshin prej orës 19 deri në ora 21 nxënësit e klasave të klarta u ndihmonin nxënësve të klasave të ulta në pavarësimin e materies. Këto orë Ibrahimi me Adem Selimin-Gllavicën në mënyrë diskrete i shfrytësonte në mësim e alfabetit shqip, respektivisht shkrimin dhe leximinshqip(2). I këshilloninshokët më të ri që korospondencën me familjen ta mbajnë në gjuhën shqipe. Të gjithë këta nxënës që kishin mësuar shkrimin dhe leximin nëpër këto orë të korepeticionit, në vitin 1941, kur Kosova iu bashkue Shqipërisë ishin inkuadruar si nëpunës të shtetit të parë shqiptar të formuar në Kosovë.

    Pas kryerjes së Medresesë në vitin 1938 u regjistrua në Universitetin e Beogradit- degën e historisë. Bvitin e parë e kreu në Shkup, vitin e dytë dhe të tretë në Beogard, kurse semestrin e VII në Perugji të Italisë dhe tetin në Zagreb ku u diplomue në shtator të vitit 1942.

    Gjatë shkollimit, ai gjithnjë kishte treguar interesim dhe dëshirë për leximin e librave të fushave të ndryshme. Paranë e fundit e shfrytëzonte për blerjen e librave. Shpesh kishte bërë edhe punë fizike për të blerë libra, ose mjete tjera të mësimit. Si student kishte pasur dy maqina shkrimi. Kështu kishte krijuar bibliotekë personale mjaft të pasur. Pushteti komunist i Jugosllavisë në vitin 1945, në dy rastet e bastisjes tërë bibliotekën e kishin plaçkitur dhe sekuestrue.

    Pas mbarimit të studentëve Ibrahim Osmani Kelmendi ( prej atëherë e ndërron mbiemrin në Kelmendi), më 01.11.1942, punësohet në Shkollën Normale- Dega licceale “Sami Frashëri” në Prishtinë si profesor i historisë. Falë aftësisë dhe rezultateve shumë të mira në punë, që në vitin 1943 emërohet zavendës drejtori i Shkollës Normale “Sami Frashëri në prishtinë dhe rektor i Konviktit të të njejtës shkollë.

    Me bindje ishte antifashist (3), dhe si i tillë ishte zgjedhur kryetar i Rinisë së Ballit Kombëtar të Kosovës. Bashkë me drejtorin Ahmet Gashin, ashtu si i përket udhëheqësit të shkollave për ruajtjen e integritetit të shkollës dhe kujdesi prindor në mbrojtjen e jetës së nxënësve, duke rrezikuar edhe veten, energjikisht intervenoi tek gjermanët për shpëtimin e nxënësve, pavarsisht nga bindja dhe përcaktimi politik i tyre, nga arrestimi, që mund të çonte në internim, e ndoshta likuidim fizik. Ishte anëtaraktiv i kreut më të ngushtë të Komitetit të Intelektualëve të Lidhjes së dytë të Prizrenit, dhe si i tillë qe caktuar për këshilltar të Komitetit të rinisë nacionaliste shqiptare. Ishte në organin drejtues të Komitetit demokratik Shqiptar.

    Pas paralajmërimit të tërheqjes të okupatorit bullgar nga Presheva, në gusht të vitit 1944 kthehet në Preshevë dhe merr organizimin dhe drejtimin e operacioneve për mbrojtjen e territoreve të Kosovës lindore prej forcave partizane serbo-maqedonase etj. Ishte anëtarë i Shtabit të Zonës së IV të Mrojtjes kombëtare të Kosovës. Kur Kosova lindore qe marrë prej partizanëve serbo-maqedonas e tjerë, ai i mbeti besnik idealeve të veta, besnik dhe i paluhatshëm njësive vullnetare që kishin zgjedhur vdekjen më parë se jetën nën robëri të Jugosllavisë. Së bashku me Mulla Idrizin, Adem Gllavicën dhe Luan Gashin, drejtëpërsdrejti me pushkë në dorë mori pjesë aktive në të gjitha përleshjet në Anamoravë, ferizaj, Gjilan, Malësi të Preshevës e Drenicë me forcat partizane.

    Kur u pa se lufta ishte e pashpresë, vendosi të braktisë atdheun, dhe kështu me shokët më të ngushtë më 15.11.1945 le atdheun dhe doli në greqi. uDhëtimi për në greqi ishte i vështirë dhe me plot rreziqe dhe zgjati deri më 29.11.1945.

    Në greqi jetoi 7 vjet. Aty kaloi një jetë të vështirë dhe shpeshherë i kanosej rreziku nga partizanët grek. Në Greqi studioi dhe me sukses e mbaroi fakultetin e gjuhës greke. Prej Greqisë u vendos në hamburg të Gjermanisë. Aty qëndroi dhjetë muaj prej nga emigroi në Melburn të Australisë ku qëndroi deri në fund të jetës.

    Në Australi ai punoi si profesor në shkolla të ndryshme. U muer me punë shkencore nga lëmi i historisë dhe me politikë. Bashkëpunoi me të gjitha gazetat që botoheshin nga komuniteti shqiptar në diasporë: “Albania” të Bostonit, “Albania” të Romës, “Përpjekja e Jonë”të Nju Yorkit, “Flamuri” i Ballit Kombëtarë, “Besa” të Stambollit, Koha e Jonë, Rinija Kosovare në otën e lirë të Nju Yorkut etj. Shkroi këto punime: Ilirët në Protohistori- Origjina, kultura dhe përhapja e tyre; Prej Mytheve deri në Butmir; Pak fjalë për të kaluarën e shqipëtarëve; E vërteta mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi; Përbamja ethnike dhe historike e Kosovës; Kosova në luftë; Të mësuem me u ba fqinjë të paduruem; Kosova në luftë me komunizmin; Perspektiva e imperializmit serb; Tito në mes të fortunës; Klika Hoxha- Shehu nuk është për Kosovën shqiptare; Jugosllavinë duhet me e njoftë Mozaik e paharmoni; Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, etj.

    Ka shkruar edhe një mori promoriesh të ndryshme politike, dhe u ka dërguar qeverive të ndryshme të fuqive të mëdha botërore, Organizatave ndërkombëtare të ndryshme për intervenim në mbrojtjen e të drejtave elementare njerëzore të shqiptarëve të Jugosllavisë.

    Sipas disa burimeve ka lënë në dorëshkrim shumë punime.

    Vdiq më 24.01.1979. në melburn të Australisë. Nuk ka lënë pasardhës.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •