
Postuar më parë nga
Marinari
MPB: Musliu pranoi se dosjet i mori nga PDSH
I motivuar nga borxhi që ka ndjer ndaj PDSH-së dhe nga premtimet e marra për vendosjen e tij në pozita të larta në rast të kthimit të PDSH-së në pushtet, Hisen Musliu pranon gjatë marrjes në pyetje në polici, se dosjet e publikuara së fundi mbi zyrtarët e BDI-së si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, janë nxjerrë nga ai, pasi i janë dhënë nga kryesia e PDSH-së. Hisen Mylsiu nga Tetova, ish zyrtar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Maqedonisë, siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme, ka pranuar falsifikimin e dosjeve.
“Musliu është vëzhguar nga policia ndërsa arrestimi i mbrëmshëm është kryer me urdhër të gjykatësit. Në marrjen në pyetje në polici, i arrestuari ka pranuar se materialet i posedonte që përpara se të publikoheshin, dhe ato i ishin dhënë nga kryesia e PDSH-së. Në mesin e dëshmive të gjetura në shtëpinë e Musliut janë edhe fletëpagesat me të cilat vërtetohen transaksionet e kryera ndaj Bozhidar Spasiqit, ish zyrtarë i lartë i UDB-së”.
Ky është qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Ndërkaq, arrestimi i Hisen Musliut është komentuar edhe nga partitë politike shqiptare në vend. Nga PDSH, aksionin e mbrëmshëm të policisë, e quajtën ‘akt barbar’.
“Eureka, shpëtoi edhe një herë Ali Ahmeti. Disa struktura të policisë, me hapin e sotëm i dhanë mbrojtje maksimale të përkëdhelurit të tyre Ali Ahmetit. Sipas MPB-së, gjoja është zbuluar falsifikatori më i madh jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon, por sipas informatave nga familja e Hisen Musliut, ai nuk di të punojë as me kompjuter. Personi i lartpërmendur nuk është as anëtar i PDSH-së e jo më ndonjë këshilltar... prandaj aksionin e sotëm të MPB-së e cilësojmë si grackë kundër PDSH-së. Shqiptarët janë të bindur tashmë se MPB-ja do ua thurë fatin e tyre politik.”
Ndërkohë zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi ka mohuar zërat se ish punonjësi i shërbimit sekret, Hisen Musliu është arrestuar me kërkesë të BDI-së. Ademi tha se përgjigjja duhet kërkuar nga MPB-ja dhe organet gjyqësore.
"Për këtë pyetje, ju do të duhet të kontaktoni institucionet kompetente. Lidhur me këtë ne kemi qëndrimin tonë të qartë dhe disa herë e kemi theksuar në opinion që prej fillimit kemi kërkuar që kjo ngjarje të ndriçohet dhe kjo ngjarje të ndiqet nga institucionet shtetërore, prandaj do të ju kisha apeluar që këtë pyetje ta drejtoni tek MPB-ja dhe organet e drejtësisë", tha Ademi.
Ndërkohë, Musliu para plot 1 muaji u akuzua për fabrikim të dosjeve nga deputeti i BDI-së Talat Xhaferi. Ndaj kësaj akuze, Hisen Musliu reagoi me padi penale ndaj Xhaferit.
"Në çfarë detyre ai u kyç në UÇK. Tre muaj para se të kyçet në UÇK, me cilën funksion aktual të shërbimit sekret ushtarak të ARM-së i kaloi bashkarisë, çfarë detyra mori ai që të kyçet në UÇK dhe ne UÇK ai u kyç me dy emblema. Një emblemë para pjesëtarëve udhëheqësish së UÇK-së e kishte emblemën e UÇK-së kurse përbrenda e kishte yllin të ish Armatës së Maqedonisë, Jugosllavisë dhe si më vonë po ky Talat Xhaferi u bo komandant i brigadës 116 që përfshinte Gostivarin dhe rrethinë", pati deklaruar Hisen Musliu, ish punonjës policie.
Ndërkohë, edhe Komisioni për Verifikimin e Fakteve kohë më parë doli me qëndrimin se dosjet e publikuara, nuk janë origjinale.
"Ndërkohë, edhe Komisioni për Verifikimin e Fakteve kohë më parë doli me qëndrimin se dosjet e publikuara, nuk janë origjinale."
Ore ti çfarë do të thuash ti me këtë se sikur mos të ishin origjinale Ali Ahmeti dhe daja i tij nuk janë shpiuna???!!!!!
Po normal ore dosjet origjinale sipas e gjithë kësaj çka u tha ma parë janë në Beograd. Siç duket ju jeni mësuar që kur u zbulon dikush ju kundërsulmoni me pretekstin se HISEN MUSLIU QENKA SPIUN. Po gjëje more ti një dokument të tillë siç bëri Hiseni dhe unë do të besoj plotësisht se Hiseni dhe të tjerët qenkan spiuna e jo Ali Ahmeti me shokë.
Krijoni Kontakt