Close
Faqja 19 prej 31 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 301
  1. #181
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Alienated si i komenton ti deklaratat e liderit të BDSH (preferenca jote politike) Bardhyl Mahmuti-t?
    RaPSouL
    Jane deklarata te vjetra te Bardhyl Mahmutit, s'eshte asgje e re.
    Ne intervisten per EPOKEN E RE, Bardhyli ka thene shume qarte se qarqet serbe ne bashkepunim me pushtetin e shkijeve te Maqedonise kane kryer masakren ne Brodec.

    Dhe mos harrojme se kush ishte ne pushtetin e shkijeve gjate masakres se Brodecit.

    S'eshte e rastit qe preferoj Bardhyl Mahmutin ndaj Ali Ahmetit apo Menduh Thacit.
    Menduh Thaci u deshmua se kush eshte.
    Ali Ahmeti po deshmohet dita dites se kush eshte.
    Bashkerisht - Menduh Thaci dhe Ali Ahmeti - qe te dy kane qene ose jane nen qeveir te shkijeve - dhe qe te dy perbejne binomin me te rrezikshem per popullin shqiptar. Edhe shkijet e Shkupit e te Beogradit s'na kane demtuar aq shume sa keta dy.

    Fundja, populli thote - KENI KERKUAR, SHIKONI - ose qe t'ia pershtati me mire situates KENI VOTUAR, DURONI!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alienated : 01-11-2010 më 12:58
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #182
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Fyerjet i fillove ti duke perdorur fjalen leshko.

    Ti ende vazhdon me llafe grash dhe nuk ke aegumente te pergjigjesh ne pyetjen:

    Pse nuk u realizuan idealet e luftes 2001 sot e 10 vjet?

    Ku shkoi gjaku i deshmoreve te cilet i mashtruat?


    Pergjigju ne kete pyetje dhe une do te te pranoj cdo mendim tendin.

    Sa per marksiste-leninistat e maqedonise dhe te Kosoves ( krasniqat e pashiqat), Menduh Thaci ua dha pergjigjen,

    por ti nuk i lexon ato se edhe ti je nje marksist - leninist i qelbur anakronik.
    Nese reference besimi per ju ka qene Komisioni i Lustracionit, ku me pompozitet i dorezuat "dosjet", madje duke u pritur edhe gazetaret para dyerve te Komisionit, dhe tash kur Komisioni i cilesoi "dosjet" si falsifikim, atehere mbylleni sqepin. Me mjeshtri u munduat ta fusni ne loje familjen e Jusuf Gervalles! Por, u mashtruat keq sepse vajza e tij Donika Gervalla u shpalosi intrigen dhe ua perplasi fytyres. Me tituj te paguar gazetaresk: "Spiunet e BDI-se kane spiunuar eliten kosovare" u munduat t'ua shperlani trurin nje pjese te caktuar te ish ilegaleve nga Kosova, por edhe nga ata u thyet keq dhe pergjigjia ishte: dore e zgjatur e Beogradit!

    Vete e keni qitur gjuhen jashte, mos u çuditni kur te tjeret u terheqin zvarre per gjuhe, duke u akuzuar si bastard vendor dhe sherbetor te huaj brez pas brezi! Nese nuk e deshironi kete, atehere mbani qendrim!

    Kurse fakti i deshtimit te luftes eshte ky: ju menduhistet te gjithe bartni mjekrra si lideri i juaj qe te dukeni si Skenderbeu, por kur filloj lufta u shendrruat ne Hamza dhe Mojsi Golema me sloganin e njohur: "qeni i keq ta sjell ujkun ne torishte" dhe as qe u larguat nga Lubçeja i juaj i dashur, me te cilin e ndanit pushtetin, kur tanket e tij vjellnin bresheri mbi shqiptare!

    Per fund, me shume endje e pranoj epitetin e "leninistit" te qelbur dhe anakronik, sesa te behem ndonje mbrojtes sylesh i Menduh Thaçit dhe politikes se hallvaxhinjeve, ashtu siç je ti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 01-11-2010 më 14:06

  3. #183
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Milla!

    I njoh mire Bardhyl Mahmutin dhe Gafurr Adilin. Pa dashur t'ua humbi meritat e tyre dhene kauzes se shenjte kombetare ne te kaluaren, me duhet te them se ne raste ta caktuara edhe keta kane gabimet e veta. Por, une nuk do t'ia japi kenaqesine dikujt dhe te flas me gjersisht!

    Me beri pershtypje nje shkrim i Gafurr Adilit keto dite ku krekosej se origjinalin e ketyre "dosjeve" e ka ai, kurse "dosjet" e Menduh Thaçit jane vetem fotokopje te marra nga Gafurr Adili!!! Papjekuri totale! Me duket se çeshtja kombetare ne Maqedoni, ka pesuar nje defekt te rende dhe te pariparushem!

  4. #184
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    Nese reference besimi per ju ka qene Komisioni i Lustracionit, ku me pompozitet i dorezuat "dosjet", madje duke u pritur edhe gazetaret para dyerve te Komisionit, dhe tash kur Komisioni i cilesoi "dosjet" si falsifikim, atehere mbylleni sqepin. Me mjeshtri u munduat ta fusni ne loje familjen e Jusuf Gervalles! Por, u mashtruat keq sepse vajza e tij Donika Gervalla u shpalosi intrigen dhe ua perplasi fytyres. Me tituj te paguar gazetaresk: "Spiunet e BDI-se kane spiunuar eliten kosovare" u munduat t'ua shperlani trurin nje pjese te caktuar te ish ilegaleve nga Kosova, por edhe nga ata u thyet keq dhe pergjigjia ishte: dore e zgjatur e Beogradit!

    Vete e keni qitur gjuhen jashte, mos u çuditni kur te tjeret u terheqin zvarre per gjuhe, duke u akuzuar si bastard vendor dhe sherbetor te huaj brez pas brezi! Nese nuk e deshironi kete, atehere mbani qendrim!

    Kurse fakti i deshtimit te luftes eshte ky: ju menduhistet te gjithe bartni mjekrra si lideri i juaj qe te dukeni si Skenderbeu, por kur filloj lufta u shendrruat ne Hamza dhe Mojsi Golema me sloganin e njohur: "qeni i keq ta sjell ujkun ne torishte" dhe as qe u larguat nga Lubçeja i juaj i dashur, me te cilin e ndanit pushtetin, kur tanket e tij vjellnin bresheri mbi shqiptare!

    Per fund, me shume endje e pranoj epitetin e "leninistit" te qelbur dhe anakronik, sesa te behem ndonje mbrojtes sylesh i Menduh Thaçit dhe politikes se hallvaxhinjeve, ashtu siç je ti!
    Definitivisht ti qenke nje injorant i pa riparueshem .

    O njeri i dheut, a ke pergjigje ne pyetjet qe ti kam bere ose jo?

    Lere ti Menduh Thacin por pergjigju ne pyetjet qe ti kam parashtruar.

    Pse nuk u realizuan idealet e luftes se 2001-shit sot e 10 vjet me pare?

    Ku humbi gjaku i deshmoreve te cilet i mashtruat?


    Ketu me ri e mos u mer me Menduh Thacin se s'te ka permende kush Menduh Thacin ty.

    Nese nuk ke pergjigje ( e 100% nuk ke), atehere prano qe lufta e 2001-shit ka qene e tradhetuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 01-11-2010 më 19:52

  5. #185
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Jam dakort me kete shkrim.
    Nuk para e ndjek shtypin aq me pak ate ne Maqedoni, po per mua i ka rene pikes ne nje artikull. Me duket i Kim Mehmetit (nuk e di nga anon ky?).
    Me sa e kam lexuar une dhe me sa kam degjuar per te, eshte i paanshem dhe shume objektiv. Eshte njohes dhe parashikues i mire i situates ne Maqedoni.

  6. #186
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Sfidat e politikës shqiptare në Maqedoni 16/07/2010 09:37:48


    Nga Ilaz Kadriu / INA

    Ata qe mendojne se zgjidhja e ceshtjes shqiptare ne Maqedoni eshte e lehte gabojne shume, kurse ata qe thone se zgjidhje te kesaj ceshtjeje nuk ka, gabojne edhe me shume. Dhe ata qe mendojne se (mos)implementimi e MO e ka zgjidhur ceshtjen shqiptare ne RM, me te vertete psikikisht nuk jane ne rregull.

    A duhet shqiptaret e Maqedonise te huazojne pakez guxim dhe trimeri nga kosovaret, per ti thene jo pushtetit sllavomaqedon, apo duhet vazhduar me politiken shterpe e cila sic duket i con ne qorrsokak dhe i ben shqiptaret qiraxhi ne shtepi te vet ?!

    Me shperberjen e ish-Jugosllavise , te gjitha republikat , cila me heret e cila me vone deklaruan pavaresite e tyre. Ne kete drejtim, me se shumti pesoi Bosna , e pastaj Kroacia dhe Kosova.Kur te gjithe menduan se Maqedonia kaloi pa there ne kembe, UÇK-ja filloi luften ne Maqedoni (per te drejtat e njeriut dhe me kete hyri ne histori), te cilen udheheqesit e saj ne menyre te papjekur e perfunduan me Marreveshjen e Oherit. Fillimisht kjo UÇK dhe udheheqesit e saj , ashtu sic edhe quhej Ushtria Çlirimtare Kombetare(sic), edhe pas disa muajsh luftimesh, nuk arriti te beje as lufte kombetare, por, as lufte regjionale. Sipas te gjitha gjasave, kjo ishte shpallje e luftes per pushtet. Dhe pikerisht ashtu ndodhi. Iku Jonuzi erdhi domuzi. Populli shqiptar ne Maqedoni edhe dhjete vite pas luftes, akoma nuk ka realizuar as 30% te asaj marreveshjeje (te Oherit) e cila qe nga fillimi nuk ishte e favorshme per shqiptaret. Kete pune e dinin dhe e dine edhe subjektet politike shqiptare qe ishin dhe ata qe jane ne pushtet ne koalicion me subjektet sllavomaqedone, qofshin te Gjorgjievskit, te Crvenkovskit apo te Gruevskit.

    Republika e Maqedonise, fillimisht ka pasur nje dekade qe te demokratizohet. Kjo kete gje nuk e beri aspak dhe e solli punen gjer te lufta e 2001-shit. Edhe pas kesaj, si kompromis qe ofruar Marreveshja e Ohrit , e cila edhe pas deklarimeve boshe te krereve partiake shqiptare, ne asnje menyre nuk eshte duke u implementuar. Dhe si per çudi, opozita eshte normalisht me e zeshme, kurse deklarimet e udheheqesve qe marrin pjese ne koalicionin qeveritar jane te cuditshme: jemi element shtetformues (qe nuk eshte e vertete), kemi suguruar implementimin e MO, kemi aprovuar ligje te cilat rregullojne perdorimin e gjuhes shqipe (edhepse ne pasaporta na shkruhet nacionaliteti maqedonas , ne vend te shtetesise , pra jo citizenship, por nationality) kurse ne Kerçove zbulohet pllaka e Komunes me emrin maqedonisht dhe shqip ku merr pjese edhe Fuere dhe Ademi (harrojne se kjo pllakate me kete mbishkrim ka qene poashtu me 74-shin) dhe simboleve kombetare ( flamuri shqiptar valonte ne Kerçove me kushtetuten e 74-tes, e tani jo), do te rregullohet statusi i luftareve te UÇK-se (edhepse ka kaluar nje dekade), kemi arritur nje shkalle te kenaqshme te punesimit te shqiptareve, edhepse nje parti puneson, tjetra largon nga puna) etj.

    Sikur te ishte e interesuar me te vertete qeveria e Maqedonise qe te implementoje MO e cila tani me eshte karte e djegur e Ali Ahmetit, ajo per dhjete vitet e fundit do te kishte realizuar nje dinamike te pergjithshme dhe sot situaten do ta kishim ndryshe. Por, une jam me se i sigurte se asnje qeveri as qe ka perpiluar ndonjehere ndonje dinamike te cilen do te ishte dashur ta realizije. Qeverise se Maqedonise i intereson vetem te bleje kohe dhe ta mashtroje ne menyre perfide faktorin nderkombetar dhe keshtu shqiptaret te mbeten fajtore per situaten e status quo-se.

    Se pari duhet thene lirisht se zhvillimet demokratike karshi shqiptareve ne Maqedoni kane stagnuar fare , kurse pala sllavomaqedone ne shtetin e vet sillet si prpnare e vetme. Kesaj sjelljeje i ndihmon edhe injoraca apo pasiviteti i pales shqiptare, e cila ne asnje menyre gjer me tani nuk eshte duke e gjetur formulen e zgjidhjes se ceshtjes se saj.

    Preambula e kushtetutes Maqedonine e percakton si republike te maqedonasve. Qe ketu fillon diskriminimi I shqiptareve , te cilet, me nje perqindje te konsiderueshme 23 % (!!!) nuk munden ti sigurojne vehtes te drejtat themelore te cilat jane te garantuara me akte nderkombetare. Gjuha zyrtare ne Maqedoni eshte maqedonishtja me alfabetin qirilik (neni 7 i Kushtetutes se Maqedonise).

    Serbet e Kosoves me nje perqindje te vogel (3 %) kane arritur qe Kushtetuten e Kosoves ta bejne kushtetute qytetare e jo kombetare. Ne baze te kesaj kushtetute, gjuhet zyrtare ne Kosove jane edhe shqipja edhe serbishtja (neni 5 i Kushtetutes se Kosoves).

    Dhe, sic duket , kjo situate ne Maqedoni, do te vazhdoje me avaze te vjetra dhe bile do te keqesohet edhe me shume , sa here qe shqiptaret nepermes te ndonje perfaqesuesi ta ngrejne zerin e tyre per te drejta shtese. Eshte per tu habitur se kjo apati dhe ky dembelllek patriotik te shqiptaret e Maqedonise ka filluar pas luftes se 2001-shit.

    Populli shqiptar ne pergjithesi kishte besim te madh ne luften e filluar dhe ne udheheqesit e saj. Bile, edhe para kohe, jeshil, filloi t’ju kendoje kenge per “ trimerine “ e treguar ne teren. Zhgenjimi i pas 2001-shit ne popull ka filluar te arrij kulminacionin. Se sa do te zgjasi kjo situate askush nuk e di. Por, nje gje eshte e sigurte: nese rinia dhe studentet zgjohen nga gjumi i dimrit, udheheqesit sllavomaqedone dhe shqiptaromaqedone do te jene ne pozita te palakmueshme politike.

    Pas gjithe kesaj shtrohet pyetja e thjeshte: cka duhet bere me tutje?

    Nese deputetet shqiptare qe nga koha e PPD-se e gjer me tani nuk arriten te tregojne se dine, duan dhe munden ti realizojne kerkesat e shqiptareve, atehere : c’ bejne ata qe 20 vite me rradhe! Gjersa koha kalon dhe rezultate nuk ka, atehere prezenca e tyre ne parlament nuk mund te aresyetohet, por, as pjesemarrja ne qeveri nuk ka kuptim. Pra, me nje fjale, keta njerez i kemi vetem per dekorime para opinionit nderkombetar, me te cilat Maqedonia mundohet te inkuadrohet ne struktura euro-atlantike. Subjektet politike shqiptare dhe pjesemarresit ne koalicion formalisht deklarohen se jane per inkuadrime, por, harrojne ti vene kusht Maqedonise, se para inkuadrimit ne BE dhe NATO, shqiptaret duhet te inkorporohen ne shtetin e Maqedonise , i cili tani per tani si shtet i tyre nuk ben asgje per ta. Kurse nga ana tjeter, te gjithe shtetasit shqiptare te RM i kryejne te gjitha obligimet e tyre karshi shtetit i cili nuk i njeh si shtetas te saj te barabarte . Thjeshte: shqiptaret jane te diskriminuar politikisht, ekonomikisht dhe kombetarisht. Dhe, nese kjo eshte e vertete, atehere pse deputetet shqiptare duhet te perfaqesojne popullin shqiptar ne Maqedoni, kur Maqedonia nuk i kryen obligimet e saj ndaj tyre. Domethene, deputetet kane te drejte te marrin rroga dhe te kene pasaporta diplomatike dhe nuk kane te drejte te cojne ceshtjen shqiptare perpara, gje per te cilen jane zgjedhur. Pjesemarresit shqiptare ne qeverine e Maqedonise nuk i pyet askush, si dhe deputetet, te cilet jane aty vetem sa per sye faqe.

    Edhe dicka tjeter: per 20 vitet e fundit, shqiptaret ne Ballkan e paten dhe akoma e kane Ameriken me vehte. Ata qe diten ta shfrytezojne, i rregulluan disa ceshtje kyce, kurse shqiptaret ne Maqedoni i lane sllavomaqedonet te luajne me fatin e tyre. Udheheqesit e shumte te partive politike shqiptare jane neper lista te zeza dhe nuk mund te kontaktojne institucionet e shtetit amerikan : Shtepine e Bardhe, Senatin, Kongresin etj.Kontaktet e vetme mund t’i bejne vetem neper- mes te ambasadorit amerikan . Kjo ka domethenie te rendesishme per politiken shqiptare ne Maqedoni. Dhe, shqiptaret ne Maqedoni vazhdojne te votojne gati per te njejtat parti me te njejtet udheheqes pa konkurence dhe pa afate te caktuara kohore. Me nje fjale: udheheqesit shqiptare ne Ballkan i nderron vetem Zoti.Kete pune e bejne vetem shqiptaret !!! Ne kete drejtim , fajin duht kerkuar te shqiptari.

    Pra, nese me te vertete eshte keshtu, e ne jemi te sigurte se kjo situate dominon ne Maqedoni, atehere, pse edhe populli shqiptar ne Maqedoni duhet te paguaj tatime, kurse investimet te behen ne pjesen lindore te Maqedonise, ku shqiptar nuk ka as per ilac. Pastaj, donacionet e BE ne forma te ndryshme dhe per zhvillime te fushave poashtu te ndryshme jane keqperdorur dhe shumica e tyre jane destinuar per pjesen lindore te shtetit. Ne anen tjeter, qeveria e ketij shteti investoi 150.000 euro per hartimin e nje enciklopedie antishqiptare, kurse shqiptaret akoma bejne pjese ne kete qeveri ?! Rastet e vrasjeve jo te zakonshme dhe te dyshimta te shqiptareve me peshe politike dhe ushtarake, ku viktimat jo rastesisht jane shqiptare e vejne ne dyshim politiken e udheheqesve shqiptare ne Maqedoni.

    Dhe nese e tere kjo eshte e vertete, atehere pse populli duhet te votoje perfaqesues te vet te cilet vetem harxhojne kohe dhe parate e popullit dhe nuk bejne gje. Dhe nese evazhdon keshtu ne Maqedoni , shqiptaret duhet te fillojne nga e para: TE BOJKOTOJNE SHTETIN NE CDO ASPEKT GJER NE MOMENTIN KUR SHQIPTARI DO TE JETE I BARABARTE ME MAQEDONIN.Dhe ky bojkot nenkupton krijimin legal te institucioneve shqiptare ne ate pjese te Maqedonise poashtu shqiptare. Dhe kjo nuk eshte pune e rende. Praktikat evropiane kane treguar se kjo mund te realizohet. Ketu mungon vullneti i njeres pale. Kjo pale e ka emrin : shteti I Maqedonise. Dhe ky shtet ose duhet te ekzistoje per maqedone dhe shqiptare te barabarte( dhe te tjere) ose nuk duhet te ekzistoje fare. Se si rregullohen marredheniet nderetnike ne Evrope, leksioni duhet marre nga Zvicra, Belgjika dhe shtete tjera te cilat gjate historise kane kaluar neper keto faza te zhvillimeve dhe demokratizimeve shoqerore. Por, edhe Kushtetuta e Kosoves, shqiptareve jashte shtetit shqiptar dhe atij te Kosoves, duhet t’ju sherbeje si baze per realizimin e kerkesave legjitime te shqiptareve. E duhet ditur nje here e pergjithmone se te drejtat e shqiptareve nuk duhet dikush t’jua fali. Ato i takojne secilit populli duke llogaritur ketu edhe shqiptaret. Ketu nuk kerkohet solidariteti i popullit maqedon qe te dhuroje te drejta shtese per shqiptaret. Formula eshte e thjeshte: maqedonet dhe shqiptaret (duke llogaritur edhe te tjeret) ne RM duhet te jene te BARABARTE.

    Nese jo,BDI-ja dhe subjektet tjera politike shqiptare nuk kane as kohe as siperfaqe per veprime dhe ekzaminime te shumta.Venia e ULTIMATUMIT para shtetit te dobesuar maqedon: ose realizimi I kerkesave shqiptare sipas standardeve europiane, ose dalja nga qeveria, leshimi i parlamentit, bojkotimi i pergjithshem shqiptar ne Maqedoni, i cili do ta sjellte kriza te reja dhe do ta gjunjezonte qeverine dhe shtetin e Maqedonise para faktorit nderkombetar ne kete moment shume kritik per kete shtet. Me kete akt, bashkesia nderkombetare do te merrej me seriozisht me funksionimin e Maqedonise si shtet, ku shqiptaret do te luanin rrolin qe u takon.

    Duke e pare kete situate te pakapercyeshme, te pakapshme dhe te papranueshme per demokracite perendimore, diaspora shqiptare, e cila ka qene shume ative ne kohen e luftes se 2001-shit do te shqyrtoje ne t’ardhmen mundesine e bojkotimit te udhetimeve ne vendlindje (Maqedoni) per te demtuar ekonomine e pergjithshme te poketij shteti i cili nuk i trajton shqiptaret si qytetare te barababarte. Pastaj, nese e tere kjo situate vazhdon edhe me tutje , diaspora- sidomos kjo ne Amerike do te aktivizoje mekanizmat e lobit te saj duke kerkuar ndihme nga Shtepia e Bardhe, Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati vetem per te ndryshuar rrjedhat politike ne vend sidomos orientimet politike shqiptare ne Maqedoni.



    (Autori ka qene kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne shtetin e Illinois-it me seli ne Chicago)

    -------------------------------------------------
    Populli i ka votu populli i ka duar trokit, tash ne tjau she sherrin.
    Nau kan imponu keta horra kuqaloshesh o milet.
    Te njete jan si te Kosoves ashetu dhe te Yllirides.
    Ne krye te venit kem lejue me nau mbeshtete mbeturina ,piselleku envero-titiset.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #187



    Komisioni për Verifikimin e Fakteve ka bërë të ditur se dosjet me nofkën “Mama” dhe “Vujko” nuk janë relevante, sepse pas verifikimit është konstatuar se për këto dosje nuk ekzistojnë dokumente origjinale. Dosjen me nofkën “Strellac”, komisioni nuk e ka shqyrtuar, pasi personi në fjalë nuk është ushtrues i ndonjë funksioni publik. “Të dhënat e mara në fotokopje nga një person i tretë, të përfshira në dosjen e ashtuquajtur Strellac, komisioni nuk i shqyrtoi për shkak se personi në fjalë nuk është ushtrues i funksionit publik. Të dhënat e mara për dosjet Vujko dhe Mama, të cilat poashtu ishin fotokopje, pas verifikimit, është konstatuar se për të njëjtat fotokopje nuk ekzistojnë dokumente origjinale. Duke marrë këtë parasysh, fotokopjet nuk mund të jenë relevante për Komisionin për verifikimin e Fakteve”, deklaroi Sinkron: Tome Axhiev, kryetar i Komisionit për Verifikimin e Fakteve. Kryetari Axhiev, u shpreh se Komisioni nuk është i obliguar për verifikim të mëtutjeshëm, dhe se për këtë nuk kanë konsideruar që të kontaktojnë ekspertë të fushës. Dosja me nofkën “Ibar”, është në procedurë dhe pritet të shqyrtohet në të ardhmen. Dosjet Mama, Strellac, Vujko dhe Ibar, deri te Komisioni për Lustrim u dorëzuan nga persona fizik. Në to, bëhej fjalë për funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
    http://www.tv-alb.com/?p=lajm&pid=2&id=836

  8. #188
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga mebybe Lexo Postimin
    Aliun e ka perjashtuar vetem Xhaviti, sepse edhe ai eshte sikur Aliu UDB-ash.
    E nuk kan mundur te dyte te operojn ne nje vend.
    Mebybe, vetem nje taketik e uredheneseve tyne, cdohere i kan mbajet ne shenjester leckat e tyne qe i kishen foremua vete, jo per te miren e Komebit pore per ta mbajete gjalle enverismin famekeqe. Kur ua ka dashet puna gogoleve tiranes, edhe keto horrat i kan perqa simbas ineteresit ?
    Duhet te dale ndonje qe ua din te zezat mire ketyne LPK-istave te zvicres e tua spjegon Shqyptaris se tana te zezat qe i kan ra mebi vete popullit ju kan aredhe nga keto horra vegela sigurimesash, miladin popovici, kim filbi i keti taborri ishete
    ibro kelmendi me 3 vete tjere. Duhen njerez te afet per ti pasetru keto pune te piseta nga keta njerez te felliqet, Plaku se ka ate aftesi ti qes tana te zezat ne siperfaqe me shkrim. Ai qe don te din per keta lanegoj te poshter ne te avytet te Plaku, kam thas te mbushuna me veperitarin e markesistave,titistave,eneveristave,leninistave! Por thaset mi dallojen nga ato te kadri veselit e azem syles, nuk jan mebushe nga shkiet e UDB-es, por thjeshete me deshemi te verteta se si ashet foremu LPK-ja dhe pse u foremu, kuj i sherbeu !
    Kjo valle e piset nukka fillua sot, me sulemu kundereshtarin me metoda me te pista, kete qe ben Menduhu sot e kan fillu envero titistat qe ne vitet 40-ta, pastaj ka vazhedu tane kohen lufete kunder Nacionalizmes shqyptare. Me te nejtat metoda iu kan versuk shqyptaris si shkiet dhe enveristat, me qellime te perbasheketa, shkiet dihet me, por gjaku i prishet enverist qe u mesua nga shkau dhe me ndihemen e shkaut u negulen si dreqi malleku ne zemer shqypetaris,jan me te poshterit qe ka pase nedonjehere raca jone shqypetare.
    Keta ibrahim kelmendat e xhavit halitat me fazlie ali e disa emrusha e tjere , nuk kan qen gje vetem se vegela qorre te pushtetit kriminel enverist.
    Perqameja nder shqypetare ka vazhedu pa nedal hyq nga te dy anet, shkie titista dhe komunista enverista, kjo LPK me keto horra qe kem sot ne pushtetin e kosoves dhe te nen pushtetaret ne Ylliride, jan misionaret qe zbatuan uredhenat e te majtes enveriste asaj mbeturine famekeqe, permes tyne komunistet e shqypenis me ne krye nano,milo, majko gjinusha e derra tjere, u muneduan ta eliminojen udheheqesin e vertete shqypetare te Kosoves qe kishte dale nga gjini i popullit dhe populli kishte besim ne ta. shpifjeve , vrasejeve tinezare u bene nga kjo klike qe kem sot ne krye te udhehjeqesis. Kushe me shume se Ali Ahmeti e Xhavit Haliti i kan fry zjarit perqamejes nder shqypetare?
    Nuk i din gjanat dhe nuk duan ti din, vetem ato qe kan qen pjese e ati taborri.
    Nuk i din vetem naivet, duaretrokasin pa vetedije! ky taborri funedit edhe pse nuk jan pergjegjes drejte per drejte per krimin ndershqypetar, iu kan hy ne boregj shqypetareve qe i kan mesu dhe ato nuk kan dashet te mesojen,te din.
    Lufeta e Kosoves u kriminalizu, muar drejtim tjeter ,fale enveristave qe paresim kishen ideologjin mebi qeshetjen e shejte Kombetare, cdo shqypetar aneti komuniset e konesiderojen trathetar. Te mos ishte Amerika e Nato, sot nuk kishe ase Kosove ase shqyptar , vetem do te kishem enverista dhe karrierista njete si q e jan aliu e thaqi hahsim e jakupi e xhaviti. Ka kush te me trgon se cfare perfaqeson sot aliu ne nenpushtetin e grueskut?
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #189
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Definitivisht ti qenke nje injorant i pa riparueshem .

    O njeri i dheut, a ke pergjigje ne pyetjet qe ti kam bere ose jo?

    Lere ti Menduh Thacin por pergjigju ne pyetjet qe ti kam parashtruar.

    Pse nuk u realizuan idealet e luftes se 2001-shit sot e 10 vjet me pare?

    Ku humbi gjaku i deshmoreve te cilet i mashtruat?


    Ketu me ri e mos u mer me Menduh Thacin se s'te ka permende kush Menduh Thacin ty.

    Nese nuk ke pergjigje ( e 100% nuk ke), atehere prano qe lufta e 2001-shit ka qene e tradhetuar.
    Secilen here e me shume, tregon se nje palle dhe menduhiste i leshte!

  10. #190
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Kur Beogradi dhe Shkupi na i përzgjedhin tradhtarët e patriotët
    Autor: Iljasa Salihu
    E diel 31 Tetor 2010 21:35 PM




    Gjatë këtyre javëve, nëpërmjet mediave të Shqipërisë u njoftuam se Ahmet Zogu paska qenë patriot i madh dhe patjetër që figura e tij po merituaka të pllakoset në mozaikun e kolosëve më të ndritur të këtij kombi. Ndërsa unë gjatë këtyre ditëve planifikoj që ta bëj një takim me profesorin tim të historisë, i cili dikur më kishte mësuar se Ahmet Zogu ishte spiun i sjellur në Shqipëri nga serbo-malazezët. Ndoshta nuk mund t’ia kontestoj atë që dikur profesori i nderuar më kishte rrëfyer, mbase edhe sot e kësaj dite mund ta ketë mendimin e njëjtë për Ahmetin, por unë në mos më shumë do të kërkoj sqarime më të thukëta rreth ngjarjeve të asaj kohe.

    Gjersa disa shqiptarë të atjeshëm po e artikulonin mugullimin patriotik të Ahmetit të atëhershëm, paralelisht me këtë rrëmujë shpalljesh, disa shqiptarë të tjerë në Maqedoni, në cilësinë e shpëtimtarëve të kombit, por gjithherë duke qëndruar nëpër kolltuqe të ngrohta, përmes publikimit të disa palodosjeve, gjoja se na hoqën perden e injorancës dhe verbërisë, për të parë kështu më kristaltë mugullimin e tradhtisë spiune së Ahmetit të tanishëm. Sinkronizim shumë banal, ku ahmakët në të njëjtën kohë, njërin Ahmet na e shpallet patriot, kurse tjetrin Ahmet tradhtar e spiun. Për Ahmetin e atëhershëm ju thash se do të interesohem tek personat njohës të mirë të kësaj figure, mbase edhe nuk do të më bëhet vonë nëse nuk arrij në ndonjë konkluzion të mençur për këtë figurë, sepse kjo i përket të kaluarës së ngjeshur që u përshkua me lloj-lloj sistemi pas asaj periudhe. Ndërsa për Ahmetin tonë, s’kam nevojë të interesohem tek të njëjtit persona, ngase veprimtaria e tij dihet, edhe pse prej vitit 2006 e këndej na e mori fytyrën s’di sa herë, por assesi nuk guxojmë të qëndrojmë gojëmbyllur kur thuhet se ai paska qenë spiun.

    Është një rregull elementar shumë i kapshëm, por shumë pak i përdorur ndër shqiptarët. Në këtë rregull thuhet: Kujdes se prej kujt po informohesh për ndonjë çështje të caktuar. Informatat që i solli korbi i zi me sfondin e kuq, për t’i marrë kështu në dorë njeriu i cili në dukje nuk ishte i zi, tregoi se në prapavijë të kësaj loje të fëlliqur qëndron një parti me një emër shumë të bukur në gjuhën shqipe. Dosjet prej këtyre korbave të zi, neve këndej ngjarjeve na u plasuan në formë gjëegjëza, ku të gjithë nxënësit e klasës së parë, për deshifrimin e këtyre gjëegjëzave ishin notuar shkëlqyeshëm prej mësuesve. Dikur ata që nuk ishin të kësaj partie, me automatizëm u shpalleshin si bashkëpunëtor të pushtetit, edhe atë në kohën kur kjo patri me lloj-lloj mjeti dëshironte të bëhej pjesë e pushtetit, madje njëherë e një kohë, një profesor nga radhët e kësaj partie e kishte pyetur një nxënës se sa maqedonas jetojnë në fshatin e tij, edhe pse dihej mirëfilli se ai fshat tërësisht ishte i banuar me shqiptar. Vetëm pas disa viteve, nxënësi i gjorë kishte arritur ta deshifrojë thelbin e asaj pyetje të profesorit, i cili me atë pyetje kishte dashur të thotë se të gjitha ata të cilët nuk janë me neve i takojnë kombësisë tjetër. Porse këta militant nuk ishit të këqij, siç mund të pandeh sot dikush, ata ishin burra të mirë, por fatkeqësisht kishin pranuar që ta loznin rolin e fëmijës spiun në shtëpi, i cili porsa të del në lagje është i prirë që menjëherë t’i tregoj shokëve se prindërit e tij lahen për çdo mëngjes, mbase edhe bashkërisht!

    Në kohën kur lufta trokiti nëpër dyert tona, jo pse kështu kishte vendosur Ahmeti, apo dikush tjetër, porse kështu kishte vendosur servilizmi i filozofit të kësaj partie, po kjo parti përballë vrasjes së të atit dhe të birit në Tetovë, përballë vrasjeve tjera të ushtarëve të UÇK-së që ndodhën nëpër fshatrat e Tetovës dhe Likovës, mendoi se vetëm me disa deklarata qesharake do ta arsyetojë të qenit i pranishëm në qeverinë e Georgievskit, e cila në vend që atëherë burrërisht ta braktisë qeverinë dhe kuvendin, vendosi që në kohë paqeje të tregon burrërinë me braktisje dhe bojkot të kuvendit, shihet pra se sa kjo parti mendon për shqiptarët, por kujdes, përballë interesave të veta çdo interes tjetër kolektiv është i kotë. Po kjo parti në krye me nënkryen e saj, trimat e lirisë të cilët i kishin flijuar çerdhet e ngrohta familjare, i quajti si qenë të këqij, të cilët ujkun ua sollën këtyre në torishtë, duke harruar se vetë ata ishin dhelprat përballë ujqve gjakatar, po ky nënkryeja e kësaj partie në librin e tij, “Politika e Mbijetesës” luftën e 2001-shit e krahasoi me revolucionin e Leninit, ku guximshëm pyet se sa maqedonas i kanë vrarë shqiptarët e Kumanovës, habitet se gjithë ajo luftë virtuale (siç e quan ai) të mos jetë i vrarë asnjë maqedonas. Ndërsa unë habitem se pse vallë për çdo përvjetor të ministrisë së mbrojtëse mbahet një minutë heshtje për të rënët maqedonas të 2001-shit, mbase si argument e keni edhe gurin pranë kësaj ministrie me emra e mbiemra të këtyre mbrojtësve. Po nga kjo parti Georgievski nëpër kolumnat e tij në gazetën maqedonase Dnevnik (në redaksinë e së cilës mbijnë dosjet antishqiptare), lavdërohej se prej të vetmëve që e kishin mbështetur sulmin kundër terroristëve shqiptarë ishte filozofi i kësaj partie. Kështu që doktrina e kësaj partie, për të qenë besnik i atyre fjalëve, tani përmes mekanizmave tjerë, me çdo kush edhe zyrtarisht trumbeton që luftën dhe krenarinë e 2001-shit, madje edhe atë të Kosovës ta shpallë si tradhtare, e cila qenka krijuar në Beograd prej UDB-së. Këtë nuk e thotë PDSH-ja, por dosjet e sjellura prej korbit të zi, ca serb të këtij shërbimi, të cilët pas humbjeve mizore ende mëtojnë të lëshojnë shtat nëpër këto treva dhe gazeta me një dozë të nacional-romantizmit maqedonas, që fatkeqësisht deri para do kohe, për çdo javë shkruante kolumna deputetja e BDI-së, zonja Teuta Arifi, që të njëjtën autore më kishte marr malli ta lexoja në gjuhën shqipe. Në bazë të tezave se gjoja Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare qenkan krijuar në Beograd, atëherë po na del se UDB-ja paska qenë për krijimin e Kosovës si shtet, sepse themeluesit e kësaj ushtrie të lavdishme i paska ndihmuar që armët e para t’i sjellin lirshëm në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni. Ndërsa dihet roli fillestar i shërbimeve sekrete në përgjithësi. Ato me çdo kusht duan ta mbrojnë shtetin e tyre, duke mos e zgjedhur fare mjetin për mbrojtje. Por, roli i këtyre shërbimeve është tejet i madh edhe në paqe, ku sillen si të tërbuar pas humbjeve të betejave. Për ta parë më mirë dhe më afër rolin e tyre në paqe, mos nguroni që t’i sodisni akuzat e tanishme kundrejt themeluesve të këtyre ushtrive, sepse mjeti më sublim për t’i përçarë skaj më skaj shqiptarët është që, patriotët e dikurshëm t’i shpallin spiun, ndërsa spiunët si qenie e poshtër të mos i shpallin fare, për arsye se misioni i tyre pastaj mund të dështojë.

    Ata të cilët e quajnë Ahmetin si spiun vetëm se kështu po thotë i pari i atyre, ju kisha lutur që vetëm për qejf, individualisht të dilni nja dy net në mal dhe pasi të ktheheni, të ikin qejf për qejfi nja dy vite në mërgim. Tek pastaj, kuptohet deri diku do të mund të jenë në gjendje ta kuptoni se sa vështirë e paska pas Ahmeti të qëndrojë me vite të tëra nëpër male, me dekada në kurbet dhe me net të tëra duke ikur prej përndjekjeve sllave. Po të kishte qenë ky spiun, besoni të nderuar lexues se nuk do ta dergjje nënën e tij për dekada me radhë me mungesën e tij absolute, në vend të kësaj ai do të vinte në vendlindje dhe do jetonte si bos pranë sllaveve, por jo, ata në atë kohë e kërkonin kokën e tij me qiri e me pishë. Të mos keqkuptohemi, nuk e kam ndërmend t’i krijoj Ahmetit elozhe, unë sado pak po mundohem të hedh dritë mbi Abazin e dikurshëm, ngaqë ky Ahmeti i sodit në disa raste i mbylli sytë, raste që i kërkonin sytë katër e veshtë tetë. Rasti i vrasjes së Harun Aliut me shokët e tij dhe ejakulimi i tij bajat për euro-atlantizmin imagjinar na irritoi si goxha shumë, mbase disa militantë të BDI-së pardje i dëgjova duke manifestuar kob për liderin e kësaj partie, madje nuk përtuan të thonë se Ahmetin me këto shpifje e zuri haku i invalidëve, ushtarëve dhe familjarëve të dëshmorëve, sepse rajonin e Likovës e ka lënë në mëshirë të gropave dhe antikitetit të zymtë, por sikur e mallkonin edhe Menduhin (njeri me një karizëm të fortë, e me një guxim të rrallë, por rrallëherë këtë guxim e përdori për të mirën e shqiptarëve) i cili përmes këtyre veprimeve po dëshiron që me çdo kusht t’ia rris namin Ahmetit, si dhe shumë raste e pakënaqësi të tjera ndaj liderit të BDI-së, që më parë i kam artikuluar përmes artikujve të shumtë, por edhe përskaj këtyre pakënaqësive, assesi s’kemi të drejtë të pohojmë se ky paska qenë spiun, me këtë edhe të gjitha luftërat çlirimtare.

    Partia e cila po kënaqet me këto dosje, mua ma kujtoi njeriun i cili ishte frikuar shumë prej vdekjes dhe si rrjedhojë e kësaj, për ta shpëtuar kështu përfundimisht vetën prej kësaj frike të llahtarshme kishte bërë vetëvrasje! Dikur po kjo parti me këtë emër të bukur, e shpalli ndër popull zotëri Imer Imerin si spiun, verifikimi i të cilit u avullua së bashku me shkuarjen e tij për në botën e amshuar. Teksa Imeri tjetër ishte ministër i shëndetësisë të gjithë me entuziazëm e lavdëronin, por kur i gjori u largua prej kësaj partie, na doli se paska qenë edhe ai spiun i Gruevskit, mbase edhe mbiemrin ia deformuan në Selmanovski. Kurse tani pas atij vargani të “begatshëm” spiunësh, dukej se më në fund erdhën në fundin e tyre të turpshëm, duke tentuar që edhe elektricistit t’ia kontestojnë punën, mbase edhe çështjen e rrymës elektrike mendojnë që ta marrin në duart e veta, por unë si një qytetar i thjesht, i kisha lutur me një lutje prej vëllait, që të heqin dorë prej çështjeve të rrymës elektrike, sepse nuk janë të thirrur për këtë profesion, frikohem se shumë shpejt mund t’i kap rryma, ku pastaj askush nuk mund të merr hak prej kësaj vrastare, ngaqë ende nuk kemi ndonjë ligj që do ta dënonte rrymën për mbytje apo djegie të shtëpisë.

    Kësisoj do humbim turpshëm të gjithë shqiptarët me këtë sëmundje të sjell nga Beogradi dhe do të denigrohemi marrëzisht në ambulancën e Shkupit, ngase me kokë në mend, më falni me mend në kokë po e lejojmë që ende Beogradi të na i përzgjedhë spiunët dhe patriotët, duke ia bërë të mundur që fjalën e fundit për këto dosje ta ketë simotra e saj në Shkup, por vallë Shkupi i plotëson kriteret e besueshmërisë për kësi lloj gjërash madhore???

Faqja 19 prej 31 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •