Partitë shqiptare kundër regjistrimit
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet partia e vetme shqiptare që pa rezervë mbështet ligjin për regjistrimin e popullsisë që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, përderisa të gjitha partitë e tjera shqiptare kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe dyshime për manipulim, transmeton Tv-Alb. Partia Demokratike Shqiptare ka kërkuar që periudha e regjistrimit të shtyhet nga prill në Korrik për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve shqiptarë që në këtë periudhë nuk ndodhen në vendlindje, monitorim më të shtuar ndërkombëtarë si dhe përfaqësim të drejtë në Entin Shtetëror për Statistikë. “Parlamenti I Maqedonisë është cirkuzi më I madh që nodhd në regjion. Nuk ndodh aty asgjë positive për shqipëtarët. Ne I kemi nxjer qëndrimet tona, kërkesat tona, mund të bëhen ata të shurdhur por ne do ta bojkotojmë regjistrimin. Ky është qëndrimi jonë. Nëse nuk hapet dialog I vërtetë mes qeverisë dhe opozitës së vërtetë shqipëtare këtu që jemi ne regjistrimi do të bojkotohet.”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Demokracia e Re ka paraqitur 20 amendamente me çka synon të përmirësojë ligjin për regjistrim, në të kundërtën kjo parti paralajmërojnë protesta. “Ne kemi dorrzuar amandamente në pesë sfera të rëndësishme, 20 amandamente që kanë të bëjnë me përmirësimin e propozim ligjit, vlerësojmë se ky propozim ligj ka shuëm difekte, kemi vlerësuar se një të tretën e popullatës shqiptare do ta lëmë jashtë rregjistrimit.Nëse edhe në komisione nuk pranohen amandamentet tona, atëherë ne do të shkojmë në protestën e paralajmëruar si një mënyrë që para se të votohet ligji”, tha Sulejman Rushiti, nga Demokracia e Re. Edhe partitë jashtëparlamentare janë shprehur kundër ligjit aktual të regjistrimit. Për të njëjtat arsye BDK-ja e Hysni Shaqirit kërkon nga partitë shqiptare që të ulen dhe të unifikojnë. “Të ulemi gjith subjektet politike shqiptare dhe të ndërtojmë një qëndrim, i cili qëndrim do të jetë në funksion të interesave të përgjithshme shqiptare në Maqeddoni. +++ cfarë do tendence apo gjithçka që përfolet se ky rregjistrim do të jetë më i përkryeri dhe në bazë të gjitha standardeve ndërkombëtare, ne si BDK nuk i besojmë me të vetmin fakt se aty ku është bërë keqpërdorimi në institucionet më të larta të këtij shteti siç është Enti Statistikor, ne nuk kemi përfaqësim për përpunimin e materialeve që nënkupton se edhe kësaj rradhe ka vend për manipulime.”, tha Hysni Shaqiri, kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar.
Partia për Prosperitet Demokratik kërkon që numrin e regjistruesve të zgjedh vetë qeverisja lokale me anë të konkursit të shpallur, kohëzgjatja e regjistrimit të shtyhet për muajin Qershor-Gusht, procesi të zgjasë jo 15 por 30 ditë, në komisionin shtetëror për regjistrim të zgjidhen ekspert dhe numri i tyre të mos jetë më shumë se 15 persona, në këtë komision përfaqësimi duhet të jetë proporcional. Regjistrimi i vitit 2011 të mbikëqyret nga EUROSTAT, Dokumentacioni regjistrues dhe propagandistik me kohë të përkthehen në të gjitha gjuhët regjistruesve.
Krijoni Kontakt