Close
Faqja 16 prej 31 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 301
  1. #151
    Thaçi dyshon edhe në ish drejtuesit e UÇK-së në Kosovë

    Pas reagimeve të përfaqësuevse politik kosovar lidhur me rastin e dosjeve në Maqedoni dhe akuzave që këta të fundit i bënë Menduh Thaçit, përmes një letre drejtuar ushtruesit të detyrës president i Kosovës, Jakup Krasnit ka reaguar kreu i PDSH-së. Në letrën e hapur Thaçi thotë se Jakup Krasniqi sillet si Zot meqë, pa asnjë hetim të bërë e din përmbajtjen e dosjeve. Sipas Thaçit, të drejtën për mbrojtjen e tradhtarëve mund ta ketë vetëm ai që ka punuar në këto shërbime dhe di çka është e vërtetë dhe çka s’është e vërtetë.

    “Z. Krasniqi ju përkujtoj se ju në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë të vitit 2006 erdhët të gjithë ju dhe më ofruat mbështetje duke arsyetuar se diçka nuk është në rregull me Ali Ahmetin, të cilin ju e paskeni përjashtuar nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së. Ju bëj një pyetje të vogël. Kur kishit të drejtë, atëherë, kur e shanit apo tani kur e mbroni atë si themelues i dy UÇK-ve?!” .

    Thaçi më tej pyet Krasniqin se prej nga e merr të drejtën që të mbajë një qëndrim kaq miqësor ndaj siç thotë një tradhtie në zbulim e sipër dhe qëndrimit armiqësor ndaj të drejtës demokratike dhe obligimit kombëtar të Thaçit që t’i demaskojë ata që e meritojnë atë?!

    "Qëndrimi juaj automatik se dikush është fajtor dhe dikush nuk është i tillë vërteton se ju i fshihni gjurmët. E them këtë pasi qëndrimin që e mbajtët ishte në fakt një tendencë që ta mbroni, jo, Ali Ahmetin, por veten tuaj. Krahas kësaj ju dini atë që e di edhe unë, pra ju nuk keni fare respekt ndaj Ali Ahmetit, por frikësoheni nga ai ortek dyshimesh zhgënjyese që mund t’ju përmbys edhe juve. Poashtu z.Krasniqi, Unë reagimin tuaj mbrojtës ndaj të inkriminuarve në këto dosje, e vlerësoj si frikë që të mos zbulohen gjurmët që do të thotë se ju nuk frikësoheni nga unë, ashtu si unë nga ju, por keni frikë nga populli i Kosovës që kohët e fundit jo vetëm që është në buzë të mbijetesës, por, edhe nga mundësia e shpërthimit të mllefit të grumbulluar.” thuhet mes tjerash në letrën e hapur që kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi e përmbyll me shprehjen. “Kësaj rradhe pa respekt”.

    Në prononcimin e djeshëm, U.D President i Kosovës dhe ish-zëdhënës i UCK-së, Jakup Krasniqi tha se publikimi i dosjeve bëhet për të denigruar, Ali Ahmetin dhe të gjithë personalitetet që në kohrat më të vështira kanë sakrifikuar gjithcka për lëvizjen kombëtare.Personat që nxjerrin akuza të këtilla sipas Jakup Krasniqit nuk meritojnë as respketin e familjes e lëre më të merren me politikë.

    “... Thjesht është një fare fushate politike, një fushatë e një politike tepër të ligë dhe tepër denigruese dhe unë mendoj që njerëzit e tillë nuk meritojnë as të jenë në konkurencën politike, as të merren në politikë por as ta gëzojnë besimin jo të qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë por as të familjeve të tyre.”, deklaroi dje JAKUP KRASNIQI, ish-Zëdhënës i UÇK-së.

    Thaçi në letrën e tij, ndonëse shkurt, ka akuzuar edhe kryetarin e LPK-së, Emrush Xhemajlin, ministrin e Transportit Fatmir Limajn dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së Nait Hasanin. Ai dje drejtoi akuza të rënda ndaj Thaçit, si dorë e zgjatur e Beogradit.

    “Unë mendoj se këto dojsje janë të inskenuara nga Beogradi dhe që Menduh Thaçi është dorë e zgjatur e tyre, unë besoj dhe dyshoj në këtë sepse e njoh Menduh Thaçin që nga vitet e 90, ai është pjesë e këtyre dosjeve dhe ai këtë e bënë që të denigrojë figurën e Ali Ahmetit.”, tha dje Nait Hasani, njëri ndër themeluesit e UÇK-së.

    Përveç Jakup Krasniqit dje për rastin e dosjeve u prononcuan edhe përfaqësues tjerë kosovarë si Famtir Limaj, Emrush Xhemaili dhe Nait Hasani.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  2. #152
    Sinani akuzon “Ibar”-in, “Mama”-n, “Strelac”-in dhe “Ujak”-in për vrasjen e 200 shqiptarëve
    Askush nuk mund të humb kontributin tim

    Beqir Sinani, ish-anëtarë i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në vitin 2001 sërish ka drejtuar akuza në adresë të BDI-së, lidhur me rastin e dosjeve. Akuzat e tij kanë pasuar menjëherë pasi BDI përgënjeshtroi dhe akuzoi Sinanin se ka qenë ish-anëtarë i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në Maqedoni. “Nuk me habit fakti se grupi për të cilët dolën dosjet se kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, sot tentojnë të humbin çdo kontribut timin në luftën e 2001 dhe eliminojnë emrin tim nga lista e anëtarëve të shtabit të UÇK-së. Është pikërisht ky grup që diti të eliminojë ideator, themelues dhe komandantë të UÇK-së si gjatë konfliktit të vitit 2001 si me rastin e Telit, Tahir Sinanit, Shpendit, Naser Hanin dhe shumë të tjerë, ashtu edhe pas luftës siç vepruan me Harun Aliun, vëllain tim Ridvan Neziri, disa të tjerë të plagosur edhe të burgosur si ish-ushtarë dhe ish-komandant të UÇK-së”, deklaroi sot nëpërmjet një deklarate Beqir Sinani. Ai ka theksuar se nuk e habit fakti edhe për 200 vrasjet brenda shqiptarëve që janë bërë gjatë dhe pas konfliktit të vitit 2001 dhe që nuk janë zbardhur. “Mbase mundohem të ju kuptojë se ju Ibar, Mama, Strelac dhe Ujak nuk keni gjumë të rehatshëm dhe se afrohet zbardhja e këtyre vrasjeve”, thekson Sinani, duke shtuar se para dy viteve ka pasur tentime për eliminimin e tij fizik.

    Ai ka shtuar se opinioni e njeh familjen e tij e cila ka një histori të persekutimit të rëndë nga regjimet në Maqedoni. “Këto janë karakteristikat e familjes sime e cila ka dhënë dëshmorë e martirë, ndërsa populli shqiptar i Maqedonisë e din mirë se çfarë kanë dhënë familjet tuaja. Kanë dhënë gjenerala dhe eprorë të JNA-së jugosllave, ushtri kjo e cila për dekada ka torturuar fisin tim dhe shumë fise shqiptare. Nëse unë qenkam komandant i pasluftës, atëherë kërkoj nga Ali Ahmeti te na tregon, kush qenkan komandantet e luftës”, theksoi Sinani. (INA)
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  3. #153
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    O Marinari , mos ofendo se jeni ju ata leshko te cilet me shkolle fillore keni zene vendet ministrore ne qeverine e Maqedonise. Jeni ju ata te cilet i vrate fukarenje e shkrete ne lufte duke u premtuar liri, punesime dhe jete pa brenga. Jeni ju ata te cilet keni nje udheheqes qe akuzohet per spiunazhe. Jeni ju ata te cilet i keni barazuar te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni me te drejtat e maxhupeve. Jeni ju leshko te cilet pas lufte nuk e realizuat idealin e saj-bashkim i trojeve shqiptare etnike.

    Por o Marinari K....ri, Populli shqiptar ka per ta zbuluar te verteten e luftes se 2001-shit, mos mendo se puna ka perfunduar. Haku i atyre te cilet i vrate ne lufte, ka per tu zene.
    Kur mungojne faktet, fillojne fyerjet!

    K...,mund ta shtish turrshi se bashku me dosjet dhe me ndonje hallvaxhi nga Tetova t'ia dergosh Menduh Thaçit! U ka mbetur ne goje tashme.
    Injorant i lindur- leshko: une nuk jam nga Maqedonia dhe kurre nuk kam patur ndonje interes nga BDI-a apo Ali Ahmeti!

    Te dogji gje nga ata emrat e leshkove dhe syleshve te PDSH-se qe i permenda?! Dhe nese po, keni qene dhe do te mbeteni turpi i kombit! Qyqare qe nuk patet guxim nje plumb ta zbrazni kur ishte koha! Ingranazh vojvodesh dhe puthadoresh te Beogradit!

  4. #154
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Kjo eshte goditja me e rende per ju menduhistet, te cilen e keni marre nga Kosova per veprimtarine e juaj antikombetare!


  5. #155
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Kjo eshte pasaporta e juaj antikombetare! PDSH, parti e themeluar me direktiva te UDB-se!


    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 30-10-2010 më 11:26

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Pasi Menduh Thaci paska qasje ne arkivat e udbes pse nuk i ben publike te gjitha dosjet,po ben selekcionime ne baza partiake.A thua te gjith agjentet e udbes qenkan ne BDI?

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Vitaminat "C" jane per ty dhe te ngjajshem si ti ... nese nuk e ke kuptuar, ke rastin te vdesesh si injorant.

    Naiv eshte ai i cili u mashtrua nga disa naive te tjere dhe e humbi jeten per "lirine" qe gezojne shqiptaret ne keto

    momente ne Maqedoni. Une e di se sot ne Maqedoni shiptaret po barazohen me Maxhupet.

    Por kot e kam, se ti je prej atyre qe leshi u ka mbuluar syte.

    Leshi , lesh mbetet....

    Explorer, mënyra se si keni zgjedhur ju PDSH - qenefët me bërë politikë nuk ka lidhje me strategjinë e bashkimit kombëtar, por jeni bërë vegël e strategjisë skllave ndaj shqiptarëve - përçaj e sundo. Në gjithë këtë katrahurë dihet se kush fiton dhe kush humbë.

    Mënyra e reagimit tim karshi prejudikimeve tuaja të stilit "eureka- ja faktet" dhe konkluzioni se "nuk dukesh naiv" vetëm sa e përforcon bindjen time se ti je një puthadorë Menduhist, inatçorë dhe të paskrupullt që nuk ia keni fare për interes forcimit dhe avancimit të çështjes shqiptare në Maqedoni në veçanti , e për interesin e përgjithshëm shqiptarë hiç se hiç.

    E sa i përket "leshit" edhe dy fjalë: e para, nuk kam probleme me qartësinë dhe as me ndjesinë. Po të kisha , do u kisha besuar pallavrave Menduhiste se dosjet mbinë edhe bahçeve bashkë me kastraveca e patlligjana, dhe e dyta,ndjenja ime është se - epoka e menduh thaqit (me të vogla) dhe e pdsh-së (me të vogla) bashkë me çiftat e tu e gjithë soji dhe sorollopi i juaj qenefisto-menduhistë keni arritur në The end.

    Populli nuk do vëllavrasje.

    Pikë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 30-10-2010 më 13:11

  8. #158
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po më habisni dita-ditës ju "ausllanderët" shqiptarë të Maqedonisë që skeni të bëni aspak me zhvillimin e realitetit këtu dhe jepni analiza sikur të ishit një nga ata që po flitet në dosje, si është e mundur kjo vallë? Të kishit qenë ju si persona që nuk jetoni këtu aq të shkathët dhe aq të ditur në rrjedhojë me aktualitetin që po ndodh këtu nuk do të largoheshit nga vendi por do të zhvillonit ndonjë aktivitet të dobishëm këtu për popullin tonë.

    Kur nuk ke të bësh me atë çka ndodhë këtu se di pse e hap gojën kot? Duket më e arsyeshme nëse rin dhe lexon ose jep ndonjë mendim e jo paragjykime e gjykime që ju jeni shumë të bindur se janë të vërteta, jo vetëm për ty lumi lumi por kjo vlenë për të gjithë ata që i rasin hundët këtu e që nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin.

    Ju përshëndes.
    Sui generis

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Po më habisni dita-ditës ju "ausllanderët" shqiptarë të Maqedonisë që skeni të bëni aspak me zhvillimin e realitetit këtu dhe jepni analiza sikur të ishit një nga ata që po flitet në dosje, si është e mundur kjo vallë? Të kishit qenë ju si persona që nuk jetoni këtu aq të shkathët dhe aq të ditur në rrjedhojë me aktualitetin që po ndodh këtu nuk do të largoheshit nga vendi por do të zhvillonit ndonjë aktivitet të dobishëm këtu për popullin tonë.

    Kur nuk ke të bësh me atë çka ndodhë këtu se di pse e hap gojën kot? Duket më e arsyeshme nëse rin dhe lexon ose jep ndonjë mendim e jo paragjykime e gjykime që ju jeni shumë të bindur se janë të vërteta, jo vetëm për ty lumi lumi por kjo vlenë për të gjithë ata që i rasin hundët këtu e që nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin.

    Ju përshëndes.
    Të djegu, ë?

    Edhe gojën doni me ia mshelë diasporës ju menduhistat mjerana.

    Zoti u marroftë!

  10. #160
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Pasi Menduh Thaci paska qasje ne arkivat e udbes pse nuk i ben publike te gjitha dosjet,po ben selekcionime ne baza partiake.A thua te gjith agjentet e udbes qenkan ne BDI?
    Mendoj se Menduh Thaci ka qasje ne arkivat e UDB-se dhe sherbimeve sekrete.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 16 prej 31 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •