Thaçi dyshon edhe në ish drejtuesit e UÇK-së në Kosovë
Pas reagimeve të përfaqësuevse politik kosovar lidhur me rastin e dosjeve në Maqedoni dhe akuzave që këta të fundit i bënë Menduh Thaçit, përmes një letre drejtuar ushtruesit të detyrës president i Kosovës, Jakup Krasnit ka reaguar kreu i PDSH-së. Në letrën e hapur Thaçi thotë se Jakup Krasniqi sillet si Zot meqë, pa asnjë hetim të bërë e din përmbajtjen e dosjeve. Sipas Thaçit, të drejtën për mbrojtjen e tradhtarëve mund ta ketë vetëm ai që ka punuar në këto shërbime dhe di çka është e vërtetë dhe çka s’është e vërtetë.
“Z. Krasniqi ju përkujtoj se ju në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë të vitit 2006 erdhët të gjithë ju dhe më ofruat mbështetje duke arsyetuar se diçka nuk është në rregull me Ali Ahmetin, të cilin ju e paskeni përjashtuar nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së. Ju bëj një pyetje të vogël. Kur kishit të drejtë, atëherë, kur e shanit apo tani kur e mbroni atë si themelues i dy UÇK-ve?!” .
Thaçi më tej pyet Krasniqin se prej nga e merr të drejtën që të mbajë një qëndrim kaq miqësor ndaj siç thotë një tradhtie në zbulim e sipër dhe qëndrimit armiqësor ndaj të drejtës demokratike dhe obligimit kombëtar të Thaçit që t’i demaskojë ata që e meritojnë atë?!
"Qëndrimi juaj automatik se dikush është fajtor dhe dikush nuk është i tillë vërteton se ju i fshihni gjurmët. E them këtë pasi qëndrimin që e mbajtët ishte në fakt një tendencë që ta mbroni, jo, Ali Ahmetin, por veten tuaj. Krahas kësaj ju dini atë që e di edhe unë, pra ju nuk keni fare respekt ndaj Ali Ahmetit, por frikësoheni nga ai ortek dyshimesh zhgënjyese që mund t’ju përmbys edhe juve. Poashtu z.Krasniqi, Unë reagimin tuaj mbrojtës ndaj të inkriminuarve në këto dosje, e vlerësoj si frikë që të mos zbulohen gjurmët që do të thotë se ju nuk frikësoheni nga unë, ashtu si unë nga ju, por keni frikë nga populli i Kosovës që kohët e fundit jo vetëm që është në buzë të mbijetesës, por, edhe nga mundësia e shpërthimit të mllefit të grumbulluar.” thuhet mes tjerash në letrën e hapur që kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi e përmbyll me shprehjen. “Kësaj rradhe pa respekt”.
Në prononcimin e djeshëm, U.D President i Kosovës dhe ish-zëdhënës i UCK-së, Jakup Krasniqi tha se publikimi i dosjeve bëhet për të denigruar, Ali Ahmetin dhe të gjithë personalitetet që në kohrat më të vështira kanë sakrifikuar gjithcka për lëvizjen kombëtare.Personat që nxjerrin akuza të këtilla sipas Jakup Krasniqit nuk meritojnë as respketin e familjes e lëre më të merren me politikë.
“... Thjesht është një fare fushate politike, një fushatë e një politike tepër të ligë dhe tepër denigruese dhe unë mendoj që njerëzit e tillë nuk meritojnë as të jenë në konkurencën politike, as të merren në politikë por as ta gëzojnë besimin jo të qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë por as të familjeve të tyre.”, deklaroi dje JAKUP KRASNIQI, ish-Zëdhënës i UÇK-së.
Thaçi në letrën e tij, ndonëse shkurt, ka akuzuar edhe kryetarin e LPK-së, Emrush Xhemajlin, ministrin e Transportit Fatmir Limajn dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së Nait Hasanin. Ai dje drejtoi akuza të rënda ndaj Thaçit, si dorë e zgjatur e Beogradit.
“Unë mendoj se këto dojsje janë të inskenuara nga Beogradi dhe që Menduh Thaçi është dorë e zgjatur e tyre, unë besoj dhe dyshoj në këtë sepse e njoh Menduh Thaçin që nga vitet e 90, ai është pjesë e këtyre dosjeve dhe ai këtë e bënë që të denigrojë figurën e Ali Ahmetit.”, tha dje Nait Hasani, njëri ndër themeluesit e UÇK-së.
Përveç Jakup Krasniqit dje për rastin e dosjeve u prononcuan edhe përfaqësues tjerë kosovarë si Famtir Limaj, Emrush Xhemaili dhe Nait Hasani.
Krijoni Kontakt