Close
Faqja 20 prej 31 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 301
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    KOMUNIKATË PËR MEDIA



    KLUBI POLITIK ,, AFRIM ZHITIA”

    UDB-ja do të humb edhe një betejë kundër popullit shqiptar




    Këto ditë jemi dëshmitar të një rikthimi të fushatës antishqiptare të UDB-së Serbo- Maqedono – Jugosllave, e cila e ndihmuar edhe nga shqipfolës, gjithëherë u mundua që të pengoj proceset e shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtar. Kështu ndodhi në vitet ’80, kur UDB-ja vrau tre udhëheqësit e Lëvizjes ilegale në Kosovë, Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Grëvallën, UDB-ja Jugosllave dhe LKJ e Lidhja Komuniste e Kosovës LKK, u munduan që këto vrasje ti paraqesin si qërim hesapesh të grupeve kriminale të shqiptarëve në Evropën perëndimore. Poashtu edhe rrethimi dhe rënia heroike e militantëve të Lëvizjes ilegale në Kosovë Rexhep Mala e Nuhi Berisha, UDB-ja dhe zëdhënësja e saj në Prishtinë, gazeta Rilindja, të nesërmen pati shkruar se në një rrugë të Prishtinës, në përleshje me policinë dy të rinjë bënë vetëvrasje.

    Kështu e këtij lloji ishte propaganda e UDB-së edhe kundër udheheqësve të LPRK-së Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, të cilët me qëndresën titanike dhe rënien heroike në Breg të Dilellit në Prishtinë më 2 nëntorë 1989, ua dridhi themelet edhe ashtu të kalbura Jugosllavisë Titiste. Kjo propagandë e fëlliqur e UDB-së dhe e bashkëpunëtorëve të saj, një pjesë e tyre fatkeqësisht shqiptare dhe e cila fatkeqësisht ende me ndikim ne Kosovë dhe Maqedoni, këto ditë filloi edhe një fushatë, kësaj radhe duke i etiketuar z. Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe z. Musa Xhaferi, që të tre ish – anëtarë dhe veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës LPK, të cilët ishin themelues të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, të cilët kontribuan shumë që Kosova sot të jetë shtet i pavarur, ndërsa në Maqedoni ata ishin udhëheqës dhe themelues të Ushtrisë Clirimtare Kombëtar.

    Kjo propagandë e fëlliqur, e cila është përgatitur nga shqipfolës e të ndihmuar nga Maqedonët dhe Serbët, fatkeqësisht për ta është përgatitur aq jo profesionalisht, saqë edhe lexuesi më i pa informuar në fushën e zbulimit dhe të deshifrimit të dokumentacioneve origjinale, e vëren qartë se kjo është një lojë e fëlliqur e rivalëve politik të partisë aktuale në pushtet BDI, por që duke dashur të përbaltin figurën e Ali Ahmetit, Fazli Veliut dhe Musa Xhaferit, këta UDB-ash shqipfolës, kanë lënduar rëndë ndjenjat, sakrificën dhe luftën e të gjithë luftëtarëve të lirisë në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, kanë lënduar rëndë të gjithë veprimtarët e LPK-së, të kësaj Lëvizje, e cila me punën, mundin dhe gjakun e anëtarëve të saj, arriti që për 2 dekada të zgjoj një popull të tërë në luftë kundër Ushtrisë dhe policisë Jugosllave, të demaskoj politikën shoviniste jugosllave, serbe dhe maqedone, por edhe t'ua shqyej maskat politikës paqësore të pacifistëve si Ibrahim Rugova, Arbër Xhaferi dhe Riza Halimi, të cilët popullin e mbanin nën thundrën serbe, ndërsa për vete kishin siguruar një jetë luksoze pa u penguar nga pushtuesi.

    Tanimë në realitetin e ri, këta ish-bahskëpuntorë të atëhershëm të UDB-së dhe tani vazhdues të politikës antishqiptare, mundohen që edhe një herë tu hedhin hi syve popullit shqipëtar, duke shpresuar se rrenat dhe tradhëtitë e tyre do të pijnë ende ujë. Ata që shkruajnë dhe përgatisin dosje kundër luftëtarëve dhe udhëheqësve të lirisë, duhet ta kuptojnë shumë mirë, se përfundimishtkoha e tyre ka mbaruar. Ata që shkruajnë dosje dhe ata që kanë punuar dhe e kanë ndihmuar UDB-në, populli i njeh shumë mirë, me emër dhe mbiemër, ndërsa bijt e tij më të mirë që iu gjindën pranë në momente më të vështira populli i do, i nderon dhe i beson. Tanimë populli shqiptar nuk u beson atyre që në luftë ishin krah për krah me armikun dhe i gëzoheshin disfatave të luftëtarëve të lirisë, por populli shqiptar po punon drejt integrimeve në të gjitha trojet e tyre etnike, duke punuar dhe shpresuar se së shpejti dita e bashkimit kombëtar do të vie, e bashkë si shqiptar në një shtet të integrohemi në strukturat Euro – Atlantike, në NATO dhe në gjirine popujve të zhvilluar të botës moderne.

    Mr.sc. Metush Zenuni
    Kryetar i Klubit Politik ,, Afrim Zhitia”
    01 nëntor 2010, Prishtinë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #192
    shqipetar Maska e elza
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Ne nje skaje te dynjase
    Postime
    134

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Per bili99









    Keto qe ju po i quani fakte, jan qesharake. Sepse asnjehere s'ka qene e veshtire per asnje shtet qe te prodhoi "argumente"me te cilat e "deshmon""bashkepunimin" e personave te caktuar me qeverine e vete. Se eshte ne interesin e armiqve tane qe ti njollos njerzit e devotshem te popullit ton,kjo eshte e kuptueshme, por pyetja qenesore eshte:
    Per qfare ju duhen keto te paverteta shqiptarve?!
    E pakta qe mund te beje njeriu eshte te tregoi ndershmeri!

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Të fillojmë prej z. Nevzat Halili, kryetar i parë i një partie politike në Maqedoni? Edhe ky ishte "tradhtar", "udbash", "kodosh", këtë zyrtarisht e shpalli të këtillë shteti shqiptar në koordinim me Arben Xhaferrin dhe Menduh Thaçin dhe pasi ky u largua, këto dy morën pozita të larta në shtet (deputet të dy) dhe privilegje të majme!!! Për një mandat ia tejkaluan shumë afaristëve të suksesshëm ngase u pasuruan deri në atë masë sa që me të vërtetë është e pa besueshme si, ku, me çka u morën që fituan aq pasuri?

    Lufta 2001

    Ishe e kurdisur ose jo?

    Shumë elemente flasin se kjo luftë ka qenë e kurdisur, ngase një popull kur kap armët atëherë ai popull ose fiton ose humb, rasti i ynë është neutral, as humbëm as fituam dhe doli komunikata nr° 6 e të famshmes UÇK me lider Ali Ahmetin se ne paskemi luftuar për të drejta!!! Në disa zona të Maqedonisë u lajmëruan shumë vullnetarë për luftë por nuk kishin armatim, kur ato kërkonin armatim ju thuhej se ajo zonë qenka nën kontroll dhe se nuk ka nevojë për më tepër vullnetarë (ka dëshmi)!!!

    Sot shfaqen dosjet e spiunëve shqiptarë në UDBA, janë të vërteta, apo false?

    Shumë komente, shumë "prova" se ato janë të sakta, por kur shkau përzihet, dihet një punë pse përzihet, e në këtë rast doli shkau dhe tha se njiheshka me nofkën "Ibri"!

    Një mik i imi një ditë më tha: të bëhemi realist, në kohën e jugosllavisë thuaja se çdo një shqiptarë ka qenë në një mënyrë ose tjetër kodosh sllav, pse, sepse nevoja e ka bërë të bëhet kodosh, ngase ose ka qenë vullnetar (prej të cilëve vërtetë ka pasur pak) ose ka qenë i detyruar të jep informata sepse o i kanë zënë armë në shtëpi, o e kanë zënë duke vjedhur, dhe kështu kanë përdorur shantazhe që ato të bëhen informatorë (prej këtyre ka pasur shumë).

    Kur e kemi parasysh se nuk ka shtëpi shqiptare apo familje shqiptare që nuk ka hyrë në duart e shkaut, na bëhet e qartë gjithçka. Prandaj edhe kinse filloji lufta , që të lirohemi një herë e mirë nga ato kthetra të ndyta, por jo, si duket ende do mbesim nën urdhrin e tyre (paçka se ato janë pakicë), sepse deri tani kanë pasur xhafera e thaça, e ali ahmeta dreq të mallkuar që ju shërbejnë si kërkojnë ata, dhe tani duan të këtillët të ndezin vëllavrasjen! Kush është ai njeri që do të vritej për ali e menduh pyes?
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  4. #194
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    Secilen here e me shume, tregon se nje palle dhe menduhiste i leshte!
    O i shkreti ti, mbete ne nivel te ofendimeve.

    Ske pergjigje a?

    hahahahahahaha ......

  5. #195
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    O i shkreti ti, mbete ne nivel te ofendimeve.

    Ske pergjigje a?

    hahahahahahaha ......
    Pergjigjie duhet te kesh ti!?

    Mendove se me letra te blera ne Beograd me parate e reketit dhe haraçit nga Menduh Thaçi, do t'i fusni njerzit ne varre si tradhtare per tri apo kater dite!?

    Slogani i juaj drejtuar popullit: behuni te ndergjegjshem se çeshtja eshte serioze; do t'u kthehet ne bumerang!
    Eshte i bute Ali Ahmeti, se me "shpendlushet" duhet ndryshe tash e tutje!

    Ky rast duhet t'u sherbeje si pasqyre elektoratit te ndershem te PDSH-se, duke e pare mire se kujt i shkojne pas!

  6. #196
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Explorer kurr do ta kupetoni njihere epergjithemon, se marinaret qe mbrojen te keqen enveriste jane shoket e i.kelmendit e ali ahmetit, qe te parit i kan pri percamejes nder shqyptare.
    Ti munedohesh te debatosh me nje duar trokites te krimineleve LPK-ist.
    Vetem mos thuaj se Menduhu ashete i mire.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BDI e Ahmetit i çon dosjet në gjykatë

    Publikuar: Sot, më 02 nëntor 2010



    BDI e Ahmetit i çon dosjet në gjykatë

    Shkup, 2 nëntor - Publikimi i dosjeve, që tani më u shpallën të pavlefshme nga ana e Komisionit për verifikimin e fakteve, ka mobilizuar zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që rasti i quajtur “Dosjet” të zbardhet në institucionet gjyqësore të vendit.
    Burime të larta të kësaj partie thonë në mbledhjen e radhës të Kryesisë partiake do shqyrtohet mundësia e kërkimit të dëmshpërblimit nga ana e atyre që qëndrojnë pas dosjeve, për shkak se, siç thonë, “është shkelur dinjiteti, integriteti dhe autoriteti i të apostrofuarve në ato dokumente”. Shuma që paralajmërohet të kërkohet nga ana e BDI-së është e madhe, pra disa milionëshe.
    Sipas tyre, për këtë mënyrë se si janë fabrikuar dosjet dhe si janë bërë publike dikush duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe të japë llogari. “Në mbledhjen e kryesisë qendrore do të merren disa vendime për veprim të mëtejmë rreth procesit të lustrimit, por do të kërkohet edhe dëmshpërblim nëpërmjet padive gjyqësore që do t’i paraqesim për personat të cilët kanë bërë publikimin e dosjeve dhe fabrikimin e tyre. Nuk do të ngutemi, por dikush patjetër duhet të japë llogari dhe përgjegjësi”, thonë nga BDI-ja. Nga BDI thonë se këtë hap po e ndërmarrin pasi që dosjet e deponuara nga profesori Shpend Lushi dhe njëra e publikuar në një gazetë të përditshme maqedonase Komisioni për lustrim i shpalli të pavlefshme dhe plagjiat. Ndërkohë, ish i punësuari në UDB, Ivan Babanovski, thotë se dosjet me pseudonimet “Vujko”, “Ibar”, “Strelec” dhe “Mama” nuk kanë ekzistuar në shërbimet sekrete. “Kësi pseudonimesh nuk ka. Nuk e kam të qartë se si këto dokumente kanë rënë në duart e disa individëve. Është joserioze edhe e palejueshme që çfarëdo qoftë dosjesh të shpërndahen rrugëve”, ka deklaruar Babanovski.
    Eksperti juridik, Naser Zyberi, thotë se këtë çështje e rregullon vetë Ligji i lustrimit, i cili në raste kur të dhënat janë të pavërteta, atëherë dënimet janë në gjobë dhe burg.
    “Neni 37 dhe 38 i Ligjit për lustrim e rregullon këtë çështje. Aty thuhet se nëse personi fizik të dhënat e deponuara në Komision janë të pavërteta apo ndryshon deklaratën atëherë dënohet me gjobë ose me dënim me burg. Ky dënim vlen edhe për zyrtarët e Komisionit për lustrim, që parasheh gjobë në të holla dhe katër vjet burg”, thekson Zyberi.
    Ditë më parë, kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Haxhiev, ka thënë se dosjet që u dorëzuan nuk janë identike me dosjet origjinale që janë formuar në atë kohë nga shërbimi i njëjtë. “Fotokopjet nuk mund të jenë relevante për komisionin e verifikimit të fakteve. Edhe pas marrjes së njohurive pas kontrollit të kryer, në krahasim me dosje tjera të formuara në atë kohë nga shërbimet e njëjta, mund të konstatohet se të njëjtat nuk janë relevante që komisioni të mund t’i trajtojë. Deri tash nuk morëm dokumente origjinale, mund të ju vërtetojmë me siguri se nuk ka. Edhe Drejtoria për zbulim dhe kundërzbulim ka konstatuar se nuk ka tek ato. Të gjitha katër organet kanë konstatim se nuk ekzistojnë dokumentet të tilla origjinale”, ka thënë Haxhiev
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #198
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Per mua personalisht te gjithe udheheqesit partiak ne Maqedoni , e sidomos te BDI dhe PDSH jane pisat me te medhej ,nuk them se jane spiune sepse nuk e kam vertetuar nje gje te tille,por nje gje di , qe as njera e as tjetra nuk kane bere per kete popull asgje, hic ,fare,. dhe asnjera qe do te vije nuk ka per te bere , sepse te gjithe poltikanet do ju them kushtimisht politikan ,sepse nuk jane te tille , te gjithe jane fshatar ,embeltorexhi,bujq dhe me ardhjen e demokracise u hudhen neper kolltuqe duke bere pune pis. Keta jane sahan lepiresa , dherbetore,dhe dihet sherbetoren asnjehere nuk bejne mire ,vetem ndegjojne urdherat e padroneve te tyre.

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rexhepi: S’ka dosje të UDB-së në Prishtinë
    03-11-2010 10:14 CET

    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi i ka hedhur poshtë pretendimet e agjentit serb të UDB-së Bozhidar Spasiq i cili në emisionin “Në Qendër” në Kanal 5 tha se të gjitha dosjet e shqiptarëve ndodhen në Prishtinë dhe se prej atje kanë dalë dhe janë gjetur në duart e qytetarëve në Maqedoni.

    Ministri Rexhepi tha për Alsat-M se në arkivat e policisë së Kosovës nuk ka dosje të UDB-së.“Dosje ka pasur UDB-ja, UDB-ja nuk është këtu, ka ndoshta individë të caktuar që punojnë edhe më tutje për UDB-e por ne dosje të tilla nuk kemi”, tha Rexhepi.

    Doke folur për çështjen e dosjeve, Rexhepi tha se
    këto janë etiketime dhe nuk ka asgjë të vërtetë.“ Nëse nuk ka me qytetarë te Kosovës dhe nëse dikush don me lojëra të tilla të ndyta ai mundet me e etiketu çdo individë që ka qenë edhe në luftë edhe që ka kontribuar dhe unë ma tepër unë jam i prirur të mendoj se këto janë etiketime dhe nuk ka asgjë të vërtet në këtë drejtim” shtoi Rexhepi.

    Pas publikimit të dosjeve në Maqedoni, pos Rexhepit, ditë më parë reaguan edhe aktorët tjerë të jetës politike në Kosovë, UD kryetar i Kosovës, Jakup Krasniqi, ministri i Transportit, Fatmir Limaj, ish drejtuesi i Lëvizjes Popullore të Kosovës Emrush Xhemajli si dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #200
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    Pergjigjie duhet te kesh ti!?

    Mendove se me letra te blera ne Beograd me parate e reketit dhe haraçit nga Menduh Thaçi, do t'i fusni njerzit ne varre si tradhtare per tri apo kater dite!?

    Slogani i juaj drejtuar popullit: behuni te ndergjegjshem se çeshtja eshte serioze; do t'u kthehet ne bumerang!
    Eshte i bute Ali Ahmeti, se me "shpendlushet" duhet ndryshe tash e tutje!

    Ky rast duhet t'u sherbeje si pasqyre elektoratit te ndershem te PDSH-se, duke e pare mire se kujt i shkojne pas!

    O mjeran marksist-leninist, dinastise suaj po i vjen fundi sepse ju nuk keni pergjigje per pyetjet e mesiperme.

    Ka per t'ju thyer koken haku i fukarenjeve te cilet i vrate ne luften e 2001-shit.

    Sa per dosjet, ende s'ka mbarar filmi !

Faqja 20 prej 31 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •