Close
Faqja 33 prej 59 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 583
  1. #321
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mirseardhe Riza me energji e krijimtari te fresket.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #322
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Faleminderit Mondi për urimin....


    E pyeta veten.......


    E pyeta veten: Ku je arratisur.....?
    Pse nuk lë adresë diku në një zemër.
    Ike,ike,ike...me këmishë të grisur
    Dhe e sakatove jetën në çdo ëndërr.

    Tani është e kotë të pyes: Ku je?!,
    Të të flas në emër duket prapësi.
    Un' vazhdoj të eci me sytë përdhe
    Dhe në thellësi gjëj veç zbrazdësi.

    E gjeta të thinjur qerpikun e lodhur
    Një fjalë thatime varur në një shkëmb.
    Çdo hap që gatis më thot' :Ç'të ka ndodhur?!...
    Çdo shikim tek ty më dhëmb e më shëmb......

  3. #323
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ku vallë....?!


    M'u ktheni sërishmi vite pranverore,
    Tek ju e kam shpresën,tek ju dhe gëzimin..
    Buçisni,buçisni, si një ortek bore,
    Me forcën e mallit, hiqma dëshpërimin.

    M'u ktheni sërishmi buzqeshje imcake,
    Si ditë gostije,si ditë kurore.
    Si një rreze hëne që ndriçon pas darke,
    Përkëdhelma shpirtin e ma merr përdore.

    Po, ku vallë m'u zhdukët o,ditë të arta,
    Shpresa fluturuse në botën e lirë.
    Ngela shpend pa krah në qiejt e kaltra,
    Si një i burgosur lidhur me zinxhirë.....

  4. #324
    i/e regjistruar Maska e Annika
    Anëtarësuar
    29-03-2008
    Vendndodhja
    Ne psheretimen tende
    Postime
    239
    urime .......shume bukur
    Para se te jepemi me zemer pas dickaje..lete vezhgojme sa te lumtur jane ata qe e zoterojne ate....!

  5. #325
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    c'do fillim,ka mbarim

    edhe me te vjeterit kane thene
    se c'do fillim ka nje funde,
    edhe pse zemren t'e kam dhene,
    me kthe ate te lutem shume...

    nga te tjeret kam degjuar,
    nje dashuri me genjeshtra po filloi,
    te shpejt e ka fundin,
    shpejt do te mbaroj...

    po une,une,qe s'e njihja c'eshte dashuria,
    qe u fundosa ne ndjenjat e mia,
    une qe nuk njihja mosbesim e mashtrime,
    qe te bera pjesa tjeter e zemres sime...

    se erdhe fundi s'i t'a pranoj,
    po,pa zemer tek cili tani te shkoj,
    c'do fillim fundin e vete duhet t'a kete,
    humbet nje dashuri,valle kesaj i thuhet jete...!?



    z.riza....
    me poezi askush s'ua kalon....
    dhe jam ne nivelin zero ne krahasim me ju,
    por pranoni mundin tone (te shumte: )
    respektet e mia...
    c'do te mire
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  6. #326
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Përshëndetje Annika dhe tetovarja87! Ju falenderoj për pjesmarrjen në postimet e mia.Jeni të nderuara dhe respektuara nga ana ime....

  7. #327
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Çfar i mungon jetës time.......?!

    S'di pse ëndrra nuk kam parë?
    Po, pse brenga, s'është larguar?!
    Përse më vjen për të qarë
    Nga një klithmë e bubulluar?!....

    Çfar i mungon jetës time?
    Çfar i mungon gjumit thellë?!
    Pse më duket si jetime,
    Ajo portë e ajo derë?!

    Dhoma si e zvogëluar,
    Nuk më nxë,ndaj gdhihem jashtë.
    Pse moj ëndër je larguar
    Nga kjo portë tepër e lashtë?!.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 22-08-2010 më 05:32

  8. #328
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ku vallë....?!


    M'u ktheni sërishmi vite pranverore,
    Tek ju e kam shpresën,tek ju dhe gëzimin..
    Buçisni,buçisni, si një ortek bore,
    Me forcën e mallit, hiqma dëshpërimin.

    M'u ktheni sërishmi buzqeshje imcake,
    Si ditë gostije,si ditë kurore.
    Si një rreze hëne që ndriçon pas darke,
    Përkëdhelma shpirtin e ma merr përdore.

    Po, ku vallë m'u zhdukët o,ditë të arta,
    Shpresa fluturuse në botën e lirë.
    Ngela shpend pa krah në qiejt e kaltra,
    Si një i burgosur lidhur me zinxhirë.....
    nuk ke pse te kridhesh o mik ne vajtime
    Se pas nje shterngate do te dale ylberi
    Lehtesim do vije pas cdo veshtiresie
    Dhe te zezat re do ti shpoje dielli.

    bukur, vazhdo akoma...
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #329
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    INDRIT ju falenderoj që jini një vizitor konstant në faqet e mija dhe ju jam mirnjohës për komentet.Muza do vazhdojë,por se deri diku,as unë s'e di..Gjithsesi faleminderit për gjithçka....

  10. #330
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Një çast.........


    Ja mendoni për një çast se vdiqa,
    Për një çast vajtoni ju o,njerëz...
    Nëse lotët lart në mal ua ngjita,
    Mos më shani kemi qënë vëllezër...

    Nëse lotët s'dalin dot prej syri,
    Nuk kam faj që ju nuk më kuptoni.
    Këngën nisni ta dëgjojë i biri
    Çfar lash mangët prej tij ta mësoni....

Faqja 33 prej 59 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •