Close
Faqja 34 prej 59 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 583
  1. #331
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Un' me Ju..........


    Un' me Ju asgjë s'kam për të ndarë,
    Kot më shani me fjalë nëpër dhëmbë.
    Po s'më doni më vjen për të qarë
    Dhe me lot mbulohem kokë e këmbë.

    Un' nga vargu prekem krejt padashur,
    Nga një zënkë, tmerrohem, s'di ku vete....
    Ç'e cingrisni këtë buzëplasur,
    Që ka ngrirë si një trung në mbrete......

  2. #332
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Sonte.......

    Sonte nuk po gjëj një varg për të shkrojtur
    Dhe asnjë njeri të shkëmbej dy fjalë.
    Ty që të dua,po më rri e ndrojtur,
    Nuk më puth në buzë,por më puth në ballë.

    Sonte s'paskam nerva,s'kam as buzëqeshje,
    Po përse jam kthyer në një gjë të ngurtë.
    Asgjë s'më pëlqen që ta kem për veshje,
    Të rri lakuriq nuk më ardhkërka turp.

    Sonte po më duken të gjith të shëmtuar,
    Nuk ma mbushka mëndjen asnjë bukuri.
    Si ta kaloj natën,gjënë e shurdhëruar,
    Ta trdhëtosh vetveten s'quhet tradhëti.

    Sonte do qëndroj në botën e stisur,
    Ku të gjitha gjërat zënë e tjetërsohen.
    Nga njeri normal do kthehem i krisur
    Dhe të gjitha gjërat ndoshta rregullohen....

  3. #333
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    E çuditshme.......?!


    Unë e njoh këtë zdap të hollë,
    Ja di dhe bëmat dhe stërbëmat.
    Di që nga mëndia është pisqollë
    Dhe të tjerët i shan nga mëmat.

    E çuditshme me pemët pa kokrra,
    Lartësohen e lartësohen të kapin qiellin.
    Sikur të kishin këmbët nga koka
    Do ta shikonin pa syze diellin......

  4. #334
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Si t'jua them.........


    Si t'jua them: A më dëgjoni?
    Si qan një thëllëzë në shpat.
    E fillon me zë si gjoni,
    E mbaron me zë shtërngatë.

    Si t'jua them: A më besoni?
    Bashkë me të vajtoj dhe unë,
    Që të dy si klithmë honi,
    Që të dy lotët si lumë.

    Si t'jua them: A më kuptoni?
    Ky është hall që s'luan pragu.
    Veç në sy ju më shikoni,
    Më dalloni përsëlargu...

    Si t'jua them e si ta shkruaj,
    Këtë dhimbje,këtë vaj.
    Që të dy në dhe të huaj,
    Balta e huaj do të na haj......
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 26-08-2010 më 06:57

  5. #335
    e ëmbël - pa sheqer :) Maska e Yllëza*
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    2,315
    Sa me paska marre malli qe te lexoj vargje te bukura, dhe te pushoj shpirterisht! Faleminderit zoteri, ... nuk kam fjale te shpresh adhurimin ndaj jush.
    Thank God I'm a woman!!!

  6. #336
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Yllëza* Lexo Postimin
    Sa me paska marre malli qe te lexoj vargje te bukura, dhe te pushoj shpirterisht! Faleminderit zoteri, ... nuk kam fjale te shpresh adhurimin ndaj jush.

    Ju falenderoj Yllëza*, për fjalët e ngrohta që shkruan për krimitarinë time..Respekte......

  7. #337
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ku vallë....?!


    M'u ktheni sërishmi vite pranverore,
    Tek ju e kam shpresën,tek ju dhe gëzimin..
    Buçisni,buçisni, si një ortek bore,
    Me forcën e mallit, hiqma dëshpërimin.

    M'u ktheni sërishmi buzqeshje imcake,
    Si ditë gostije,si ditë kurore.
    Si një rreze hëne që ndriçon pas darke,
    Përkëdhelma shpirtin e ma merr përdore.

    Po, ku vallë m'u zhdukët o,ditë të arta,
    Shpresa fluturuse në botën e lirë.
    Ngela shpend pa krah në qiejt e kaltra,
    Si një i burgosur lidhur me zinxhirë.....
    Po, ku valle m`u zhduket o dite te arta?

    Kane shkuar te takojne te miat...Te pershendes gjithmone pa ekuivok...mik!

  8. #338
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Po, ku valle m`u zhduket o dite te arta?

    Kane shkuar te takojne te miat...Te pershendes gjithmone pa ekuivok...mik!
    Faleminderit Pranvera dhe unë ju përshëndes me të njëjtin respekt....

  9. #339
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ky planet......


    Njerzit prej kohësh i ka zënur gjumi
    Dhe ëndrra shikojnë me syhapur.
    S'e kuptojnë kur dallgët i vërshon lumi
    Dhe ecin të pamatur.

    Ky planet s'kuptohet kur rrotullohet,
    Asnjë pjesë e tij s'ndryshon drejtim.
    S'pres më që bota të rregullohet
    Dhe fillimi nuk quhet më fillim.....

  10. #340
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Dhe keshtu do te vezhdojm
    kur nuk do te ndryshojme
    per te kerkuar te drejta
    te gjithe ne pritojme.

    Me pelqel dhe shtova disa vargje,
    pershendetje Z.Riza.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

Faqja 34 prej 59 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •