Close
Faqja 0 prej 54 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 538
  1. #1
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin......!

    Mos e thinjni mallin......!

    Lėreni mallin tė shtegėtojė,
    Nė hapėsirat,ku ajri humbet
    Asnjėgjė, tė mos flas e tė mos tregojė
    Dhe malli le ta quaj veten mbret.

    Lėreni mallin tė mos thinjet
    Dhe dėbora tė mos ngrijė mbi zemra,
    Ngrica,bryma tė bjeri e tė mos zginjet
    Dhe tė jetė e qetė nė mes ėndrrash.

    Askush mos tė ngelet i thinjur si unė
    Dhe malli nuk ka pse tė jetė dėborė.
    Ortekun e mallit ta shkrijmė,t'a bėjmė njė lumė
    Dhe rrjedha tė ēajė mbi zallin e gjorė....

  2. #2
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin.....!

    Asnjėherė......

    Asnjėherė, s'kam shtegėtuar nga vėndlindja,
    Me shpirt kam qėnė njė njeri endacak.
    Kam ikur e kthyer nga veriu e lindja,
    S'kam ditur tė zbuloj ngatėrresėn e zorrve nė bark.

    Asnjėherė,s'kam kuptuar ku ndodhem
    Dhe pse mallin busullėn e ka thyer.
    Vėndlindja nė ėndrra mė ka lodhur
    Dhe me ylberin e shpresės mė ka lyer.

    Asnjėherė,s'jam lyer me vdekjen,
    Me vargun gjithmonė i dashuruar.
    I malluar pėr puthjen dhe prekjen,
    I vdekur pėr atė qė s'kam treguar..

  3. #3
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin.....!

    Pėrse.........?!

    Pėrse po e vrisni mallin?!
    Shpresėn e njė jete, pa jetė.
    Mė lejoni ta zboj, nga kjo tokė djallin
    Dhe jetėn ta jetoni vėrtetė.

    Po pse s'mė kuptoni,m'a thoni!
    Unė vargun e kam mirkuptim.
    Ē'far kini qė mallin ta zboni?!
    A zbohet nga fronti njė trim?!

    Unė juve, ju dua, mė shumė se veten,
    Sa mė doni ju, njė Zot e di!
    Pėrse s'e kuptoni ku mbetem?!
    Pėrse, mė ngatėrroni me tjetėr njeri?!

    Unė mallin e dua pėr vete,
    Kush do, ja fal dhe shpresė i dhuroj.
    E lulėzoj njė lule mbi mbrete
    Dhe si njė zog mbi pemė cicėroj....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga riza2008 : 04-01-2011 mė 15:27

  4. #4
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Buz liqenit.....(Meditim)


    Shpresoj ta gjėj tė qetė liqenin sonte,
    Nėn gufat e shkėmbinjve i strukur thellė.
    Edhe pulbardha, pėr darkė tė mė ftonte
    Tė dy, ta festonim, me mish e me verė.

    Me psherėtimat e dallgve tė valsoja ėmbėl
    Tė dehesha dhe tė flija mbi shtratin e ti.
    Mallin mė tė etur, ta puthja si femėr
    Dhe ėndrrėn e mallit ta mbaja nė gji.

    Bukur do kėndonim fėrfėrimėn e liqenit
    Mjegulla do shpėrndahej nga kėnga jonė.
    Tek shpirti im gjith ngjyrat do ti gjenit
    Lėshuar mbi liqen si ballonė.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-12-2010
    Postime
    21
    Shume te bukura vargjet.
    Edhe pse une besoj se malli gjithmone i thinjur eshte...Ne disa raste,eshte tejet i zbardhur.

  6. #6
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga Ambriaca Lexo Postimin
    Shume te bukura vargjet.
    Edhe pse une besoj se malli gjithmone i thinjur eshte...Ne disa raste,eshte tejet i zbardhur.
    Pėrshėndetje Ambriaca! Po ashtu ėshtė siē thua ti ndaj dhe un' kėrkoj tė kundėrtėn qė tė mos ta thinjim mallin,por ta mbajmė tė freskėkt...Respekte kalofsh mirė dhe njė vit i mbarė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga riza2008 : 05-01-2011 mė 07:38

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urime Riza per temen e re te Vitit te Ri 2011. Uroj shendet e muze, ashtu sic e ke deshmuar me penen tende tashme te njohur e te mirepritur.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  8. #8
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Trungu i parė....

    U thye dhe e fundit degė nga trungu i parė
    Fluturoi shpirti i saj, drejt shpirtrave tė tjerė.
    Nėn' hijen e diellit po loton njė dardhė
    Dhe petalet zbardhen e ikin si erė.

    Nė parcelėn e pėrjetėsisė u shtua dhe njė emėr
    Njė qiparis shtrin degėt mbi shpirtin e saj.
    Yjet e mbiqjellshėm e futėn nė zemėr
    E kthyen nė zog dhe fluturon me krah.

    Nga njė degė e trungut kam lindur dhe unė,
    T'u shkruaj vargje e tė lulėzoi pjesa tjetėr.
    Natėn me ta tė flė e ėndrrat tė jenė lumė
    Dhe lėvozhgėn e jetės ta bluaj pėrmbi letėr.

    U thye dhe e fundit degė nga trungu i parė
    Oshėtima e kėrcitjes u kthye nė njė sinfoni.
    Dhe zogjtė e pėrcollėn me tė qarė
    Melodia e vajtimit si prushi i zjarrit nėn' hi...



    Mondi ju falenderoj dhe ju uroj njė vit tė mbarė nė shėndet,punė dhe krijimtari...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga riza2008 : 06-01-2011 mė 03:49

  9. #9
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Ku po shkoni.....?!


    Ku po shkoni, pa aguar?
    Kush ju pret,kush ju pėrzė?!
    Endacak tė pėrvėluar
    Dhimbja e mallit nuk ju nxė.

    Asgjikundi nuk ka pritje,
    As nė tokė e as nė hėnė
    Dhimbjet qė lini nė ikje
    Si kambanė e ngrejnė zėnė.

    Ku po shkoni tė dhimbosur?!
    Dhimbje lini,dhimbje gjėni,
    Si njė det i inatosur,
    Ngrin shikimi tej tek shkėmbi.

    As tė gjallė e as tė vdekur,
    S'ua dėgjon kush psherėtimat,
    Era e mallit ju ka djegur,
    Si rrufe mbi bokėrrimat....

  10. #10
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Nata ime.......


    Mbrėmė qerpiku,s'e uli qepallėn
    E mbajti zgjuar pėr hesap tė vetė.
    Gjuha ngacmonte vazhdimisht dhėmballėn,
    Sytė vallzonin si qielli me retė.

    Se ē'kishte zemra, qė punonte rrėmbimthi?!
    Ē'kėrkonte tė bėnte njė zot e di!
    Tek cepi i dritares lėviste kalimthi,
    Njė hije e zgjatur tamam si njeri.

    Po ku e panė sytė,kėtė hije magjike,
    Qė lozte a tallej me natėn time.
    Trupin m'a ēponte si me njė majė thike,
    E s'ngeli tek mua asnjė qelizė trime.

    Strukesha pas perdes,tė mos shikoja hėnėn,
    Atė qė ndriēon dhe gurėt nė pus.
    Me tė drejtė thoshja os ėshtė malli i nėnės
    Qė bredh si njė hije,dhimbjen tė m'a zbus?!....

Faqja 0 prej 54 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •