Close
Faqja 23 prej 59 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 583
  1. #221
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Brengë........

    Sa shum' brenga brënda meje,
    Hyjnë dhe dalin pa marr' viza.
    Si një humbës pas një beteje,
    Si një shteg thurur me driza.

    Syresh,syresh më shikojnë,
    Ç'është ky i lën' nga trutë.
    Nuk kan' faj nuk më kuptojnë,
    S'kan' provuar hall të dytë.

    Sa shum brenga brënda meje,
    S'din' kur lindin,s'din kur vdesin
    Vetshkarkimin e një rrufeje,
    Me dëshirë dhe mall e presin.....

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Një çast.........


    Futu një çast në botën time,
    Medito siç po meditoj edhe unë.
    Brënda do të gjësh thesar me xhevaire,
    Buzqeshje,dhimbje e vargje në buzë.

    Futu një çast në botën time,
    Mbretëro dhe ti siç mbretëroj unë.
    Brënda do të gjësh të mira dhe gabime,
    Frikë ,trimëri e lotët si lumë.

    Futu një çast në botën time,
    Frymëzohu nga mua siç frymëzohem për ty.
    Bëhu fëmijë e burrë për të njëjta qëllime
    Do ta kuptosh seç do të thotë ......POEZI......

    Futu nje cast ne boten time,
    Enderro sic po enderroj une!
    Medito ate kohe te shkuar,
    Kohe kur nga une je larguar...


    Sa prekese keto vargje o mjeshter!Cfare kohe nuk na sillni ju ne mendje!Suksese te pambarueshme mik!

  3. #223
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Mos harro.....

    Mos harro që të vish sonte,
    Bashk' me hënën domosdo.
    Kur deriçka të kërkonte,
    Atje eja më kërko.

    Mos harro të më shtërngosh,
    Mos haro puthëm në buzë,
    Veç harro të më largosh,
    Nga kjo buzë që digjet shpuzë.

    Për të dy është nata jonë,
    Hëna jonë domosdo.
    Që të gjith të na shikojnë,
    Më shtërngo shpirt më shërngo.....



    Pranvera ju falenderoj dhe ju respektoj pë kohën që harxhoni me postimet e mia tepër,tepër modeste. U jam mirnjohës......

  4. #224
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Nen melodin e fjalve t'tuja
    dhe mendimet qe i shkojn nga pas
    kembekryq ktu jam ulur
    dhe vargjet po therras...

    Po i thrras qe te vijne
    tek ty o njeri bujar
    tek ti meritojn te rrine
    si n'dimer dhe behar....



    Dy vargje per ty riza
    ketu po i le
    u mundova paksa
    por se di ne jan gje.....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2010
    Postime
    41
    KUJTIMI PER TY

    Nuk e di sa kohe ka kaluar
    nuk e di qe kure hena nuk ka ndritur per ne
    nuk e di valle a me ke harruar
    a te eshte mbushur zemra ne zi si mbushet qielli me re.
    Kush valle te jep pergedhelje
    kush te dashuron?
    kush ta fshin lotin ne sy?
    e kjo zemra ime aspak nuk duron
    me cmend vetem kujtimi per ty.
    Diku ne endrrat e mia ti ende jeton
    diku ne kujtime ke zene vend qe shume kohe
    vecse me per ty zemra nuk shpreson
    as pret qe buzeqeshjen tende ta shohe.
    Eh sa mall ndjeje per shikimet e tua
    ta kujtoj fytyren e tretur ne erresire
    dhe se di si mund te te theme se me nuk te dua
    kur ty te pata te vetmen deshire.
    Kujtimi per ty… nje plage ne mendime
    shpresa per ty, nje lot ne enderrime
    dashuria per ty, nje thike ne gezime
    kujtimi per ty…
    nje helm nder kujtime.

  6. #226
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    me duaj


    me duaj sote,sikur dje
    me duaj,
    neser c'do dite,perjetesisht
    me duaj...


    me duaj kure bota te humb kuptimin,
    me duaj,
    edhe ateher kur afer te kem mbarimin,
    me duaj...


    kure lulet te jene vyshkur
    me duaj,
    kure zemra te me jete myshkur,
    me duaj si sote dhe neser...

    me duaj edhe ateher kure te me cojn ne vare,
    me duaj,kujto puthjen e pare,
    me duaj kur mbi varin time te mbije bare,
    me duaj,ashtu sic me deshte kur isha gjalle...


    me duaj sote e 1000 vjete o zemer,
    te betohem se do te ta kthej me miresi,
    1001 vjete i ke nga une,
    duke te dashuruar vetem ty...
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  7. #227
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Përshëndetje skënder76,birva dhe tetovarja.Ju falenderoj për vizitën në faqen time dhe për vargjet e shkruajtura në të......Ju përshëndes me këto vargje të çastit...argëtohuni sadopak......Respekte....

    S'desha........

    S'desha të të sillja dhimbje,
    S'desha që të derdhje lot.
    Ti je dhe mbetesh ëndrra ime,
    Një ëndër malli zemërplot.

    S'desha të të vidhja ndjenjën
    Dhe as nishanin tënd në buzë.
    Ti ngelesh gjak që përshkon venën
    Ti je për mua muzë e shpuzë.

    S'desha të bëja lypsarin,
    As qeramanin e pashkak.
    Si dielli,ndjenjat rrezet varin
    Si fllad pranvere vinë çdo dark'.

  8. #228
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Dhe ku isha dhe ku jam........


    Dhe ku isha dhe ku jam,
    Faj s'më ka njeri në botë.
    Ndaj nuk qaj si kalaman,
    Por si burë i pazotë.

    Dhe ku isha dhe ku jam
    Jam i vdekur për së gjalli.
    Ç'far kërkova kurrë s'ma dhanë,
    Ç'far nuk desha vetë ma fali.

    Dhe ku isha dhe ku jam,
    Kockat m'i shtyp ligësia.
    Nuk kam forcë që ti them : Ndal !
    As në varg te poezia.....

  9. #229
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ma thuaj tani....


    Ma thuaj tani nga duhet të eci,
    Duhet ta çaj detin, me not shpine natën?!
    Duhet të të pres tek kthesa,tek cepi?!
    Apo s'bën ta di as orën, as datën?

    Ma thuaj tani ëndrrën që ke parë,
    Dëshirat e tua të lutem trego.
    Apo s'jam ai që kam qënë më parë
    Mbi syçkat e tua, si ndonjë hero?!

    Ma thuaj tani nga duhet të eci,
    Nga shtegu sorkadhit?....Apo tjetër shteg?!
    Ma ke thar' pështymën,në grykë më ngeci
    Më ke lën' si qyq ,si një trung në breg.

    Ma thuaj ta di,a të pyes tjetër
    Se vetmi e bregut,po më sjell furtunë.
    Ulurijnë gërmat për vargun në letër
    Dhe ëndrrat për ty po mbyten në lumë....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 02-07-2010 më 07:21

  10. #230
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ç'do gjë.......


    Ç'do fjalë që ti fletë-një poezi,
    Ç'do shikim që jep-një lindje jete.
    Aspak s'keqkuptohemi unë edhe ti,
    Aspak nuk trishtohemi që s'jemi përvete.

    Ç'do gjë që shkëlqen s'quhet flori,
    Ç'do buzëqeshje s'ka të njëjtën vlerë.
    Nuk qe e thënë që unë dhe ti,
    Të hapnim dhe të mbyllnim të njëjtën derë......

Faqja 23 prej 59 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •