-
Zërat e Çjerrë...
S'do të jem......
Un' s'jam e s'do të jem njeriu i fjetur,
Të eci rrugës e të rrëzohem në tokë.
I vdekur, i gjallë kam për të mbetur,
Si një relike e varur tek një portë.
Un' s'jam udhëheqësi i luftës mizore,
Që djeg,shkatërron dhe e vret jetën.
Një foshnjë që rrëzohet e mbaj përdore
Dhe ja mësoj shqipen si ta gjëjë të vërtetën.
Un' s'jam e s'do të jem njeriu i përbuzur,
Nga fati,nga ti e gjith' njerëzimi.
Jetoj si peligrin në këtë rruzull
Dhe largohem si një gonxhe trishtimi....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Kur.....?!
Kur të flas malli më thellohet
Dhe më duket vetia, shkretëtirë.
Kujt t'i qahem e kujt i besohet,
Se pa ty dita,errësirë.
Kur mendohem,sjell pranverë kujtimesh,
Veç për kaq zemra bëhet erë.
Ti moj jetë më le mes mendimesh
Dhe s'e njojte shpirtin tim pranverë....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Ah,sikur.......?!
Vetëm qëntë s'kan' të numuruar,
Dit' e nat' qajnë dhe kauisin.
Se ç'kërkojnë këta të uruar,
Kur qetsinë qytetit vet' ja grisin.
Si kope kullosin nëpër lagje,
Gris pankata me turinj të çjerrur.
Ç'të gatuajnë pa miell në magje,
Çfar të thonë këta mëndjepj...ur.
Ah,sikur të lindte një i zgjuar,
Ti stërviste çorsa për kunadhe.
Bolet t'ua këpuste t'ua jepte në duar
Ti lëshonte malit për koshadhe...
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 01-11-2010 më 06:58
-
-
Zërat e Çjerrë...
******************
Kallkanet e jetës krahët kan' shtrirë
Mbi ty,mbi mua,mbi botën.
Rrezet e diellit mbi male të ngrirë
Dhe zemrat e kan' kyçur portën.
Ç'dogjë të duket si mjegullirë,
Gjurmët e jetës fundosur në humnerë,
Për një yll që ndrin më vjen mirë
Shkëndija do ti japi jetës dhe njëherë.....
-
-
Zërat e Çjerrë...
As në ëndërr...
Sot e dashur un' të tradhëtova
Dhe të tradhëtova fare pa një shkak.
Me një tjetër në ëndërr filtrova
Dhe më thoshte truri: Je me fat.
Po kësaj ç'i thonë? Un' ishja mirë....
Edhe gjumin bëja si sheleg.
Të shikoj në sy,mëndia e ngrirë
Dhe shejtanka më del shteg më shteg.
Jap e marr e nuk po mirkuptohem,
Kur më puth,e dini,..më vjen mirë.
S'i them ik edhe pse rrebelohem
Dhe vazhdoj ta quaj veten si të pirë.
Sot e dashur un' të tradhëtova,
Me një tjetër bëra dashuri,
Edhe pse në ëndërr- u pendova,
As në ëndërr s'dua tjetër sy.....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Parakohe............
Mbrëmë e dashur,shpejt ma ktheve shpinën,
Rrije vrenjtur,si qielli me re.
Përmbi gjoks ta ndjej psherëtimën
Edhe nxihem e bëhem si dhe.
Fajsoj veten: Ku paskam gabuar?!,
Rri menduar, si plak në oxhak.
Nis të flas,të shof që je zgjuar,
Më përgjigjesh si dimër i thatë.
Kthej kujtesën vite,vite mbrapa,
Mos zbuloj ndonjë prapësi,
Ato vite kur zemrën ta kapa,
Si gërshetë plekseshim të dy.
S'di e dashur: Pse m'a ktheve shpinën?
Parakohe mbeta si qyqar...
Un' që devijoja vetëtimën..
Sonte hesht, si shi në behar......
-
-
Zërat e Çjerrë.....
Ka ardhur mosha....
Ka ardhur mosha, të të shikoj nga duart,
Se këmbët t'i kam parë,plot një jetë të tërë.
Ti tollësh petat e ti bësh lakruar,
Të pi një got', me dhallë, sa deti gjerë.
Ka ardhur mosha, e s'kam, çfar të bëj tjetër,
Kjo gjë ka ndodhur, brezave me radhë.
Tani u plaka e jam bërë si një rretër,
Dhe ditën shtyj, si ndonjë i marrë.
Ka ardhur mosha, s'do më salltanete,
Një kup raki edhe një fjal' të ngrohtë.
Të pash' me sy, të gjith' të kam përvete,
Dhe s'pyes më, për këtë zuskë botë....
-
-
i/e regjistruar
I nderuar riza 2008,ju me modesti prezantoheni "zera te cjerre"dhe mjaftoheni:"e dua letersine"(vetem Kaq)Ju jeni nje poet i mirefillte, vargu juaj ka embelsi, force dhe elegance.Une ju falenderoj qe Ju mbroni dy "xhevaire" qe ne vendin tone jane zbehur ;ndershmerine dhe te drejten, kjo tregon se shpirti juaj ka kohe qe ushqehet me poezi, derisa i keni lene pas temat "e lehta" dhe keni hedhur veshtrimin kritik mbi gjera qe preokupojne me shume shoqerine shqiptare.Edhe njehere te falenderoj per kenaqesine qe me dhate. me respekt xhemal gora. Boston 5 11 2010
-
-
i/e regjistruar
Pershendetje
I nderuar riza 2008,ju me modesti prezantoheni "zera te cjerre"dhe mjaftoheni:"e dua letersine"(vetem Kaq)Ju jeni nje poet i mirefillte, vargu juaj ka embelsi, force dhe elegance.Une ju falenderoj qe Ju mbroni dy "xhevaire" qe ne vendin tone jane zbehur ;ndershmerine dhe te drejten, kjo tregon se shpirti juaj ka kohe qe ushqehet me poezi, derisa i keni lene pas temat "e lehta" dhe keni hedhur veshtrimin kritik mbi gjera qe preokupojne me shume shoqerine shqiptare.Edhe njehere te falenderoj per kenaqesine qe me dhate.
Me respekt
Xhemal Gora. Boston, 5. 11. 2010
-
-
i/e regjistruar
I nderuar riza 2008,ju me modesti prezantoheni "zera te cjerre"dhe mjaftoheni:"e dua letersine"(vetem Kaq)Ju jeni nje poet i mirefillte, vargu juaj ka embelsi, force dhe elegance.Une ju falenderoj qe Ju mbroni dy "xhevaire" qe ne vendin tone jane zbehur ;ndershmerine dhe te drejten, kjo tregon se shpirti juaj ka kohe qe ushqehet me poezi, derisa i keni lene pas temat "e lehta" dhe keni hedhur veshtrimin kritik mbi gjera qe preokupojne me shume shoqerine shqiptare.Edhe njehere te falenderoj per kenaqesine qe me dhate. me respekt xhemal gora. Boston 5 11 2010
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt