Close
Faqja 31 prej 59 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 583
  1. #301
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Lereni vjerrsherimin per nje çast
    pa lexoni te gjithe poezite e Vëllait!!!
    Sa njerzor, fisnik, i vertet e plot gas
    Eshte poezia e mikut tone: RIZAIT!
    I nderuari Doçi ! Jeni simboli i thjeshtësisë intelekuale,inkurajus i brezave të rinj të cilët i kanë hyrë rrugës së poezisë,përkrahës për këdo që shkruan(Ku këtu bëj pjesë dhe unë),kjo trgon zemërgjerësi.Eshtë i pa kontensueshëm roli juaj në poezinë shqiptare.Ju jeni njeri me emër brënda dhe jashtë Shqipërisë dhe me thjeshtësinë më të madhe futesh,lexon,komenton në faqen time.Kjo për mua vlen shumë dhe u jam tepër mirnjohës...Respekte pa fund...Jeni një mik shum i mirë.....

  2. #302
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Pak nga pak.....

    Nga pak e pak nga pak,
    Pa dashjen tonë vdesim.
    Dhe pse s'e kemi hak,
    Hakun e vdekjes presim.

    Në këmbë e këmbadorazi,
    Helmin e jetës pimë.
    Me sy e pa sy,..qorrazi..
    Vdesim dhe nuk e dimë...

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Faleminderit Riza per fjalet e ngrohta. Por une nuk te ndahem (lol)

    Eh ç'mu raskapit shpirti i poetit
    nepër shkrepat e frymëzimit duke u përpjekur.
    Trokas papushim në Portat e Xhenetit
    ...kisha harruar, që pata lindur i vdekur.

  4. #304
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Me rrahje zemre.......


    Prej mënçurisë që zoti të ka falë,
    Ti më kupton nga zemra kur më rre.
    Nuk ke nevojë të flasësh asnjë fjalë,
    Veç me shkime,ura lidhse ngre.

    Dhe pse në largësi na ndau fati,
    Aspak s'pushoi ky shpirt në thellësi.
    Me pika loti dhimbjen tonë e mati,
    Me rrahje zemre,dashurinë për ty.


    Faleminderit Agim që thua do të ndjek pas,këtë shprehje tënde unë e quj vlerësim,prandaj ndjehem krenar krah teje.Respekte....

  5. #305
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Tepëricë......


    Si gjë e tepërt s'di pse po më dukesh,
    Unë, tepëricën, s'e kam dashur kurrë.
    Kush të tha, si foshnjë të më lutesh,
    Shtigjet e bashkimit ti vrisje me gurë?!

    Vërtetë tepëricë sot më duket vetia
    Dhe vet' tepëricën shikoj me dyshim.
    Xheloze,tinzare mbi buzë qëndron etia
    Si litar në grykë vet' ky përqafim.

    Si ferrparajsë,kjo buzëqeshje shtirur,
    Çdogjë e tepërt,një varr në kodrinë.
    S'ta kam zilinë për veset që ke thirrur,
    Sa gjë e kot' më duket kjo,.... Vitrinë......
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 05-08-2010 më 04:25

  6. #306
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Birva Lexo Postimin
    Urime z. Riza per botimin e librit. Uroj qe sa me shpejt te dalin ne botim edhe krijimet e tjera te tuat. Shume suksese.

    Birva faleminderit për urimin e daljes së librit tim: " Në sjetullat e erës" nga botimi dhe urime të tilla pritësh dhe ti për krijimtarinë tënde...Respekte....

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kur erdhi Hrushovi në 59-tën
    I pyeti të gjithë studentet tanë
    "More djem a u del ushqimi?!.."
    Na del dhe na tepron - por tepricat i hamë...

    Tepricat tërë jetën, na ndoqën nga pas.
    Madje dhe në vargje, kishim teprime
    Në punë, në mort, madje në çdo çast
    Tepricat i quanim për dreq - frymëzime!?

    Por njerzit që merrnin miellin e shpirtit
    dhe brenda në magje ngjiznin poezi
    Kishin frymëzim dhe krejt fisnikerisht
    Bënin si Rizai - varg e dashuri.


    Te kam thene miku im riza2008 qe nuk te ndahem (lol)

  8. #308
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    hahahaha, njeri para tjetri prapa.
    Si ushtarët, gati-tu.

    Ah sa shumë që kam munguar,
    vjershat lashë pa bërë,
    se zemrën e kam patur të hutuar,
    ngaqë jeta, të zezën me ka lëne.


    Ps. Riza2008, te pergezoj per poezite e tua, Agimin e ke prapa.

  9. #309
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga gloreta Lexo Postimin
    hahahaha, njeri para tjetri prapa.
    Si ushtarët, gati-tu.

    Ah sa shumë që kam munguar,
    vjershat lashë pa bërë,
    se zemrën e kam patur të hutuar,
    ngaqë jeta, të zezën me ka lëne.


    Ps. Riza2008, te pergezoj per poezite e tua, Agimin e ke prapa.

    Gloreta,ju falenderoj për pjesmarrjen,poezinë e postuar dhe humorin.Eshtë kënaqësi për mua ,por dhe për këdo pjesmarria e z.Doçi në faqen letrare. Respekte gloreta ju uroj frymëzime edhe më të thella do ishte kënaqësi tu dhuroja librin e fundit :"Në sqetullat e erës" n.q.se banoni në Tiranë.Gjithsesi respekte

  10. #310
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin

    Gloreta,ju falenderoj për pjesmarrjen,poezinë e postuar dhe humorin.Eshtë kënaqësi për mua ,por dhe për këdo pjesmarria e z.Doçi në faqen letrare. Respekte gloreta ju uroj frymëzime edhe më të thella do ishte kënaqësi tu dhuroja librin e fundit :"Në sqetullat e erës" n.q.se banoni në Tiranë.Gjithsesi respekte

    Ah shume bukur do te ishte, do te kisha kenaqesi ta lexoja, me deshire, por per fat te keq jetoj ne Austri.

    Nqs ke deshire, me jep nje link ne internet, ta lexoj aty.

    Sa per vjershat e tua, pse nuk i hedh dhe pak kripe dhe piper, do duken me te bukura dhe gazmore.
    Je poet me zemer dhe mendje. respekt.

Faqja 31 prej 59 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •