Close
Faqja 100 prej 118 FillimFillim ... 50909899100101102110 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 991 deri 1,000 prej 1175
  1. #991
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Gabim Shamia e shpifur

    Gra e vajza të mbuluara me shamia, burra me mjekra si tufë kallamboqi dhe me pantallona mbi zogun e këmbës pushtuan para disa ditësh qendrën e Prishtinës dhe kërkuan nga institucionet e vendit të lejojnë femrat që të maskuara me shami të vijojnë mësimet në institucionet shkollore. Shkak i protestës ishte një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit për ndalimin e bartjes së shamisë nëpër shkolla. Ministri Enver Hoxhaj e ka marrë këtë vendim duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila e definon shtetin e dizajnuar nga Martti Ahtisaari si laik, shekullar. Është një vendim i bazuar në vlerat e iluminizmit dhe të demokracisë perëndimore, të cilën e synon – së paku deklarativisht – edhe Kosova. Pas protestës së të ashtuquajturve „myslimanë të vërtetë“ në Prishtinë, e cila si lajtmotiv kishte një kërkesë antikushtetuese, asnjë nga politikanët e rangut të lartë nuk u prononcua as pro, as kundër bartjes së shamisë në shkolla. Heshtja e presidentit dhe e kryeministrit për këtë çështje që prek ligjin themeltar të shtetit nuk paraqet ndonjë befasi. Presidenti edhe vetë është shkelës i Kushtetutës dhe për këtë deri më sot nuk ka pësuar asnjë pasojë. Kryeministri dhe disa ministra të tij nuk merren me problemet reale dhe të rënda të vendit, por me organizimin e keqqeverisjes dhe me kurdisjen dhe manipulimin e tenderëve një- dhe shumëburimorë, të cilët miletit e dovletit i prezantohen si zhvillim ekonomik.

    I gjendur vetëm dhe pa mbështetje për udhëzimin administrativ për ndalimin e bartjes së shamisë, ministri Hoxhaj u bëri thirrje krerëve të shtetit që të deklarohen për këtë çështje. Derisa heshtja e politikanëve vazhdon, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, në stilin e një zëdhënësi të militantëve islamistë u kërcënua se çështjen e ndalimit të shamisë do ta çojë deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg – thuajse Kosova nuk paskësh punë të tjera më jetike. Tërnava dhe bashkëmendimtarët e tij, por edhe ata protestuesit me mjekra, nëse e kanë lexuar Kuranin pa syze ideologjike dhe nëse e kanë kuptuar, atëherë ndoshta e kanë të qartë se mbulimi i kokës dhe i fytyrës së femrës myslimane nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame. Nihilistët e traditës islame të shqiptarëve dhe militantët e vahabizmit synojnë të nxisin konflikt mes shtresave të shoqërisë kosovare dhe ta shndërrojnë Kosovën në një xhamahiri evropiane. Kërkesa për lejimin e shamisë është vetëm fillimi. Nëse vahabistët (apo selafistët, siç preferojnë ta quajnë veten disa) arrijnë ta gjunjëzojnë shtetin e Kosovës në çështjen e shamisë, atëherë do të pasojnë kërkesa të tjera: futja e lëndës fetare në shkollat fillore dhe të mesme (në vend të etikës, ku nxënësit do të mësonin për të gjitha fetë dhe kulturat, siç veprohet në disa vende evropiane), mbulimi i tërësishëm i femrave (sikur nën regjimin e talibanëve në Afganistan), ndalimi i përdorimit të parfumit dhe dëgjimit të muzikës, mbytja me gurë e grave, të cilat tradhtojnë burrat etj.
    Në Kuran me asnjë fjalë nuk përmendet shprehimisht shamia apo obligimi për të mbuluar kokën. Në Suren 24 thuhet vetëm se femrat duhet t’i mbulojnë pjesët joshëse të trupit, konkretisht gjoksin. Aty po ashtu apelohet që pjesët joshëse gruaja duhet t’ia tregojë vetëm bashkëshortit. Kurani jep edhe një arsyetim pse femrat duhet t’i mbulojnë pjesët joshëse: „Kështu ato nuk ngacmohen“. Ky definim atëbotë, para gati 1500 vjetësh, është bërë me qëllim që femrat të mbrohen nga ngacmimi dhe nga dhuna seksuale e meshkujve. Nëse mashkulli mysliman nuk është zhvilluar për 15 shekuj dhe ende e sheh femrën vetëm si objekt seksual, atëherë problemi nuk qëndron te femrat, por te meshkujt! Te meshkujt sikur ata mjekroshët mllefqarë dhe gjoja „myslimanë të vërtetë“, të cilët protestuan para disa ditësh në Prishtinë. Ata duan ta mbështjellin femrën në atë mënyrë që kur ajo të ecë nëpër qytet të mos e dimë a është njeri apo pinguin. Duan ta shndërrojnë femrën në një hiç të depersonalizuar. Kërkesa të tilla vijnë si pasojë e leximit ideologjik dhe politik të Kuranit dhe jo si interpretim i saktë i Librit të Shenjtë dhe i rrethanave të kohës. Historikisht meshkujt vështirë janë pajtuar me emancipimin e femrës. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me botën islame, por edhe me atë perëndimore. Zvicra tek në fillim të viteve 70-të u ka dhënë femrave të drejtën e votës. Para tamam 110 vjetësh mjeku gjerman Paul Julius Möbius në veprën e tij „Mbi budallallëkun fiziologjik të femrës“ (botuar në Leipzig) shkruante se është e pavërtetë që femrat e arsimuara i edukojnë më mirë fëmijët e tyre sesa „femrat e natyrshme“. Möbius kërkonte mbylljen e shkollave për vajza, largimin e grave nga puna, sepse, siç thoshte ai, „çfarë është lodhje masive për kokën e burrit për kokën e femrës është stërmundim“. Këto konstatime përfunduan në bërllokun e historisë dhe nuk u morën seriozisht nga shoqëria gjermane.

    Barazia mes mashkullit dhe femrës, e drejta e zhvillimit personal duhet të jetë premisë edhe e shtetit të Kosovës. Debati duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i ashpër, por kompromis sa u përket kërkesave agresive dhe antikushtetuese të grupeve vahabiste/selafiste të financuara nga shoqata të ashtuquajtura humanitare nga vendet e Gjirit Persik nuk duhet të bëjë asnjë qeveri e Kosovës, as kjo e tanishmja, e cila, për fat të keq të vendit, nuk i ka shërbyer shoqërisë, por xhepit personal, familjar, klanor, pra nuk ka qenë dhe nuk është e interesuar të demokratizojë dhe emancipojë shoqërinë. Edhe më keq: tashmë disa vite politikanët e Kosovës qëndrojnë duarkryq përballë fushatave indoktrinuese të grupeve fundamentaliste. Shoqëria kosovare ka heshtur kur nga „persona të panjohur“ u rrah teologu Xhabir Hamiti, i cili me kohë ka paralajmëruar mbi rrezikun që vjen nga vahabistët/selafistët. Jo vetëm Qeveria e Hashim Thaçit, por edhe të tjerat me vite e kanë duruar një të ashtuquajtur hoxhë të ardhur nga Shqipëria, i cili në emër të organizimit të ndihmave humanitare është marrë më tepër me shpëlarjen e trurit të banorëve të Drenicës dhe indoktrinimin e tyre fetar. Vetëm pas presionit të mediave dhe të ambasadave perëndimore në Prishtinë autoritetet e Kosovës e dëbuan në Shqipëri hoxhën militant. Prej vitesh Hashim Thaçi – mbase nga naiviteti apo në përpjekje për të siguruar mbështetjen e besimtarëve myslimanë në zgjedhje – mban afër vetes disa pseudopublicistë me biografi të diskredituara, të cilët publikisht propagandojnë versionin vahabist/selafist të islamit politik. Në Universitetin e Prishtinës lirisht dhe publikisht veprojnë si agjitprop të brigadave të profetit Muhamed disa të ashtuquajtur profesorë; nëpër kabinetet e tyre, të cilat i kanë shndërruar në faltore, dominojnë citatet arabe dhe jo ndonjë citat iluminist, i cili do t’i shkonte për shtati çdo institucioni shkollor. Në Prishtinë funksionojnë disa konvikte private të themeluara me para të organizatave arabe, ku studentët mund të banojnë dhe ushqehen falas. Askush nuk flet për këtë. Nuk dihet kush ua ka dhënë lejen të punojnë këto konvikte. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është tejet e ngathët në mbrojtjen e fesë islame, të cilën shqiptarët e kanë përqafuar gjatë sundimit osman. Tani dalin teologë agresivë dhe e hedhin poshtë besimin e dhjetëra gjeneratave të shqiptarëve. Kjo është njëra ndër fyerjet më të rënda që vahabistët/selafistët dhe mercenarët e tjerë religjiozë ua bëjnë paraardhësve tanë, të cilët, sipas tyre, nuk paskëshin jetuar si myslimanë të vërtetë. Bashkësia Islame e Kosovës po ashtu nuk është treguar e kujdesshme që në postet e imamëve të emërojë hoxhallarë mendjehapur. Në përgjithësi nëpër xhamitë e Kosovës dominojnë hoxhallarë të izoluar në botën e tyre patriarkale. Nëse vazhdohet kështu Bashkësia Islame do të devijojë tërësisht dhe do të drejtohet nga militantë, të cilët nesër mund të kërkojnë që kritikëve të ideologjisë vahabiste/selafiste t’u shkurtohen gishtat.

    Këtë ideologji disa vende arabe e luftojnë. Njëri prej teologëve më të njohur të Egjiptit, Muhamed Saxhid Tantavi (1928-2010), kishte thënë se nikabi (shamia që mbulon fytyrën dhe kokën) nuk është simbol religjioz, por një traditë paraislamike. Një vajze që synonte të ndiqte ligjëratat në Universitet me shami, Tantavi i kishte thënë: „Besomë, unë di më shumë për fenë sesa ti dhe prindërit e tu“. Duke qenë njëri prej teologëve me autoritet në mesin e myslimanëve sunitë Tantavi i ka quajtur „armiq të islamit“ aktivistët vetëvrasës, ai ka thënë se gratë e dhunuara guxojnë të abortojnë dhe ka kritikuar deformimin e gjenitaleve të vajzave në zonat rurale të Egjiptit. Tantavi ishte i vetëdijshëm për izolimin e botës arabe, prandaj deri në vdekje u angazhua për hapjen e shoqërisë. Ky shembull e ilustron më së miri izolimin e shteteve arabe: Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në gjithë botën arabe brenda një viti nga gjuhët e huaja përkthehen po aq libra sa në Portugali, një ndër vendet më të vogla të Bashkimit Evropian. Nëse Kosova synon të jetë pjesë e Evropës demokratike, atëherë ky vend duhet të shkëputet nga ideologët politikë të islamizmit beduin dhe të ruajë islamin e praktikuar në viset shqiptare me shekuj. Tani është koha e veprimit. Aleatë të politikanëve mund të jenë shumë teologë të islamit në Kosovë, të cilët besojnë në barazinë dhe emancipimin e femrës. Zëri i tyre duhet të dëgjohet. Ideologët vahabistë/selafistë, të cilët keqpërdorin islamin për qëllime politike duhet të refuzohen me vendosmëri.

    Burimi i Lajmit:
    http://www.koha.net/index.php?cid=1,12,27050

  2. #992
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Gentian Jetishi
    Ferizaj, Kosovë
    Te funditEdukata Fetare – çështjet teknike Para se me ja nis! Edukata Fetare – miliona fakte pro (1) Terroristët gazetarë, injorant apo hileqar! Racizmi i Mirelës - bumerang i dhimbshëm Nxitësit e problemit po fshihen! Shfaqja ballëhapur e identitetit fetar Mos u frikëso, nuk të dhëmbë! Implementimi i Edukatës Fetare me metodat bashkëkohore Shamia në Kosovë nuk është e ndaluar dhe kurrë nuk do të jetë e tillë! Shamia në Kosovë nuk është e ndaluar dhe kurrë nuk do të jetë e tillë ! Të gjitha shkrimet e autorit >> Plaga e shamisë – kush çfarë humbë ?!
    Autor: Gentian Jetishi
    E enjte 8 Korrik 2010 09:43 AM




    Sot nuk është vështirë të gjesh miq dhe përkrahës por është vështirë t’i i mbash dhe më shumë je në rrezik të i shndërrosh në armiq kur emocionohesh me vetën dhe harron se çfarë të tjerët mendojnë ose ndihen.

    Paragrafi kontrovers më tepër se kaq lapsus i radhës i ligjbërësve kosovar më konkretisht MASHT hapi një plagë që do të lë gjurmë në zemrat e myslimanëve të Kosovës edhe për shumë kohë. Në pamundësi për t’u përballur me gabimin e tyre MASHT vendosi që të injoroj çështjen, më keq se kaq disa nga zyrtarët e saj provojnë ta justifikojnë këtë me forma të interpretimeve alternative dhe karremin e tyre ‘laicizëm paradite e sekularizëm pasdite’ e që shpjegimin që i japin në Kosovës ka marrë kuptimin e komunizmit dhe më keq dhe jo si ato të perëndimit për të cilën u pajtuam ne në heshtje. Duke ia shtuar edhe debatin publik në heshtje të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe sidomos nga Komuna e Prishtinës e cila për shumë kohë ka ngulfatur çdo iniciativë të myslimanëve të Kosovës sigurisht që mund të pritej në reagim revoltë madje një heshtje eventuale mund të prodhoj edhe trazira të arsyeshme logjikisht por ndoshta edhe jo për situatën politike por më mirë nëse heshtja dhe ngufatja e kërkesës dhe të drejtës qytetare është veprim politik atëherë Kosovës nuk i duhet asgjë as imazhi as procesi integrimeve politike kur me qytetarët e saj nuk arrin të gjejë kompromis dhe të respektoj kërkesat e tyre. Deri tani nuk dimë për arsyet reale që i kanë nxitë qeveritarët ‘të mandatarit’ për të marrë një veprim të tillë aspak logjikë por si qytetar që për një kohë kam observuar këtë fenomen në mediet vendore dhe ndërkombëtare, nga kontaktet me masën dhe profesionist dhe nga përgatitje individuale shohë se iniciativa është nga vet MASHT e inspiruar nga fushata e partive ekstremiste në perëndim për marketing politike për të revoltuar emigrantët që të kthehen në vendet e tyre. Arsye tjetër që përmendet shpesh edhe në disa shkrime të dobëta dhe në diskutime private është edhe lidhja e saj me ‘vehabizmin’ të shumë përfolurin e medieve dhe një instrument të mirë me ju ra në qaf myslimanëve. Në rastin e parë MASHT jo vetëm se ka nxituar të ndaloj, ku ka ndaluar ndalimin por edhe ka qenë shumë e pa qartë me tekstin ‘uniformë fetare ‘ një termë që u përballëm për herë të parë si myslimanë. Nxitimi i saj i inspiruar nga fushatat e disa ekstremistëve dhe fundamentalistëve të perëndimit çalon edhe një pik shumë thelbësore. Fundamentalistët perëndimor thirren për ndalim të ferexhesë që nënkupton mbulimin të kokës dhe fytyrës dhe jo të shamisë që mbulon vetëm kokën, një çështje e tillë nuk diskutohet në asnjë vend të botës. Në Kosovë nuk ka asnjë vajzë me ferexhe por edhe po të ketë as kjo formë nuk mund të ndalohet dhe sipas gjitha gjasave edhe në perëndim do të anulohet me që Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian, të mërkurën mbrëma në Strasburg miratoi një rezolutë sipas së cilës ndalimi total i ferexhesë në vendet publike do t’ua kufizonte të drejtën themelore grave që duan ta mbulojnë fytyrën.

    ‘’Ndalim i plotë i bartjes së ferexhesë i sfidon gratë, të cilat duan lirshëm të mbulojnë fytyrën, thuhet në rezolutën e miratuar me 108 vota "pro" dhe katër "të përmbajtur". ‘’ kështu thuhet në justifikim e Këshillit të Evropës. Në anën tjetër shembuj të mirë si të Anglisë dhe Belgjikës ku vajzat me shami punojnë edhe në parlament heshtën dhe nuk u duken edhe aq disa nga pushtetarët të cilët ende nuk e shikojnë shaminë me prizmin e demokracisë por të mentalitetit paraprak. Me ironike ose lirisht mund të themi tragjike është edhe fakti që kur u tregohet se në vendin mik Amerikë , një vajzë me shami punon në Shtëpinë e Bardh , përgjigje e tyre është se ata janë përpara me demokraci , e kush na ndalon neve me ec përpara pos subjektivitet të shumë nga ‘të mandatarëve ‘. Në anën tjetër përpjekjet të lidhen me ‘vehabizmin’ drejtim juridik dhe jo sekt – nuk qëndron aspak me që në Kosovë askush nuk deklarohet për i tillë. Shumë nga ne më shumë lexojmë në gazeta dhe dëgjojmë për këtë drejtim juridik në medie sepse në libra nuk gjen askund dhe personalisht autori i këtij shkrimi termin ‘vehabi’ për herë të parë e ka lexuar në gazetë edhe pse gjatë asaj kohe ka qenë duke mësuar për shkencat islame. Edhe një aspekt që nuk mund të lë pa e përmendur është edhe një ndërlidhje e saj me dukjen e disa nga myslimanëve të cilët paragjykohen pa kurrfarë baze vetëm për shkak të dukjes. ‘Jo qita me mjekra e kanë pru , ja kta kështu e ashtu .... ‘’ janë përhapur aq shumë komentet e tilla sa që ‘masakrimet me mjekër nga disa të rinj, mjekrat e satanistëve e të ngjashme janë bërë shumë të pranueshme , vetëm mjekra e zakonshme dhe normale që bartin shumë nga vëllezërit mysliman vihet në pikëpyetje . Madje edhe faktin që myslimanët e quajnë dhe e ndjejnë njëri tjetrin për vëllezër e ironizojnë aq shumë sa që thua kurrë nuk paska shijuar ndjenjën me qenë vëlla dhe të pasurit vëlla, madje a nuk jemi ne që tradicionalisht jemi quajtur vëllezër si shqiptar. Kjo çështje është shndërruar në një stereotip bajat. Në aspektin fetarë mjekra është e justifikueshme (disa e llogaritin praktikë të fortë të Pejgamberit a.s.(sunet ) e disa të domosdoshme (farz) dhe që të dy mendimet janë të justifikuar me tekste fetare ). Aq shumë janë banalizuar debatet për këtë sa një ditë të shkon mendja se do ta nxjerrin në diskutim edhe debatin nënsqetullat e myslimanëve. Myftiu i Kosovës , Mr.Naim Tërrnava në disa intervista ua ka bërë me dije se ‘me mjekra, pa to, me flok, e tullaca .... gjithë ata që vijnë në xhami i përkasin një sekti një lloji’’. Në fund të fundit sa do që mediet e Kosovës në raportet e tyre për protestat që janë mbajtura për shaminë janë kujdesur që të fokusojnë vetëm vëllezërit myslimanë me mjekër , cilido që ka qenë aty mund ta ketë parë sa në protestë ka pasur me dhe pa to. Nëse mendon dikush se është duke revoltuar vetëm dikë nga myslimanët e ka shumë gabim. Veprimet e MASHT dhe K.K- Prishtina kanë revoltuar të gjithë qytetarët e Kosovës madje jo vetëm shqiptarët por edhe të komuniteteve tjera , turq, boshnjak dhe rae. Kjo plagë vështirë që mund të shërohet nëse edhe më tej MASHT dhe K.K. Prishtina insistojnë për të ndjekur arrogancën dhe lapsusin e tyre . Të mos ëndërrojnë se KOFR apo policia e EULEX-it do të shtypin popullin kosovar thjeshtë për të quaj bajraktarizmin dhe mendjemadhësinë e këtyre institucioneve të cilat u treguan shumë jo shqiptare dhe jo profesionale me qytetarët e Kosovës. Kritikat e kësaj natyre shkojnë edhe për opozitën e cila sa kohë bënë zhurmë por u tregua shumë e heshtur për një të drejt kaq thelbësore madje as shkarazi nuk e përmendën askund, përjashto PD që është vigjilente edhe për shumë çështje për të cilat i neglizhojnë partitë që në mendje kanë vetëm milionat . Të mos mendoj askush se populli kosovar nuk vëren këto gjëra apo se do ti harrojë.

  3. #993
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Përkundrazi, padrejtësitë vetëm se po e zgjojnë popullin tonë që shpresojmë të mos bëjë më gabime të tilla kapitale duke sjellë në pushtet ‘të padijshëm por edhe arrogant. Të mos harrojmë se MASHT është përmendur si e dyta në listën e hetimeve të EULEX për korrupsion. Ministri Enver Hoxhaj na i ka mbushur veshët me idenë e modernizimit të arsimit në Kosovë por faktet në teren thonë të kundërtën. Nëse z.Hoxhaj ka menduar që duke kompjuterizuar shkollat (me të cilin projekt u zë në flagrancë në përpjekje për të korruptuar me tenderin për kompjuterizimin e shkollave) ka modernizuar shkollat atëherë na ka bërë të ditur sa nuk paska aspak njohuri për modernizimin e arsimit proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm dhe pak ka të bëjë me aspektin material. Gati në të gjithë seminaret e metodologjisë së mësimdhënies dhe ligjërimet bëhet thirrje për aspektin e raporteve humane në shkollë . Elementi human është që për sa kohë i ka munguar arsimit në botë e në vendin tonë sigurisht që do ti mungoj për shumë kohë , ka edhe përjashtime , e dikur më herët e kishin të gjithë. Modernizimi i paralajmëruar duhet të përfshijë edhe ndryshmet nga radhët e profesorëve të UP-së të cilët për vite të tëra prolongojnë nxënësit nga suksesi të tillë çfarë nxënësit i quajnë profesor komunist dhe gati çdo departament ka nga një të tillë. Çështja e suksesit të dobët të nxënësve të shkollave të mesme është çështje me të cilën duhet të merret MASHT, kur dihet që deri në fund të vitit shumë nga nxënësit kanë nga 11 njësha –sepse suksesin e fryre të Testit të Maturës nuk mund ta marrim për bazë që dihet se nuk është test real dhe nuk jep rezultate reale madje shpesh tregohet edhe si dështim i MASHT me që shumë nxënës të shkëlqyeshëm nuk e kalojnë. Nëse shumë nga shkollat ka shumë nxënës me nga 300 mungesa atëherë çfarë modernizimi madje me çfarë pune merret MASHT nëse nuk merret me këto. Huliganizmi i nxënësve është përgjegjësi e juaj që ta evitoni, nëse këta të rinj nuk i edukon shkolla atëherë rruga domosdo ndryshe do ti edukojë. Ndër të tjera nuk mund të mos e përmend edhe indiferencën e BIK në kohët e fundit. Shumë zëra flasin që janë të habitur nga kjo indiferencë , disa kritikojnë për mos iniciativë madje edhe në raportin e Radios Evropa e Lirë mbetet të kuptohet që shumica e njerëzve janë të çuditur nga ky indiferentizëm. Por duhet të kemi në konsideratë se BIK është e para që është marr me çështjen në fjalë madje edhe para disa vitesh. Vet hirësia e tij kryemami Sabri Bajgora është marr me disa raste të përjashtimeve me shamia por heshtja e kohëve të fundit e rrezikon shumë imazhin e saj prandaj duhet më shumë të aktivizohet. Nëse BIK ka presione nga jashtë për të mos vepruar atëherë duhet që një gjë të tillë duhet të na e bëjë të njohur që ta mirëkuptojmë. Nëse frikësohet nga reagimet e analistëve dhe gazetarëve , atëherë le ta dijë sa shumica nuk u besojnë raporteve dhe analizave të tyre, madje e dimë që shumë nga to financohen nga burime të dyshimta dhe nuk presim ndonjë gjë të mirë. Pas institucioneve shtetërore të Kosovës, BIK është institucioni me më shumë anëtar që i qëndrojnë pas dhe presin angazhim nga ajo. Nëse ndalohet shamia , atëherë BIK nuk ka nevojë më pse të ekzistoj vetëm duhet të ai vë drynin objekteve të tyre dhe të kërkojnë ndonjë punë tjetër sepse nuk mbetet më pse të punohet kur mohohet një obligim-farz i domosdoshëm për besimtarët që ky institucion menaxhon. Shpresoj që MASHT të reflektoj për të mirën e saj dhe qytetarëve të saj, njëjtë sa qytetarët të tregohen të matur në veprimet e tyre por gjithsesi insistues, edhe BIK-ja të veprojmë më aktivisht – për disa fundamentalist, injorant të disa gazetave të dyshimta unë ia ‘shapulliti’ (me fjalë) ju vetëm veproni.

  4. #994
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Më mirë protestat masive kundër çdo padretësie në vendin tonë e në gjithë botë.
    Më mirë që të edukohen vajzat të impenjohen kundër çdo padrejtësie e dhune.

    Torrkerry

  5. #995
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Respektimi i lirive dhe të drejtave fetare është vlerë demokratike


    Shkruan: Abdullah Klinaku - Prishtinë


    Debati për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore fetare të njeriut, duhet të shihet në frymën e vlerave demokratike, humane, ligjore në kuptimin e legjislacionit ndërkombëtar dhe atij vendor dhe assesi nga prizma, qëllimi i të cilëve është politizimi, ideologjizimi apo improvizimi i rrezikut islamik. Të gjitha këto nuk shkaktojnë zgjidhje por shkaktojnë polarizime dhe krijojnë qëndrime të kundërta që mund të ndikojnë në prishjen e ekuilibrit të paqes ndërfetare si dhe të asaj laike dhe fetare.

    Respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut përfshijnë edhe ato fetare janë vlera dhe parime të rendit të ri kushtetues në Kosovë. Vlera dhe parime që kanë qenë të harruara më parë në Kosovë, si rezultat i ideologjive famëkeqe dhe robërimit sllav. Lufta kundër diskriminimit dhe respektimi i vullnetit, lirisë dhe të drejtës fundamentale të njeriut janë obligimet kushtetuese të kësaj qeverie dhe të këtij populli. Ndalesa e shkollimit të femrave fetare myslimane për shkak të mbulesës është diskriminim, është shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe është veprim direkt kundër vlerave dhe parimeve kushtetuese mbi të cilat ndërtohet shtetësia e Kosovës. “Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mos diskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut. (Kushtetuta e Kosovës, neni 7 [Vlerat])

    Ky sistem i ndërtuar mbi këto vlera garanton çart lirinë dhe të drejtën e deklarimit, manifestimit dhe ushtrimit të fesë. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar. Madje nuk ka nevojë për interpretime të thella ligjore sepse Kushtetuta po thuajse çart tregon se çfarë nënkupton ky manifestim dhe kjo e drejtë dhe liri për fenë.

    “Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të

    manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj…. ( Kushtetuta e Kosovës, neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]).

    Mos respektimi i një të drejte të tillë të ballafaqon dhe të thërret në ndërgjegje përmes parimeve dhe thirrjeve të tjera ligjore kundër diskriminimit. Diskriminimi nuk i bën nderë askujt madje as atij që mendon se po krijon favore, sepse me këtë ka shkel sistemin e vlerave kushtetuese si dhe cenon parimin e barazisë para ligjit “Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë… ( Kushtetuta e Kosovës, neni 24 [Barazia para Ligjit]). Po ashtu me këtë shkelet rëndë edhe Ligji kundër diskriminimit dhe parimet e këtij ligji cili thotë: Parimin e trajtimit të barabartë që nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj personit, në bazë të … religjionit apo besimit…( Neni 2, Parimet Ligji kundër diskriminimit, Ligji nr. 2004/03). Për qartësi edhe më të madhe ky ligj shton ” Ky ligj zbatohet ndaj të gjithë veprimeve dhe mosveprimeve të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, përfshirë këtu edhe organet publike, të cilat cenojnë të drejtat e personit/ve fizik dhe juridik, në fushat si vijon : …arsimin… …( Neni 2, pika g, Parimet Ligji kundër diskriminimit, Ligji nr. 2004/03).

    Gjithashtu edhe qëndrimet dhe interpretimet zyrtare të institucioneve të specializuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut në Kosovës siç është Avokati i Popullit, Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të njeriut si dhe vendimi gjyqësor i Gjykatës së Qarkut të Gjilanit dëshmon për të drejtën dhe lirinë e shkollimit të femrës fetare myslimane në shkollat publike të Kosovës.

    Paqartësitë e panevojshme janë duke ardhur nga disa thirrje të tjera ligjore, njëra është neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili thotë “ Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare” dhe në Udhëzimin Administrativë nr 6/2010. Duke mos dashur të bëj interpretim subjektiv dhe duke respektuar edhe interpretimin ndryshe konsideroj se kjo çështje shihet nga dy qasje në varësi të thirrjes ligjore.

    Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës konstaton se Kosova është shtet laik dhe neutral në çështjet e fesë por nuk është kundër fesë. Kosova nuk është kundër fesë as kuptimin juridik-formal po as në kuptimin e shprehjes së vullnetit popullor gjegjësisht material. Institucionet e Kosovës në bazë të këtij parimi do të veprojnë në bazë të pavarur ligjore nga thirrjet në legjislacionet fetare e jo në bazë të kësaj të shpall luftë kundër lirive dhe të drejtave fetare. Këtë interpretim e nxjerrim nga nenet e tjera kushtetuese si neni 7, neni 24, neni 38, Ligjin kundër diskriminimit dhe thirrjeve të Kushtetutës në Konventat ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut. Po ashtu në bazë të këtij neni mund të tërheqim edhe vijën krahasimore mes Shqipërisë dhe Kosovës. E njëjta dispozitë kushtetuese është edhe Kushtetutën e Shqipërisë në kuptimin e qëndrimit zyrtar ndaj feve, por atë nuk e pengoj asgjë dhe nuk cenojë rendin laik aspak lejimi i shkollimit të femrave fetare myslimane në shkolla. Unë nuk besoj se ne jemi më laik se Shqipëria, ritheksoj as në kuptimin formal e as material, dhe si të tillë lejimi dhe njohja e një të drejte të till është e qart se nuk cenon rendin laik në Kosovës. Hipotetikisht po themi laik dhe neutral në çështjet e fesë sepse është për tu diskutuar se a është Kosova neutrale ndaj të gjitha feve dhe institucioneve fetare apo vetëm ndaj atyre islame, për këtë thirremi në garancat kushtetuese për institucionet fetare ortodokse, për të cilat mund të pyesim a po prishet qëndrimi shtetëror i neutralitetit ndaj institucioneve fetare?

    Ndërsa për sa i përket U.A 6/2010, konkretisht nenit të katërt, pikës së 13, konstatojmë se është kundër thirrjeve më të larta ligjore dhe si i till duhet të shfuqizohet si jo kushtetues dhe ligjor.

    Populli i Kosovës është e qartë se nuk paraqet laicitet ashtu siç janë duke u thirrur qarqe të caktuar sociale në Kosovës. Madje as njerëz me peshë në udhëheqjen shtetërore, as të gjitha partitë dhe as të gjithë ata njerëz dhe drejtor që i përjashtojnë këto femra nga shkolla nuk janë për mohimin e të drejtës së shkollimit të femrës fetare myslimane por shumicës prej tyre po ju mungon guximi, fuqia e shprehjes dhe mendimi i kokës së vet për këtë çështje. Asnjë prej tyre mos të harroj se një ditë munden edhe vajzat e tyre të mbulohen dhe si rezultat i legjislacionit diskriminues ti ndalohet shkollimi i saj, apo do ta zbulojnë me dhunë dhe do ti rikthejnë idetë e minishencës komuniste për përdhosjen e identitetit fetar që është pjesë e pandashme e identitetit tonë kombëtar.

    Për të dijshmin mjafton shenja, e për të “verbrin” nuk shihet as drita e diellit në mesin e ditës e në qiellin e kthjellët”.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #996
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Uniforma dhe norma


    Shkruan: Akad. Feti Mehdiu - Prishtinë


    Këto kanë dallim shumë të madh dhe mendoj se është obligim i dorës parë për institucionet përgjegjëse të Kosovës, si drejtoritë e shkollave, gjykatat, Kuvendet Komunale, deri te Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e më laret, që individëve, të cilët punojë dhe përfaqësojnë institucionet e përmendura, tu bëjnë një test sa janë të aftë të kryejnë detyrat që u ka besuar kjo shoqëri. Për ndryshe kështu si kanë filluar të veprojnë nëpër institucionet më të rëndësishme të shtetit të Kosovës, si shkolla, gjykata, Kuvende komunale, etj., me prëjashtimin e nxënëseve të fesë islame për shkak të mbulesës, me nxjerrje të rregulloreve të ndryshme, sidomos për mbulesën e femrës, do të arrijnë në vitet e 50 të shekullit të kaluar kur Komunizmi bënte luftë kundër mbulesës së femrës shqiptare me qëllim të caktuar, për të cilin nuk bisedojmë këtë herë.

    Këtë herë do të ndalemi te një pyetje që ka shumë rëndësi për këtë moment dhe këto veprime që po ndodhin në arsimin publik të Kosovës.

    Do ta rikujtoj Udhëzimin administrativ, nr 7/2009, neni 4, pika 13, ku thuhet: “ndalohet bartja e uniformës fetare” dhe tash pyetja është:

    A e kuptojnë subjektet e përmendur çfarë është UNIFORMË dhe çka është NORMË? Nëse e kuptojnë nuk duhet të veprojnë ashtu siç kanë vepruar qe disa herë nëpër shkollat e Kosovës. Në kohë të fundit edhe nëpër Kuvendet Komunale zhvillhen debate jasht kompetencës së tyre duke harruar se një parim elementar sipas të cilit dihet se një dokumnet apo vendim mund ta ndryshojë vetëm ai që e ka lëshuar atë dokument. Të tjerët mund të mos e respektojnë, por nuk kanë të drejtë t ua ndalojnë atyre që duan ta repsktojnë. Nëse nuk e kuptojnë le të hapin Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe dhe ta shohin, por nëse shtihen se nuk e kuptojnë, atëherë le të hapin “fajllin” e ndërgjegjes së tyre të shohin se ku po i shpie veprimi që bëjnë.

    Urtia e popullit tonë thotë “ Ku s ka pula mos bën ish”! Është i qartë udhëzimi administrativ! “Ndalohet bartja e uniformës fetare” Por ç` e do që drejtorët, apo të tjerët.... nuk dinë apo nuk duan të bëjnë dallimin ndërmjet uniformës fetare dhe normës fetare. Për normën fetare që i referohet mbulesës së femrës, e cila i përket fesë islame dhe dëshiron të jetë korrekte ndaj normave – jo të uniformave - të fesë së vet e njëkohësisht i qëndron besnik edhe traditës shqiptare, nuk i përket gjykatës të caktojë normën. Ajo duhet të mbrojë të drejtën edhe lirinë e indivit, të cilit i shkilet e drejta dhe liria e garantuar me ligje të vendit dhe konventa ndërkombëtare. Këtu nuk ka asgjë të paqartë për ata që mendojnë kthjelltë dhe veprojnë në suaza të kompetencave të veta. Këtu nuk ka problem real. Por ata që akoma vuajnë prej ngarkesave ideologjike të së kaluarës dhe u duket se me dy gram pushtet mund të sillen edhe kundër atyre që ua kanë dhënë atë pushtet, kundër lirive e të drejtave të qytetarëve të Kosovës vetëm për të përmbushur e për të kënaqur oreksin e mykur ideologjik duhet të bëjnë një rivlersim të sjelljeve dhe kompetencave të tyre. Duhet mësuar të mendojnë më qartë se normat fetare nuk i përpilojnë strukturat shoqërore e as shtetërore, kurse uniformat po. Për uniforma u muar vesh, kush do të marrë vesh. Ndërkaq sa për normat e mbulesës së femrës të gjithë ata që mendojnë të futen në këtë fushë duhet të kenë parasyshë se për këtë në Islam kandari kryesor është Kur`ai dhe hadithi. Edhe Tevrati e Ingjili, për ata që u takojnë atyre feve, e rregullon këtë çështje ashtu si i ka hije etikës njerëzore. Këto janë themel i normës, kurse shteti me mekanizmat e veta duhet që qytetarëve të vet t`u siguroj zhvillim të lirë e normal në të gjitha nivelet, individuale, institucionale, private, publike etj., dhe me mekanizmat përkatës duhet të mbikqyrë se kush po i keqpërdor normat, kush manipulon me uniformat, dhe kush po luan me udhëzimet administrative, në dëm të femrës shqiptare të përkatsisë fetare islame dhe në dëm të emancipimit të bijave të këtij populli dhe nëna të ardhshme, pa shkollimin e të cilave nuk ka ardhmëri Kosova.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #997
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Plaga e shamisë – kush çfarë humbë ?!


    Shkruan: Gentian Jetishi - Ferizaj


    Sot nuk është vështirë të gjesh miq dhe përkrahës por është vështirë t’i i mbash dhe më shumë je në rrezik të i shndërrosh në armiq kur emocionohesh me vetën dhe harron se çfarë të tjerët mendojnë ose ndihen.

    Paragrafi kontrovers më tepër se kaq lapsus i radhës i ligjbërësve kosovar më konkretisht MASHT hapi një plagë që do të lë gjurmë në zemrat e myslimanëve të Kosovës edhe për shumë kohë. Në pamundësi për t’u përballur me gabimin e tyre MASHT vendosi që të injoroj çështjen, më keq se kaq disa nga zyrtarët e saj provojnë ta justifikojnë këtë me forma të interpretimeve alternative dhe karremin e tyre ‘laicizëm paradite e sekularizëm pasdite’ e që shpjegimin që i japin në Kosovës ka marrë kuptimin e komunizmit dhe më keq dhe jo si ato të perëndimit për të cilën u pajtuam ne në heshtje. Duke ia shtuar edhe debatin publik në heshtje të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe sidomos nga Komuna e Prishtinës e cila për shumë kohë ka ngulfatur çdo iniciativë të myslimanëve të Kosovës sigurisht që mund të pritej në reagim revoltë madje një heshtje eventuale mund të prodhoj edhe trazira të arsyeshme logjikisht por ndoshta edhe jo për situatën politike por më mirë nëse heshtja dhe ngufatja e kërkesës dhe të drejtës qytetare është veprim politik atëherë Kosovës nuk i duhet asgjë as imazhi as procesi integrimeve politike kur me qytetarët e saj nuk arrin të gjejë kompromis dhe të respektoj kërkesat e tyre. Deri tani nuk dimë për arsyet reale që i kanë nxitë qeveritarët ‘të mandatarit’ për të marrë një veprim të tillë aspak logjikë por si qytetar që për një kohë kam observuar këtë fenomen në mediet vendore dhe ndërkombëtare, nga kontaktet me masën dhe profesionist dhe nga përgatitje individuale shohë se iniciativa është nga vet MASHT e inspiruar nga fushata e partive ekstremiste në perëndim për marketing politike për të revoltuar emigrantët që të kthehen në vendet e tyre. Arsye tjetër që përmendet shpesh edhe në disa shkrime të dobëta dhe në diskutime private është edhe lidhja e saj me ‘vehabizmin’ të shumë përfolurin e medieve dhe një instrument të mirë me ju ra në qaf myslimanëve. Në rastin e parë MASHT jo vetëm se ka nxituar të ndaloj, ku ka ndaluar ndalimin por edhe ka qenë shumë e pa qartë me tekstin ‘uniformë fetare ‘ një termë që u përballëm për herë të parë si myslimanë. Nxitimi i saj i inspiruar nga fushatat e disa ekstremistëve dhe fundamentalistëve të perëndimit çalon edhe një pik shumë thelbësore. Fundamentalistët perëndimor thirren për ndalim të ferexhesë që nënkupton mbulimin të kokës dhe fytyrës dhe jo të shamisë që mbulon vetëm kokën, një çështje e tillë nuk diskutohet në asnjë vend të botës. Në Kosovë nuk ka asnjë vajzë me ferexhe por edhe po të ketë as kjo formë nuk mund të ndalohet dhe sipas gjitha gjasave edhe në perëndim do të anulohet me që Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian, të mërkurën mbrëma në Strasburg miratoi një rezolutë sipas së cilës ndalimi total i ferexhesë në vendet publike do t’ua kufizonte të drejtën themelore grave që duan ta mbulojnë fytyrën.

    ‘’Ndalim i plotë i bartjes së ferexhesë i sfidon gratë, të cilat duan lirshëm të mbulojnë fytyrën, thuhet në rezolutën e miratuar me 108 vota "pro" dhe katër "të përmbajtur". ‘’ kështu thuhet në justifikim e Këshillit të Evropës. Në anën tjetër shembuj të mirë si të Anglisë dhe Belgjikës ku vajzat me shami punojnë edhe në parlament heshtën dhe nuk u duken edhe aq disa nga pushtetarët të cilët ende nuk e shikojnë shaminë me prizmin e demokracisë por të mentalitetit paraprak. Me ironike ose lirisht mund të themi tragjike është edhe fakti që kur u tregohet se në vendin mik Amerikë , një vajzë me shami punon në Shtëpinë e Bardh , përgjigje e tyre është se ata janë përpara me demokraci , e kush na ndalon neve me ec përpara pos subjektivitet të shumë nga ‘të mandatarëve ‘. Në anën tjetër përpjekjet të lidhen me ‘vehabizmin’ drejtim juridik dhe jo sekt – nuk qëndron aspak me që në Kosovë askush nuk deklarohet për i tillë. Shumë nga ne më shumë lexojmë në gazeta dhe dëgjojmë për këtë drejtim juridik në medie sepse në libra nuk gjen askund dhe personalisht autori i këtij shkrimi termin ‘vehabi’ për herë të parë e ka lexuar në gazetë edhe pse gjatë asaj kohe ka qenë duke mësuar për shkencat islame. Edhe një aspekt që nuk mund të lë pa e përmendur është edhe një ndërlidhje e saj me dukjen e disa nga myslimanëve të cilët paragjykohen pa kurrfarë baze vetëm për shkak të dukjes. ‘Jo qita me mjekra e kanë pru , ja kta kështu e ashtu .... ‘’ janë përhapur aq shumë komentet e tilla sa që ‘masakrimet me mjekër nga disa të rinj, mjekrat e satanistëve e të ngjashme janë bërë shumë të pranueshme , vetëm mjekra e zakonshme dhe normale që bartin shumë nga vëllezërit mysliman vihet në pikëpyetje . Madje edhe faktin që myslimanët e quajnë dhe e ndjejnë njëri tjetrin për vëllezër e ironizojnë aq shumë sa që thua kurrë nuk paska shijuar ndjenjën me qenë vëlla dhe të pasurit vëlla, madje a nuk jemi ne që tradicionalisht jemi quajtur vëllezër si shqiptar. Kjo çështje është shndërruar në një stereotip bajat. Në aspektin fetarë mjekra është e justifikueshme (disa e llogaritin praktikë të fortë të Pejgamberit a.s.(sunet ) e disa të domosdoshme (farz) dhe që të dy mendimet janë të justifikuar me tekste fetare ). Aq shumë janë banalizuar debatet për këtë sa një ditë të shkon mendja se do ta nxjerrin në diskutim edhe debatin nënsqetullat e myslimanëve. Myftiu i Kosovës , Mr.Naim Tërrnava në disa intervista ua ka bërë me dije se ‘me mjekra, pa to, me flok, e tullaca .... gjithë ata që vijnë në xhami i përkasin një sekti një lloji’’. Në fund të fundit sa do që mediet e Kosovës në raportet e tyre për protestat që janë mbajtura për shaminë janë kujdesur që të fokusojnë vetëm vëllezërit myslimanë me mjekër , cilido që ka qenë aty mund ta ketë parë sa në protestë ka pasur me dhe pa to. Nëse mendon dikush se është duke revoltuar vetëm dikë nga myslimanët e ka shumë gabim. Veprimet e MASHT dhe K.K- Prishtina kanë revoltuar të gjithë qytetarët e Kosovës madje jo vetëm shqiptarët por edhe të komuniteteve tjera , turq, boshnjak dhe rae. Kjo plagë vështirë që mund të shërohet nëse edhe më tej MASHT dhe K.K. Prishtina insistojnë për të ndjekur arrogancën dhe lapsusin e tyre . Të mos ëndërrojnë se KOFR apo policia e EULEX-it do të shtypin popullin kosovar thjeshtë për të quaj bajraktarizmin dhe mendjemadhësinë e këtyre institucioneve të cilat u treguan shumë jo shqiptare dhe jo profesionale me qytetarët e Kosovës. Kritikat e kësaj natyre shkojnë edhe për opozitën e cila sa kohë bënë zhurmë por u tregua shumë e heshtur për një të drejt kaq thelbësore madje as shkarazi nuk e përmendën askund, përjashto PD që është vigjilente edhe për shumë çështje për të cilat i neglizhojnë partitë që në mendje kanë vetëm milionat . Të mos mendoj askush se populli kosovar nuk vëren këto gjëra apo se do ti harrojë. Përkundrazi, padrejtësitë vetëm se po e zgjojnë popullin tonë që shpresojmë të mos bëjë më gabime të tilla kapitale duke sjellë në pushtet ‘të padijshëm por edhe arrogant. Të mos harrojmë se MASHT është përmendur si e dyta në listën e hetimeve të EULEX për korrupsion. Ministri Enver Hoxhaj na i ka mbushur veshët me idenë e modernizimit të arsimit në Kosovë por faktet në teren thonë të kundërtën. Nëse z.Hoxhaj ka menduar që duke kompjuterizuar shkollat (me të cilin projekt u zë në flagrancë në përpjekje për të korruptuar me tenderin për kompjuterizimin e shkollave) ka modernizuar shkollat atëherë na ka bërë të ditur sa nuk paska aspak njohuri për modernizimin e arsimit proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm dhe pak ka të bëjë me aspektin material. Gati në të gjithë seminaret e metodologjisë së mësimdhënies dhe ligjërimet bëhet thirrje për aspektin e raporteve humane në shkollë . Elementi human është që për sa kohë i ka munguar arsimit në botë e në vendin tonë sigurisht që do ti mungoj për shumë kohë , ka edhe përjashtime , e dikur më herët e kishin të gjithë. Modernizimi i paralajmëruar duhet të përfshijë edhe ndryshmet nga radhët e profesorëve të UP-së të cilët për vite të tëra prolongojnë nxënësit nga suksesi të tillë çfarë nxënësit i quajnë profesor komunist dhe gati çdo departament ka nga një të tillë. Çështja e suksesit të dobët të nxënësve të shkollave të mesme është çështje me të cilën duhet të merret MASHT, kur dihet që deri në fund të vitit shumë nga nxënësit kanë nga 11 njësha –sepse suksesin e fryre të Testit të Maturës nuk mund ta marrim për bazë që dihet se nuk është test real dhe nuk jep rezultate reale madje shpesh tregohet edhe si dështim i MASHT me që shumë nxënës të shkëlqyeshëm nuk e kalojnë. Nëse shumë nga shkollat ka shumë nxënës me nga 300 mungesa atëherë çfarë modernizimi madje me çfarë pune merret MASHT nëse nuk merret me këto. Huliganizmi i nxënësve është përgjegjësi e juaj që ta evitoni, nëse këta të rinj nuk i edukon shkolla atëherë rruga domosdo ndryshe do ti edukojë. Ndër të tjera nuk mund të mos e përmend edhe indiferencën e BIK në kohët e fundit. Shumë zëra flasin që janë të habitur nga kjo indiferencë , disa kritikojnë për mos iniciativë madje edhe në raportin e Radios Evropa e Lirë mbetet të kuptohet që shumica e njerëzve janë të çuditur nga ky indiferentizëm. Por duhet të kemi në konsideratë se BIK është e para që është marr me çështjen në fjalë madje edhe para disa vitesh. Vet hirësia e tij kryemami Sabri Bajgora është marr me disa raste të përjashtimeve me shamia por heshtja e kohëve të fundit e rrezikon shumë imazhin e saj prandaj duhet më shumë të aktivizohet. Nëse BIK ka presione nga jashtë për të mos vepruar atëherë duhet që një gjë të tillë duhet të na e bëjë të njohur që ta mirëkuptojmë. Nëse frikësohet nga reagimet e analistëve dhe gazetarëve , atëherë le ta dijë sa shumica nuk u besojnë raporteve dhe analizave të tyre, madje e dimë që shumë nga to financohen nga burime të dyshimta dhe nuk presim ndonjë gjë të mirë. Pas institucioneve shtetërore të Kosovës, BIK është institucioni me më shumë anëtar që i qëndrojnë pas dhe presin angazhim nga ajo. Nëse ndalohet shamia , atëherë BIK nuk ka nevojë më pse të ekzistoj vetëm duhet të ai vë drynin objekteve të tyre dhe të kërkojnë ndonjë punë tjetër sepse nuk mbetet më pse të punohet kur mohohet një obligim-farz i domosdoshëm për besimtarët që ky institucion menaxhon. Shpresoj që MASHT të reflektoj për të mirën e saj dhe qytetarëve të saj, njëjtë sa qytetarët të tregohen të matur në veprimet e tyre por gjithsesi insistues, edhe BIK-ja të veprojmë më aktivisht – për disa fundamentalist, injorant të disa gazetave të dyshimta unë ia ‘shapulliti’ (me fjalë) ju vetëm veproni.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #998
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Mbulesa islame


    Shkruan: Mr. Ajni Sinani - Prizren


    Nëse i referohemi historisë, femrën do të gjejmë të mbuluar në kultura dhe civilizime të ndryshme. Kjo ngase modestia ka qenë normë në botë deri vonë, por kohëve të fundit gjendja ka ndryshuar.

    Në përplasjen midis të vërtetës dhe të pavërtetës, në fokus është femra muslimane dhe mbulesa e saj është vënë në qendër të kësaj përplasjeje. Kundërshtarët e Islamit e kanë kuptuar më mirë se shumë muslimanë rëndësinë e mbulesës islame në sistemin e vlerave të etikës, edukimit si dhe rolin dhe ndikim e saj shumë të fuqishëm në personalitetin e femrës dhe në ndërtimin e një shoqërie të duhur dhe të shëndetshme.

    Prej dekadash, çështja e mbulesës islame është një çështje e ndjeshme, por ashpërsia kundër saj është përshkallëzuar me rritjen e kërkesave së vajzave muslimane për mbulesën në nivel botëror. Ajo po merr një vëmendje të madhe edhe për shkak të vendimeve apo propozimeve legjislative në disa vende evropiane që ta ndalojnë atë në institucione shkollore dhe qeveritare.

    Pavarësisht nëse kundërshtarët e Islamit e konsiderojnë shaminë e grave muslimane thjesht një dispozitë islame apo vetëm një simbol politik, ata e vlerësojnë atë si një shprehje reaksionare dhe si nënshtrim të femrave. Sipas tyre "të çliruarit e grave nga mbulesa e liron femrën në aspektin social dhe e bën atë të barabartë me burrat". A është vërtet kështu? Gratë në Perëndim, si pasojë e largimit të tyre nga mbulesa, a nuk u larguan nga çfarëdo mbulese e trupit të tyre dhe nga çdo kufizim në dëlirësi? Ato u larguan nga virtyti dhe traditat që burojnë nga feja dhe, me këtë, a nuk e shtuan ato praninë e tyre në tregun e prostitucionit dhe tregtisë të “mishit të bardhë"?

    Në të vërtetë, kundërshtimi i mbulesës, më shumë sesa nga dashuria për femrën, motivohet nga frika ndaj Islamit. Pretendimi se të çliruarit e grave nga mbulesa e liron femrën në aspektin social nuk është i saktë. Kjo ngase, në më shumë se nëntëdhjetë për qind, në shoqërinë perëndimore ka pabarazi mes femrës dhe mashkullit në aspektin politik, ekonomik, financiar, juridik dhe madje ka edhe diferencim në paga.

    Kundërshtarët e mbulesës thonë: “Mbulesa e vë muslimanen nën kontrollin e burrave në familje dhe në shoqëri”. Nëse do të pranonim vlefshmërinë e asaj që thonë ata, a do të ishte alternativë që shteti me ligjet e tij t’i detyronte ato ta hiqnin mbulesën e tyre?! A duhet të sanksionohen ligje laike për ta parandaluar mbulesën e femrës muslimane?!

    Përkundrazi, mbulesa është shoqëruar me një rritje të qëndrueshme të ndërgjegjësimit të femrave dhe me ngritjen në një nivel më të lartë të arsimimit dhe prosperimit të tyre. Pra, femra e mbuluar po avancon përpara dhe po bën karrierë në universitete dhe në sfera të ndryshme, duke dhënë kontributin e saj në zhvillimin e shoqërisë.

    Nga perceptimi i vizionit laik fundamentalist “mbulesa shfrytëzohet nga lëvizjet politike islamike për t’u forcuar përmes grupeve të grave, e sidomos përmes vajzave të reja” prandaj kjo është nënçmim i respektimit të grave, të mendjes, personalitetit dhe aftësisë së tyre dhe paraqet një lloj diskriminimi, pra, një lloj tradhtie të pluralizmit dhe lirisë së shprehjes.

    Ndërkaq, nga këndvështrimi islam mbulesa nuk është një simbol politik dhe as vetëm një copë leckë që mbulon pjesët tërheqëse të femrës, edhe pse edhe ky është një prej qëllimeve të mbulesës, sepse pjesët tërheqëse të saj nuk janë një mall që reklamohet për shitje. Mbulesa është jo vetëm pjesë e dukjes së jashtme të veshjes, por madje ka rol qendror në sistemin e vlerave islame, etikës dhe edukimit.

    Ajo çka ngjet në disa shtete tregon falimentimin e mjeteve të ndryshme të përdorura në luftë kundër mbulesës; prandaj ata po kërkojnë shfrytëzimin e një tiranie të hapur përmes sanksionimit të ligjeve shtetërore me të cilat do t’i ndalonin muslimanet të hynin në shkolla dhe universitete. Këto metoda imponojnë pikëpamje të devijuara politike, ekonomike, intelektuale, sociale dhe kulturore dhe, për këtë arsye, ata që janë përkrahës të virtytit dhe mbulesës konsiderohen të prapambetur, të paditur, apo edhe utopistë. Një pjesë e shoqërisë shqiptare, e kompleksuar dhe inferiore kundrejt perëndimorëve, mendon se për të qenë ‘evropian’ duhet të jesh sa më pak ‘musliman’.

    Propaganda kundër mbulesës paraqet metodë mashtrimi, sprove dhe frikësimi. Ashtu sikurse kanë dështuar metodat e përdorura nëpër dekadat e kaluara, ashtu edhe mjetet e dhunshme në ditët e sotme do të dështojnë në mënyrë të turpshme për shkak të rritjes së vetëdijes së grave rreth rëndësisë së mbulesës si rezultat i zbatimit të urdhrave fetarë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #999
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Shamia: ana tjetër e medaljes


    Shkruan: Alma Lama


    Të premten e shkuar në Prishtinë u mbajt një protestë në emër të lirisë.Një grup besimtarësh muslimanë kërkuan që Ministria e Arsimit të Kosovës të ndryshojë udhëzimin administrativ - Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta Nr: 7/2009. Në pikën 13 të nenit te IV thuhet saktësisht se ndalohet përdorimi i simboleve fetare në shkolla.

    Ky kod është miratuar një vit më parë dhe protesta e së premtes nuk ishte e para.
    Debati për shamitë është hapur disa herë në Kosovë. Mua personalisht sa herë hapet ky debat me kujtohet një fqinja ime e dikurshme, Sabilja, nënë e pesë fëmijëve, e cila ishte vendosur në Prishtinë pas luftës, pasi shtëpia dhe gjithë pasuria e saj ishte shkatërruar e djegur nga forcat serbe.

    Kisha një lloj admirimi për këtë grua, që me njëmijë sakrifica po i rriste fëmijët, në kushtet e të ardhurave minimale. Një ditë më tregoi se si e kishte dërguar vajzën në një kurs falas për të mësuar anglisht, tek një organizatë, e cila e paraqiste veten se merrej me aktivitete humanitare. Ata i përkisnin fesë muslimane dhe financimet e tyre vinin nga bota arabe.

    Mirëpo pas një jave Sabilja e kishte larguar vajzën nga ai kurs. “Qëllimi i tyre nuk ishte t’i mësonin anglisht, por t’i jepnin mësime fetare… Nuk dua qe vajza ime të më vijë një ditë në shtëpi me shami në kokë” më tha. Instinkti protektiv i nënës kish bërë që kjo grua, e cila nuk ka ndonjë shkollë tjetër përveç fillores, të kuptonte diçka shumë të rëndësishme, atë të cilën si duket protestuesit që dolën në rrugë nuk e kanë kuptuar ende: Lirinë e zgjedhjes për vajzat dhe gratë e tyre. Sabilja nuk donte që mendja e njomë dhe e papjekur e vogëlushes t’i nënshtrohej mësimeve dhe teorive të fesë. Nëse ajo dëshironte të kthehej në një muslimane të mbuluar, le ta zgjidhte vetë atë gjë, në moshën kur do të ishte në gjendje të kuptonte dhe gjykonte…

    E solla këtë copëz realiteti për të folur edhe një here për lirinë individuale dhe të drejtat e njeriut, të cilat shërbejnë jo rrallë si retorikë për të mbuluar të vërteta të mëdha të shtresëzuara deri në pavetëdijen e shoqërisë.

    Edhe pse politikisht nuk është një veprim aspak i mençur dhe shkon tërësisht në dëm të Kosovës, nga aspekti i të drejtave të njeriut është më se normale që këta individë të shfrytëzojnë të drejtën për të protestuar për diçka që nuk iu pëlqen apo me të cilën nuk pajtohen. Kjo e drejtë në Kosovë është e garantuar me ligj sikurse në shumë vende të tjera botës.

    Mirëpo duhet parë ana tjetër e medaljes. Pyetja ka të bëjë me një fakt të thjeshtë: a janë këta individë që dalin në rrugë, bartës të kësaj lirie individuale? Një miku im para ca kohësh po më tregonte një ditë sesi një kolegia e tij në Prizren, i rrokulliste pandërprerë lotët nën shaminë të cilën e kishte detyruar i shoqi ta vinte në kokë, edhe pse në 50 vitet e jetës së saj, një gjë e tillë kurrë nuk i kishte shkuar as mendje. Mes divorcit dhe shamisë, ajo kishte zgjedhur të sakrifikonte lirinë e saj.

    Nuk di nëse kjo grua ka qenë në mesin e atyre qe protestuan të premten në Prishtinë, por jam e bindur se në Kosovë gra të tilla, që janë detyruara të bëjnë kompromise për një arsye apo një tjetër, ka shumë. Është kundër natyrës së femrës që të kërkojë të mbulohet, të fshehë trupin dhe fytyrën. Shkenca e psikologjisë i ka dëshmuar me kohë këto gjëra, dhe s’ka vend për debat. Natyra e vërtetë e femrës, por jo vetëm e saj, të ekspozojë bukurinë e saj.

    Është pikërisht kjo që po bëjnë vajzat edhe në vendet e botës muslimane. Kushdo që ka udhëtuar në këto vende apo ndjek median, me siguri e ka parë se gjithnjë e më shumë nëpër rrugë ka vajza të veshura me xhinse, me bluza të hapura, por ende me shami në kokë. Shaminë do ta kishin hequr të parën sikur liria e tyre individuale të respektohej nga autoritetet, por pikë së pari të cliroheshin nga autoritarizmi dhe fanatizmi i meshkujve në familjet e tyre. Ato jetojnë dhe sfidojnë brenda së mundshmes.

    Pra, kthehemi sërish tek ngjarja e së premtes; në radhë të parë sa të sinqertë me veten e tyre dhe shoqërinë janë këta njerëz që dolën në protestë, në mes të Prishtinës? Ose ta shtrojmë ndryshe pyetjen: shamitë që ato gra mbajnë në kokë, janë si rezultat i vullnetit të tyre apo pjesë e një vullneti të imponuar? Kam arsye të shumta që e ngre këtë pyetje. Ja pse:

    Në Kosovë, pas luftës vërshuan me dhjerëta sekte, organizata fetare dhe “humanitare.” Grupe të tilla se dëshmitarët e Jehovajit besoj i mban mend secili prej nesh kur na trokisnin në shtëpi dhe me një këmbëngulje gati agresive kërkonin që t’i dëgjonim “dëshmitë” e tyre të veçanta për Jezusin.

    Pa një ligj që do të rregullonte dhe mbikqyrte aktivitet e tyre, duke shfrytëzuar kaosin që mund të prodhojë një luftë, shkatërrimin, gjendjen e pashpresë, varfërinë, disa prej këtyre organizatave filluan të filtrohen nëpër shoqëri me misione krejt te tjera, nga ai thjesht human. Natyrisht këto organizata e njohin mirë “gjahun” e tyre. Familjet e varfëra që zakonisht i përkasin edhe një niveli më të ulët intelektual se pjesa tjetër e shoqërisë.

    Rasti i kursit të anglishtes që përmenda më sipër është një nga dhjetëra apo qindra të tillët, kur ndihma ofrohej vetëm nëse pranoheshin kushtet e tyre, pra të bëheshe një besimtar i devotshëm, të pranoje dhe të mbaje simbolet e tyre. (Në rastin më të keq Brenda tyre janë të infiltruar edhe grupe terroriste, të cilat kanë synime me afatgjata, Çfarë mund te jete tjetër grupi i shqiptarëve që deshën të hedhin në erë Ford Dix.)
    Kjo situatë është ende prezente.

    Këto organizata të dyshimta kanë buxhetet e tyre të posaçme për të financuar familje të vobekëta, të cilat për një pagë prej 200 deri në 500 euro i nënshtrohen plotësisht ideologjisë së fesë. Shumica e pranojnë me të vërtetë këtë lloj indoktrinimi dhe bëhen besimtarë të devodshmëm, deri në verbëri. Meshkujt lëshojnë mjekrat dhe veshin pantallona më të shkurtra. Ata janë edhe kontakti i parë me organizatat islamike kështu që janë të parët që pranojnë dhe iu nënshtrohen rregullave të fesë, për t’i imponuar më pas në familjet e tyre.

    Gratë, herë pa vullnet e herë të indoktrinuara fillojnë të mbulohen me shamia, të edukojnë fëmijët e tyre me të njëjtin përkushtim apo përvuajtje që dikush i ka edukuar ato.
    Mendjet e paformuara intelektualisht janë si sfungjeri që mund të thithë çfarëdo lloj substance. E këtu bëjnë pjesë sidomos fëmijët. Ja pse synohet që nënat të bëhen bartëse të fesë, pasi ato janë edukatorët kryesore të fëmijëve.

    Në këtë frymë janë rritur edhe vajzat e shkollave të mesme, të cilat dolën në protestë. Me siguri janë të bindura se kanë bërë gjënë më të mençur dhe të duhur në jetën e tyre kur kanë mbuluar kokën. Mirëpo indoktrinimi i tyre është realisht cenimi i lirisë së tyre individuale.

    Duhet thënë qartë se Ministria e Arsimit ka ndaluar simbolet fetare vetëm për shkollat fillore dhe të mesme, dhe jo për universitetet, pra për fëmijët dhe adoleshentët, mosha të pamaturuara, të manipulueshme dhe që s’janë në gjendje të marrin vendimet e duhura për jetën e tyre. Është mosha për të cilën të gjitha ligjet e shtetit kujdesen në mënyrë të veçantë. Mjafton të marrim në konsideratë Kodin Penal për të parë se sa të ndryshme janë penalizimet në rast se të miturit kryejnë krime, apo kur të tjerët kryejnë krime mbi ta, krahasuar me të rriturit.

    E pra nëse i gjithë sistemi juridik këtë moshë e përkufizon me një emër, të mitur, përse Feja muslimane apo kushdo qoftë ajo nuk bën të njëjtën gjë? Në emër të lirisë, të asaj lirie për të cilën u protestua të premten, ta lënë mendjen e të miturve të lirë, që të bëjë zgjedhjet e saj deri atëherë kur të maturohet.

    Por argumenti më i rëndësishëm mbetet gjithsesi ai i laicitetit. Shteti i Kosovës është laik dhe shkollat publike janë të tilla. Ky është vullneti i shumicës absolute në Kosovë dhe për këtë arsye duhet respektuar edhe nga ata pak muslimane që sot kanë përqafuar rrymat më ekstreme të fesë islame.

    Ndërsa për Ministrinë e Arsimit, mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem është që të bëjë të obligueshme uniformat shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

    (Autorja është analiste pranë gazetës Kosova Sot)
    Reagim ndaj shkrimit “Shamia, ana tjetër e medaljes” të Alma Lama


    Shkruan: Hysni Mustafa


    Nuk do të kisha reaguar për këtë temë sikur të mos më kishte nxitur shkrimi i autores Alma Lama dhe realiteti ekzistues në Kosovë i cili nuk përputhet me shkrimin e autores dhe “argumentet të cilat ajo i ka sjellë”.

    Fillimisht, vërehet se njohurit e autores për fenë Islame janë nën minimum, pasi ajo kur flet për të shprehet "përse feja myslimane", mysliman janë ata të cilët e praktikojnë Islamin, ndërkaq e njoftoj atë se nuk ka fe myslimane, por fe Islame.

    Natyrisht se kjo nuk më çudit tepër, sepse në Kosovë jemi mësuar të flasin njerëzit jokompetentë, ndoshta edhe për arsye ekonomike, pasi që një shkrim i tillë paguhet, e sa ai pasqyron realitetin është çështje e cila nuk diskutohet.

    Është parim e nderuara Lama se nga individualja nuk mund të përgjithësohen gjërat, deri sa këtë autorja e ka bërë në hyrje të këtij shkrimi kur e përshkruan fqinjën e saj dhe se si ajo ka vepruar me të bijën e saj dhe këtë duke ia përshkruar të gjitha atyre vajzave të mbuluara nënat e të cilave nuk kanë qenë vigjilente sikur fqinja e saj për t’i ndaluar vajzat tyre, të cila po ia “cenojnë lirinë vetvetes”. Ato e kanë mbuluar kokën znj. Lama, por jo trurin.

    Nëse ju i përcjellin sadopak ngjarjet me rëndësi që ndodhin në Kosovë, gjë që nga shkrimi i juaj nuk po len të kuptohet, të informoj se protesta e mbajtur ka qenë më e madhja pas lufte dhe kjo tregon se vullneti i qytetarëve është për lejimin e mbulesës. Protestuesit pikërisht pse e kanë kuptuar lirinë e zgjedhjes, janë organizuar në mënyrë paqësore për ta mbrojtur atë liri.

    Nëse kuptoni sadopak funksionimin juridik të shtetit atëherë duhet ta dini se Konventat ndërkombëtare kanë përparësi para ligjeve vendore. Ato e lejojnë çështjen e mbulesës dhe mësimit të besimit fetar dha sa për të informuar po përmendi: Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut:

    Neni 9
    Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë
    1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave (këtu hyjnë të gjitha obligimet fetare të cilat individët i pranojnë dhe i kryejnë me vullnet, pra edhe mbulesa) dhe kryerjes së riteve.

    Kushtetuta e Kosovës e lejon një gjë të tillë: neni 38 Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë 1. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar. 2. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar.

    Kush na qenka kundër Kushtetutës në Kosovë, ai i cili si rezultat i bindjeve të veta sillet në një mënyrë të caktuar apo vishet në një mënyrë të caktuar, apo ata “demokratë” të cilët shumë e kanë dert lirinë e këtyre vajzave.

    Nëse të ka rënë të udhëtosh apo të dëgjosh e shikosh në vendet perëndimore, atje po shtohet numri i myslimanëve me të madhe dhe ata kanë liri për zbatimin e Islamit në të gjitha vendet ku ndodhen, mësojnë, studiojnë apo punojnë. A thua pse në Kosovën tonë të dashur me 95% mysliman tentohet të na ndalohet zbatimi i obligimeve fetare? Apo mos ndoshta këtu shtetet perëndimore e kanë gabim dhe se në këto aspekte nuk duhet pasuar ato po ish-shtetet komuniste, ku nënave dhe gjysheve tona ju hiqte mbulesa me dhunë në emër të civilizimit e të përparimit. A mos ju për këtë civilizim po flisni? A është kjo demokracia, apo kjo është siç ju po e komentoni.

    Ndërkaq, nuk është aspak e vërtetë se popullsia shumicë e përkrah një gjë të tillë gjegjësisht ndalimin e mbulesës në shkollat publike, mirëpo për këtë ju arsyetoj se jeni nga Shqipëria dhe nuk e dini mirë opinionin e banorëve të këtij vendi, mirëpo nuk arsyetoheni znj. Lama kur flisni pa argumente!

    (Autori i këtij shkrimi ka përfunduar fakultetin Juridik. Aktualisht vazhdon studimet master në fakultetin Juridik Departamenti Civil)
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #1000
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Shamia: ana tjetër e medaljes


    Shkruan: Alma Lama


    Të premten e shkuar në Prishtinë u mbajt një protestë në emër të lirisë.Një grup besimtarësh muslimanë kërkuan që Ministria e Arsimit të Kosovës të ndryshojë udhëzimin administrativ - Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta Nr: 7/2009. Në pikën 13 të nenit te IV thuhet saktësisht se ndalohet përdorimi i simboleve fetare në shkolla.

    Ky kod është miratuar një vit më parë dhe protesta e së premtes nuk ishte e para.
    Debati për shamitë është hapur disa herë në Kosovë. Mua personalisht sa herë hapet ky debat me kujtohet një fqinja ime e dikurshme, Sabilja, nënë e pesë fëmijëve, e cila ishte vendosur në Prishtinë pas luftës, pasi shtëpia dhe gjithë pasuria e saj ishte shkatërruar e djegur nga forcat serbe.

    Kisha një lloj admirimi për këtë grua, që me njëmijë sakrifica po i rriste fëmijët, në kushtet e të ardhurave minimale. Një ditë më tregoi se si e kishte dërguar vajzën në një kurs falas për të mësuar anglisht, tek një organizatë, e cila e paraqiste veten se merrej me aktivitete humanitare. Ata i përkisnin fesë muslimane dhe financimet e tyre vinin nga bota arabe.

    Mirëpo pas një jave Sabilja e kishte larguar vajzën nga ai kurs. “Qëllimi i tyre nuk ishte t’i mësonin anglisht, por t’i jepnin mësime fetare… Nuk dua qe vajza ime të më vijë një ditë në shtëpi me shami në kokë” më tha. Instinkti protektiv i nënës kish bërë që kjo grua, e cila nuk ka ndonjë shkollë tjetër përveç fillores, të kuptonte diçka shumë të rëndësishme, atë të cilën si duket protestuesit që dolën në rrugë nuk e kanë kuptuar ende: Lirinë e zgjedhjes për vajzat dhe gratë e tyre. Sabilja nuk donte që mendja e njomë dhe e papjekur e vogëlushes t’i nënshtrohej mësimeve dhe teorive të fesë. Nëse ajo dëshironte të kthehej në një muslimane të mbuluar, le ta zgjidhte vetë atë gjë, në moshën kur do të ishte në gjendje të kuptonte dhe gjykonte…

    E solla këtë copëz realiteti për të folur edhe një here për lirinë individuale dhe të drejtat e njeriut, të cilat shërbejnë jo rrallë si retorikë për të mbuluar të vërteta të mëdha të shtresëzuara deri në pavetëdijen e shoqërisë.

    Edhe pse politikisht nuk është një veprim aspak i mençur dhe shkon tërësisht në dëm të Kosovës, nga aspekti i të drejtave të njeriut është më se normale që këta individë të shfrytëzojnë të drejtën për të protestuar për diçka që nuk iu pëlqen apo me të cilën nuk pajtohen. Kjo e drejtë në Kosovë është e garantuar me ligj sikurse në shumë vende të tjera botës.

    Mirëpo duhet parë ana tjetër e medaljes. Pyetja ka të bëjë me një fakt të thjeshtë: a janë këta individë që dalin në rrugë, bartës të kësaj lirie individuale? Një miku im para ca kohësh po më tregonte një ditë sesi një kolegia e tij në Prizren, i rrokulliste pandërprerë lotët nën shaminë të cilën e kishte detyruar i shoqi ta vinte në kokë, edhe pse në 50 vitet e jetës së saj, një gjë e tillë kurrë nuk i kishte shkuar as mendje. Mes divorcit dhe shamisë, ajo kishte zgjedhur të sakrifikonte lirinë e saj.

    Nuk di nëse kjo grua ka qenë në mesin e atyre qe protestuan të premten në Prishtinë, por jam e bindur se në Kosovë gra të tilla, që janë detyruara të bëjnë kompromise për një arsye apo një tjetër, ka shumë. Është kundër natyrës së femrës që të kërkojë të mbulohet, të fshehë trupin dhe fytyrën. Shkenca e psikologjisë i ka dëshmuar me kohë këto gjëra, dhe s’ka vend për debat. Natyra e vërtetë e femrës, por jo vetëm e saj, të ekspozojë bukurinë e saj.

    Është pikërisht kjo që po bëjnë vajzat edhe në vendet e botës muslimane. Kushdo që ka udhëtuar në këto vende apo ndjek median, me siguri e ka parë se gjithnjë e më shumë nëpër rrugë ka vajza të veshura me xhinse, me bluza të hapura, por ende me shami në kokë. Shaminë do ta kishin hequr të parën sikur liria e tyre individuale të respektohej nga autoritetet, por pikë së pari të cliroheshin nga autoritarizmi dhe fanatizmi i meshkujve në familjet e tyre. Ato jetojnë dhe sfidojnë brenda së mundshmes.

    Pra, kthehemi sërish tek ngjarja e së premtes; në radhë të parë sa të sinqertë me veten e tyre dhe shoqërinë janë këta njerëz që dolën në protestë, në mes të Prishtinës? Ose ta shtrojmë ndryshe pyetjen: shamitë që ato gra mbajnë në kokë, janë si rezultat i vullnetit të tyre apo pjesë e një vullneti të imponuar? Kam arsye të shumta që e ngre këtë pyetje. Ja pse:

    Në Kosovë, pas luftës vërshuan me dhjerëta sekte, organizata fetare dhe “humanitare.” Grupe të tilla se dëshmitarët e Jehovajit besoj i mban mend secili prej nesh kur na trokisnin në shtëpi dhe me një këmbëngulje gati agresive kërkonin që t’i dëgjonim “dëshmitë” e tyre të veçanta për Jezusin.

    Pa një ligj që do të rregullonte dhe mbikqyrte aktivitet e tyre, duke shfrytëzuar kaosin që mund të prodhojë një luftë, shkatërrimin, gjendjen e pashpresë, varfërinë, disa prej këtyre organizatave filluan të filtrohen nëpër shoqëri me misione krejt te tjera, nga ai thjesht human. Natyrisht këto organizata e njohin mirë “gjahun” e tyre. Familjet e varfëra që zakonisht i përkasin edhe një niveli më të ulët intelektual se pjesa tjetër e shoqërisë.

    Rasti i kursit të anglishtes që përmenda më sipër është një nga dhjetëra apo qindra të tillët, kur ndihma ofrohej vetëm nëse pranoheshin kushtet e tyre, pra të bëheshe një besimtar i devotshëm, të pranoje dhe të mbaje simbolet e tyre. (Në rastin më të keq Brenda tyre janë të infiltruar edhe grupe terroriste, të cilat kanë synime me afatgjata, Çfarë mund te jete tjetër grupi i shqiptarëve që deshën të hedhin në erë Ford Dix.)
    Kjo situatë është ende prezente.

    Këto organizata të dyshimta kanë buxhetet e tyre të posaçme për të financuar familje të vobekëta, të cilat për një pagë prej 200 deri në 500 euro i nënshtrohen plotësisht ideologjisë së fesë. Shumica e pranojnë me të vërtetë këtë lloj indoktrinimi dhe bëhen besimtarë të devodshmëm, deri në verbëri. Meshkujt lëshojnë mjekrat dhe veshin pantallona më të shkurtra. Ata janë edhe kontakti i parë me organizatat islamike kështu që janë të parët që pranojnë dhe iu nënshtrohen rregullave të fesë, për t’i imponuar më pas në familjet e tyre.

    Gratë, herë pa vullnet e herë të indoktrinuara fillojnë të mbulohen me shamia, të edukojnë fëmijët e tyre me të njëjtin përkushtim apo përvuajtje që dikush i ka edukuar ato.
    Mendjet e paformuara intelektualisht janë si sfungjeri që mund të thithë çfarëdo lloj substance. E këtu bëjnë pjesë sidomos fëmijët. Ja pse synohet që nënat të bëhen bartëse të fesë, pasi ato janë edukatorët kryesore të fëmijëve.

    Në këtë frymë janë rritur edhe vajzat e shkollave të mesme, të cilat dolën në protestë. Me siguri janë të bindura se kanë bërë gjënë më të mençur dhe të duhur në jetën e tyre kur kanë mbuluar kokën. Mirëpo indoktrinimi i tyre është realisht cenimi i lirisë së tyre individuale.

    Duhet thënë qartë se Ministria e Arsimit ka ndaluar simbolet fetare vetëm për shkollat fillore dhe të mesme, dhe jo për universitetet, pra për fëmijët dhe adoleshentët, mosha të pamaturuara, të manipulueshme dhe që s’janë në gjendje të marrin vendimet e duhura për jetën e tyre. Është mosha për të cilën të gjitha ligjet e shtetit kujdesen në mënyrë të veçantë. Mjafton të marrim në konsideratë Kodin Penal për të parë se sa të ndryshme janë penalizimet në rast se të miturit kryejnë krime, apo kur të tjerët kryejnë krime mbi ta, krahasuar me të rriturit.

    E pra nëse i gjithë sistemi juridik këtë moshë e përkufizon me një emër, të mitur, përse Feja muslimane apo kushdo qoftë ajo nuk bën të njëjtën gjë? Në emër të lirisë, të asaj lirie për të cilën u protestua të premten, ta lënë mendjen e të miturve të lirë, që të bëjë zgjedhjet e saj deri atëherë kur të maturohet.

    Por argumenti më i rëndësishëm mbetet gjithsesi ai i laicitetit. Shteti i Kosovës është laik dhe shkollat publike janë të tilla. Ky është vullneti i shumicës absolute në Kosovë dhe për këtë arsye duhet respektuar edhe nga ata pak muslimane që sot kanë përqafuar rrymat më ekstreme të fesë islame.

    Ndërsa për Ministrinë e Arsimit, mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem është që të bëjë të obligueshme uniformat shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

    (Autorja është analiste pranë gazetës Kosova Sot)


    Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetër e medales!"

    Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetër e medales!" të botuar në gazetën ditore Kosova Sot me datë 23.06.2010 nga Alma Lama



    Shkruan: Lulzim Islami


    Znj. Alma Lama, më me dëshirë kisha dashur t’ju thosha: “e nderuara” apo “e respektuara” znj. Lama, por sipas shkrimit tuaj dhe asaj çka kuptojmë prej tij, tepër është për ty edhe “Zonjë”, sepse një zonjë (sipas kuptimit të fjalës) me siguri duhet të jetë e arsimuar dhe me një moral të nivelit të lartë, kurse me sa shoh juve nuk ju përshatet as njëra dhe as tjetra.
    Ajo që më habit më së shumti është shtrembërimi i së vërtetës që bëni te shkrimi. Ju me shumë shtrembërime dhe gënjeshtra dëshironi të jepni ngjyrat e asaj që ne në fenë Islame e quajmë të drejtë. Në atë që Islami qenka dhunues i drejtëpërdrejtë te femrat dhe, gjithashtu, me “një mendje të mprehtë”, siç e keni ju, lë të kuptohet se JU dhe Serbia keni një mendim për sa i përket shqiptarëve, se shqiptarët janë “terroristë”.
    Pikë së pari, ju gënjeni se të premten kanë dalë një grup besimtarësh myslimanë në protestë! Pse shkruani diçka që nuk keni njohuri? Kishte me mijëra veta, por jo vetëm “besimtarë myslimanë”, por mbi 20 organizata joqeveritare dhe shumë njerëz që nuk e praktikojnë fenë islame, mbi të gjitha, ata, të gjithë, ishin SHQIPTARË. Shikojeni edhe njëherë inçizimin që doli në medium, dhe për “çudi” aty ka mjaft femra që janë të pambuluara, a thua vallë kush i manipuloi ato?
    Përsa i përket znj. Sabile, juve jua paska këputur shpirtin nga dhimbja për të, se një “organizatë” paska dashur që fëmijën e saj ta “mbulojë me dhunë” (të shprehem figurativisht). Ju shumë mirë e thatë pak më lart si “organizatë humanitare”, por e devijuat duke larguar edhe atë “organizatë humanitare Islame”.
    Juve “zonjë” pa pasur as edhe një informacion të saktë, gjë që më habit fakti se, ju e quani veten “ANALISTE”, por nuk morët mundimin të shkoni dhe të vizitoni këto organizata apo nëse tashmë keni qenë te to, ju devijoni të vërtetën. Kam një pyetje për ju: A mund të “ANALIZONI” fjalët e shkruara “ORGANIZAT HUMANITARE ISLAME”? Me plot të drejtë dhe me plot fakte e them se kjo organizatë nuk ndihmon vetëm ata që e praktikojnë islamin, por edhe ata që nuk e praktikojnë këtë fe. Për t’u bindur, mjafton edhe ju, edhe kushdo tjetër të vizitojë këto organizata dhe do të shihni konceptin e tyre humanitar, si dhe familjet që ato ndihmojnë.
    Me siguri harruat të cekni si “analiste” që jeni edhe organizatat e tjera humanitare që nuk janë islame.
    Ju “zonjë” këtë “copëz realiteti që e sollët” e sollët me plot gënjeshtra. Ju e cekët se si qenkeni informuar për rastin, se një burrë e paska mbuluar me dhunë gruan e tij dhe se ajo sakrifikoi lirinë e vetë për të mos u shkurorëzur. Si “ANALISTE” që jeni është dashur të informoheni dhe të dini se rreth mënyrës së mbulesës:
    1. Të pyetni personat që predikojnë fenë, qoftë ata me “mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra”, qoftë ata pa mjekrra dhe me pantallona të gjata, se, në fenë Islame, a ka të drejtë burri të detyrojë gruan me dhunë të mbulohet.
    2. Të lexoni në Kur’an-in famëlart dhe në transmetimet, siç predikonte Muhammedi (paqja dhe mëshira qoftë mbi të), për dhunën në islam rreth çështjeve ndaj individit tjetër në shoqëri.
    3. T’i pyesni të gjitha ato femra shqiptare, të çfarëdo lloj moshe se a janë të mbuluara me dhunë, siç thoni ju.
    Sipas juve, thoni se femra duhet të arrijë moshën e pjekurisë për të kuptuar se ç’dëshiron të bëjë ajo me mbulesën. Nëse kjo është ashtu si thoni ju, atëherë, nga e merrni të drejtën të jepni mendimin tuaj në emër të të gjithë prindërve se nuk duhet mbuluar? Këtë e them si një llojë kundërpërgjigje, se nëse fëmija deri në moshën e pjekurisë nuk ditka të vendosë se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është për të atëherë si u bë që njëri prind e paska me të drejtë të thotë se fëmija nuk duhet të mbulohet kurse tjetri e paska gabim të thotë se bën të mbulohet? Kush imponon këtu?
    Nuk mund të kuptoj, se ku aludoni ju se paska femra që shaminë e mbajnë në kokë (si detyrim fetar), kurse në anën tjetër po mbakan bluza të hapura (ekspozojnë trupin)! Për sa i përket xhinseve që ju i përmendni në këtë shkrim, a nuk keni sytë kur dilni në rrugë dhe shihni sa e sa femra të mbuluara mbajnë xhinse (por në përcaktim të rregullave fetare duke mos vijëzuar trupin) pa bluza të hapura, siç thoni ju?
    Nëse ju keni diç personale ndaj fesë Islame kjo nuk më brengos aspak, sepse tek ne kemi respektin ndaj gjithë atyre pjesëtarëve që i përkasin fesë tjetër. Për këtë All-llahu i Gjithëfuqishëm në raste të këtilla na thotë t’ju themi: “Ju keni fenë tuaj, kurse ne kemi tonën!” (EL-KAFIRUN 109:6) dhe për mua nuk ka problem mendimi juaj, përderisa nuk më ofendoni si pjesëtarë i fesë Islame që i përkas. Nuk do të kasha reaguar ndaj shkrimit tuaj sikur të mos kishte kaq shumë gënjeshtra, të pavertëta, pra, ky shkrim ka për qëllim dezinformimin, kurse unë dua të paraqes realitetin te lexuesit.
    Ju hidhni helmin tuaj ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë njëjtë si ju, por më lejoni t’ju them, që të kuptoni njëherë e mirë, nëse në një rast ka ndodhur që dikush me dhunë të mbulojë gruan e tij nuk do të thotë se të gjithë e kanë bërë këtë, dhe ajo që më shqetëson më së shumti është “ANALIZA” e shtrembër juaja në Ford dix se shqiptarët nga infiltrimi i organizatave të huaja paskan bërë akt terrori.
    “Zonjë” çka dëshironi të përgatisni? Ku është qëllimi i kësaj “analize” të poshtër? A keni njohuri se deri në vitet ‘50-’60 shumica e nënave tona dhe motrave tona ishin të mbuluara dhe me ardhjen e komunizmit me dhunë u hoq mbulesa? A dini të bëni analizë për historinë e popullit shqiptar? Ju lutem, ma gjeni vetëm një shqiptar që është duke jetuar në Kosovë, të çfarëdolloj feje qoftë që urren SHBA-të dhe shtetet e tjera që ndihmuan çlirmin e Kosovës? A ekziston traditë shqiptare që mikun ta mbysim pas shpine? A ekziston një shqiptar që është duke jetuar në Kosovë që nuk mban mend ndihmën e SHBA-ve (që ka qenë, është dhe do të jetë ë pranishme) që është duke e bërë për Kosovën? Nëse ka të tillë atëherë 100% e qytetarëve është kundër tij, sepse ai njeri nuk ka mendje të shëndoshë! Por “zonjë”, ky shkrim po i gjason deklaratave të rrejshme sebe për “terroristët shqiptarë”.
    “Zonjë” ju thoni se paskemi të drejtë kushtetuese të protestojmë dhe në bazë të shkrimit tuaj nuk paskemi të drejtë pjesëmarrje në shoqërinë e Kosovës! Më lejo të bëj një pyetje: Ne nuk jemi shqiptarë? Ne nuk duhet, sipas juve, të jetojmë të lirë në Kosovë, nuk i takojmë themelimit të këtij shteti? Nuk dhanë ky “grup myslimanë”, siç i quani ju, bijtë dhe bijat e tyre, në çlirimin e këtij vendi, ku sot ju villni vrerë ndaj tyre? Kush po mundohet ta përçaj popullin nëse jo ju më shkrime të tilla? Kush dëshiron të nxisë urrejtje fetare dhe kombëtare?
    “Zonjë” a mund të analizoni fjalën liri? Nëse po, atëherë populli thotë “nëse në një shportë me molla është një e kalbur, mos i hidhni të gjitha, por largoni vetëm të kalburën se kështu të tjerat do të rrinë të shëndosha, por nëse e lini në shportë do t’i kalbë të gjitha!” “ZONJË” largohu nga shporta JU me gënjeshtrat tuaja dhe AI që me dhunë dëshiron të arrijë qëllimin e tij duke u fshehur pas Fesë ISLAME apo edhe KRISHTERE, mos na e kalbni shoqërinë!.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •