Close
Faqja 101 prej 118 FillimFillim ... 519199100101102103111 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,001 deri 1,010 prej 1175
  1. #1001
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Shamia: ana tjetër e medaljes


    Shkruan: Alma Lama


    Të premten e shkuar në Prishtinë u mbajt një protestë në emër të lirisë.Një grup besimtarësh muslimanë kërkuan që Ministria e Arsimit të Kosovës të ndryshojë udhëzimin administrativ - Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta Nr: 7/2009. Në pikën 13 të nenit te IV thuhet saktësisht se ndalohet përdorimi i simboleve fetare në shkolla.

    Ky kod është miratuar një vit më parë dhe protesta e së premtes nuk ishte e para.
    Debati për shamitë është hapur disa herë në Kosovë. Mua personalisht sa herë hapet ky debat me kujtohet një fqinja ime e dikurshme, Sabilja, nënë e pesë fëmijëve, e cila ishte vendosur në Prishtinë pas luftës, pasi shtëpia dhe gjithë pasuria e saj ishte shkatërruar e djegur nga forcat serbe.

    Kisha një lloj admirimi për këtë grua, që me njëmijë sakrifica po i rriste fëmijët, në kushtet e të ardhurave minimale. Një ditë më tregoi se si e kishte dërguar vajzën në një kurs falas për të mësuar anglisht, tek një organizatë, e cila e paraqiste veten se merrej me aktivitete humanitare. Ata i përkisnin fesë muslimane dhe financimet e tyre vinin nga bota arabe.

    Mirëpo pas një jave Sabilja e kishte larguar vajzën nga ai kurs. “Qëllimi i tyre nuk ishte t’i mësonin anglisht, por t’i jepnin mësime fetare… Nuk dua qe vajza ime të më vijë një ditë në shtëpi me shami në kokë” më tha. Instinkti protektiv i nënës kish bërë që kjo grua, e cila nuk ka ndonjë shkollë tjetër përveç fillores, të kuptonte diçka shumë të rëndësishme, atë të cilën si duket protestuesit që dolën në rrugë nuk e kanë kuptuar ende: Lirinë e zgjedhjes për vajzat dhe gratë e tyre. Sabilja nuk donte që mendja e njomë dhe e papjekur e vogëlushes t’i nënshtrohej mësimeve dhe teorive të fesë. Nëse ajo dëshironte të kthehej në një muslimane të mbuluar, le ta zgjidhte vetë atë gjë, në moshën kur do të ishte në gjendje të kuptonte dhe gjykonte…

    E solla këtë copëz realiteti për të folur edhe një here për lirinë individuale dhe të drejtat e njeriut, të cilat shërbejnë jo rrallë si retorikë për të mbuluar të vërteta të mëdha të shtresëzuara deri në pavetëdijen e shoqërisë.

    Edhe pse politikisht nuk është një veprim aspak i mençur dhe shkon tërësisht në dëm të Kosovës, nga aspekti i të drejtave të njeriut është më se normale që këta individë të shfrytëzojnë të drejtën për të protestuar për diçka që nuk iu pëlqen apo me të cilën nuk pajtohen. Kjo e drejtë në Kosovë është e garantuar me ligj sikurse në shumë vende të tjera botës.

    Mirëpo duhet parë ana tjetër e medaljes. Pyetja ka të bëjë me një fakt të thjeshtë: a janë këta individë që dalin në rrugë, bartës të kësaj lirie individuale? Një miku im para ca kohësh po më tregonte një ditë sesi një kolegia e tij në Prizren, i rrokulliste pandërprerë lotët nën shaminë të cilën e kishte detyruar i shoqi ta vinte në kokë, edhe pse në 50 vitet e jetës së saj, një gjë e tillë kurrë nuk i kishte shkuar as mendje. Mes divorcit dhe shamisë, ajo kishte zgjedhur të sakrifikonte lirinë e saj.

    Nuk di nëse kjo grua ka qenë në mesin e atyre qe protestuan të premten në Prishtinë, por jam e bindur se në Kosovë gra të tilla, që janë detyruara të bëjnë kompromise për një arsye apo një tjetër, ka shumë. Është kundër natyrës së femrës që të kërkojë të mbulohet, të fshehë trupin dhe fytyrën. Shkenca e psikologjisë i ka dëshmuar me kohë këto gjëra, dhe s’ka vend për debat. Natyra e vërtetë e femrës, por jo vetëm e saj, të ekspozojë bukurinë e saj.

    Është pikërisht kjo që po bëjnë vajzat edhe në vendet e botës muslimane. Kushdo që ka udhëtuar në këto vende apo ndjek median, me siguri e ka parë se gjithnjë e më shumë nëpër rrugë ka vajza të veshura me xhinse, me bluza të hapura, por ende me shami në kokë. Shaminë do ta kishin hequr të parën sikur liria e tyre individuale të respektohej nga autoritetet, por pikë së pari të cliroheshin nga autoritarizmi dhe fanatizmi i meshkujve në familjet e tyre. Ato jetojnë dhe sfidojnë brenda së mundshmes.

    Pra, kthehemi sërish tek ngjarja e së premtes; në radhë të parë sa të sinqertë me veten e tyre dhe shoqërinë janë këta njerëz që dolën në protestë, në mes të Prishtinës? Ose ta shtrojmë ndryshe pyetjen: shamitë që ato gra mbajnë në kokë, janë si rezultat i vullnetit të tyre apo pjesë e një vullneti të imponuar? Kam arsye të shumta që e ngre këtë pyetje. Ja pse:

    Në Kosovë, pas luftës vërshuan me dhjerëta sekte, organizata fetare dhe “humanitare.” Grupe të tilla se dëshmitarët e Jehovajit besoj i mban mend secili prej nesh kur na trokisnin në shtëpi dhe me një këmbëngulje gati agresive kërkonin që t’i dëgjonim “dëshmitë” e tyre të veçanta për Jezusin.

    Pa një ligj që do të rregullonte dhe mbikqyrte aktivitet e tyre, duke shfrytëzuar kaosin që mund të prodhojë një luftë, shkatërrimin, gjendjen e pashpresë, varfërinë, disa prej këtyre organizatave filluan të filtrohen nëpër shoqëri me misione krejt te tjera, nga ai thjesht human. Natyrisht këto organizata e njohin mirë “gjahun” e tyre. Familjet e varfëra që zakonisht i përkasin edhe një niveli më të ulët intelektual se pjesa tjetër e shoqërisë.

    Rasti i kursit të anglishtes që përmenda më sipër është një nga dhjetëra apo qindra të tillët, kur ndihma ofrohej vetëm nëse pranoheshin kushtet e tyre, pra të bëheshe një besimtar i devotshëm, të pranoje dhe të mbaje simbolet e tyre. (Në rastin më të keq Brenda tyre janë të infiltruar edhe grupe terroriste, të cilat kanë synime me afatgjata, Çfarë mund te jete tjetër grupi i shqiptarëve që deshën të hedhin në erë Ford Dix.)
    Kjo situatë është ende prezente.

    Këto organizata të dyshimta kanë buxhetet e tyre të posaçme për të financuar familje të vobekëta, të cilat për një pagë prej 200 deri në 500 euro i nënshtrohen plotësisht ideologjisë së fesë. Shumica e pranojnë me të vërtetë këtë lloj indoktrinimi dhe bëhen besimtarë të devodshmëm, deri në verbëri. Meshkujt lëshojnë mjekrat dhe veshin pantallona më të shkurtra. Ata janë edhe kontakti i parë me organizatat islamike kështu që janë të parët që pranojnë dhe iu nënshtrohen rregullave të fesë, për t’i imponuar më pas në familjet e tyre.

    Gratë, herë pa vullnet e herë të indoktrinuara fillojnë të mbulohen me shamia, të edukojnë fëmijët e tyre me të njëjtin përkushtim apo përvuajtje që dikush i ka edukuar ato.
    Mendjet e paformuara intelektualisht janë si sfungjeri që mund të thithë çfarëdo lloj substance. E këtu bëjnë pjesë sidomos fëmijët. Ja pse synohet që nënat të bëhen bartëse të fesë, pasi ato janë edukatorët kryesore të fëmijëve.

    Në këtë frymë janë rritur edhe vajzat e shkollave të mesme, të cilat dolën në protestë. Me siguri janë të bindura se kanë bërë gjënë më të mençur dhe të duhur në jetën e tyre kur kanë mbuluar kokën. Mirëpo indoktrinimi i tyre është realisht cenimi i lirisë së tyre individuale.

    Duhet thënë qartë se Ministria e Arsimit ka ndaluar simbolet fetare vetëm për shkollat fillore dhe të mesme, dhe jo për universitetet, pra për fëmijët dhe adoleshentët, mosha të pamaturuara, të manipulueshme dhe që s’janë në gjendje të marrin vendimet e duhura për jetën e tyre. Është mosha për të cilën të gjitha ligjet e shtetit kujdesen në mënyrë të veçantë. Mjafton të marrim në konsideratë Kodin Penal për të parë se sa të ndryshme janë penalizimet në rast se të miturit kryejnë krime, apo kur të tjerët kryejnë krime mbi ta, krahasuar me të rriturit.

    E pra nëse i gjithë sistemi juridik këtë moshë e përkufizon me një emër, të mitur, përse Feja muslimane apo kushdo qoftë ajo nuk bën të njëjtën gjë? Në emër të lirisë, të asaj lirie për të cilën u protestua të premten, ta lënë mendjen e të miturve të lirë, që të bëjë zgjedhjet e saj deri atëherë kur të maturohet.

    Por argumenti më i rëndësishëm mbetet gjithsesi ai i laicitetit. Shteti i Kosovës është laik dhe shkollat publike janë të tilla. Ky është vullneti i shumicës absolute në Kosovë dhe për këtë arsye duhet respektuar edhe nga ata pak muslimane që sot kanë përqafuar rrymat më ekstreme të fesë islame.

    Ndërsa për Ministrinë e Arsimit, mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem është që të bëjë të obligueshme uniformat shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

    (Autorja është analiste pranë gazetës Kosova Sot)
    Mospëlqim ndaj shkrimit të Alma Lamës


    Shkruan: Qerim Isufi - Kumanovë


    Qëllimi arsyeton shkakun. Shkaku mund edhe ta gjymtojë qëllimin. Pse jo, kur nëpërmjet të vërtetës trumbetohet të arrihet e pavërteta finale. Gjatë leximit të faqeve elektronike hasa në një temë “Shamia, ana tjetër e medaljes” e shkruar nga zonja e nderuar Alma Lama. Materialin e lexova shumë herë, më pëlqeu radhitja e shkronjave, por ajo që nuk munda dot ta kuptoja ishte bërthama e shkrimit. Autore e nderuar (nuk kam idenë se kush jeni, as që do të lodhem me të) mua më intereson vetëm mendimi i krijimtarit, në rastin konkret mendimi i zonjës Alma. E nderuara, shkrimi juaj ishte një analizë, sintezë apo përshkrim i Sabiljes apo i prizrenases fiktive? Fillimisht mendoj se keni bërë disa lëshime, nuk do të thosha gabime. E para, diku në një rresht figuron fjala “devotshmëri”, sinqerisht u them se nuk e kuptova fjalën, nëse e keni fjalën për “devotshmëri”, atëherë në rregull, nëse nuk është ai kuptim ju lutem më tregoni se ç’kuptim ka fjala “devotshmëri”? E dyta, besimtarë mysliman - kërkoj ndjesë, por fare nuk e kuptoj se cilit religjion i takojnë këta besimtarë, sipas të dhënave mbi religjionet botërore nuk hasa në ndonjë fe e cila quhet fe myslimane. Mendoj se e keni fjalën për besimtarë të fesë Islame. Nga fakti se mysliman merr statusin personi i cili i nënshtrohet rregullave apo formulave Islame. Shpresoj se këtë lëshim e keni bërë pa qëllim. E treta, diku në shkrim hasa fjalën “fanatizëm” si e definoni termin fanatizëm, mesa e kuptova personi i cili zbaton rregullat Islame në mënyrë partikulare u quaka fanatik, gabim e keni ju edhe bashkëmendimtarët tuaj. Kjo ishte një pasqyrë e lëshimeve tuaja. Tani nuk do të merrem me trillime, ndonëse njihja një vajzë apo të njëjtë, mendoj se një mbirje e tregimi të tillë nuk pinë ujë tek lexuesi, e aq më pak të plasohet si një argument përkrahjeje apo sulmi. Dua të radhis disa shkronja, duke tentuar e menduar se janë në adresë të duhur: Islami synon formimin e shoqërisë së shëndosh, e mos të jepet mundësia dhe hapësira e epsheve, të nxiturit e epshit është anim dhe stimulim i epshit që nuk ndalet e nuk shuhet. Shikimi tradhtar, lëvizjet nxitëse, bukuria e shfaqur, trupi i zhveshur, kjo nuk është tjetër përpos epsh shtazarak që nga kjo rezulton shfrenimi. Ajo çka duket nga bukuria që lejohet të shfaqet është fytyra dhe duart, e kjo është në bazë të hadithit (thënie e Profetit tonë të fundit), ku Pejgamberi a.s i tha Esmas vajzës së Ebu Bekrit “ oj Esma, gruaja nëse arrin moshën e pjekurisë nuk i lejohet asaj t’i duket përpos kësaj e kësaj (bëri me shenjë ka fytyra dhe duart).
    Pra, mbulesa është pastërti për zemrat e besimtareve, ngase nëse nuk shikon syri, zemra nuk e kërkon mëkatin, kurse nëse e sheh syri mund ta kërkoj zemra. Për këtë shkak kur nuk sheh, është më pastër për zemrën dhe nuk mund të biesh në çorodi, ngase mbulesa i ndërpret dëshirat e atyre që i kanë zemrat e sëmura. Sidoqoftë, mbulesa sipas rregullave të Islamit paraqet një akt i cili duhet zbatuar, e pëlqejmë apo nuk e pëlqejmë, e tëra ajo është (i)relevante. Por, nëse nuk gaboj mendoj se ata të cilët nuk e përkrahin këtë rregull më së paku kanë të drejtë të flasin rreth kësaj çështjeje. Këtu ka dy zgjidhje, e merr apo i shmangesh. Për arsye se e drejtë e çdo personi është të zbaton, apo nuk mos ta zbaton. Por, ajo që nuk kapërdihet është të debatohet mbulesa, nga fakti se ai është një rregull nga Libri i Shenjtë Kur’ani. E nderuara zonja Lama ju dhe ai ministri juaj, i cili sipas fizionomisë së lapsit tuaj nuk keni erë në këtë fushë, më së paku keni të drejtë të bisedoni rreth këtij problemi. Kërkoj ndjesë, por ky do të ishte një sugjerim i adresuar ndaj personave të lartcekur!
    Të nderuar lexues, nuk dua të merrem me grupin protestues se kush ishin ata? E nderuara autore dyshoj (siç do të ishte shprehur filozofi i quajtur Aristotel) se do të kishte qenë më mirë për ju të merreni me një temë tjetër, temë kjo e cila po na ngulfat, por që nuk duam ta shohim. Tema ka të bëjë me fasadimin e muzikës shqipe. Vallë pse nuk harxhoni energjinë tuaj të dhuruar lidhje me këtë? Apo e tëra është në rregull? Vallë nuk është mëkat ndaj artit shqiptarë ajo që ndodhë me këngëtaret tona? Do të ishte më mirë t’i thoshim NDAL këngëtareve tona me lakuriqësinë e tyre të paparë. A thua nuk është kjo muzikë pa melodi dhe këngë pa tekst? Me shumë keqardhje shprehi mendimin se sot muzika shqipe shikohet, fare nuk dëgjohet. Ndyrësirat e disa këngëtarëve, vallë nuk janë fanatizëm, ekstremizëm e pse jo edhe helmim i rinisë sonë? Nuk ju brenë, mungesa e vullnetit për njësimin e abetares në nivel mbarëkombëtarë, nuk ju brejnë ato vajza që çdo ditë e më tepër po ju tkurret minifundi nëpër shkolla, nuk ju pengon bandizimi i shkollave në Kosovë, nuk ju pengon korruptimi i profesorëve me rastin e organizmit të mbrëmjes së maturës, ekskursionit dhe fryrja e notave. Por jo vetëm kjo, mua nuk më pëlqen një mysliman i cili e quan veten i “pari”, e ne të tjerët çfarë jemi të “dytët”?! Madje nuk më pëlqejnë as ata të cilët vishen në të bardhë, apo një motër myslimane e mbuluar me shami në kokë, duke ecur me një çamçakëz në gojë, apo me një cigare gjatë rrugës. Nuk më pëlqejnë as ata të cilët duan ta edukojnë shoqërinë me shumë qime (të pakrehura e të stërdredhuara) në fytyrë, madje as fizionomia e tyre gardorobike. Nuk më pëlqejnë as ata të cilët kryejnë ritualet fetare në një xhami, xhami kjo e cila është e mbuluar me rrjete merimangash. Këto janë disa nga problemet me të cilët duhet të merremi, e kurrsesi me cenimin e dinjitetit të vajzës shqiptaro-myslimane, siç është shamia (mbulesa).
    Një fjalë e urtë thotë: “Unë nuk do të rezistoj, gjë që nuk bartë me vete pëlqimin tim”. Por as që tentoj për t’i bindur të tillët për një gjë të tillë, nga fakti se është e drejtë e tyre ekskluzive.
    Sidoqoftë, bija, motra, nëna shqiptaro - myslimane “me shami pa shami” le të bëhet shkencëtare e pavarur!!!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #1002
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Shamia: ana tjetër e medaljes


    Shkruan: Alma Lama


    Të premten e shkuar në Prishtinë u mbajt një protestë në emër të lirisë.Një grup besimtarësh muslimanë kërkuan që Ministria e Arsimit të Kosovës të ndryshojë udhëzimin administrativ - Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta Nr: 7/2009. Në pikën 13 të nenit te IV thuhet saktësisht se ndalohet përdorimi i simboleve fetare në shkolla.

    Ky kod është miratuar një vit më parë dhe protesta e së premtes nuk ishte e para.
    Debati për shamitë është hapur disa herë në Kosovë. Mua personalisht sa herë hapet ky debat me kujtohet një fqinja ime e dikurshme, Sabilja, nënë e pesë fëmijëve, e cila ishte vendosur në Prishtinë pas luftës, pasi shtëpia dhe gjithë pasuria e saj ishte shkatërruar e djegur nga forcat serbe.

    Kisha një lloj admirimi për këtë grua, që me njëmijë sakrifica po i rriste fëmijët, në kushtet e të ardhurave minimale. Një ditë më tregoi se si e kishte dërguar vajzën në një kurs falas për të mësuar anglisht, tek një organizatë, e cila e paraqiste veten se merrej me aktivitete humanitare. Ata i përkisnin fesë muslimane dhe financimet e tyre vinin nga bota arabe.

    Mirëpo pas një jave Sabilja e kishte larguar vajzën nga ai kurs. “Qëllimi i tyre nuk ishte t’i mësonin anglisht, por t’i jepnin mësime fetare… Nuk dua qe vajza ime të më vijë një ditë në shtëpi me shami në kokë” më tha. Instinkti protektiv i nënës kish bërë që kjo grua, e cila nuk ka ndonjë shkollë tjetër përveç fillores, të kuptonte diçka shumë të rëndësishme, atë të cilën si duket protestuesit që dolën në rrugë nuk e kanë kuptuar ende: Lirinë e zgjedhjes për vajzat dhe gratë e tyre. Sabilja nuk donte që mendja e njomë dhe e papjekur e vogëlushes t’i nënshtrohej mësimeve dhe teorive të fesë. Nëse ajo dëshironte të kthehej në një muslimane të mbuluar, le ta zgjidhte vetë atë gjë, në moshën kur do të ishte në gjendje të kuptonte dhe gjykonte…

    E solla këtë copëz realiteti për të folur edhe një here për lirinë individuale dhe të drejtat e njeriut, të cilat shërbejnë jo rrallë si retorikë për të mbuluar të vërteta të mëdha të shtresëzuara deri në pavetëdijen e shoqërisë.

    Edhe pse politikisht nuk është një veprim aspak i mençur dhe shkon tërësisht në dëm të Kosovës, nga aspekti i të drejtave të njeriut është më se normale që këta individë të shfrytëzojnë të drejtën për të protestuar për diçka që nuk iu pëlqen apo me të cilën nuk pajtohen. Kjo e drejtë në Kosovë është e garantuar me ligj sikurse në shumë vende të tjera botës.

    Mirëpo duhet parë ana tjetër e medaljes. Pyetja ka të bëjë me një fakt të thjeshtë: a janë këta individë që dalin në rrugë, bartës të kësaj lirie individuale? Një miku im para ca kohësh po më tregonte një ditë sesi një kolegia e tij në Prizren, i rrokulliste pandërprerë lotët nën shaminë të cilën e kishte detyruar i shoqi ta vinte në kokë, edhe pse në 50 vitet e jetës së saj, një gjë e tillë kurrë nuk i kishte shkuar as mendje. Mes divorcit dhe shamisë, ajo kishte zgjedhur të sakrifikonte lirinë e saj.

    Nuk di nëse kjo grua ka qenë në mesin e atyre qe protestuan të premten në Prishtinë, por jam e bindur se në Kosovë gra të tilla, që janë detyruara të bëjnë kompromise për një arsye apo një tjetër, ka shumë. Është kundër natyrës së femrës që të kërkojë të mbulohet, të fshehë trupin dhe fytyrën. Shkenca e psikologjisë i ka dëshmuar me kohë këto gjëra, dhe s’ka vend për debat. Natyra e vërtetë e femrës, por jo vetëm e saj, të ekspozojë bukurinë e saj.

    Është pikërisht kjo që po bëjnë vajzat edhe në vendet e botës muslimane. Kushdo që ka udhëtuar në këto vende apo ndjek median, me siguri e ka parë se gjithnjë e më shumë nëpër rrugë ka vajza të veshura me xhinse, me bluza të hapura, por ende me shami në kokë. Shaminë do ta kishin hequr të parën sikur liria e tyre individuale të respektohej nga autoritetet, por pikë së pari të cliroheshin nga autoritarizmi dhe fanatizmi i meshkujve në familjet e tyre. Ato jetojnë dhe sfidojnë brenda së mundshmes.

    Pra, kthehemi sërish tek ngjarja e së premtes; në radhë të parë sa të sinqertë me veten e tyre dhe shoqërinë janë këta njerëz që dolën në protestë, në mes të Prishtinës? Ose ta shtrojmë ndryshe pyetjen: shamitë që ato gra mbajnë në kokë, janë si rezultat i vullnetit të tyre apo pjesë e një vullneti të imponuar? Kam arsye të shumta që e ngre këtë pyetje. Ja pse:

    Në Kosovë, pas luftës vërshuan me dhjerëta sekte, organizata fetare dhe “humanitare.” Grupe të tilla se dëshmitarët e Jehovajit besoj i mban mend secili prej nesh kur na trokisnin në shtëpi dhe me një këmbëngulje gati agresive kërkonin që t’i dëgjonim “dëshmitë” e tyre të veçanta për Jezusin.

    Pa një ligj që do të rregullonte dhe mbikqyrte aktivitet e tyre, duke shfrytëzuar kaosin që mund të prodhojë një luftë, shkatërrimin, gjendjen e pashpresë, varfërinë, disa prej këtyre organizatave filluan të filtrohen nëpër shoqëri me misione krejt te tjera, nga ai thjesht human. Natyrisht këto organizata e njohin mirë “gjahun” e tyre. Familjet e varfëra që zakonisht i përkasin edhe një niveli më të ulët intelektual se pjesa tjetër e shoqërisë.

    Rasti i kursit të anglishtes që përmenda më sipër është një nga dhjetëra apo qindra të tillët, kur ndihma ofrohej vetëm nëse pranoheshin kushtet e tyre, pra të bëheshe një besimtar i devotshëm, të pranoje dhe të mbaje simbolet e tyre. (Në rastin më të keq Brenda tyre janë të infiltruar edhe grupe terroriste, të cilat kanë synime me afatgjata, Çfarë mund te jete tjetër grupi i shqiptarëve që deshën të hedhin në erë Ford Dix.)
    Kjo situatë është ende prezente.

    Këto organizata të dyshimta kanë buxhetet e tyre të posaçme për të financuar familje të vobekëta, të cilat për një pagë prej 200 deri në 500 euro i nënshtrohen plotësisht ideologjisë së fesë. Shumica e pranojnë me të vërtetë këtë lloj indoktrinimi dhe bëhen besimtarë të devodshmëm, deri në verbëri. Meshkujt lëshojnë mjekrat dhe veshin pantallona më të shkurtra. Ata janë edhe kontakti i parë me organizatat islamike kështu që janë të parët që pranojnë dhe iu nënshtrohen rregullave të fesë, për t’i imponuar më pas në familjet e tyre.

    Gratë, herë pa vullnet e herë të indoktrinuara fillojnë të mbulohen me shamia, të edukojnë fëmijët e tyre me të njëjtin përkushtim apo përvuajtje që dikush i ka edukuar ato.
    Mendjet e paformuara intelektualisht janë si sfungjeri që mund të thithë çfarëdo lloj substance. E këtu bëjnë pjesë sidomos fëmijët. Ja pse synohet që nënat të bëhen bartëse të fesë, pasi ato janë edukatorët kryesore të fëmijëve.

    Në këtë frymë janë rritur edhe vajzat e shkollave të mesme, të cilat dolën në protestë. Me siguri janë të bindura se kanë bërë gjënë më të mençur dhe të duhur në jetën e tyre kur kanë mbuluar kokën. Mirëpo indoktrinimi i tyre është realisht cenimi i lirisë së tyre individuale.

    Duhet thënë qartë se Ministria e Arsimit ka ndaluar simbolet fetare vetëm për shkollat fillore dhe të mesme, dhe jo për universitetet, pra për fëmijët dhe adoleshentët, mosha të pamaturuara, të manipulueshme dhe që s’janë në gjendje të marrin vendimet e duhura për jetën e tyre. Është mosha për të cilën të gjitha ligjet e shtetit kujdesen në mënyrë të veçantë. Mjafton të marrim në konsideratë Kodin Penal për të parë se sa të ndryshme janë penalizimet në rast se të miturit kryejnë krime, apo kur të tjerët kryejnë krime mbi ta, krahasuar me të rriturit.

    E pra nëse i gjithë sistemi juridik këtë moshë e përkufizon me një emër, të mitur, përse Feja muslimane apo kushdo qoftë ajo nuk bën të njëjtën gjë? Në emër të lirisë, të asaj lirie për të cilën u protestua të premten, ta lënë mendjen e të miturve të lirë, që të bëjë zgjedhjet e saj deri atëherë kur të maturohet.

    Por argumenti më i rëndësishëm mbetet gjithsesi ai i laicitetit. Shteti i Kosovës është laik dhe shkollat publike janë të tilla. Ky është vullneti i shumicës absolute në Kosovë dhe për këtë arsye duhet respektuar edhe nga ata pak muslimane që sot kanë përqafuar rrymat më ekstreme të fesë islame.

    Ndërsa për Ministrinë e Arsimit, mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem është që të bëjë të obligueshme uniformat shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

    (Autorja është analiste pranë gazetës Kosova Sot)


    Elegji për zonjën Alma


    Shkruan: Milazim Mustafa - Kumanovë


    Autorja e nderuar, dëshiron të thirren në drejtat e njeriut, por të drejtat e njeriun nuk konceptohen ashtu siç duam ne, apo siç na konvenon t’i qasemi këtij fenomeni. Qasjet e saja janë të njëanshme, të bazuara në paragjykime dhe vërehet mungesë e njohurive elementare.
    Dikur ishte shumë problematike çështja e shkollimit të femrës. Edukata patriarkale që mbretëronte në familjet shqiptare nuk e shihte të udhës që femra të shkollohet. Nuk është vendi, koha dhe tema që të hyhet në shkaqet pse ka qenë ashtu. Po e cekim vetëm faktin se ka qenë veprim jo i drejtë dhe shumë i dëmshëm. Disa koka gjeniale kanë thënë se femra është gjysma e shoqërisë. Edhe ashtu është, se pa shkollimin e femrës nuk mund të kemi një zhvillim cilësorë të shoqërisë.
    U deshtë kohë që të bindet mendja shqiptare se femra duhet të shkollohet. U deshën sakrifica dhe munde. Sot, lum e shyqyr problemet e tilla janë e kaluar. Lum e shyqyr që janë pjekur kushtet që femra shqiptare të shkollohet edhe atë në gjuhën e vetë amtare, në kushte që mundësojnë zhvillimin normal dhe cilësorë të saj.
    Kur të gjitha kushtet janë plotësuar për shkollim, dikush na nxjerr probleme të reja. Probleme këto që pamundësojnë vijimin e mësimit të rregullt të vajzave shqiptare. Deri sa dje ishte problematik patriarkalizmi, sot pengesë e radhës po na del diçka tjetër. Vendimet, rregulloret dhe dispozitat e ndryshme të të zgjedhurve tanë. Të njëjtat përkrahen dhe arsyetohen nga persona publik, edhe atë nga femra të kategorive të ndryshme. I tillë ishte edhe një shkrim i gazetares Alma Lama.
    A ja vlen t’i dilet në krah pengesave që janë kundër arsimimit të femrës shqiptare, e nderuara zonja Alma? Në këtë rast po të drejtohem si femër, si motër, si nënë (e tashme apo e ardhshme). A e ke analizuar këtë fakt para se ta shkruash tekstin?
    Shkrimet e tilla që mbështesin vendimet e shpejtuara dhe jo mirë të analizuara të institucioneve lokale, janë gjithashtu pamaturi që ndjell ksenofobi dhe nxit pakënaqësi në një pjesë të madhe të shoqërisë.
    Autorja e nderuar, dëshiron të thirren në drejtat e njeriut, por të drejtat e njeriun nuk konceptohen ashtu siç duam ne, apo siç na konvenon t’i qasemi këtij fenomeni. Qasjet e saja janë të njëanshme, të bazuara në paragjykime dhe vërehet mungesë e njohurive elementare. Nuk e mohoj faktin se në të kaluarën ka pasur raste kur gruaja ka qenë e detyruar të mbajë shaminë si rezultat i rrethanave të ndryshme. Por, për ditët e sodit ajo kohë është e kaluar. Ne sot, aspak nuk po flasim për persona të imagjinuar nëpër kokat tona si personazhi i Almës në shkrimin e saj. Po flasim për një kategori tjetër të femrave të reja, inteligjente dhe të etura për njohuri dhe dituri të reja.
    Ajo që duhet pasur parasysh në rend të parë është fakti se kjo lojë me zjarr, që e iniciuan disa kuvendarë lokal të Prishtinës, pa mos dashur të hy në mendimet e tyre se pse kanë sjellë një vendim, mund të sjell në ngjalljen dhe rritjen e faktorëve ekstrem në shoqërinë shqiptare, por edhe në faktin se shtresa që më së shumti do të pësojë do të jenë vajzat e reja shqiptare. Ato që duan të shkollohen.
    Gjë tjetër që kur përmendet ndalimi i shamisë për femrat nëpër shkolla, më përkujton edhe kohën pas Luftës së Dytë Botërore. Regjimi i atëhershëm komunist në njërin nga planet e tyre famëkeqe për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet etnike, përdorën çështjen e mbulesës së femrës. Këndej, kinse kërkonin që femra shqiptare të arsimohet, e në anën tjetër, me ngulm insistonin që ajo shkollimin ta ndjek e “zbuluar” (pa shami). Si rezultat i kësaj, shumë familje shqiptare u shpërngulën në Turqi e gjetiu, për të mos u kthyer më kurrë. Për ta shamia ishte çështje nderi, morali dhe identiteti. Sikur që është edhe për shumë familje të sotme shqiptare, por edhe për shumë motra tona shqiptare.
    Pastaj, po të futemi dhe ta analizojmë çështjen e mbulesës edhe nga këndvështrimi fetar, mbulesa nuk është një simbol sikur që është kryqi, apo ndonjë simbol tjetër që mbahet nga ata që i përkasin feve tjera. Mbulesa është një obligim fetar për të gjithë femrat myslimane (në fenë islame femrës i obligohet mbulesa me hyrjen e saj në pubertet). Kjo gjë njëherë e përgjithmonë duhet sqaruar. Të bëhet dallim midis simbolit dhe obligimit.
    Andaj, shpresojmë që institucionet kosovare sa më parë të abrogojnë këtë vendim dhe të vendosin në të mirë të qytetareve të tyre. Mos të bëhen pengesë e arsimimit dhe zhvillimit të shoqërisë, e në veçanti femrës shqiptare. Gjithashtu, kërkojmë nga Ministria e Arsimit të Kosovës, që të sjell një rregullore që do të sanksionojë të gjithë ata drejtorë të shkollave që ju bëjnë pengesë nxënëseve në ndjekjen e procesit edukativo arsimor. Në të kundërtën do të ballafaqohemi me ngecje në zhvillimin intelektual dhe arsimor të femrës shqiptare, do të ballafaqohemi me pakënaqësi të popullatës, si dhe cenim të drejtave dhe lirive elementare njerëzore. Në të njëjtën kohë do të kontribuojmë që shumë femra të reja ta ndërpresin shkollimin e tyre, si rezultat i qëndrimeve autoritare të drejtorëve në fjalë. Shpresojmë që një rregullore e tillë shumë shpejt do sillet, gjë që do t’ua hapte rrugën disa vajzave të reja që sot qëndrojnë në shtëpi në vend që të jenë të ulura nëpër bankat e shkollës.
    Pastaj, çka i pengon mbulesa procesit edukativo arsimor, pash Zotin???
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #1003
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Shamia: ana tjetër e medaljes


    Shkruan: Alma Lama


    Të premten e shkuar në Prishtinë u mbajt një protestë në emër të lirisë.Një grup besimtarësh muslimanë kërkuan që Ministria e Arsimit të Kosovës të ndryshojë udhëzimin administrativ - Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta Nr: 7/2009. Në pikën 13 të nenit te IV thuhet saktësisht se ndalohet përdorimi i simboleve fetare në shkolla.

    Ky kod është miratuar një vit më parë dhe protesta e së premtes nuk ishte e para.
    Debati për shamitë është hapur disa herë në Kosovë. Mua personalisht sa herë hapet ky debat me kujtohet një fqinja ime e dikurshme, Sabilja, nënë e pesë fëmijëve, e cila ishte vendosur në Prishtinë pas luftës, pasi shtëpia dhe gjithë pasuria e saj ishte shkatërruar e djegur nga forcat serbe.

    Kisha një lloj admirimi për këtë grua, që me njëmijë sakrifica po i rriste fëmijët, në kushtet e të ardhurave minimale. Një ditë më tregoi se si e kishte dërguar vajzën në një kurs falas për të mësuar anglisht, tek një organizatë, e cila e paraqiste veten se merrej me aktivitete humanitare. Ata i përkisnin fesë muslimane dhe financimet e tyre vinin nga bota arabe.

    Mirëpo pas një jave Sabilja e kishte larguar vajzën nga ai kurs. “Qëllimi i tyre nuk ishte t’i mësonin anglisht, por t’i jepnin mësime fetare… Nuk dua qe vajza ime të më vijë një ditë në shtëpi me shami në kokë” më tha. Instinkti protektiv i nënës kish bërë që kjo grua, e cila nuk ka ndonjë shkollë tjetër përveç fillores, të kuptonte diçka shumë të rëndësishme, atë të cilën si duket protestuesit që dolën në rrugë nuk e kanë kuptuar ende: Lirinë e zgjedhjes për vajzat dhe gratë e tyre. Sabilja nuk donte që mendja e njomë dhe e papjekur e vogëlushes t’i nënshtrohej mësimeve dhe teorive të fesë. Nëse ajo dëshironte të kthehej në një muslimane të mbuluar, le ta zgjidhte vetë atë gjë, në moshën kur do të ishte në gjendje të kuptonte dhe gjykonte…

    E solla këtë copëz realiteti për të folur edhe një here për lirinë individuale dhe të drejtat e njeriut, të cilat shërbejnë jo rrallë si retorikë për të mbuluar të vërteta të mëdha të shtresëzuara deri në pavetëdijen e shoqërisë.

    Edhe pse politikisht nuk është një veprim aspak i mençur dhe shkon tërësisht në dëm të Kosovës, nga aspekti i të drejtave të njeriut është më se normale që këta individë të shfrytëzojnë të drejtën për të protestuar për diçka që nuk iu pëlqen apo me të cilën nuk pajtohen. Kjo e drejtë në Kosovë është e garantuar me ligj sikurse në shumë vende të tjera botës.

    Mirëpo duhet parë ana tjetër e medaljes. Pyetja ka të bëjë me një fakt të thjeshtë: a janë këta individë që dalin në rrugë, bartës të kësaj lirie individuale? Një miku im para ca kohësh po më tregonte një ditë sesi një kolegia e tij në Prizren, i rrokulliste pandërprerë lotët nën shaminë të cilën e kishte detyruar i shoqi ta vinte në kokë, edhe pse në 50 vitet e jetës së saj, një gjë e tillë kurrë nuk i kishte shkuar as mendje. Mes divorcit dhe shamisë, ajo kishte zgjedhur të sakrifikonte lirinë e saj.

    Nuk di nëse kjo grua ka qenë në mesin e atyre qe protestuan të premten në Prishtinë, por jam e bindur se në Kosovë gra të tilla, që janë detyruara të bëjnë kompromise për një arsye apo një tjetër, ka shumë. Është kundër natyrës së femrës që të kërkojë të mbulohet, të fshehë trupin dhe fytyrën. Shkenca e psikologjisë i ka dëshmuar me kohë këto gjëra, dhe s’ka vend për debat. Natyra e vërtetë e femrës, por jo vetëm e saj, të ekspozojë bukurinë e saj.

    Është pikërisht kjo që po bëjnë vajzat edhe në vendet e botës muslimane. Kushdo që ka udhëtuar në këto vende apo ndjek median, me siguri e ka parë se gjithnjë e më shumë nëpër rrugë ka vajza të veshura me xhinse, me bluza të hapura, por ende me shami në kokë. Shaminë do ta kishin hequr të parën sikur liria e tyre individuale të respektohej nga autoritetet, por pikë së pari të cliroheshin nga autoritarizmi dhe fanatizmi i meshkujve në familjet e tyre. Ato jetojnë dhe sfidojnë brenda së mundshmes.

    Pra, kthehemi sërish tek ngjarja e së premtes; në radhë të parë sa të sinqertë me veten e tyre dhe shoqërinë janë këta njerëz që dolën në protestë, në mes të Prishtinës? Ose ta shtrojmë ndryshe pyetjen: shamitë që ato gra mbajnë në kokë, janë si rezultat i vullnetit të tyre apo pjesë e një vullneti të imponuar? Kam arsye të shumta që e ngre këtë pyetje. Ja pse:

    Në Kosovë, pas luftës vërshuan me dhjerëta sekte, organizata fetare dhe “humanitare.” Grupe të tilla se dëshmitarët e Jehovajit besoj i mban mend secili prej nesh kur na trokisnin në shtëpi dhe me një këmbëngulje gati agresive kërkonin që t’i dëgjonim “dëshmitë” e tyre të veçanta për Jezusin.

    Pa një ligj që do të rregullonte dhe mbikqyrte aktivitet e tyre, duke shfrytëzuar kaosin që mund të prodhojë një luftë, shkatërrimin, gjendjen e pashpresë, varfërinë, disa prej këtyre organizatave filluan të filtrohen nëpër shoqëri me misione krejt te tjera, nga ai thjesht human. Natyrisht këto organizata e njohin mirë “gjahun” e tyre. Familjet e varfëra që zakonisht i përkasin edhe një niveli më të ulët intelektual se pjesa tjetër e shoqërisë.

    Rasti i kursit të anglishtes që përmenda më sipër është një nga dhjetëra apo qindra të tillët, kur ndihma ofrohej vetëm nëse pranoheshin kushtet e tyre, pra të bëheshe një besimtar i devotshëm, të pranoje dhe të mbaje simbolet e tyre. (Në rastin më të keq Brenda tyre janë të infiltruar edhe grupe terroriste, të cilat kanë synime me afatgjata, Çfarë mund te jete tjetër grupi i shqiptarëve që deshën të hedhin në erë Ford Dix.)
    Kjo situatë është ende prezente.

    Këto organizata të dyshimta kanë buxhetet e tyre të posaçme për të financuar familje të vobekëta, të cilat për një pagë prej 200 deri në 500 euro i nënshtrohen plotësisht ideologjisë së fesë. Shumica e pranojnë me të vërtetë këtë lloj indoktrinimi dhe bëhen besimtarë të devodshmëm, deri në verbëri. Meshkujt lëshojnë mjekrat dhe veshin pantallona më të shkurtra. Ata janë edhe kontakti i parë me organizatat islamike kështu që janë të parët që pranojnë dhe iu nënshtrohen rregullave të fesë, për t’i imponuar më pas në familjet e tyre.

    Gratë, herë pa vullnet e herë të indoktrinuara fillojnë të mbulohen me shamia, të edukojnë fëmijët e tyre me të njëjtin përkushtim apo përvuajtje që dikush i ka edukuar ato.
    Mendjet e paformuara intelektualisht janë si sfungjeri që mund të thithë çfarëdo lloj substance. E këtu bëjnë pjesë sidomos fëmijët. Ja pse synohet që nënat të bëhen bartëse të fesë, pasi ato janë edukatorët kryesore të fëmijëve.

    Në këtë frymë janë rritur edhe vajzat e shkollave të mesme, të cilat dolën në protestë. Me siguri janë të bindura se kanë bërë gjënë më të mençur dhe të duhur në jetën e tyre kur kanë mbuluar kokën. Mirëpo indoktrinimi i tyre është realisht cenimi i lirisë së tyre individuale.

    Duhet thënë qartë se Ministria e Arsimit ka ndaluar simbolet fetare vetëm për shkollat fillore dhe të mesme, dhe jo për universitetet, pra për fëmijët dhe adoleshentët, mosha të pamaturuara, të manipulueshme dhe që s’janë në gjendje të marrin vendimet e duhura për jetën e tyre. Është mosha për të cilën të gjitha ligjet e shtetit kujdesen në mënyrë të veçantë. Mjafton të marrim në konsideratë Kodin Penal për të parë se sa të ndryshme janë penalizimet në rast se të miturit kryejnë krime, apo kur të tjerët kryejnë krime mbi ta, krahasuar me të rriturit.

    E pra nëse i gjithë sistemi juridik këtë moshë e përkufizon me një emër, të mitur, përse Feja muslimane apo kushdo qoftë ajo nuk bën të njëjtën gjë? Në emër të lirisë, të asaj lirie për të cilën u protestua të premten, ta lënë mendjen e të miturve të lirë, që të bëjë zgjedhjet e saj deri atëherë kur të maturohet.

    Por argumenti më i rëndësishëm mbetet gjithsesi ai i laicitetit. Shteti i Kosovës është laik dhe shkollat publike janë të tilla. Ky është vullneti i shumicës absolute në Kosovë dhe për këtë arsye duhet respektuar edhe nga ata pak muslimane që sot kanë përqafuar rrymat më ekstreme të fesë islame.

    Ndërsa për Ministrinë e Arsimit, mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem është që të bëjë të obligueshme uniformat shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

    (Autorja është analiste pranë gazetës Kosova Sot)


    Kur edhe biondinat flasin kundër shamisë![

    (Reagim për shkrimin e ‘analistes’ Alma Lama ‘Shamia, ana tjetër e medaljes’ të botuar në gazetën ditore Kosova Sot më 23.06.2010)



    Shkruan: Gentian Jetishi - Ferizaj


    Në dekadën e fundit populli i Kosovës i sapo dal nga represioni serb , u trondit disa herë nga vendime arbitrare të disa drejtorëve të shkollave të mesme publike që përjashtonin vajzat me shami nga shkolla për shakë të mbulesës, duke na kujtuar edhe një herë traumat edhe dhunën psikologjike dhe politike të pushtuesit ‘paraprak’.
    Të gjitha këto vendime arbitrare u kontestuan atëherë nga institucionet e përkohshme të atëhershme si dhe nga ndërkombëtarët ku drejtpërdrejt një nga vajzat kthehet në shkollë pas intervenimit të Kryeadministratorit të atëhershëm.
    Duke parë që këto ligje nuk ua lejonin drejtorëve përkatës një veprim të tillë MASHT në nëntor të vitit të kaluar kishte vendosur tua lehtësonte pak më shumë punën duke futur një paragraf kontroversë që më vonë mbeti të kuptohet se juridikisht ky paragraf justifikonte mbajtjen e uniformave fetare term i ri në terminologjinë e jurispodences në aspektin kur u referohet nxënësve , por si duket qëllimi ishte që të ndalonin shaminë por të mos e thoshin drejtpërdrejt një gjë të tillë për të manipuluar më lehtë me opinionin .
    Kur drejtorët e shkollave të mesmeve filluan të përjashtojnë njërën pas tjetrës vajzat me shami kjo gjë revoltoi gjithë popullin shqiptarë aq sa antipati ndaj drejtorëve .MASHT dhe shtetit të sapolindur të Kosovës krijuan gati gjithë shqiptarët gjithandej ku ndodhe dhe jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në diasporë , për faktin që nuk arrinin të konceptonin në veprim të tillë të njerëzve të njëjtit lloj.

    Në pamundësi për tu përshtatur me një padrejtësi të tillë , gjaku rinor pasuria më e madhe dhe krenaria e këtij kombi u ngritën në një protestë qytetare për të shprehur kundërshtinë re tyre për këtë paragraf që përkonte të jetë edhe anti – kushtetues , protestë që tronditi rehatinë e politikanëve por u injoruar tej mase siç bëhet zakonisht me gjitha protestat në Kosovë.

    Por kur K.K. Prishtinës nxor në debat publik ligjin ku mes tjerash parashihej edhe ndalesat për mbulesë të zakonshme Islame , një gjë e tillë sigurisht që revoltoj jashtë zakonisht myslimanët e Kosovës. Ky debat po zhvillohej në komunën e Prishtinës e cila në mënyrë tradionale prej 11 vitesh ngulfatë çdo iniciativë të myslimanëve dhe BIK. Madje kjo e fundit ka humbu donacione me vlera jetike për shkak të mos lejes së K.K. Prishtinës për ndërtim. Në Prishtinë qytetarët e ‘Metropolit’ falen në rrugë e trotuare sepse kanë politika tjera më të mëdha ato, si për të rrënuar shkolla dhe për të ndërtuar Katedrale Politike për të kënaqur apetitet e disa fundamentalistëve që i qëndrojnë afër kësaj garniture politike që udhëheq Komunën e Prishtinës për kaq vite.

    Duke u bërë bashkë këto dy , paragrafi i MASHT dhe diskutimi publik i ndalimit eventual nga K.K. Prishtina sigurisht që nuk mund të pritje AMINI i myslimanëve të Kosovës për një çështje që sa hër është thënë se prek çështjet më bazike të besimit.
    Në organizim të më shumë se 20 organizatave të premten me 18 qershor 2010 në Prishtinë u mbajt një protestë madhështore për të kundërshtuar këto vendime.
    Mbi 10 mijë njerëz po i rrëfenin K.K. Prishtinës opinioni e tyre në debat publik të iniciuar nga ta por ende të pa zhvilluar .

    Mbi 10 mijë njerëz që kundërshtojnë do të thotë 1 deputet e gjysmë po kundërshtuaka dhe e kamë të qartë që një gjë e tillë mund që të i shqetësoj politikanët në fron.

    Por nuk gjejë arsye logjike dhe qytetare që ateistja nga Tirana – Alma Lama një farë analiste pranë gazetës Kosova Sot që në të ashtu quajturën ‘analizë’ kishte përmbledhur të gjitha fjalët e rrugëve dhe thashethemet për shaminë në shkrimin ‘Shamia, ana tjetër e medaljes’ kur aty nuk ishte kurrfarë analize më shume fjalë dhe mendime boshe që shpesh i has në biseda private me ndonjë të pa informuar.
    Interesant, gjysma e vajzave atë ditë në protestë ishin me shami, dhe ato secila me vet vullnet brohoriste për të drejtën e saj për të mbajtur shami , ndërkohë e painformuar Alma ende flet për to siç e kanë indoktrinuar atë se ‘ këto me shami i detyrojnë me vendos shaminë se nuk e bëjnë për bindje, apo se paguhen për një gjë të tillë).
    Për përralla të tilla nuk duhet të harxhohet energji dha faqe gazete.
    Shumë nga vajzat me shami janë në shkolla, universitete ose ndonjë pune, po të mos ishte bindja e tyre sigurisht moti do të kishin braktisur mbulesën e aq më tepër tani që po përballen me probleme të tilla, por ato veç po dëshmojnë se janë qytetar të formuar dhe me karakter të vendosur , të tillë çfarë i duhen kombit tonë.
    Nëse atë ditë kanë qenë mbi 5000 vajza me mbulesë dhe po u paguakan nga 500 euro , kur shumëzohet ky numër i bien që për çdo muaj po u paguakan nga 2.500 000 Euro dhe shtrohet pyetja kush mund të paguaj një shumë të tillë për shaminë qe deri dje dhe sot nënat tona e mbajtën pa kurrfarë kompensimi. Sigurisht që vajzat me shami shpërblehen për mbajtjen e saj , ama shpërblimi i tyre është në Ditën e Llogaridhënies dhe nga Krijuesi Suprem dhe sigurisht shumë me shumë se çfarë mund ta merr mendja e njeriut(nuk po pres që ta besosh, e besove apo jo nuk e zvogëlon aspak probalitetin e saktësisë së qind për qind ).
    Por gjykuar sipas logjikës tuaj, pyetja që mund të na vjen ndërmend tani është se sa ju paguajnë juve që të shkruani kundër shamisë , çfarë do të mund prisnit si shpërblim për këtë sjelljen e fjalëve të sokakëve në publicistikë. Ndoshta pyetje më me vend do të ishte kush u ka indoktrinuar juve kundër shamisë, aq sa je zbrazur e tëra nga vlerat intelektuale dhe për tu çartur e të shkruash bisedat e rrugëve të cilat nuk u përpinë deri tani , dhe kërkosh nuk e mori këtë detyrë që të shërbehet me insinuata të tilla e të i sjellë në publicistikë sepse çfarë shkruhet e ngelet e shkrimi yt do të ngelet përjetësisht dëshmi e analistes së dobët e cila inspirohet nga biseda me koleg gjatë pirjes së kafesë dhe ndërton artikull me ‘thash e më thave ‘ e këtë e quan analizë.

    Histeria e juaj kishte shkuar aq larg aq sa për të lënë gjurmë në artikullin tënd se jeni ateiste keni përdorur logjikën e tyre, logjikë që është duke rrënuar të gjitha vlerat kombëtare tash e sa kohë , ku pa mëshirë sulmohen figurat kombëtare thjeshtë pse kanë qenë fetarë e shumica absolute e figurave të kombit kanë qenë të tilla . Juve nuk u bëhet vonë që të masakronin melosin dhe pasurinë kombëtare veç ta hiqni qafe për pak kohë ndërgjegjen tuaj. E kësaj logjika ishte ‘hedhja në erë e FORD DIX –it të cilës iu keni bër engjëll mbrojtës ju dhe disa ateistë në përpjekje të tërhiqni vëmendje e miqve ndërkombëtar dhe të i infiltroni dhe ti dresoni ndaj njerëzve të kombit tuaj. Ju dhe njerëzit si ju Alma Lama keni pre dispozita për të hedhë në ajër FORD DIX dhe ngjashëm kur pa dhimbtë , pa mëshirë , shumë pa nivel jeni të gatshëm të i hidhni në erë njerëzit e kombit tënd vetëm pse nuk mendojnë si ti dhe pse të është ofruar mundësia momentale të shkruash për një medie.

    Ndër të tjera keni gënjyer pak si tepër kur keni thënë se laiciteti është vullnet i shumicës absolutet të kosovarëve. Jo po rreni, se gjithë e dimë se laiciteti ishte imponim, ndërkohë kosovarët e pranuar me të vetmin shpjegim se nënkuptonte neutralitetin e shtetit ndaj të gjitha besimeve . E kamë vërejt që ju ateistët jeni ngazëllyer keq me fjalën laicizëm madje kogja keni qu kry ama e keni kuptuar gabim kur keni menduar që 99.99 mysliman dhe të krishterë në Kosovë kanë vendosur me ua fal shtetin juve që e keni kënaq në kohën kur e keni pasur pushtetin. Laiciteti nuk kupton neutralitetin e shtetit ndaj të gjitha besimeve edhe atyre që e besojnë dhe si e besojnë Zotin dhe ndaj atyre që e mohojnë, për interpretime tjera atëherë mund ta nxjerrim në referendum e ngjashëm.

    Shamia në Kosovë nuk mund të ndalohet, gabimi dhe veprimi i pa matur i MASHT dhe K.K. ‘Prishtinës’ duhet të ndryshohet madje decidivisht duhet të garantohet e drejta e shkollimit me shami , e drejt kjo që duhet të përfshijë edhe respektimin por edhe marrjen e masave ndaj atyre që nuk e respektojnë një gjë të tillë , në rrethana tjera çfarë do që do të veprojnë myslimanët e Kosovës do të jetë veprime të arsyeshme madje edhe veprimet më radikale të mundshme.
    __________________________________
    P.S. : Me termin biondin në titullin e këtij artikulli kemi menduar për logjikën e biondinave të barsoletave dhe jo domosdo për flokëverdhat , se ka sigurisht flokëverdhë por mendje artë por edhe të atilla ka flokëverdhë dhe mendje verdhë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #1004
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    O Gimi!!!
    Po si nuk ju vjen zor mor burre qe sillni shkrime te te tilla personazhesh qe shprehen ne kete menyre:
    Shkruan: Qerim Isufi - Kumanovë
    Qëllimi arsyeton shkakun. Shkaku mund edhe ta gjymtojë qëllimin. Pse jo, kur nëpërmjet të vërtetës trumbetohet të arrihet e pavërteta finale.
    ...idiotesi pa piken e kuptimit....!!
    Shkruan: Lulzim Islami
    Znj. Alma Lama, më me dëshirë kisha dashur t’ju thosha: “e nderuara” apo “e respektuara” znj. Lama, por sipas shkrimit tuaj dhe asaj çka kuptojmë prej tij, tepër është për ty edhe “Zonjë”, sepse një zonjë (sipas kuptimit të fjalës) me siguri duhet të jetë e arsimuar dhe me një moral të nivelit të lartë, kurse me sa shoh juve nuk ju përshatet as njëra dhe as tjetra.
    ...ky tjetri e quan te paarsimiuar dhe me moral te ulet!! C'pafytyresi....!
    Elegji për zonjën Alma

    Shkruan: Milazim Mustafa - Kumanovë
    ....ky "poeti" qe perdor fjale pa ia ditur kuptimin..!!!!


    Kur edhe biondinat flasin kundër shamisë!

    Shkruan: Gentian Jetishi - Ferizaj
    ....patetik.....!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 08-07-2010 më 14:08
    Jarigas

  5. #1005
    nuk pashe asgje te keqe nga shkrimi i Alma Lames, perkundrazi pashe nje person me gjykim qarte dhe realist,
    por une do te kembengul perseri se cili eshte perkthimi i sakte ne shqip i ajetit 33:59 per ata qe e njohin mire arabishten, dmth per cfare lloj mbulese behet fjale , dhe nqs eshte vertet obligim nga Zoti gje per te cilen nuk do sillja asnje kundershtim, atehere mbulimi do jete si i arabeve apo dicka ndryshe , se po te jete kshu vete Zoti ka thene ;
    4:3. Nλ qoftλ se frikoheni se nuk do tλ jeni tλ drejtλ ndaj bonjakeve, atλherλ martohuni me ato gra qλ ju pλlqejnλ,,,,,,,,


    e si mund te pelqej un nje vajze , kur eshte e veshur keshtu;
    http://signsofthelastdays.com/wp-con...men-Muslim.jpg
    se po te jete keshtu , as qe mund t'a shikoj !!!
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #1006
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin


    Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetër e medales!"

    Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetër e medales!" të botuar në gazetën ditore Kosova Sot me datë 23.06.2010 nga Alma Lama



    Shkruan: Lulzim Islami


    Znj. Alma Lama, më me dëshirë kisha dashur t’ju thosha: “e nderuara” apo “e respektuara” znj. Lama, por sipas shkrimit tuaj dhe asaj çka kuptojmë prej tij, tepër është për ty edhe “Zonjë”, sepse një zonjë (sipas kuptimit të fjalës) me siguri duhet të jetë e arsimuar dhe me një moral të nivelit të lartë, kurse me sa shoh juve nuk ju përshatet as njëra dhe as tjetra.

    Kurse ky qe e ofenon eshte i 'arsimuar' ...

  7. #1007
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    O Gimi!!!
    Po si nuk ju vjen zor mor burre qe sillni shkrime te te tilla personazhesh qe shprehen ne kete menyre:
    ...idiotesi pa piken e kuptimit....!!
    ...ky tjetri e quan te paarsimiuar dhe me moral te ulet!! C'pafytyresi....!

    ....ky "poeti" qe perdor fjale pa ia ditur kuptimin..!!!!



    ....patetik.....!!!
    Jjarigas, nuk duhet te komentosh reagimet e popullit ,por ju duhet te gjykoni KASTRO KASTRIOT MYFTARAJN nje figure i cili me mish e shpirt mundohet qe te percaje shqiptaret ne cdo aspekt,kur flet kastroja ju coni hundet dhe mbureni se ai eshte shume LARGEPAMES , INTELEKTUAL ,PERPARIMTAR,EMANCIPUES dhe ku ta di cfare , ndersa kur ju kritikojne juve, kritikuesit jane shume te paftyre dhe ofendues dhe ku ta di.

    Kjo qe beni ju eshte DYFTYRESI dhe asgje tjeter.

    komentet e te tjereve nuk i komentoj sepse nuk ia vlen te humbi kohe

    SHKURT askush nuk ka te dfrejte te diktoje tjertin se si do vishet dhe ku do te shkollohet, mos ju jepni krah serbeve sepse me kete qe beni u ndihmoni atyre te arijne qellimet e tyre,kuptohet nese nuk jeni nga ata

  8. #1008
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Si iu kane gjuajtur debilat kunder Almes dhe cfare shkrime denegruese qe kane bere, njerez taman talibanc te prapambetur.

    E gjithe Kosova eshte me ty Alma...te lumte, kuptohet perveq minioritareve dhe analfabetave.

    Ja kush jane mbeshtetesit e shamive, njerez te vrullshem ne mendime dhe sdi kush leshin jane keta?, gazetar jane keta?, nese jane gazetar vari lesh se me cfare njerez kemi pune.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fishtani1 : 08-07-2010 më 23:28

  9. #1009
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Jo alma te genjen fishtani askush nuk eshte me ty, Fishtan mos fol ne emrin tim dhe tonin, mund te flasish vetem ne emrin tend

    E pa Alma sa ishte dhe eshte Kosova me ate ......

  10. #1010
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Si iu kane gjuajtur debilat kunder Almes dhe cfare shkrime denegruese qe kane bere, njerez taman talibanc te prapambetur.

    E gjithe Kosova eshte me ty Alma...te lumte, kuptohet perveq minioritareve dhe analfabetave.

    Ja kush jane mbeshtetesit e shamive, njerez te vrullshem ne mendime dhe sdi kush leshin jane keta?, gazetar jane keta?, nese jane gazetar vari lesh se me cfare njerez kemi pune.
    Shihet qartë se sa janë me Almën, një Almë dhjetë kundër-pergjigje nga dhjetë autor të ndryshëm, spo flasim për komente ngase ke me qindra, kështu ndodhi edhe me tjerët që shkruajtën kundër shamisë e që realisht numri i tyre në tërësi është 5 veta (përfshirë Alma Lamen).
    Shihet qartë se a është Kosova me Almën, apo siç u cek në njerin shkrim e konsideron Almen si një person që nuk e njeh Kosovën dhe nuk i din mendimet e shqiptarëve të Kosovës.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •