Close
Faqja 99 prej 118 FillimFillim ... 4989979899100101109 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 981 deri 990 prej 1175
  1. #981
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Sharri!!!
    Te thuash te verteten, nuk eshte perçarje.Vetem se ne kete rast po e prish temen!!
    Hap nje teme me vete po deshe, por ketu mundohu te sjellesh kontribute rreth çeshtjes se shamise!!!!
    Me t'mira!!!
    Jarigas

  2. #982
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Sharri!!!
    Te thuash te verteten, nuk eshte perçarje.Vetem se ne kete rast po e prish temen!!
    Hap nje teme me vete po deshe, por ketu mundohu te sjellesh kontribute rreth çeshtjes se shamise!!!!
    Me t'mira!!!
    Pajtohem 100% me ty!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #983
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    O gimche.....asnje shqiptar nuk i respekton rregullat e Islamit sepse eshte e pamundur ne kohen qe jetojme, eshte absurd i madh.

    Bile sipas fejes islame as futboll sduhet me lujt, e shume gjera tjera.
    Kohen qe jetojme askush si fal dot 5 vakte ne dite.....eshte absurditet me i madh ne kohen moderne qe jetojme.....une sdi qysh ju del juve koha apo nuk keni pune tjeter ju muslimanet shume ekstrem.
    fishtan ti mundet te flasish per veten e smundet te thuash se asnje shqiptare nuk i respekton regulat e islamit ktu je shum gabim . e ket fjal musliman extrem sjam te kuptue se cka do me then muslimani eshte musliman e duhet me i zbatue ligjet e urdherat , te te them muslimani mundet me ba leshime e mekate por te jet ekstrem pse falet e lutet e pse mban ramazanin e pse jep zeqat etj te jet extrem kte e ke gabim. pershendetje

  4. #984
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Sharri!!!
    Te thuash te verteten, nuk eshte perçarje.Vetem se ne kete rast po e prish temen!!
    Hap nje teme me vete po deshe, por ketu mundohu te sjellesh kontribute rreth çeshtjes se shamise!!!!
    Me t'mira!!!
    Sa i perket kontributeve rreth shamise un mjaft kam sjell lexoni faqet e me parshme te gjitha jan shum te vlefshme,aty tregon shum bukur si po behet nga kerkuesit e shamis perqarje ne mes Shqiptareve musliman(tradicional dhe vehabitistav)trgon shum kjarte se si keta po thirrin xhihad kundrejt atyre qe nuk mendojn po si keta,dhe shum tjera.Po te bisedosh miqesisht me nji kope qe eshte kryekput armiqesore dhe anti shqiptare,kjo prap eshte absurde,politika kosovare po ba bisedime me serbet,por ajo eshte politik,kurse ne ketu nuk po bajm politik ,ne ketyre duhet tu themi prerazi,se jeni duke punuar plotesisht kundrejt qashtjes komtare ne pergjithesi.
    Un po ju bejenje pyetje,a ka momentalishte per shqiptarin ne pergjithesi dhe per kosoven ne veqanti,detyra me te randesishme se qeshtjet fetare(shamis),ju duhet ta dini besoj,se qeshtja e shamis nuk eshte kerkes e popullit musliman tradicional,kjo eshte nje qeshtje e ngritur nga nje grup armiqesor,antishqiptar,mund te them lirishteeshte e kerkuar indirekt nga shtetet sllave serboruse,nepermjet ketyre te ashtuquajtur musliman.
    Pas luftes se deyte botrore,me shum mund e sakrific shqiptaret arriten qe grave shqiptare tua heqin feregjet,dhe ta heqin qafe shprehjen qkomtaruese"jam turk me din e iman"dhe qe gjat regjistrimit te ghjendjes civile shqipetaret mos te regjustrohen siq kerkonte serbi"musliman"por te regjistrohen shqiptar,pasi nuk e di a e dini ju kete histori shum te dhimbeshme,qe atebote,ne kosovë ka pas musliman,me shum dhe shqiptare me pak me perqindje,e shum e shum tjera qe ja nuk i keni dit apo i keni harru.Kete sot po e kerkojn gimchat me kopen e ti,jo te mbulohen me shami,por me etapa dal nga dal ta bejne qkombetarizimin e shqipetareve nga shqiptare, ne musliman,siq e keni pare edhe vete ku e kam postu me pare.KJo kerkesa e shamis eshte hapi i dyte pasi hapi i pare ka qen blerja apo shfrytezimi i varferis pas lufte,njerezit hallegjinj dhe keta te mjere per mes shoqtave arabo magjypse u futen ne kosove dhe shqiperi.un e kam percjell shum mire rrjedhen e ketyre situatave.Keta te mjere perse mu ne kohen kur po bisedohet per qashtjen e kufijve,dhe shume qashtje tjera po mundohen qe me zyrtarizimin e shamis,ta paraqesin shqiptarin(shtetin tone)si shtet musliman e jo si shtet laik,keta te mjere le ta tregojn ket duke i mbuluar grat ne jeten private,dhe jo persona qe shiten per dy pare,un qe i njof shum femra e meshkuj ne qytetin tim,te cilet i bajn keto veshje te gjypsav,iu takojn familjeve shum te pa ndershme,zakonisht,po te them me gjith seriozitet,jan rrugaqe,apo i takojn familjeve qe kan qen bashkepunetor te ngushte te shkaut,e per me u meshef dhe mos me i ndjek dikush, per demet qe ua kan shkaktu gjate regjimit te kaluar,keto familje u jan dorzu ketyre shoqatave vehabiste,e tani po i kryejn prap misionet per sherbimet e serbis por indirekt,duke u meshef pase ndershmeris se shqiptareve,bile vjen edhe ne forum dhe me shum krenari kerkon qe te diskutojm per,sime e njollos popullin shqiptare,por me tradhtina.
    Per ket me keta njerez qe kan gjakun e Gabelistanit nuk kam metod tjeter por vetem tja themi troq LARG DUART NGA ARBERIA.

  5. #985
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Pajtohem 100% me ty!
    Ti je bere si ato kudrat kush te lemon ia qon kembet,ne rregull kjo eshte motoja e juaj.

  6. #986
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Sharri!!!
    Te thuash te verteten, nuk eshte perçarje.Vetem se ne kete rast po e prish temen!!
    Hap nje teme me vete po deshe, por ketu mundohu te sjellesh kontribute rreth çeshtjes se shamise!!!!
    Me t'mira!!!
    Qofsh i nderuar,flm.per keto keshilla,dhe une do te mundohem ti prmbahem.

  7. #987
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Nuk keni nevoj per kesi lloj debatesh,kjo qeshtja e shamis nuk esht per njerzit qe nuk i perkasin kesaj feje,e nuk duhet mej hudhe gac tymit,kurr nuk te pyet dikush ty i cili je i nje feje te kunder nuk duhesh me fut gjuhen ,kjo esht pun per femrat qe i mbajn shamiat ose nuk i mbajn ,dhe esht shum edrejt qe me deshire ato te vendosin per qeshtje nderi,ee jo ti qe nuk ke lidhje me jet dhe kulturen islame kultur qe ty me shekuj te ka mbrojt dhe ta ka rruajtur gjuhen shqipe,ok deshte ta pranosh apo jo lol?

    Postimi esht per ata qe nuk jan te kesaj feje.

    HESHTJA E POPULLIT ESHTE VEREJTJE PER MBRETIN, ose

    ATJEKU NUK KA DELE EDHE DHIJA QUHET PRINCESHE.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  8. #988
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Sharri shpresoj qe mos ta keshe kete sjellje edhe me anetaret e familjes suaj dhe te shoqerise dhe ne pergjithesî ne opinion publik,po ne forum ta bejme hallall.

    Si duket punen e shamise ne Islam nuk e ke kuptuar ,ose po nuk don qe ta kuptosh kete ben per disa arsye sepse je i lige ne shpirt.

    Zoti te udhezofte ,ndryshe nuk kam si te ndihmoj

  9. #989
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Veshtir eshte te ndertohet shtepia me drunjë te pa gdhendur,sepse nen levozhgen e drurit gjithmon hyjne krymbat dhe damtues rjer te drurit dhe druri kalbet dhe rrezohet kulmi,per kete arsye themelet dhe muret behen prej gurit,qe mos te ken mundesi keta demtues ta rrezojn gjith keshtjellen,e kulmin duhet ta riparojm me shpesh dhe eshte me lehte,e kesi lloj drunjesh te pa gdhendur ka mjafte,me koh do te gdhenden dhe do te shfrytezohen per mbuloja me te qendrueshme.

  10. #990
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    NË KOSOVË EDHE SHAMIA ARABE ËSHTË MBI LIGJIN! PDF Drucken E-Mail
    Freitag, den 19. März 2010 um 13:48 Uhr
    Rrymat fetare kërcënim për qytetërimin dhe të ardhmen e kombit tonë!

    Mbulesa-e-KokesTë jetojmë, të falemi, të lutemi në xhami, në kishë a në shtëpi, por si shqiptarë. Të qenit shqiptar ishte dhe është vullnet i Zotit, i cili më së miri e kupton gjuhën shqipe, nënën e gjuhëve të botës. Cilido shqiptar, që mendon të jetojë, të falet, të lutet e të vdes si italian, grek, arab, turk, amerikan, etj. është kundër Zotit dhe vullnetit të tij të pa diskutueshëm në tokë. Përpjekjet për ta mbjellë gjuhën, kulturën dhe qytetërimin e huaj te shqiptarët nëpërmjet “fesë” janë përpjekje kundër Zotit, kundër fesë dhe kundër kombit e Atdheut.

    Shkruan: Xhevat Bislimi * Viti, 18. 03. 2010

    Kosova është e tejngopur me xhami e me kisha!

    Feja me rrymat e shumta të saj përditë e më shumë dhe përditë e më hapur po merr karakter të theksuar ideologjik e politik edhe në Kosovë. Zaten feja në çdo periudhë historike i ka shërbyer pushtetit dhe shtetit. Në periudha të caktuara historike, në disa vende edhe sot, feja ka qenë vetë shteti. Ajo e ka bërë dhe e ka zbatuar ligjin. Mendojeni kohën e inkuizicionit, zbatimin e sheriatit, shtetin e talebanëve, etj. Tendenca të tilla që feja ta bëjë ligjin, ta kontrollojë shoqërinë, ta vendosë normën e sjelljes, të moralit dhe të mënyrës së jetesës janë mjaft aktuale dhe kanë ngritur krye. Madje, nganjëherë po i tregojnë edhe dhëmbët në hapësirën shqiptare, që dikush po “investon” dhe do të donte ta quante dhe ta shndërronte në hapësirë “islamike” - arabe. Temë, sa e gjerë aq e thellë. Temë, që do vëmendje dhe mendje, angazhim dhe përkushtim, guxim dhe studim nga inteligjencia shqiptare. Por, me sa duket, jo vetëm politikanët, që çdo fjalë a punë të tyren e matin me votë, por edhe inteligjencia jonë (me ndonjë përjashtim) disi është e hutuar dhe ndoshta edhe e frikësuar nga këto lëvizje dhe rryma fetare, që janë bërë kërcënim për qytetërimin dhe të ardhmen e kombit tonë.

    Për ta bërë këtë shkrim më “ngacmoi” një prononcim i Avokatit të popullit, Sami Kurteshi, për çështjen e “shamisë” në shkollat tona! Ky Avokati ynë i nderuar, pa u hamendur dhe mbase pa menduar fare për këtë problematikë bukur problematike, tha: “Dikush po e sheh veten mbi ligjin”. E kishte fjalën për një “nxënëse” me shami që nuk qenka lejuar të hyjë në shkollë edhe pasi kjo i qenka “lejuar” nga gjykata e Gjilanit - e Ymer Huruglicës! Zoti Sami dhe secili qytetar i Kosovës me dy ditë shkollë e ka të qartë se në Kosovë shkolla është laike dhe feja është e ndarë nga shteti. Kosova është e tejngopur me xhami e me kisha. Nuk ka vend në botë ku është kaq e lejuar dhe e papenguar feja! Në Kosovë ka edhe shkolla fetare. Prandaj, askush nuk mund të predikojë fenë e tij, partinë apo ideologjinë e tij në shkolla. Për ata që janë përcaktuar për fe është xhamia, është kisha dhe janë shkollat fetare të hapura më shumë se që ka nevojë ky vend e ky popull! Askush nuk duhet dhe nuk do të “guxonte” t’i interpretonte liritë dhe të drejtat e njeriut, siç po i interpreton ndonjë gjykatës a gjykatë e korruptuar dhe siç po i interpreton Avokati i popullit (njeri shumë i nderuar) në rastin e shamisë. Gjykatat dhe vendimet e tyre nuk mund të jenë mbi ligjin dhe mbi interesat e vendit. Për vendimet e tyre të kundërligjshme dhe të ndikuara nga lëvizjet fetare, nga paraja apo nga politika ata do të duhej të përgjigjeshin dhe të ndiqeshin edhe penalisht, por kjo nuk ka bërë vaki deri më sot në Kosovë!!!

    Më befasoi Sami Kurteshi me deklaratën e tij të pa menduar...

    Avokati i Popullit - SAMI KURTESHI- Çfarë do të thoshte zoti Sami Kurteshi apo çfarë do të thoshin gjykatësit dhe prokurorët e ”nderuar” nëse fëmijët e dikujt do të shkonin në shkollë me plisë të bardhë si dëbora, me tirq e me xhubletë, ose, nëse fëmijët e ca të tjerëve do të shkonin me kaçketë, ca të tjerë me beretë, të tjerët me shajkaq, dikush me dimija, dikush me fustanellë, dikush me pantallona të shkurtëra, dikush me kryqin sa vetë ai, dikush nudo, etj.?

    - A kanë të drejtë edhe këta, dhe, nëse shkolla nuk do t’i lejonte a do të ishte mbi ligjin?

    Me këto interpretime të lirive dhe të të drejtave të njeriut ju po kërkoni të krijoni një kaos dhe katrahurë që do ta shpinte në kolaps shoqërinë tonë ose në një konflikt të përhershëm e primitiv midis rrymave fetare, ideologjike, politike e “kulturore”.

    * A do të ishte mbi ligjin kleri mysliman nëse nuk do t’i lejonte njerëzit të hynin në xhami me mbathje, të pinin raki, të këndonin e të vallëzonin?
    * A do të ishte mbi ligjin kleri katolik po të mos lejonte që kisha të shtrohej me qilima dhe dikush a një grup njerëzish të faleshin dhe të luteshin zbathur, si në xhami?
    * A do të ishte mbi ligjin Komuna nëse nuk do të lejonte dikend që të hiqte tavolinat e karrikat nga zyrat dhe t’i shtronte ato me qilima e me “shilte” si në odat e burrave?
    * A do të ishin mbi ligjin ato shoqata, grupe apo parti që do të shpallnin thirrjet, deklaratat apo “lahitë” e tyre nga tri herë a pesë herë në ditë me altoparlant, duke dhunuar dhe terrorizuar qytetarët, siç po bëjnë xhamitë me minaret dhe altoparlantët e tyre?

    Në vendet e civilizuara, qytetarët gjithnjë e më shpesh po kërkojnë që edhe këmbanat e kishave të ndalohen dhe po ndalohen, kurse te ne edhe “ezani” thirret me altoparlant shurdhues pa pyetur për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qetësinë e tij! Nuk ka primitivizëm më ekstrem se thirrja e këtillë (me altoparlant) e “ezanit”. Pothuajse, të gjithë shqiptarët, fatkeqësisht, jetojnë nga dhe me bukën e botës së krishter (të “kaurrëve”), madje edhe turistë (haxhinjë) shkojnë me parat e fituara nga bijtë e tyre në vendet e krishtera, ndërsa altoparlantët gjëmojnë në të katër anët e Kosovës si të ishe në Arabi!!

    Po dua të them se në Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare feja është e (tej)lejuar dhe tepër e papenguar (e shfrenuar), por ne nuk jemi as Republikë islamike dhe as e krishter... Ne, “më katolikë se Papa nuk kemi nevojë të bëhemi”! Franca e krishter, për të ecur përpara, e ka ndarë fenë nga shteti që në vitin 1905. Shoqëria njerëzore gjatë githë ekzistimit të saj, qysh se u nda nga egërsia, ka jetuar, është udhëhequr dhe ka funksionuar me ca norma, doke, rregulla dhe me një sistem vlerash të kohës, varësisht nga konteksti historik, ekonomik e shoqëror. Përpjekjet për të përmbysur dhe dhunuar sistemin e vlerave ekzistuese nga disa grupe, rryma dhe lëvizje fetare janë të mbarsura me rreziqe për popullin tonë. Ato mund të qojnë ujë vetëm në mullirin e atyre që e duan Kosovën dhe gjeografinë shqiptare pa shqiptarë!

    Të jetojmë, të falemi, të lutemi në xhami, në kishë a në shtëpi, por si shqiptarë. Të qenit shqiptar ishte dhe është vullnet i Zotit, i cili më së miri e kupton gjuhën shqipe, nënën e gjuhëve të botës. Cilido shqiptar, që mendon të jetojë, të falet, të lutet e të vdes si italian, grek, arab, turk, amerikan, etj. është kundër Zotit dhe vullnetit të tij të pa diskutueshëm në tokë. Përpjekjet për ta mbjellë gjuhën, kulturën dhe qytetërimin e huaj te shqiptarët nëpërmjet “fesë” janë përpjekje kundër Zotit, kundër fesë dhe kundër kombit e Atdheut.

    Populli ynë i mençur gjithmonë ka thënë: “Sipas vendit edhe kuvendi”, ore Sami. Nuk më habitën aspak RTV 21 dhe, sidomos KTV-ja, që ka vendosur në tabelë të qitjes Komunën e Vitisë, nuk më çudit as UNMIK-EULEX-i me sojin dhe sorollopin e tij në Kosovë. Më befasoi Sami Kurteshi me deklaratën e tij të pa menduar...
    * Autori është Nënkryetar i Komunës së Vitisë

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •