Close
Faqja 88 prej 118 FillimFillim ... 3878868788899098 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 871 deri 880 prej 1175
  1. #871
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Artan Kristo, “non grata” në Egjipt dhe Siri
    Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
    image

    I arrestuari për nxitje të terrorizmit, Artan Kristo, ishte dëbuar nga dy vende myslimane, për arsye ende të paqarta. Prokuroria heton lidhjet e tij me disa “celula” radikale në Kosovë e Maqedoni



    Leonard Bakillari

    TIRANË - Artan Kristo, i arrestuar pak kohë më parë nën akuzën e nxitjes së terrorizmit, rezulton të jetë shpallur person i padëshirueshëm në dy shtete, që njihen për besimin e devotshëm ndaj Islamit. Sipas të dhënave të siguruara nga prokuroria, të cilat janë konfirmuar edhe nga autoritetet e këtyre vendeve, rezulton se Artan Kristo është shpallur person i padëshiruar në Egjipt e Siri, çka vë në dyshim veprimtarinë e tij gjatë kohës që ka qëndruar në këto vende. Sipas prokurorisë, nuk bëhen të ditura motivet zyrtare të vendimit të marrë nga këto dy vende me pjesën dërrmuese të popullsisë myslimane, por dyshohet se shpallja e tij si person i padëshiruar mund të ketë lidhje me veprimtarinë e tij të dyshimtë. Ndërkohë, hetimet në Shqipëri për Kriston kanë zbuluar të tjera lidhje të tij, të cilat pritet të përdoren në sallën e gjyqit.

    Rrjeti i Kristos

    Burime nga prokuroria bëjnë me dije se dyshohet që Kristo të jetë përfshirë në një rrjet celulash, që kanë shfaqur tendenca radikale në rajon. Të paktën këto janë të dhënat që tashmë ndodhen në duart e grupit hetimor, të cilat tregojnë se Kristo, i njohur ndryshe si Muhamed Abdullahi, ka mbajtur kontakte me grupe të dyshimta në Kosovë e Maqedoni. Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se këto të dhëna janë zbuluar jo vetëm në komunikimet elektronike, që i dyshuari për nxitje terroriste ka pasur gjatë kohës që ishte nën vëzhgim, por edhe nga një sërë materialesh të tjera kompromentuese që i janë gjetur pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij. Pas analizimit të të dhënave, prokuroria ka ngritur dyshimet se Kristo është përpjekur të vendosë kontakte, me qëllim predikimin e radikalizmit edhe në vendet e rajonit, ku gjithashtu ka të dhëna se veprojnë celula që nën koperturën e fesë islame, kryejnë veprimtari të dyshimtë, kryesisht duke predikuar rreth Xhihadit.

    Të dhënat kompromentuese

    Burime pranë prokurorisë thonë se nga përgjimi i adresës së e-mailit “eddirajeh@hotmail.com”, që përdorej nga Artan Kristo rezulton se ai ka pasur kontakte të shumta me persona të dyshimtë në Kosovë e Maqedoni, që sipas akuzës dyshohet se kanë prirje radikale. Për këtë qëllim, pasi kanë verifikuar emrat që ka kontaktuar Kristo, adresat dhe numrat e tyre të kontaktit, mësohet se drejtësia shqiptare u ka kërkuar autoriteteve të këtyre vendeve verifikimin e informacioneve që ata disponojnë rreth lidhjeve që Kristo ka pasur në këto dy vende. Po ashtu, dyshimet shtohen dhe informacionet bëhen edhe më të plota për hetimin nga materialet e gjetura në banesën e Kristos, ku ndër të tjera janë kapur edhe të dhëna të plota për aktivitetin e tij në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, të cilat kryesisht kanë qenë adresa, numra telefoni, emra personash, një pjesë e të cilëve të njohur për aktivitet të dyshimta në këto vende. Prokuroria thotë se të gjithë këto materiale tashmë janë analizuar dhe është arritur të provohet se të paktën në Shqipëri, Artan Kristo ka predikuar mbi Xhihadin, duke zgjedhur grupe të vogla të rinjsh, në fshatin e tij të banimit, në Rrashbull të Durrësit dhe në Golem.



    Hetimet e prokurorisë



    Kristo, dyshimet për

    njeriun që predikoi Xhihadin

    TIRANË - Artan Kristo u arrestua pak javë më parë nën akuzën e nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, e cila u bazua në disa materiale video, të postuara në internet. Sipas këtyre videove, Kristo propagandonte Xhihadin, por jo në formën e parashikuar nga feja islame. Duke përdorur termin “Xhihad”, ai u kërkonte grupeve të të rinjve të luftonin me të gjitha armët e mundshme për t’u kthyer myslimanëve vendet që u kanë marrë qafirët e të krishterët. Pasi janë analizuar këto të dhëna, hetuesit kanë arritur në përfundimin se Artan Kristo ka bërë thirrje për nxitje terrorizmi, akuzë e cila vazhdon të jetë ende nën hetim, së bashku me tentativat e tij për të përhapur në Kosovë e Maqedoni këtë formë predikimi, duke përdorur si mbulim librin e shenjtë të Kuranit. Vetë Kristo ka mohuar lidhjet e tij me një veprimtari të mundshme terroriste, duke akuzuar për sajesë të akuzës Shërbimin Informativ Shtetëror. Emri i Artan Kristos është bërë i njohur për policinë pas vrasjes së sekretarit të Komunitetit Mysliman, Salih Tivari. Në kuadër të hetimit për këtë çështje, policia urdhëroi bllokimin e pasaportës së tij, por pasi nuk siguroi dot prova, nuk ngriti asnjë akuzë zyrtare ndaj Artan Kristos. Disa muaj para arrestimit të tij, në mars të këtij viti, emisioni “Fiks Fare” denoncoi publikisht Artan Kriston, i cili nën petkun e hoxhës kërkonte shuma të konsiderueshme të hollash, duke pretenduar se ishte në gjendje të shëronte sëmundje për të cilat mjekësia nuk mund të bënte asgjë. Të gjitha këto të dhëna, sipas prokurorisë, edhe pse nuk kanë lidhje me hetimin që po kryhet aktualisht, tregojnë për veprimtarinë e dyshimtë që Artan Kristo ka pasur duke u hequr si hoxhë dhe predikues i fesë islame. Veprimtaria e dyshimtë e 31-vjeçarit u diktua nga Shërbimi Informativ Shtetëror në mesin e këtij viti dhe pasi u siguruan të dhënat e nevojshme, më 10 qershor iu kërkua Prokurorisë së Tiranës të nisë ndaj tij hetimin nën akuzën e “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, të cilën sipas hetimit ai e predikonte prej disa kohësh me dy grupe të rinjsh, duke konceptin e Xhihadit, i cili njihet në Islam, por jo në formën që predikohej nga Artan Kristo. L. Bakillari

  2. #872

  3. #873
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin


    Tërnava: Deklarohet rreth diskriminimit të vajzave me shami

    Tërnava mbajti konferencë për media ku u shpreh kunder diskriminimit të vajzave qe bartin shami në shkolla dhe institucionet publike.


    Në këtë konferencë myftiu Tërnava shprehi qëndrimin e Bashkësisë Islame në lidhje me udhëzimin administrativ të nxjerrë nga MASHT-i, me të cilin nxënësve u ndalohet bartja e “uniformës fetare”, duke ua mohuar të drejtën e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesë islame. Po ashtu u shpreh pakënaqësia në lidhje me një vendim tjetër administrativ të nxjerrë nga Ministria e Shërbimeve Publike “për veshjen dhe paraqitjen e nëpunësve civilë, me të cilin është kufizuar liria e manifestimit publik të bindjeve ose besimeve fetare në shërbimin civil të administratës publike të vendit.

    Ndërsa myftiu Tërnava tha se BIRK do të ndjek vazhdimisht vijën institucionale për realizimin e të drejtave të qytetarëve shumicë të besimit islam të Republikës së Kosovës.

    “BIRK kërkon nga kryeministri i vendit, respektivisht ministri i Arsimit, që në mënyrë urgjente të bëjë shfuqizimin e udhëzimit administrativ 06/2010 të MASHT dhe nenit 4.1 (pika VIII) të udhëzimit administrativ 04/2008 të MSHP. Në të kundërtën, BIRK paralajmëron nisjen e procedurës gjyqësore para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si të vetmen mënyrë të mbetur për mbrojtjen institucionale të të drejtave kushtetuese të besimtarëve myslimanë. Në mënyrë që të shmanget kjo procedurë e panevojshme e realizimit të lirive dhe të drejtave fetare të garantuara me konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e vendit, BIRK apelon te Presidenti i vendit, institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut të Kosovës që të ushtrojnë kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore në këtë drejtim” - u tha ndër të tjera në këtë komunikatë.

    Myftiu Tërnava ritheksoi kërkesën e BIRK për zbatimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat fillore dhe të mesme të vendit në pajtim me standardet evropiane, si nevojë urgjente e vendit, dhe – siç u tha - me të cilën do të fuqizohej roli edukativ i sistemit publik shkollor në vend dhe do të parandaloheshin dukuritë shqetësuese negative në mesin e rinisë shkollore, siç janë përdorimi i substancave narkotike, dhuna në shkolla, vetëvrasjet, etj.

    I pyetur nga gazetarët se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim në favor të BIRK për çështjen e shamisë në shkolla, cili do të jetë hapi tjetër, myftiu Tërnava nuk mohoi mundësinë që të dorëzojë lëndën edhe në Gjykatën e Strasburgut. /mesazhi/
    Po i pyetur Ternava se cfare mendon Islami mbi vlerat e Kushtetutes se Kosoves dhe jurisdiksionit, te cilit do i referohej Gjykata e Straßburgut, cfare do te pergjigjej?

    Bartja e shamive do te fuqizonte rolin edukativ i sistemit publik shkollor apo ndotjen e sistemit publik shkollor me Islamin dhe thyerjen e Kushtetuten, te cilen kinse myftiu e deshiron te zbatuar?

    Nese Gjykata e Straßburgut nuk i jep te drejte, cfare do te duhej te bente pastaj komuniteti i tij shqiptar islam? Parasheh Kurani nje mundesi per largim te terbuarjes te muslimaneve kur u refuzohet feja? Apo eshte Kurani liber i padomestikueshem i parapare per fazen e kalimit te njeriut nga homo rectus ne homo sapiens?

  4. #874
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po zgjohen nga gjumi talebanet shqipfoles.
    Para taleban!Doni Kosoven Afganistan.
    Ky eshte perparimi, emacipimi, edukata, shkollimi... Bravo!
    U kan lakmi andej pertej.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 03-07-2010 më 08:36
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #875
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Pse e gjith kjo zhurme ??


    Deri ne diten kur osht mbajt protesta kam qen shum pro asaj proteste por pas asaj qe ndodhi them shum mir ja kan bere dhe kurr mos te anulojn ate vendim .

    1.Pse as nje flamur i vetem kombetar nuk gjendej ne ate protest ??

    2. Pse nuk po guxoni me lype referendum ??
    We are all Aliens

  6. #876
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-06-2010
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Pse e gjith kjo zhurme ??


    Deri ne diten kur osht mbajt protesta kam qen shum pro asaj proteste por pas asaj qe ndodhi them shum mir ja kan bere dhe kurr mos te anulojn ate vendim .

    1.Pse as nje flamur i vetem kombetar nuk gjendej ne ate protest ??

    2. Pse nuk po guxoni me lype referendum ??
    se pari nuk ka qen protest kombetare se kur eshte kan koha me mbajt flamura kombetar po keta protestues i kan mbajt flamujt kombetar ndersa tash ka qen protest fetare ndersa per pytjen e dyte muslimanet do ta kerkojn kete shum shpejt eshte rrezik nese qeveria nuk pranon e nese nuk pranon me plote bindje po them qe shum e gjaku do te derdhet ne kosov per arsye se nuk mund te injorohen kerksat tona.

  7. #877
    postuar nga gimche;
    Hadithet e tjera janë temë në vete

    ketu fillon manipulimi , o student i nderuar,
    shpresoj qe nje dite t'a kuptosh,
    4:84. Lufto nλ rrugλn e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarλt (pλr luftλ), All-llahu do tλ zmbrapsλ fuqinλ e tλ pabesλve. All-llahu λshtλ mλ fuqiforti, mλ ndλshkuesi.

    pra nuk obligohet kush tjeter pervec Muhamedit,
    e jo xhihad si e predikojne ata te videoja jote me vajzen e re dhe shehun ,
    edhe nje here tjeter ;
    2:256. Nλ fe nuk ka dhunλ. Eshtλ sqaruar e vλrteta nga e kota. E kush nuk i beson tλ pavλrtetat e i beson All-llahut, ai λshtλ kapur pλr lidhjen mλ tλ fortλ, e cila nuk ka kλputje. All-llahu λshtλ dλgjues i dijshλm.

    pra nuk ka dhune ne fe , o gimche , ti qe i propagandon ato video , bie ndesh me urdherimet e kuranit dhe kjo mjafton.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  8. #878
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga evev Lexo Postimin
    se pari nuk ka qen protest kombetare se kur eshte kan koha me mbajt flamura kombetar po keta protestues i kan mbajt flamujt kombetar ndersa tash ka qen protest fetare ndersa per pytjen e dyte muslimanet do ta kerkojn kete shum shpejt eshte rrezik nese qeveria nuk pranon e nese nuk pranon me plote bindje po them qe shum e gjaku do te derdhet ne kosov per arsye se nuk mund te injorohen kerksat tona.
    Mos i njollos ata qe i kan mbajte flamujt komtare me keta qe sot kan dal ne rrug per gabelet,edhe ju te gabelistanit nuk keni drejt me u krahasu me kombin Arberor,pasi aty te thashe edhe me larte,qe pjesa me e madhe nuk i takojn fare arberoreve,me perjashtim te disa te mitureve.Ju magjypsat keni luftuar per arberoret,fshiju.

  9. #879
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    O tungat agim,shka po dojna per me dal ne dumustrat,se vallahi be po te baj qe kina me u ba boll,se at dit thojshi qe na kan ik gjinjat po un po te thom qe bahmi boll,veq mos ja bani si ate dite menxi naj dhat paret,un nita pi dove aty te gjamija,qe po tuten keta te naltit qi pi bajn gadi dumustraten,se kan ni qe me ba me e idhnu popllin qishtu veq tu bertit lai lahe il ollah e me do sene qi i kan ba qatje ne maqedoni tu rreh hogjollaret,e pi idhnimit poplli mujn me i lan gjamijat shkret e meshku mu ba katerlik,se po thojn neper gjamija se jan tu na mashtru e me pru shkavin apet me na sunu,valla nkofte qashtu qysh po thojn gjimati mos vet ma mir mu ba katerlik se me ardh shkavi apet.Hajt pra se un jam hazer dhe aty um ki veq....se di nashti mos po bani keq naj sen.po tutmi vlla se mu kthy shkavi apet ma veq me shku krejt shyptart e mu myt ne deti.

  10. #880
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    busavata!!!
    Cfare mendimi ke ti per bankat e shkolles te mbushura me djem e vajza hippy???
    Apo te veshur me veladona dhe kryqa te medhenj ne qafe??
    Apo me vajza te veshura me tanga dhe vetem me sytjena???
    Do te ishe per lirine e veshjes edhe ne keto raste???
    Sepse po te flasim per liri, atehere duhet te jete per te gjithe, apo jo???

    Pyete pak gimche-n se si do te silleshin vajzat me shamia, sikur pas nje referendumi, populli i Kosoves te vendoste per ndalimin e shamijaveneper shkolla???!!!Do te ngelesh i mahnitur nga pergjigja...!!!
    jo bo cullak edhe qitash sjan tu shku mos jav ngjit qita,ato edhe sod shkojn me uniform tshkolles po mejav vnu shamijat mos mju pa flokt,ja po jav rrujm flokt masmrami, e neti perze tani pi shkolles,qe i kan qeth (rru)flokte mir meqshi

Faqja 88 prej 118 FillimFillim ... 3878868788899098 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •