Close
Faqja 87 prej 118 FillimFillim ... 3777858687888997 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 861 deri 870 prej 1175
  1. #861
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Mulla Osmani, më sulmuan vehabistët

    Posted by shqipmedia1 on Jan 12th, 2009 // 53 Comments
    Share

    Vetëm 10 minuta para se të fillonte falja e xhumasë, në xhamin e Zabelit kishte filluar një grindje rreth emërimit të imamit të kësaj xhamie. Në kohën kur duhej të fillonte falja, xhemati i xhamisë kishte sulmuar deri në alivanosje Osman Musliun,

    kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame për Drenas. Mulla Osmani, si pasojë e goditjeve nga më shumë se 10 veta, ka marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ka të thyer dorën dhe disa brinjë. Lëndime nga kjo ngjarje kanë marrë edhe kryetari i fshatit të Zabelit, si dhe një qytetar tjetër, i cili kishe hyrë për t’i ndarë. Për ta vënë gjendjen në kontroll ishin nevojitur më tepër se 30 policë. Janë arrestuar disa nga personat që e kryen sulmin. Mulla Osman Musliu rrëfen për “Kosova Sot” atë çfarë ngjau të premten në mesditë në xhaminë e Zabelit, si dhe faktet e tjera, të cilat ai beson se i kanë paraprirë kësaj ngjarjeje. Osmani flet publikisht për rrezikun e vehabizmit dhe për masat të cilat duhet të merren urgjentisht për ta shpëtuar Kosovën nga këto rryma, siç i quan ai ekstremiste.

    Vehabistët, rreziku më i madh i Kosovës
    Për rrëmujën e të premtes në xhaminë e Zabelit, ai fajëson vehabistët dhe ekstremistët, që, sipas tij, janë rreziku kryesor i Kosovës, madje më rrezik se vetë problemi i Mitrovicës. “E di që këtë organizim që ma kanë bërë disa nga kolegët e mi, duke filluar nga Kryesia e Bashkësisë Islame e deri te këta përreth që i kam. Në veçanti është imami i xhamisë së Krajovës, Bahri Hoxha, për të cilin ne kemi kërkuar të shkarkohet, pasi ai nuk e njeh Bashkësinë Islame të Kosovë nuk i paguan ‘vitrat” e as nuk vjen asnjëherë në mbledhjet tona”, u shpreh Mulla Osmani. “Ai është vetëm një organizator, i cili bën organizime jashtë Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenasit, dhe për atë ne kemi propozuar që të largohet. Ai njeri e ka organizuar edhe xhaminë në Gllobarë, të cilën po mundohet ta marrë për vete, si dhe xhaminë Zabelit ,të cilën e kanë pasur”.
    Gjithçka kishte filluar pasi Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas kishte për të caktuar një imam për xhamin e Zabelit, pasi që imami i mëparshëm i kësaj xhamie ka ndërruar jetë disa javë më parë.
    Sipas Mulla Osmanit, konflikti ka ardhur, pasi disa njerëz kanë dashur që ta marrin në dorë edhe xhaminë e Zabelit dhe të njëjtën ta bëjnë si xhaminë e Morinës, e cila, sipas Osmanit, nuk i jep llogari Bashkësisë Islame të Kosovës. “Për xhaminë e Zabelit, i kemi pasur disa shenja se po duan ta bëjnë si xhaminë e Morinës”, rrëfen Mulla Osmani. Ai theksin se xhamia e Morinës është me famë dhe njihet në krejt Kosovën. “Për këtë xhami e di edhe KFOR-i dhe ndërkombëtarët, aty është një hoxhë që askush s’e di çka është, as çka bën. Ajo xhami nuk është në kuadër të Bashkësisë Islame, dhe unë mendoj se ajo xhami është burim i të gjitha të zezave në Drenicë”, thekson Osmani. Ai beson se i tërë skenari i rrahjes dhe i poshtërimit të tij është skenar i përgatitur nga shkolla e kësaj xhamie. “Unë kam folur shumë për imamin e asaj xhamie. Ai imam nuk e di sa pasaporta i ka, nuk e di nga financohet, por ai shpërndan ndihma, shpërndanë mish. Burimi që unë jam rreh është aty nga mësimet e asaj xhamie”.

    Emërimi i imamit të xhamisë së Zabelit
    Osmani rrëfen edhe për mënyrën se si e kanë emëruar imamin e xhamisë së Zabelit. Sipas tij, kundër këtij emërimi ka qenë vetëm kryeimami i Drenasit, për të cilin Osmani beson se e ka favorizuar Bahri Hoxhën. Imamin i xhamisë së Zabelit e kemi zgjedhur me gjashtë vota pro dhe një kundër. “Kur e kemi zgjedhur atëherë kryeimami i Drenasit nuk ka pranua me shku me e prezantu imamin në Zabel. Sipas rregullores, kryeimami duhet të shkojë me prezantu hoxhën, por ai këtë radhë nuk ka shku, se ai është i lidhur me Bahri Hoxhën, i cili është imam në Krajkovë, por ka dashur të shkojë në Zabel”. Pasi kishte pasur kusht të shkojë dhe ta prezantojë hoxhën e ri në Zabel, Osmani vendos vetë që të shkojë dhe ta kryejë këtë traditë. “Në momentin që kemi hyrë në xhami (në xhamin e Zabelit), është çuar në këmbë një haxhi Emrushi edhe ka piskatur: Xhematë, kush jeni për Bahri Hoxhën. Edhe ata kanë thënë për Bahri Hoxhën, dhe m’u kanë drejtuar me fjalët “…Dil jashtë…pis…”. Ju kam thanë uluni të bisedojmë, por ata më kanë thënë: “Dil jashtë, ti je Hasmi i Dilit dhe më kanë sulmuar dy pleq me fjalë”, rrëfen Osmani. Sipas tij, 90% e njerëzve të pranishëm në xhami nuk kanë qenë banorë të fshatit Zabel. Osmani shton se ata njerëz që kishin ardhur nga mbarë Drenica atë ditë në xhami nuk kanë guxuar ta sulmojnë drejtpërsëdrejti. “Me tentu mem ra është mundu njëfarë Shefqet Krasniqi, dhe ka hyrë njëri nga xhemati në mes për me na nda, pastaj atij i kanë ra. Në ato momente ka hyrë edhe administratori i fshatit, duke kërkuar që të qetësohet gjendja, ata e kanë sulmu edhe kryetarin e katundit, edhe e kanë rreh e kanë shtre përtokë, e kanë rreh edhe ma shumë se mu”, rrëfen Mula Osmani. Ai shton se sulmuesit, pasi kanë përfunduar me rrahjen e administratorit të fshatit iu kanë vërsulur edhe personit i cili kishte hyrë në mes për t’i ndarë e për t’ia lënë në fund radhën Mulla Osmanit.
    “Mua nuk guxojke kërkush me m’u sul i pari, unë ju thashë nëse e kini mendjen me më ra kini kujdes kush um bjen i pari. Ata m’u kanë afru, dhe kinse po mundohen mem qit jashtë më kanë hallakat nëpër bel, për të shikuar se a jam i armatosur. Dhe kur e kanë pa që jam i paarmatosur, në ato momente më ka ardhur goditja në fytyrë”, rrëfen Mulla Osmani. Ai shton se në ato momente i ka humbur vetëdija, por i është kthyer sërish nga të rënat e tjera, të cilat e kanë pasuar goditjen e parë. “Kam ra përtokë dhe më ka hupë vetëdija, por goditjet e tjera ma kanë kthy vetëdijen kur jom qu, e kom pa që jenë kanë rreth 15 veta duke më sjellë shqelma. Kam arrit të dal, dhe të hipi në makinë dhe kur kam dalë në rrugë për në Drenas i kam takuar policinë. Por, për fat të keq, atë ditë policia e Drenasit i kish pasur në dispozicion vetëm dy vetura, për shkak se e mbajnë edhe Graçanicën”,vazhdon rrëfimin e tij Osmani. “Jam kthyer me policinë te xhamia në Zabel, së bashku me komandantin e policisë, por edhe atij i kanë bërë rezistencë. Pas disa minutave kanë ardhur edhe 30-40 policë me vetura civile dhe e kanë bllokuar xhaminë dhe i kanë arrestuar disa persona.”

    Bashkësia Islame duhet të marrë masa
    Mirëpo, sipas Mulla Osmanit, këta skenarë janë të përgatitur nga njerëz të cilët ai i njeh dhe ditën kur ai është sulmuar nuk kanë qenë prezentë në xhaminë e Zabelit.
    Nëse Bashkësia Islame, sipas Mulla Osmanit, nuk ndërmerr masa, atëherë ajo vërteton se përkrah personat që më kanë rrahur.
    “Për të vërtetuar Naim Tërnava se është kundër tyre, duhet të marrë masa, ose t’i disiplinojë Shefqetin nga xhamia kryesore në Prishtinë, e dyta duhet të hiqet kryeimami i Prishtinës dhe Mazllumin në Prizren për arsye se burim i të gjitha të këqijave është ai, se ai është i pari që ia ka filluar. E treta, në Pejë duhet të hiqet Enes Gogaj, i cili i ka hi vorrit të Haxhi Zekës me çekiç edhe e dinë mirë Bashkësia Islame këtë punë”, shprehet Mulla Osmani, i cili nuk ngurron ta shfaqë frikën për rrezikun që i kanoset vendit.
    “Dyshimet e mëdha të miat janë se vehabizmi dhe ekstremizmi, për të cilat disa hoxhallarë ngurrojnë t’i quajnë kështu, se janë njerëz të sëmurë psikopatë, njerëz të cilët mendojnë ta shkatërrojnë Bashkësinë Islame të Kosovës. Asgjë nuk është Bashkësia Islame e Kosovës, por këta kanë qëllime më të mëdha të na shkaktojnë pasoja probleme kombëtare”.
    Duke folur për vehabizmin, ai tha se vehabizmi nuk mund t’i pranojë njerëzit rreth vetës. Ata, sipas tij, mendojnë se vetë e kanë mirë dhe askush rreth tyre nuk e ka mirë.
    Ai shprehet se sulmi ndaj tij është gjest që tregon se vehabistët po tentojnë të marrin në drejtimin e tyre Drenicën.
    “Mulla Osmani nuk është i sulmuar rastësisht, ekstremistët po mundohen ta marrin Drenicën. Kam një bindje të fortë, se nëse merret Drenica shkoi Kosova. Këtë e them për arsye se këtu nuk ka serbë, nuk ka romë dhe duhet me na shti një diçka e cila na përçan në mes veti. Kjo është një e keqe e madhe e cila i kanoset Drenicës, Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë”, shprehet Mulla Osmani lidhur me rastin e sulmit ndaj tij. “Nuk po më dhemb trupi aq shumë, por o ka më dhemb shpirt, se prej djeshit kanë qenë 500 veta të më shohin. Nuk kam besu kurrë që do të sulmohesha nga ‘xhemati” im, sa varrimin e kam kry në luftë dhe pas saj, ndërsa më tepër se 400 familje i kam pajtuar”, rrëfen Mulla Osmani. “Sot, kur ka ardhur Baca Rifat me Muratin m’u ka dok si ku me ditë çka…(pushon, i dridhet buza dhe i skuqen sytë kur fol për anëtarët e familjes Jashari), por kur ja kom pa lotët në sy atij, jam prek shumë, për arsye se 20 anëtarë i ka shti në dhe, dhe nuk ka kajt”, rrëfen me lot mulla Osmani. Ai nuk ngurron të tregojë se si ishte ndër hoxhallarët e vetëm në Drenicë, i cili guxoi të shkojë dhe të marrë pjesë në varrimin e Adem Jasharit dhe familjes së Jasharëve.

  2. #862
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga evev Lexo Postimin
    jo more burr nuk jan ketu 2000 veta por 1 milion veta se paku,nje zgjidhje duhet te behet ose ti lejojn motrat me shami ne shkolla ose referendum njera dueht te respektohet normal qe as referendum qafirat nuk deshirojn ta lejojn kete se e dijn qe populli e don shamin ani pse nuk e praktikojn.
    Duhet edhe njeher ta perseris ne protest kan qen 10 mije vet dhe prej seciles familje kan qen 1apo 2antar te famijles po keto familje se paku kan prej 7deri 10 anatr te familjes po ashtu ka edhe shum musliman praktikues qe nk kan dal protesta dhe tash po ti shumezojm nr. del rekord 1 milion.
    Ti eueu mos fol ne emer te tjereve,ti mundesh me fol vetem per kopen e juaj qe jeni te perbër prej afro 1000 e me teper,jane te gabelopakistani,te cilet duan ta fusin edhe ne Arbri virusin e gabeleve,nje pjes jeni ju veglat e tyre,pasi ata jan bosat e juaj,kurse bosat ebosavë tuaj jan sherbimet shtetrore rusoserbe.Ndersa pjesa tjeter jan femij te moshes tri vjeqe deri pesmbedhjet vjeqë dhe pleq qe radhiten ne kategorin e femijve,qe edhe po ti pyesesh nuk din te pergjigjen se qka po kerkojn.Te gjith ju pa e shti kete kategorin e pa fajshme te fundi,jeni afer 500 vete,por ama jeni te zeshem,se urdherat i keni ashtu te veproni sepse paguheni per at punë.
    E ti rrite numrin kotë,se nuk pin uj kto propagandat tuja.

  3. #863
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-06-2010
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Ti eueu mos fol ne emer te tjereve,ti mundesh me fol vetem per kopen e juaj qe jeni te perbër prej afro 1000 e me teper,jane te gabelopakistani,te cilet duan ta fusin edhe ne Arbri virusin e gabeleve,nje pjes jeni ju veglat e tyre,pasi ata jan bosat e juaj,kurse bosat ebosavë tuaj jan sherbimet shtetrore rusoserbe.Ndersa pjesa tjeter jan femij te moshes tri vjeqe deri pesmbedhjet vjeqë dhe pleq qe radhiten ne kategorin e femijve,qe edhe po ti pyesesh nuk din te pergjigjen se qka po kerkojn.Te gjith ju pa e shti kete kategorin e pa fajshme te fundi,jeni afer 500 vete,por ama jeni te zeshem,se urdherat i keni ashtu te veproni sepse paguheni per at punë.
    E ti rrite numrin kotë,se nuk pin uj kto propagandat tuja.

    prandaj edhe kerkesa jon inshaAllah do jete referendumi dhe aty shihet cila eshte shumic, nese ju keni mendim qe ne jemi pakic ateher nuk ke qka frikesohesh nga mbajtja e referendumit, ne nuk frikesohemi

  4. #864

  5. #865
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-06-2010
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    kjo eshte genjeshter ku edhe vet vllau i tij e ka mohu kete gje dhe ka deklaru qe eshte musliman bile ka qen ne shtyp por edhe ne forum si ta gjej do ta postoj

  6. #866
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Ja siq shifet kjarte ne shume raste keta bashkepunetoret e sllavogabeleve bejne diskriminim dhe shkelin te drejtat e njeriut,ne cdo moment.Siq dihet kjo organizat"Xhihadi thërret"eshte ne gjiun e kesaj kopeje te instrumentalizuar nga sherbimet sllavo ruse ne emer te fesë,mundohen qe ta ndajn Arbrinë ne nje pakistan apo gabelistan,duke angazhuar edhe terrorrista nga pjeset tjera te botes qe ta terrorrizojn popullaten shqiptare dhe te krijojne kaos ne Arbri.
    Pse valle mundohen qe me shantazhe dhe me dhunë ta mbajn popullin ne ankth.Per keto veprime armiqesore anti shqiptare dhe anti islame duhet te reagojnë edhe institucionet,por edhe vetë populli duhet te ndergjegjesohe dhe te reagoj ne forma te nevojshme,nuk munden keto organizata armiqesore anti kombetare te bejne qfare te duan me popullaten Dardane.Populli yne nuk i ka duru prangat e shume krajlive,dhe tashe nuk do ti duroj,populli mendoj qe ketyre gabeleve tu pergjigjet edhe ne format qe ka vepru ky zotriu i lartepermendur.Nese Bashkesia Islame qe vepron ne trojet Arberore nuk reagon me force me te madhen temundeshme qe e ka,ateher popullata do ta marre nje vendim ndryshe dhe nuk do te kete më me arabizma dhe magjuphane por do ti drejtohet perendimit dhe nuk do ti jep më llogari ketyre organizatave sllavorusogabeloxhihade.

  7. #867
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-06-2010
    Postime
    84
    po me shtin me qesh nga komentet e tua kur thua qe kjo organizat eshte ne sherbim te slavve po ma kujton at qafirin ibrahim rugeoven kur thojke per uqk-ne eshte organizat serbe dhe jan shkije haj medet haj ende paska kesi tipa qe flasin neper hava...........qdo njeri qe ben shaka me All-llahun do te rrahet jo vetem nga kjo organizat por edhe vet muslimanet ne menyra individulae do te marrin masa

  8. #868
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga evev Lexo Postimin
    kjo eshte genjeshter ku edhe vet vllau i tij e ka mohu kete gje dhe ka deklaru qe eshte musliman bile ka qen ne shtyp por edhe ne forum si ta gjej do ta postoj
    More mos u merrni ju me propaganda dhe montazhe te videove se nuk ju beson kush juve,ju kur jeni ne gjendje te punoni kunder vetevehtes per nje rrogë te nje rrogtari dhe e shitni edhe nderin tuaj,keto mos u mundoni te jau shitni edhe Arbroreve,se Arberoret nuk i kan hanger keto qka ju po ua servoni,te cilat jan mundu me ua sevu qe 600 vjet shum pushtues bashk me bashkepunetoret e tyre para ardhesit e kopese suaj gabel.

  9. #869
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga evev Lexo Postimin
    po me shtin me qesh nga komentet e tua kur thua qe kjo organizat eshte ne sherbim te slavve po ma kujton at qafirin ibrahim rugeoven kur thojke per uqk-ne eshte organizat serbe dhe jan shkije haj medet haj ende paska kesi tipa qe flasin neper hava...........qdo njeri qe ben shaka me All-llahun do te rrahet jo vetem nga kjo organizat por edhe vet muslimanet ne menyra individulae do te marrin masa
    Nuk di a po qani apo po qeshni,pasi truni i madh i juaji nuk eshte duke funkcionuar.

  10. #870
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    sipas mendimit tim , shum mir qe asht ba kjo protestë , secili njeri duhet ta ket lirin e religjionit edhe te veshmbathjes sipas deshires... po jetomi ne shekullin e XXI , ku homoseksualve i ipen te drejtat ... ne anen tjeter e prijashtojn vajzen nga shkolla shkaku i nje shamije ...
    per mua asht pa drejtesi .
    __________________
    busavata!!!
    Cfare mendimi ke ti per bankat e shkolles te mbushura me djem e vajza hippy???
    Apo te veshur me veladona dhe kryqa te medhenj ne qafe??
    Apo me vajza te veshura me tanga dhe vetem me sytjena???
    Do te ishe per lirine e veshjes edhe ne keto raste???
    Sepse po te flasim per liri, atehere duhet te jete per te gjithe, apo jo???

    Pyete pak gimche-n se si do te silleshin vajzat me shamia, sikur pas nje referendumi, populli i Kosoves te vendoste per ndalimin e shamijaveneper shkolla???!!!Do te ngelesh i mahnitur nga pergjigja...!!!
    Jarigas

Faqja 87 prej 118 FillimFillim ... 3777858687888997 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •