Postimi im në temën tjetër:
O vëllezër dhe motra, mos harroni se ka gjasa ta bëjmë një peticion.
Në Kosovë janë rreth 800 Xhami, ditëve të premte në namazin e xhumasë, Xhamitë kanë një numer prej mesatarisht 1000 veta (dhe atë vetëm burra), sipas një burimi 45% e popullatës në Kosovë janë Burra, 55% Gra, kur t'i arrijmë t'i mbushim ato peticione duke mos llogaritur edhe grat që do ta përbejnë numrin e njëjtë mendoj unë, a thua ka vend për debat më kjo çështje?!
Protesta është anuluar me qellim që tu ipet hapësirë ministrisë së arsimit që ta korigjoj udhëzimin administrativ 6/2010 dhe planifikohet që ose keto ditë të jetë një fushatë në mbrojtje të shamisë (jo protestë), ose pas Ramazanit të jetë një protestë e organizuar nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Peticioni për të cilin fola thash se vetem nëpër Xhamia dhe me burra arrinë atë shifer, po llogaritni kur do të nënshkruajnë edhe gjinia femërore (që është shumicë siç thashë) dhe kur peticioni të vazhdoj edhe jashtë objekteve fetare (Xhamive)!
Andaj nuk shqetësohem asnjë pikë për 1 individ që nuk pajtohet me protestë, protesta ka çdo kund dhe bëhën për gjëra edhe më banale, kurse ne po protestojmë për një shami të cilën shami e kishte edhe Nëna Zahide (Nëna e Adem Jashari), Nënë Tereza dhe është bërë pjesë e pandashme e kultures shqiptare, i ka rrënjët në Islam dhe Krishterim dhe është pjesë e përbashkët e tradites shqiptare.
Andaj mos u shqetëso sepse e dimë terenin dhe e dimë disponimin e qytetarëve se a janë pro apo kundër shamisë
"Qito Nana me shamia kanë rritë burra n'Shqiptari
Azem Bejta, Adem Jashara që kanë shkru t'gjithë n'histori"
Krijoni Kontakt