Nuk jane 7,milion shqipetare ,pore jane 7, muhalla te shqipetareve ne ballkane .
Nuk jane 7,milion shqipetare ,pore jane 7, muhalla te shqipetareve ne ballkane .
C'do muhalle e shqipetareve ne ballkane e ka nga nje pis i ""klonuare me gjake te shkijeve ""
Shkijet e klonuare sahanelepiresit jane shume me te rrezikshem se sa vete shkijet origjinal.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Kushtrimi i Shqiptarisë
Si e njoha unë si gazetarë Kushtrimin që ashtu njihej më shumë se sa si Harun Aliu. Nofka e tij gjithmonë do të jetë një kushtrim i lirisë dhe jo i asaj siç dëshirojnë ta përshkruajnë fatzinjtë
Studentë në UT
Unë isha student gazetarie në Tiranë, ndërkaq Kushtrimi ishte student i historisë ne Universitetin e Tetovës, qysh atëherë në vitet e 1993-ta. Ishte një figurë e çmuar, me një urtësi të paparë, por përveç kësaj atë e karakterizonte edhe guximi dhe përkushtimi pas sportit apo arteve luftarake, siç ishte karateja. Një sportist i dalluar karateje, po ashtu po vijonte paraprakisht edhe studimet për teologji islame në Fakultetin Teologjik në Shkup. Ai u regjistrua më vonë në UT, për të dhënë një mesazh gjithë klerikëve mysliman se UT-ja është simbol i së ardhmes së kombit shqiptar në Maqedoni. Nga ajo distancë kohore, sot është shumë lehtë të jesh studentë në këtë universitet, sepse fillimet kishin sakrificën dhe betejën me aparatin shtetëror, i cili ndiqte në çdo cep. Kushtrimi ishte i dalluar me urtësinë e tij duke i vënë i pari themelet e Unionit Studentor në UT, por duke kurorëzuar më pas edhe celulat e para të UÇK-së në Maqedoni. Ai mbante parimin më shumë punë, e më pak llafosje dhe gjithnjë i shmangej kompleksit të bajraktarizmit, duke mbrojtur parimin “që punët të ecin para”.
Rasti i Gostivarit i 1997 dhe montimet në 1998
Ngjarjet e Gostivarit prekën shumë rëndë djaloshin me origjinë kumanovare, i cili në bisedat e asaj kohe me ne studentët e Tiranës diskutonte se “ndryshe s`bën vetëm përmes grykës së pushkës”. Ai nga ajo periudhë aktivizohet fuqimisht në radhët e LPK-së, e cila qysh atëherë promovonte platformën për luftë të armatosur për çlirim kombëtar. Janë shumë pak dëshmi nga Kushtrimi, ndërsa vulën e mesazheve dhe historikun e aktiviteteve të tij e gjejmë vetëm tek disa intervista dhe biseda që unë dhe kolegu im Naser Pajaziti kishim zhvilluar me të për agjencinë e lajmeve INA. Ai fliste me shumë maturi për ngjarjet, respektin për bashkëveprimtarin Beqir Limanin e ndjerë, që ishte dëshmori i parë i rënë i UÇK-së. “Në 1998 organet shtetërore ndërmorën likuidimin e grupit tonë të LPK-së në Maqedoni, duke pasuar me burgosje dhe vrasje. Që nga kjo kohë kaluam në ilegalitet të thellë, duke u kyçur më pas në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qysh atëherë u bënë edhe celulat e para në Maqedoni. Nga viti 1998 e deri në vitin 2001, por edhe gjatë luftës unë kam operuar me UÇK-në dhe dihet shumë mirë se ka pasur aksione dhe veprime të UÇK-së në Kumanovë, Kërçovë, Prilep, Shkup, Tetovë, etj, aksione që janë marrë përsipër me komunikatat e UÇK-së", janë dëshmitë e Kushtrimit. Ai asnjëherë nuk braktisi vendlindjen, për ta ndërruar me ndonjë vend perëndimor.
Lufta e UÇK-së në vitin 2001
Fillimi i luftës e gjen atë si anëtar i shtabit të përgjithshëm pranë UÇK,në Tanushë të Shkupit e deri në përfundim të saj. Por më pas pasoi edhe një akt të rëndë, pasi që ishte viktimë e një kurthi të montuar nga qarqe të caktuara që nuk i`a donin të mirën atij. Gjatë qëndrimit në Kosovë ai ra në kurth te qarqeve të caktuara që sja donin të mirën atij dhe proceseve shqiptare dhe arrestohet, ndërsa asnjëherë nuk u bë e qartë se përse ai ra në prangat e KFOR-it. Kushtrimi ishte pajtuar edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe këtë i`a kishte thënë bashkëveprimtarit të tij Ali Ahmeti, me mesazhin se parimisht pajtohej me Marrëveshjen, por duke këmbëngulur që të mos tolerohet ndryshimi i saj dhe të detajohet qartë me afate precize dhe garanci ndërkombëtare implementimi i saj.
Skenari i fundit për ta çuar drejt eliminimit
Si zakonisht edhe Kushtrimi ishte viktimë e inkuizicionit policor-medial, i cili brenda natës apo ditës shqipton dënim apo shpallë të akuzuar, pa asnjë fakt, argument e dëshmi evidente. Por, qëllimi i kësaj dihet, eliminimi i një faktori të rëndësishëm. Edhe Kushtrimit kështu i ndodhi, kur ai papritmas njoftohet në lajme se është akuzuar për vrasjen e një pjesëtari të policisë speciale në afërsi të Shkupit. Që nga publikimi i lajmit, puna e tij kishte përfunduar dhe dihej skenari. Por, ajo që ngelet më irrituese se askush nuk ka shtruar dilemën deri tani se pse u vra Naser Nebiju në Haraçinë, për të cilin atëherë u tha se ishte vrasësi i pjesëtarit të policisë speciale, Zoran Markovski. Pavarësisht drejtësisë dhe të vërtetës, inskenimi i tillë e bëri ate që të largohet nga shpija, duke lënë të me lotë e mërzi familjen e ngushtë. Por kësaj radhe ikja ishte më e rëndë, sepse Kushtrimi nuk përjetoi lindjen e djalit të tij. Ai u arratis, por porosia i shkoi në vend sepse që nga malet e Karadakut ku atje gjeti strehimin e përkohshëm ai kishte porositur që djali të pagëzohet me emrin Fisnik. Sepse ai e çmonte fisnikërinë dhe e kishte ideal e parim, dhe këtë dëshironte ta përjeton edhe trashëgimtari i tij, i cili shumë pak kishte shijuar urtësinë dhe përkledhjet e babait të tij.
Vrasja makabre
Vrasja e Kushtrimit ishte një tragjedi me dy lajme, por ajo që demantoi vrerin e hedhur medial maqedonas ishin mbi 10 mijë miqtë e shqiptarët nga të gjitha anët që i dhanë lamtumirën e fundit. Lajmi i kobshëm se bëhej fjalë për kontrabandist apo organizator të një vrasje të një polici ishte një alibi i inskenuar, sepse edhe në gjykatën e shkallës së parë kurrë nuk u vërtetua saktë akuza për Kushtrimin. Nuk kanë kaluar as edhe instancat e tjera gjyqësore e deri në Strasburg, për ta nxjerrë atë fajtor, por realiteti në Maqedoni është i tillë, kur dikush mban të drejtën ekskluzive shqiptarët ti etiketojë brenda natës me nofka të ndryshme. Kushtrimi do jetë gjithmonë i gjallë sepse ashtu Zoti ua dëshiron këtë cilësi dëshmorëve të kombit.
(Suat Saqipi)/15 May 2010/V.I. në www.lajmet.com
Peshqesh i Ali Ahmetit dhe BDI-se!!!
Sui generis
Lavdi ketyre trimave te rene per atdhe!
C'organizimi eshte emrusi perbashket i krejt punve tona.
Cfar ndodh me nji autobus me 7 shofera..qe shtyhen kush te kap timonin.. ne teposhteze..
Autobusi bie ne gremine.
pik.
Ngushellime Familjeve e Shokve te ketyre Heronjve.
Hallall ia bafte zoti komandant hoxhes...! "Nuk eshte se armiku eshte i forte,po ne jemi te dobet" ,perderi sa ka asi qe i thone vehtes shqiptare dhe bejne koalicione me armikun ne deme te interesit kombtare ...!Sot me shume se kurre.shqiptaret duhet te lidhin bese dhe te bejne nje fronte te perbashte kunder atyre qe po u pijne gjakun per dite ...
Krijoni Kontakt