Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Sait Rushiti “bën vetëvrasje” në burgun e Idrizovës



    Shkup, 23 maj

    Njëri nga të akuzuarit për rastin e keqtrajtimit të punëtorëve të Mavrovës, Sahit Rushiti, është gjetur i vdekur në burgun e Idrizovës, natën e të shtunës. Rushiti, ish-pjesëtarë i UÇK-së, është një nga 22 të akuzuarit për rastin e keqtrajtimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, gjatë konfliktit të vitit 2001, një vepër e kthyer nga Tribunali i Hagës dhe që po gjykohet në Gjykatën Themelore në Shkup. Pranë tij rojet kanë gjetur çarçafin që e kishte përdorur për asfiksim. Edhe pse jepte shenja të jetës kur ishte vërejtur nga policia dhe ishte dërguar në klinikë, megjithatë kishte marrë fund jeta e tij. Nuk ka ndihmuar as reanimacioni. Ndërkohë, hetimi do të vërtetojë nëse ka vendosur vet ai për këtë akt ose a ekziston që dikush ta kishte sulmuar, ndonëse nuk kishte kërcënime kundër tij. Rushiti duhej të dilte në gjyq për shkak të keqtrajtimit të punëtorëve ndërtimor, ai ishte akuzuar së bashku me Shkodran Idrizin i ekstraduar nga Gjermania, me deputetin e BDI-së Hysen Xhemali, se i kanë rrëmbyer dhe të keqtrajtuar punëtorët e ndërmarrjes “Mavrova”. Sahit Rushiti ishte arrestuar në shkurt të vitit 2004 në fshatin Rakovec të Tetovës, pas një fletarrestimi të lëshuar nga MPB-ja, për vuajtjen e burgut për kryerjen e një vepre penale. Në vitin 2004 ai vetë i është dorëzuar policisë maqedonase. Madje, autoritetet e burgut e dinin se në pjesën e burgut ku ai ishte vendosur, ishte kryesori dhe rrallë kush ka mundur ta kundërshtojë. /b.s.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    maqedonet nuk kan te ndalur ndersa udhheqsit shqiptar ne mbar trojet shqiptare po flejn
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jan disa parti ne ilirid tashme legale..
    cdo atdhetar dhet te angazhohet ne njeren prej tyre patjeter..ose te formojn nje tjeter parti qe u shkon bindjeve te tyre..

    nuk shkohet larg me kte gjendje ku disa e shohin te arsyeshme me ndejt ne mal me pushk e disa zyrave e parlamenteve..
    o krejt ne mal ..o krejt neper zyra..

    ngushellime.. familjareve te ketyre luftareve..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •