Sipas versionin krishter te prifterinjve princi i kesaj bote eshte Djalli .Dhe ato mundehen qe kete tia dedikojne Djallit si emer sepse sipas krishtereve djalli e mori Jezusin sipas tyre Zotin dhe e coi ne shkretetire dhe filloi ta tundoje duke i dhene pushtet mbi mbreterite e botes me qellim qe Jezusi te adhuronte djallin.Jezusi se pranoi kete por i tha djallit se duhet adhuruar Zoti dhe jo ai.
Se pari kristiane te nderruar duhet te dini se djalli nuk ka asnje pushtet mbi boten per te vendosur mbreter apo princer.Thirrja e tij ishte nje mashtrim per Jezusin qe ju i thoni Zoti nderkohe qe une ju pyes juve.Si pati guxim djalli te tundoje Zotin dhe ti thote hajde me adhuro se une do te jap mbreterite e kesaj bote?Heshtje apo pergjigje?
Pra ne kete fragment biblik tregohet se pari se Jezusi nuk eshte Zot por profet i Zotit te cilin djalli e tundoi me pushtet me kushtin qe ai te adhuroje idhujt dhe ate.Kurse Jezusi nuk zgjodhi adhurimin e Djallit por dhe as adhurimin e vetevetes por tha.Eshte shkruar Adhuro Vetem Zotin.
Pra djalli qe ju e quani princi i kesaj bote nuk pati fuqi kunder Sulejmanit kur ai e zgjeroi pushtetin e tij sipas urdherave dhe ligjeve te Zotit.A nuk ishte davidi nje princ, po Sulejmani, atehere mendoni gabim se princi qe tha Jezusi eshte djalli sepse fjalet e Jezusit lidhen me ardhjen e Ngushulluesit qe ju hezitoni ta pranoni si paralajmerimin per profetin Muhamed a.s .
16
Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
17
Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe
nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.
18
Nuk do t'ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.
19
Edhe pak kohë dhe bota nuk do të më shohë më, por ju do të më shihni; sepse unë jetoj, edhe ju do të jetoni.
20
Atë ditë do të mësoni se unë jam në Atin tim, dhe se ju jeni në mua dhe unë në ju.
21
Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t'i dëftehem atij''.
22
Juda, jo Iskarioti, i tha: ''Zot, si vallë do të na dëftehesh neve dhe jo botës?''.
23
Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai.
24
Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar.
25
Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju;
26
por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.
27
Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.
28
Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë.
29
Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.
30
Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;
31
por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar. Çohuni, ikim prej këndej!''.
\Gjoni 14
7
Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.
8
Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
9
Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
10
për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
11
për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.Gjoni 16
Fjala gjukuar ne bibel eshte ndryshuar sepse realiteti i saj do ishte
"per gjykim se princi i kesaj bote eshte gjykues."
Ckuptim do kishte te vinte ngushulluesi per gjykim?Per cfare gjykimi?Ku erdhi dhe cfare gjykoi?
A nuk ishte Muhamedi a.s ai qe Gjykoi hebrejte per gabimet e tyre, a nuk e bindi ai boten per mekat dhe vendosi drejtesine hyjnore?
Krijoni Kontakt