Close
Faqja 17 prej 65 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 650
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    O Zotni Kosovelli pyetjet e mia kane shume kuptim dhe une nuk po beje fare ironi.Te lutem pergjigjumu,sepse une jam njeri serioz e jo hipokrit e ironik.Kur te mi pergjigjesh dy pyetjeve te mia,une do te bind se regjimi i hoxhes ishte me i keq se ai i I titos,Rankovicit e gjer tek ai i Milloshevicit.

    PS:Te lutem mos shkruaj -q-ne vend te -c-me grep poshte(ch),sepse na i veshtire gjuhen shqipe.Te lutem flite dhe shkruaje si eshte gjuha jone zyrtare,ashtu sic e flet Idriz Ajeti, Qosja apo Kadareja.Jo per gje por tingellon bukur or burre.A i njeh ata qe te kam permendur apo jo?
    Flm
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    O Zotni Kosovelli pyetjet e mia kane shume kuptim dhe une nuk po beje fare ironi.Te lutem pergjigjumu,sepse une jam njeri serioz e jo hipokrit e ironik.Kur te mi pergjigjesh dy pyetjeve te mia,une do te bind se regjimi i hoxhes ishte me i keq se ai i I titos,Rankovicit e gjer tek ai i Milloshevicit.

    PS:Te lutem mos shkruaj -q-ne vend te -c-me grep poshte(ch),sepse na i veshtire gjuhen shqipe.Te lutem flite dhe shkruaje si eshte gjuha jone zyrtare,ashtu sic e flet Idriz Ajeti, Qosja apo Kadareja.Jo per gje por tingellon bukur or burre.A i njeh ata qe te kam permendur apo jo?
    Flm
    S'ka mundesi qe nje shqiptar te jete me i keq se nje serb.
    Mendoj une

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    I nderuar Kosovelli
    Dua te m'i pergjigjesh nja dy pyetjeje te lutem.
    Me hollesi te tilla nuk jam njohur,por sec ishte ne gjendje te bente UDB-ja sigurisht qe e di mire.Une di mire se Sigurimi i Shtetit I enver hoxhes ka qene me i tmerrshem se UDB-ja.Mund t'ja kalonte edhe GESTAPO-s naziste po do te dish..Kjo si hyrje.
    Kur bente vaki qe UDB-ja vriste ndonje shqiptar a ja jepej familjes trupin i te vrarit, e para.Dhe e dyta a kish bere vaki qe shteti serb te vriste shqiptar pa gjyq,duke perjashtuar Tivarin e Fushe Kosoven?
    Edhe une jam kurioz me e dite pergjigjen e kesaj pyetjes me te kuqe. Edhe nqs nuk i'a jepnin trupin familjes, a e benin ket per ndonje arsye? Te shpjegohem me mire: Millosheviç p.sh, i groposte te ekzekutuarit ne varre masive per arsye se donte t'ia fshihte botes masakrat qe bente. Kurse ky i joni e bente ket pa arsye, sepse nuk i mshifej askjut. Kure zbulonte "grupe armiqsore" dhe i varte ose pushkatonte e dinin te gjithe, e megjithekete i linte pa varr
    A ka me kafsheri se kjo? Shqiptaret dikur, kure vritnin hasmin, nqs kishte ren permbys e kthenin ne shpine dhe i'a kryqezonin duart, kurse ky shtaza jone dhunonte varret
    As kafshe nuk e meriton te quhet. Kafshe eshte qeni im po nuk i ben keq kujt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga puroshkodran : 20-02-2010 më 15:28

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Zotri nestrop as qe do te tentoi te bindi per diqka qe dihet nga shqiptaret. Por sikur keto pytje ti mi bete nje anglez apo ndonje grek, do ti isha munduar ta bindi, e sa i perket per ty, ti po e "rreh" se je nje shqiptar serioz dhe i cili din mire shqip ne te shkruar dhe te lexuar bile te del "rendi" edhe me mesue si perdoret kjo shkronje e ajo shkronje, dhe i cili din ta perdor internetin, per ty me vjen keq nuk kam pergjigjje , se e konsideroi se hubi kohe per ate pune sepse ti eshte dasht me dite qyshe e di une dhe shume shqiptar. Vetem e kame nje kshill pasi e din punen me komjuter dhe internet dhe e din mire gjuhen shqipe dhe me siguri din edhe ndonje gjuhe tjeter botrore perdore Google mashine dhe te jepe sa te duesh pergjigjje dhe ndoshta meson ndonje gje dhe jo me u binde , se nuk ka nevoj njeriu aq lehte me dy pergjigjje te ndrroj binje. Sa per mua kurr mos e hiq ate bindeje qe ke, kalo mire.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Edhe une jam kurioz me e dite pergjigjen e kesaj pyetjes me te kuqe. Edhe nqs nuk i'a jepnin trupin familjes, a e benin ket per ndonje arsye? Te shpjegohem me mire: Millosheviç p.sh, i groposte te ekzekutuarit ne varre masive per arsye se donte t'ia fshihte botes masakrat qe bente. Kurse ky i joni e bente ket pa arsye, sepse nuk i mshifej askjut. Kure zbulonte "grupe armiqsore" dhe i varte ose pushkatonte e dinin te gjithe, e megjithekete i linte pa varr
    A ka me kafsheri se kjo? Shqiptaret dikur, kure vritnin hasmin, nqs kishte ren permbys e kthenin ne shpine dhe i'a kryqezonin duart, kurse ky shtaza jone dhunonte varret
    As kafshe nuk e meriton te quhet. Kafshe eshte qeni im po nuk i ben keq kujt.
    Faleminderit djale shkodran.Ju e keni kuptuar ku dua te dale une me pyetjen time,ndersa miku im kosovar ja ka fut katundit kot.Ky kujton se une ja kam me djallezi pyetjen time.Po jo mor i uruar,une di shume me shume se ti edhe per Kosoven,Te jesh i bindur per kete,sepse e kam ndjekur situaten ndoshta edhe kur ti nuk kishe lindur,por une doja te dilja diku tjeter.
    Zoteri ndodhte qe shume shqipatre ju ngeleshin ne dore udebashve nga torturat,por ata ua jepnin kufomat familjarve ne menyre qe te kishin nje varr ku t'i qanin.Ose kriminelet serb i vrisnin djemte e Kosoves gjate kryerjes se sherbimit usgtarak dhe jua sillnin familjeve ne arkivole plumbi te mbyllura hermetikisht.Prindrit i hapnin ato,por cte shihni,sepse femijet e tyre kish vdekur nga torturat apo ngandonje plumkb mbas koke.Pra sido qe i vrisnin e se me cfare motivi,prapseprap ata tregoheshin fare pak njerezor,sepse ua dorezonin kufomat familjareve.Po Enver qe ti e dashuroke sikur eshte gjyshi jot, a e di se cfare ka bere?I ka vrare shume intelektual e plot te tjere shqiptare pa gjyq e me gjyqe te montuara politike.Hajde de se si i ka vrare ,por rreth 4000 syresh nuk ju dihet varri mor ditezi.Ky eshte ndryshimi midis titizmit dhe kriminelit shqiptar.Jam i bindur sepse ti perseri nuk ke kuptuar asgje.Sado qe sanco Pancua me veprimet e tij e ironizonte te zotin,Don Kishotin e Servantesit,ai perseri nuk hante pyka.
    Ti mund te vazhdosh te mos kuptosh.Cfare mund te te them une!!!!Cdo gje kuptohet nga pergjigja jote!!!!
    Jetoje jeten si ke qef miku im.Po ke deshire me thuaj se mund te te siguroje ndonje veper te diktatorit ,ne menyre qe ta mbash nen jastek.


    PS:Shkoder loce,krimineli serb Milloshevic veproi ne ate menyre sepse ishte kohe lufte.Duhen dalluar gjerat!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2010
    Postime
    25
    Kur u ndrrua sistemi kam qënë rreth 9-10 vjeç por kam dëgjuar shumë,natyrisht edhe lexuar për Enverin por më katil e kriminel se ai,nuk besoj se ka patur e do të ketë.
    Që disa kosovarë e duan akoma Enverin,i bie që unë të dyshoj në llogjikën e tyre.Ose në të kundërtën,duhet të jenë po aq kriminel sa ai.

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    "Genocidi mbi elitën e kombit shqiptar"

    Dëshmitari i masakrave të komunizmit, Tomorr Aliko, merr pjesë Festivalin Nderkombetar te filmave mbi dhunen komuniste ne Prage te Cekise

    Dokumentari "Genocidi mbi elitën e kombit shqiptar nën terrorin komunist", me skenarist zotin Tomor Aliko, Kryetari i Këshillit Kombëtar i Shoqatës Antikomuniste të Shqipërisë, do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të filmave mbi genocidin komunist, në Pragë.
    Në këtë film trajtohet periudha e fillimit të diktaturës nga regjimi komunist në Shqipëri nga nëntori 1944 deri në vitin 1951, periudhë në të cilën u eliminua truri i kombit shqiptar me vendime të gjyqeve speciale dhe ato ushtarake, varjet në litar, ekzekutimet, burgosjet. Kështu në një veprimtari ndërkombëtare me pjesëmarrjen e personaliteteve nga shumë vende të botës, Aliko do të referojë mbi genocidin e pashembullt komunist në vendin tonë, ndërsa do të shfaqet dhe dokumentari i tij, ku do të shihen burgjet, qelitë e tmerrshme ku me qindra vetë kanë vdekur gjatë hetuesisë dhe mijëra të tjerë gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit. Këta ishin viktimat e para, të cilët e paguan me jetën e tyre aspiratën për liri dhe demokraci. Po kështu, një kalvar vuajtjesh dhe tmerri do të kalonin familjarët dhe të afërmit e tyre. Lufta e klasave do të kalonte çdo kufi.
    Dëshmitar i masakrave të regjimit komunist ndaj intelektualëve të njohur, Tomorr Aliko, 83 vjeç, nuk mund të mos i tregonte ato për publikun e gjerë, fillimisht në një libër dhe së fundi në filmin dokumentar "Genocidi mbi elitën e kombit shqiptar nën terrorin komunist". "Jetova për të treguar se çka ndodhur në atë regjim", shprehet Aliko, i cili e ka jetuar pjesën më të madhe të ngjarjeve të filmit dokumentar, i shfaqur në Tiranë dhe pothuajse në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Dokumentari, një prodhim i Televizionit Publik Shqiptar, është shkruar nga Tomorr Aliko dhe ka si regjisor Esat Telitin. Përmes dëshmive tronditëse dhe dokumenteve historike, ky film përcjell persekucionin dhe genocidin masiv që diktatura komuniste ushtroi ndaj intelektualëve të kohës, në periudhën 1944-1951, duke eliminuar dhe përndjekur egërsisht, me metoda çnjerëzore, pjesën më të shquar të tyre.
    "Në një 1 orë e 13 minuta, së bashku me stafin realizues, kemi trajtuar dënimin e 512 personaliteteve të elitës shqiptare, përmes fotografive, videove dhe tregimeve", thotë Aliko, i cili ka vuajtur dy dekada burg, duke nisur nga prilli i vitit 1946. Ngjarjet reale të torturave, internimeve, ekzekutimeve, burgimeve, të vuajtura nga intelektualët, që cilësoheshin si "kërcënimi i kombit", përfshijnë një periudhë 6-vjeçare, që nis nga 28 tetori i vitit 1944. Z.Aliko që ka punuar 4 vjet për skenarin e filmit, ndalet tek politika e atij sistemi, duke nënvizuar se, "të marrësh pushtetin, duhet dhe ta mbash atë. Kjo do të ishte e mundur vetëm nëse eliminoheshin të gjitha gjurmët dhe kërcënimet që vinin nga intelektualët dhe patriotët, të cilët ishin pengesa kryesore e regjimit totalitar". Dokumentari nis në pragun e çlirimit të vendin, kur startuan dhe procedimet për zhdukjen e individëve që kërcënonin politikën vendase, të pasuara me 5 gjyqe speciale dhe ushtarake.
    "Në vitin 1944, kryeqyteti u bë dëshmitar i masakrave më të mëdha të bëra ndonjëherë kundër intelektualëve, patriotëve dhe ish-funksionarëve të shtetit, pa procese gjyqësore, pa mbrojtje. Me urdhër të Enver Hoxhës, atë kohë u eliminuan rreth 100 persona, prej të cilëve janë identifikuar vetëm 38", tregon Aliko. Pas kësaj masakre, regjistrohet gjyqi i 14 prillit 1945. "Gjyqi special i '45 numëron 17 viktima të pushkatimeve. Ndër ta, Haxhi Përmeti, Bari Omari, kunati i Enver Hoxhës, Kostandin Kote, etj"., rrëfen skenaristi. Duke folur për ligjet e asaj kohe, që lejonin ekzistencën e partive të tjera, të tilla si Bashkimi Kombëtar, Legaliteti dhe Socialdemokratët, Aliko nënvizon se, "të gjitha këto parti do të ishin pengesë për regjimin, ndaj njerëzit që i mbështetën ato u asgjësuan si kundërshtarë të Partisë Komuniste". Në Janar të 1946, u morën masa ekstreme ndaj dhjetëra njerëzve, mbi të cilët u hodhën akuza të pabaza.
    "Në këtë gjyq u pushkatuan 9 persona, ndër ta Sami Qelibashi, Qelam Koka, Xhahit Koka, Qelam Dibra, Ali Tirana, etj"., kujton Aliko. Dënimet vijuan me gjyqin ndaj të akuzuarve për sabotim të kënetës së Maliqit. "Gjyqi i famshëm i Maliqit", ku u dënuan me varje Kujtim Beqiri, Abdul Sharra, si dhe u dënuan me pushkatim Vasil Nano, me gruan Zyranë, shtatëzanë, Mirush Përmeti dhe shumë e shumë të tjerë. Skenaristi Aliko ndalet në filmin e tij dokumentar edhe në gjyqin ndaj intelektualëve të arsimuar në shkollën Teknike "Harry Fultz", një fidanishte siç e quan ai të kulturës shqiptare". Në këtë gjyq u pushkatuan 22 vetë. Pjesë e këtij dokumentari është dhe procedimi i deputetëve pas zgjedhjeve të vitit 1945, periudhë në të cilën u pushkatuan Selaudin Toto, Selim Kokolari, etj. Në kujtesën e legjendës së qëndresës në burgjet e diktaturës nuk mund të anashkalohej dhe hedhja e bombës në ambasadën Sovjetike, më 1951. Intelektualët që shpëtuan nga ky antentat u ekzekutuan më vonë. Eksplozivi i përgatitur u hodh në oborrin e ambasadës, ku aktualisht ndodhet Ministria e Arsimit, për të eliminuar pjesën e mbetur të intelektualëve. "Atë kohë isha në burg", rrëfen Aliko, i cili në bazë të hulumtimeve tregon se në atë gjyq, pa avokat dhe pa mbrojtje, të organizuar nga Byroja Politike me Sigurimin e Shtetit, me në krye Mehmet Shehun, u dënuan me vdekje 22 intelektualë, ndër ta dhe gruaja më intelektuale e kohës, Sabiha Kasimati. Në filmin dokumentar paraqiten dhe mjediset e burgjeve, të njohura ndryshe si garnizone të torturave çnjerëzore si të Tiranës, Burrelit, Shkodrës, Gjirokastrës, Beratit etj.
    (Nga Shtypi Shqiptar)

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Mire e ke mor fatlum djali por ka njerez qe nuk hane pyka! Ha po deshe jo dy furra buke ,por edhe 365 po deshe.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Po te shkerdhevsha xhaxhin enver po sa kenge i keni kendue keti djalli , sa libra kemi shkru , sa vjersha keni thurur e sa recitue, po sa lotet i keni derdh vet kur ju ngordhi e tash qka po thoni kosovaret ju paskan pas faj najsen per xhaxhin tuaj. Ne kosovaret edhe ne qofte se kemi besue ndonjeher se enveri i juaj eshte i mire kete na ke ni thene ju... permes radios e tv, permes shkrimtarve me te cilet ju ende mburreni ata neper librat e tyre na kan paraqit shqiprin socialiste si parajse , kurese ju prap ata shkrimtar i respektoni njesoi si ne kohen e xhaxhi tuja si tash, po kengetaret e juve jane munduar ta idealizojn xhaxhin e juaj me shpata e me heshta me topa e me bomba. Ju keni nevoj te shliroheni nga donkishotizmi dhe ate sa me pare , se kosovaret nuk ja u krijuan xhaxhin tuaj ju ishit ata qe i sherbyte. Pergjegjsin e keni ju te shqiperis sa per kosovar kurr mos u merzitni
    ndoshta ne nje kohe keta kosovar kane pas deshir qe shqipria te ishte ashtu e forte dhe parajs por per vuajtjet e dikujte ne shqiperi kosovaret nuk kane faj , faji eshte te ju...

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Me dukut se ti flet percart mor mik.Si duket nuk ua ke haberin ketyre punve fare ose nuk ke informacionin e nevojshem.Mundohu te informohesh me shume e mos ja fut si kau peles.Me vjen keq qe te them keshtu,por cdo gje e kuptoke seprapthi.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

Faqja 17 prej 65 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •