-
Enver Hoxha për Kosovën:
"Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë"
-
-
Sipas një relacioni të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria shqiptare autorizoi në fillim të vitit 1945 oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm (AQSH, Arkivi i Ministrisë së Jashtme. Dokumenti B-7-2, viti 1950).
-
-
Mehmet Shehu u ngarkua nga Enver Hoxha të vriste Anastas Lulon, por ai e zvarriti disi, ndoshta meqë e kishte pasur shok në shkollën amerikane të Fultzit. Atëherë u ngarkua një tjetër për ta ekzekutuar prapa shpine. Hysni Kapo ankohet pse ia ngarkuan Mehmet Shehut dhe jo atij në Konferencën e Labinotit vrasjen e Sadik Premtes: "Për vrasjen e Xhepit i kishin thënë përgjysmë Mehmetit dhe unë i pyeta në Labinot e s'më thanë gjë, kurse edhe pas Konferencës, Mehmetit ia thanë e mua jo.. Sikur të më kishin thënë, unë keshë mundësi të bëja më shumë se Mehmeti… Fryma terroriste ishte si në organizatat, ashtu edhe në ushtri. Mendonim se kështu neve do të zhduknim ata që ishin jashtë Frontit. Provë e terrorizmit është përveç të tjerave, ajo e shokut Xhindi. Po ta shikonim mirë çështjen, ishte vrarë për hiç gjë. Këtë shpirt e ka futur Dushani, që na fliste me simpathi për një frymë të tillë…" .
(9. AQSH, F.14 d.2, Dëshmi e Hysni Kapos)
-
-
Në Veri, parrulla "O me ne, o kundër nesh" ishte gjithë politika e shokëve, por edhe kur shihej se kishte mundësi të punohej me njerëz që kishin qëndruar jashtë Frontit, përgatitnim terrenin jo për marrëveshje, por për t'i zhdukur këta njerëz nga prapa. Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë. Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë, të cilët duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është i tërë toni që i është dhënë punës organizative të Partisë edhe ushtrisë… Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s'është me ne, që s'mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, të zhdukin edhe anëtarët e Partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë".
(AQSH, F. 14, D.2)
-
-
"Kosova duhet t'i mbetet Jugosllavisë. Kush është kundër kësaj politike, duhet luftuar!" - urdhëron Enver Hoxha.
(Enver Hoxha, Plenumi i PKSH dhjetor 1946)
-
-
Hoxha i dërgon Korparmatës së Parë radiogramin e mëposhtëm: "Mos kërkoni më nga Gani Kryeziu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t'i vijnë në ndihmë kosovarët".
(AQSH, F44 D.158)
-
-
Fjala e Enver Hoxhës më 21 gusht 1947 gjatë pritjes së një grupi të rinjsh që morën pjesë në pleniumin e VI-të të Rinisë Popullore.
"...Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshallit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugoallavia.....
Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë të shkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë. Kurdoherë që krerët feudalë të Shqipërisë si Ballshët (Balshajt - shënim) e të tjerë, kanë qenë në aleancë të mirë me sllavët e jugut që kanë pasur përkrahjen e malësorëve....Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta zakoni, burrëria, lufta për indipendencën kundër të njejtëve armiq.....
Miqësia ka ekzistuar përgjatë shekujve e rrebeshesh në mes të popujve tanë dhe atyre malazezë. Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me "Lahutën e Malësisë", ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t'i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur.....
Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese. Populli shqiptar dhe sllavët e jugut me malazezët e serbët në krye, nuk mendojnë dhe nuk ndiejnë si as si Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjeviçi. Poetët popullorë malazezë e serbë kanë shkuar me entuziazëm për trimërinë dhe bujarinë e shqiptarëve. Këngët autentike të malësorëve të Shqipërisë së veriut, këndojnë anasjelltas trimërinë dhe besnikërinë e malazezëve. Si mund të këndonte populli kësisoj kur ekzistonte një armiqësi siç kërkon ta përshkruajë At Gjergj Fishta e agjentët e tjerë të imperializmit.
Populli shqiptar ka luftuar së bashku me popujt sllavë të jugut kundër Turqisë në Kosovë e gjetkë. Në kohën e Gjon Kastriotit dhe Skënderbeut, ne kemi pasur marrëdhënie të ngushta me këta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca, e nga një aleancë e tillë ne kemi mundur t'u rezistojmë okupatorëve. Prandaj miqësia dhe aleanca e popullit tonë me popujt sllavë duhet të jetë guri themeltar i të gjitha përpjekjeve tona, pse ata janë popujt më përparimtarë në botë.
Ndryshuar për herë të fundit nga puroshkodran : 07-02-2010 më 14:45
-
-
Demaçi: - Jo. Unë kamë qenë dhe kam mbetur besnik i emrit, ideve dhe veprës së Enver Hoxhës. Në shtëpi kam mbajtur të vendosur fotografinë e Enver Hoxhës.
-
-
Z. Islam Kadesha ka pohuar për gazetën “Liria” në vitin 1993 sa vijon: “Më 11 prill të vitit 1945, kur unë punoja shifrant në K. Q. të PKSh, erdhi një shifër nga komisari i divizionit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, Ramiz Alia, i cili njoftonte tekstualisht:
- SOT HERËT NË MËNGJES, NJË TURMË E MADHE PREJ DISA MIJËRA SHQIPTARËSH TË KOSOVËS, PASI U GRUMBULLUAN NË MES TË DY KODRAVE NË NJË LUGINË, I PUSHKATUAM DHE I LIKUIDUAM TË GJITHË. - Pasi e deshifrova telegramin, i a çova Koçi Xoxes në zyrë. Atje ishte edhe Enver Hoxha. I tronditur për së tepërmi për masakrën e kryer ndaj bashkëkombësve kosovarë, nuk e përmbajta dot veten dhe shpreha urrejtje ndaj vrasësve. Enver Hoxha mu drejtua me një ton brutal dhe më kërkoi të mbyllja gojën, se përndryshe më fluturonte koka. Nga kjo përgjigje kuptohej se Enveri jo vetëm ishte në dijeni të kësaj masakre, por ndoshta ishte edhe një nga inspiruesit e saj.”
-
-
..
nji kosovar ja kish sjelle ca gazeta te kosoves nje mikut tim dikund nga fundi viteve 80 ta..pra ne prag te 90-tes dikund.. e un ja mora e i lexova..
i kam lexuar aty kto teorite e demaqit per seleksionimin.. negativ e pozitiv.. lol por jo ne ze te kosoves te lpk-se por me duket ne bujk a rilindje a sdi diku..
i ishte bere mendja top te ngratit demaq se vetem ne shqiperi ndodh seleksionimi per mire i njerzve.. pra pozitivi..e kudo ne bote behej seleksionim negativ.. etjetj gjepura..
por njihen kto lloj marrinash ne shkencat politike qe disa i quajne ..semundje foshnjore te x ideologjije etj etj..
demaci ishte i prirur te idealizonte sistemin enverist.. te shikonte aty cdo gje per mire.. e shembullore..
dashuria te verbon syte thot populli..
demaci pra e adhuronte shqiperine e enver hoxhes si shumica e kosovareve.. dhe mundohej i ngrati qe cdo gje qe degjonte per shqiperine nga gazetat jugosllave apo radio tirana ta kuptonte ne menyren me te paster me ideale..
nuk i vihet faj per kete..
ai nuk e pati at fat ta njohe shqiperine ne ate kohe.. flas njohje reale pra duke jetuar aty vete.. keshtu qe mbeti nje adhurues ne largesi..
tek don kishoti ka nje pjes te bukur..
vjen sancoja e po i raporton ustait te tij..pra don kishotit se si vajti dhe e si e gjeti dylqinene.. pra te adhuruaren e don kishotit..
pa he o sanco unju e me trego tani se cpo bente ajo princeshe e bukur kur vajte ti e si e priti letren qe te dhash per te..
fillon i ngrati sanco te tregoje..
ajo ishte nje fshatare e shemtuar thote ky.. me ca rrobe te vjetra e pisanjose e vulgare e morracake e po shinte ca elb neper kusia.. etj.. e nuk dinte fare te lexonte etj etj..
e mor sanco i thot don kishoti se ashtu te eshte dukur tyjan se ska me te bukur se ajo.. dhe ai elbi e misri qe te jan dukur ty sjan tjeter vec xhevahire e margaritare nga me te bukurit.. e se nuk e ka lexuar letren nga emocionet etj..
po jo mo imzot i thosh sancoja se ishte keshtu e ashtu.. mirpo don kishoti kishte bindjen e vet e pike..
e njejta gje eshte me enverizmen e athershme kosovare..
ata..kosovaret pra .. ishin totalisht te bindur se.. shqiperia ishte ajo qe thoshte radio tirana e radio kukesi e tv-ja.. e skish dreq me ja ndrru mendjen..
kte bindje e zell per me e mendue shqiperin e enverit si nje parajse.. e ka pasur pothuajse krejt populli i kosoves duke filluar qe nga fadilet hoxh e bakall e deri tek ademet demaqa..
kam fol me bij kuadrosh kosovare te kohes titos.. e me ish te burgosur politik.. me profesore prishtine e me katundare drenice e peje..
e njejta bindje i njejti formim.. i njejti adhurim..
kjo ceshtje do nji analiz te thelle se si ka ndodhur.. por .. ajo cka eshte sot me rendesi eshte se.. enverizma kosvare pesoj nje carje pas 90 tes..
shperthimet demokratike ne shqiperi i ndane kosovaret ne dy kampe..
kampi qe e pranonin se e kan adhuruar enverin e sistemin e tij por qe kur e mesuan te verteten.. i bene dush mendjes e reflektuan.. dhe kampi qe as qe e mendoj se duhet reflektuar.. perkundrazi..
keto dy kampe.. vazhdojne dhe sot te jene dy degezimet kryesore te mentalitetit e veprimtarise intelektuale e politike ne kosove..
sikur keto dy kampe te ishin integruar e ti kishin len menjane dallimet.. anti e pro enver.. kosova sot do ishte shum me mire..
por dhe te mos ishin integruar por te cfaqnin dallimet ne menyre pluraliste.. pra ti mendjen tende un timen.. eja bashk jetojm e punojm per kosov.. prap do ishte nje mrekulli..
e keqja eshte se njeri nga kampet.. pra kampi enverist i pa reflektushem.. pas 90 tes e pa shqiperine demokratike te berishes si objekt armiqesor qe duhet permbysur.. nje ore e me pare.. (nuku ra nga qielli nocioni .. revolucion i vonuar) dhe gjithashtu kosoven qe reflektoj ndaj enverizmes.. pra rugovizmin.. perseri dhe ate e pa si objekt armiqesor.. dhe aq armiqesor sa.. sic e kam then moti por sic e shprehin vet keta enveristet qe kemi ketu... por dhe veprimtaria e tyre po ta analizosh.. ( pra enveristet e pandreqshem.. ) dhe partia e tyre lpk .. serbia u eshte dukur si armiku nr 4 e nr 5.. kurse armik nr 1 dhe 2 per ata ishin dhe mbeten rugova e agani.. berisha e arbnori apo berisha e topalli etj..
pra ldk e pd.. u bene per kte lloj specieje.. armikja e betuar qe .. duhet zhdukur.. dhe me kto pikpamje e mendime flejne zgjohen e jetojne sot e dje e neser e 100 vjetet qe do vijne..
plus pastaj faktori "pusia".. ose listat e likujdimeve farukore.. pra vrasjet.. qe e kan cimentuar kte kamp ne ate linje ne menyre te pakthyeshme..
..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 07-02-2010 më 15:53
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt