Close
Faqja 27 prej 65 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 650
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    mesazhi siper qe e fshiu

    sa mire e paskam dit un......
    antishqiptaret te gjithe nga krahu i kuq jane.
    t'pakten ky e fshiu nga turpi, gjysa e t'keqes
    Na ngordhi kali i rane thonjte
    po vrapon Balli t'i heqe patkonjte

    -fashizmi i krisur me ca tradhetare
    na zuri vatrat, na vuri zjarre

    Ngrihi t'i biem jezitit plak
    Se Shqiperia s'rron dot pa gjak

    Pa kur t'i shohesh dervene dervene
    ne vend te pushkes gota dhe ene

    Varda rakia , therren kurbanet,
    -rroft Shqiperia , poshte italianet !

    -Do bejme lufte de more de,
    si lum ti popull mezi na ke !

    Ja ku i ke antishqiptaret ....... ose shqiptaret dhjeramane !

    Te njejten sjellje po kane edhe sot . Pasi vdiq Enveri , guxuan te merren me te ! Sa ishte gjalle , i beheshin bythelepires duke spiunu dhe njoni tjetrin ! I keni pa ne parlament si ia permendin pseudonimet e sigurimit njoni tjetrit ?

    Epo une nuk hyj ne keto lloj karakteresh . Edhe po te kisha qene i rritur ne kohe te tij , cfare kishte te keqe do ta konsideroja te keqe dhe cfare ishte pozitive , te tille do ta quaja ! Nuk kam tru milingone , qe nga shkon e para te gjitha vihen ne rresht dhe shkojne pas saj !

    Jam mashkull me dy tope te medha , nuk hyj tek ligji i fundit i Sales
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 29-03-2010 më 18:15

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    te lumte goja o nestorp trimi..

    eshte kenaqsi te lexosh shkrimet e tua te sinqerta.

    big problemi tani eshte ky.. e qe ne duhet te mos rrijm duarkryq..
    qe xhahilet te mos e perdorin vloren perseri si Kopan kunder demokracise si kallash te ed-rucit kunder partise qe lindi si shprese per dite te bukura per popullin tone..
    pra ta mbrojme PD-ne dhe idealet demokratike nga bishat.. qe sot jan grusht celiku i bashkuar rreth krimineleve edvin e kompani..
    Picke e somes edhe nje skizofren do te ta kishte zili ket formulim ! Nje idiot nuk mund te binte deri ketu ! Lene Ameriken Braro dhe shko ne ndihme te Sales ne Shqiperi !! Ha ha ha ......

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    puroshkodran njerzit jane te ndryshem dhe si te till ata mendojne e veprojne ne kete menyre!Ka qe jane burra e me kocke qe jua mbane,ka edhe nga ta qe kockat i kane si te femijve te porsalindur.Ka te tjere qe behen trima ne virtualitet.Komunizmi na ka lene te gjithve cyryker,por disave u eshte renjosur ne gen dhe eshte bere si kromozomi i 8!Europa dhe USA kane parti politike te djathta dhe te majta,tamam ashtu si eshte i ndare elektorati.Por mua dhe shume te tjerve na vjen shume keq qe ne vendin tone kane mbetur akoma Haxhi Qamiler qe pellasin e thone:'' Duam Baben''.Per me e keqja eshte kur keta xhiket e vjeter kane pjelle xhike te vegjel,te cilet lehin si ato konet e liga.Ata mundohen te japin ndonje te kafshuar,por nuk e dijne qe nuk akne force as per te te cjerre!Po sjelle ne kete mesazh nje shprehje popullore te nxjerre nga goja e nje pijaneci teper inteligjent,i cili quhej Sabri Kuta.(Ne vlonjatet e njohim ate).Ai thoshte:''m*t i jati,m*t i biri,*m*t edhe ai qe beri t'ane''.Nuk ka asgje te keqe te jesh i majte apo socialist,por te jesh ekstremist i majte,me kujton Adolf Hitlerin,udheheqesin ultraekstremist te majte.Jo me kot populli i thjesht therriste ne ditet e para te janarit 1991 ENVER-HITLER.Ne ate dite te 6 janarit 1991 tek Sheshi i Flamurit ishin vetem popull qe nuk kishin patur probleme direkte me komunizmin,sepse te perndjekurit nuk ua mbante te dilnin e te therrisnin.Ata ishin akoma te trembur,sepse akoma nuk ishin te bindur qe komunizmi kishte rene.Fakt kam fqinjin tim,i cili pas pak kohesh u be edhe kryetar i Bashkise.Ky person dergonte naten vajzen per te marre gazeten RD,sepse diten kish frike.Kur e kam pyetur pse nuk ishe ne miting,ai mu pergjegj se donte te ruante vendin e punes e nuk kish qef te ngaterrohej.E solla kete shembull per te treguar se enveri dhe larot e tij komunist ishin njesoj si Hitleri,bile me te rrezikshem.AI BASHKPUNOI ME ARMIQTE SERBO-RUSO SLLAVE DUKE NA VRARE,BURGOSUR E INTERNUAR NE SHQIPTARET.AI NA LA 100 VJET MBRAPA TE TJERVE.Kjo distance e krijuar nga keta xhahile e injorante nuk mund te rikuperohet.Si rezultat i ketyre pislleqeve te bera nga te dy palet,por sidomos nga keta larot e kuq,mendoje se do te duhen breza qe ne shqiptaret te harrojme te kaluaren.Shiheni haxhi qamilet qe na nxjerrin ne drite letersine e realizmit socialist.Shefqeti pa dashje thote edhe nje te vertete ...kur shprehet se do ngrihen kembet ti bien kokes...Se kush ishin kembet besoje te gjithe e kuptojne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 30-03-2010 më 18:11
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Ku e pe ti se po quaj fashista ata qe po shajne Enverin ? Pse si kujton ti se vetem fashistet dhe nazistet ishin armiq te Enverit ? Une te tille quaj ata qe ishin aleate te nazifashizmit dhe vijne edhe sot e kesaj dite dhe na prrallisin ketu si qyqet duke u mundu me fitu pike si antienverista !
    Dhe kur neve nuk biem ne kete loje , fillojne dhe na quajn "sigurimsa" , "enverista" etj.

    Ka edhe me keq , si keta moderatoret si Dias10 , qe si nazistet gjermane vaftit (kam pare nje "shpallje" e asaj kohe : Urdher i komandes gjermane...), fshin postimet e mia qe diskutojne pikpamje politiko-historike . Akoma me mendjen e 1943-shit .

    Sa per Enverin , qe t'i mundohesh me e fut midis nesh , une po te them se nuk e po e mbroj , une po citoj vetem ato qe ka bere duke u munduar mos te genjej , madje dhe me artikuj origjinal te kohes dhe te shkruar jashte Shqiperise .

    Kjo juve ju dogji dhe filluat sharjet dhe shpifjet sic e keni zakon , me shpresen se do te me friksoni apo mbyllni gojen ! Apo ato artikuj do t'i benit te pabesueshem !

    Po ju genjen mendja nate dhe dite dhe ta dini kot keshtu sa per informacion , se keshtu si une, ne menyre te ekuilibruar dhe realiste, ka shume qe mendojne sot ne Shqiperi apo ketu ne emigracion. Ju harroni se ata qe i nxirrni bojen vehtes tuaj jeni po vete juve !
    Ktu nuk ka fashista. Tema nuk ben fjale per ta. Atehere pse i permend ti? Pse i quan te tjeret fashista? Se jeni mesu me ate gjuhe. Kush eshte kundra Enverit eshte fashist. Nuk ju kane mbet argumente per me u mbrojte.

    Ti qysh se merr kohen e nazismit si shembull te shtypjes se fjales se lire dukesh qe je enverist koke e kembe. Se nuk ta ze goja me marre si shembull kohen e komunizmit per ndalimin e shprehjes se ç'do mendimi kundra deri ne 90-en. Shkon te 43-shi. Pa dashje e padit veten

    Per ofendime ne ket teme u perjashtove ti me duket e jo kuh tjeter

    E dime qe jane disa si ti, prandaj duhen tema si kjo e Dydrinasit, dhe deshmi te atyre qe e kan vujt ate kohe si nestorpi, brari a ndonji tjeter i moshes se tyre qe shkrujn ne ket forum

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Na ngordhi kali i rane thonjte
    po vrapon Balli t'i heqe patkonjte

    -fashizmi i krisur me ca tradhetare
    na zuri vatrat, na vuri zjarre

    Ngrihi t'i biem jezitit plak
    Se Shqiperia s'rron dot pa gjak

    Pa kur t'i shohesh dervene dervene
    ne vend te pushkes gota dhe ene

    Varda rakia , therren kurbanet,
    -rroft Shqiperia , poshte italianet !

    -Do bejme lufte de more de,
    si lum ti popull mezi na ke !

    Ja ku i ke antishqiptaret ....... ose shqiptaret dhjeramane !

    Te njejten sjellje po kane edhe sot . Pasi vdiq Enveri , guxuan te merren me te ! Sa ishte gjalle , i beheshin bythelepires duke spiunu dhe njoni tjetrin ! I keni pa ne parlament si ia permendin pseudonimet e sigurimit njoni tjetrit ?

    Epo une nuk hyj ne keto lloj karakteresh . Edhe po te kisha qene i rritur ne kohe te tij , cfare kishte te keqe do ta konsideroja te keqe dhe cfare ishte pozitive , te tille do ta quaja ! Nuk kam tru milingone , qe nga shkon e para te gjitha vihen ne rresht dhe shkojne pas saj !

    Jam mashkull me dy tope te medha , nuk hyj tek ligji i fundit i Sales
    Pse te djeg ty nqs quaj antishqiptare enveristat? Nji fjale nuk guxon kush me fole kunder Enverit dhe vrap vjen ti me gjysmen e letersise idiote te realizmit socialist.
    Mandej thote nuk jam enverist....
    cfare kishte te keqe do ta konsideroja te keqe dhe cfare ishte pozitive , te tille do ta quaja
    vazhdo vazhdo. "kishte te mira dhe te keqija", "ashtu ishte koha", "ai te thoshte mos fol, ti pse flisje?", "te pakten kishte pune"....
    po nuk jam enverist jo.....

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ktu nuk ka fashista. Tema nuk ben fjale per ta. Atehere pse i permend ti? Pse i quan te tjeret fashista? Se jeni mesu me ate gjuhe. Kush eshte kundra Enverit eshte fashist. Nuk ju kane mbet argumente per me u mbrojte.

    Ti qysh se merr kohen e nazismit si shembull te shtypjes se fjales se lire dukesh qe je enverist koke e kembe. Se nuk ta ze goja me marre si shembull kohen e komunizmit per ndalimin e shprehjes se ç'do mendimi kundra deri ne 90-en. Shkon te 43-shi. Pa dashje e padit veten

    Per ofendime ne ket teme u perjashtove ti me duket e jo kuh tjeter

    E dime qe jane disa si ti, prandaj duhen tema si kjo e Dydrinasit, dhe deshmi te atyre qe e kan vujt ate kohe si nestorpi, brari a ndonji tjeter i moshes se tyre qe shkrujn ne ket forum
    Ti mos u merzit mer burr qe une marr nazifashizmin si shembull te ndalimit te fjales se lire ! E terheq mo , mos u merzit ! Fashizmi dhe nazizimi kane qene me demokratet , edhe nje here me fal !
    Atehere po marr si shembull te ndalimit te fjales se lire , juve qe jeni dakort me fshirjen e postimeve te mia !
    Apo me etiketat qe ju vini njerezve kur nuk e pelqejne vrimen tuaj !

    Une nuk ta mohoj asnjehere dhe per asnje moment , qe krenohem dhe mbeshtes cdo qendrese te popullit tim kunder pushtuesve te huaj ! Po keshtu edhe clirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist dhe bashkepunetoret e tyre !

    Ti mund te jesh kundra opinionit tim por kjo nuk ka asnje rendesi per mua !
    Ti duhet te kesh kaq mend ne koke te kuptosh qe te vertetes nuk ke fuqi t'i besh gje apo jo ? Mund ta mbulosh dhe mund te genjesh , por kjo e shkrete i ka kembet e shkurtera dhe nuk zgjat shume ...!

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Pse te djeg ty nqs quaj antishqiptare enveristat? Nji fjale nuk guxon kush me fole kunder Enverit dhe vrap vjen ti me gjysmen e letersise idiote te realizmit socialist.
    Mandej thote nuk jam enverist....

    vazhdo vazhdo. "kishte te mira dhe te keqija", "ashtu ishte koha", "ai te thoshte mos fol, ti pse flisje?", "te pakten kishte pune"....
    po nuk jam enverist jo.....
    Mu as nuk me rruhet pse ti shan enverin apo enveristat ! Pse kujton ti, se ti apo disa te tjere si ti , jane ne gjendje per tu marre kaq seriozisht nga njerezit ? Joooo. ..... me as mos te shkoje mendja !

    Jo mor Jo , mua nuk me pelqen fare kur kurvat duke share te tjerat duan te hiqen te ndershme per vete ! Kete nuk e honeps dot per qamet ! Eshte gjeja qe urrej me shume , prandaj e kam kap me juve !

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Si fillim modero termat, se mandej thua me shajne e mi fshijne postimet. E di qe e ke te veshtire, se nuk eshte e lehte me i ike tradites 50 vjeçare, por mundoju.

    Mu nuk me erdhi keq qe more nazismin si shembull te ndalimit te shprehjes se lire. Thashe nuk ke nevoje me shku aq larg se deri ne 90-en te njejte gje benin komunistat ne Shqiperi. Fakti qe ty nuk ta nxjerr goja ket tregon si e mendon ti.

    O njeri. Ktu nuk po flitet per luften mor, qe na paske ardhe ti me mbrojt nderin e partizaneve.

    Per genjeshtra jeni kampion ju. Rekord 50 vjeçar. Po kerkoni me e zgjate ket rekord por nuk jua njeh kush me.

    Ca me marre ti seriozisht. Ti je nje qe behet qesharak ne ç'do teme e kaq. Argumentet e tua jane: "po fole kundra enverit je fashist" "po fole kundra luiza hoxhes je ati-jugor (pamvarsisht se je nga jugu)". Ky je ti

  9. #269
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Dikure i kom kenduar e qare kure vdiqe Xhaxhi Enver tashe po qaj pse kom qar e mesa po shof do qaj pse kom qar qe kom qajt.I madhe ishte Xhaxhi yne,Tek ai shihja Shqiprin nji lule,nji kshtjell dhe dillin qe po ledhatonte me rreze te arta token e Shqiperis.Tani gjdo gje po me duket e shkret .Dal ne oborr, oborri qan ,dal ne fush, fusha gjemon edhe kjo kull pom duket shpi.Ai e pruri deri ku e pruri e ne ku po e qojm Shqiperin .Shpesh historia na ka tradhtuar e po druaj se po na tradhton prap I huaj esht i huaj bre burra. Enver hoxh me nuk lind.Ta kujtojm moton e tij Mbrojtja e atdheut detyre mbi detyrat.

    Ai ishte nji liridashes i madh ishte Nji e do mbetet NJI(1) dhe i vetmi per kah madheshtia shqiptare.
    Ganimet,

    Eshte per te ardhur keq kur lexon shkrime te tilla! Kesaj i thone ne shqip me te shperla mortja!

    Ngaqe nuk keni jetuar ne Shqiperi, por jeni mjaftuar me ato qe ju dergonte ilegalisht KQPPSH, permes agjentures bacenevriste dhe filmave propagandistike qe jipte TVSH!

    Trullana e magar ka ende!

  10. #270
    Duke shfletuar “Dosjen e diktaturës”
    » Vendosur: 31/03/2010 - 07:48
    • Kolec Topalli

    Çdo libër që botohet, nis udhën e jetës së tij sipas vlerave që ka. Libri “Dosja ... e diktaturës” e ka siguruar prej kohësh jetëgjatësinë e tij, për hir të përmbajtjes dhe së vërtetës që paraqet. Këtë libër duhet ta lexojnë të gjithë, pa përjashtim moshe a formimi politik. Ai është i nevojshëm në radhë të parë për të njohur krimet e diktaturës. Prandaj atë duhet ta lexojnë ata që kanë vuajtur, viktimat e atij sistemi, për të marrë sodisfaksionin minimal të njohjes së vuajtjeve dhe sakrificave; duhet ta lexojnë të rinjtë që patën fatin të mos e jetojnë atë kohë të mbrapshtë, për të njohur se çdo të thotë diktaturë e çdo të thotë demokraci; por atë duhet ta lexojnë edhe xhelatët që ushtruan terror e tortura mbi të pafajshmit, për t’i bërë të pendohen sado pak për krimet e tyre; duhet ta lexojnë edhe të huajt, për të kuptuar se çka qenë komunizmi shqiptar.
    Kam pasur raste të lexoj disa libra të kësaj natyre, për krimet e diktaturës në vendet ish-komuniste. Për Rumaninë kam lexuar “Tortured for Christ” të autorit Richard Ëurmbrand; për Rusinë kam lexuar “Noi vivi”, “Doktor Zhivagon”, jetën e diktatorëve, ditarë e memuare. Por ajo që ka ndodhur në Shqipëri kapërcen çdo kufi. Libri që po paraqitet sot, është një pjesë e asaj tragjedie që u luajt në kurriz të këtij populli për një gjysmë shekulli.
    E kush mund t’i prekte këto plagë më mirë se një mjek nga profesioni, një intelektual i formuar në një mjedis që i ka ndierë thellë plagët e diktaturës, siç ka qenë qyteti i Shkodrës, i përgjakur më shumë se çdo qytet tjetër, sepse pati më shumë intelektualë, si rrjedhim, më shumë kundërshtarë të regjimit, më shumë antikomunistë, më shumë frymë perëndimore?
    Ata që u torturuan, që u burgosën e u internuan, nuk kishin bërë asgjë kundër regjimit. Por ata kishin një avantazh ndaj diktaturës: ata mendonin ndryshe, prandaj ishin të rrezikshëm për shtetin diktatorial, prandaj u vranë, u dënuan, u burgosën, u internuan. Sa të vrarë nga dora e zezë janë ende pa varr. Sa zemra nënash janë tharë përgjithnjë. Sa sy kanë mbetur ende të përlotur. Sa fëmijë kanë mbetur jetimë. Sa gra janë veshur përgjithnjë me të zeza.
    Ata që i bënë këto krime mund të thonë: “Ashtu kanë qenë ligjet e asaj kohe”. Kjo është deri diku e vërtetë, por nuk është gjithçka, sepse ndërmjet atyre që mbronin ato ligje të mbrapshta ka pasur të atillë që i kryenin me ëndje torturat, vrasjet, krimet, pa u trembur aspak për ligjet e asaj kohe, se për të persekutuarit nga regjimi nuk kishte ligje. Cili ligj thoshte që të pritej këmba me sharrë, siç u veprua me Dom Lazër Shantojën? Cili ligj thoshte që të shpohej kufoma me sfurk për ta rrokullisur në një gropë të zezë, siç u veprua me Aleksandër Sirdanin? Cili ligj thoshte që të thyenin arra në kokën e të vrarit, siç u veprua në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës? Akte të tilla të periudhës së barbarisë, të denja për kohën e Xhenxhis Khanit a Timur Lengut, dëshmojnë se diktatura për krimet e saj të shëmtuara zgjidhte njerëzit më të pashpirt, njerëzit pa personalitet, më injorantët, ata që manipuloheshin lehtë nga sloganet e luftës së klasave.
    Ky libër na mëson se diktaturat nuk mund të mbahen ndryshe, veçse me terror, me vrasje, me burgje e tortura. Ky libër na mëson të njohim të kaluarën ashtu siç ishte, jo nëpërmjet burive shurdhuese të propagandës komuniste, por nëpërmjet fakteve të pamohueshme, nëpërmjet arkivave e dosjeve, nëpërmjet të vërtetave të pakundërshtueshme. Ky libër na mëson se çdo diktaturë, sado e gjatë qoftë, ka një fund. Ky libër na mëson të mos e harrojmë të kaluarën, nëse duam që ajo të mos përsëritet.
    Të hapësh dosjen e diktaturës është një punë sa e domosdoshme, aq edhe fisnike. Ajo është shenjë respekti ndaj vuajtjeve të atyre që nuk u pajtuan me diktaturën, është shenjë se njeriu është gjithnjë në kërkim të lirisë për vete dhe për të tjerët. Le të jetë ky libër një homazh për të gjithë ata që s’arritën ta shohin dritën e demokracisë, për të gjithë ata që vdiqën burgjeve, kampeve të shfarosjes ose në qelitë e sigurimit.
    Ky libër është i mbushur vetëm me të vërteta. Aty ka gjak e lot, dhembje pa kufi, plumba, litarë e pranga; burgje, kampe e qeli; ka njerëz të pafajshëm të martirizuar, ka trupa pa jetë që sillen rrugëve për t’i futur tmerrin banorëve, ka kufoma që rrinë mbi dhé, ka të vrarë pa varre, ka kafka pa trup e trupa pa kokë, gjymtyrë të prera e të shpërndara, gjithçka që ishte frut i diktaturës. Mbi këto kufoma pa varre lulëzonte diktatura, ajo që na izoloi për 50 vjet nga perëndimi dhe nga bota e qytetëruar.
    Ky është libri prej të cilit i madh e i vogël do të mësojnë të vërtetën e jetës nën diktaturë; shkrimtari e poeti mund të nxjerrë subjektet e dramave, tregimeve, romaneve, se vetë jeta nën komunizëm qe një tragjedi e gjallë, ku u martirizua një popull i tërë.
    Dhe e gjitha kjo s’është veçse një pjesë e vuajtjeve. Pjesët e tjera, që presin ditën për të dalë në dritë, ndodhen nën dhé ose janë zhdukur përgjithmonë.
    Ky është një libër që hyn në histori, një libër që bën histori. Çdo faqe e tij është një pellg gjaku i martirëve të kombit. Njëri ra nën breshërinë e plumbave me thirrjen “Rroftë Shqipëria”, një tjetër ra duke kujtuar nënën, gruan, fëmijët, duke u lënë amanetet e fundit, që askush s’i dëgjonte, dhe si përgjigje merrnin plumbin e fundit në kokë. Ja përse trupat e tyre nuk u tretën atje ku i groposën në varret e përbashkëta. Dhe e vetmja gjë që kërkojnë eshtrat e tyre të patretura, është një varr, një varr për t’i kujtuar, një varr për një tufë lule, një varr ku të prehen, siç prehet i qetë ai që krijoi makinën vrastare, ai që shpikte ligjet shfarosëse, ai që sendërtonte gjyqet kriminale, ai që e shndërroi vendin në një kamp të madh vuajtjesh pa fund.
    Historia duhet rishkruar. Ajo duhet të bazohet vetëm tek e vërteta, që ende s’ka dalë në dritë, por rri e burgosur, e mbërthyer në tela me gjemba në dosjet e sigurimit të shtetit. Pa dalë e vërteta e viteve të diktaturës ashtu siç ishte, ky vend nuk do të ketë prehje e qetësi, se fantazmat e së kaluarës, që përgjakën njerëzit e pafajshëm, enden përsëri në horizontet e demokracisë së brishtë; se ato që kriminalizuan një popull të tërë, nuk duan të gjenden varret e të masakruarve dhe të vrarëve nga komunizmi. Ka shumë që duan të harrohet historia, që ajo të mbetet e deformuar në kornizat e historiografisë komuniste. Ja përse libra të tillë janë të domosdoshëm. Ja përse ata do të hyjnë në histori, kur ajo të shkruhet nga historianë të paanshëm, të paindoktrinuar, të papolitizuar.
    Kjo është dosja e madhe e komunizmit, dosja e madhe e shpërndarë në mijëra të tilla, që qëndrojnë të mbyllura për të mos prishur qetësinë e atyre që nënshkruan vdekjet, për të mos shqetësuar ata që urdhëruan burgosjet, vrasjet, internimet. Shoqëria jonë, demokracia e re ka nevojë të domosdoshme për dekomunistizimin e saj, ka nevojë për transparencën e plotë të së kaluarës, ka nevojë të njohë kriminelët, që ata të mos kenë kurajon të kërkojnë të jenë në krye të këtij populli, por të kërkojnë falje për krimet që kanë bërë. Dhe në mos e bëfshin këtë, së paku emri i tyre të mbulohet me turp në dosjen e madhe të diktaturës.
    Të hapen dosjet, është dëshira e fundit e atyre që ranë nën breshërinë e plumbave të xhelatëve, është zëri i atyre që dergjen në gropat e përbashkëta, është amaneti i atyre që mbetën pa ndjenja prej torturave në qelitë e sigurimit, në baltat e Maliqit, të Tërbufit e Bedenit, në kampet shfarosëse të Tepelenës e të Porto-Palermos.
    Të hapen dosjet, që së paku tash, pas 20 vjetësh, fjalën demokraci të mos na e mësojnë ata që nënshkruan dënimet me vdekje, dhe të drejtat e njeriut të mos i mbrojnë xhelatët e djeshëm, që torturuan e masakruan të pafajshmit.
    Të hapen dosjet, që tash mbas 20 vjetësh fjalën liri të mos na e diktojnë ata që ngritën trekëmbëshat e litarët, dhe ekonominë e tregut të mos na tregojnë ata që i lanë tregtarët me vite me bukë e ujë, që t’i rrëmbenin pasuritë.
    Të hapen dosjet, që sot pas 20 vjetësh Evropën dhe Perëndimin të mos na e tregojnë ata që deri dje asaj i sollën shpinën dhe deshën të na çojnë në stepat siberiane e në shkretëtirat e Mongolisë.
    Libri është ribotim i plotësuar. I plotësuar me më shumë të vrarë nga diktatura, me më shumë të burgosur e të internuar, me më shumë pellgje gjaku të pafajshëm. Dhe sa herë të ribotohet, do të shtohen fletët e tij, do të shtohen dosjet, do të shtohet dhimbja, e bashkë me to do të rritet edhe pezmi e trishtimi i lexuesit.

    panoaram

Faqja 27 prej 65 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •