Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.
Enver Hoxha: Si shembull, ekzekutoni njerëz me ndikim
Speciale e Premte, 2 Nëntor, 2012
Kopertina e librit “100 vjet” nga Blendi Fevziu
Vendosja e diktaturës komuniste në librin e Blendi Fevziut.
Arrestimet dhe vrasjet në ditët e para të vendosjes së pushtetit popullor.
“Masa represive, pa marrë parasysh ligjet në fuqi”
Mehmet Shehu: Të arrestojmë rreth 100 ose 150 veta nga këta të cilët nja 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë.
“Sasia e arit të sekuestruar nga tregtarët nga 1 dhjetor 1944 deri në 31 dhjetor 1990 ishte 3 tonë”
Shekulli i 20-të do të ishte vendimtar për shqiptarët. Do të shpallej pavarësia, vendi do të kalonte vite kaosi dhe do të përjetonte padrejtësinë e copëtimit të trojeve nga Fuqitë e Mëdha në favor të fqinjëve, do të bëhej me një Princ, pastaj Republikë, pastaj Monarki… Por 45 vitet e ardhshme do të vendoseshin nga shfaqja në skenën politike të kohës të Enver Hoxhës. Pas krijimit të Partisë Komuniste, më 8 nëntor 1941, ai do të bëhej një nga figurat qendrore të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe pse politika e tij e eliminimit të kundërshtarëve kishte filluar qyshkur, ajo do të merrte përmasa shumë më të mëdha dhe madje do të legjitimohej pas çlirimit të vendit dhe hyrjes së tij në Tiranë. Këtë moment dhe atë çka pasoi na e risjell në vëmendje gazetari Blendi Fevziu në librin e tij historik “100 vjet (1912 – 2012)- Një ekskursion 100-vjeçar në politikën shqiptare”, botim i “UET Press” dhe “Klan”. Ku u vendos kreu i shtetit të sapoçliruar, cilat ishin problemet që kërkonin zgjidhje emergjente dhe kabllogramet që urdhëronin arrestimet, pushkatimet e “kundërshtarëve” apo kolaboracionistëve dhe ngritjen e “fushave të përqendrimit”. Jo më pak i ashpër paraqitet Mehmet Shehu, i cili për rastin e bombës në Ambasadën Sovjetike shprehet se është e nevojshme shkelja e ligjeve në fuqi, për të eliminuar sa më shumë kundërshtarë. al.mi
Shqipëria komuniste, 1944 – 1989
Rreth orës 10:00 të datës 28 Nëntor 1944, komandanti i Tiranës, Mehmet Shehu, shqoi që larg tymin që ngrinte autokolona e makinave që vinte nga Elbasani. I vendosur mbi kodrën e Saukut, ai kishte dalë të priste Qeverinë e Përkohshme të Beratit që po hynte në Tiranë. Qeveria ishte nisur një ditë më parë, më 27 nëntor dhe pasi kishte kaluar Shkumbinin në afërsi të Rrogozhinës, kishte ndërruar drejtim. Nuk kishte marrë rrugën e rrezikshme, vende-vende të minuar dhe me mungesë urash të drejtimit Kavajë – Durrës – Tiranë, por ishte kthyer për Peqin dhe që këtu në Elbasan. Atë natë qenë vendosur në hotel “Moderno”, hoteli më i mirë i qytetit dhe në derën e Enver Hoxhës e poshtë ballkonit të tij qenë vendosur roje të armatosur. Kryetar i Qeverisë së Përkohshme, Hoxha, kish dalë mëngjesin e datës 28 Nëntor në ballkon për të parë turmën entuziaste që ishte mbledhur aty spontanisht.
Në orën 10:00 të datës 28 Nëntor 1944, Kryeministri Enver Hoxha, Qeveria e Përkohshme dhe një numër i madh rojesh dhe zyrtarësh që e shoqëronin hynë në Tiranë. Autokolona ndaloi pak kohë në Pallatin e Luogotenentit, ku qe vendosur shtabi partizan i qytetit dhe zbriti poshtë. Nëpër Rrugën e Elbasanit ajo arriti tek ish-selia e regjencës (godina aktuale e të përndjekurve politikë). Makinat ndaluan aty dhe Hoxha, Koçi Xoxe, Myslym Peza dhe gjithë grupi vijoi në këmbë drejt sheshit “Skënderbej”; prej këtej përballë hotel “Dajtit”, aty ku ishte ngritur Tribuna e paradës së fitores.
Parada e trupave partizane atë ditë, përballë komandantit të Përgjithshëm dhe misioneve aleate, ishte shenja e parë e triumfit të komunistëve. Atyre që kishin rezistuar më shumë dhe që tashmë po merrnin mbrapsht shpërblimin e sakrificës së tyre. Njëherazi parada po provokonte një mijë dilema. Çfarë regjimi do të instalohej në Shqipëri? A do t’i jepte vendi fund praktikave të qeverisjes autoritariste dhe a do të instalohej një qeverisje demokratike? A do të ishte Shqipëria një vend i lirë, sipas modeleve perëndimore apo jo? Enver Hoxha vetë i shmangej shumicës së pyetjeve që po atë ditë vinin nga misionet aleate, por edhe nga personalitete të paangazhuara që ishin ftuar të merrnin pjesë në paradë.
Mbasditen e 28 Nëntorit 1944, qeveria e re organizoi një ballo të madhe në hotel “Dajti”, në ambientet e të cilit qenë vendosur anëtarët e qeverisë. Enver Hoxha qëndronte në Suitën nr.5, në katin e dytë, me një dhomë ndenjjeje dhe dhomën e gjumit. Ai qëndroi atje ende për pak kohë derisa gjeti një shtëpi në qendër të qytetit, pronë e inxhinier Bellotit, ku edhe u vendos. Por derisa shtëpia të bëhej gati, ai banoi në Pallatin e Luogotenentit, duke zënë apartamentin dhe zyrën e tij. Hoxha qëndroi atje fare pak kohë dhe nuk u kthye thuajse më kurrë. Nuk dihet pse ai refuzoi të qëndronte atje edhe në momente të vështira si ato të viteve ’70, kur shtëpinë e kishte në rikonstruksion dhe vetë ishte i goditur nga infarkti. Nga ana tjetër ai porositi që askush të mos prekte dhe modifikonte në të. Në dhjetor 1944 urdhëroi Rita Markon që nëse ndonjë partizan vidhte objekte prej aty, të pushkatohej. Pallati u ruajt në një mënyrë të tillë, sa sot, edhe librat e Francesko Jakomonit, janë ende të vendosura në bibliotekën e zyrës së tij. Siç e la ai vetë në mars 1943.
Më 13 dhjetor 1944, Zeqi Agolli, një militant i rinisë komuniste që ishte caktuar nga vetë Enver Hoxha si sekretar i tij, ishte duke pritur Kryeministrin:
“Po rrija në trotuar pranë Kryeministrisë, e cila ishte aty ku sot është Ministria e Ekonomisë. Saktësisht në orën tetë pashë që vjen makina e Enver Hoxhës, duke u ndalur përballë derës kryesore anash trotuarit. Enveri në atë kohë kishte një makinë “Alfa Romeo”. Ishte makinë e paraqitshme dhe e re, që drejtohej prej shoferit të tij, Isuf Çoba. Ajo ishte pronë e Lika Toptanit. Nuk e di si e mori shteti i ri, por duhet të ketë qenë sekuestrim”.
Enver Hoxha hynte atë ditë për herë të parë në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë. Në po atë zyrë që ishte lënë e lirë më 22 tetor nga ish-kryeministri Ibrahim Biçakçiu. Zeqi Agolli kujton sërish:
“Ndërkaq, hymë brenda ku na orientuan në zyrat përkatëse. Ishin në katin e parë. Në zyrën që duhej të punonte në Kryeministri, hyri për herë të parë pikërisht në atë moment. Deri atë ditë kishte qenë i pozicionuar te zyra që kishte si sekretar i Partisë në selinë e caktuar për Komitetin Qendror të saj. Zyrat tona ishin në katin e parë të godinës, ku sot është Ministria e Ekonomisë. Në fillim majtas ishte zyra ime, pra e para majtas. Ngjitur me mua ishte ajo e zëvendëskryeministrit Myslym Peza. Përballë Myslym Pezës ishte zyra e Alqi Kondit, i cili u caktua sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, pastaj vinte një sallon bosh dhe paradhoma ngjitur me të ishte zyra e Enver Hoxhës. Karshi zyrës së Enver Hoxhës ishte salla e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave”.
Kryeministri i ri kishte së paku dy çështje që kërkonin masa energjike për të konsoliduar pushtetin. E para ishte eliminimi i kundërshtarëve politikë dhe kontrolli i plotë i pushtetit në vend. E dyta ishte njohja ndërkombëtare e qeverisë së re dhe zgjidhja e problemit me anglo – amerikanët.
E para ishte një çështje që do të mbante pezull gjithë filozofinë politike të regjimit komunist. Për vite me radhë eliminimi i kundërshtarëve dhe krijimi i një fryme dhune dhe kontrolli dominoi sjelljen e regjimit të Hoxhës. Eliminimet e para që kishin filluar që gjatë luftës u bënë më masive me marrjen e pushtetit:
“Të organizohen burgjet dhe fushat e përqendrimit dhe të burgosen të gjithë ata elementë të akuzuar me faje të mëdha, me tradhti të naltë dhe bashkëpunim të hapët. Të mos ketë mëshirë ndaj tyre që kanë bashkëpunuar me okupatorin dhe të ekzekutohen në vend. Të gjithë robërit të mblidhen në fushën e përqendrimit, të mos bëhen arrestime në masë, sepse veprime të tilla trembin popullin. Bëni kujdes. Kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerëz me ndikim, që të bëhen shembull për të tjerët. Këta bëjnë përshtypje në popull”.
Ky radiogram i dërguar më 17 nëntor 1944 nga Kryeministri, gjeneral kolonel Enver Hoxha për gjeneral Dali Ndreun që po merrej me spastrimet në Veri, përcakton në një farë mënyre vijën politike të regjimit të ri. Një regjim që ishte i vendosur të ndëshkonte këdo që ishte kundër tij, këdo që ishte skeptik, por me një logjikë të ftohtë dhe të kalkuluar, edhe ata persona me ndikim që mund shpreheshin dyshues ndaj tij.
Pak ditë më parë, më 10 nëntor 1944, Hoxha i kish dërguar një urdhëresë Mehmet Shehut, komandantit që po drejtonte luftimet për çlirimin e Tiranës dhe që mbante të rrethuar qytetin. Kabllogrami me shkrimin e Hoxhës, numër 44, për atë ditë thotë:
“Qëndrimi karshi tradhtarëve dhe kriminelëve që kapen ose dorëzohen të jetë i ashpër dhe aspak familjar. Ata duhet ta ndjejnë menjëherësh se janë në dorën e gjyqit. Ndalohet rreptësisht qëndrimi i tyre i lirë nëpër qytet dhe bisedimet me këdo. Ata duhet të burgosen dhe të ruhen me roje”.
Por ndëshkimet vijuan edhe më të ashpra. Ato filluan me ekzekutimet e para në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kryeqytetit dhe vijuan me dënimet në gjithë zonat e Shqipërisë. Me dhjetëra vetë u dënuan pa gjyq, thuajse 2000 vetë u ekzekutuan. Brenda pak kohësh, tregtarët dhe njerëzit e pasur u ngarkuan me gjoba marramendëse nën atë që quhej tatimi i jashtëzakonshme i luftës. Kush nuk i paguante ose nuk kish për t’i paguar arrestohej. Shumica vdiqën në burg. U shtetëzuan gjithë makinat, shtëpitë dhe pothuaj gjithë malli i tregtarëve. Pronarët e tokave u shpronësuan nën justifikimin e reformës agrare që u shpall me shumë bujë, por brenda një viti filloi “bashkimi vullnetar” i tokave në ato që u quajtën kooperativat bujqësore. Një imitim direkt dhe pa asnjë ndryshim i kolkozeve sovjetike. Bashkimi që në fillim u shpall si vullnetar, u bë shpejt i detyruar dhe i dhunshëm.
Ligji i tatimit të jashtëzakonshëm i dalë më 13 janar 1945 ishte i frikshëm dhe një ligj me forcë prapavepruese. Të gjithë personat që kishin ushtruar aktivitet tregtar nga data 7 prill 1939 deri më 31 dhjetor 1944, pavarësisht se kishin paguar taksat e kohës, duhej të deklaronin brenda 10 ditësh fitimet e tyre për këto 5 vite. Nëse nuk i deklaronin, një komision i përbërë nga 3 vetë, një delegat i Ushtrisë, një i rinisë dhe një njohës i tregut, vendosnin vetë taksën. Taksa tatonte deri në 80 % të fitimit. Kur dikush gënjente për fitimin, pasuria e tij, e gjitha, sekuestrohej. Floriri që u mblodh me këtë rast ka qenë gjithnjë një mister. Sipas një shkrimi të një reviste të MPB ,të cituar nga gazetari Teodor Keko në vitin 1991, deri në fund të vitit 1948 ishin zbuluar: “43816682 monedha ari” pa llogaritur stolitë e çmuara. Por një Komision parlamentar, i ngritur në vitin 1991 pas shumë hetimesh, njoftoi se sasia e arit të hyrë në thesar nga sekuestrimet nga 1 dhjetori 1944 deri më 31 dhjetor 1990 ishte 3.029 kg, pra 3 tonë.
Dhuna ndaj kundërshtarëve politikë, ose atyre që konsideroheshin kundërshtarë politikë, ishte e frikshme. Në 46 vitet e sundimit të tij, regjimi krijoi një bilanc tragjik: 5037 burra dhe 450 gra u ekzekutuan. 16788 burra dhe 7367 gra u dënuan me burgime nga 3 deri në 35 vjet. Shpeshherë dënimet shtoheshin përmes ridënimit brenda në burg. 70 mijë vetë u internuan. 354 shtetas të huaj u pushkatuan, ndër ta 95 shqiptarë të Kosovës. Në vend u ngritën 40 burgje, shumica e të cilëve shfrytëzonte punën pa pagesë të të dënuarve në miniera.
Pak kohë pasi qeveria u instalua në Tiranë, u arrestuan 15 vetë të një grupimi që quhej grupi “Bashkimi shqiptar”, kryesisht pjesëtarë të klerit katolik ose të lidhur me ta. 8 vetë u dënuan me vdekje, midis të cilëve 3 priftërinj dhe të tjerë me dënime të rënda. Më 11 janar u arrestuan anëtarët e grupit socialdemokrat. Ishte iniciativa e një numri intelektualësh, kryesisht të majtë, që kishin vendosur të krijonin një parti socialdemokrate, me të cilën do të paraqiteshin në zgjedhjet e radhës. Grupi u quajt i nxitur nga reaksioni. 9 vetë u dënuan me vdekje. 7 të tjerë me dënime të rënda deri në 30 vjet burg. Midis tyre edhe një grua, Musine Kokalari.
Në fundin e vitit 1946 e në vitin 1947 u arrestua grupi i deputetëve dhe mbështetës të tyre. Rreth 30 vetë, shumica anëtarë të Kuvendit Popullor, me bindje komuniste apo neutrale. Pas heqjes së imunitetit u arrestuan 16 deputetë. U krijuan dy grupe gjykimi. Grupi kish tentuar të krijonte në Parlament një opozitë që t’i kundërvihej vendimeve të qeverisë, ose së paku ky qe shkaku i dënimit. 17 vetë u dënuan me vdekje, midis tyre edhe tre emra shumë të njohur, Shefqet Beja, Riza Dani dhe Selahudin Toto. Në listën e 17 të dënuarve ishte edhe Enver Zazani, një mik i vjetër shkolle i Enver Hoxhës, ndoshta miku më i afërt i tij; Kolë Kuqali, babai i dy dëshmorëve të rënë në luftë me fashistët; Sheh Karbunara, një militant i vjetër anti-zogist dhe Syrja Selfo, miku më i afërt i Enver Hoxhës, njeriu që e kishte strehuar gjatë luftës bashkë me familjen dhe që e kishte mbajtur me para. 35 vjet pas kësaj ngjarjeje, Selfo u bë personi i vetëm për vrasjen e të cilit Hoxha shprehu keqardhje. Ai deklaroi se kish dhënë urdhër për vrasjen e tij kur kish parë firmën që pranonte pjesëmarrjen në komplot, por firma ishte marrë nën torturë. Selfo kish qenë krejtësisht i pafajshëm.
Rasti më flagrant i dënimeve është ai i të pushkatuarve të Ambasadës Sovjetike. Në shkurt 1951-shit, një shpërthim dëmtoi derën e garazhit të Ambasadës Sovjetike në Tiranë. Byroja Politike mori vendimin që të arrestohen 100 vetë, siç dëshmon fjala e ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehu, marrë nga procesverbali i saj:
“… është e nevojshme politikisht që ne të marrim masa represive të jashtëzakonshme pa marrë parasysh ligjet në fuqi. Një masë të tillë ne e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba dhe kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi. Unë mendoj se kjo masë që do të marrim duhet të jetë në një shkallë të tillë, te elementi që përpunohet, elementi reaksionar i tipit Kacaruho etj., sonte t’i arrestojmë. Të arrestojmë rreth 100 ose 150 veta nga këta të cilët nja 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë duke zgjedhur sigurisht nga ata më kryesorët… Ne i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe po të jeni edhe ju dakord veprojmë që sonte.”
108 veta u arrestuan sipas një liste të parapërgatitur dhe 23 prej tyre u pushkatuan pa gjyq. Vendimi i pushkatimit u mor 3 ditë pasi kish ndodhur ekzekutimi. 7 ditë pasi ata qenë varrosur, u vra në një pritë nga policia autori i vërtetë i hedhjes së bombës. Midis të pushkatuarve ishte edhe Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë e Shqipërisë, shoqe klase e Enver Hoxhës. Deri në vitin 1948, regjimi ishte thuajse tërësisht i konsoliduar dhe ai kishte instaluar tashmë një regjim represiv.
Problemi i dytë, ai i njohjes nga aleatët e në radhë të parë nga anglo–amerikanët, nuk ishte aq i lehtë. Më 28 Nëntor 1944, koloneli Palmer, kreu i misionit britanik në Shqipëri dhe mbështetës i Hoxhës, ishte i vendosur në tribunë në krah të tij. Po ashtu si një misionar amerikan me origjinë shqiptare nga Korça, Tomas Stefan. Në ballon e mbrëmjes, misioni britanik, i veshur me uniformat e paradës, ishte më i dukshmi dhe më eleganti. Shqipëria dukej se do të vijonte raportet normale, por problemet mes Hoxhës dhe britanikëve nisëm menjëherë. Hoxha kishte ndërmend të instalonte një regjim identik me atë sovjetik të Stalinit, ndërsa britanikët shpresonin ende se ai do të organizonte zgjedhje të lira dhe një sistem shumë partiak. Amerikanët po ashtu. Ata mbështeteshin edhe në një element tjetër. Në një raport të vitit 1945, i dalë nga arkivat e Uashingtonit për botim vetëm në vitin 2011, ata i raportojnë nga Tirana qeverisë së tyre:
“Në Shqipëri ka pa diskutim një përqindje më të lartë të njerëzve pro-amerikanë se sa në çdo vend tjetër të Ballkanit… Gjithsesi, kjo ndjenjë pro-amerikane ka qenë kryesisht nga njëri drejtim, meqenëse populli amerikan nuk ka bërë kurrë ndonjë përpjekje për ta shfrytëzuar këtë situatë…”.
Raporti sqaron më poshtë se shqiptarët kanë paragjykime ndaj Lindjes, se nuk i preferojnë sllavët dhe se një drejtim apo miqësi me ta, si me Jugosllavinë, ashtu edhe me Bashkimin Sovjetik, do të gjente rezistencë në një Shqipëri pro-perëndimore.
BLENDI FEVZIU
panorama
Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.
Na mytet me pralla...'dukati n'shkall pralla n'ball'!
Lavdi XHAXHIT
Radio gjermane pyet: Skënderbeu e Zogu, po Enver Hoxha? Dhe Basha përgjigjet: Të përndjekurit s’kanë të drejtë të bëjnë grevë
20 Nëntor, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Gazetari Ralf Borchard i Radio Gjermanisë, radios publike të këtij vendi, ka udhëtuar në Tiranë për të ndjekur nga pranë gjendjen e ish- të përndjekurve në këtë 100 vjetor të Pavarësisë.
Ai ngre një pyetje interesante në këtë 100 vjetor, të cilin e lidh pashmangshëm me grevën e ish- të përndjekurve. Ai pyet se pse të gjithë e kanë mendjen tek Skënderbeu dhe Zogu dhe askush nuk kujtohet për Enver Hoxhën dhe trashëgiminë që la pas.
Gjeni më poshtë pjesë nga ky reportazh.
Realiteti i diktaturës së Enver Hoxhës do jetë sërish jashtë vëmendje në Shqipëri. Nëse në javët që vijnë do të festohet 100 vjetori i Pavarësisë, më shumë do të merren me heroin mesjetar Skënderbeu dhe me mbretin e parë të shqiptarëve, Zogun, por jo me mësimet nga diktatura komuniste. Megjithatë, Lulzim Basha, kryebashkiak i Tiranës dhe numri dy i politikës në vend, i përgjigjet kështu pyetjes nëse greva e urisë së ish- të përndjekurve ishte e justifikuar: “Unë besoj se jo. Ne kemi 21.400 qytetarë të Shqipërisë, të cilët njihen si viktima të diktaturës komuniste, që janë burgosur, dëbuar ose që u janë ekzekutuar të afërmit. Ata marrin të gjithë një pension të veçantë dhe kanë të drejtën e kompensimit me rreth 14 euro në ditë për nj ditë burg. Në njohuritë e mia, kjo është shuma më e lartë për viktimat e kompensimit për viktimat e komunizmit dhe nuk është shumë e vogël për një vend si Shqipëria”.
Mbetet megjithatë e diskutueshme se sa ka paguar qeveria deri më tani për kompensimin. Kjo temë megjithatë nuk do të zhduket, thotë shkrimtari Visar Zhiti.
Gazeta
P.S.: Ja dhe mashtruesit patologjike si e diskretitojne veten , per ta quajtur veten "populli shqiptar" ! Kur vjen puna per artikuj dhe libra alla Cazzo-ruho apo alla Faqeziu (Fevziu) , na dalin shifra te burgosur e denuar 500.000 shqiptare , te vrare me shume se 5000 shqiptare....... etj. genjeshtra ordinere nga njerez ordinere !
Por kur behen llogarite per te paguar , genjeshtaret rrudhen dhe thone te verteten ! Jane 21.400 te pushkatuar , burgosur dhe debuar gjate 45 vjeteve ! Ku nga dokumentet zyrtare te po ketyre lapangjozeve rezultojne 390 te pushkatuar gjate 45 vjeteve ! Po te llogaritet me numrin e popullsise i bie qe jane ndeshkuar per krime politike 0.6 % e popullsise prej 3 milione e 500.000 banore te Shqiperise ! Ose me shqip ne cdo 100 banore jane ndeshkuar (pushkatuar, burgosur , internuar-debuar) gjithsej 0,5 banore (pra gjysem banori per 100 vete) .
Ky eshte realiteti dhe krahasojeni tani me genjeshtrat e ketyre atdheshitesve qe lexojme ne forum ! Per te pushkatuarit % (perqindja) e tyre ne raport me numrin e popullsise per 45 vjet eshte 0,01 % , pra ne cdo 100 banore jane poshkatuar 1 e 1000-ta e nje njeriu !
Sa shqiptare kane fshire nga jeta per 22 vjet keta fashiste antishqiptare dhe mashtrues ordinere ?
Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 20-11-2012 më 19:09
Muze privat për Enver Hoxhën në Ferizaj
17 Shkurt 2013 | : Kuriozitete,Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
Agim Xhigoli e Remzi Hasani në muzeun e tyreFronti Popullor i Kosovës shton një bust të diktatorit Enver Hoxha në një muze të improvizuar. “90 për qind e politikanëve e dojnë shpirtnisht Enverin, por s’guxojnë të flasin”, thotë Agim Xhigoli
Njomza Salihi
Grupi kontrovers, Fronti Popullor i Kosovës, i cili vepron në qytetin e Ferizajt, këto ditë e “ka pasuruar” muzeun e tyre me një bust të diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Busti, i cili iu erdhi nga Tirana, do të promovohet në 31-vjetorin e themelimit të LPK-së. Përkrah ish-udhëheqësit komunist, por në fotografi, gjenden edhe figura të tjera të kombit shqiptar, që nga Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n e deri te Kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi. “Ka interesim të njerëzve për ta parë këtë kombinatorikë të jashtëzakonshme”, thotë Remzi Hasani. “90 për qind e politikanëve e dojnë shpirtnisht Enverin, por s’guxojnë të flasin”, thotë kolegu i tij, Agim Xhigoli.
Kur institucionet e vendit po bëjnë përgatitjet e fundit për festimin e pesëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Fronti Popullor i Kosovës po përgatitet për diçka tjetër…
21 vjet pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në Tiranë, një bust të tillë, por me përmasa më të vogla, e kanë kthyer në qytetin e Ferizajt.
“Fronti Popullor i Kosovës për kultivimin e veprës së Enver Hoxhës”, është themeluar në tetor të vitit 2010 dhe këtë të shtunë do të përkujtojë 31-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), nga e cila u nda edhe Fronti, që veten e quan parti politike. Me këtë rast do të promovohet edhe busti i diktatorit Hoxha.
Në një dhomë të vogël që udhëheqësit e Frontit e quajnë “dhomë konferencash”, është vendosur figura e njeriut që për 50 vjet kishte udhëhequr me grusht të hekurt dhe e kishte izoluar Shqipërinë.
muzeuKjo hapësirë gjendet në anën e djathtë të rrugës “Ilir Konjushefci”, rreth një kilometër pasi kalohet magjistralja Ferizaj-Gjilan. Nuk ka ndonjë shenjë paralajmëruese që tregon për këtë “muze të vogël”.
“Ne kemi krijuar një frymë të tillë politike të quajtur Fronti Popullor i Kosovës, për kultivimin e veprimtarisë së Enver Hoxhës”, tha Remzi Hasani, udhëheqës i Frontit Popullor, profesor i filozofisë.
“Për qejfin tonë, bustin e Enverit e kishim vendos edhe në shtëpi”, i tha Hasani, gazetës “Jeta” në Kosovë.
Agim Xhigoli, zëdhënësi i frontit, tregon se busti i diktatorit Hoxha (të cilin ai nuk e konsideron të tillë) u ka ardhur rreth pesë muaj më parë nga Shqipëria.
“Bustin e kemi paguar 500 euro. Ai është i ndërtuar me gips, duke u bazuar në bustin origjinal të Enver Hoxhës që gjendet në Shqipëri”, tha Xhigoli.
“Na e ka sjellë nga atje gjenerali i kohës së Enverit, Ndue Ndode. Ai tash në Shqipëri është pilot dhe merret me çështjen e veprimtarisë së Enver Hoxhës”, shpjegon ai.
Përkrah Enver Hoxhës në fotografi gjenden edhe figura të tjera të kombit shqiptar, që nga Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n deri te Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Figura këto që historia nuk i ka bashkuar, por Fronti Popullor po.
Në “dhomën e konferencave” mund shohësh figurat e Ismail Qemalit, Avni Rustemit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, komandantit legjendar të luftës së fundit, Adem Jashari, e deri te politikanët aktualë Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi, si dhe dëshmori Rexhep Bislimi…
Hapësira është e mbushur me flamuj kuqezi dhe me mbishkrimet “Urime 100-vjetori i Pavarësisë”.
Remzi Hasani, udhëheqësi i Frontit Popullor, thotë se pa kujtimin e veprës së Enver Hoxhës nuk do të kishte kuptim 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
“Sali Berisha u ka ngrit buste të tjerëve, por jo Enverit. Ai mund të flasë keq për këtë periudhë, por duhet të thotë se edhe këta ishin dikur”, shprehet Hasani.
“Nëse kjo periudhë ka qenë e errët për dikë, atëherë pa Enverin duhet të festohet 50-vjetori i Pavarësisë dhe jo 100-vjetori i saj.”
Për hapësirën ku gjendet busti i Enver Hoxhës, udhëheqësit e frontit paguajnë qira. Por së shpejti, sipas tyre, busti dhe gjërat e tjera do të zhvendosen në një hapësirë më të madhe.
“Ka interesim të njerëzve për ta parë këtë kombinatorikë të jashtëzakonshme”, shprehet Hasani.
Prej vendosjes së bustit, thonë se kanë pasur rreth 5 000 vizitorë. “Kanë ardhur, janë përshëndetur me figurën e Hoxhës dhe secili prej tyre është fotografuar”, tha zëdhënësi i frontit. “Kemi pas edhe vizitorë që kanë qarë.”
Xhigoli tregon se dhomën e vogël të bustit e kanë vizituar edhe shumë përfaqësues nga bota e politikës.
“90 për qind e politikanëve e dojnë shpirtnisht Enverin, por për shkak të vijave politike që kanë, nuk kanë guxim të flasin publikisht”, tha Xhigoli për gazetën “Jeta” në Kosovë.
Edhe Hasani thotë se “prej gjirit” të Lëvizjes Popullore të Kosovës kanë dalë shumë nga drejtuesit aktualë të vendit. “Por, në momentin që i gjetën paret e mëdha, e harruan lëvizjen”.
Kjo parti ka themeluar edhe Byronë Politike, e cila përbëhet nga 21 anëtarë. Tre prej tyre janë nga Maqedonia, tre nga Kosova Lindore dhe 15 anëtarë nga Kosova.
Prijësi Remzi Hasani thotë se kjo “byro” nuk do t’i nënshtrohet asnjëherë votimit.
“Ne nuk do të lejojmë opozitë brenda frontit, ata që nuk e duan Enverin le të bëjnë parti tjetër”, tha Hasani.
Ata në këtë formë synojnë ta bëjnë edhe bashkimin e Shqipërisë. Për Frontin Popullor nuk është e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e Europës, pa u bërë së pari bashkimi me Shqipërinë.
“Kjo parti do ta ketë bazament frymën e politikës së Enverit, konform rrethanave që ekzistojnë sot”, tha Hasani.
Ai thotë se Fronti Popullor nuk është për t’i kthyer njerëzit sërish në biçikleta. (Biçikleta simbolizon Shqipërinë e pazhvilluar). “Por, ditën që do të kemi fuqinë, do të krijojmë kushte që shërbimi i shëndetësisë të bëhet falas”, tha ai. “Të gjithë e dinë si ka qenë arsimi, ndërtimi… Pyetni ata që nuk mendojnë politikisht.”
Fronti dhe ithtarët e tyre, para disa kohësh e patën djegur publikisht në sheshin e Ferizajt librin biografik për Enver Hoxhën të Blendi Fevziut, pasi, sipas tyre, ajo nuk pasqyron drejt figurën “e madhe” të liderit komunist të Shqipërisë.
Drejtuesit e frontit tregojnë se synojnë të bëjnë edhe një televizion, përmes të cilit do të kenë mundësi të plasojnë qëndrimet e tyre më fuqishëm.
Zot na ruaj nga injoranca dhe mos-dashja e njerezve per dituri !!!
What goes around---comes around
Tensione mes enveristëve dhe djathtistëve të BDI-së
22/01/2014 08:44:00
Burime partiake thonë për “Lajm” se në degën e BDI-së në Kërçovë që moti ekziston ndasi mes krahut enverist i udhëhequr nga Fazli Veliu dhe Fatmir Limani, dhe krahut djathtist i udhëhequr nga kryetari i komunës, Fatmir Dehari
Dekorimi i Enver Hoxhës nga ana e Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL-UÇK) të ish deputetit Fazli Veliut, ka shkaktuar tensione mes majtistëve, respektivisht enveristëve dhe djathtistëve të BDI-së në komunën e Kërçovës. Dekorata “post-hum” dedikuar ish diktatorit shqiptar, i është dhënë djalit të Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” nga ana e Fazli Veliut.
Mirëpo ky gjest ka shkaktuar revoltë te shumë mysafirë prezentë, në mesin e të cilëve edhe funksionarë të lartë të BDI-së, të cilët në shenjë revolte kanë lëshuar sallën.
Ky manifestim është bojkotuar edhe nga vetë kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Burime partiake thonë për “Lajm” se në degën e BDI-së në Kërçovë që moti ekziston ndasi mes krahut enverist i udhëhequr nga Fazli Veliu dhe Fatmir Limani, dhe krahut djathtist i udhëhequr nga kryetari i komunës, Fatmir Dehari.
Këtë e dëshmon edhe fakti se komuna e Kërçovës është distancuar nga prezenca e djalit të Enver Hoxhës në manifestimin “Flaka e Janarit”, distanim që është bë përmes një reagimi dërguar nga kryetari i këshillit komunal, Qamil Aliu.
Distancimi është bë pas reagimeve të ashpra, të përcjella edh eme sharje dhe ofendime nga ana e përfaqësuesve të diasporës, kundër dekorimit të ish diktatorit.
“Vëllezër e bashkëvendas të mi kudo që jeni në diasporë. Disa nga datat më të rëndësishme të historisë së kombit në i institucionalizuam për t'u dhënë manifestimeve peshën meritore dhe njëkohësisht të ngrejmë nivelin e institucionit komunë. Pikërisht komuna jonë mori përsipër të jetë bartëse edhe aktivitetit të 17 janarit pa përjashtuar aktivistët e tjerë që vite më parë merreshin me përgatitjet e shënimit të kësaj date. Solidarizohemi plotësisht me shqetësimin tuaj, por njëkohësisht, që të mos ketë huti e debate të kota mes shumëkujt, duhet t'jua bëj me dije se Ilir Hoxha nuk ishte i ftuari i komunës si institucion dhe as i Fatmir Deharit si nikoqir i këtij manifestimi. Për të qenë ironia edhe më e madhe, u hoq edhe pankarta e komunës që ishte promotor, finansues i këtij manifestimi”, thuhet në reagim.
Përse u zëvendësua skenari ynë me një tjetër të papranueshëm për ne dhe përse u imponuan të tjerët pa na përfillur, është çështje që në mos ata , koha gjithsesi do ta nxjerri në shesh, shtohet më tej.
“Sidoqoftë, ne nuk mund të harxhojmë energjinë e vlefshme për t'iu kundërpërgjigjur mllefit të vëllezërve tanë me gjuhen e pezmatimit. As e kemi ndër mend të zihemi me dikë që sillet në oborr tonin me mospërfillje, sepse gjykojmë që maturia jonë gjithmonë ka kthyer mbrapsht zërat e tensionuar tej mase. Në vëmendjen nuk mund ta shpërqendrojmë te polemikat e panevojshme, por te problemet e mëdha të komunës që janë grumbulluar sa një mal dhe presin zgjidhje prej nesh , por me përkrahjen tuaj që kurrë nuk na ka munguar. Sharjen që na e keni bërë, vëllezër të mi uskanas e konsiderojmë si shpërthim tuajin të çastit , por një vërejtje për ne që vazhdimisht na bën ta rishikojmë vetveten në formën më të ashpër vetkritike. Kini besim në udhëheqësit komunal që i zgjodhet, mos viktimizoni veten në lajmin e plasuar pa e konfirmuar saktësinë e tij. Presim bashkëpunimin tuaj të mëtejme, sepse jemi një trup. Nëse shihni një fije faji te ne, atëherë, sinqerisht ju kërkojmë falje”, theksohet në reagimin e komunës së Kërçovës. Kreu i BDI-së vjen nga Lëvizja Popoullore e Kosovës (LPK) e cila ka qenë e njohur për veprimtarinë e vet enveristo-marksiste-staliniste. Burime partiake thonë se ndasitë –majtistë-djathtistë nuk ekzistojnë vetëm në degën e Kërçovës, por edhe në disa degë tjera të BDI-së.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/28244.html
Masakra e Tivarit, Uran Butka: Enveri urdhëroi, “vrisni kosovarët”
Bota Sot | 31.03.2013 16:05
Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar.
Masakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Është folur dhe shkruar për atë në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë, sepse nuk është marrë në shqyrtim pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e pushtetit komunist të Shqipërisë në këtë masakër, për mungesë të dhënash e dokumentesh, por edhe për fshehje të së vërtetës.
Shteti jugosllav, megjithëse ishte projektuesi dhe realizuesi i masakrës, e ka pranuar atë, qoftë edhe si aksidentale e të mpakur, por gjithsesi ka nxjerrë disa konkluzione dhe disa përgjegjësi. Ndërsa shteti shqiptar, i implikuar në këtë kasaphanë, shkaktuar kundrejt popullit të vet, ka heshtur për gjysmë shekulli, duke e mbuluar me harresë dhe papërgjegjshmëri të plotë, aq më tepër që akti i parë i kësaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u luajt brenda territorit të Shqipërisë.
Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar.
Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.” Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, herzegovinas, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave nacionalçlirimtare.
Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1)
Ky gjenocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZN-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, si edhe të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Këtë luftë kundër shqiptarëve, PKJ e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaromadh”, kundër “bashkëpunëtorëve” të nazifashizmit etj. Kosova u konsiderua dhe u trajtua si reaksionare, kundërrevolucionare, irredentiste, që duhej nënshtruar dhe tjetërsuar etnikisht.
Por, në kushtet e Luftës së Dytë dhe menjëherë pas saj, ky nënshtrim e spastrim i plotë etnik, ishte tepër i vështirë për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Jugosllavisë, sepse populli i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare ishte i gjithi më këmbë, i ndërgjegjësuar dhe i armatosur për të mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijtë kombëtarë, përkundër politikave e praktikave antishqiptare e kriminale të PKJ dhe të Ushtrisë NÇJ. Titos dhe udhëheqësisë jugosllave nuk u interesonte edhe një luftë tjetër. Këtë gjë mund ta arrinin më lehtë e më tinëzisht, me ndihmën e propagandës dhe të armëve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.
Këtë bashkëveprim ndërmjet Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë dhe Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant Peko Dapçeviç.
Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni Ushtarak Jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V.Stoiniç, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Çakiç. (Arkivi i FA, F.Shtabi i Përgj.)
Pala shqiptare u tregua e gatshme. Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (1943-1944), komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër Korparmatës I të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. (Dokumente, Shtabi Përgj., vol.II)
Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, Miladin Popoviç, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH-së për Korpusin I:
“Lajmëro Pavlen ( Pavle Joviçeviç, shën. im UB) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!” (AQSH, Fondi 14)
Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:
“Të mos i tregohet Inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”( AQSH, F.14)
Në Kosovë ishin krijuar dhe vepronin organizata të fuqishme politike dhe ushtarake nacionaliste, si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentiste, Lidhja e Dytë e Prizrenit, e më pas “Besa Kombtare” dhe Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH), që kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare. Bashkëpunonte me ta edhe Muharrem Bajraktari dhe forcat e tij kombëtare.
Në këto kushte, Titoja thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë “për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”.
E. Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, ndaj si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjshëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë.” (Arkivi i FA, dosja 45, v.1944)
Në muajin nëntor 1944, u angazhua në këtë luftë edhe Divizioni V, që përfshiu Brigadat III, V dhe XXV, dhe Divizioni VI ( brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundër gjermanëve. Komisari politik, Ramiz Alia thotë në një intervistë se ka qenë në Bosnjë kur ndodhi masakra. Nuk është e vërtetë. Në 3 mars 1945 ai dhe Divizioni V ndodheshin në Mitrovicë, mandej në gjithë Kosovën. (Dokumenti i datës 3.03.1945 i Shtabit të Përgjithshëm)
Divizionet V dhe VI të Shqipërisë u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. Në urdhërveprimin e Armatës V të Jugosllavisë përfshiheshin edhe divizionet e Shqipërisë:
“Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni, të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë, të digjen shtëpitë e tradhtarëve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… Të sekuestroni mallin e kriminelëve të arratisur. T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë i gjaktorëve, do të dënohet...” (AQSH, Fondi.181, d.45)
Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Krsto Filipoviç. (Arkivi historik i Jugosllavisë, k.1411)
Masakra e Drenicës dhe zhbërja e Brigadës VII kosovare që u nis për në Srem, ishin prologu i masakrës së Tivarit.
Më 8 shkurt 1945, u shpall me urdhër të komandantit suprem të UNÇ të Jugosllavisë, J.B.Tito, pushteti ushtarak.
Divizionet e UNÇ të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencës kosovare, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe forcimin e pushtetit jugosllav. Ato qëndruan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare edhe pasi ishin larguar gjermanët nga Kosova dhe Jugosllavia, qysh nga shkurti i vitit 1945 e deri në dhjetor 1945, pra për 10 muaj, derisa Kosova e viset e tjera shqiptare u bënë pjesë e Jugosllavisë dhe derisa u bënë zgjedhjet, ku fitoi Fronti NÇ i Jugosllavisë. E konfirmojmë këtë edhe me Radiogramin e Reiz Maliles, zv.komisarit të Divizionit V: “Me rastin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 11 nanduer 1945 këtu në Kosovë, bëni konferenca speciale me kosovarët. Ditën e zgjedhjeve nxirrni forca të armatosura jo afër qendrave të votimeve, por gati para çdo gjëje të papritur. Reaksioni mund të tentojë për të sabotuar zgjedhjet. Prandaj të kihet kujdes. Pikë.”
Ndihmesën më të madhe për rekrutimin e shqiptarëve, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëve, që iknin nga ushtria jugosllave dhe dorëzoheshin në mirëbesim tek brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, e dhanë komandat e divizioneve e brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që u vunë nën urdhrat e Komandës së Përgjithshme Jugosllave. Siç është zbuluar tanimë nga dokumentet arkivore, Divizionet V dhe VI të Shqipërisë ndodheshin në Kosovë përgjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, kur u bë mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nisën tri kolonat (eshalonët) me rekrutët shqiptarë për në Tivar më 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera më 19-24 prill 1945. Bashkëpunimi i ngushtë dhe implikimi i divizioneve dhe brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për mobilizimin e rekrutëve shqiptarë dhe dorëzimin e tyre tek ushtria jugosllave, është evident dhe i dokumentuar.
Kemi në dorë radiogramet e shtabit të Divizionit V dhe VI, nënshkruar nga Komisari Politik Ramiz Alia dhe komandantët Gjin Marku, Rahman Parllaku etj., dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim, si edhe listat emërore të të arratisurve dhe vullnetarëve shqiptarë të Kosovës, që dorëzoheshin nga shtabet e Divizioneve V dhe VI te ushtria jugosllave.
Lista e parë përmban 190 vetë, kryesisht vullnetarë shqiptarë të dorëzuar nga prefekturat e Mitrovicës dhe të Pejës.
Lista e dytë përmban 104 emra ushtarësh shqiptarë të ikur nga ushtria jugosllave, por dhe vullnetarësh shqiptarë të bashkuar me Divizionin V të Shqipërisë.
Lista e tretë, e bashkëngjitur, ngërthen 131 shqiptarë vullnetarë, të dorëzuar. (AQSH, F.14, d.206, v.1945)
Po kështu edhe lista të Divizionit VI dhe brigadave partizane të Shqipërisë, që u bënin thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bashkoheshin me ta, por që pabesisht i dorëzonin te ushtria jugosllave.
Ja edhe përgjigjja e Enver Hoxhës:
“T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.(AQSH, F.206, v.1945)
Si rezultat i këtij bashkëveprimi të ndërvarur ushtarak, vullnetarët dhe të mobilizuarit shqiptarë të Kosovës, që besonin tek thirrjet e Komandës së Divizioneve V dhe VI të Shqipërisë, u dorëzoheshin pabesisht Oznës dhe komandës Ushtarake Jugosllave dhe përfundonin si mish për top në kolonat e vdekjes, që ushtria jugosllave i largonte nga Kosova dhe i dërgonte për t’i asgjësuar në Tivar apo më tutje..
Për shoqërimin e tyre ishin caktuar disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV, mandej nga Brigada X malazeze, tregonte se sa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhej të përfundonte në një kasaphanë, ku do të merrnin pjesë pritësit dhe vetë shoqëruesit.
Të dhënat burimore ushtarake jugosllave, tregojnë se u mobilizuan dhe u dërguan për në frontin e Adriatikut 13.323 rekrutë shqiptarë. Nuk kishte asnjë rekrut serb, malazez apo maqedonas. Përse? Dihet, për të asgjësuar vetëm shqiptarë. Përse i kaluan nëpër territorin e Shqipërisë, kur kishin edhe rrugë të tjera për në Istria? Për t’i asgjësuar bashkërisht me ushtrinë shqiptare. Qeveria shqiptare, së pari, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër territorin e Shqipërisë, jashtë çdo kontrolli dhe të vepronin si t’ua donte interesi. “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur ‘Golgota e madhe Shqiptare’”- konstatonte Zekeria Cana.
Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945:
“Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rrëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetësh. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën.( Arkivi i Luftës i Jugosllavisë, k.1411)
Siç shihet qartësisht nga ky dokument, asgjësimi i rekrutëve shqiptarë të Kosovës, u krye në bashkëveprim të forcave ushtarake të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, në këtë rast brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë:
“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-së. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koci Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm” (Ark.Min.Jashtme, v.1949, D.191)
Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu:
“Xhelatët e Rankoviçit-it, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo, një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin” ( B. Spahiu, Pretenca në gjyqin e K.Xoxes, 1949)
Autorizimin (lejen) për futjen e kolonave me rekrutët e Kosovës dhe asgjësimin e mëse 1000 kosovarëve të pafajshëm, siç e cilësojnë dokumentet e mësipërme, e ka sigluar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Haxhi Lleshi, por autoritetet e Shqipërisë ia faturuan Koci Xoxes, si një kokë turku, për t’ia ngarkuar atij gjithë përgjegjësitë e kësaj masakre.
Natyrisht, ky është akti më antikombëtar dhe më i turpshëm i qeverisë komuniste shqiptare, jo vetëm në atë kohë kur u krye kjo masakër, por edhe për gjysmë shekulli, kur u hesht plotësisht për shkak të bashkëfajësisë.
Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III (Shkodër), i cili pranon se rekrutët e mobilizuar kosovarë, jugosllavët “i vrisnin në masë rrugës, në Shqipëri, pa pasur faj”, se rekrutët shqiptarë që iknin nga kolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzoheshin organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit shqiptar, komandove jugosllave, prej të cilëve ata gjenin vdekjen. Zoi Themeli, gjithashtu, pohon se dorëzimi i rekrutëve kosovarë tek autoritetet jugosllave, bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, pa marrë parasysh faktin se rekrutët ishin shqiptarë dhe nuk kishin bërë asnjë faj. Qeveritarët e Shqipërisë, jo vetëm që nuk bënë asgjë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e tyre, jo vetëm që nuk protestuan për keqtrajtimin dhe vrasjet masive të shqiptarëve brenda kufijve të shtetit shqiptar, por i dorëzuan te jugosllavët edhe ata bashkëkombës që përpiqeshin të iknin nga kolonat e vdekjes. (Arkivi MB, D.1623)
Po tragjedia më e madhe ndodhi me kolonën e dytë, pjesë e së cilës ishte edhe rekruti Azem Hajdini - Xani, i cili përjetoi tmerret e Masakrës së Tivarit, por rastësisht shpëtoi nga vdekja dhe dëshmoi për këtë tragjedi kombëtare.
“Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, - parashtron Azem Hajdini, - duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë, dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikmëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish.”( A.Hajdini, Letër e hapur)
Sipas të dhënave të arkivave jugosllave, në Fushë-Arrëz u vranë 126 rekrutë shqiptarë në gjendje agonie, kur ishin në gjumë. Masakër dinake, jonjerëzore, në kundërshtim me çdo moral, fe dhe ligj.
“Kur kaluam Pukën, i nxorën nga kolona tre të rinj shqiptarë, të veshur me rroba kombëtare, dhe i pushkatuan para syve të kolonës si edhe para një skuadre ushtarësh të Shqipërisë. Dhe, për çudi, derisa ne qanim me dënesje, ushtarët e skuadrës së Shqipërisë e përcollën pushkatimin e tyre me duartrokitje!” (A.Hajdini, Masakra e Tivarit)
Në Gomsiqe ranë në kanionin e thellë dhe gjetën vdekjen 36 rekrutë dhe 14 u plagosën.
E njëjta gjë ndodhi edhe në Vaun e Dejës, në lumin Drin dhe në lumin Buna dhe në Shkodër; gjetën vdekjen qindra rekrutë shqiptarë dhe u lënduan një numër i madh të plagosurish.
Në kazermat e Shkodrës u pushkatuan 11 shqiptarë, ndërsa në kalimin e Bunës, 18 të tjerë.
Në mesditën e datës 31 mars 1945, në qytetin e vogël të Tivarit ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur, për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.
Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, pikërisht në Tivar, qytet shqiptar, që përfshihej në Malin e Zi.
Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, mandej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Sipas përllogaritjeve, rezulton se vetëm në Tivar u vranë 1560 shqiptarë të kolonës së dytë prej Brigadës X malazeze, të komanduar nga krimineli Markoviç.
Edhe nga kolonat e tjera, me rekrutë shqiptarë të mobilizuar kryesisht në viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, gjatë marshimit nëpër Shqipëri, të njëjtin fat patën.
Sipas burimeve jugosllave dhe shqiptare, rezulton se janë vrarë dhe zhdukur në këtë masakër 2.947 - 3.447 shqiptarë të pafajshëm. Por sipas dëshmive të të mbijetuarve, ky numër i kalon të 4.000-jët. Nga këta, sipas dokumenteve të Arkivave të Shqipërisë, mbi 1000 shqiptarë të Kosovës u vranë përgjatë rrugës nga Kukësi në Shkodër. Sipas Azem Hajdinit dhe dëshmitarëve të tjerë, nëpër territorin e Shqipërisë u vranë dhe u zhdukën 1500 shqiptarë të Kosovës. Heshtja 50-vjeçare e shtetit komunist shqiptar dhe e udhëheqjes kriminale hoxhiste, por edhe e udhëheqësve të Kosovës, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mehmet Hoxha etj., ishte një përpjekje tjetër për të fshehur të vërtetën dhe bashkëfajësinë në këtë masakër ndaj bashkëkombësve të tyre.
Për shkaktarët e kësaj masakre me përmasa ballkanike, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi, nuk janë nxjerrë mësime, përkundrazi, janë vlerësuar e nderuar ekzekutorët e saj dhe krimi është fshehur.
Ndaj edhe është përsëritur në përmasa edhe më të mëdha, deri në ditët tona.
Krimi, në çdo kohë, duhet evidentuar e ndëshkuar, përndryshe të ndëshkon sërish.
Një komb nuk mund të jetë plotësisht i lirë nëse nuk e njeh historinë e tij, nuk mund të jetë i kulturuar nëse nuk distancohet nga çdo lloj krimi e dhune, nuk mund të jetë i qetë e të përparojë nëse nuk është në paqe me veten dhe me të tjerët.
Krimet, me përmasa, implikime dhe pasoja tragjike kombëtare e ndërkombëtare, si Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar, drejtpeshuar e gjykuar drejtësisht, jo vetëm që të zbulohet e vërteta historike, por edhe që të dalin përgjegjësitë dhe të ndëshkohet krimi, në mënyrë që ai të mos mbetet si një kërcënim, si një njollë e pashlyer, si një plagë e hapur dhe si një urrejtje vepruese midis njerëzve dhe ndërmjet popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim dhe në një mirëkuptim në rrugën drejt paqes dhe integrimit europian.
Krijoni Kontakt