Close
Faqja 12 prej 18 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 178
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NË CILËN KAPTINË ?


    Në cilen kaptinë te frymëzimit hyre nuk e di
    se mbaruan te gjitha e nise ti !
    Me vargje te lagura , shellirë deti prej loti
    se je malli që djeg e rilind perseri!

    Ku të ndalem pritave të bej një percaktim
    nuk më mjaftojnë çastet qe të dëgjoj fjalën!
    Në kufinjtë e shpirtit gjithmon kam shestim
    sa rrëshqitshëm hiqesh sikur e prek njalën!


    Perendi madheshtore lindur e rilindur agimeve
    që me largon peshën e errësirës nga jeta
    në sinjal të pritjes endesh ledhatimeve
    që të flet mirësia si era ndër gërsheta!

    Gjithmon del e tillë si akrepi qe puth kohën
    për çdo tiktak zemre më rinon shpirtin Ti
    në këtë sfidë ndryshimesh që te derdh llohën
    je bërë ylber shtigjesh që ngrit dashuri!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #112
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    U mundova te veqoj dicka qe me pelqeu me shum,por nuk mund te percaktohem dot,sepse te gjitha shkrimet e juaja mbajn dicka ne vehte ,per at si ndava!Jeni i mrekullueshem ne shkrime i nderuar!Respekt nga une!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    SA TËGEZUAR ...!


    Se kisha menduar një natë të ketillë varri
    se kisha menduar nje fatalitet per jeten !
    Sa shpejt me mbuloj nje peshe qe se ka as Sharri
    nje vule shpifjesh qe gjithkah i gjetën!


    Per te gjith hapa shtigje te ndjejne mirësinë
    kur u bera dicka t'u dalin aq rrudha ?
    Gjithmon ndesha urrejtjen perse ngrita dashurinë
    le te jete e perjetshme - periudha!


    Jam mesuar me mall t'ua bej uratën
    S'jam njeri qe ua projektoj hidherimet!
    S'ka gje se ate pakë dritë ma benë si natën
    do te flasin nje kohë permbajtjet dhe shkrimet
    !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    U mundova te veqoj dicka qe me pelqeu me shum,por nuk mund te percaktohem dot,sepse te gjitha shkrimet e juaja mbajn dicka ne vehte ,per at si ndava!Jeni i mrekullueshem ne shkrime i nderuar!Respekt nga une!

    Ndjehem i respektuar qe Ju e panjohura, tanimë e njohur dhe identike me shkrimet qe bartin nje dhembje krenare, qe lexuat dhe vleresuat shkrimet e mia! U deshiroj jetegjatesi te lumtur dhe realizim te asaj pjese te humbur , me pjesjeten tjeter margaritar qe duhet t'u arrijë !

    Nderime !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    DESHA TE BEHESH VIGANE !





    Perse gjithmon desha te behesh vigane
    te mbetesh nje Diell qe ndiçon anësisë,
    me cinizem percillej cdo shkresë e cdo ane
    mos e bej nje rreze per shprese te dashurise!

    Nuk me lodhnin djajtë qe turfullojnë pandal
    As shtrigat qe deshen te krijojnë ndalesa!
    Se janë si perrocka qe rrjedhin ne mal
    i ndalin rrjedhat ne gropa e lakesa!


    Perse te humb kohën te te shpjegoj gjerat
    Perse te pushton ajo ndjejnë pikëllimi ?
    Unë ua kuptoj gjuhën ua njeh dhe zërat
    te gjithëve qe netëve i fergon perdellimi!

    Ndaj nuk kam lakmi per sherrin qe bejnë
    Se duan te arrijnë te dalin ne arenë !
    Por kot rendin se eunukët te njejtë ngjajnë
    tek shterzojnë te krijojnë idenë !

    Nuk vuaj nga ajo ndjenjë qe ka zili !
    Per gjithcka do te kuptosh nje ditë !
    Se sot nga misteri te behet gjithcka zi !
    per qendrimin tim ke ndez meritë ...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 18-06-2009 më 16:56
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #116
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    perfekt, mbreselenese......
    ylli i mëngjesit

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Vazhdo Gjakush!Shume bukur!S'mund te ndash asnje krijim tuajin te cilet jane burim frymezimi.Pershendetje.

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Nderime per Edona dhe Pranvera!


    ME VARGJE TË PRAROJ !

    Behen vargan çastesh qe mendoj per ate !
    Perse lotet ne çerpik i varen , ia lagin faqet ?

    Janë vargan i gjatë me gjëmimin - rrufe
    si zjarri qe ndizet e percellon manushaqet!

    Me mori malli te të shikoj një çast ata sy
    Edhe ate pamje shenjterie qe e ka mbuluar dëshperimi!

    Po kush mendon se une aq lehtë të harroj TY
    Me vargje te praroj - me rreze agimi!

    Ti mos me perbuz nga keqkuptimet qe ranë
    Se burrit dhe kalit varri kurrë s'u dihet !

    Te shpeshten nga plumbat dhe nga puthjet u vranë
    E trishtë mbetet vdekja dhe ndarja nuk u dihet !

    Por unë e di vdekjen ! Dhe të pres nga largësia
    te behem feniks e te nisë dashuria!...
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    TE JEM PRANE TEJE




    Nuk e fsheh perse te them se shume te dua !
    Nuk e them kurre se nuk lotoj per ty !
    E ke pare rrjedhen e ujit ne krua ?
    Ashtu rrjedh ndjenja ime dashuri!

    Dhe keshtu me pelqen ky denim jete
    Të ndjej nje force qe me mban ne nënshtrim!
    Sa u trishtova perse sonte nuk fjete !
    - Se bie shi me rremet dhe shume bubullin!

    Me the dhe u reqetha ! U bera hi!
    Se te ndej ne zemer , e nuk dua te lendohesh!
    Sa i pamundur jam te ndrydh kete glob - largesi
    Te jem pranë teje - mos frigohesh!

    Nuk kam une thika,nagante e maliherë !
    Ne lufte fitimtar dal me vargje, elokuence !
    Per Ty e nis perballjen me zjarr e poterë
    te ndjehesh mire , pa violencë !

    Per TY vallë ! Nisin gjithe furtunat ?
    Nuk ndalojne betejat te te shigjetojne ?!
    Ne jave nga e hana te dielat e te shtunat
    behesh plan-shenjester ku te shigjetojnë ?!

    Prandaj, kishte dicka qe me sillte gezim !
    Po dhe lot me vinin , pse qaja e di !
    Nese ne kete jete kam pasur hidherim,
    e ndjeva cdo te thote dhe forcen dashuri !
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 21-06-2009 më 09:57
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    TI SA LARG !


    Kaluan çaste, ditë e net dhe ti sa larg
    Ne vetmi malli me ndez nje zjarr
    Nga lotët e syrit me rrjedh nje varg
    rrokulliset fytyrës si i marrë !

    Te pres ! Pa ty nuk mundem te jetoj !
    Perse keshtu kjo ndarje , kjo largesi!
    me ndrydhet zemra dua ta cliroj
    e pushtuar , peng - eshte pa ty!

    Nuk kam force te perballem ne shtigje
    Si te pres stinet qe sjellin ndryshim!
    Je bere kodi qe me ke vënë ligje
    me to te ndjejë ne jete kuptim!

    Sa befas koha ik , mbesin kujtimet
    Si nisi jeta me kaq prapësi , me ndarje !
    Na vershojne lotet se shperthejne hidherimet
    per mallin qe del e behet ngjarje
    !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 12 prej 18 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •