I nderuari miku gjakursh, vërtetë, vërtetë, vërtetë më pëlqejnë poezi që dalin nga shpirti i juaj. Të gjitha e njej edhe në shpirtin tim. Të dëshiroj suksese dhe që dora të mos ndalet kurrë.
Në vazhdim po e postoj edhe unë një poezi timen:
NË THELLËSINË E SHPIRTIT
Errësira dhe zëri që ishin një
Shkatërrohen duke u tharë
Mbi buzët e mia...
Era mendimet mi përkëdhelë
Dhe i largon në detërat e largëta...
Në qetësi shikoj flakën e qiririt
Tek luhatet në erë të qetë...
Në thellësinë e shpirtit të lodhur
Ndjej se ç’është dashuria e vërtetë!
18. 10. 2007.
Krijoni Kontakt