Close
Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 194
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Ka humor ky, ka humbur kot se nuk ka më estrada. Gangster i madh, po t`ua mbajë "borxhlinjve" të vijnë, u del përpara Ilianesti dhe ua ndreq samarin.
    Po të mos isha shqiptar do më vinte keq për gjermanët dhe amerikanët që na kanë dhënë borxh se do e bëjnë dhëmbin naa, po ato para s`kanë për t`i marrë më. Të paktën jo sa të jenë akoma gjallë palaçot gangstera që i tregojnë vendin Amerikës dhe Europës.
    Shqip shkruajme dhe nuk kupetohemi.Ku e kam thene kete shperhje.Une qe jam i presekutuar do mbaj kete qendrim per perendimoret, apo ju qe villni vner.Behuni serioze te pakten.

  2. #72
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Shqip shkruajme dhe nuk kupetohemi.Ku e kam thene kete shperhje.Une qe jam i presekutuar do mbaj kete qendrim per perendimoret, apo ju qe villni vner.Behuni serioze te pakten.
    O miss persekutimi, ç`do me thënë kjo shprehja jote:
    "Qe ne momentin qe dikush jep pare historikisht hallin e ka ai qe i ka dhene dhe jo ai qe i ka marre."
    apo
    "E dini ju ate thenien qe i jep me dore e i merr me kam?"

    Gangster ti, duhet t`i bien "kamët" Amerikës të të marrë borxhin.
    Meqë ra fjala mjaft bëre sikur shkruan gegërisht se nuk ja thua hiç. I thonë "vren" dhe jo "vner".
    -

  3. #73
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    As nje shtet nuk mund te zhvillohet pa u fut ne borgje,por askush nuk ka guximin te te jap borgj pa pas edhe besimin tek shteti,pra perderi sa dikur ne shqiperi nuk guxonin as te futen ne te evropianet, sot marrin qfar te duan nga evropa sepse berisha ua garanton qdo gje,
    Propaganda e ppsh eshte njeta me ate te beogradit athines,kete e kan te qart shqiptaret.
    Me kete arsyetim tendin i bie qe Shqiperia ka qene me e besueshme dhe me e forte ekonomikisht per te kthyer borxhe ne 1990 sesa tani? Se atere kemi pas me shume borxh akoma. Pra Europa ka pas besim te plote te shteti yne i shkatarruar i atehershem.

    Mbrojini pak me stil ata idhujt tuaj, jo kshu bjeri ti bim, le te dali ku te dali.

  4. #74
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    E kur nuk cajne koken ato qe i japin paret c'hall keni ju?
    Eshte borxh, jo dhurate. Se me duket se paske kuptuar.

    Paret i jep ti jo ata. Ata bejne fitim nga interesi.

  5. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Sipas FMN, Shqiperia eshte vendi i dyte me borxhin me te madh ne ekonomite evropiane ne zhvillim. Ne 2007-en borxhi i qeverise ishte 52.7 perqind e Produktit te Brendshem kur ne ekonomite e tjera te ngjashme ai luhatet 3.5 deri ne 45 perqind.
    Po sipas FMN:

    1. Shqiperia eshte vendi me rritjen me te larte ekonomike ne Evrope kete vitin e fundit.
    2. Reforma fiskale e qeverise shqiptare qe u vu ne veprim 3 vjet me pare eshte sot sipas FMN "shembull per gjithe rajonin".
    3. Administrata shqiptare ka bere nje pune te lavderueshme ne mbledhjen e tatimeve ndaj shtetit si ne dogana edhe taksen ndaj biznesit.
    4. Qeveria shqiptare ka qene e suksesshme ne afrimin e investimeve te huaja ne vend.

    A duhet te shqetesohemi per borxhin e jashtem?

    Sigurisht qe duhet te shqetesohemi pasi borxh eshte borxh, por nuk duhet te alarmohemi pasi borxhi nuk eshte krijuar fale keqqeverisjes por eshte krijuar fale mireqeverisjes. Qeveria shqiptare po investon duke marre kredi nga jashte ne infrastrukturen shqiptare: ndertimin dhe rregullimin e rrugeve ekzistuese. Kuptohet, pjesa me e madhe e borxht eshte kredija e marre per rrugen Durres-Kukes i cili eshte edhe projekti me i madh ne historine 100 vjecare te shtetit shqiptar. Pyetja qe duhet ti beni vetes eshte:

    - A eshte nje investim i drejte ky qe po ben qeveria shqiptare ne ndertimin e rruges Durres-Kukes?

    Une mendoj se eshte investimi jo vetem qe eshte i drejte, por koha ka per ta provuar si investimin me fitimprures per buxhetin e shtetit shqiptar. Kur rruga te vihet ne perdorim, ajo do te filloje te shlyeje vetveten, pasi kushdo qe do te perdori rrugen e do te hyje ne ato tunelet e shtrenja qe po ndertohen sot, do paguaje tarifen perkatese. Pa harruar trafikun e vendeve ballkanike qe do perdorin kete rruge per te dale ne portin e Durresit. Pa harruar mundesite per zhvillimin ekonomik qe kjo rruge krijon per lokalitetet ne te cilat kalon: cdo biznes i vogel qe krijohet do te punesoje njerez, do te paguaje taksa. Pa harruar edhe mundesine e zhvillimit te turizmit dimeror ne Shqiperi tani qe rruga ben te mundur transportin e shpejte e komod te njerezve, Shqiperise nuk i mungojne as malet, as debora e as bukurite natyrore.

    Gjeja tjeter qe duhet te keni parasysh per borxhin e jashtem eshte se eshte me mire qe qeveria shqiptare te jete ne borxh se sa ai pensionisti e ai buxhetori te jete nen pragun e varferise. Nje tjeter rritje e shpenzimeve te qeverise ne keto kater vjet ka qene rritja e pagave te buxhetoreve dhe pensionisteve. Keto rritje pagash kane ndihmuar ne uljen e varferise ne vend per keto shtresa te pambrojtura te shoqerise, por ne te njejten kohe kane rritur edhe shpenzimet e shtetit. Eshte me mire qe shteti te jete ne borxh se sa ai pensionisti te marri buken me liste, apo jo?!

    Nje tjeter faktor qe ka cuar ne rritjen e borxhit te jashtem kane qene reformat qe qeveria ka marre persiper: prona private, shperblimet e te persekutuarve, legalizimet. Te treja keto probleme qe jane mbajtur pezull per 2 dekada ne Shqiperi qeveria po mundohet tu japi zgjidhje perfundimtare duke shperblyer ish-pronaret, te persekutuarit per vitet e burgjeve, kostoja e procesit te ztergjatur te legalizimeve te ndertimeve pa leje ne keto 2 dekada. Te gjithe keto rrisin shpenzmet e qeverise shqiptare, por ne te njejten kohe jane probleme jetike qe duhet te marrin zgjidhje sa me pare. Pse? Sepse nuk ndertohet kapitalizem dhe ekonomi tregu pa prone private te mbrojtur me ligj.

    Une do te alarmohesha per borxhin e jashtem nese do te kishim te benim me nje qeveri te papergjegjshme qe po vidhte keto leke e nuk po perfundonte asnje projekt. Dhe shqiptaret kane plot shembuj ne keto 2 dekada per qeveri te tilla, por qeveria qe kryeministri Berisha kryeson nuk eshte nje e tille. Pavaresisht nese ju mund te debatoni se kostoja e ndertimit te ketyre projekteve mund te jete shume e larte, nje gje nuk mund te debatoni dot: projektet po behen realitet dhe po mbarojne ne kohe. Dhe kjo ne vetvete perben nje risi te shumepritur nga te gjithe shqiptaret nga shteti i tyre.

    Albo

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Thjesht disa shifra per te informuar e jo per te alarmuar ata qe do paguajne borxhet.

    Rruga Durres-Kukes me tender 418 milione € do te perfundoje me hamendje rreth 1,2 miliarde €.
    Ka nje diference prej 780 milione €,per te cilat nje minister ose nje kryeminister duhet te shpjegojne.Sepse deri ne prove te kundert ai qe mer borxhe eshte vendi dhe po ai do ti paguaje.
    Ne 15 vjetet e ardhshem Shqiperia do te paguaje 40 milione € ne vit per interesat,plus dhe borxhin qe duhet te shlyeje.Kjo vetem per kete rruge.
    Bancat qe akorduan credine jane Alpha Bank AE dhe NBG Bank (National Bank of Greece).

    E gjitha kjo fale ish ministrit Basha i cili pa tender dorezoi finanzat e shtetit ne duart e firmes Bechtel-Enka,me titullin mjafton te me besh rruges se nuk ka rendesi sa kushton.
    Per multinazionale Bechtel,do te hapim ndonje teme tjeter.Se edhe ketu ka shume gjera te bukura per te treguar.

    Vijme tek aspekti ekonomik dhe strategjik i rruges.
    Sigurisht eshte e rendesishme.Turizmi do te kete rritje,nese kosovaret do te zgjedhin akoma Shqiperine si vend pushimesh.Edhe pse kosovaret kane filluar te zgjohen sespe te rrjepesh çdo vit,i jep bezdi çdonjeriu.
    Kosova me kete rruge del ne det,por duhet theksuar qe porti i Durresit nuk i ka standartet e nje porti qe mund te dyfishoje trafikun e mallrave dhe pasagjereve.Ndaj duhet vendosur dora ne portofol dhe te modernizohet porti i Durresit.Kjo don kohe,dhe rezultatet e sakrificave te bera per rrugen Durres-Kukes do te shihen ne 20-30 vjet.
    Edhe Kosova duhet te beje pjesen e saj dhe te kontribuoje ne shlyerjen e borxhit te Shqiperise,sepse kjo rruge eshte e Shqiperise por hap horizonte te ndritura per Kosoven.

    Dhe per te perfunduar kjo rruge eshte fitore dhe prestigj per te gjithe shqiptaret,e ne asnje menyre nuk duhet ti bashkangjitet forcave te ndryshme politike.Eshte sakrifice e shqiptareve te cilet ne vitet e ardhshme do te ndjejne ne xhepat e tyre koston e kesaj vepre te domosdoshme.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #77
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186

    borxhet e shqiperise

    nje Borxh eshte nje lak ne fyt,eshte nje kosto me e larte e jeteses qe shqiptaret duhet te paguajne ne te ardhmen e tyre,eshte nje pasiguri per familjen shqiptare dhe te ardhmen e saj,eshte nje pasiguri edhe e Identitetit TONE Kombetar.

  8. #78
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Kjo tregon për llogjikën e dobët me të cilën Sali Berisha dhe Sasinistet që i venë pas po bëjnë fushatë.
    Në një kohë kur ne jemi kampion në borxhe, ai deklaron se do uli taksat e Shqiptarëve, me se do ti laj borxhet ky kryeministri ynë dorëlëshuar?
    Se me të njëjtin premtim erdhi në pushtet në 2005, do uli taksat e biznesit të vogël tha, pas 3 ditësh pasi kishte hyrë në zyrë e harroi këtë kategori që është dhe pjesa dërrmuese e Shqiptarëve, pasi aty futen qyqanet, lokalet, restorantet, fshatarët e vetpunësuar, (fermerët siç i quan ai) dhe gjithë pjesa dërrmuese e Shqiptarëve.
    Si do ti uli taksat kësaj radhe zoti Berisha, duke e futur vëndin në kaq borxhe të thella?
    Në 2005 na doli me projektin "qeverria në dietë" këtë herë me çfarë projekti do na dali?
    Se qeverrinë e pamë se çfarë diete përdorte.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #79
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po sipas FMN:

    1. Shqiperia eshte vendi me rritjen me te larte ekonomike ne Evrope kete vitin e fundit.
    2. Reforma fiskale e qeverise shqiptare qe u vu ne veprim 3 vjet me pare eshte sot sipas FMN "shembull per gjithe rajonin".
    3. Administrata shqiptare ka bere nje pune te lavderueshme ne mbledhjen e tatimeve ndaj shtetit si ne dogana edhe taksen ndaj biznesit.
    4. Qeveria shqiptare ka qene e suksesshme ne afrimin e investimeve te huaja ne vend.

    Albo
    Keto pikat me lart jane sipas FMN-se apo Albos?
    Nqs jane sipas FMN-se, ka mundesi te sjellesh ndonje burim nga FMN-ja ku jane thene keto?

    Flm paraprakisht

  10. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Rruga Durres-Kukes me tender 418 milione € do te perfundoje me hamendje rreth 1,2 miliarde €.
    I njejti shqetesim u shpreh 3 vjet me pare kur qeveria doli me planin e "takses se sheshte 10%". Dolen disa e thane qe "do te bien te ardhurat e shtetit". Bile edhe FMN ne ate kohe nuk kish fort besim ne planin e qeverise, por ja qe 3 vjet me vone kritiket e kane mbullur gojen dhe FMN tregon me gisht nga Shqiperia si vendi me reformen me te sukseshme fiskale ne rajon.

    Te njejten gje thane kritiket edhe me fushaten sensibilizuese nderkombetare "Shqiperia 1 euro", dolen disa e thane "Berisha po na e shet Shqiperine per 1 euro", disa te tjere dolen e thane se "asnje kompani e huaj nuk investon ne Shqiperi". Kater vjet me vone jane rreth 2 miliard $ ne investime te huaja ne Shqiperi, pjesa derrmuese e tyre ne ate sektor per te cilen vendi ka patur me shume nevoje se kurre, energjitike.

    Dhe per te perfunduar kjo rruge eshte fitore dhe prestigj per te gjithe shqiptaret,e ne asnje menyre nuk duhet ti bashkangjitet forcave te ndryshme politike.Eshte sakrifice e shqiptareve te cilet ne vitet e ardhshme do te ndjejne ne xhepat e tyre koston e kesaj vepre te domosdoshme.
    Qeveria e Berishes ka cdo te drejte qe te marri kredi per ndertimin e rruges: shume qeveri e kryeministra kane marre persiper te ndertojne kete rruge para saj, asnje nuk ia doli me sukses. Berisha e premtoi ndertimin e rruges ne 2005, do ta inaguroje 4 vjet me vone. Kjo eshte politika me e mire, pasi del para shqiptareve dhe u kerkon voten me nje PREMTIM TE MBAJTUR. Nese opozitaret kane zili qe Berisha po ben fushate me premtime te mbajtura, le te nxjerrin mesime qe kur ta shohin prape pushtetin, te mos ngelen ne kuadrin e premtimeve boshe, por te punojne qe te bejne edhe ata projekte te tilla.

    Dhe kjo ideja tjeter se "taksapaguesit shqiptare do ta paguajne rrugen e jo qeveria" kjo ngelet per te pare. Une do te thosha qe do te mjaftoje vetem nje 10 vjecar qe rruga te shlyeje vete gjithe kredine e marre per ndertimin e saj. Per qeverine shqiptare ndertimi i nje projekti te tille nuk eshte "veper patriotike" por eshte nje INVESTIM EKONOMIK, dhe si cdo investim ekonomik pritet fitimi nga tarifat, taksat, zhvillimi i biznesit lokal, turizmit, rritja e perpunimit te mallrave ne portin e Durresit, etj. Pra une nuk jam shume i bindur qe shqiptaret do te paguajne taksa me te larta ne te ardhmen per te shlyer kete rruge, perkundrazi, ata do te perfitojne nga te ardhurat qe shteti do te mbledhi nga rruga, te cilat do te shkojne per projekte sociale zhvillimi ne infrastrukture.

    Albo

Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •