Pershendetje pashe nje artikull sot ne Gazeten Shqiptare qe nuk munda dot ta hap. Pasi bera dhe tutinen javore qe marr te afermit ne Shqiperi morra vesh se ka kohe qe flitet per krijimin e nje Partie me karakter Fetar ne shqiperi.
Pershendetje pashe nje artikull sot ne Gazeten Shqiptare qe nuk munda dot ta hap. Pasi bera dhe tutinen javore qe marr te afermit ne Shqiperi morra vesh se ka kohe qe flitet per krijimin e nje Partie me karakter Fetar ne shqiperi.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
I shkolluari ne Damask te Sirise kerkon hapjen e Partise se pare me karakter fetar ne shqiperi, asaj Islame.
-------------------------------------------------------------------------------
TOGAT E ZEZA NUK KANE MARRE VENDIMIN
Gati partia islame shqiptare
"Mėmėdheu", kėrkesa nė gjykatė mė 14 shkurt
--------------------------------------------------------------------------------
ar.to
Gati formimi i njė partie islame nė Shqipėri. Ka njė muaj qė nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės, ėshtė paraqitur njė kėrkesė me anė tė sė cilės, njė grup personash qė ushtrojnė dhe praktikojnė fenė islame, kėrkojnė formimin e njė partie politike. "Mėmėdheu" ėshtė emri i formacionit mė tė ri politik qė kėrkojnė tė formojnė shtetasit shqiptarė. Artan Shaqiri imami shkodran, ėshtė njė nga personat qė ėshtė paraqitur nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės, si njė nga kėrkuesit pėr themelimin e kėsaj partie tė re. Programi, statusi, si dhe kriteret e anėtarėsimit, synimi i saj, janė paraqitur para gjykatės me njė dokumentacion tė pėrmbledhur dhe dorėzuar tashmė. Krerėt, apo themeluesit e partisė qė mendohet tė lindė, janė nė pritje tė vendimit tė togave tė zeza tė kryeqytetit. Kėrkesa ėshtė dorėzuar nė sekretarinė e Gjykatės sė Tiranės me 14 shkurt 2004 dhe ėshtė caktuar gjykatėsi qė do tė marrė nė shqyrtim atė, pėr tė konkretizuar me njė vendim pranimi ose jo. Do tė jetė juristi ai qė do tė ēmojė nėse programi statusi dhe pretendimet e partisė kandidate, materialet e depozituara nė gjykatė, plotėsojnė kriteret ligjore tė cilat janė tė pėrcaktuara nė Kushtetutėn shqiptare pėr formimin e njė partie politike. Sipas burimeve pranė grupit nismėtar tė themelimit tė kėsaj partie, pretendohet se ka nė program njė nga pikat, ku kėrkohet unifikimi i myslimanėve mbarėshqiptarė. Gjithashtu ndonėse programi nuk ėshtė bėrė ende publik, mendohet po sipas tė njėjtave burime se rikthimi i Shqipėrisė nė Lidhjen Islamike, ėshtė njė ndėr synimet e partisė sė re qė pret vendimin e Gjykatės pėr tė marrė njė leje ligjore qė tė nisė jetėn e saj. Gjithashtu pėrfshirja e arsimit fetar nė arsimin shqiptar ėshtė njė tjetėr ide e partiakėve tė rinj. Por nga ata theksohet se nuk ka tendenca ekstreme fetare.
Gjykata
Seanca e parė e caktuar nga gjykata pėr shqyrtimin e kėsaj kėrkese ka qenė tė enjten me 10 mars 2004. Por ajo ėshtė shtyrė, pasi gjykatėsi nuk ka qenė i pranishėm pėr arsye shėndetsore.
Burime nga Gjykata e Shkallės sė Parė Tiranė, kanė saktėsuar se ėshtė dorėzuar kėrkesa pėr formimin e njė partie tė re. Po sipas burimeve tė mėsipėrme, ėshtė dorėzuar i gjithė dokumentacioni, qė ėshtė administruar nga strukturat pėrkatėse tė gjyqėsorit. Megjithė afatin kohor qė ėshtė nė prag tė skadimit, ende nuk ėshtė shqyrtuar ēėshtja. Gjyqtari do tė vendosė pėr marrjen e njė vendimi pozitiv, ose refuzimin e kėrkesės sė bėrė njė muaj mė parė. Nė gjykatė sqarojė gjithashtu se janė njė numėr i madh kėrkesash pėr formime partish, e shoqatash dhe kėrkohet zbatimi i procedurave ligjore pėr secilin subjekt qė paraqitet.
Shaqiri
Sipas burimeve nga Gjykata e Tiranės, Artan Shaqiri, ėshtė njė ndėr anėtarėt qė ka kėrkuar themelimin e partisė "Mėmėdheu". Shaqiri ėshtė afėr 30 vjeē, i shkolluar nė Damask dhe ka punuar imam nė disa rrethe tė vendit. Nė Lezhė, nė Pėrmet ai ka qenė nė punė si imam. Ndėrkohė qė ka punuar dhe afro njė vit nė Kryegjyshatėn e bektashinjve nė Tiranė, ku mbahej si njė nga teologėt mė tė mirė tė fesė synite. Nė Kryegjyshatė pohojnė se ėshtė e vėrtetė qė Shaqiri, ka punuar prej njė viti aty, por ėshtė larguar para disa kohėsh nga puna dhe ka shkuar diku tjetėr, adresė tė cilėn ata ngurojnė ta tregojnė. Sipas burimeve pranė nismėtarėve theksohet se nė programin e paraqitur ka nuanca fetare, shihen tendencat religjioze, por nuk mund tė thuhet se kemi tė bėjmė me njė grup ekstremistėsh qė kėrkojnė themelimin e njė formacioni politik fetar nė Shqipėri. Dilema ende nuk ka marrė njė vendim gjyqsor, qė pritet tė konfirmohet sė shpejti. Javėn e ardhshme ėshtė caktuar njė tjetėr datė pėr tė zhvilluar njė seancė gjyqsore.
Kushtetuta ndalon partitė fetare e etnike
Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė pėrcakton modelin e shtetit shqiptar, i cili sipas saj ėshtė njė shtet laik, "ku nuk ka fe zyrtare". Nė bazė tė saj, partitė politike shqiptare nuk lejohen tė nxisin dhe pėrkrahin urrejtje racore, fetare, krahinore apo etnike, pėrndryshe ato klasifikohen si tė paligjshme. Shteti shqiptar i bazuar nė kushtetutė, njeh barazinė e bashkėsive fetare dhe qėndron mbi pėrkatėsitė fetare duke luajtur njė rol asnjanės pėrsa i pėrket besimit fetar. Kjo ėshtė njė nga pengesat kryesore tė krijimit tė partive qė kanė nė bazė tė tyre synime fetare apo etnike. "Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike", pėrcaktohet nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė. Por si shtet laik, Shqipėria mbetet njė shtet qė ka ndarė dhe shkollėn publike nga feja, duke e bėrė edhe atė laike. Nė tė nuk predikohen besimet e ndryshme fetare qė bashkėjetojnė me popullin tonė, duke e vendosur shkollėn jashtė ēdo ndikimi fetar, kushdo qoftė ai. Mbi kėto baza kushtetuese, shteti shqiptar ka vendosur marrėdhėnie specifike me besimet fetare, marrėdhėnie tė njė pavarėsie tė ndėrsjelltė mes tyre. Sipas Nenit 10 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, "marrėdhėniet ndėrmjet shtetit dhe bashkėsive fetare rregullohen mbi bazėn e marrėveshjeve tė lidhura ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre dhe Kėshillit tė Ministrave. Kėto marrėveshje ratifikohen nė Kuvend". Nga ana e tyre, bashkėsitė fetare janė persona juridikė. Ato kanė pavarėsi nė administrimin e pasurive tė tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve tė tyre, pėr sa nuk cėnohen interesat e tė tretėve.
SHBA kritika formimit tė partive
Raporti vjetor i departamentit amerikan tė shtetit bėnte edhe njė pasqyrė tė detajuar tė situatės sė besimeve fetare nė Shqipėri. Raporti vėren se bashkėjetesa ėshtė e mirė. Ndėrkohė nė raport pėrmendet edhe fakti se nė Shqipėri nuk cėnohet e drejta e organizimit apo krijimit tė partive. Mė tej nė formė konstatimi thuhet se kontrolli i dokumentacionit tė krijimit tė partive apo organizatave ėshtė rutinor. Njė konstatim i tillė nuk komentohet nė raportin e departamentit tė Shtetit por thjeshtė mėnyra e nxjerjes nė pah tė faktit qė kontrolli ėshtė rutinor ėshtė njė kritikė mė vete.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
po patjeter jo veq duhet qe ta kete shqiperia nje parti me karaktere fetare islame si qe ka me karaktere krishtere ajo eshte shume normale duhete ta kete patjetere.....
une mendoje se edhe se ata jane vonuare shume ajo ka qen dashte shume me herete mu formue, siq ka qene para komunizmit
atehere shqiptaret kane qene te bashkuare...........
djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......
Partia Katastrofike Shqiptare !
Pse hyj ne tema te tilla dhe behem me dhimbje koke une mer jahu ?!
Deri tani po shpresoj qe " E thena me te beren = 2 "
Te na dali edhe nje parti katolike neser dhe po behemi ne sebepi i luftes se 4-ert boterore.
E mjere populli i shkrete . Mjere ne ne cilen periudhe po jetojme .
ZOTI na rujt !
Mesa di une, qe prej shume vitesh ekziston Partia Demokristiane e Shqiperise e nuk mbaj mend ti kete akuzuar dikush ata per fetarizem.
Eh, standarde te dyfishta.
Trim , si e gjykon ti kete ?
-------------
Sipas burimeve pranė grupit nismėtar tė themelimit tė kėsaj partie, pretendohet se ka nė program njė nga pikat, ku kėrkohet unifikimi i myslimanėve mbarėshqiptarė. Gjithashtu ndonėse programi nuk ėshtė bėrė ende publik, mendohet po sipas tė njėjtave burime se rikthimi i Shqipėrisė nė Lidhjen Islamike, ėshtė njė ndėr synimet e partisė sė re qė pret vendimin e Gjykatės pėr tė marrė njė leje ligjore qė tė nisė jetėn e saj. Gjithashtu pėrfshirja e arsimit fetar nė arsimin shqiptar ėshtė njė tjetėr ide e partiakėve tė rinj.
-----------------------------
Po kjo fjalia e fundit nuk te duket qesharake ? Apo duhet patjeter te sjellim deftesen e fillores per te treguar qe perrallave kemi kohe qe nuk u besojme ?
-----------------------------
Por nga ata theksohet se nuk ka tendenca ekstreme fetare.
-----------------------------
"Sipas burimeve...." nuk eshte nje fjali qe me duket fort e besueshme. Te presim programin e partise, se ca thote ajo, e te shohim se kush na qenka kjo Partia e re.
Demokracia lejon hapejen e partive te reja, si dhe cdo lloj programi qe nuk ofendon shtetasit, apo qe nuk eshte, anti-shteteror, dhe anti-demokratik. Futja e arsimit fetar nuk hyn ne asnje nga keto dy kategori, edhepse, une nuk e vleresoj shume (arsimin fetar, dmth), prandaj nuk me pelqen menyra se si e trajtojne gazetat kete ngjarje. Sidoqofte, nese Kushtetuta sanksionon hapjen e Partive Fetare sic u tha ne artikullin e mesiperm, atehere edhe Partia Demokristiane duhet te mbyllet, dhe cdo parti tjeter, qe ne emer, veper, apo program, ka te beje me fene.
Kjo Parti s'besoj te marri ndonje numer votash te konsiderueshme, duke e ditur se Lidhja e Kombeve Islame, nuk eshte ndonje organizate qe ofron ndihma te medha financiare apo projekte te medha, si te themi, BE apo NATO. Poashtu arsimi fetar, nuk eshte teme me shume rendesi ne Shqiperi. Po prape po them, te presim vete programin e partise, ta lexojme me syte tane, se "sipas burimeve...", kushedi c'do dalin ata neser.
Me fol ne menyre te pa-anshme, nga cilido cep qe ta kapesh nuk do gjesh i pozitivitet ne formimin e kesaj partie.
Edhe nqs do thoni qe demokracia esht demokraci, me mire harxhojeni ate fryme duke fishkelly muziken e nej filmi te James Bondit.
Cfaredo lloj programi dhe cfaredo lloj feje, uroj qe ato te mbesin jashte politikave qeverisese. Feja dhe shteti duhet te mbeten te ndara. Historia moderne ka treguar qe ndarja e shtetit nga feja eshte dicka pozitive.
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Parti DEMOKRISTIANE ka gjithė EUROPA nė tė cilėn fatkeqsisht (pėr disa) na ka rėnė FATI i madh tė lindim.Si nuk lindėm nė IRAN mė mirė!!!
Parti tė tjera tė tipit ARAB apo Aziatik,janė jashtė kallėpit prej nga kemi PREJARDHJEN
ADMINISTRATOR1
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Administrator1 : 14-03-2004 mė 02:27
Krijoni Kontakt