Gazeta Britanike "The Times" ne numrin e sotem te saj shkruan qe Shqiperia ka nje borxh te jashtem prej 784 milione dollaresh amerikane!!!.
A eshte ne dijeni publiku shqiptar per kete?
Gazeta Britanike "The Times" ne numrin e sotem te saj shkruan qe Shqiperia ka nje borxh te jashtem prej 784 milione dollaresh amerikane!!!.
A eshte ne dijeni publiku shqiptar per kete?
Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale
Iceberg,
Me date 10 mars kam lexuar tek Gazeta shqiptare artikullin qe vijon.
-------------
Borxhi i jashtem i Shqiperise
Në 2002 detyrimi i Shqipërisë arriti në rreth 950 milionë USD
Borxhi i jashtëm: Na takon secilit nga 317 dollarë
Aurora Sulçe
TIRANE
Borxhi i jashtëm afatgjatë i Shqipërisë në fund të vitit 2002 arriti në rreth 950 milionë dollarë. Krahasuar me një vit më parë, ky borxh është rritur me rreth 111 milionë dollarë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, rreth 22.25 për qind e borxhit të jashtëm është përdorur si mbështetje për buxhetin e shtetit; 14 për qind është përdorur për transportin; 9 për qind për bujqësinë; 7.46 për qind për importin e mallrave dhe pajisjeve dhe 7.41 për qind ka shkuar për sektorin e energjetikës. Çdo shqiptar duhet të paguajë 317 dollarë që vendi i tij të mos ketë më borxhe. Kjo pasi shuma që Shqipëria u ka marrë hua shteteve dhe organizmave të ndryshme financiare ka arritur në rreth 950 milionë dollarë. Borxhi i jashtëm i Shqipërisë ka pësuar rritje nga viti në vit. Kështu, krahasuar me vjet, vendi ynë e ka thelluar detyrimin e tij financiar me rreth 111 milionë dollarë. "Shkaku kryesor i rritjes së borxhit të jashtëm është lëvrimi i kredive të huaja të marra për investimeve apo për përballimin e emergjencave", shpjegojnë specialistët e Financave. Sipas këtyre fundit, pjesa më e madhe e kredive të tërhequra ka shkuar në mbështetje të buxhetit të shtetit. Ndërsa sektorët që kanë përfituar më shumë janë transporti, bujqësia, dhe energjetika. Një pjesë e borxhit ka shërbyer edhe për importin e mallrave dhe pajisjeve, si dhe për bilancin e pagesave. Borxhi i jashtëm afatgjatë i Shqipërisë u detyrohet kreditorëve shumëpalësh, si BERZH-i, Banka Europiane e Investimeve, OPEK-u etj; kreditorëve dypalësh, si Italia, Gjermania, Anglia, Franca, Austria, Danimarka dhe Holanda dhe atyre kreditorëve borxhi me të cilët është ristrukturuar në kuadrin e Klubit të Parisit. Kreditorët më të mëdhenj janë ata shumëpalësh, huatë e të cilëve përbëjnë mbi 67 për qind të borxhit që vendi ynë duhet të shlyejë. Ndërsa përsa u përket kreditorëve dypalësh, financuesi kryesor është Italia, huaja ndaj të cilës përbën rreth 32.6 për qind të totalit të borxhit dypalësh. Por sipas specialistëve, problem përbëjnë borxhet e prapambetura. "Megjithëse një pjesë e tyre është shlyer, ekzistojnë ende në shuma të konsiderueshme hua nga shtetet apo nga institucionet financiare, për të cilat nuk kanë filluar ende negocimet", shprehen ata. Specialistët shtojnë gjithashtu, se ka mangësi edhe në të dhëna, të cilat e bëjnë edhe më të vështirë përcaktimin e saktë të barrës së borxhit për Shqipërinë, si dhe parashikimin e shërbimit për të.
TE DHENAT PER BORXHIN E JASHTEM AFATGJATE
-Borxhi më 2002 950 milionë USD
- shumëpalësh 584 milionë USD
- dypalësh 320 milionë USD
- Klubi i Parisit 46 milionë USD
Fushat ku është përdorur borxhi
Buxheti i shtetit 22.25 për qind
Transporti 14.00 për qind
Bujqësia 9.00 për qind
Importi i mallrave 7.46 për qind
Energjetikë 7.41 për qind
Ecuria e borxhit të jashtëm në vite
Viti 1998 513.3 milionë USD
Viti 1999 637.7 milionë USD
Viti 2000 741.5 milionë USd
Viti 2001 830.4 milionë USD
Viti 2002 950.0 milionë USD
Gazeta Shqiptare
-------------
Sipas te dhenave te gazetes behet fjale per 950 milione dollare per vitin 2002, qe do te thote 166 milione me shume se sa ka shkruar gazeta "The Times".
Populli eshte dy palesh..
Populli qe po e rruan at Borxh e po e shtin ne xhep te vet dhe populli qe e ka ate fatur ne Shpin dhe nga qe ska ta paguaj ja fut ne Fotoksin ose varet ne deg te ullirit.
(populli nuk ka si te jete dy-palesh)
"populli" qe eshte " i hurit e litarit " me POPULLIN nuk eshte me popull....
keta quhen ekzekutues me mjete rrethanore
ndersa POPULLI eshte ai qe (ekskluzivisht mbart mbi shpinde kete emertim) perdor "hurin e litarin" si karten e fundit te djegur drejt "shpetimit" prej te egzekutuari....
Komisioni parlamentar i Ekonomisë përcakton kriteret për shlyerjen e borxhit të jashtëm
Borxhi i jashtëm, 979 milionë dollarë
Sipas përllogaritjeve, çdo shqiptar i ka borxh botës mesatarisht rreth 310 dollarë
Aida Korkuti
Përcaktohen kriteret për marrjen dhe shlyerjen e borxhit të jashtëm, që arrin në 979 milionë dollarë. Në takimin e radhës të komisionit të Ekonomisë dhe Financave është miratuar në parim projektligji “Për miratimin e disa kritereve dhe termave kryesore të zgjidhjes së borxhit të jashtëm të trashëguar, të papaguar, të Shqipërisë”. Qëllimi i këtij projektligji ishte hartimi i disa kritereve për shlyerjen e stokut të borxhit të jashtëm, kritere këto që do të kontrollojnë marrjen e kredive. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin dhe ministri i Financave, Kastriot Islami, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani si dhe drejtori i Borxhit të Jashtëm pranë Ministrisë së Financave, Ilir Zeqo. Për miratimin e këtij projektligji pati debate të ashpra dhe të shumta mes deputetëve dhe specialistëve të pranishëm lidhur me borxhin e jashtëm që ka vendi ynë. Më pas u ra dakord për vendosjen e kritereve, të cilat mendohet se do të sjellin një lloj disipline në shlyerjen e borxhit të vjetër. “Këto do të jenë një sërë kriteresh që do të kihen parasysh gjatë negocimit të borxheve të jashtme”, -u shpreh ministri Islami. Sipas drejtorit të Borxhit të Jashtëm, Ilir Zeqo, vendi ynë ka filluar të marrë kredi koncesionare (kredi me afat të gjatë dhe norma interesi të ulëta) nga institucione ndërkombëtare financiare (Banka Botërore) që nga viti 1992 dhe vetëm gjatë viteve të fundit është filluar të merret kredi tregtare (norma të larta interesi) po nga institucionet ndërkombëtare si: BEI (Banka Evropiane e Investimeve) dhe BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Deri tani shuma e kredive tregtare që ka marrë shteti ka arritur në 100 milionë dollarë. “Ne kemi një kufi rigorozisht të përcaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar për shumën e kredive tregtare. Deri në mars të vitit 2004 ne nuk mund të kalojmë 150 milionë dollarë kredi tregtare. Kjo do të thotë se në qoftë se deri tani kemi marrë 100 milionë dollarë, kemi dhe 50 milionë dollarë mundësi për kredi. Ky kufi vë në balancë aftësitë e shtetit shqiptar për të përballuar situatat e vështira pa marrë kredi tregtare”, -u shpreh Zeqo. Sipas specialistëve, janë edhe 470 milionë dollarë kredi të patërhequra, marrëveshja e të cilave është miratuar edhe në Parlamentin shqiptar. Nga të dhënat e ofruara nga drejtori i Borxhit, kryesisht niveli i çeljeve ka qenë i ulët 60-70 për qind, por nga ana tjetër edhe absorbimi (thithja e kredive) ka qenë i dobët. “Nëse qeveria shqiptare do të ishte 100 për qind korrekte me marrëveshjet, borxhi duhet të kishte arritur në 1.3 ose 1.4 miliardë dollarë, që në fakt nuk është realizuar për shkak të absorbimit të ulët. Borxhi aktual është në nivele normale dhe qeveria shqiptare nuk ka pasur probleme, sepse janë vjelë shifra të vogla në buxhetin e çdo viti”, -sqaron Zeqo. Përsa i përket kredive koncesionare, qeveria shqiptare mund të marrë pa limit, sepse këto hua kanë afate të gjatë, interesa të ulëta dhe e tillë quhet çdo kredi që ka elementin “grant” jo më të vogël se 30 për qind. Sipas deputetit Ridvan Bode, qeveria nuk mund të marrë kredi pa kriter. “Është mirë që qeveria shqiptare të përcaktojë disa kritere me ligj në marrjen dhe dhënien e borxhit të jashtëm. Nuk duhet të merren kreditë dhe të konsiderohen si grante për institucionet publike, sepse janë borxhe për shtetin”, -u shpreh ai, duke dhënë alarmin se qeveria shqiptare nuk mund të vazhdojë të marrë në këtë mënyrë kredi, sidomos hua tregtare, e cila ka arritur në 100 milionë dollarë.
Kriteret e shlyerjes së borxhit
1. Rivendosja e kontakteve të qeverisë shqiptare me të gjitha autoritetet përkatëse kompetente që janë përfaqësues të kreditorëve të huaj.
2. Rakordimi i shlyerjes së borxhit të jashtëm me përfaqësuesit zyrtarë të kreditorëve të huaj.
3. Termat e referencës (ToR) për zgjidhjen e borxhit të jashtëm dhe përfundimi i marrëveshjeve bilaterale për riskedulimin e borxhit të jashtëm me çdo kreditor.
kisha pershtypjen se ishim dicka me te mbytur ne borxhe
nuk eshte ndonje shume katastrofike dhe me behet qejfi
eshte pozitiv edhe fakti qe me ne fund po marrim ndergjegje se nuk duhet tepruar me borxhet e sidomos qe kur merren duhen shfrytezuar mire
Edhe une mendoj se eshte pak. Kam menduar se borxhi shqiptar shkon diku tek 5 miliard dollare.
Nuk e di se cila eshte norma e interesit qe duhet te paguajme ne vit per keto borxhe?
PAUCA SED MATURA
Ska mundesi duhet te jete me i madh se kaq.
Borxhi
Italia është financuesja kryesore e qeverisë shqiptare, borxhi ndaj saj arrin në 119. 6 milionë $
Qeveria shqiptare merr 38 milionë $ borxh në 6 muaj
Borxhi i jashtëm arrin në 1 miliard e 88 milionë $. Energjia dhe transporti, sektorët më të mbështetur
Bledjana Beqiri
Qeveria shqiptare gjatë këtij viti u ka marrë mbi 38 milionë e 342 mijë dollarë borxh të huajve. Borxhi i jashtëm i Shqipërisë është rritur ndjeshëm nga viti në vit, duke arritur në 1 miliard e 88 milionë dollarë në fund të 6 -mujorit të parë të këtij viti. Sipas statistikave fiskale të qeverisë të bëra publike nga Ministria e Financave, pjesa më e madhe e borxheve që merr qeveria shqiptare ka shkuar për të financuar sektorin e energjisë elektrike me një total prej 110 milionë dollarë, për të mbështetur buxhetin e shtetit me rreth 203 milionë dollarë, për sektorin e transportit me rreth 152 milionë dollarë, për sektorin e bujqësisë me rreth 93 milionë dollarë, si dhe për të shlyer borxhet e vjetra me rreth 117 milionë dollarë. Por, jo vetëm këto sektorë kanë detyruar qeverinë shqiptare që të marrë borxhe për të përballuar investime, por edhe sektori i arsimit, industria e lehtë, infrastruktura urbane dhe rurale, sektori i prodhimit të energjisë, pyjet, shëndetësia, sigurimet shoqërore, strehimi, telekomunikacioni, transporti ajror dhe ai hekurudhor, ujësjellësat dhe kanalizimet kanë bërë që borxhi nga viti në vit të rritet me rreth 100 milionë dollarë.
Pagesat e borxhit
Qeveria shqiptare ka përfituar nga kursi i favorshëm i këmbimit të lekut gjatë këtij viti duke shlyer një pjesë të borxhit të vjetër të trashëguar që ka vendi. Sipas statistikave fiskale të qeverisë, gjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë shlyer rreth 170 milionë e 269 mijë dollarë borxhe, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar janë shlyer vetëm 150 milionë e 596 mijë dollarë. Këto shifra tregojnë qartë se gjatë këtij viti edhe pse borxhi i jashtëm është rritur ndjeshëm, qeveria shqiptare ka filluar të shlyejë një pjesë të borxheve të marra.
Kreditorët
Qeveria shqiptare ka marrë hua prej kreditorëve shumëpalësh (që janë organizma financiare ndërkombëtare), nga kreditorë dypalësh (që janë vende të ndryshme që bashkohen për të dhënë hua), si dhe nga Klubi i Parisit. Vendi ynë pjesën më të madhe të kredive e ka marrë nga kreditorët shumëpalësh, sidomos nga IDA, EBRD, CEB, ID, IFAD dhe nga OPEC-u. Totali i borxhit që qeveria shqiptare ka marrë nga kreditorët shqiptarë arrin në 623 milionë dollarë, nga të cilat 26 milionë dollarë janë marrë vetëm gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Ndërkohë që edhe borxhi i marrë nga kreditorët dypalësh si: Austria, Gjermania, Greqia, Italia, Japonia, Kina, Kuvajti, Norvegjia, Suedia dhe Turqia nuk është aspak i vogël, në total ky borxh arrin në 384 milionë dollarë. Italia është financuesja kryesore e qeverisë shqiptare, borxh i cili në total arrin në 119 milionë dollarë. Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti nga kreditorët dypalësh janë marrë rreth 12 milionë dollarë. Ndërsa borxhi i Klubit të Parisit është tepër i vogël në krahasim me kreditorët e tjerë, i cili arrin në 80 milionë dollarë.
PAUCA SED MATURA
Financat
Artiola Alimadhi - 22/09/2004
Borxhi shqiptar arrin në 400 miliardë
Shqipëria ka filluar të përballet me shpenzime të konsiderueshme për shlyerjen e borxhit dhe të interesave të tij. Gjatë vitit 2003, 14 për qind e shpenzimeve buxhetore shkuan për borxhin
Shqipërisë do t’i duhet të paguajë më shumë për borxhin e jashtëm në të ardhmen. Pas përfundimit të pjesshëm të afatit dhjetëvjeçar falas të kredive të zhvillimit të marra nga grupi i Bankës Botërore, në vitin 2002 Shqipëria u përball për herë të parë me pagesat e borxhit në sasi të konsiderueshme. Shpenzimet e borxhit të jashtëm u rritën në 41.4 milionë USD gjatë vitit 2002, me një rritje prej 152 për qind kundrejt vitit 2001, kur shpenzimet ishin vetëm 16.4 mln USD.
Por përveç 1.2 miliardë dollarëve borxh të jashtëm, qeveria posedon edhe 281 miliardë lekë borxh të brendshëm. Borxhi total arriti në 404 miliardë lekë në fund të vitit 2003. Shpenzimet totale të borxhit arrijnë në rreth 24 miliardë lekë në vit, ose 3.2 për qind të PBB-së. Shpenzimet e borxhit për principal dhe interesa, arrijnë në rreth 14 për qind të totalit të shpenzimeve buxhetore.
Borxhi i jashtëm
Borxhdhënësi më i madh i Shqipërisë është Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit, IDA me 583 mln dollarë. Përsa i përket borxhit dypalësh, Italia është kredituesi më i madh me 134 mln dollarë të disbursuara pasuar nga Gjermania me 96 mln dollarë dhe Japonia me 37 mln dollarë. Fqinji ynë jugor Greqia, na ka dhënë 17 mln dollarë.
Nga borxhi i trashëguar deri në vitin 1992, Kina rezulton në vend të parë me 39.6 mln dollarë, pasuar nga Rusia me 38 mln dollarë dhe Turqia me 23 mln dollarë.
Borxhi i brendshëm
Banka Raiffeissen është blerësja kryesore e bonove të thesarit të qeverisë, por bankat e tjera po tregohen gjithashtu agresive. Kompanitë private dhe individët kanë zënë së fundmi një pjesë të konsiderueshme të bonove të thesarit.
Përdorimi i borxhit
Një pjesë të konsiderueshme të borxhit të jashtëm Shqipëria e ka përdorur për të mbuluar deficitin e vet buxhetor. Gjithsej 223 milionë dollarë është përdorur për këtë qëllim. Pas kësaj vijnë investimet në infrasktukturë, për të cilat është investuar 174 milionë dollarë dhe investimet në energjetikë me 154 milionë dollarë.
Krijoni Kontakt