Close
Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 194
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Apolloni@ Lexo Postimin
    Keto pikat me lart jane sipas FMN-se apo Albos?
    Nqs jane sipas FMN-se, ka mundesi te sjellesh ndonje burim nga FMN-ja ku jane thene keto?

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=103021
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=2277029
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=79997

    Albo

  2. #82
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Qeveria e Berishes ka cdo te drejte qe te marri kredi per ndertimin e rruges: shume qeveri e kryeministra kane marre persiper te ndertojne kete rruge para saj, asnje nuk ia doli me sukses. Berisha e premtoi ndertimin e rruges ne 2005, do ta inaguroje 4 vjet me vone. Kjo eshte politika me e mire, pasi del para shqiptareve dhe u kerkon voten me nje PREMTIM TE MBAJTUR. Nese opozitaret kane zili qe Berisha po ben fushate me premtime te mbajtura, le te nxjerrin mesime qe kur ta shohin prape pushtetin, te mos ngelen ne kuadrin e premtimeve boshe, por te punojne qe te bejne edhe ata projekte te tilla.
    Dmth, sipas teje, qeveria e Berishes duhet te pergezohet per faktin se e thelloi borxhin e vendit akoma me teper, borxh qe mbas 4 vjetesh eshte 3 here me i madh se c'pritej dhe qe do duhen vite qe te dalin ne shesh se si u shpenzua kjo shume lekesh, por hey, eshte populli shqiptar dhe ata jane te lumtur me cfaredo qe t'ju japesh? Ti Albo, nqs ishe Menaxher Projekti ne nje kompani dhe t'u caktua nje projekt qe duhet ta perfundosh brenda nje kohe te caktuar dhe nje buxheti te caktuar, por ti jo vetem qe nuk e perfundon ne ate kohe, por dhe e tejkalon buxhetin me nje shume zere 2-3 me te madhe, mendon se ai bosi jot do te pergezoj dhe do te japi nje promotion?! Si mund te pergezosh dike qe beri nje pune per te cilen u "punesua" dhe qe ne fund te fundit nuk e beri mire?

    Dhe kjo ideja tjeter se "taksapaguesit shqiptare do ta paguajne rrugen e jo qeveria" kjo ngelet per te pare. Une do te thosha qe do te mjaftoje vetem nje 10 vjecar qe rruga te shlyeje vete gjithe kredine e marre per ndertimin e saj. Per qeverine shqiptare ndertimi i nje projekti te tille nuk eshte "veper patriotike" por eshte nje INVESTIM EKONOMIK, dhe si cdo investim ekonomik pritet fitimi nga tarifat, taksat, zhvillimi i biznesit lokal, turizmit, rritja e perpunimit te mallrave ne portin e Durresit, etj. Pra une nuk jam shume i bindur qe shqiptaret do te paguajne taksa me te larta ne te ardhmen per te shlyer kete rruge, perkundrazi, ata do te perfitojne nga te ardhurat qe shteti do te mbledhi nga rruga, te cilat do te shkojne per projekte sociale zhvillimi ne infrastrukture.

    Albo
    Kjo rruge dihet dhe shpresoj qe do te sjelle zhvillim per vendin tone sepse do te ishte vertet tragjike qe mbas gjithe atyre harxhimeve, mos te sillte dicka pozitive per kete vend, por ama vertet mund te shkruash ketu qe ne fund te fundit NUK eshte perseri populli qe do paguaje per kete rruge?! Berishes nuk i intereson se per sa kohe do e shlyej Shqiperia kete borxh dhe jam e sigurte qe do jene brezat e tjere qe do vuajne konsekuencat, ne nje kohe qe Berisha duhet te bente dicka qe ta perdorte si arme ne kete fushaten elektorale. Ajo qe eshte per te ardhur keq eshte se si nje popull i tere mbytet me nje pike uje dhe me fjalet e zbukuruara boshe te Sali Berishes, kur nuk e kane idene se cfare po ndodh ne te vertet me djersen e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga INFINITY© : 19-06-2009 më 12:22

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Dmth, sipas teje, qeveria e Berishes duhet te pergezohet per faktin se e thelloi borxhin e vendit akoma me teper, borxh qe mbas 4 vjetesh eshte 3 here me i madh se c'pritej dhe qe do duhen vite qe te dalin ne shesh se si u shpenzua kjo shume lekesh, por hey, eshte populli shqiptar dhe ata jane te lumtur me cfaredo qe t'ju japesh?
    Une e pergezoj per investimin e bere, ti mos e pergezo. Dhe jo vetem per investimin e bere, por edhe per faktin e thjeshte qe projekti me i madh ne historine e shtetit shqiptar, po mbaron e po perurohet ne kohe. Kete do t'ia kishin zili qeverise shqiptare edhe qeverite me te medha te botes pasi nuk qellon shpesh qe nje investim publik mbaron ne afatin e caktuar.

    Bile une jam pro thellimit te borxhit te jashtem per projekte te reja ne te ardhmen, per aq kohe sa keto projekte jane strategjike, te menduara mire dhe do te ndihmojne ne zhvillimin me hapa te shpejta te ekonomise se vendit. Qeveria e ka gjithmone si opsion rritjen e taksave per te shlyer borxhin e jashtem, por nuk ka si opsion lenien pa arsim, pa mundesi zhvillimi, pa shprese te krahinave te tera te Shqiperise, dhe brezave te rinj te shqiptareve.

    Albo

  4. #84
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une e pergezoj per investimin e bere, ti mos e pergezo.
    Une nuk pergezoj dike qe thjesht beri punen qe i ishte ngarkuar dhe asgje me teper. Po ta kishte bere me mire se c'duhet, me nje budget shume me te ulet, atehere po.

    Dhe jo vetem per investimin e bere, por edhe per faktin e thjeshte qe projekti me i madh ne historine e shtetit shqiptar, po mbaron e po perurohet ne kohe.
    Me cfare fature po mbaron ky projekt z. Albo?! Pse nuk shikoni njehere te pakten te dyja anet e monedhes dhe pastaj te beni propagande, por gjithmone vini ne dukje ca ju intereson dhe shtyni nen qilim pikerisht ato fakte qe e nxjerrin te verteten ne shesh?

    Kete do t'ia kishin zili qeverise shqiptare edhe qeverite me te medha te botes pasi nuk qellon shpesh qe nje investim publik mbaron ne afatin e caktuar.
    Sa per kete, thjesht nje keshille, shko bej ca research per projekte te tilla neper bote edhe ec flasim pastaj.

    Bile une jam pro thellimit te borxhit te jashtem per projekte te reja ne te ardhmen, per aq kohe sa keto projekte jane strategjike, te menduara mire dhe do te ndihmojne ne zhvillimin me hapa te shpejta te ekonomise se vendit. Qeveria e ka gjithmone si opsion rritjen e taksave per te shlyer borxhin e jashtem, por nuk ka si opsion lenien pa arsim, pa mundesi zhvillimi, pa shprese te krahinave te tera te Shqiperise, dhe brezave te rinj te shqiptareve.

    Albo
    Ti patjeter qe do ishe pro thellimit te borxhit te jashtem sepse ne Shqiperi asnje qeveri deri me tani nuk ka pyetur per popullin, por si e si te pasurohen vete dhe ja pasojne borxhin brezave te ardhshem dhe qeverive te ardhshme. E pse duhet t'ja dije Sala se si do paguhet ky borxh? Besoj se ke shume tema ne kete forum qe tregojne fare hapur se si Shqiperia eshte kthyer ne nje vater analfabetizmi, ku nuk ka shkolla ku keta femije te shkojne, po vdesin femije neper kosha plehrash sepse po perpiqen mos te vdesin per buke, po vdesin femije te vegjel qe ne minuten para se te japin shpirt i lypin doktorit qe mos t'ju kerkoje para prinderve te tij se jane te varfer. Eh mor Albo, ajo pjesa tjeter e borxhit qe u shtua mbi buxhetin e parashikuar per ate projekt, mund te shkonte fare mire per te ndihmuar popullin qe mos te ngeleshin pa arsim dhe pa shprese, por ja qe Sala jot kujton se i mbylli hallet e shqiptareve me nje rruge.

  5. #85
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Kjo tregon për llogjikën e dobët me të cilën Sali Berisha dhe Sasinistet që i venë pas po bëjnë fushatë.
    Në një kohë kur ne jemi kampion në borxhe, ai deklaron se do uli taksat e Shqiptarëve, me se do ti laj borxhet ky kryeministri ynë dorëlëshuar?
    Se me të njëjtin premtim erdhi në pushtet në 2005, do uli taksat e biznesit të vogël tha, pas 3 ditësh pasi kishte hyrë në zyrë e harroi këtë kategori që është dhe pjesa dërrmuese e Shqiptarëve, pasi aty futen qyqanet, lokalet, restorantet, fshatarët e vetpunësuar, (fermerët siç i quan ai) dhe gjithë pjesa dërrmuese e Shqiptarëve.
    Si do ti uli taksat kësaj radhe zoti Berisha, duke e futur vëndin në kaq borxhe të thella?
    Në 2005 na doli me projektin "qeverria në dietë" këtë herë me çfarë projekti do na dali?
    Se qeverrinë e pamë se çfarë diete përdorte.
    Shqiperia eshte ne nje faze te tille zhvillimi, qe e bejne te domosdoshme nxitjen e investimeve te huaja, marrjen e kredive per investime aq urgjente ne infrastrukturen shqiptare, sepse pa nje strategji te tille, ne rrezikojme te mbetemi nje vrime e zeze ne Ballkan e as mund te mednohet nje integrim ne BE.

    Permes ketyre investimeve, permes ketyre kredive, nxitet dhe mbeshtetet zhvillimi ekonomik, mbahen ritmet e tashme te zhvillimit, krijohen kushtet per nje ngritje te madhe ekonomike, sepse nuk ishte ndonje e mire per shqiptaret qe cdo gje te mbyllej ne zonen esattoptaniste Durres-Tirane, por interesi yne afatgjate eshte nxitja e zhvillimit ekonomik ne cdo skaj te vendit, krijimi i nje infrastrukure moderne te brendshme dhe ne ate lidhese me fqinjet, sepse te gjitha keto i sherbejne krijimit te nje tregu te gjere ekonomik.

    Shqiperise i duhen serish investime dhe kredi per te kapur kohen dhe per te krijuar nje pozite konkuruese me rajonin.

    Ne kemi nje mentalitet varfanjaku dhe fshatari, sepse ende na duket "cmenduri" qe te guxohet te ndertohet apo te investohet ne vepra te medha te infrastruktures.

    Per me keq, gjykohet ende me mentalitetin e Hoxhes se ne (sipas tyre) duhet te jemi i vetmi vend pa "borxhe dhe kredi" dhe per me teper nga mosha te reja qe ose jane shkolluar ose po shkollohen ne kushtet e nje sistemi tjeter, si ne vend ashtu dhe ne perendim.

    Kjo eshte per keqardhje!

  6. #86
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ne kemi nje mentalitet varfanjaku dhe fshatari, sepse ende na duket "cmenduri" qe te guxohet te ndertohet apo te investohet ne vepra te medha te infrastruktures.

    Per me keq, gjykohet ende me mentalitetin e Hoxhes se ne (sipas tyre) duhet te jemi i vetmi vend pa "borxhe dhe kredi" dhe per me teper nga mosha te reja qe ose jane shkolluar ose po shkollohen ne kushtet e nje sistemi tjeter, si ne vend ashtu dhe ne perendim.

    Kjo eshte per keqardhje!
    Cmenduri dhe per te ardhur keq eshte se si nje popull i tere pranon aq lehte genjeshtrat e nje qeverie qe thjesht po loz me djersen e popullit. Dhe akoma me teper per te ardhur keq eshte se si JU harroni qe pikerisht kjo moshe e re qe jane shkolluar apo po shkollohen ne kushtet e nje sistemi tjeter po jua plas ne surrat kete twist qe i beni te vertetes dhe asaj qe po ndodh realisht. Kur ky brez i ri ju kerkon llogari per keto para te shperdoruara dhe qe kane perfunduar neper xhepa "politikanesh", juve ju kunderviheni duke i quajtur bij apo bija komunistesh e ku di une. ZGJOHUNI NGA GJUMI SE LAT NAM!

    Eshte tjeter gje te besh investime ne nje vend dhe kuptohet te marresh leke hua, dhe eshte krejt tjeter kur keto borxhe te mara perfundojne atje ku nuk duhet. Kete gje nuk pranon dot ky brezi i ri ti zoteri dhe jo faktin qe Shqiperia te zhvillohet.

  7. #87
    Citim Postuar më parë nga Apolloni@ Lexo Postimin
    Cmenduri dhe per te ardhur keq eshte se si nje popull i tere pranon aq lehte genjeshtrat e nje qeverie qe thjesht po loz me djersen e popullit. Dhe akoma me teper per te ardhur keq eshte se si JU harroni qe pikerisht kjo moshe e re qe jane shkolluar apo po shkollohen ne kushtet e nje sistemi tjeter po jua plas ne surrat kete twist qe i beni te vertetes dhe asaj qe po ndodh realisht. Kur ky brez i ri ju kerkon llogari per keto para te shperdoruara dhe qe kane perfunduar neper xhepa "politikanesh", juve ju kunderviheni duke i quajtur bij apo bija komunistesh e ku di une. ZGJOHUNI NGA GJUMI SE LAT NAM!

    Eshte tjeter gje te besh investime ne nje vend dhe kuptohet te marresh leke hua, dhe eshte krejt tjeter kur keto borxhe te mara perfundojne atje ku nuk duhet. Kete gje nuk pranon dot ky brezi i ri ti zoteri dhe jo faktin qe Shqiperia te zhvillohet.
    Nese ke nje diplome perendimore, nuk flet me kete gjuhe! Kjo eshte gjuhe partiake!

    Doli nje i cmendur, qe hodhi nje gur ne uje dhe po behen vite qe po kerkojne ta nxjerrin, por nuk po e nxjerrin dot!

    Nuk keni asnje ide tuajen, pervec cmendurive te Rames! Njerez me te ardhme te gjymtuar!

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Nje gje nuk kuptoj ne disa tema replikat nxitin me shume debat sesa lajmi qe eshte postuar.
    Lajmi thote qe Shqiperia kishte nje borxh 87% ne vitin 90 dhe tani ka 54% qe eshte vetem nje ngritje 2% nga 2007 nderkohe qe borxhi i gjithe vendeve te botes perfshi ketu edhe U.S ku jetoj une eshte ngritur shume me shume nga viti ne vit.

    Ne kemi trasheguar borxhin me te madh dhe tani po cuditemi me ngritjen me te vogel?
    Eshte e ligjshme te kritikohet qeveria sepse vetem ashtu mund te permiresohet puna e saj, por duhet bere me objektivitet jo thjesht per te qene kundra, ndryshe.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  9. #89
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nese ke nje diplome perendimore, nuk flet me kete gjuhe! Kjo eshte gjuhe partiake!

    Doli nje i cmendur, qe hodhi nje gur ne uje dhe po behen vite qe po kerkojne ta nxjerrin, por nuk po e nxjerrin dot!

    Nuk keni asnje ide tuajen, pervec cmendurive te Rames! Njerez me te ardhme te gjymtuar!
    Pika qe s'te bie ty dhe Rames bashke. Ramen e ke ti mor cun qe je aty dhe jo une qe kam ikur para se Rama t'i futej politikes. Une nuk jam as socialiste dhe as demokrate apo ndonje pseudo-parti tjeter ne Shqiperi, por jam SHQIPTARE. Une nuk perfitoj asgje sikur te vije PS-ja ne pushtet, apo te rri PD-ja. Por nqs ti zoteri je mesuar te genjesh njerezit me llafet e bukura te PD-se tende dhe Sales, ajo eshte puna jote, por jo te gjithe jane aq qorra sa te genjehen aq lehte.

    Pse e keni kaq frike kete brez te ri qe ka diploma perendimore, apo se jua ben llogarite sa hap e mbyll syte dhe jua ben shume te qarte faktin qe ju nuk po mendoni per popullin, por per interesat tuaja? Mjer o Shqiperi thuaj...

  10. #90
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Krahason Shqiperine me SHBA? Shume mire e gjete. Krahasim me vend.
    Amerika eshte prodhuesi me i madh ne bote Shqiperia prodhon lesht e Curres. Me cfare do i paguash ato borxhe, apo me eksport prostitutash sic ke bere deri tani?
    -

Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •