
Postuar mė parė nga
thekthi
Autori i Lajmit:
Mo.Ro.
Tiranė- Me siguri qė taksa e sheshtė nė pagėn e kryeministrit nuk do tė ketė efekt negativ pėrvec se heqjes sė vetėm 10% tė saj. Por pėr rrogat e tjera, nga minimale deri tek ato mesatare ky efekt do tė jetė shumė herė mė i ndjeshėm. Ndonėse qeveria ka deklaruar mė sė fundi vullnetin pėr tė rritur pagat minimale, kjo nė tė vėrtetė nuk do tė jetė aspak njė rritje pėr arsyen e thjeshtė se tatimi rritet nė njė vlerė prej 10 pėrqind pėr tė gjitha pagat. Duke tatuar njėsoj, me 10% edhe pagat e larta por edhe ato tė ulta, kryeministri pretendon se po aplikon taksėn e sheshtė. Nė fakt kjo taksė nuk ėshtė vecse taksa e varfėrimit. Taksimi me 10% i njė page prej 20 mijė lekėsh tė reja ėshtė shumė, ndėrsa nuk ėshtė efekt i njėjtė nė pagėn prej 2 milionė lekėsh tė vjetra tė pagės sė kryeministrit. Megjithatė, qeveria ka deklaruar gjithė vullnetin tė nisė aplikimin e kėsaj takse nė tė ardhurat. Kjo duket sepse deputetėt e partisė nė pushtet, duke dėgjuar fjalimet direktiva tė kreut tė qeverisė i shkojnė nga pas me projektligje tė tipit tė paraqitur nga Blerim Cela dhe Aleksandėr Biberaj pėr vendosjen e taksės sė sheshtė edhe nė sektorin e ndėrtimit. Nė prezantim tė parė me qėllimin pėr tė shmangur abuzimet qė bėhen nė kėtė sektor, por e thėnė hapur edhe pėr tė aplikuar taksėn e varfėrisė, efektet e tė cilės do tė ndihen shumė mė tepėr nė familjet me tė ardhura tė pakta por edhe nė ato me tė ardhura tė mesme.
Relacioni:Ndryshimi,per aplikim te takses se sheshte
Tiranė- Propozimi i bėrė nga dy deputetėt demokratė pėr ndryshimin e taksės sė kalimit tė pronėsisė bėhet nė kuadėr tė zbatimit tė taksės sė sheshtė. Kjo lexohet qartė nė relacionin qė i ėshtė bashkangjitur projektligjit, tė kaluar nė mėnyrėn mė tė fshehtė nė komisionin e Ekonomisė edhe mė parė varianti nuk ėshtė parė dhe nuk ka marrė mendimin e qeverisė. Ky duhet tė ishte mėse i domosdoshėm pėr faktin e thjeshtė dhe tė vetėm se ndryshimi i taksės sė kalimit tė pronėsisė ka efekte tė drejtpėrdrejta nė buxhetin e shtetit. Megjithatė projektligji ėshtė tashmė gati pėr t'i kaluar seancės parlamentare. "Nė kuadrin e implementimit tė parimit tė taksės sė sheshtė, ėshtė parashikuar qe edhe tatimi mbi tė ardhurat personale nga kalimi i sė drejtės sė pronėsisė mbi pasuritė e paluajtshme tė barazohet me tarifėn e tatimit mbi tė ardhurat e tjera personale qė taksohen me 10 pėrqind sikurse janė tatimi mbi interesat, dividentėt, qeratė, tė drejtat e autorit etj". Nė relacionin e projektligjit, dy deputetėt qė kanė marrė pėrsipėr propozimin e ndryshimit tė taksės sė kalimit tė pronėsisė, "betohen" se kjo bėhet nė zbatim tė vendimit tė qeverisė pėr aplikimin e kėsaj takse tė sheshtė. Kjo sipas tyre do tė sjellė shmangien e abuzimeve nė sektorin e ndėrtimit, "njohja si shpenzime tė zbritshme tė biznesit e vlerės sė sipėrfaqes sė truallit qė pėrdor shoqėria dhe taksimi konform ligjit edhe i asaj pjese tė sipėrfaqes qė pėrfitohet nga pronarėt e truallit". Nė kėtė pikė konsistonte edhe fjalimi i pak kohėve mė parė tė kryeministrit Berisha, pėr tė justifikuar aplikimin e taksės sė sheshtė edhe nė kėtė sektor, me siguri jo si njė mėnyrė pėr tė shmanguar abuzimet, ashtu sic thuhet.
Projektligji
trajtim
selektiv
Qeverisė
Tiranė- Ka mjaftuar njė fjalim i kryeministrit Berisha, qė deputetėt e tij tė vihen nė lėvizje pėr tė hartuar njė projektligj. Ky ėshtė shpjegimi i vetėm pėr ndryshimet qė kėrkohen tė bėhen nė taksėn e kalimit tė pronėsisė. Jo mė larg se 28 Marsi i kėtij viti, kreu i qeverisė ka deklaruar se ndėrtimi ėshtė njė prej sektorėvė mė informalė nė vend, duke paralajmėruar masat qė do tė vinin mė pas. "Lufta kundėr kontrabandės ėshtė vetėm njė aspekt i kėsaj lufte qė duhet tė zhvillohet nė ēdo sektor. Ky vit ėshtė pėrcaktues i suksesit tė qeverisė nė luftėn kundėr informalitetit Ka informalitet nė sektorė kryesore tė ekonomisė. Informaliteti ėshtė i pranishėm nė sektorin e ndėrtimeve. Ka ndėrtues, tė cilėt e blejnė tokėn me 1 milionė $ sipėrfaqen dhe mbushin dokumenta fallco sikur e kanė blerė me 40 mijė $ dhe kėtė e bėn pėr ti shpėtuar tatimeve tė pronarit qė u shiti tokėn, duke mos folur pastaj pėr shitjet qė kapin shifrėn 1000 apo 1500 euro pėr metėr katror, duke plotėsuar dokumenta sikur shiten me 500 apo 600 euro pėr metėr katror. Ky fenomen nuk ėshtė nė shumicė, por mund tė ndodhė nė tė ardhmen, duke dėmtuar ndėrtuesit e ndershėm". Pas kėsaj, vjen nisma e dy deputetėve tė maxhorancės qė kėrkojnė tė vėnė kontrollin mbi kėtė sektor, duke filluar nga taksa qė paguan pronari i tokės kur ia jep njė firme ndėrtimi. Madje vetė qeveria do tė vendosė edhe cmimet. Tė paktėn kėtė tenton tė bėjė projektligji, duke cuar tė tjera kompetenca dhe njėherėsh edhe para nė duart e qeverisė. Llogaritjet do tė jenė nė dorė tė saj, me vendosjen e cmimeve dhe kjo do tė thotė trajtim selektiv pėr njė pjesė tė bizneseve tė ndėrtimit.
Gazeta Zeri i popullit
Krijoni Kontakt